Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Amik Kasoruho

    Amik Kasoruho ka lindur ne Tirane ne vitin 1932. Ne Shqiperi u fut ne burg ne moshe te re duke qene se i kishte kundershtuar regjimit te asaj kohe. Sot jeton ne Itali me gjithe familjen qe nga viti 1990.

    Librat e tij te publikuara jane :
    Enderr e keqe ne mes-shekull (1997) ;
    Cmimi i nje enderre (2000) dhe
    Fluturimi i gjate per nje ore.



    Ka perkthyer ne shqip shkrime te Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick O'Brian, John Selby etj.

    Eshte fitues i cmimit special te jurise ne konkursin Eks & Tra per shkrimtaret emigrante ne vitin 1999.

    Ne 2000 ka marre cmimin "Civitas - Arberia 2000 Calabria" per mirembajtjen e revistes italo-shqiptare te arberesheve "Katundi Yne".

  2. #2
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Fiori! metodike, si gjithnje, ke bere nje pune te mire perseri...

    mbaj mend, se libri i pare i publikuar i Amik Kasoruhos, qe ka shume mundesi te jete;...''Enderr e keqe ne mes-shekull'', hapej pake a shume keshtu:
    ...per ata qe nuk e kane jetuar regjimin komunist, pasi te mbarojne faqen e fundit te ketij libri, do te thone; sa i paska zmadhuar gjerat! kurse per ata qe jetuan ne diktature do te thone; se nuk paska thene as gjysmat!

    e pata lexuar ate liber, ''me nje fryme'', gjate nje udhetimi nga Tirana, ne Selanik...

    nga njerez te mij shume te afert, kam degjuar per qendrimin e tij dinjitoz, gjate periudhes se internimit ne Goce te Kavajes...
    megjithate, kam qene me pershtypjen, se, Amik Kasoruho, ka lindur ne Gjirokaster.

  3. #3
    “Nesėr e ke pushim, hė?”

    Kisha menduar se i kisha hedhur tej gjithė kujtimet e mė shumė se gjysmėshekulli mė parė. Por ato tė gėrryejnė dhe tė aviten si pėr tė kujtuar se jeta ėshtė njė varg kujtimesh dhe ngjarjesh, tė ngjashme me vargjet e qepėve tė thata qė ngulin nikoqirėt nė tė plasurat mes gurėve tė ballkonit a tė qilarit; e kalimi i viteve nuk i zhduk, edhe pse zhvoshken, e ndonjė prej tyre kalbet dhe rrėzohet pėr tė mos u rikthyer kurrė mė; i ngurtėson e u jep formė, si tė jenė pengje stalaktitesh tė varura nė tavanet e shpellave tė shpirtit. Jeta nuk ėshtė ajo qė ke jetuar, por ajo qė kujton dhe si e kujton pėr ta treguar atė. Tė vjetrat dhe tė rejat janė nė njė lojė tė ngjashme me dėshirėn pėr tė jetuar dhe me hapat drejt fundit qė vijnė duke u pakėsuar.

    Nė moshėn time, ngjarjet e vogla bėhen tė mėdha, ato tė mėdhatė zhbėhen e pikėllohen para pafuqisė pėr tė ndalur kohėn. Kur gazetarja mė kėrkoi njė ese pėr ditėt e fundit tė vitit, mendja mė shkoi te kufiri i ēdonjėrit vit dhe rėndėsia qė merr kjo ndarje nė bilancin e jetės. Ēfarė ke bėrė pėr vete? Pėr njerėzit? Pėr vendin tėnd? Oh, kam bėrė njė gjė qė do doja ta bėja para njėzet vjetėsh:- kam vėnė flatra dragoi dhe kam kapėrcyer detin nė gjithė largėsinė e tij. Nga brigjet e panjohura dhe tė huaja renda nė vendin tim, jo pėr tė thyer dritaret e qelive tė atij burgut tė famshėm diktatorial, por pėr tė qenė pranė njerėzve tė mi, me kujdesin dhe maturinė qė fjala dhe mendimi tė kenė dėlirėsinė e zogjve nė fluturim, me menēurinė e pemės qė lėshon rrėnjė e krijon rrathėt e saj vit pas viti. Kujtimet janė hije qė nuk mund tė shiten, sado tė mundohet dikush t’i blejė shtrenjtė. Unė erdha nė vendin tim bashkė me to. Ėshtė “torba” e vetme qė nuk e lagu dot deti i largėsisė dhe nuk e dogji dot malli.

    * * *

    “Nesėr e ke pushim, hė?”

    Ishte zėri i gardianit, natėn e ndėrrimit tė vitit 1949, kur hapi dritarezėn dhe mė zgjati tasin me ēorbė. Nuk e mora vesh ē’deshi tė thoshte. Pastaj e pyeta: “Pushim? Pse pushim?” dhe ai, duke shprehur njė farė habie m’u gjegj: “Si pse? Nesėr fillon Viti i Ri! Nuk punon njeri nesėr”

    U ktheva dhe u ula nė dysheme. Nuk kisha ndier heshtje mė tė thellė e mė tė plotė. Nuk dėgjoheshin gėrvima birucash tė hapeshin e tė mbylleshin, nuk dėgjoheshin hapa tė rėndė kėpucėsh ushtarake nėpėr korridor dhe, ēuditėrisht, nuk ndjeva shqetėsimin e ēdo dite: “Tani do tė vijnė tė mė marrin!” Hetuesia ishte bėrė njė farė trokitje e orės, sikur tė rrėfente se kaloi njė ditė, erdhi dita tjetėr.

    Ndryshe nga ēdo atmosferė feste, qelitė u mbėshtollėn nga njė qetėsi e mbushur me kujtimet e secilit. Dikush kujtonte fėmijėt, gruan, tokėn, shtėpinė. Secili duhej tė mbetej vetėm nė botėn e tij, tė cilės kujtimet i jepnin pėrmasa tė reja. Ndėrsa unė qė sapo kisha mbushur shtatėmbėdhjetė vjet, para njė muaji, kisha shumė pak kujtime. Ėndrrat ishin vrarė, ose, nėse ndonjėra rrėshqiste nga ndonjė cep i mendjes sime, dridhej nė heshtje prej frikės.

    * * *

    Njė natė kryeviti nė Burrel. Tė ndryrė nė njė kaush e pritėm atė natė tė trishtuar, ndoshta edhe si kishim pritur tė gjitha netėt e tjera, sepse nė thelb nuk kishte asnjė ndryshim prej tyre: e dinim qė ishte nata e fundit tė vitit, por asgjė mė shumė. Ditėn edhe mund ta merrnim me mend sa ishte ora: hapja e dyerve pėr shėtitjen e mėngjesit, leximi i gazetės, ndarja e kaēamakut tė drekės, apo tė darkės, por pastaj asgjė mė. Dikė edhe e kishte zėnė gjumi. Nuk e priste ndėrrimin e viteve. Nė fund tė fundit ē’rėndėsi kishte?

    Edhe Viti i Ri do tė futej nė vargun e viteve anonime dhe monotone tė burgimit. Njė tjetėr ua kishte ngulur vėshtrimin hekurave tė dritareve rrėzė tavanit: sa mund tė jetė ora? A thua ėshtė afruar Viti i Ri? Edhe sa do qė tė vijė? Nuk dėgjoheshin zėra: ishte e ndaluar tė bisedoje pas orės 21.00. Ndoshta secili fliste me veten. Apo me kujtimet. Njė zė, andej rrėzė dritareve, nė njė shenjė kohe, pėshpėriti: “Erdhi! Viti i Ri erdhi!” Ne qė ishim zgjuar, kthyem kokėn nga ai si tė donim ta pyetnim: “Si e more vesh?” dhe ai, duke na shikuar me njė farė qortimi (“po pse nuk e dėgjuat?”), sikur tė ishte njė gjė fare e thjeshtė, na u pėrgjigj tė gjithė neve: “U ndėrruan rojat...”

    * * *

    Mė shumė kurajė duhet pėr tė harruar sesa pėr tė kujtuar. E mua mė mungon kjo kurajė, ose nuk e dėshiroj, pėr sa kohė ora shėnon gjithmonė njė ditė mė pak nė jetėn time. Tashmė jam ulur nė trungun e jetės sime dhe kėrkoj diku, mes plasave tė dheut ndonjė filiz tė ri, tė lėngshėm, tė gjelbėr jete. Kam nevojė tė pėrkėdhel. Rrudhat e lėkurės sė dorės sime kanė nevojė tė ndiejnė atė njomėshtirė, pėr sa kohė nuk janė ndėrruar ende rojat.

    27 dhjetor 2010

    Shqip
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anėtarėsuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    305

    Amik Kasoruho: Dorėshkrimi i vetėm i tim eti, sendi mė i ēmuar

    Amik Kasoruho: Dorėshkrimi i vetėm i tim eti, sendi mė i ēmuar
    Amik Kasoruho: Dorėshkrimi i vetėm i tim eti, sendi mė i ēmuar

    MAPO.al {19/10/2013}

    Emri:  kasoruho-foto-ok.jpg

Shikime: 1254

Madhėsia:  9.6 KB
    (Pyetėsori i Marsel Prustit)

    Thonė se e kaluara ėshtė njė vend i mirė pėr ta vizituar, por kurrė njė vend i mirė pėr tė qėndruar. Amik Kasoruho ndoshta do tė kishte dashur tė qėndronte paksa thjeshtė dhe vetėm pėr tė marrė njė diplomė Universiteti.

    Cila ėshtė ideja jote pėr lumturinė?

    Nuk besoj se ekziston lumturia si tėrėsi mė vete.
    Mendoj se ekzistojnė ēaste lumturie pėr tė cilėt e vlen tė shpresosh, tė pėrpiqesh, tė presėsh. Madje edhe tė flijosh.

    Cila ėshtė frika mė e madhe?

    Ēasti kur njeriu mund tė ndihet i pafuqishėm nė jetė dhe pėrfundon tė mos jetė vetvetja.

    Kė person tė gjallė admironi mė shumė?

    Ata qė admiroj mė sė shumti janė mes tė vdekurve, shumė rrallė mes tė gjallėve.

    Cili ėshtė ai tipar i tė tjerėve qė tė ngjall mėshirė?

    Frika nga e vėrteta por edhe guximi i tyre pėr tė gėnjyer. Nuk mė ngjallin vetėm mėshirė, por edhe mėri e krupė.

    Ekstravaganca jote mė e madhe?

    Pėr moshėn qė jam, ekstravagancė konsideroj faktin qė gdhihem dhe ngrysem duke punuar.

    Cili ėshtė udhėtimi yt i preferuar?

    Rruga qė mė shpie nė varret e prindėrve tė mi.

    Nė ē’rast mund tė gėnjesh?

    Nuk e kam mėsuar kėtė lloj zeje.

    Personi qė pėrēmon mė shumė?

    Atė qė ėshtė i pabesė dhe mosmirėnjohės.

    Cilat fjalė ose shprehje pėrdor mė shpesh?

    Fjalėn “tė paēa” .

    Pengu yt mė i madh?

    Qė nuk mė lejuan tė pėrfundoj shkollėn e lartė, as unė, dhe as fėmijėt e mi.

    Kur dhe ku ke qenė i lumtur?

    Kur kam parė pėr herė tė parė emrin tim tė shtypur nė letėr si autor apo pėrkthyes i njė libri.

    Nė ē’gjendje shpirtėrore je tani?

    Si njė skulpturė akulli qė fillon tė shkrijė nėn rrezet e diellit.

    Nėse do tė mundeshe tė ndryshoje diēka nga vetja, ēfarė do tė ishte?

    Do tė doja tė thosha “jo” mė me ngulm, tė mos besoja kaq lehtė.

    Ē’gjė e konsideron arritjen tėnde mė tė madhe?

    Gjithēka qė pėr herė tė parė e kam parė tė mishėruar tek bashkėvuajtėsit e mi tė burgut. (dashurinė pėr dijen, respektin pėr njeriun, tolerancėn, kurajėn pėr tė mos u rrėzuar).

    Po tė vdisje dhe tė mund tė mishėroheshe nė njė tjetėr njeri apo diēka tjetėr, ēfarė do tė doje tė ishe?

    Njė pemė, me qėllim qė njerėzit tė merrnin prej saj, degėt, frutat, drurin pėr njė djep a ēifteli, apo qoftė edhe trungun pėr t’u ēlodhur sipėr tij.

    Cili ėshtė sendi mė i ēmuar qė zotėron?

    Njė letėr e zverdhur, e grisur anėve, me shkrimin e babait tim nė fundin e vitit 1950. Ėshtė i vetmi dorėshkrim qė kam prej tij.

    Cilėn quan pikėn mė tė thellė tė mjerimit?

    Dyfytyrėsia e njeriut.

    Ku do tė pėlqente tė jetoje?

    Sikur tė rifilloja nga e para, do tė zgjidhja gjithmonė Tiranėn.

    Ndėr veprimtaritė qė merresh, cila ėshtė e preferuara jote?

    Pėrkthimi letrar.

    Cila ėshtė karakteristika juaj mė e spikatur?

    Qetėsia. Nuk di tė ngre zėrin.

    Veēoria qė pėlqen mė shumė te njė mashkull?

    Pėrkora.

    Veēoria qė pėlqen mė shumė te njė femėr?

    Pėrkushtimi.

    Cilėt janė shkrimtarėt e preferuar?

    Mund tė mbush njė faqe. Por mund tė veēoj Dostojevskijn pėr romanet, Ēehovin pėr dramat, Zweigun pėr biografitė, Pirandellon pėr novelat, Lamartine-in pėr poezitė.

    Cili ėshtė heroi yt nė art dhe kulturė?

    Ata qė kanė mundur t’i mbijetojnė kohės. Ata qė kur krijojnė nuk mendojnė se do tė bėhen tė lavdishėm, por se po kryejnė misionin qė u ėshtė ngarkuar nga jeta. Janė shumė: po pėrmend vetėm dy: Michelangelon dhe Beethovenin.

    Cilėt ke heronj nė jetėn reale?

    Nuk kam njohur heronj nė jetėn time.

    Cilat gjėrat nuk tė pėlqejnė fare?

    Dhuna, mujshia, mendjemadhėsia: shkurt ato qė e zhveshin njeriun nga vlerat e tij.

    Si do tė tė pėlqente tė vdisje?

    Nuk pėrmendet litari nė shtėpinė e atij qė ka varur veten! Vdekja nuk ėshtė ndėr preferencat e mia!

    Cila ėshtė motoja juaj?

    Njė shprehje e meshtarit italian Don Tonino Bello: “Njerėzit janė si engjėjt, por me nga njė flatėr. Pėr tė fluturuar duhet tė rrinė tė pėrqafuar.”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga CRO : 12-07-2014 mė 06:01

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anėtarėsuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    305

    Post Amik Kasoruho: Unė si personazh i Ayn Rand-it

    Amik Kasoruho: Unė si personazh i Ayn Rand-it

    Amik Kasoruho: Unė si personazh i Ayn Rand-it

    Emri:  download-515.jpg

Shikime: 1145

Madhėsia:  6.2 KB

    Intervistoi: Miranda Haxhia {18/05/2013}

    Jeta si kėshilltar i Presidentit tė Republikės, Bujar Nishani, e ka privuar tė shkruajė publicistikė, edhe pse janė shumė ngjarje qė e kanė tronditur dhe vazhdojnė ta tronditin jetėn e tij. Por Amik Kasoruho gjen gjithmonė kohė pėr download (5)pėrkthimin. Njė tjetėr vepėr e autores Ayn Rand ėshtė nė duart e tij dhe sė shpejti do tė vijė nė shqip.

    Sė fundmi ju keni publikuar njė pėrmbledhje publicistike. E fillojmė me titullin “Pa mėri”. Duket sikur ėshtė simbolika e kohės qė po jetojmė, apo jo?

    Pėr titullin jam menduar gjatė, ishte gjėja e fundit qė u zgjidh. Kisha ndėrmend njė shprehje tė Tacitio-s “Qėllimi im ėshtė tė referoj pa mėri apo njėanshmėri ēėshtje, tė cilave u rri larg” . Besoj se pėrmbush edhe brendinė e librit, parė nga tė gjitha pikėvėshtrimet, edhe nė ato shkrime kur mė ėshtė dashur tė shkruaj me ngulm, pėr njė ēėshtje qė mė kanė tronditur shumė, siē ishte dhuna kundėr institucioneve mė 21 janar, apo ajo lloj mėnyre e grevės sė urisė nė sheshin para Kryeministrisė. Edhe kur kam ndier fyerje tė pajustifikueshme, jam pėrgjigjur me mėnyrėn time: “Pa mėri”. Koha qė po jetojmė, nuk ka nevojė pėr mėri. Ndoshta kjo mėri na pengon tė ecim pėrpara.

    Tani nuk shkruani aq shumė. Nuk tronditeni mė?

    Tronditem, kur ish tė pėrndjekurit i vėnė zjarrin vetes, njė sakrificė qė mė duket e pamotivuar; kur politikanėt luajnė me integrimin e vendit nė BE, kur shoh njė tė paaftė tė dalė e tė japė mend nė media…Por tronditem kur udhėtoj dhe shikoj sa po ndryshon Shqipėria. Rruga qė e bėja nė baltė e shi pėr vite me radhė nga Gosa nė Boshtovė, ėshtė bėrė pėrrallore. Mė tronditin pemėtaritė, vreshtat dhe fermat qė kanė krijuar miqtė e mi, bashkėfshatarė tė krahinės sė Gosės. Shqipėria zien nga idetė, nga puna dhe nga zhvillimi. E kjo tė trondit…pėr mirė, sigurisht.

    I kthehemi librit. Nė libėr janė shumė intervista, shumė prej tyre realizuar kėto tre-katėr vitet e fundit. Krijohet pėrshtypja se dolėt nga ‘asgjėja’ dhe shkėlqyet nė ambientet shqiptare. Ē’ėshtė kjo dukuri? Ngurronit mė parė?

    Ishte i vėshtirė pėr mua kthimi. Kam punuar tėrė jetėn duke menduar se pėrkthimet nuk do botoheshin, apo edhe sikur tė botoheshin, do mungonte emri im si pėrkthyes. Por ja, ju gazetarėt pak e nga pak mė ngritėt lart me ēka keni shkruar dhe unė ju falenderoj tė gjithėve. Ndoshta e keni tepruar me lėvdatat pėr punėn time. Kam shkruar dhe pėrkthyer gjithė jetėn. Zoti, siē duket, m’i ka ruajtur ‘pėrkėdhelitė’ e fatit nė kėtė moshė.

    Nuk harroni nė ēdo rast interviste tė pėrmendni Robert Shvarcin. Kaq shumė vlen miqėsia me tė?

    Ėshtė miku im mė i mirė i gjithė jetės. E meriton. Ėshtė ndėr pėrkthyesit e rrallė. Mė vjen keq qė nuk po e vlerėsojnė aq shumė kolegėt tuaj. Ditėn kur Shvarci mbushte 10 vjet qė u nda nga jeta, nė fund tė prillit, ndoqa nė Tv njė emision pėr tė ndjerin Ardian Klosi. Me gjithė respektin qė kam pėr veprėn e tij, por do doja tė flitej pėr veprėn e Shvarcit, atė ditė. Pasi janė shumė larg njėri-tjetrit si nivel. Ky fenomen rrezikon krijimin e miteve tė rrema.

    Cila ėshtė intervista mė e bukur qė ju keni realizuar?

    Nuk di ta them, secila ka bukurinė e saj. Por intervistat ballasi janė mė tė mira, sesa ato qė bėhen me postė elektronike. Emocioni pėrcillet mė bukur, natyrisht edhe unė marr emocione dhe pėrcjell sinqeritet. Mė ka lėnė mbresa intervista e parė me gazetarin Mustafa Nano nė emisionin “Deja vu”. Por secila intervistė ka rėndėsinė e saj. E dalloj dhe e vlerėsoj mė shumė atė gazetar apo gazetare qė e ka lexuar librin, para se tė kėrkojė tė flasim pėr tė.

    Pyetja mė e vėshtirė qė ju ėshtė bėrė?

    Kur mė kėrkojnė tė flas pėr vuajtjet e mia. Ka patur tė tjerė qė kanė vuajtur mė shumė. Ē’duhet tė thotė dikush qė ka vuajtur 30 vjet nė burg?

    Megjithatė, burgu juaj ishte nė moshėn 17-vjeēare, mosha kur personaliteti vritet. Nėse shkon njė 25-vjeēar nė burg, ai ėshtė i formuar. Tė fillosh jetėn me shtatė vite burg nė kurriz, me hetuesi…qė veē njerėzore nuk qenė… ėshtė e vėshtirė. Si ia dolėt?

    Mbijetova dhe u jam mirėnjohės shokėve tė burgut, njerėzve mė tė menēur me tė cilėt kam patur fatin tė mėsoj pėr librat, pėr gjuhėt e huaja dhe pėr jetėn. Kisha pėrfytyrimin e njė babai tė dashur, mė ndihmonte nėna ime me karakterin e saj. Mė ka mbėshtetur bashkėshortja ime gjithė jetės. U jam mirėnjohės.

    Pėr ju kanė shkruar edhe tė tjerė, ashtu si edhe keni botuar. Cili shkrim ju ka mbetur nė mendje?

    Ėshtė njė letėr nga njė vajzė e panjohur, e cila ma dėrgoi me postė. Quhet Iris Xholi. Mė bėri pėrshtypje pjekuria e saj, mendimet dhe mėnyra si shkruante. Ato shkrime qė kam botuar, janė tė zgjedhura prej meje.

    U bė kohė qė nuk po shkruani mė nė media. Jeni i penguar nga roli i kėshilltarit tė Presidentit?

    E ndiej. Ėshtė shumė e vėshtirė tė shkruash kur ke mė shumė liri pėrqark, por ėshtė e vėshtirė tė mos shkruash kur tė pengon qenia pjesė e stafit tė Presidentit. Jeta shqiptare ėshtė e fortė, dinamike. Ndonjėherė shkrimi tė del nga shpirti. Jam pėrqendruar te pėrkthimi, e kam vlerėsuar si detyrim ndaj lexuesit qė kėrkon librin e mirė.

    Po pėrktheni? Apo mbas ‘Revolta e Atlasit’ keni nevojė pėr pushim?

    E kam kohėn me pikatore. Nuk mund tė rri pa punuar. ‘Revolta e Atlasit’ mė ndryshoi shumė. Ayn Rand, me 1000 e ca faqe libėr tregoi tė keqen e madhe qė i vjen njerėzimit nga injoranca, nga diktatura, nga pushteti i tepruar i qeverive mbi ekonominė dhe jetėn e vendit. Dua tė ndihmoj edhe unė njerėzit me pėrkthime tė kėtij lloji. Mė dukej vetja si njė personazh i Ayn Rand-it. A nuk e zhduku diktatura mendjen, trurin, njerėzit e shkolluar dhe tė ditur? A nuk na e morėn pronėn? A nuk u varfėrua vendi ynė deri nė kufijtė ekstremė? A nuk dėgjojmė sot pėr ‘taksa progresive’? Mua mė tremb ēdo derivat i asaj diktature, qoftė edhe i shprehur nė forma moderne. Ndėrkohė po pėrkthej njė roman tjetėr tė Ayn Rand, “The Fountainhead”.

    Mendoni se ju bėn tė pasur shitja e kėtij libri?

    Veē njė deklarate tė znj. Rama kur tha nė Tv se libri ‘Kurban’ i solli mjaft fitime autorit, nuk kam dėgjuar asnjė shkrimtar tė pasurohet nga librat. (Po tė pėrjashtojmė Kadarenė). Por unė vlerėsoj njė pasuri tjetėr, kur dikush ėshtė ndalur dhe mė ka pyetur: “Kur do dalė vėllimi 3 i ‘Revolta e Atlasit’”, apo kur mė kanė falenderuar pėr “Lartėsitė e stuhishme”. Falenderoj Shtėpinė Botuese “Pegi” dhe znj. Loreta Berhami, si dhe Qendrėn Kombėtare tė Artit dhe Kulturės, qė mundėsuan botimin e kėtij libri.

    MAPO.al
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga CRO : 12-07-2014 mė 05:56

  6. 2 antarėt mė poshtė falenderuan CRO pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Do Not Tread On (12-07-2014),G@briel (13-08-2014)

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anėtarėsuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    305

    “Pa mėri”, publicistika e jetės sė Amik Kasoruhos

    “Pa mėri”, publicistika e jetės sė Amik Kasoruhos

    “Pa mėri”, pėrmbledhja publicistike e pėrkthyesit, shkrimtarit dhe publicistit Amik Kasoruho, botuar nėn kujdesin e Qendrės Kombėtare tė Artit dhe Kulturės nga Shtėpia Botuese “Pegi”, sjell njė profil mediatik tė Kasoruhos. Nė libėr pėrfshihen shkrime dhe intervista tė autorit dhėnė gazetarėve shqiptarė; janė edhe shkrime tė autorėve tė ndryshėm pėr veprimtarinė e Amik Kasoruhos. Libri ka njė strukturė tė ndėrtuar vetėm pėrmes shkrimeve, letrave, intervistave. Nėse nė hyrje, nė vend tė parathėnies ėshtė njė profil i botuar nė gazetėn MAPO nga Alfred Lela, si prolog ėshtė botuar njė letėr prej zj. Iris Xholi, e cila ia ka dėrguar personalisht autorit; nė mbyllje si epilog ėshtė sėrish njė letėr e shkurtėr emocionuese e studiuesit tė letėrsisė shqipe nė Universitetin “La Sapienza” tė Romės, e arbėreshit, Prof.Elio Miraēo, ish-nxėnėsit dhe mė vonė bashkėpunėtor i Ernest Koliqit, i cili ia dėrgoi autorit ditėn kur mbushi 80 vjeē. Mes kėtyre kornizave janė intervista qė nga ato mė tė hershmet, realizuar nga Arta Marku, Zefina Hasani, Ragip Sylaj, e deri te shkrimet e fundit qė gazetarė tė ndryshėm kanė shkruar nė bashkėbisedim me autorin. Vlera e kėtij libri ėshtė se njė pėrkthyes i ri mund tė gjejė kėshilla tė thjeshta dhe tė menēura pėr tė ardhmen e vet; njė gazetar i ri mund tė mėsojė si tė eksplorojė nė botėn e njė njeriu qė pėr shkak tė jetės, rrethanave, punės dhe vullnetit ka krijuar njė profil tė veēantė dhe tė tejmbushur me tituj librash tė pėrkthyer, libra tė botuar, nė Shqipėri dhe jashtė saj. Njė lexues i panjohur mund tė mėsojė pėr jetėn e vėshtirė dhe trillet qė ajo i dhuron njeriut, mėson se sa e vėshtirė ėshtė pėr njė djalosh t’ia thyejnė ėndrrat qysh nė rininė e hershme, por e mėsojnė se nė jetėn e tij, njeriu pėrfton edhe nga tastet e njė makine shkrimi; njė botė e re vėshtrohet edhe nga njė libėr i shkruar nė gjuhėn e huaj, i gjetur nė njė kosh mbeturinash, personaliteti dhe integriteti formohen dhe gdhenden duke marrė mė tė mirėn nga bashkėvuajtėsit, emrat e tė cilėve i bėjnė nder vendit. Libri ka edhe njė vlerė tė thjeshtė, por thelbėsore, sepse ēdokush qė do ta lexojė, do pėrthithė emocionet e njė kohe, tė njė regjimi, tė njė jete, tė njė miqėsie qė, nė rastin konkret, tė Amik Kasoruhos i ka rrėnjėt nė familjen nga e cila rrjedh, nė vuajtjet dhe peripecitė e jetės sė familjes dhe ato tė tijat, nė dashurinė pėr librin dhe bibliotekėn, nė marrėdhėniet me autorė tė shquar qė ka sjellė nė gjuhėn shqipe, nė marrėdhėnien fisnike qė krijon me njerėzit. Ėshtė ende pak e njohur njė fushė tjetėr e autorit, publicistika, sidomos ajo pjesė e botuar nė mediat italiane e qė nuk ėshtė pėrfshirė nė kėtė vėllim, pėr shkak se janė tė gjitha botime nė gjuhėn italiane e qė kėrkojnė njė impenjim mė tė madh nga ana e autorit pėr t’i renditur e botuar. Janė tė rėndėsishme pėr shkak tė vlerės dokumentare, por edhe pėr tė njohur atė pjesė migrimi tė autorit, kur kontributi i tij pėr Shqipėrinė ishte po aq i madh sa ka qenė i njohur kėtu, kėto tre katėr vitet e fundit.

    Titulli i librit: Pa Mėri (publicistika e jetės sime)
    Shtėpia Botuese: Pegi & QKAK
    Emri:  Pa-meri.jpg

Shikime: 1292

Madhėsia:  61.7 KB

    MAPO.al
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga CRO : 12-07-2014 mė 06:06

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anėtarėsuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    305

    Amik Kasoruho, Njeri i letrave dhe burrė zotni

    Amik Kasoruho, a man of letters and a gentleman

    Amik Kasoruho, a man of letters and a gentleman* (Amik Kasoruho, Njeri i letrave dhe burrė zotni.)

    Alfred Lela {03/11/2012}

    Amik Kasoruho, edhe nė telefon, edhe kur e takon personalisht, tė ngjan me njė prej atyre personazheve tė librave tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė, prej tė cilėve edhe, mjeshtėrisht, ka pėrkthyer disa. Ndoshta nga Lartėsitė e stuhishme, ndoshta nga Mosha e pafajėsisė. Pa e lidhur drejtpėrdrejt me ndonjė personazh, por verbi dhe bartja e vetes i japin aurėn e diēkaje dhe dikujt tė ndodhur kohė mė parė, pėrcjellė te ne nga dėshira e njerėzimit pėr tė pasur njė lidhje me nobilitetin e sė shkuarės. Amik Kasoruho, nė kėtė dekadė tė dytė tė mijėvjeēarit tė tretė, mbushur me shenja tė reja e kaotike tė komunikimit tė njerėzimit, ėshtė ndėr tė rrallėt qė e meriton dhe e bart emrin zotni.

    Pėrzihen tek ai, si kolonja mbi njė fytyrė tė saporruar, hija e errėt e burrave tė nėntėqindtės dhe kadenca e portretit tė skocezit tė njėmijė-e-nėntėqind-e-nėtėdhjetės, Sean Connery. Jo mplakje gjen nė portrete tė tilla, por burra qė tė shtyjnė tė mendosh pėr kohėn kur kanė qenė djelmosha.

    Bėn mirė tė mos e ėndėrrosh kohėn dhe fatin e kohės kur Amik Kasoruho ka qenė djalosh. Nė vitin e shtatėmbėdhjetė tė jetės e arrestuan, nė vitin e tretė tė shkollės sė mesme, bash nė atė kohė kur nė gjakun dhe ndijimet e djelmoshave mėshojnė dėshirat dhe mėsyjnė qiejt e pakufi tė sė nesėrmes. Tė atit i numėruan plumbin e nxehtė dhe birit i hodhėn ēelikun e ftohtė tė prangave. Pas shtatė viteve burg, pjesa tjetėr e jetės, 27 mote, u mbyt nė getot e reja, tė Shqipėrisė sė diktaturės sė proletariatit, luftės sė klasave dhe ‘barazisė’ sė kujtdo tepronte. Emrat e atyre vendeve ku u mbollėn kėto geto, pa burgjet, kampet e punės, barakat e internimi, do tė mbeteshin pėrjetė nė gjeografi. Por, pikėrisht pėr shkak tė zisė dhe tė tmerrit qė bartnin, hynė nė histori. I njohim tė gjithė, i madh e i vogėl, zgafellat ku ‘riedukoheshin’ kundėrshtarėt.

    Si mundet pra, qė nuk e ka lėnė hijeshia, as e jashtme dhe as e brendshme, Amik Kasoruhon, qė u lind nė vitin 1932, u burgos kur ishte 17 vjeē, nė vitin 1949, pėr tė dalė prej andej 7 vjet mė vonė nė moshėn 24-vjeēare, nė vitin 1956, e pėr ta kaluar pjesėn tjetėr tė jetės, deri nė vitin 1990, i internuar? Po tė pyesėsh Amikun, nuk besoj se do mundet, ose do tė jetė shumė modest pėr tė prodhuar njė pėrgjigje. Por, ajo gjendet diku te librat e tij: tekstet origjinale apo shqipėrime autorėsh tė huaj. Njė duzinė mbajnė firmėn e tij. Mė i fundit, njė pėrmbledhje historiko-eseistike nėn titullin Shqipėria, ankthi dhe ėndrra flet pikėrisht pėr projeksionin tek ai tė komunizmit dhe tė kohės sė tij. Ky ėshtė ankthi gjysmėshekullor. Ėndrra fillon me hapjen e Shqipėrisė, rėnien e komunizmit botėror, 1990-ėn qė i dha fund internim-burgut tė tij disadekadash.

    Amik Kasoruho, ashtu si i dalė nga romanet qė vetė ka pėrkthyer, tė shtyn tė pyesėsh mbi mundėsitė e situatave tė pėrmbysura. Ēdo kish qenė vetė dhe ēdo kishim qenė ne, sikur ai dhe lloji i tij tė mos kishin qenė tė pėrmbysurit? Sikur ata, nė fakt, tė drejtonin vendin dhe punėt e tij. Gjasat janė, ato emrat e vendeve qė dolėn nga gjeografia e hynė nė histori tė kishin mbetur aty. I tillė: me dhimbjen, por i papėrkulur; me moshėn, por i paplakur, Amik Kasoruho, na dėshmon me anė letrash dhe gjestesh se ai ėshtė a man of letters and a gentleman.

    *Njeri i letrave dhe burrė zotni.

    MAPO.al

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anėtarėsuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    305

    Post Shqipėria e rrėfyer nga Kasoruho nė njė libėr qė kėrkohet ende nė Itali

    Shqipėria e rrėfyer nga Kasoruho nė njė libėr qė kėrkohet ende nė Itali

    Shqipėria e rrėfyer nga Kasoruho nė njė libėr qė kėrkohet ende nė Itali

    nga Maurizio Schoepflin

    I botuar pėr herė tė parė nė vitin 1993 dhe ribotuar pėr herė tė katėrt, kėtė vit nė Itali libri “Njė ankth gjysmėshekullor, Shqipėria e Enver Hoxhės” i Amik Kasoruhos, ndiqet ende me kėrshėri dhe vėmendje, si tė botohej pėr herė tė parė. Dhe kjo bėhet e veēantė kur njerėzit qė e lexojnė dhe shprehen pėr rėndėsinė dhe vlerat e tij, janė tė huaj. Herėn e fundit vėmendja e studiuesve dhe kritikės nuk e ka lėnė nė heshtje kėtė libėr, i cili pėr fat tė keq (por edhe pėr fat tė mirė, sepse do vijė nė treg sė shpejti) nė Shqipėri u botua vetėm nė vitin 1996, botim i cili sot nuk gjendet mė nėpėr libraritė tona. Ishte koha kur nė Shqipėri botohej shumė pak, ishte koha kur ende dėshirės pėr botime tė librave antikomunistė i mungonte guximi dhe thellėsia e mendimit tė qetė, tė pjekur dhe tė besueshėm. Recensioni i mėposhtėm ėshtė i shkruar nga profesori i filozofisė dhe shkencave politike, Maurizio Schoepflin, qė njėkohėsisht bashkėpunon me njė numėr gazetash dhe revistash. Po ashtu ėshtė autor i njė numri tė konsiderueshėm librash. Shkrimi nė fjalė ėshtė botuar nė gazetėn “Libero”, nė gusht tė 2012-ės me rastin e ribotimit tė librit tė Kasoruhos nė Itali.

    “Fjalėt janė gjithmonė mė fisnike kundrejt egėrsisė sė ngjarjeve”, ky pohim i shkruar nga Gaetano Dammaēo, profesor i Universitetit tė Barit tė Italisė, nė parathėnie ėshtė ēelėsi mė i mirė pėr tė lexuar librin e Amik Kasoruhos, “Un Incubo di mezzo secolo”. L’albania di Enver Hoxha (Besa Editrice). Po, sepse pėr shembull, ne jemi mėsuar tė themi “Shqipėria e Enver Hoxhės” , sikurse themi “Gjermania e Hitlerit”, apo “Rusia e Stalinit”, pa u kujtuar qė pas kėtyre pėrcaktimeve, qė ndoshta mezi mund tė durohen nė njė manual aseptik historie, fshihen makthe nė plot kuptimin e fjalės. Ai i Shqipėrisė sė Enver Hoxhės zgjati pothuajse gjysmė shekulli, siē na kujton Kasoruho, studiues i lindur nė Tiranė, sot pothuaj tetėdhjetėvjeēar, tė cilit regjimi komunist i pati pushkatuar tė atin, vuajti shtatė vjet burg e njėzetenjė vjet i dėbuar nė njė fshat tė vogėl me rreth njė mijė banorė. Ja pėrse – dhe pėr fat tė mirė – libri i Kasoruhos nuk ėshtė ashtu sikurse na thotė pėrsėri Dammaēo, njė tekst historie, por “rrėfimi i njė pėrvoje tė projektuar nė ngjarjet historike qė kanė karakterizuar njė epokė dhune, shumė pak tė njohur, sidomos nė thelbin e mesazhit qė na ėshtė transmetuar; njė epokė nė tė cilėn u konsumua pėrpjekja mė e egėr e zvetėnimit tė identitetit tė njeriut”. Por nuk duhet harruar se ėshtė rrėfimi i pėrvojės sė njė makthi, qė fillon qysh gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe zgjatet disa vjet pas vdekjes, nė prill tė vitit 1985 tė Hoxhės, liderit komunist qė kishte shkretuar shoqėrinė shqiptare. Njė pesėdhjetėvjeēar, pothuajse i papėrshkrueshėm, sepse, siē kemi thėnė, fjalėt nuk janė nė gjendje tė rrėfejnė ēmendurinė e tmerrshme qė e karakterizojnė.

    Nė qendėr tė gjithēkaje ėshtė mashtrimi, guri i qoshes sė sistemit komunist shqiptar. Nė lidhje me kėtė, Kasoruho kujton njė ngjarje plot kuptim: ndėrtesa ku u mblodh Asambleja Kushtetuese, pas pak kohe u bė seli e Teatrit tė Operės dhe Baletit, si pėr tė simbolizuar pėrzierjen tragjike midis komedisė sė regjimit dhe komedisė sė skenės qė karakterizoi pesėdhjetė vjet histori tė vendit tė shqiponjave, cilado qofshin lajmet e vendit tė shqipeve. Ēdo lajm i shpallur nga autoritetet ishte i rremė. Krahas gėnjeshtrės, kontrolli mbytės i gjithēkaje dhe i tė gjithėve, i zbatuar nė njė komb tė vogėl, ku i vetmi burim qė mund tė konsultohej, ishin veprat e diktatorit tė kuq. Kini kujdes: edhe fjala “kontroll” duhet kuptuar mirė, sepse gjatė makthit shqiptar, nėnkuptonte tortura, internime, pushkatime. Ja sesi Kasoruho e pėrkufizon kėtė pėrzierje mashtrimi dhe shtypjeje: “Nė pesėdhjetė vjetėt e jetės sė vet, Partia bėri gjithēka: nuk i njohu meritat e pionierėve tė vet, mohoi aleatėt e kohės, i mohoi parimet e shpallura si tė paprekshme, paraqiti si demokraci totalitarizmin mė tė pakualifikueshėm, shtypi me njė egėrsi tė paparė ēdo lėvizje demokratike (…) E detyroi popullin e vet tė njohė urinė shpirtėrore dhe fizike, pretendoi tė interpretonte interesat e kombit, pa marrė mendimin dhe pa respektuar popullin. Nuk qe njė parti, qe njė makth nė pushtet”. Mė nė fund gjithēka pėrfundoi, por zgjimi nuk ishte i lehtė: “Duhet rivendosur njė ekuilibėr shoqėror, moral dhe shpirtėror”, thotė Kasoruho. Dhe pėrfundon zemėrlėnduar: “Ka ardhur ora”.

    MAPO.al

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anėtarėsuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    305

    Amik Kasoruho: Librat mė tė bukur qė kam pėrkthyer

    Amik Kasoruho: Librat mė tė bukur qė kam pėrkthyer

    Amik Kasoruho: Librat mė tė bukur qė kam pėrkthyer

    Nga Miranda Haxhia {30/01/2012}

    Jemi pothuaj njė vit pas botimit tė librit “Lartėsitė e stuhishme”, qė e solli pėr lexuesin shqiptar pėrkthyesi Amik Kasoruho nė bashkėpunim me shtėpinė botuese “Dudaj”. Dhe flasim pėr njė roman tė ri tė kėtij pėrkthyesi. Ai qė nuk dinte tė dashuronte - roman i Harold Robbins dhe sėrish Kasoruho. Duke menduar kohėn e mbushur me ngjarje, demonstratė nė janar, debat pėr zgjedhje, angazhim qytetar dhe i gjerė i pėrkthyesit me Iniciativa pėr Tiranėn, ndoshta lexuesi mendoi se pėrkthyesi, ashtu sikurse ėshtė shprehur, e kishte mbyllur “kontratėn” me veten pėr tė pėrkthyer. Por tundimit tė madh tė letėrsisė sė bukur nuk i reziston dot, aq mė tepėr pėrkthyesi qė numėron nė arkivin e librave tė tij tė pėrkthyer mbi gjashtėdhjetė. Nuk janė pak pėr njė vend kaq tė vogėl, por mendoj se ende ka vend nė librari pėr pėrkthime tė nivelit tė lartė dhe pėrkthyes tė rrallė, si edhe Amik Kasoruho vjen kėtė herė. Natyrisht pėr autorė tė suksesshėm si Robinsi. Nė vitet ’70 nė Amerikė kishte seks, rock and roll dhe Harold Robbins…

    Emri:  Amik-Kasoruho.jpg

Shikime: 1338

Madhėsia:  22.9 KB

    Kishit thėnė se me romanin “Lartėsitė e stuhishme” do mbyllnit udhėtimin e gjatė nė tunelin e pėrkthimit. Ē’dritė ju shkreptiu qė u gjendėt sėrish nė njė tjetėr pėrkthim?

    Mund t’ju them se ėshtė ndjesi e njėjtė me atė pijedashėsin e thekur qė thotė: kjo ėshtė gota e fundit, tė cilėn po e pi qė tė festoj heqjen dorė nga pija. Lartėsitė e stuhishme i Emili Brontesė ishte njė roman qė i mungonte lexuesit dhe ėshtė njė ndėr librat mė tė bukur qė kam pėrkthyer. Ende e kam nė mendje atė mėnyrė rrėfimi, atė dashuri pothuaj diabolike dhe tė dhimbshme, atė ambient anglez tipik dhe Grejnxhin ku ėshtė vendosur e tėrė ngjarja. Pas atij libri, kur mėsova se libri ėshtė pėlqyer dhe lexuar sė tepėrmi, mendova se ky lexues i dashur dhe i menēur ka nevojė edhe pėr libra tė tjerė tė mirė. Robbinsin e pėrkthej pėr herė tė pestė, pasi e nisa me Mos dashuro kurrė njė tė huaj, pastaj: Njė gur pėr Deni Fisher, Park Avenju ’79, Mos mė lėr kurrė dhe sė fundmi- Ai qė nuk dinte tė dashuronte.

    Mos vuan edhe pėrkthyesi nga ajo marrėdhėnia me njė shkrimtar tė caktuar, qė ndoshta ngėrthehet me tė e krijon njė harmoni tė padukshme, por pėr tė tjerėt, tejet e lexueshme?

    Ju thashė, Robbins mė ka tėrhequr me mėnyrėn amerikane tė rrėfimit, thjesht, me dialogė, pastaj, Robbins ėshtė mjeshtėr nė ndėrtimin dhe shtjellimin e fabulės. Ėshtė si njė inxhinier i mirė qė ēdo tulle i gjen vendin e duhur, por edhe bukur, shumė bukur.

    A kishte vėshtirėsi pėr ju ky pėrkthim?

    Pėrkthimi mė futi nė dilemė pėr shkak tė titullit. Nė anglisht, origjinal titulli ishte “The Carpertbaggers”, nė shqip, e vetmja fjalė qė i afrohej, ishte Muhaxhirėt. Pastaj iu referova pėrkthimit nė italisht, titulli m’u duk shumė i pėrshtatshėm pėr pėrmbajtjen dhe mbasi u kėshillova me botuesen, vendosa ta titulloja Ai qė nuk dinte tė dashuronte.

    Pse i duhet njė Robbins tjetėr shqiptarėve?

    Nė radhė tė parė, mendoj se njė libėr i mirė u duhet tė gjithėve. Pastaj, kujtoj se libri nė fjalė ėshtė njė pasqyrė shumėdimensionale e njė Amerike nė periudhėn qė nga fillimi i shekullit XX e deri pas Luftės sė Dytė Botėrore, duke pėrfshirė edhe gjigantin e industrisė amerikane – kinemanė. E mė tej, kam parė nė kėtė roman shumė ngjashmėri me dėshirėn e shqiptarėve pėr tė krijuar profile ekonomike, sociale, gjithmonė nė kėrkim tė njė ėndrre tė largėt.

    Ku qėndron ndryshimi mes Ai qė nuk dinte tė dashuronte me romanin e parė tė pėrkthyer nga Robbinsi: Mos dashuro kurrė njė tė huaj?

    Ndryshimi ėshtė nė fabulat qė trajtohen, nė kohėn kur zhvillohen ngjarjet, nė konceptin qė shfaq, mbron apo kundėrshton autori nėpėrmjet personazheve, por ai filli i ngjashėm qė mendoj se i bėn librat e dashur, pėr mua ėshtė pėrpjekja e Robbinsit pėr tė mbushur shpirtin njerėzor me ndjesi tė forta dhe tė vėrteta, tė rralla dhe njerėzore, tė cilat janė thelbi i ēdo marrėdhėnie midis njerėzish. Te Mos dashuro… kemi njė grup shokėsh dhe fillin e jetės sė tyre nė vite, pėrplasjet, kundėrshtitė, dashuritė dhe ndarjen, kurse nė Ai qė nuk dinte… shohim figurėn e njė personazhi tė rėndėsishėm, Xhonas Kordit, dhe gjithė historinė e suksesit tė tij nė sfondin e njė Amerike qė rritej e zhvillohej. Rreth tij vėrtiten ėndrra, zhgėnjime, kontrata, suksese, lavdi, dhimbje, dėshpėrim, kurajė. Tė gjitha janė njerėzore.

    A gjen Xhonas Kord nė shoqėrinė shqiptare sot?

    Shoqėria shqiptare ka nxjerrė figura tė rėndėsishme, sidomos nė fushėn e ekonomisė, tė medias, tė politikės. Njerėz si Xhonas Kord ka shumė mes nesh, pasi ndjenjat dhe pėrjetimet nuk kanė kombėsi, as ngjyrė, ato pėrjetohen njėlloj nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend.

    Po Rina, Xheni, apo Miriam?

    Ku ka ambicie, ku ka dashuri; ku ka ėndrra, ka edhe njė emėr gruaje, apo jo? Kėto personazhe, Robbinsi i ka trajtuar me mjeshtėri dhe me art tė lakmueshėm.

    A ju ka mėsuar Xhonas Kordi si tė fitoni mė shumė para?

    Mirė do tė ishte, por jam vonė pėr tė mėsuar dhe shumė vonė pėr ndėrruar rrjedhėn e punėve. Kam pėrkthyer gjithmonė dhe njė kohė kur nuk m’i botonin, nuk mendoja paratė. Tani ėshtė e vėshtirė tė vendos kushte. Por ėshtė problem i madh, besoj, qė pėrkthyesit paguhen shumė pak. Ndoshta ėshtė temė pėr njė bisedė mė tė gjerė, pasi ka pėrkthyes tė shkėlqyer qė duhen trajtuar me mė shumė kujdes nga shtėpitė botuese.

    Libri ėshtė afėr 700 faqe. Si duruat kaq gjatė duke e punuar?

    Nuk e ndjeva lodhjen, sepse libri tė tėrheq shumė. Kjo ėshtė meritė e autorit.

    Libri ėshtė pėrkthyer nga anglishtja. Pse nuk kėrkoni libra tė autorėve italianė, meqė keni thėnė se nga italishtja pėrktheni me mė shumė lehtėsi nė shqip?

    Unė nga italishtja kam sjellė nė shqip Pirandellon dhe dy libra tė Camillerit. Mė vjen keq qė dramat e Pirandellos nuk i ka pranuar asnjė shtėpi botuese pėr t’i publikuar, duke u nisur nga mendimi se “drama nuk e tėrheq lexuesin”. Pėr mendimin tim, janė tė mrekullueshme. Pasi pėrktheva Pirandellon, qė pėr mua ėshtė ndėr mjeshtėrit e rrallė tė novelės dhe sidomos tė dramės, e kam pasur tė vėshtirė tė kaloja nė autorė tė tjerė italianė.

    Nuk ėshtė i fundit libėr qė pėrktheni, tashmė nuk ju besojmė mė. Kush e ka radhėn mė tej?

    Sapo dorėzova romanin Damka e Turpit e Nathaniel Hawthorne nė shtėpinė botuese ‘Pegi’. Ju siguroj se filmi “Njolla e turpit” (nxjerrė nga ky roman) ėshtė shumė i dobėt, i krahasuar me librin. Ėshtė ndėr romanet e pakėt, shkruar me mjeshtėri tė njė soji tė rrallė. Dhe po punoj pėr romanin “Mosha e pafajme” e Edith Wharton. Kur pėrkthej libra qė janė realizuar si filma, mė duket se konkurroj me regjisorėt. Kėtė herė me romanin Mosha e pafajme qė po pėrkthej, me regjisorin Martin Scorsese.

    Si mendoni, cilėt libra duhet tė shmangin botuesit seriozė?

    Besoj se shumė shtėpi botuese kėrkojnė treg me libra tė bujshėm, tė lehtė, por qė nuk lėnė gjurmė nė kulturė, nė letėrsi. Nuk them tė mos i botojnė, por tė lakmojnė edhe letėrsinė e vėrtetė. Dhe tė vlerėsojnė redaktimin e librit. Pastaj ka ardhur koha tė botojnė kolana tė autorėve tė ndryshėm. Do dėshiroja tė shikoja tė botuar nė kolanė gjithė Pirandello-n, gjithė Zweig-un, gjithė Balzac-un etj. etj.

    Ju keni pasė pėrkthyer njė roman shumė tė bukur: – Ah bir, o bir - i Howard Spring-ut, edhe ky botuar nga ‘Dudaj’. Por nuk i ėshtė kėshilluar mjaftueshėm lexuesit pėr ta lexuar. Mendoni se ka humbur njė rast lexuesi pėr tė marrė letėrsi tė mirė me Spring-un?

    Asnjėherė nuk ėshtė vonė qė njė lexues tė marrė nė dorė njė libėr tė mirė. Romani qė ju pėrmendėt vėrtet ėshtė ndėr mė tė bukurit qė kam pėrkthyer. Po pse, a nuk mund tė bėhet njė ribotim? I duhet sugjeruar botueses.

    Nėse pėr njė ēast ktheni kokėn pas nė tė gjithė librat qė i keni sjellė lexuesit nė shqip, cilin nuk do kishit pėrkthyer?

    Pasi mendohem, kujtoj se nuk mė ka lėnė mbresė romani “Diabolus”, pasi kam pėrkthyer Kodi i Da Vinēit dhe Engjėj e djaj, i treti nuk e pėrligjte pritshmėrinė e lexuesit, e natyrisht, timen ca mė pak.
    Me njė makinė shkrimi rrangallė, qė ma kishin falur shokėt, e shtypa nė tri kopje. Njė nga ato kopje ia ēova Robert Shvarcit. Ishte koha kur ai kishte pėrkthyer pėr qejf tė tij “Harkun e Triumfit” qė qarkullonte dorė me dorė, i daktilografuar nė Tiranė. Tė njėjtin fat pati edhe Robbinsi im. Libri nuk u botua, por kaloi dorė mė dorė


    Takimi i parė i Kasoruhos me Harold Robbins nė Shqipėrinė komuniste

    “Mos dashuro kurrė njė tė huaj” ėshtė njė pėrkthim tė cilin pėrkthyesi e do shumė, jo vetėm se romani ėshtė njė nga mė tėrheqėsit dhe njerėzorėt qė i ka takuar tė lexojė dhe ka njė dinamizėm qė tė duket sikur je duke e parė nė film. Por ishte libri i parė qė pėrkthente nga anglishtja. Nė Durrės jetonte njė familje mike e familjes sė Kasoruhos, ajo e Luigj Komaskut, qė e njihte shumė mirė anglishten. Kishin nė shtėpi njė bibliotekė shumė tė pasur dhe ai, kohė mbas kohe shkonte aty dhe merrte libra pėr tė lexuar. “Njė ditė prej ditėsh, rrėfen ai, me japin njė libėr (pikėrisht “Mos dashuro kurrė njė tė huaj”) qė u kishte rėnė nė dorė nė njė mėnyrė tė veēantė dhe tė ēuditshme. Njė fėmijė, qė banonte pranė tyre, sheh nė njė kashun plehrash, njė libėr anglisht. Me gjasė do ta kishte lėnė aty ndonjė turist… Fėmija e dinte se ēifti Komasku e zotėronin anglishten (sot ai fėmijė duhet tė jetė mė shumė se 50 vjeē dhe mbase as qė i kujtohet kjo ndodhi) dhe ua ēon atyre nė shtėpi. Unė vendosa ta pėrktheja edhe pse nuk kisha asnjė shpresė se mund tė ma botonin. Vuajta gjatė pėrkthimit edhe sepse njė pjesė e dialogėve zhvilloheshin nė “slang”, nė tė folmen tipike tė mjediseve tė varfra dhe tė degraduara tė Nju-Jorkut. Por pata fat. Nė Kavajė aso kohe jetonte njė mik i babait tim, qė mė vonė, nė burg, u bė dhe imi, Skėnder Cilka, i cili ka pasė studiuar nė Nju-Jork dhe e njihte mirė edhe tė folmen slang. Atė e kam bezdisur kushedi sa herė pėr t’i kėrkuar shpjegime dhe ai me njė durim qė rrallė herė e kam ndeshur te tė tjerė, mė jepte shpjegimet e duhura. Me njė makinė shkrimi rrangallė, qė ma kishin falur shokėt, e shtypa nė tri kopje. Njė nga ato kopje ia ēova Robertit (Shvarcit). Ishte koha kur ai kishte pėrkthyer pėr qejf tė tij “Harkun e Triumfit” qė qarkullonte dorė me dorė i daktilografuar, nė Tiranė. Tė njėjtin fat pati edhe Robbinsi im. Libri nuk u botua. Dorėshkrimi pat mbetur nė Shqipėri, kur unė ika pėr nė Itali dhe nuk di si e qysh, mbėrriti nė dorė tė ēupės sime tė hallės dhe ajo ma nisi mbas disa vjetėsh. Nė vitin 1999, nė mos qofsha gabim, mė telefonon nga Tirana Arben Basha, qė asi kohe bėnte edhe punėn e botuesit. E kishte pasė lexuar kėtė libėr si dorėshkrim, kur ai qarkullonte dorė mė dorė (aq ėshtė e vėrtetė sa e vetmja kopje qė i shpėtoi humbjes, mua mė ra nė dorė mbas 3-4 vjetėsh nga njė shok qė ma rekomandoi pėr ta lexuar(!). Pra, e kishte lexuar dhe kėrkoi t’ia ēoja pėr ta botuar. U botua. U ribotua. Pėr mua, si tė thashė, ka mbetur ndėr librat mė tė mirė qė kam pėrkthyer…” Dhe tani vjen sėrish Robbinsi, sėrish Kasoruho pėrkrah tij dhe romani “Ai qė nuk dinte tė dashuronte”…Nėse jeni kuriozė tė dini se sa vlen ky roman, njė gjė ėshtė e sigurt, libri e mėson njeriun si tė ēajė nė jetė, si tė bėhet njeri, si tė pėrballet me shoqėrinė dhe pengesat pėr tė arritur atė qė dėshiron. Libri rrėfen se ē’ėshtė ambicia dhe vlera e parasė, ē’ėshtė njė bir pėr babanė dhe babai pėr djalin, ē’ėshtė njė burrė pėr gruan qė dashuron. Por tė gjitha kėto do ishin rrėfime sentimentale e melodramatike nėse nuk do shfaqej njė periudhė historike kur kinemaja dhe filmi bėnė epokė nė Amerikė, kur njeriu ėndėrron, kėrkon dhe realizon… A mėson njeriu tė dashurojė? Kėtė lexuesi e kupton faqe mbas faqeje dhe pa lexuar edhe paragrafin e fundit, nuk mendon dot mė shumė se ēdo lexues, nė ēdo vend tė botės qoftė. E rėndėsishme ėshtė qė libri pėrcjell mesazhe tė fuqishme pėr jetėn, pėr miqėsinė, pėr familjen dhe pėr respektin ndaj ndjenjės.

    MAPO.al

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anėtarėsuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    305

    Post Amik Kasoruho / “Revolta e Atlasit” homazh pėr ajkėn qė burgosi diktatura

    “Revolta e Atlasit” homazh pėr ajkėn qė burgosi diktatura

    “Revolta e Atlasit” homazh pėr ajkėn qė burgosi diktatura

    MAPO.al {04/02/2013}

    Amik Kasoruho: Kur pėrkthej faqe qė flasin pėr marrjen e fabrikės, pėr shtetėzime, pėr boshatisje dyqanesh, pėr varfėri dhe eksperimente me farėn e sojės pėr t’ua dhėnė njerėzve si ushqim, mė kujtohet pikėrisht ky vend, Shqipėria, mė krijohet ideja sikur Ayn Rand ka jetuar nė Shqipėri dhe e ka shkruar pėr ne kėtė libėr. E pėrkthej kėtė roman edhe si njė homazh pėr ajkėn e njerėzve mendjendritur qė u burgosėn gjatė diktaturės

    Emri:  atlas.jpg

Shikime: 1092

Madhėsia:  8.6 KB

    Nė njė sondazh tė vitit 1991, “Revolta e Atlasit” rezultoi si libri i dytė mė influencues pas Biblės. Libri ka shitur mbi 30 milionė kopje gjatė gjithė historisė sė tij dhe ėshtė botuar nė 23 gjuhė tė ndryshme. Ai ka shitur 3 milionė kopje vetėm nė tre vite, nga 2008-a deri mė 2010-n, periudhė kur libri u “rikthye nė modė”. Qė nga viti i botimit tė tij, “Revolta e Atlasit” ka qenė nė mėnyrė tė vazhdueshme njė nga librat mė popullorė nė ShBA. Libri u rendit nė vendin e gjashtė nė listėn e librave mė tė shitur tė “Neė York Times”-it, tri ditė mbas botimit. Ai mbeti nė listė pėr 21 javė dhe arriti nė vendin e katėrt. “Revolta e Atlasit” ėshtė romani i katėrt dhe i fundit i Ayn Rand-it. I botuar pėr herė tė parė nė vitin 1957 nė ShBA, ai konsiderohet si kryevepra e saj. Historia zhvillohet nė njė shtet tė identifikuar si Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Nė kėtė shtet, politikat sociale dhe ndėrhyrjet shtetėrore, gjithmonė e nė rritje, kthehen gradualisht nė pengesė pėr aktivitetin e njerėzve “tė ndritur”. Pyetja qė rrėshqet nė ēdo faqe tė librit fillon tė bėhet gjithmonė e mė e qartė: “Parazitėt” do tė ngadhėnjejnė apo do tė vetėshkatėrrohen? Tema e romanit “Revolta e Atlasit”, siē e ka pėrshkruar vetė autorja, ėshtė “roli i mendjes sė njeriut tė lirė”. Libri eksploron disa tema, si mbrojtja e arsyes, e individualizmit, e kapitalizmit dhe falimentimet e veprimeve shtetėrore. Libri ka 1160 faqe dhe, pėr kėtė arsye, nė shqip ai botohet me tre vėllime, qė do tė ndjekin ndarjen origjinale nė tri pjesė. Pėrkthyesi i librit ėshtė Amik Kasoruho, i cili ka nė dorė tashmė vėllimin e tretė dhe tė fundit “Revola e Atlasit”


    Z. Kasoruho, ju po pėrktheni pas dy tė parėve, vėllimin e tretė tė njė romani tė Ayn Rand “Revolta e Atlasit”. Atėherė, si mendoni, bisedojmė pėr pėrkthimin, apo pėr vlerat e kėtij libri, qė e thėnė mes nesh na ka goditur shumė.

    Pas kaq shumė pune si pėrkthyes, mendoj se ėshtė hera e parė qė po pėrkthej njė roman qė mbush edhe shumė “pengje”qė i ndiejmė si barrė pėr t’ua pėrcjellė brezave mė tej. E kam fjalėn te filozofia e kėsaj shkrimtareje filozofe. Libėr i vėshtirė pėr t’u pėrkthyer, por ėshtė njė rrjedhė qė tė rrėmben si ujėrat e turbullta, shirat e bollshme qė mė pas lėnė shkėlqimin e ylberit. Romani tė bėn mė tė menēur, tė shton mė shumė respektin pėr mendjen dhe vlerat. Ta jep diktaturėn nė pėllėmbė tė dorės, por nė njė formė qė nuk e kam parė nė letėrsi. E dija qė romani “Ne tė gjallėt” ishte i pari roman antikomunist qė u botua nė Amerikė, kur shkrimtarja u arratis. Ne e lexonim nėn dorė, fshehurazi, por ky takim me kėtė libėr tė kėsaj autoreje ėshtė pėr mua njė eksperiencė e rrallė. Quajeni fat apo ironi, por mes gjithė vendeve tė tokės, kam lindur nė atė mė pak tė denjin pėr njė mbrojtėse tė flaktė tė individualizmit, shkruan Ayn Rand, e cila u lind dhe u rrit nė Rusi, nė njė familje tė pasur. Pas revolucionit tė tetorit njohu shkatėrrimin qė solli bolshevizmi, e mė pas i kushtoi jetėn dhe veprėn e saj luftės kundėr gjithė diktaturave qė shkatėrrojnė njeriun, pronėn, vlerat mė tė larta qė i vijnė njerėzimit nga inteligjenca dhe mendja. Dhe besoj se ajo ia ka dalė, pas romanit “Ne tė gjallėt”, “The Fountainhead” qe vėrtet njė shtysė e mirė pėr tė arritur kulmin me “Revoltėn e Atlasit”.

    Pėrse e zgjodhėt pikėrisht ju kėtė roman, pasi keni sjellė brishtėsinė e “Mosha e pafajėsisė” sė fundit, kjo ėshtė njė hulli tjetėrlloj si eksperiencė pėrkthimi?

    Tani qė po pėrfundoj vėllimin e tretė, jam krenar si rrallė herė qė e kam pėrkthyer, sepse ėshtė si njė shprehje respekti pėr gjithė klasėn tonė, tė njerėzve qė u shkatėrruan mbas vitit 1944. Kur pėrkthej faqe qė flasin pėr marrjen e fabrikės, pėr shtetėzime, pėr boshatisje dyqanesh, pėr varfėri dhe eksperimente me farėn e sojės pėr t’ua dhėnė njerėzve si ushqim, mė kujtohet pikėrisht ky vend, Shqipėria, mė krijohet ideja sikur Ayn Rand ka jetuar nė Shqipėri dhe e ka shkruar pėr ne kėtė libėr. E pėrkthej kėtė roman edhe si njė homazh pėr ajkėn e njerėzve mendjendritur qė u burgosėn gjatė diktaturės. Ndoshta ata qė erdhėn nė pushtet e kuptonin se rreziku mė i madh i pushtetit tė tyre ishte mendja e njeriut. Dija, shkenca, pėrparimi. E dinin se sundohet mė lehtė njė popull i paditur, sesa i ditur. Mendoj shpesh qė ky libėr u duhet shumė tė gjithė njerėzve qė kanė respekt pėr veten e tyre, pėr pronėn, pėr punėn krijuese, pėr zhvillimin.

    Kujtojmė se nė libėr kemi shpesh pėrshkrime tė rrokaqiejve, tė njė kalendari madhėshtor qė ndjek hap pas hapi ngjarjet nė datat e tyre, jetėn e njė vendi qė shkon drejt kolapsit ekonomik. Poshtė tyre gėlojnė personazhe tė pėrshkruar mjeshtėrisht, si Edi Uillers, Lilian Riarden, Ēerril Tagart, Henk Riarden. E mbi tė gjitha: Kush ėshtė Xhon Gallti?

    Xhon Gallti nė mėnyrė figurative ėshtė njė krizė ekonomike, njė kolaps politik, njerėzor, njė varfėri dhe njė alarm pėr njė diktaturė qė troket. Xhon Gallti ėshtė njė personazh qė njihet shumė pėr fjalimin e tij historik. Xhon Gallti ėshtė ēdonjėri qė ka respekt pėr individin, pėr paranė, pėr punėn, pėr fitimin me djersėn e ballit. Misteri i tij zbulohet pak e nga pak nė vėllimin e tretė. Por nė jetėn reale, ka vend gjithmonė pėr njė parullė “Kush ėshtė Xhon Gallt?”, kur pushteti i shtrin tentakulat mbi tė drejtat dhe liritė e tjetrit, kur zhvat, vjedh, mashtron dhe mbahet nė kėmbė duke pėrvetėsuar punėn e tjetrit.

    Autorja i ndan personazhet nė tė mirė dhe tė kėqij. Libri ėshtė i mirė si filozofi, po si letėrsi?

    Ėshtė roman qė tė intrigon. Libri lėviz nė kohė, nė pėrshkrim. Veē atyre personazheve “tė kėqij” dhe “tė mirė”, ka perla nė libėr. Edi Uillers dhe meditimet e tij janė tė mrekullueshėm. Syri i punėtorit qė punon ndershmėrisht, dashuron nė heshtje dhe e lufton tė keqen me punėn e tij. Por jo si skllav. Po kėshtu Liliana, megjithėse del e urryer, por tė mbetet nė mendje pėr vėrtetėsinė nė pėrshkrimin qė i bėn autorja. Megjithatė… ndonjėherė mos dalin personazhe … qė janė mė tė menēur se autorja… Besoj se janė tė gjitha nė funksion tė filozofisė sė saj, ndoshta pėr kėtė ka shkruar romanin. E dimė qė kur botoi romanin “The Fountainhead”, nė tė cilin shpėrthyen shkėndija tė egoizmit, individualizmit, objektivizmit, u shty shumė tė botonte njė platformė tė plotė tė filozofisė sė saj. Por mbi tė gjitha romani ka etikė, njė kulturė tė plotė dhe fjali qė tė habisin pėr ndėrthurjen e tyre. Ka detaje qė bien nė sy kur kapėrcen kohėt. Pėr shembull flitet pėr hekurudha si mjete transporti, radio si mjet komunikimi, rrokaqiej dhe pėrshkrime qė nė tė shumtėn e herės vėshtrojnė -…jashtė dritares…

    Botuesja ka goditur nė shenjė duke kėrkuar ta pėrkthenit ju. Mendoni se ia vlen kjo punė?

    Ėshtė libėr i mirė. Ndėr pak raste tė librave qė pėrkthej, qė mendoj se duhet ta lexojnė sa mė shumė njerėz, mbi tė gjitha: juristėt, politikanėt, ekonomistėt, studentėt. Sot, kur fjala e intelektualėve ėshtė kaq shumė e zhvlerėsuar sa tė kujton njė shprehje tė Ayn Randit kur thotė se njė gram pushtet ka vlerėn e njė kilogrami intelekt. Ėshtė njė raport qė duhet tė ndryshojė nė funksion tė inteligjencės dhe tė mendjes sė ditur. Mė vjen keq qė po mbaron kjo trilogji. Po mė trazohet mendja tė pėrkthej edhe romanin tjetėr tė Ayn Rand, “Burimi”, qė ėshtė frymėzuar nga arkitekti i famshėm amerikan Frank Lloyd Ėright.

  12. 2 antarėt mė poshtė falenderuan CRO pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Do Not Tread On (12-07-2014),G@briel (13-08-2014)

  13. #11
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anėtarėsuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    305

    Amik Kasoruho iku, pas tij mbeti heshtja

    Amik Kasoruho iku, pas tij mbeti heshtja

    Amik Kasoruho iku, pas tij mbeti heshtja
    Nga Aida Tuci {06/05/2014}

    Nuk dihet ēfarė mund ta ketė tronditur pėrkthyesin dhe shkrimtarin tė premten e 28 marsit kur ėshtė ulur dhe ka shkruar kėto radhė, ndoshta tė fundmet shkruar prej tij: “Po mė lodh sherri, njėanshmėria, shpirtligėsia, lehtėsia me tė cilėn harrojmė tė mirėn, mirėnjohjen, faktin qė i kapėrcejmė pa tė keq caqet e mirėsjelljes. Ka shumė ligėsi qė do tė doja tė mbrapseshin nga dėshira pėr tė bėrė mirė, pėr tė qenė tė mirė, mė njerėzorė, mė tolerantė. Ndoshta kėrkoj shumė”

    Emri:  kasoruho.jpg

Shikime: 1312

Madhėsia:  5.5 KB

    Amik Kasoruho iku qetėsisht nė udhėtimin e fundit, nė rrugėn qė e shpie nė varret e prindėrve tė tij nė Durrės. Do tė prehet pėrgjithmonė pranė tyre. Ishte 82-vjeē. Njė ndalesė e vogėl nė Kishėn e Shėn Luēisė, ku do tė kremtohet edhe mesha e pėrcjelljes sė pėrkthyesit nga familjarėt; djali, vajza dhe bashkėshortja e tij. Pėrkthyesi, shkrimtari dhe publicisti iku nė njė ditė plot angazhime pėr politikėn qė turret tė nderojė dėshmorėt e saj.

    Iku pa bujė, pa ceremoni, pa fjalė, ashtu qetėsisht pa ngritur zėrin. “Faleminderit, mė fal qė po tė mundoj.”- ishin fjalėt e fundit qė i tha mjekut. Pastaj nuk foli mė.

    Nė shtėpinė e tij nė Tiranė ku jetonte prej vitesh me qira, dorėshkrimet kanė mbetur mbi tavolinėn e punės. Janė 41 poezi tė pabotuara, kujtime dhe pėrsiatje mbi fenomene tė ditės apo ngjarje qė tronditnin pėrditshmėrinė e tij. Nuk dihet ēfarė mund ta ketė tronditur pėrkthyesin dhe shkrimtarin tė premten e 28 marsit kur ėshtė ulur dhe ka shkruar kėto radhė, ndoshta tė fundmet shkruar prej tij: “Seē kam njė dėshirė tė shkruaj diēka, t’i shkruaj dikujt. Diēka qė tė mė shkundte nga njėfarė apatie. Nuk di ēfarė mund tė shkruaj dhe as kujt. Nesėr ndryshon ora. Do tė doja tė ndryshonin edhe gjėra tė tjera. Shumė tė tjera. Po mė lodh sherri, njėanshmėria, shpirtligėsia, lehtėsia me tė cilėn harrojmė tė mirėn, mirėnjohjen, faktin qė i kapėrcejmė patėkeq caqet e mirėsjelljes. Ka shumė ligėsi qė do tė doja tė mbrapseshin nga dėshira pėr tė bėrė mirė, pėr tė qenė tė mirė, mė njerėzorė, mė tolerantė. Ndoshta kėrkoj shumė. Nuk ua kėrkoj kėtė gjė tė tjerėve. Ky ėshtė njė shndėrrim qė duhet tė niset e tė pėrfundojė sė pari te vetvetja. Ėshtė e vėshtirė. Ėshtė e vėshtirė sepse, nė fund tė fundit, na kushtėzon jeta rreth nesh. Qė tė ndryshojė kjo njėmendje duhet tė ndryshojmė ne vetė nė radhė tė parė. Dhe nuk ėshtė e lehtė. Nuk mjaftoka tė duash tė jetosh nė harmoni mes njerėzve. U dashka tė heshtėsh para gėnjeshtrės, tė mbyllėsh sytė para vrazhdėsisė dhe tė mjaftohesh vetėm duke simpatizuar atė qė vuan, pa qenė i zoti t’i dalėsh krah, sepse nuk ke guxim ose sepse qenka mė e fortė ndjenja e ruajtjes sė vetvetes sesa ajo e solidaritetit. Edhe ata qė nuk e kanė pėsuar mujshinė e mė tė fortit, them se nuk e kanė tė vėshtirė ta kuptojnė kėtė. Nuk them ta ndiejnė, por ta kuptojnė se ėshtė kėshtu nė shumė raste. Nuk ka pse tė ndihemi heronj nė jetė, mjafton tė jemi njerėz. Qė mendojmė dhe qė ndiejmė. Si e ka dhėnė Zoti. Mjafton kaq.”

    Punoi deri ditėt e fundit. Sapo kishte mbyllur edhe pėrkthimin e romanit “Tregtarėt e ėndrrave” tė Harold Robbins. “Po e pėrkthej pėr kėnaqėsinė time”. Kasoruho pėrgjigjej kėsisoj sa herė qė e pyesnin se ēfarė kishte nė duar. Ai gdhihej dhe ngrysej duke punuar. Autori Harold Robbins me “Mos dashuro kurrė njė tė huaj” ėshtė i pari qė i hapi udhė pėrkthimit. Ai ėshtė pėrkthyesi i sagės sė Hary Potter-it, “Tregime dhe novela” tė Luigi Pirandello-s, “Katėr bijtė e Evės” tė Vinsent Blasko Ibanjez, “Damka e turpit” tė Nathianiel Hawthorne, “Paula” dhe “Eva Luna rrėfen” tė Isabel Allende.

    Vitet e fundit solli pėr lexuesit autorė dhe libra tė munguar nė shqip si: “Lartėsitė e stuhishme” tė Emily Bronte “Revolta e Atlasit” dhe “Burimi i jetės” tė Ayn Rand, dhe sė fundmi “Rebeka” tė Daphne du Maurier.

    Nė sirtar prej kohėsh “flinin” dhe pesė drama tė Pirandello-s dhe kushedi sa do tė rrinin aty, sikur tė mos shfaqte interes pėr botimin e tyre nė shqip njė shtėpi botuese italiane. “Mė vjen keq qė dramat e Pirandello-s nuk i ka pranuar asnjė shtėpi botuese pėr t’i publikuar, duke u nisur nga mendimi se “drama nuk e tėrheq lexuesin”. Pėr mendimin tim, janė tė mrekullueshme”. Kasoruho gjithmonė pėrkthente ēfarė i pėlqente.

    Nga fushat e tij tė shumta tė veprimit pėrveē pėrkthimit vend tė rėndėsishėm zė dhe krijimtaria. Publicistika e jetės sė tij ėshtė pėrmbledhur nė librin “Pa mėri”. Nė Itali ka botuar librat: “Njė ankth gjysmėshekullor”, “Ēmimi i njė ėndrre” (dy libra qė janė pėrmbledhur nė njė me titull “Shqipėria, ankthi dhe ėndrra” nga botimet UET-Press), “Mes burgut dhe Zotit”, “Fluturimi i gjatė i njė ore”. Nė 2009-ėn botoi “Ikje nga trilli i perėndive”, njė roman mbi peshėn e fatit tė njė njeriu, tė cilin e burgosin nė moshėn 17-vjeēare, duke i mohuar rininė pas arrestimit dhe pushkatimit tė tė atit dhe internimit tė familjes. Ky roman edhe pse vjen si ‘trill’ letrar, ėshtė nė tė vėrtetė saga e vuajtjeve tė vetė shkrimtarit.

    Amik Kasoruho iku, pas tij mbeti heshtja.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •