Amik Kasoruho: Librat mė tė bukur qė kam pėrkthyer
Nga
Miranda Haxhia {30/01/2012}
Jemi pothuaj njė vit pas botimit tė librit Lartėsitė e stuhishme, qė e solli pėr lexuesin shqiptar pėrkthyesi Amik Kasoruho nė bashkėpunim me shtėpinė botuese Dudaj. Dhe flasim pėr njė roman tė ri tė kėtij pėrkthyesi. Ai qė nuk dinte tė dashuronte - roman i Harold Robbins dhe sėrish Kasoruho. Duke menduar kohėn e mbushur me ngjarje, demonstratė nė janar, debat pėr zgjedhje, angazhim qytetar dhe i gjerė i pėrkthyesit me Iniciativa pėr Tiranėn, ndoshta lexuesi mendoi se pėrkthyesi, ashtu sikurse ėshtė shprehur, e kishte mbyllur kontratėn me veten pėr tė pėrkthyer. Por tundimit tė madh tė letėrsisė sė bukur nuk i reziston dot, aq mė tepėr pėrkthyesi qė numėron nė arkivin e librave tė tij tė pėrkthyer mbi gjashtėdhjetė. Nuk janė pak pėr njė vend kaq tė vogėl, por mendoj se ende ka vend nė librari pėr pėrkthime tė nivelit tė lartė dhe pėrkthyes tė rrallė, si edhe Amik Kasoruho vjen kėtė herė. Natyrisht pėr autorė tė suksesshėm si Robinsi. Nė vitet 70 nė Amerikė kishte seks, rock and roll dhe Harold Robbins
Kishit thėnė se me romanin Lartėsitė e stuhishme do mbyllnit udhėtimin e gjatė nė tunelin e pėrkthimit. Ēdritė ju shkreptiu qė u gjendėt sėrish nė njė tjetėr pėrkthim?
Mund tju them se ėshtė ndjesi e njėjtė me atė pijedashėsin e thekur qė thotė: kjo ėshtė gota e fundit, tė cilėn po e pi qė tė festoj heqjen dorė nga pija. Lartėsitė e stuhishme i Emili Brontesė ishte njė roman qė i mungonte lexuesit dhe ėshtė njė ndėr librat mė tė bukur qė kam pėrkthyer. Ende e kam nė mendje atė mėnyrė rrėfimi, atė dashuri pothuaj diabolike dhe tė dhimbshme, atė ambient anglez tipik dhe Grejnxhin ku ėshtė vendosur e tėrė ngjarja. Pas atij libri, kur mėsova se libri ėshtė pėlqyer dhe lexuar sė tepėrmi, mendova se ky lexues i dashur dhe i menēur ka nevojė edhe pėr libra tė tjerė tė mirė. Robbinsin e pėrkthej pėr herė tė pestė, pasi e nisa me Mos dashuro kurrė njė tė huaj, pastaj: Njė gur pėr Deni Fisher, Park Avenju 79, Mos mė lėr kurrė dhe sė fundmi- Ai qė nuk dinte tė dashuronte.
Mos vuan edhe pėrkthyesi nga ajo marrėdhėnia me njė shkrimtar tė caktuar, qė ndoshta ngėrthehet me tė e krijon njė harmoni tė padukshme, por pėr tė tjerėt, tejet e lexueshme?
Ju thashė, Robbins mė ka tėrhequr me mėnyrėn amerikane tė rrėfimit, thjesht, me dialogė, pastaj, Robbins ėshtė mjeshtėr nė ndėrtimin dhe shtjellimin e fabulės. Ėshtė si njė inxhinier i mirė qė ēdo tulle i gjen vendin e duhur, por edhe bukur, shumė bukur.
A kishte vėshtirėsi pėr ju ky pėrkthim?
Pėrkthimi mė futi nė dilemė pėr shkak tė titullit. Nė anglisht, origjinal titulli ishte The Carpertbaggers, nė shqip, e vetmja fjalė qė i afrohej, ishte Muhaxhirėt. Pastaj iu referova pėrkthimit nė italisht, titulli mu duk shumė i pėrshtatshėm pėr pėrmbajtjen dhe mbasi u kėshillova me botuesen, vendosa ta titulloja Ai qė nuk dinte tė dashuronte.
Pse i duhet njė Robbins tjetėr shqiptarėve?
Nė radhė tė parė, mendoj se njė libėr i mirė u duhet tė gjithėve. Pastaj, kujtoj se libri nė fjalė ėshtė njė pasqyrė shumėdimensionale e njė Amerike nė periudhėn qė nga fillimi i shekullit XX e deri pas Luftės sė Dytė Botėrore, duke pėrfshirė edhe gjigantin e industrisė amerikane kinemanė. E mė tej, kam parė nė kėtė roman shumė ngjashmėri me dėshirėn e shqiptarėve pėr tė krijuar profile ekonomike, sociale, gjithmonė nė kėrkim tė njė ėndrre tė largėt.
Ku qėndron ndryshimi mes Ai qė nuk dinte tė dashuronte me romanin e parė tė pėrkthyer nga Robbinsi: Mos dashuro kurrė njė tė huaj?
Ndryshimi ėshtė nė fabulat qė trajtohen, nė kohėn kur zhvillohen ngjarjet, nė konceptin qė shfaq, mbron apo kundėrshton autori nėpėrmjet personazheve, por ai filli i ngjashėm qė mendoj se i bėn librat e dashur, pėr mua ėshtė pėrpjekja e Robbinsit pėr tė mbushur shpirtin njerėzor me ndjesi tė forta dhe tė vėrteta, tė rralla dhe njerėzore, tė cilat janė thelbi i ēdo marrėdhėnie midis njerėzish. Te Mos dashuro
kemi njė grup shokėsh dhe fillin e jetės sė tyre nė vite, pėrplasjet, kundėrshtitė, dashuritė dhe ndarjen, kurse nė Ai qė nuk dinte
shohim figurėn e njė personazhi tė rėndėsishėm, Xhonas Kordit, dhe gjithė historinė e suksesit tė tij nė sfondin e njė Amerike qė rritej e zhvillohej. Rreth tij vėrtiten ėndrra, zhgėnjime, kontrata, suksese, lavdi, dhimbje, dėshpėrim, kurajė. Tė gjitha janė njerėzore.
A gjen Xhonas Kord nė shoqėrinė shqiptare sot?
Shoqėria shqiptare ka nxjerrė figura tė rėndėsishme, sidomos nė fushėn e ekonomisė, tė medias, tė politikės. Njerėz si Xhonas Kord ka shumė mes nesh, pasi ndjenjat dhe pėrjetimet nuk kanė kombėsi, as ngjyrė, ato pėrjetohen njėlloj nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend.
Po Rina, Xheni, apo Miriam?
Ku ka ambicie, ku ka dashuri; ku ka ėndrra, ka edhe njė emėr gruaje, apo jo? Kėto personazhe, Robbinsi i ka trajtuar me mjeshtėri dhe me art tė lakmueshėm.
A ju ka mėsuar Xhonas Kordi si tė fitoni mė shumė para?
Mirė do tė ishte, por jam vonė pėr tė mėsuar dhe shumė vonė pėr ndėrruar rrjedhėn e punėve. Kam pėrkthyer gjithmonė dhe njė kohė kur nuk mi botonin, nuk mendoja paratė. Tani ėshtė e vėshtirė tė vendos kushte. Por ėshtė problem i madh, besoj, qė pėrkthyesit paguhen shumė pak. Ndoshta ėshtė temė pėr njė bisedė mė tė gjerė, pasi ka pėrkthyes tė shkėlqyer qė duhen trajtuar me mė shumė kujdes nga shtėpitė botuese.
Libri ėshtė afėr 700 faqe. Si duruat kaq gjatė duke e punuar?
Nuk e ndjeva lodhjen, sepse libri tė tėrheq shumė. Kjo ėshtė meritė e autorit.
Libri ėshtė pėrkthyer nga anglishtja. Pse nuk kėrkoni libra tė autorėve italianė, meqė keni thėnė se nga italishtja pėrktheni me mė shumė lehtėsi nė shqip?
Unė nga italishtja kam sjellė nė shqip Pirandellon dhe dy libra tė Camillerit. Mė vjen keq qė dramat e Pirandellos nuk i ka pranuar asnjė shtėpi botuese pėr ti publikuar, duke u nisur nga mendimi se drama nuk e tėrheq lexuesin. Pėr mendimin tim, janė tė mrekullueshme. Pasi pėrktheva Pirandellon, qė pėr mua ėshtė ndėr mjeshtėrit e rrallė tė novelės dhe sidomos tė dramės, e kam pasur tė vėshtirė tė kaloja nė autorė tė tjerė italianė.
Nuk ėshtė i fundit libėr qė pėrktheni, tashmė nuk ju besojmė mė. Kush e ka radhėn mė tej?
Sapo dorėzova romanin Damka e Turpit e Nathaniel Hawthorne nė shtėpinė botuese Pegi. Ju siguroj se filmi Njolla e turpit (nxjerrė nga ky roman) ėshtė shumė i dobėt, i krahasuar me librin. Ėshtė ndėr romanet e pakėt, shkruar me mjeshtėri tė njė soji tė rrallė. Dhe po punoj pėr romanin Mosha e pafajme e Edith Wharton. Kur pėrkthej libra qė janė realizuar si filma, mė duket se konkurroj me regjisorėt. Kėtė herė me romanin Mosha e pafajme qė po pėrkthej, me regjisorin Martin Scorsese.
Si mendoni, cilėt libra duhet tė shmangin botuesit seriozė?
Besoj se shumė shtėpi botuese kėrkojnė treg me libra tė bujshėm, tė lehtė, por qė nuk lėnė gjurmė nė kulturė, nė letėrsi. Nuk them tė mos i botojnė, por tė lakmojnė edhe letėrsinė e vėrtetė. Dhe tė vlerėsojnė redaktimin e librit. Pastaj ka ardhur koha tė botojnė kolana tė autorėve tė ndryshėm. Do dėshiroja tė shikoja tė botuar nė kolanė gjithė Pirandello-n, gjithė Zweig-un, gjithė Balzac-un etj. etj.
Ju keni pasė pėrkthyer njė roman shumė tė bukur: Ah bir, o bir - i Howard Spring-ut, edhe ky botuar nga Dudaj. Por nuk i ėshtė kėshilluar mjaftueshėm lexuesit pėr ta lexuar. Mendoni se ka humbur njė rast lexuesi pėr tė marrė letėrsi tė mirė me Spring-un?
Asnjėherė nuk ėshtė vonė qė njė lexues tė marrė nė dorė njė libėr tė mirė. Romani qė ju pėrmendėt vėrtet ėshtė ndėr mė tė bukurit qė kam pėrkthyer. Po pse, a nuk mund tė bėhet njė ribotim? I duhet sugjeruar botueses.
Nėse pėr njė ēast ktheni kokėn pas nė tė gjithė librat qė i keni sjellė lexuesit nė shqip, cilin nuk do kishit pėrkthyer?
Pasi mendohem, kujtoj se nuk mė ka lėnė mbresė romani Diabolus, pasi kam pėrkthyer Kodi i Da Vinēit dhe Engjėj e djaj, i treti nuk e pėrligjte pritshmėrinė e lexuesit, e natyrisht, timen ca mė pak.
Me njė makinė shkrimi rrangallė, qė ma kishin falur shokėt, e shtypa nė tri kopje. Njė nga ato kopje ia ēova Robert Shvarcit. Ishte koha kur ai kishte pėrkthyer pėr qejf tė tij Harkun e Triumfit qė qarkullonte dorė me dorė, i daktilografuar nė Tiranė. Tė njėjtin fat pati edhe Robbinsi im. Libri nuk u botua, por kaloi dorė mė dorė
Takimi i parė i Kasoruhos me Harold Robbins nė Shqipėrinė komuniste
Mos dashuro kurrė njė tė huaj ėshtė njė pėrkthim tė cilin pėrkthyesi e do shumė, jo vetėm se romani ėshtė njė nga mė tėrheqėsit dhe njerėzorėt qė i ka takuar tė lexojė dhe ka njė dinamizėm qė tė duket sikur je duke e parė nė film. Por ishte libri i parė qė pėrkthente nga anglishtja. Nė Durrės jetonte njė familje mike e familjes sė Kasoruhos, ajo e Luigj Komaskut, qė e njihte shumė mirė anglishten. Kishin nė shtėpi njė bibliotekė shumė tė pasur dhe ai, kohė mbas kohe shkonte aty dhe merrte libra pėr tė lexuar. Njė ditė prej ditėsh, rrėfen ai, me japin njė libėr (pikėrisht Mos dashuro kurrė njė tė huaj) qė u kishte rėnė nė dorė nė njė mėnyrė tė veēantė dhe tė ēuditshme. Njė fėmijė, qė banonte pranė tyre, sheh nė njė kashun plehrash, njė libėr anglisht. Me gjasė do ta kishte lėnė aty ndonjė turist
Fėmija e dinte se ēifti Komasku e zotėronin anglishten (sot ai fėmijė duhet tė jetė mė shumė se 50 vjeē dhe mbase as qė i kujtohet kjo ndodhi) dhe ua ēon atyre nė shtėpi. Unė vendosa ta pėrktheja edhe pse nuk kisha asnjė shpresė se mund tė ma botonin. Vuajta gjatė pėrkthimit edhe sepse njė pjesė e dialogėve zhvilloheshin nė slang, nė tė folmen tipike tė mjediseve tė varfra dhe tė degraduara tė Nju-Jorkut. Por pata fat. Nė Kavajė aso kohe jetonte njė mik i babait tim, qė mė vonė, nė burg, u bė dhe imi, Skėnder Cilka, i cili ka pasė studiuar nė Nju-Jork dhe e njihte mirė edhe tė folmen slang. Atė e kam bezdisur kushedi sa herė pėr ti kėrkuar shpjegime dhe ai me njė durim qė rrallė herė e kam ndeshur te tė tjerė, mė jepte shpjegimet e duhura. Me njė makinė shkrimi rrangallė, qė ma kishin falur shokėt, e shtypa nė tri kopje. Njė nga ato kopje ia ēova Robertit (Shvarcit). Ishte koha kur ai kishte pėrkthyer pėr qejf tė tij Harkun e Triumfit qė qarkullonte dorė me dorė i daktilografuar, nė Tiranė. Tė njėjtin fat pati edhe Robbinsi im. Libri nuk u botua. Dorėshkrimi pat mbetur nė Shqipėri, kur unė ika pėr nė Itali dhe nuk di si e qysh, mbėrriti nė dorė tė ēupės sime tė hallės dhe ajo ma nisi mbas disa vjetėsh. Nė vitin 1999, nė mos qofsha gabim, mė telefonon nga Tirana Arben Basha, qė asi kohe bėnte edhe punėn e botuesit. E kishte pasė lexuar kėtė libėr si dorėshkrim, kur ai qarkullonte dorė mė dorė (aq ėshtė e vėrtetė sa e vetmja kopje qė i shpėtoi humbjes, mua mė ra nė dorė mbas 3-4 vjetėsh nga njė shok qė ma rekomandoi pėr ta lexuar(!). Pra, e kishte lexuar dhe kėrkoi tia ēoja pėr ta botuar. U botua. U ribotua. Pėr mua, si tė thashė, ka mbetur ndėr librat mė tė mirė qė kam pėrkthyer
Dhe tani vjen sėrish Robbinsi, sėrish Kasoruho pėrkrah tij dhe romani Ai qė nuk dinte tė dashuronte
Nėse jeni kuriozė tė dini se sa vlen ky roman, njė gjė ėshtė e sigurt, libri e mėson njeriun si tė ēajė nė jetė, si tė bėhet njeri, si tė pėrballet me shoqėrinė dhe pengesat pėr tė arritur atė qė dėshiron. Libri rrėfen se ēėshtė ambicia dhe vlera e parasė, ēėshtė njė bir pėr babanė dhe babai pėr djalin, ēėshtė njė burrė pėr gruan qė dashuron. Por tė gjitha kėto do ishin rrėfime sentimentale e melodramatike nėse nuk do shfaqej njė periudhė historike kur kinemaja dhe filmi bėnė epokė nė Amerikė, kur njeriu ėndėrron, kėrkon dhe realizon
A mėson njeriu tė dashurojė? Kėtė lexuesi e kupton faqe mbas faqeje dhe pa lexuar edhe paragrafin e fundit, nuk mendon dot mė shumė se ēdo lexues, nė ēdo vend tė botės qoftė. E rėndėsishme ėshtė qė libri pėrcjell mesazhe tė fuqishme pėr jetėn, pėr miqėsinė, pėr familjen dhe pėr respektin ndaj ndjenjės.
MAPO.al
Krijoni Kontakt