Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 64 prej 64
  1. #61
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetė se di.... :)
    Postime
    808

    Qytetėrimi shqiptar dhe besa

    Qytetėrimi shqiptar dhe besa

    Nikolle Loka

    Njė trajtesė pėr librin e studiuesit tė njohur, Mėsuesit tė Merituar Isa Halilaj “Besa ėshtė kushtrim”.

    Libri i studiuesit tė njohur Isa Halilaj

    Tė jesh mėsues, pavarėsisht shkencės ku je diplomuar, bėhesh sė pari edukator, por edhe sociolog, studiues i dukurive shoqėrore. Nuk ėshtė rastėsi qė pas pasionit tė mėsuesit dhe vlerėsimit pėr njė karrierė tė shkėlqyer nė mėsimdhėnie, tek shumė mėsues tė njohur del nė pah edhe natyra e tyre e studiuesit, njė akumulim dhjetravjeēar me vlerė qė kurorėzohet me botime interesante. Njėri ndėr kėta ėshtė Isa Halilaj, mėsues i respektuar, drejtues i arsimit nė rrethin e Kukėsit, i cili ka botuar kohėt e fundit njė libėr interesant etno-historik pėr besėn shqiptare.

    Studiuesi lumjan, Mėsuesi i Merituar Isa Halilaj, si intelektual, kėrkon tė japė ndihmesėn e tij, duke gėrshetuar me sukses pėrvojėn e gjatė, njohjen e gjėrė tė traditės dhe fakteve historike, me njohjen e gjerė si studiues. Duke analizuar situatėn nė tė cilėn kalon vendi ynė, ai mendon se ka ardhur koha e njė besėlidhje shqiptare. “Besė burra! Besa-besė vėllezėr e motra” e titullon ai librin qė u botua para pak kohėsh. Dhe jo vetėm titulli, por edhe lėnda qė pėrmbahet nė libėr e merr shtysėn nga tradita, historia, besėlidhjet e njohura lumjane qė i lejuan kėsaj krahine t’u mbijetojė ekspeditave osmane dhe barbarizmit tė serbėve, ku siē dihet Luma ka shėnuar njė ndėr faqet mė tė ndritura tė historisė sonė kombėtare.

    Studiuesi Halilaj e fillon librin e tij me kuptimin e besės, duke bėrė ndoshta trajtimin mė tė gjėrė qė i ėshtė bėrė deri mė sot nė studimet shqiptare. Dihet se besa ėshtė testamenti moral i shqiptarėve qysh prej periudhave mitologjike. Dy baladat mė tė rėndėsishme tė folklorit shqiptar, me motivin e murimit dhe motivin e ringjalljes (flijimi pėr ngritjen e njė kalaje dhe ngritja e vėllait nga varri pėr tė kthyer motrėn nė familje) lidhen me mbajtjen e fjalės sė dhėnė.

    Nė librin e studiuesit Isa Halilaj merret nė analizė e kaluara e popullit shqiptar, tė gjitha momentet historike kulmore tė historisė sonė kombėtare, tė cilat janė shoqėruar me besėlidhje. Aty ideali kombėtar, bashkimi kombėtar dhe besa shihen si hallka tė pashkėputura tė njė zinxhiri tė vetėm. Nuk ka ideal pa besė dhe as besė pa ideal kombėtar. Pra besa shqiptare lidhet drejtpėrdrejt me atdhetarizmin e popullit tone dhe mbijetesėn e tij. Autori ka mundur tė nxjerrė dobinė e besės, rezistencėn nė kohėn e Skėnderbeut, ngritjen e shqiptarėve pėr mbrojtjen e trojeve tė tyre nė vitet e Lidhjes sė Prizrenit, besėn e shpalljes sė shtetit tė pavarur nė Vlorė e tė tjerė. Isa Halilaj nxjerr pėrfundimin: “Pa besė nuk ka ideal, nuk ka bashkim… Pikėrisht si nevojė jetike mendimtarėt e Rilindjes, drejtuesit e Rilindjes Kombėtare Shqiptare, drejtuesit e Lėvizjes Kombėtare qė me Skėnderbeun e sidomos me Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit pėrqendruan tė gjithė punėn dhe luftėn e tyre pėr realizimin e bashkimit kombėtar me anėn e besės dhe besėlidhjeve historike”.

