Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 61
  1. #21
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,219
    Faleminderit
    4
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga s0ni Lexo Postimin
    Me behet qejfi qe CNN ka shkruajtur kete artikull
    Soni, fatkeqesisht me shume kane shkruar dhe i kane vleresuar te huaj virtytet tona se vet ne.

    Ja ku e ke edhe proven me te mire, ne 9 vite te kesaj teme vetem 14-15 postime.

  2. #22
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,427
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga illyrian rex Lexo Postimin
    Soni, fatkeqesisht me shume kane shkruar dhe i kane vleresuar te huaj virtytet tona se vet ne.

    Ja ku e ke edhe proven me te mire, ne 9 vite te kesaj teme vetem 14-15 postime.
    Virtytet tona?
    Me fal por i ke shijuar ndonjere ti , keto virtytet tona?
    Vallai gjithe keto vite jete po na kalojne duke e jetuar midis te huajve e shqiptareve, e deri tani kete virtytin e shenjte te beses, po e ve re tek te huajt sesa tek shqiptaret.

    Apo akoma do krekosemi e do jetojme nen hijen e te kaluares qe vetem ne libra e kemi has, sepse as me gojedhena se kemi degjuar ndonjehere?

    E ke perjetuar ti ndonjehere kete besen e shenjte tonen?

    Jam kurioz vertet ta di, se mo duket shqiperia dhe shqiptaret jetojne ne dy realitete te ndryshme?!!

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Mosha
    34
    Postime
    1,523
    Faleminderit
    17
    18 falenderime nė 13 postime
    ne tropoje kam degjuar qe , nese duhet te shkosh atje duhet te maresh besen e nje familje si mysafir i tyre , per te mos pas probleme me banoret e tjere ;

    nuk e di sa e vertete eshte kjo , por a ka te beje kjo me besen dhe mikpritjen shqiptare?

  4. #24
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,427
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga maratonomak Lexo Postimin
    ne tropoje kam degjuar qe , nese duhet te shkosh atje duhet te maresh besen e nje familje si mysafir i tyre , per te mos pas probleme me banoret e tjere ;

    nuk e di sa e vertete eshte kjo , por a ka te beje kjo me besen dhe mikpritjen shqiptare?
    Kjo ka te beje me egersine e shpellareve atje(nqs eshte e vertet se nje zakon i tille ekziston atje), sepse nje shoqeri paqesore,s'duhet te te krijoje ty probleme si civil kur viziton dike .

  5. #25
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,219
    Faleminderit
    4
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Virtytet tona?
    Me fal por i ke shijuar ndonjere ti , keto virtytet tona?
    Vallai gjithe keto vite jete po na kalojne duke e jetuar midis te huajve e shqiptareve, e deri tani kete virtytin e shenjte te beses, po e ve re tek te huajt sesa tek shqiptaret.

    Apo akoma do krekosemi e do jetojme nen hijen e te kaluares qe vetem ne libra e kemi has, sepse as me gojedhena se kemi degjuar ndonjehere?

    E ke perjetuar ti ndonjehere kete besen e shenjte tonen?

    Jam kurioz vertet ta di, se mo duket shqiperia dhe shqiptaret jetojne ne dy realitete te ndryshme?!!
    Ta them pa te keq. Indoktrinimi fetar te ka erresu trurin dhe ka bere qe te kesh mungese krenarie kombetare. Sa me i forte indkoktrinimi fetar aq me e zbehte dashuria per kombin dhe virtytet e tij.

    Ne dokumentar behet fjale per periudhen e luftes se dyte boterore, pra para rreth 70 vitesh. Shpetimi i hebrejve nga Shqiptaret eshte nje realitet qe vazhdon ta mahnit boten. Fatmiresisht edhe hebrenjte i kane disa virtyte te larta e nje nga ato eshte falenderimi. Nga kurreshtja se cili ishte ai virtyt qe i beri shqiptaret te bejne ate qe nuk e beri askush tjeter ne Europe, pra mosdorezimin e tyre te gjermanet, ata e kuptuan se eshte BESA - kodi i nderit te Shqiptarit.

    Pra, ky eshte nje virtyt ne zbehje e siper por qe dikur ishte gjithcka. Ishte fjala e dhene e barabarte me me te shejten - jeten. Si e tille, sot, akoma vazhdon te shkruhet dhe te studiohet per te, kryesisht nga te huajt, dhe nga keto studime shqiptaret kane vetem hajer. Eshte nje mundesi e mire qe te kuptojne te gjithe anen e ndritur te shqiptareve -dinjitetin e tyre.

    Sa i perket pyetjes se a e kam shijuar une kete.
    Une, edhe pse i vogel, e kam akoma te fresket organzimin mbarkombetar me ne krye Anton Ēetten, per pajtimin e gjaqeve, ne vitin 1990. Ne ate aksion te shejte kombetar, u falen me qindra gjaqe dhe u pajtuan me mijera familje. Ky pra eshte perjetimi im i BESES, dhe, kur e kujtoj, nje nga perjetimet me te mira deri ne kete moshe.
    Edhe pse gjakmarrja eshte ne renie ne Kosove, akoma ka raste sporadike kur shfaqet ne ndonje regjion. Edhe ne keto raste, falja e gjakut behet me BESE. E mua nuk me ka rene rasti te degjoj per ndonje prishje te Beses deri me sot.

    BESA do te jete e gjalle ne mesin tone deri atehere sa te ekzistojne burrat, ne kuptimin shqiptar te kesaj fjale. Kur te vdesin ata do te vdes ehe BESA.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,462
    Faleminderit
    1
    22 falenderime nė 20 postime
    Citim Postuar mė parė nga POKO Lexo Postimin
    eee ju te jugut njifeshit/dalloheshit per besen/besnikerine ndaj xhaxhit e ndaje partise punes
    kjo pra eshte besa, nuk ka rendesi se a ishte partia e punes apo partia e dhunes.
    fjala bese vjen nga fjala be. pra tjetri ben be qe nuk do te vjedh, nuk do te vras. popujt e tjere ne bote nuk kane nevoje te betohen per nje gje te tille sepse atyre nuk u shkon ndermend te vjedhin dhe plackisin.
    ka ik koha e beses, ka ardhe koha e ligjit juridik. nuk duhet te bjem viktime e hebrejve se keta i urren gjithe bota. ata nuk te japin as edhe nje gure te cash koken.

  7. #27
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,219
    Faleminderit
    4
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga maratonomak Lexo Postimin
    ne tropoje kam degjuar qe , nese duhet te shkosh atje duhet te maresh besen e nje familje si mysafir i tyre , per te mos pas probleme me banoret e tjere ;

    nuk e di sa e vertete eshte kjo , por a ka te beje kjo me besen dhe mikpritjen shqiptare?
    Kjo mund te ndodhe nese m heret ke bere ndonje krim ne Tropoje, dhe te nevojitet BESA per te shku serish atje. Une kam kalu me disa here nga Tropoja dhe nuk me eshte nevojit te kerkoj Bese prej dikujt.

    Citim Postuar mė parė nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Kjo ka te beje me egersine e shpellareve atje(nqs eshte e vertet se nje zakon i tille ekziston atje), sepse nje shoqeri paqesore,s'duhet te te krijoje ty probleme si civil kur viziton dike .

    Per nje plesht nuk kallet jorgani. Ekzistojne disa persona apo familje atje qe i kane nxjerre zerin e zi komplet Tropojes. Nuk jane te gjithe te njejte. Sigurisht se ka Tropojan me te keq, por edhe me te mire se nje Lab.

    Pergjithesimet jane te demshme. Vetem injorantet pergjithesojne.

  8. #28
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,219
    Faleminderit
    4
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    kjo pra eshte besa, nuk ka rendesi se a ishte partia e punes apo partia e dhunes.
    fjala bese vjen nga fjala be. pra tjetri ben be qe nuk do te vjedh, nuk do te vras. popujt e tjere ne bote nuk kane nevoje te betohen per nje gje te tille sepse atyre nuk u shkon ndermend te vjedhin dhe plackisin.
    ka ik koha e beses, ka ardhe koha e ligjit juridik. nuk duhet te bjem viktime e hebrejve se keta i urren gjithe bota. ata nuk te japin as edhe nje gure te cash koken.
    Une nuk mund te paragjykoj se ne cfar rrethi je rritur e je edukuar ti. Ne rrethin ku jam rritur une nuk sillet cdo gje rreth vjedhjes dhe vrasjes.
    Besa eshte dhene edhe kur p.sh. dikush ka shku ne gyrbet prej hallit dhe i ka lene ne BESE familjen e tij nje tjetri, edhe kur i huaji ka kerku mbrojtje/konak etj.

    Ata te huajt qe i permend ti, e qe ne kohen kur ka ekzistuar Besa kane mundur te kene qene ne shpella, nuk i kane pasur gjithmone keto prinipe dhe kete shkalle te civilizimit qe e kane sot. Ate e deshmuan edhe para 70 vitesh kur te pambrojturit, pavaresisht gjinise dhe moshes, i lajmeruan dhe i dorezuan ne duart e vdekjes.

    Kur e shoh se cfar shqiptaresh ekzistojne sinqerisht jam shume pesimimist per te ardhmen. Popujt tjere vjedhin edhe ate qe nuk iu ka takuar kurre vetem qe t'i shtojne te kaluares se tyre pak dinjitet, ndersa ne e kemi tonen dhe nuk ia dijme vleren!

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,462
    Faleminderit
    1
    22 falenderime nė 20 postime
    ne na njef gjith bota per hajna dhe ti flet per virtyte.
    ne kohen kur ekzistonte besa ne shqiperi ne angli dhe france ngriheshin keshtjella gjigante.

  10. #30
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,427
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga illyrian rex Lexo Postimin
    Ta them pa te keq. Indoktrinimi fetar te ka erresu trurin dhe ka bere qe te kesh mungese krenarie kombetare. Sa me i forte indkoktrinimi fetar aq me e zbehte dashuria per kombin dhe virtytet e tij.
    Ketu sme ke thene gje pervecse blah blah blah-te e hershme ku me eshte mesuar syri duke i lexuar.

    Citim Postuar mė parė nga illyrian rex Lexo Postimin
    Ne dokumentar behet fjale per periudhen e luftes se dyte boterore, pra para rreth 70 vitesh. Shpetimi i hebrejve nga Shqiptaret eshte nje realitet qe vazhdon ta mahnit boten. Fatmiresisht edhe hebrenjte i kane disa virtyte te larta e nje nga ato eshte falenderimi. Nga kurreshtja se cili ishte ai virtyt qe i beri shqiptaret te bejne ate qe nuk e beri askush tjeter ne Europe, pra mosdorezimin e tyre te gjermanet, ata e kuptuan se eshte BESA - kodi i nderit te Shqiptarit.
    Ku e verteton dot ti se ne fakt shqiptaret u dhane besen cifuteve?
    Besa nuk jepet nqs nuk kerkohet,sepse ndryshe ajo quhet nder ose favor qe te ben dikush.
    A e ke te dokumentuar ti se cifuti si njohes i mire i beses shqiptare faktikisht i kerkoi besen shqiptarit edhe shqiptari e mbajti ate?
    Si mund te dokumentohet kjo gje vecse me gojedhena?
    Me gojedhena cdokush behet i beses.
    Sa cifute shpetuan sepse francezet nuk i dorezuan ata tek gjermanet?
    Po francezet si quhen ne kete rast? Njerez te beses?
    Po ai gjermani biznesmeni(i cili u be dhe film per ate), njeri i beses qe, kur shpetoi aq shume cifute sa shpetuan komplet shqiptaret si komb i tere?
    Cfare nenkupton ti me bese mbi te gjitha?

    Citim Postuar mė parė nga illyrian rex Lexo Postimin
    Pra, ky eshte nje virtyt ne zbehje e siper por qe dikur ishte gjithcka. Ishte fjala e dhene e barabarte me me te shejten - jeten. Si e tille, sot, akoma vazhdon te shkruhet dhe te studiohet per te, kryesisht nga te huajt, dhe nga keto studime shqiptaret kane vetem hajer. Eshte nje mundesi e mire qe te kuptojne te gjithe anen e ndritur te shqiptareve -dinjitetin e tyre.
    Kudo qe kam has te lexoj libra rreth mesjetes apo rreth lashtesise, kete besen(fjalen e dhene), e has kudo, tek cdo tradite nder popuj.
    Pse kjo bese ndryshoka tek populli yne?

    Ne angli, me pare, ti nuk futeshe dot ne parlament nqs nuk jepje oath se do sherbeje per te miren e popullit.
    Me vone kjo u hoq nga fundit i shekullit te 18, e besoj se e njejta gje ka pasuar edhe ne vendet e tjera.
    Kjo puna e oath-it e kishte orrigjinen tek kristianizmi ne europe, mirepo me zbehjen e kristianizmit erdhi edhe zhdukja e beses. Kete si tradite e gjen edhe tek islami, apo tek cdo fe tjeter, besoj une.

    Kaq e veshtire eshte per tu kuptuar se disa zakone shuhen e disa krijohen me ndryshimit e koherave?

    Atehere besa ka qene e nevojshme ashtu sic eshte, le te themi, nje kontrate e firmosur sot psh.
    Atehere ka qene e nevojshme kur ligji dhe siguria shteterore ka qene me pak efektive se sot.
    Sa me shume anarki te kete, aq me e madhe eshte nevoja per ligje te pashkruara nder njerez.
    Me thuaj ti mua, per cfare me sherben mua realisht kjo ''bese'' sot?
    Ti edhe mund te sjellesh me qindra shembuj te rendomte, mirepo realisht, a te hyn ne pune kjo bese sot?
    Ta dha besen njeri e se mbajti.....cfare do besh ti? Do e vrasesh per nje fjale goje?
    Jeta eshte me e shenjte se nje fjale goje mor djale i mbare. Lere ate qe se mbajti fjalen te vdesi nen turpin e tij, por ta peshosh jeten e nje qenie njerezore me nje fjale goje eshte injorance ne kohen e sotme.

    Citim Postuar mė parė nga illyrian rex Lexo Postimin
    Sa i perket pyetjes se a e kam shijuar une kete.
    Une, edhe pse i vogel, e kam akoma te fresket organzimin mbarkombetar me ne krye Anton Ēetten, per pajtimin e gjaqeve, ne vitin 1990. Ne ate aksion te shejte kombetar, u falen me qindra gjaqe dhe u pajtuan me mijera familje. Ky pra eshte perjetimi im i BESES, dhe, kur e kujtoj, nje nga perjetimet me te mira deri ne kete moshe.
    Edhe pse gjakmarrja eshte ne renie ne Kosove, akoma ka raste sporadike kur shfaqet ne ndonje regjion. Edhe ne keto raste, falja e gjakut behet me BESE. E mua nuk me ka rene rasti te degjoj per ndonje prishje te Beses deri me sot.

    BESA do te jete e gjalle ne mesin tone deri atehere sa te ekzistojne burrat, ne kuptimin shqiptar te kesaj fjale. Kur te vdesin ata do te vdes ehe BESA.
    Shiko shiko ca shembujsh.
    Nje zakon shpellar i vetkrijuar nga njerezit qeka i vlefshem per te reklamuar besen?
    Te jap besen une qe sdo te ta vras pjesetarin e familjes!!!
    E kjo quhet bese per ty?
    Nuk krijohen virtytet nen akte barbarizmash.

  11. #31
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,219
    Faleminderit
    4
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Ketu sme ke thene gje pervecse blah blah blah-te e hershme ku me eshte mesuar syri duke i lexuar.
    Je mer jo, ai eshte thelbi qe e jep spjegimin per katandisjen tende. Feja dhe shoqerimi me harap neper geto te Anglise ka ndiku qe ty te te zbehet ndjenja kombetare. Vellazeria muslimane bie ndesh me krenarine kombetare.

    Ku e verteton dot ti se ne fakt shqiptaret u dhane besen cifuteve?
    Kur nje i huaj kerkonte ndihme dhe konak, shqiptari e strehonte dhe e ruante me Bese. Nuk kishte nevoje qe i huajit te kerkonte Besen, mjaftonte qe ai te kerkonte konak dhe automatikisht ishte ne BESE te Shqiptarit. Normalisht se me kalimin e kohes kjo zbehet sepse me llojin tend patjeter qe virtytet kombetare do te zhduken.

    Besa nuk jepet nqs nuk kerkohet,sepse ndryshe ajo quhet nder ose favor qe te ben dikush.
    Kjo tregon se sa ti ke njohuri per Besen. Pikerisht strehimi i hebrejve e deshmon se kjo qe e thua ti nuk qendron.

    A e ke te dokumentuar ti se cifuti si njohes i mire i beses shqiptare faktikisht i kerkoi besen shqiptarit edhe shqiptari e mbajti ate?
    Po e perseris nje i huaj nuk ka nevoje qe te kerkoj Bese. Mjafton qe te kerkoj konak dhe Shqiptari e merr ne Bese.

    Si mund te dokumentohet kjo gje vecse me gojedhena?
    Ne ekzistencen e Beses tse Shqiptarit mund te kete dyshime vetem ai shqiptar qe tashme e ka humb cdo respekt per te qenurit shqiptar. Per ju skeptiket qe nuk besoni ne asnje vlere shqiptare duhet patjeter tu sillen dokumente nga te huajt.

    Besa also means taking care of those in need and being hospitable. During World War II, Albanians, 70% of whom are Muslim, saved over 2000 Jews from Nazi persecution.

    Toby Tobachnick, - The Jewish Chronicle

    Me gojedhena cdokush behet i beses.
    Nuk jane gojedhena por jane fakte te pamohueshme. Ne fillim e luftes se dyte boterore ishin me pak se 200 hebrej, ndersa ne perfundim te saj ishin 2000. A nuk perben fakt kjo?
    Akoma ka ne mesin e te gjalleve hebrej qe jane shpetuar ng shqiptaret gjate luftes se dyte boterore. Me emra, mbiemra, adresa etj.

    Sa cifute shpetuan sepse francezet nuk i dorezuan ata tek gjermanet?
    France?! Ti cenke ne lula more i shkrete. Ne France u vrane rreth 75.000 hebrej. Qeveria e atehershme franceze i mblodhi ku ishin e ku nuk ishin dhe i dorezoi te gestapo nje e nga nje. Nga mbi 76.000 te dorezuar prej tyre shpetuan vetem rreth 2.000 prej tyre.

    Antisemitism was particularly virulent in Vichy France during WWII. The Vichy government openly collaborated with the Nazi occupiers to identify Jews for deportation and transportation to the death camps (about 75.000 were killed). As early as October 1940, without any request from the Germans, the Vichy government began passing anti-Jewish measures (the Statute on Jews), prohibiting them from moving, and limiting their access to public places and most professional activities. In 1941, the Vichy government established a Commissariat général aux questions juives (1941-1944), which worked with the Gestapo to begin rounding up Jews for the concentration camps in 1942, including the notorious Vel' d'Hiv Roundup on 16 and 17 July of that year. Between 1942 and July 1944, nearly 76,000 Jews were deported to concentration camps from France, of which only 2,500 survived. Drancy, outside of Paris, was the primary camp for Jews being deported to the Nazi German death camps in Poland and Eastern Europe.

    Ndersa ne Shqiperi shifra ishte 0. Lere qe nuk u vrane ata qe ishin kur filloi lufta, por u strehuan edhe 10 fish me shume se aq gjate luftes. U strehuan, u ushqyen, u veshen, u pajisen me dokumente shqiptare me emra shqiptar dhe u mbrojten deri ne fund te luftes.
    Kjo nuk ka ndodhur, jo vetem ne France, por ne asnje vend tjeter te Europes.

    Po francezet si quhen ne kete rast? Njerez te beses?
    Jo, quhen njerez te poshter dhe pa dinjitet, sepse i dorezuan mbi 75.000 hebrej pa dallim moshe dhe gjinie ne duart e vdekjes.

    Shqiptaret e kane ekskluzivitetin e Beses dhe nuk ka as francez e asnje komb tjeter ne bote qe kane praktikuar dicka te ngjajshme me besen. Dallimi i Beses se Shqiptarit me premtimin e zakonshem eshte se Besa i ka pasur te parashikuara edhe sanksionet ne rast te thyerjes se saj, ndersa premtimet e thjeshta nuk percillen me sanksione. Atje mund te jete thyer me qindra here, sic edhe u vertetua, ndersa ketu jo.

    Po ai gjermani biznesmeni(i cili u be dhe film per ate), njeri i beses qe, kur shpetoi aq shume cifute sa shpetuan komplet shqiptaret si komb i tere?
    Ngulite mire ne koke. Nje gjerman, anglez, francez, sllav etj...nuk mund te jete as i beses e as i pabeses per arsyen e thjeshte se BESA eshte vetem shqiptare. Per gjermanin mund te thuhet se ka qene person i Beses por mund te thuhet se ka qene person i dinjitetshem.

    Cfare nenkupton ti me bese mbi te gjitha?
    Nese nuk ke arritur ta kuptosh deri me tani nga shkrimet e mia, nuk do ta kuptosh kurre. Te gjitha i gjen brenda shkrimeve.

    Kudo qe kam has te lexoj libra rreth mesjetes apo rreth lashtesise, kete besen(fjalen e dhene), e has kudo, tek cdo tradite nder popuj.
    Pse kjo bese ndryshoka tek populli yne?
    Sic e thashe edhe disa here te tjera, Besa eshte ekskluzive shqiptare. Ajo qe ti ke lexuar mund te jete nje lloj tjeter i premtimit i cili nuk percillet me sanksione/pasoja, ne rast te shkeljes/thyerjes. Tek ne Besa ka qene institucion dhe jo vetem fjale goje. Nje person qe e thyente Besen ndeshkohej nga i tere fshati me nje varg sanksionesh, ndersa diku tjeter nuk besoj se ka ekzistu nje sanksion i tille.

    Ne angli, me pare, ti nuk futeshe dot ne parlament nqs nuk jepje oath se do sherbeje per te miren e popullit.
    Edhe mjeket e bejne betimin e Hipokratit, por betimi i Hipokratit, betimet e politikaneve etj...jane betime qe nuk kane kurrfar lidhje me Besen e Shqiptarit. Ta shpjegoj me ne hollesi nese je i interesuar.

    Me vone kjo u hoq nga fundit i shekullit te 18, e besoj se e njejta gje ka pasuar edhe ne vendet e tjera.
    Kjo puna e oath-it e kishte orrigjinen tek kristianizmi ne europe, mirepo me zbehjen e kristianizmit erdhi edhe zhdukja e beses. Kete si tradite e gjen edhe tek islami, apo tek cdo fe tjeter, besoj une.
    Asnjera nga keto nuk krahasohet me Besen. Besa eshte institucion qe mbart sanksione reale ne jete reale. Pra sanksioni nuk lihet ne dore Perendise per ne jeten e pertejshme, sikur tek religjionet.

    Kaq e veshtire eshte per tu kuptuar se disa zakone shuhen e disa krijohen me ndryshimit e koherave?
    Nuk eshte aspak e veshtire. Sot jetojme ne kohen e kontratave me shkrim. Ekziston policia, gjykatat, burgjet etj. Besa, edhe nese nuk vazhdon qe te praktikohet sot, se paku duhet te kujtohet si nje virtyt i larte qe e kane pasur shqiptaret dikur. Eshte nje virtyt qe shqiptareve ju shton vetem pozitivitet ne aspektin e imazhit.

    Atehere besa ka qene e nevojshme ashtu sic eshte, le te themi, nje kontrate e firmosur sot psh.
    Po, dhe perveq kesaj ka qene edhe rezistence. Besa si pjese e Kanunit ishte rezistence ndaj ligjeve te perandorise osmane.

    Atehere ka qene e nevojshme kur ligji dhe siguria shteterore ka qene me pak efektive se sot.
    Ato, nese e marrim shembull periudhen e sundimit te perandorise osmane (edhe pse Besa eshte shume me e vjeter se kaq), ligji dhe siguria vetem ligj e siguri nuk kane qene. Pra, Besa ne veqanti dhe Kanuni ne pergjithesi ishin rregullatoret e jetes se shqiptareve.

    Sa me shume anarki te kete, aq me e madhe eshte nevoja per ligje te pashkruara nder njerez.
    Sidomos ne kohe pushtimesh, sic ishte ai i perandorise osmane.

    Me thuaj ti mua, per cfare me sherben mua realisht kjo ''bese'' sot?
    Qe kur ti te flasesh me nje londinez per historine, t'i tregosh se shqiptaret i kane disa virtyte te cilat nuk i ka asnje popull tjeter ne bote. Nese ti ia shpjegon mire atij anglezit se cka eshte Besa, ai do te ndryshoj mendimin e tij per shqiptaret dhe per ty personalisht.
    Nese ti e pershendet ate me Eselamu Alejkum dhe i thu se shqiptaret, sidomos ne veri te shqiperise, kane qene dhe jane ca kafshe te egra nga te cilet te vie turp qe je shqiptar...atehere ai per ty do te humb komplet respektin.

    Ti edhe mund te sjellesh me qindra shembuj te rendomte, mirepo realisht, a te hyn ne pune kjo bese sot?
    Sic t'u pergjigja edhe me pare. Sot eshte koha e kontratave me shkrim. Tani, ekzistojne gjykatat dhe premtimet/zotimet behen permes kontratave. Nese nuk respektohet, eshte gjykata ajo qe i rregullon qeshtjet.

    Ta dha besen njeri e se mbajti.....cfare do besh ti? Do e vrasesh per nje fjale goje?
    Jeta eshte me e shenjte se nje fjale goje mor djale i mbare. Lere ate qe se mbajti fjalen te vdesi nen turpin e tij, por ta peshosh jeten e nje qenie njerezore me nje fjale goje eshte injorance ne kohen e sotme.
    Une do te kem kohe per ty sa te duash dhe do te te sqaroj me kujdes.
    Askush nuk kerkon qe sot te praktikohet BESA. Sot i kemi dy shtete e gjysem shqiptare dhe ligjet i zbatojme vet. Gjykatesit, policet, gardianet etj...jane shqiptare. Besa ka gjetur zbatim ne kohe pushtimesh kur nuk ka ekzistuar drejtesia apo kur shqiptaret nuk kane pranuar qe ato institucione te ndajne drejtesine per ta.

    Shiko shiko ca shembujsh.
    Nje zakon shpellar i vetkrijuar nga njerezit qeka i vlefshem per te reklamuar besen?
    Te jap besen une qe sdo te ta vras pjesetarin e familjes!!!
    E kjo quhet bese per ty?
    Nuk krijohen virtytet nen akte barbarizmash.
    Shiqo, ata qe stergjyshit tend ia kane lene kete fe qe e ke ti sot, me apo pa zor, jane pikerisht ata qe ti mund ti quash barbar. Sikur shqiptaret te udheheqnin me vetveten gjate historise dhe sikur te ngelnin te panxene dhe te paperparuar sot, do ti kisha fajesuar edhe une. Por, realiteti eshte se asnjehere gjate historise nuk u ndalen invadimet endaj tyre. Otomanet dhe sllavet jane vetem dy te fundit.

    A ia ke bere ndonjehere vetvetes pyetjen se cfar te mirash na ka lene Perandoria Osmane ne kuptim te civilizimit?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illyrian rex : 06-08-2012 mė 04:03

  12. #32
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2002
    Postime
    6,397
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Germe per germe cfar do te thote besa , pervec emrit te nje vajze ?

  13. #33
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,248
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    ne na njef gjith bota per hajna dhe ti flet per virtyte.
    ne kohen kur ekzistonte besa ne shqiperi ne angli dhe france ngriheshin keshtjella gjigante.
    I njef me siguri te llojit tende sepse jo te gjithe shqiptaret .

    Kur kemi pas ne keshtjella gjigande Franca e Anglia kan qen vetem fshatra te banuara me 10 banor mor qun .

    ps Illyrian mos u mer me injorant te tipit nothing sepse ketyre sju ka mbet me gjak shqiptari , njerz pa identitet kan mbet .

  14. #34
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,219
    Faleminderit
    4
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga Milkway Lexo Postimin
    ps Illyrian mos u mer me injorant te tipit nothing sepse ketyre sju ka mbet me gjak shqiptari , njerz pa identitet kan mbet .
    Po munodohem me aq sa kam kohe dhe nerva, Milkway. Kur te me mungojne keto te dyja do ti le rehat ne injorancen e tyre.

  15. #35
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,138
    Faleminderit
    2
    11 falenderime nė 10 postime
    Ilirian, sa qejf i keni perrallat. :P Edhe greket e kane pasion ta nxjerrin galaktiken tone greke. Si qenka besa ekskluzivitet i shqiptareve kur eshte nje vlere universale e eshte e cekur ne kronika, te cilat datojne para kanuneve shqiptare te maleve? Ate, pervec kulturave romantike, e gjen me bollek ne shoqeri te mbyllura me mentalitet tribal, ku nuk ekziston pushteti qendror e ku marredheniet rregullohen me konceptin e nderit. Nuk ėshtė rastėsi qė besėn e gjejmė tek sllavėt, gjermanikėt, latinėt, nė mjaft kultura lindore dhe nė Amerikėn e indianėve, e gjejmė si karakterssitikė themelore tė kalorsisė mesjetare, tek aristokracia e periudhes Moderne, tek banditėt e pendės sė rilindėsve – Robin Hood, cubat, kleftėt, hajduket, tek finlandezėt, tek skocezėt, etj. Kėta tė fundit pretendojnė – ose tė paktėn kėtė ide kishin gjatė shek. XIX – gjithashtu se janė atdheu i besės. Ne malet shqiptare ku ishte e veshtire shtrirja e pushtetit, "ligjet" rregulloheshin ne forme orale; ne qytetet bregdetare ishin statutet qytetare ku normat juridike ishin brumosur nga ligjet bizantine e venedike.

    Pėr ta vėrtetuar sa janė me besė shqiptarėt, mjafton tė hysh nė marrėdhėnie me njerėzit nė Shqipėri. Dikush mund tė replikoje se ne e kishim ''besė'', por na e hoqėn – si gjithonė, fajin e kanė tė tjerėt. Po atėherė nuk qenka pjesė e ''gjakut''? Historia dėshmon se kalimet nga njėri kamp nė tjetrin kanė rrugėtuar gjatė shekujve me shqiptarėt. Perveē kėsaj, kontrata-besė nuk respektohet nga i gjithė populli. Dy kunetėrit e Rozafės nuk e mbajtėn fjalen, e ata ishin gjithesej tre vellezėr, pra 2/3 doli pa besė. Duke qėnė se ėshtė e shtrirė gjithandej dhe se nuk ėshtė karakteristikė gjithėpėrfshirėse e shoqėrive ku ka funksionuar dhe funskionon, ta cilesojmė si veēori shqiptare mė duket hipokrizi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 06-08-2012 mė 06:14
    relata refero

  16. #36
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-06-2012
    Postime
    675
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga illyrian rex Lexo Postimin
    Nje shkrim ne CNN (03.08.2012) qe ben fjale per Besen e Shqiptarit -

    http://religion.blogs.cnn.com/2012/0...-in-holocaust/
    E lexova kete. Ma neveriti.

  17. #37
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,580
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Popujt e tjere mund te kene kode nderi qe zbatojne, si pershembull samurai kinezc/japonezc qe vetevriten per te mbrojtur nderin e familjes apo klanit. Po ca lidhje kane? Nuk po e mohon askush qe te tjeret kane virtytet e tyre. Ne po flasim per ate qe i perket historise se popullit tone, Besa, nje fjale e shkurter me domethenie te madhe.

    Citim Postuar mė parė nga illyrian rex Lexo Postimin
    Sa i perket pyetjes se a e kam shijuar une kete.
    Une, edhe pse i vogel, e kam akoma te fresket organzimin mbarkombetar me ne krye Anton Ēetten, per pajtimin e gjaqeve, ne vitin 1990.
    Sa zili.

    Nuk eshte e lehte te falesh kur te eshte vrare pjestare i familjes. Ne kemi shembulloren me te mire Nene Tereza e cila ka thene “Nese ne te vertete deshirojme qe te duam, duhet te mesojme sesi te falim”. Mesime te tilla i duhen dedikuar gjenerates se re neper shkolla, qe te vleresojne dhe zbatojne vlerat e Beses, e faljes, ndershmerine, integritetin, respektin, disiplinen dhe pergjegjesine.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga s0ni : 07-08-2012 mė 00:35

  18. #38
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    9,180
    Faleminderit
    268
    119 falenderime nė 69 postime
    Mua gjyshi me ka thene Besa e Shqiptarit eshte Shqiptaria,pa mar parasysh ciles fe i perket ai person,kurr ipej Besa dhe mbahej.
    Po me ka thene se tani Besa eshte kurth per te ndershmin qe shfrytzojn tradhetaret.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhenet.M.S. : 07-08-2012 mė 09:43
    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

  19. #39
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,219
    Faleminderit
    4
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga Xhenet.M.S. Lexo Postimin
    Mua gjyshi me ka thene Besa e Shqiptarit eshte Shqiptaria,pa mar parasysh ciles fe i perket ai person,kurr ipej Besa dhe mbahej.
    Po me ka thene se tani Besa eshte kurth per te ndershmin qe shfrytzojn tradhetaret.
    Gjyshi te paska thene shume mire. Eshte pikerisht ajo pjesa e nenvizuar qe eshte karakteristika/vlera (niveli shume i larte i respektimit) qe e ben dallimin e te drejtes zakonore shqiptare me te drejtat zakonore tjera...e qe disa injorante nuk munden ta verejne. Biles shkojne aq large se i falin atribute edhe popujve ne gjuhen e te cileve as qe ekziston ndonje fjale qe eshte ekuivalent i Beses. Biles shkojne edhe me larg se aq duke marre shembuj personazhe fiktive te krijuara nga imagjinata e shkrimtareve vetem e vetem qe te shkerrdhejne nje virtyt shqiptar.

    Ndersa sa i perket fjalise se dyte qe ta ka thene gjyshi, ne shkrimin poshte mund te krijosh nje ide te perafert pse Besa, por edhe populli ne pergjithesi, u katandis ne kete gjendje qe eshte sot. Shkrim shume interesant dhe realist.



    Pa Besėn kemi mbetur tė pabesė

    Gjithnjė kam dashur tė kuptoj konceptin prapa institucionit tė “Besės”. Dikur, pėr mungesė informacioni dhe mitizim tė konceptit nga shteti komunist, kjo ishte e pamundur, sepse Besa siē na e pėrshkruanin librat nuk kishte mė funksionin e saj natyral dhe kish mbetur thjesht njė legjendė. Nė lėndinat e Dragobisė Enver Hoxha i kėrkonte Besėn malėsorėve dhe mjaftonte njė foto pėr tė dyllosur gjithēka. Besa, dikur Besa e Zotit, u transformua nė Besėn e Burrit apo tė Shqiptarit. Ato pak parime mbi tė cilat mbėshtetej u zhveshėn nga trupi i konceptit dhe pa shumė mundim u krijua njė legjendė romantike, e mbėshtetur mbi parimin themelor tė materializmit: E reja mohon tė vjetrėn duke marrė prej saj mė tė mirat!
    Besa u largua nga individi dhe mund tė jepej apo tė kėrkohej edhe nga entitete abstrakte, siē ishte Partia, shkolla, ushtria, apo deri edhe shtetet. Boshllėku i krijuar nga zbrazja e konceptit u mbush pak nga pak me diktaturėn e ligjit, i cili ishte i pandjeshėm ndaj efektit moral, psikologjik dhe fizik, sepse nuk mund tė jepte apo tė kėrkonte Besė. Pėr pasojė shohim paradoksin ku Enver Hoxha mund t’i kėrkonte Besėn apo t’ia jepte njė malėsori, por kjo nuk garantonte paprekshmėrinė e atij individi, sepse ligji nuk mund tė jepte apo merrte besė dhe pėr pasojė mund tė shkelte mbi ēdo marrėveshje qė dikush kish bėrė me dikė, qoftė ky dhe vetė ligjbėrėsi.
    Ky parim i hoqi Besės tė drejtėn pėr kundėrveprim tė sanksionuar nga e Drejta Kanunore. Thyerja e zinxhirit logjik qė e kish mbajtur gjallė institucionin e Besės pėr shekuj solli dhe devijimin e saj nė diēka naive, thuajse fėminore, qė pas ndalimit tė klerit nė Shqipėri, humbi ēdo bazė mbėshtetėse zakonore nė pėrgjithėsi.
    Pastaj erdhėn poetėt qė e mitizuan nė ekstrem konceptin, duke e kthyer pak nga pak nė njė legjendė qė nuk kishte mė asnjė vlerė pėrdorimi. Besa u kthye nė njė fjalė qė merrej pėr bazė vetėm kur thuhej nga goja e personazhit pozitiv, e heroit. Koncepti devijoji deri nė atė pikė sa qė njė malėsor akuzohej pėr diēka shpesh etiketohej me: Ka thyer besėn e Partisė.
    Nė tė kundėrt tė kėsaj dolėn figura mitike si Besniku i Partisė (Hysni Kapo). Zbulimi i kėsaj metodologjie psikopėrpunuese u pėrdor gjerėsisht nė frontet e vėshtira tė punėve dhe sidomos nė ruajtjen e kufirit. Emri Besnik u pėrhap shumė, sepse nė sytė e drejtuesve partiakė nėnkuptonte “besnik ndaj Partisė”.
    “Tė jap Besėn” devijoi deri nė njė zėvendėsim banal pėr “tė jap fjalėn”. Pa krismat e pushkės dhe pellgjet e gjakut Besa nuk kish mė asnjė vlerė.
    Njė institucion i mbi 500-vjeēar u katandis nė njė shprehje fletėrrufesh pėr mė pak se 30 vjet.
    Besa vdiq!
    Por ēfarė ėshtė, apo mė mirė tė themi ishte, Besa? Nė Kanunin e Lekė Dukagjinit thuhet:

    “Besa āsht nji vade lirije e sigurimi, qi shpija e tė vramit i ep dorėrasit e shpijarvet tė tij, tuj
    mos i ndjekė per gjak perkohsīsht e mjé nė vade tė caktueme”.

    “Besa ėshtė njė kohė lirie e sigurimi (pėr tė mos vrarė), qė shtėpia e tė vrarit ja jep dorėrasit (vrasėsit) dhe pjesėtarėve tė familjes sė tij, duke mos i ndjekur pėr gjakmarrje pėrkohėsisht, deri nė njė kohė (datė) tė caktuar”.

    Ky ėshtė pėrcaktimi kanunor i Besės. Detajet e tjera janė teknikalitete relative qė kanė tė bėjnė me kohėn hapėsirėn, tė drejtat dhe detyrimet. Thelbi i Besės ėshtė pezullimi i pėrkohshėm i vdekjes.
    Nuk dua tė futem nė shpjegime tė tjera se si merret apo jepet Besa, sepse kjo qė po shkruaj nuk ėshtė njė ese mbi ligjin dhe tė drejtėn, por njė tentativė pėr tė zbuluar njė tė vėrtetė mbi ne si popull. Mbi psikologjinė dhe traditėn, mbi tempullin tonė shpirtėror.
    Si fillim buhet thėnė se Besa nuk ka asnjė mbėshtetje tek e drejta Biblike, ku mbėshtetet krishterimi, tė cilin historianėt tanė pėrpiqen ta proklamojnė si fenė e vėrtetė tė shqiptarėve, pėrkundrazi ėshtė njė karshillėk i plotė ndaj tij. Paganizmi i Besės bie nė sy qė nga vetė struktura e saj. Paraqitet si materializim i shėrbėtorit tė njė perėndie tė pėrgjakshme, qė gjakun e lan me gjak! Njė rreth vicioz qė mban gjallė vetveten duke kėrkuar sakrifica njerėzore nė mėnyrė sistematike, tė pėrhershme, tė padiskutueshme dhe tė pashmangshme.
    Shtrohet pyetja pse u ndėrtua institucioni i Besės. Sigurisht qė nuk doli nga hiēi.

    Si ēdo ligj tjetėr nė botė ėshtė shkruar pėr tė kontrolluar shkeljen e vetvetes. Duke u mbėshtetur nė parimin se “ligji ėshtė shkelur para se tė shkruhet”, ėshtė e logjikshme tė kėrkojmė tė imagjinojmė se si mund tė ketė qenė situata para se shqiptarėt t’i impononin vetes Besėn.
    Pėr tė imagjinuar se si mund tė kemi qenė para se tė ngrihej me urtėsi institucioni i Besės dua tė sjell njė shembull jashtė Shqipėrisė, te njė popull i lavdishėm pėr historinė e tij, te gjermanėt.
    Njė popull qė ka mundur tė krijojė kryeveprat mė tė mėdha nė art, letėrsi, arkitekturė, industri e kudo kanė punuar, ėshtė gjithashtu pėrgjegjės pėr Hollokaustin dhe pėr shumicėn e 72 milion tė vdekurve gjatė luftės sė dytė botėrore. Ėshtė thuajse e paimagjinueshme qė njė gjerman mund tė ishte i aftė tė vriste pa diskriminim gjithkėnd qė do i dilte para. Pse i ndodhi kjo njė populli kaq tė madh? Ndodhi sepse nazistėt thyen institucionet mė tė rėndėsishme tė popullit gjerman. Kėto institucione ishin Pėrpikėria dhe Rregullit, Zbatimi i Ligjit dhe Respektimi i tė Drejtės, Vlerėsimi i Vlerės sė Krijuar dhe jo i Krijuesit per se. Mungesa e kėtyre institucioneve zbuluan anėn mė tė errėt tė njė populli tė madh, qė pa rregullat e tij mundi tė kthehej nė njė pėrbindėsh po aq tė madh. Kjo ēmenduri kolektive e bėri popullin mė tė lavdishėm tė botės tė paaftė pėr tė korrigjuar vetveten. Aq tronditės ėshtė ky fakt pėr gjermanėt edhe sot, saqė edhe bisedat pėr LIIB janė akoma tė bezdisshme.
    Kjo strukturė e frikshme ėshtė e aplikueshme dhe nė rastin e shqiptarėve, por nė njė aspekt tjetėr.
    Nuk dua tė shkoj nė lashtėsi pėr tė gjetur se pse krijuam Besėn shekuj mė parė. Po qėndroj nė kėto 20 vitet e fundit, kur dhe gjakmarrja ėshtė rizgjuar me njė fuqi tė tmerrshme e tė pakontrollueshme.
    Nuk di tė them se sa janė viktimat e gjakmarrjes tė kėtyre 18 viteve tė fundit por me siguri do tė jenė disafish i epokave mė tė errėta tė kombit tonė.
    Pse u kthye gjakmarrja dhe pse nuk po ruan tė njėjtin ritual tė mėparshėm? Thjesht, nuk ėshtė mė institucion, ėshtė kasaphanė, barbari. Vrasja dikur ishte njė ritual i mbėshtetur mbi rregulla kanunore tė padiskutueshme, thyerja e tė cilave kishte pasoja tė rėnda jo vetėm pėr vrasėsin por dhe familjen e tij. Tani ėshtė thjesht vrasje, njė barbari pėr tė kėnaqur mllefin dhe kėrkesat psiko-sociologjike tė personit qė e kryen. Ėshtė njė pasqyrim i asaj qė kemi qenė para se tė vendosnim me menēuri institucionin e Besės, pa tė cilin nuk arrijmė tė vetėkorrigjohemi.
    Mund tė shtrohet pyetja: pse bashkė me gjakmarrjen nuk u kthye dhe Besa nė pėrdorim? Arsyeja ėshtė e thjeshtė. Karakteri i nxehtė i shqiptarin dhe tiparet e tij luftarake nuk janė gjėra tė reja, por aftėsi gjenetike tė projektuara dhe inkorporuara te secili nga ne dhe qė me pėrmbushjen e kushteve tė caktuara ambientale e sociologjike, nxjerrin nė pah prirjet dhe tendencat. Besa nga ana tjetėr ishte njė institucion i vendosur pėr tė kontrolluar kėtė karakter. Jemi tė gjithė vrasės qė nė lindje atėherė? Sigurisht qė jo, por me njė shqiptar mund tė vritesh mė lehtė se me njė grek apo italian. Tė paktėn kėtė na ka treguar historia.
    Megjithatė, kjo nuk mund tė justifikojė atė qė ka ndodhur nė kėto vite.
    Sigurisht qė jo, por nėse marrim parasysh apriori kėtė tipar gjenetik agresiv e individualist, tė vėrtetuar plotėsisht nga historia jonė dhe e pėrziejmė me njė kulturė pagane, ku e mira dhe e keqja janė relative, vendosur nė njė ambient dhe kohė ku mungon ligji, konkluzioni ėshtė i qartė.
    Kaos!
    Siē e thashė, i vetmi instrument qė nė shekuj rregullonte mėnyrėn se si shqiptarėt vrisnin njėri-tjetrin dhe mbante nėn kontroll gjakun tonė tė nxehtė nuk ėshtė mė.
    Sistemi komunist u pėrpoq tė fshinte kėto tipare gjenetike nga trupi i kombit duke proklamuar njeriun e ri, por vetėm sa i ndrydhi, nuk mund t’i zhdukte. Pėrpjekja nuk ishte njė gabim nė vetvete, sepse tė gjithė duam qė njė mėngjes mos ketė mė gjakmarrje, por shkatėrrimi i institucioneve qė na kishin mbajtur nė vetėkontroll pėr shekuj, ėshtė gabimi mė i pafajshėm qė mund tė bėhej.
    “Vrasja” apo shkatėrrimi i Besės, na la tė Pabesė.
    “Vrasja” apo shkatėrrimi i Zotit na la pa njė shtyllė morale tė qartė.
    Kur njeriu nuk dallon dot mė tė mirėn nga e keqja, ka bėrė hapa prapa nė evolucionin e tij shpirtėror dhe pa parime, qartėsi logjike, rregulla dhe frikė, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė pėrbindėsh inteligjent qė askush nuk e do pranė.
    Pas gjithė kėtyre mendimeve, nėse dikush do mė pyeste nėse preferoj mė mirė gjakmarrjen apo ligjin, do i pėrgjigjesha se sot nuk kemi mė gjakmarrje por gjakderdhje pa diskriminim. Sa pėr ligj, pa mbėshtetje morale ēdo ligj i shkruar dhe nga parlamenti mė i mirė i botės nuk ka asnjė vlerė.
    Ajo qė ne nuk arrijmė tė kuptojmė sot ėshtė se Besa arrinte tė na kontrollonte jo sepse ishte ligj, por sepse ishte parim moral. Pa tė nuk jemi veēse...

    “Me ēue gjind per besė āsht kanū, me dhānė besė āsht detyrė e burrni.”
    “Tė ēosh dikė pėr tė kėrkuar Besė ėshtė ligj, ta japėsh ėshtė detyrė dhe burrėri.”

    Ligj, Detyrė dhe Burrėri! Sa larg tingėllojnė kėto fjalė sot!

    Dritan Kiēi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illyrian rex : 07-08-2012 mė 19:59

  20. #40
    Mirė se vini nė Harlan Maska e FreeByrd
    Anėtarėsuar
    05-02-2011
    Vendndodhja
    Tennessee
    Postime
    1,019
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Zėri Lexo Postimin
    Ēfare eshte BESA tek shqiptaret?

    Me kujtohet sesi nje mikut tim, ne vitet e '80-ta, i kishte ndodhur kur nje serb ne Beograd, gjate nje kontraktimi , t'i kete kerkuar dhe Besen e shqiptarit. Nuk besoj se ky ishte i vetmi njeri i huaj, qe ishte ne dijeni per besen e shqiptarit, ate e dinin dhe e dine shume popuj te botes mbare. Kur shqiptari ta ka dhen besen, eshte vrare dhe se ka thyer ate. Kjo ka qene besa tek shqiptaret, e qe sot, mendoj une, eshte luhatur goxha.
    Une dua t'ju pyes te gjithe ju, vellezer, se a ka ndryshuar besa e jone apo akoma qendron ashtu si me pare?

    Ju mirepres te gjithe ju, qe deshironi te jepni opinionin tuaj.




    Ua jap Besen e shqiptarit.
    Of course as an American I stand outside of Albanian culture but History is there for me to read and study. its such a rich unique complex subject. Is the concept of BESA what makes Albanians distinctive and apart from all other people? I see it as a special brand of honor.

    I remember S0ni telling a story of how her family sheltered an Italian soldier. Their culture, their concept of hospitality and honor mandated they risk their lives to protect an enemy soldier. Albanian Besa. I just cannot understand it. There's no way I would let my father, mother or sister risk their lives for a stranger, especially an enemy soldier. He would have to go either as a prisoner or shot between the eyes. On the other hand when Jews fled the death camps of the Nazis they were welcomed into Albanian homes with respect and kindness. These people would have preferred to die than give up their guests. Think about it. The Albanians equally protected enemy Italian soldiers and innocent Jewish families. Amazing.

    Besa appears to transcend the Bible or the Koran somewhat like the Canon of Lek. Besa aslo transcended the rule of the Romans, the Serbs, the Turks, the Nazis and the Communist dictatorship of Enver Hoxha.

    A definition of BESA from Alma Kushova, an Albanian student journalist. (Kushova? That's sounds as Albanian as my last name)

    The Albanian word besa is usually translated in English as “faith”, “trust” or “oath of peace”, but its truer meaning is “to keep the promise”. The word first gained prominence in the Kanun of Lekė Dukagjini – an assembly of customary codes and traditions made by this 15th century chieftain that, over many generations before and since, was inherited and transmitted verbally. Many of the Kanun’s rules – which governed everything from marriage and pasture rights to hospitality and the gjakmarrjė (blood-feud) – are respected even today among the extended families of mountainous northern Albania.

    In the Kanun, the besa is described as the highest authority. It is closely related to the notion of honour, so essential to personal and familial standing as to be virtually a cult; it lies so near to the heart of Albanians as to be referred to in documents as an example of “Albanianism”.

    The “man of besa” connotes a man of respect and honour, someone to whom you can trust your life and family. His opposite is besėēartur (the man who breaks besa) – with a sense not merely of unreliability, but even of craziness and banishment from the community. A man unable to save his besa is worth nothing.

    Besa also draws on biblical notions of the word as the foundation of human society: “In the beginning was the word”. From medieval times, Albanian society was ruled by the word or promise given. All human relationships – in family, community, village or ethnic area – were governed by the promise, and the responsibilities it entailed. Besa is the moral testament of Albanians since the appearance of its earliest national and social mythologies.

    The Kanun says: what is promised, must be done.

    The song-cycles, language, folklore and literature of Albania are replete with stories about and references to besa. One ballad describes the result of a besa’s violation: a woman is chosen for sacrifice by having her body entombed in the structure of a castle in order to ensure its impregnability. Rozafa castle near Shkodėr is associated with this story.

    There are also many old sayings:

    (besa can not be sold or bought in a bazaar)
    (an Albanian can sacrifice his own son for besa)
    (Albanians would die rather than break besa)
    (to Albanians’ besa is worth more than gold)



    _________________________________________________


    Sigurisht, si njė amerikan unė qėndroj jashtė tė kulturės shqiptare, por Historia ėshtė aty pėr mua pėr tė lexuar dhe studiuar. tė tilla tė saj njė subjekt unik pasur komplekse. Ėshtė koncepti i Besa ajo qė i bėn shqiptarėt tė veēantė dhe pavarėsisht nga tė gjithė njerėzit e tjerė? Unė e shoh atė si njė markė tė veēantė tė nderit.

    Mbaj mend S0ni treguar njė histori se si familja e saj strehuar njė ushtar italian. Kultura e tyre, koncepti i tyre i mikpritjes dhe nderit tė mandatuar ata rrezikojnė jetėn e tyre pėr tė mbrojtur njė ushtar armik. Shqiptare Besa. Unė thjesht nuk mund ta kuptojnė atė. Nuk ka asnjė mėnyrė unė do tė lejojė babai im, nėna ose motra rrezik jetėn e tyre pėr njė tė huaj, veēanėrisht njė ushtar armik. Ai do tė duhet tė shkojė ose si njė tė burgosur ose tė shtėnė nė mes tė syve. Nga ana tjetėr, kur ēifutėt ikėn kampet e vdekjes tė nazistėve ata u mirėpritėn nė shtėpitė e shqiptarėve me respekt dhe mirėsi. Kėta njerėz do tė kishin preferuar tė vdes se sa tė heqė dorė nga mysafirėt e tyre. Mendoni se ajo. Shqiptarėt mbrohen njėlloj ushtarėt e armikut italiane dhe familjeve tė pafajshėm hebre. Amazing.

    Besa duket tė kapėrcej Biblėn apo kuranin disi si Kanuni i Lekė. Besa aslo transcended sundimin e romakėt, serbėt, turqit, nazistėt dhe diktatura komuniste e Enver Hoxhės.

    Njė pėrkufizim i Besės nga Alma Kushova, njė gazetar shqiptar student. (Kushova? Kjo tingėllon si shqipe si emrin tim tė kaluar)

    Besa shqiptar fjalė ėshtė pėrkthyer zakonisht nė anglisht si "besim", "besim" ose "Betimi i paqes", por kuptimi i saj i vėrtetė ėshtė "pėr tė mbajtur premtimin".Fjala e parė e fituar rėndėsi nė Kanunin e Lekė Dukagjinit - njė asamble e kodeve zakonore dhe traditat e bėra nga ky kryetar shekullit 15 se, me kalimin e shumė gjeneratave para dhe pasi qė, ėshtė trashėguar dhe transmetuar gojarisht. Shumė nga rregullat e Kanunit - e cila qeverisura gjithēka nga martesa dhe kullosore tė drejtave nė mikpritjen dhe gjakmarrjė (gjak-grindje) - janė tė respektohen edhe sot nė mesin e familjeve tė zgjatura tė Shqipėrisė sė Veriut malor.

    Nė Kanun, besa ėshtė pėrshkruar si autoriteti mė i lartė. Ajo ėshtė e lidhur ngushtė me nocionin e nderit, nė mėnyrė thelbėsore pėr gjendjen personale dhe familjare qė tė jetė praktikisht njė kult, ajo shtrihet aq afėr nė zemrėn e shqiptarėve si tė pėrmendura nė dokumente si njė shembull tė "shqiptaria".

    "Njeri i besės" connotes njė njeri tė respektit dhe nderit, njeriun tė cilin ju mund tė besimit nė jetėn tuaj dhe familjen. Kundėrta e tij ėshtė besėēartur (njeriu qė thyen besėn) - me njė ndjenjė jo thjesht tė unreliability, por edhe i craziness dhe dėbim nga komuniteti. Njė njeri nė gjendje pėr tė ruajtur besėn e tij nuk ėshtė asgjė me vlerė.

    Besa gjithashtu bazohet nė nocionet biblike tė fjalės si themel tė shoqėrisė njerėzore: "Nė fillim ishte fjala". Nga kohėt mesjetare, shoqėria shqiptare u qeveris me anė tė fjalės ose premtimit tė dhėnė. Tė gjitha marrėdhėniet njerėzore - nė, familjes komunitetit fshat apo zonė etnike - u qeverisur nga premtimi, dhe pėrgjegjėsive atė tė shkaktuar. Besa ėshtė testamenti moral i shqiptarėve qė nga paraqitja e mitologjitė e hershme tė saj kombėtare dhe shoqėrore.

    Kanuni thotė: atė qė u ėshtė premtuar, duhet tė bėhet.

    Kėngė tė cikle, gjuhės, folklorit dhe letėrsisė sė Shqipėrisė janė mbushur me tregime pėr dhe referenca tė besės. Njė baladė pėrshkruan rezultatin e shkeljes besėn pėr: njė grua ėshtė zgjedhur pėr sakrificė duke varrosur trupi i saj nė strukturėn e njė kėshtjellė nė mėnyrė qė tė sigurohet pathyeshmėri e saj. Kalaja Rozafa pranė Shkodrės ėshtė i lidhur me kėtė histori.

    Ka edhe shumė thėnie tė vjetėr:

    (Besa nuk mund tė shitet ose tė blihet nė njė pazari)
    (Njė shqiptar mund tė sakrifikojė djalin e tij pėr tė besės)
    (Shqiptarėt do tė vdiste sesa tė thyer besės)
    (Tė besės sė shqiptarėve ėshtė me vlerė mė shumė se ari)

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FreeByrd : 08-08-2012 mė 00:12
    We are the part of the Cosmos that discovered and understands its unfolding story

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Paradigma e Shqiptarit negativ
    Nga RaPSouL nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-10-2010, 00:26
  2. Serbėt, thikė nė zemėr shqiptarit
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 09:34
  3. Pranga nė Damask shqiptarit tė dyshuar tė Al Kaedės
    Nga Traboini nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 05-01-2006, 12:11
  4. Triumfi shqiptarit nė gjykatėn e Londrės
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2005, 05:51
  5. Feja E Shqiptarit Asht Shqiptaria
    Nga julian72 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-02-2003, 12:18

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •