Ç'NDODH NE DYQANET E KRYEQYTETIT
--------------------------------------------------------------------------------
re.de
Ministria e Shëndetësisë nuk ka nxjerrë asnjë rregullore për përcaktimin e moshës që duhet të bëhen tatuazhet dhe pearcing. Në Tiranë edhe fëmijët 14 vjeç bëjnë tatuazhe duke rrezikuar shëndetin e tyre.
LAJMI
TIRANE
Ne lekurën e njomë, mbi gjoks i shfaqet tatuazhi me shumë ngjyra. Nuk kuptohet mirë forma e tij, por duket sikur është një nga ato shpendët gjigant të legjendave. Ela, 17 vjeçe, edhe vetë e ngatërron figurën e pikturuar për jetë në trupin e saj. Tatunë e ka bërë kur ka qenë 14 vjeçe dhe me rritjen e saj ka ndryshuar edhe forma e pikturës që dikur ka qenë dragua. Ela është rikthyer në dyqanin ku bëhen tatuazhet për ta ribërë atë. Në të gjitha dyqanet e shumta që bëjnë tatuazhe, na thonë se nuk ekziston asnjë rregullore nga Ministria e Shëndetësisë për përcaktimin e moshës që duhet të lejohet kryerja e një tatuazhi. Rregullorja në të gjitha shtetet e Europës parashikon që mosha mesatare e kryerjes së një tatuazhi është 18 vjeç, ndërsa për të bërë pearcing është 17-18 vjeç. Në vendin tonë është ndryshe. Të gjithë fëmijët, sado vjeç që të jenë, mund të bëjnë pearcing (vath metalik që vendoset në pjesë të ndryshme të trupit) dhe tatuazhe kur t'i shkrepet në kokë. "Mandi" është një prej dyqaneve të tatusë më të njohur në të gjithë Tiranën, emër të cilin e ka marrë nga mjeshtri që pikturon tatu në lëkurë. "Nuk kemi asnjë rregullore nga Ministria e Shëndetësisë, por nga ana tjetër unë personalisht nuk mund t'i bëj dhe nuk i kam bërë tatuazh asnjë fëmije 14 vjeç. Ne punojmë me rregulloren e vendeve të tjera pasi jemi të përgjegjshëm, por rregullore që të na ndalojë nuk ka", thotë Mandi, pronari i dyqanit të njohur. Edhe te "Axle" ndodh e njëjta gjë. Dona, pronarja e dyqanit, nxiton të na tregojë rregulloren që kanë përkthyer nga anglishtja. "Ministria duhet të ndërhyjë pasi është e palejueshme që fëmijëve të vegjël që nuk janë rritur ende t'u bëhen tatuazhe të cilat pas disa vitesh i tjetërsohen. Ne në dyqanin tonë kemi një rregullore të fortë dhe nuk është problemi te dy apo tre dyqane, por janë shumë të tjerë që u bëjnë pearcing e tatuazhe të gjithëve, pa dallim moshe. Ja unë e respektoj rigorozisht një rregullore morale, po tjetri a e respekton?", sqaron Dona. Pearcing lejohet të bëhet në moshën 17 vjeç, ndërsa në organet gjenitale në moshën 18 vjeç. Po kështu njerëzit që duan të bëjnë tatuazhe më parë duhet të paraqesin një rekomandim që nuk kanë sëmundje gjaku, të cilat nga bërja e tatusë mund të rëndojnë gjendjen e tyre shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë që është përgjegjëse për gjithçka "fle" para këtij fenomeni të përhapur shumë së fundmi, ndërsa vrullin e të rinjve që pritet në dy-tre dyqane tatushë e realizojnë të tjerë që nuk u intereson shëndeti, por marrja e disa parave më shumë.
Rast i rrallë
Vdekje nga tatuazhi në kohën e Enverit
Në Pashaliman pikërisht në periudhën e prishjes me rusët ndodhi një tragjedi. Ka qenë viti 1960 kur një marinar nga jugu i vendosur të kryente shërbimin ushtarak në portin e Pashalimanit, si gjithë shokët e tij vendosi të bëjë një tatuazh në trup. I riu 20 vjeçar vendosi që të bënte tatuazh bluzën e marinarit në të gjithë bustin. Ky ishte modeli i preferuar i të riut i cili atë vit mbaronte shërbin e detyruar ushtarak. Në atë kohë tatuazhet bëheshin me age dhe me bojë, ndërsa piktor i trupit të të riut ishte pikërisht ndihmësmjeku i repartit. Pasi pikturoi trupin me vizat e bluzës së marinarit, i riu pati probleme dhe vetëm pak minuta më vonë vdiq me helmim në gjak. Në Pashaliman kjo histori u përhap shumë shpejt dhe u tha me zë të lartë nga komanda shkaku i vdekjes së marinarit, që ishte pikërisht helmimi i gjakut nga tatuazhi i bërë. Që prej asaj kohe që koeçidoi edhe me prishjen e shqipërisë me rusët, tatuazhet nuk lejoheshin, edhe pse për shumë kohë ato vazhduan të bëheshin fshehurazi.
Cfare mendoni ju?Shrehni mendimet tuaja.
Krijoni Kontakt