    Besa ėshtė e nevojshme edhe nė ditėt e sotme, nė kohė paqeje pėr mirėqeverisje. Shqiptarėt e kanė pėrdorur besėn pėr tė eleminuar dhe pakėsuar dukuritė negative nė shoqėrinė e tyre si lakmia, smira, egoizmi. Njeriu me tipare shqiptare ėshtė patjetėr edhe njeri i besės, pra beson nė vlerat kombėtare qė janė trashėguar brez pas brezi, i ēmon kėto vlera, udhėhiqet prej tyre dhe betohet pėr to. Njerėzit e besės pra janė edhe atdhetarė, edhe familjarė tė mirė, drejtues tė duhur tė institucioneve shtetėrore, qytetarė tė denjė tė vendit, e tė tjerė. Sipas autorit besa dhe besėlidhja fillojnė me veten. Qytetari i gjendur pėrballė problemeve tė ndėrlikuara shoqėrore duhet t’i kėrkojė zgjidhjet shqiptarisht “me besė” dhe mos tė udhėhiqet nga e keqja, ligėsia, tė mendojė qė mos t’ia bėj kujt atė qė nuk do ta dėshironte pėr veten e tij, e tė tjerė. Natyrisht qė realiteti na jep edhe shembuj tė mungesės sė kėsaj bese, prandaj vėrehen edhe dukuri negative nė shoqėri qė fillojnė me zyrtarėt e lartė dhe politikanėt dhe pėrfundojnė me qytetarin e thjeshtė.

    Isa Halilaj krejt shoqėrinė e sheh si bashkim individėsh bestarė,qė japin familje bestare dhe nga familja qė ka rėndėsi shumė tė madhe nė edukim nė bashkėpunim me institucionet shtetėrore kalohet nė besėn e madhe qė i jepet Atdheut si garanci pėr tė ecur pėrpara.

    Mėsuesi i Merituar Isa Halilaj, qė ėshtė marrė tėrė jetėn e tij me shkollėn, auditorin dhe edukimin vėren me keqardhje se nė emėr tė modernitetit po shkallmohen disa vlera shumė tė ēmuara tė shoqėrisė shqiptare. Kėshtu sipas tij “besa, nderi e burrėria po quhen tė vjetėruara dhe si tregues tė prapambetjes shoqėrore”(!) Dhe duke goditur me fakte dukuritė negative qė vėren nė shoqėrinė e sotme, autori kėrkon qė shkolla, institucionet e tjera edukative nė Shqipėri e nė trojet shqiptare, tė kėmbėngulin pėr t’u mėsuar tė rinjėve qytetėrimin shqiptar, atė traditė shekullore qė e trashėguam brez pas brezi dhe qė na e vlerėsoi e gjithė bota. Sipas tij besa si institucion i pėrshtatet shumė mirė natyrės sė shqiptarėve dhe mund tė pėrdoret fare mirė si ēelėsi i zgjidhjeve tė problemeve shoqėrore. Nė kėtė nismė duhet tė marrin pjesė sociologė, etnologė, politologė, shkrimtarė e studiues tė tjerė tė fushave tė albanologjisė, si dhe intelektualė tė tjerė tė shquar vendės dhe tė huaj.

    Libri i studiuesit tė njohur, Mėsuesit tė Merituar Isa Halilaj bėn edhe njė trajtim tė plotė tė besės, duke analizuar tė Drejtėn Zakonore Shqiptare, mendimet e albanologėve tė huaj dhe tė studiuesve mė tė mirė vendės, por duke sjellė kėndvėshtrim tė ri, duke analizuar besėn shqiptare nė rrethana tė ndryshme historike tė sė djeshmes dhe tė sotmes. Pėrmes kėtij libri dhe librave tė tjerė tė studiuesit Isa Halilaj mėsohet shumė pėr historinė e popullit tonė, pėr kulturėn e tij shpirtėrore, pėr vlerat kombėtare qė kemi si popull, prandaj ia vlen qė ky libėr, krahas librave tė tjerė tė autorit, tė jetė nė bibliotekat e studiuesve tė shkencave shoqėrore, juristėve, misionarėve tė pajtimit, mėsuesve e pedagogėve, si njė ndihmesė me vlerė nė ruajtjen e traditės sė vyer tė popullit tonė.
    Shqiptari qė derdhė gjak shqiptari nuk meriton tė quhet shqiptarė

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-11-2014
    Postime
    1

    Pėr: Ēfare eshte BESA tek shqiptaret?

    Une mund te ju them nje tregim nga Gjyshja ime qe edhe ajo e kishte degjuar nga te paret:
    Populli yne thoshte ajo ne kohe te largeta jetonte ne 24 fise ,tani kan mbetur 12 fise. Te gjitha keto 24 fise shquheshin per bujari ,mikpritje por sidomos per fjalen e dhene. Fisi qe e kishte te shenjet fjalen e dhene ishte fisi i quajtur BESET, keta nuk e shkelnin fjalen edhe nese ju kushtonte edhe me jete. Me kalimin e kohes fiset tjera kur donin te ishin bindes se nuk do ta shkelin fjalen e dhene thojshin te jap fjalen e Bsit ,e me von kjo u reduktu ne TE JAP BESEN.
    Fisi BESET sipas tregimit gjindej ne nje rajon jo larg detit, ata 2-3 muaj te Dimrit i kalonin ne breg det ku klima ishte me e but ,Nga pikpamja fizike ishin te gjat dhe bjond.
    Me vone ne bregdet filluan te paraqiteshin disa njerz me shtat dukshem me te shkurter dhe me ngjyr me te erret ,keta me shum rrinin ne uji sesa ne toke dhe ushqeheshin kryesisht me produkte te detit . Gjat veres kur Beset jetonin me ne thellesi te tokes dhe ne male sepse mirreshin kryesisht me blegtori ,keta te rinjet qe erdhen i shfrytzonin shtepit e tyre derisa nje dite u shumuan dhe e muarren brezin bregdetar. Me vone ndodhen edhe lufa tjera dhe BESET u zhduken si fis , por emri i tyre mbijetoj me BESEN Shqiptare.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anėtarėsuar
    19-10-2012
    Postime
    622

    Pėr: Besa e Shqiptarit

    Ibish Mulaku - Kenga Qyqes (Dylber Fatimja)
    nje kenge per Besen shqiptare
    nje vella qe ja dha besen motres, dhe u zgjua nga varri ................


    Video kenga e dylberes► 21:16► 21:16
    www.youtube.com/watch?v=gg8VRoT4h2Y




    21:16
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi II : 26-11-2014 mė 07:24

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Besa e Shqiptarit

    ''KODI SHQIPTAR''

    BESA… pėrkushtimi i regjisores izraelite!

    Vjen me njė maratonė shfaqjesh nė Shqipėri, filmi dokumentar “The Albanian code” (“Kodi shqiptar”), prodhim nga ‘Katzir Production’ i Yael Katzir e Gady Castel pėr Konferencėn mbi Rivendikimet. Rrugėtimi nis nga kryeqyteti, Tirana (4 dhjetor), pėr tė vazhduar nė Shkodėr (6 dhjetor), Krujė (7 dhjetor), Vlorė (8 dhjetor) dhe Durrės (9 dhjetor).

    Dokufilmi “Kodi shqiptar” ėshtė shfaqur nė 2019 nė Shqipėri nė praninė e Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, 5 ministrave e 12 ambasadorėve dhe ngjalli njė duartrokitje tė zgjatur 5-minutėshe tė publikut, i cili asistoi nė njė shfaqje emocionuese. Me atė rast lindi ideja e Klodiana Ēukas pėr vendosjen e nėntitujve italisht (shėrbim pėrmbushur nga Integra Onlus) pėr ta kthyer dokufilmin nė tė shikueshėm nė Itali, nėn njė binjakėzim ideal tė rrugėtimit historike e ngjarjeve tė lidhura qė shohin dy vendet e Adriatikut tė lidhur jo vetėm gjeografikisht.

    Pėr herė tė parė filmi dokumentar duhet tė shfaqej nė Romė tė Italisė nė 24 shkurt 2020, pranė sallės prestigjioze tė Diskotekės sė Shtetit. Shfaqja do tė mundėsohej nga bashkėpunimi me ”Integra Onlus”, drejtuar nga italo-shqiptarja Klodiana Ēuka, me Lidhjen Italiane tė tė Drejtave tė Njeriut (LIDU Onlus), Integra solidale, Ambasadėn e Shqipėrisė nė Romė, shoqatėn kulturore Ipathia, TMP, Meditenere, PoloBiblo Muzeal i rajonit tė Puljas, Ministria e Kulturės sė Shqipėrisė, Akademia e Minervės. Fatkeqėsisht pėrputhja e datės me nisjen e mbylljes sė mjediseve publike nė Itali prej pandemisė Covid-19 e bėri tė pamundur shfaqjen.

    Pėr filmin

    Viti 1943: Italia kapitullon para Aleatėve me armėpushimin e 8 shtatorit dhe nazistėt nisin tė vrasin ushtarėt italianė, konsideruar si dezertorė, kudo qė i gjejnė. Popullsia shqiptare refuzon t’i pėrmbahet urdhrave tė pushtuesit nazist pėr tė dorėzuar hebrenjtė rezidentė brenda kufijve tė vendit. Merr shkas prej kėsaj historie filmi dokumentar “The Albanian code” (“Kodi shqiptar”) prodhuar nga Katzir Production i YaelKatzir e Gady Castel pėr Konferencėn mbi Rivendikimet.

    Shqipėria, me njė popullsi prej gati mė shumė se 70 pėr qind e fesė myslimane, i bindet njė kodi nderi tė quajtur “besa”, sipas tė cilit, vdekja ėshtė mė e preferueshme sesa t’i kthesh kurrizin njė njeriu nė nevojė. Besa shtrihet deri nė faktin se shqiptari ndihmon kėdo qė paraqitet nė nevojė para derės sė tij, edhe kur ky ėshtė armiku i tij mė i madh. Nė atė ēast historik, vetė mbreti Zog ndėrhyri personalisht. Duhet kujtuar se bashkėsia hebraike nė Shqipėri ishte shumė e vogėl (rreth 200 vetė) dhe numri i hebrenjve tė shpėtuar ishte shumė mė i madh. Mijėra tė tjerėt qė u shpėtuan kishin mbėrritur nė Shqipėri nga Serbia, Maqedonia, Kroacia e Mali i Zi, tė ndėrgjegjshėm se nė kėtė vend kishin shpresė t’i mbijetonin persekutimeve naziste.

    Nė Shqipėri hebrenjtė nuk u trajtuan si refugjatė por si miq. Janė mbi 2000 hebrenjtė (numri pėrfshin edhe ata qė mbėrritėn nė vend) qė u mbrojtėn e u shpėtuan nga vdekja e sigurt. Me aq sa dimė, asnjė ēifut i vetėm nė Shqipėri nuk iu dorėzua nazistėve. “Besa” pėrshkruhet nė njė kod tė shkruajtur nė shekullin XV por ka rrėnjė historike mė tė thella. Fjalė pėr fjalė do tė thotė “tė mbash njė premtim”. Kush vepron sipas besės ėshtė dikush qė mban fjalėn e dhėnė, dikush tė cilit mund t’i besohet jeta vetjake dhe ajo e familjes. Gjatė Holokaustit kodi shqiptar i besės u zbatua nga ata qė ndihmuan e mbrojtėn mė pak fatlumėt, mes tė cilėve mijėra hebrenj. Ky film dokumentar ofron njė kėndvėshtrim tė gjerė tė kėtyre heronjve pak tė njohur dhe nė tė njėjtėn kohė jep perspektiva nė vetėn e parė pėrmes rrėfimit tė tė shpėtuarve e tė shqiptarėve qė i ndihmuan. “Kemi tė bėjmė me njė udhėtim pėr t’i thėnė faleminderit popullit shqiptar, i cili u soll ndryshe krahasuar me gjithė Evropėn” pohon regjisori.

    Ky akt shpėtimi pėrbėn njė shembull unik solidariteti njerėzor, tepėr aktual edhe sot,i cili shkon pėrtej besimit fetar dhe nuk ka homologė nė krejt globin. Pėrveē ēifutėve, popullsia shqiptare, mbėshtetur prej autoriteteve civile, fshehu e mbrojti dhjetėra mijėra ushtarė italianė e refugjatė.


    Pėr regjisorin

    Gady Castel ėshtė njė izraelit me origjinė italiane. Regjisor e producent prej 50 vjetėsh, ka mbi shpinė njė seri tė gjatė mbi 65 dokumentarėsh e nismash serish televizive, mes tė cilave pėrmendim dokumentarin “Shtėpia e fėmijėve”, nga i cili ėshtė frymėzuar seria transmetuar nė RAI “Lufta ka mbaruar”. Dokumentari i tij “Tė rilindėsh nė Pulja” ėshtė paraqitur me sukses nė shumė lokalitete tė Puljas (mbi 20) e qytete tė tjera italiane (Romė, Milano, Torino, Xhenova mes tė shumtave). Dokumentari i tj “Shtėpia e fėmijėve” vazhdon tė paraqitet nė lokalitete tė ndryshme tė Italisė dhe tė transmetohet nė rrjetin TV Rai Storia. Pėr veprimtaritė kulturore mes Italisė e Izraelit ėshtė nderuar me titullin e Kavalierit tė Republikės Italiane nga presidenti Napolitano. Jeton e punon nė njė kibutz nė Izrael.

    Me rastin e Panairit tė 27-tė Ndėrkombėtar tė Tiranės, nė Vendin e Shqiponjave filmi rikthehet bashke me ”Gady Castel” me dashuri te madhe pėr publikun nė njė bashkėpunim mes ”Integra Onlus”, Fondacionit shqiptar ”Ura pėr tė Ardhmen”, mbėshtetjes financiare tė ministrisė sė Jashtme izraelite e mbėshtetjes institucionale tė Ambasadės sė Izraelit nė Tiranė.

    Shfaqjet:

    Tiranė – 4 dhjetor 17.30 Pallati i Kongreseve, KlikExpo

    Shkodėr – 6 dhjetor pranė Auditoriumit 3 REKTORAT tė Universitetit tė qytetit

    Krujė – 7 dhjetori ora 11.00 pranė Muzeut Historik tė Skėnderbeut

    Vlorė – 8 dhjetor ora 18.00 Salla Pallati i Kulturės

    Durrės – 9 dhjetor ora 18.30 Pallati Kulturės


    Konica.al

    https://konica.al/2021/12/besa-perku...res-izraelite/

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Paradigma e Shqiptarit negativ
    Nga RaPSouL nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-10-2010, 00:26
  2. Serbėt, thikė nė zemėr shqiptarit
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 09:34
  3. Pranga nė Damask shqiptarit tė dyshuar tė Al Kaedės
    Nga Traboini nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 05-01-2006, 13:11
  4. Triumfi shqiptarit nė gjykatėn e Londrės
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2005, 06:51
  5. Feja E Shqiptarit Asht Shqiptaria
    Nga julian72 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-02-2003, 13:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •