Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 51
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Çmenduria me tatuazhet te të miturit

    Ç'NDODH NE DYQANET E KRYEQYTETIT

    --------------------------------------------------------------------------------

    re.de

    Ministria e Shëndetësisë nuk ka nxjerrë asnjë rregullore për përcaktimin e moshës që duhet të bëhen tatuazhet dhe pearcing. Në Tiranë edhe fëmijët 14 vjeç bëjnë tatuazhe duke rrezikuar shëndetin e tyre.

    LAJMI

    TIRANE

    Ne lekurën e njomë, mbi gjoks i shfaqet tatuazhi me shumë ngjyra. Nuk kuptohet mirë forma e tij, por duket sikur është një nga ato shpendët gjigant të legjendave. Ela, 17 vjeçe, edhe vetë e ngatërron figurën e pikturuar për jetë në trupin e saj. Tatunë e ka bërë kur ka qenë 14 vjeçe dhe me rritjen e saj ka ndryshuar edhe forma e pikturës që dikur ka qenë dragua. Ela është rikthyer në dyqanin ku bëhen tatuazhet për ta ribërë atë. Në të gjitha dyqanet e shumta që bëjnë tatuazhe, na thonë se nuk ekziston asnjë rregullore nga Ministria e Shëndetësisë për përcaktimin e moshës që duhet të lejohet kryerja e një tatuazhi. Rregullorja në të gjitha shtetet e Europës parashikon që mosha mesatare e kryerjes së një tatuazhi është 18 vjeç, ndërsa për të bërë pearcing është 17-18 vjeç. Në vendin tonë është ndryshe. Të gjithë fëmijët, sado vjeç që të jenë, mund të bëjnë pearcing (vath metalik që vendoset në pjesë të ndryshme të trupit) dhe tatuazhe kur t'i shkrepet në kokë. "Mandi" është një prej dyqaneve të tatusë më të njohur në të gjithë Tiranën, emër të cilin e ka marrë nga mjeshtri që pikturon tatu në lëkurë. "Nuk kemi asnjë rregullore nga Ministria e Shëndetësisë, por nga ana tjetër unë personalisht nuk mund t'i bëj dhe nuk i kam bërë tatuazh asnjë fëmije 14 vjeç. Ne punojmë me rregulloren e vendeve të tjera pasi jemi të përgjegjshëm, por rregullore që të na ndalojë nuk ka", thotë Mandi, pronari i dyqanit të njohur. Edhe te "Axle" ndodh e njëjta gjë. Dona, pronarja e dyqanit, nxiton të na tregojë rregulloren që kanë përkthyer nga anglishtja. "Ministria duhet të ndërhyjë pasi është e palejueshme që fëmijëve të vegjël që nuk janë rritur ende t'u bëhen tatuazhe të cilat pas disa vitesh i tjetërsohen. Ne në dyqanin tonë kemi një rregullore të fortë dhe nuk është problemi te dy apo tre dyqane, por janë shumë të tjerë që u bëjnë pearcing e tatuazhe të gjithëve, pa dallim moshe. Ja unë e respektoj rigorozisht një rregullore morale, po tjetri a e respekton?", sqaron Dona. Pearcing lejohet të bëhet në moshën 17 vjeç, ndërsa në organet gjenitale në moshën 18 vjeç. Po kështu njerëzit që duan të bëjnë tatuazhe më parë duhet të paraqesin një rekomandim që nuk kanë sëmundje gjaku, të cilat nga bërja e tatusë mund të rëndojnë gjendjen e tyre shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë që është përgjegjëse për gjithçka "fle" para këtij fenomeni të përhapur shumë së fundmi, ndërsa vrullin e të rinjve që pritet në dy-tre dyqane tatushë e realizojnë të tjerë që nuk u intereson shëndeti, por marrja e disa parave më shumë.


    Rast i rrallë

    Vdekje nga tatuazhi në kohën e Enverit
    Në Pashaliman pikërisht në periudhën e prishjes me rusët ndodhi një tragjedi. Ka qenë viti 1960 kur një marinar nga jugu i vendosur të kryente shërbimin ushtarak në portin e Pashalimanit, si gjithë shokët e tij vendosi të bëjë një tatuazh në trup. I riu 20 vjeçar vendosi që të bënte tatuazh bluzën e marinarit në të gjithë bustin. Ky ishte modeli i preferuar i të riut i cili atë vit mbaronte shërbin e detyruar ushtarak. Në atë kohë tatuazhet bëheshin me age dhe me bojë, ndërsa piktor i trupit të të riut ishte pikërisht ndihmësmjeku i repartit. Pasi pikturoi trupin me vizat e bluzës së marinarit, i riu pati probleme dhe vetëm pak minuta më vonë vdiq me helmim në gjak. Në Pashaliman kjo histori u përhap shumë shpejt dhe u tha me zë të lartë nga komanda shkaku i vdekjes së marinarit, që ishte pikërisht helmimi i gjakut nga tatuazhi i bërë. Që prej asaj kohe që koeçidoi edhe me prishjen e shqipërisë me rusët, tatuazhet nuk lejoheshin, edhe pse për shumë kohë ato vazhduan të bëheshin fshehurazi.

    Cfare mendoni ju?Shrehni mendimet tuaja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ALBA : 28-10-2003 më 14:18
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Veteran Maska e stiljano
    Anëtarësuar
    23-11-2003
    Vendndodhja
    Ne Hënë
    Postime
    53
    SIPAS MEJE NUK DUHET TE BESH TATUAZH DERI NE ATE MOSHE. UNE KAM VETE TATUAZH DHE NUK ME VJEN MIRE ME VETEN QE E BERA

    ______________________________
    KJO DORE QE PO SHKRUAN NJE DITE DO TE TRETET
    POR KUJTIMI IM GJITHMONE DO TE MBETET
    ___________________________
    Me Duaj Kur Me Ke MOS ME KERKO KUR TE DUHEM

  3. #3
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176
    Rruga e shnderrimit nga njeriu ne kafshe,se tatuazhi eshte simbol jevgjitesh dhe pirsing degradimi i njeriut nga normal ne apstrakt.


    kristali

  4. #4
    WhAtEvEr Maska e SR4Life
    Anëtarësuar
    18-02-2003
    Vendndodhja
    Myrtle Beach S. Carolina
    Postime
    33
    jetoj ne amerike edhe une si gjithe te tjeret ketu bere nje tatuazh para 2 vjetesh nuk jam penduar akoma, ketu ne amerike duhet te jesh 18 vjec te besh tatuazh edhe shume shtete nuk e lejojne fare edhe vendet qe lejojne jane te kontrolluara nga shteti , shumica qe bejne tatu i bejne per te dukur nuk mendojne qe do ta ken ne trupin e tyre gjithe jeten eshte pjese e trupit per mua eshte nje dicka nga jeta ime qe nuk dua ta harroje eshte nje gje simbol kjo gje qe kam bere, nje ngjarje nga jeta ime , shumica e shqiptarve ketu te them mbi 50% kane per shqiponjen shqiptare nejse keto ishin mendimet e mija
    flmd
    toni
    Smiling Faces, Beautiful Places

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e trancemelody
    Anëtarësuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    michigan
    Postime
    7
    atehere po nderhy pak une tek kjo pike. Edhe une e kam bere nje tatuazh dhe jap paksa i penduar. E di qe ekziston mundesia qe mund te hiqet tatuazhi me njefare lazeri por pervecse kushton shtrenjte prapeseprape lekura ne pjesen e tatuazhit nuk do dali me ngjyre normale. Dhe une po mendoj qe ndoshta nje dite do e heq kete tattoo, ose ndoshta jo. kjo eshte paksa forma e tatuazhit tim
    knocking on heaven's door

  6. #6
    GuEsS...? Maska e Leandra
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    185
    Une nuk jam kundra as pro 1-2 tatuazheve...secili ka deshiren e vet. Por gjithnje duhet menduar se ate tatuazh do ta kesh gjithe jeten dhe jo per ca kohe. Gje e shpifur me duket kur njerezit jane te mbulura nga ato. Qefe -qefe kjo pune.
    Une me ty pata fillu
    vec ta bej tjetrin xheloz,
    e tash me ty jam dashuru,
    ...kjo pune me ben nervoz....

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e xengjell
    Anëtarësuar
    30-01-2003
    Vendndodhja
    ALBANIA
    Postime
    36
    Eshte e vertet qe tatoo-t nuk duhen bere ne nje moshe te tille, pasi nuk e ke akoma idene se cfare po ben apo e deshiron vertet apo jo... Une per vete e kam bere ne moshen 18-vjec dhe nuk jam bere pishman qe e kam bere por nuk ka arsye qe te ndjehem as krenar per kete gje. Varet shume edhe nga tipi i njeriut.
    Por smund te besh nje tatoo per tu ndjer snop apo per ta demostruar ate ne vere. JO nuk eshte kjo eshte nje llogjok tjeter e pikturave te trupi ne qofte se nje dite do te deshironit te benit nje te tille do benit mire te lexoni me shume per to para se te vendoseni sepse sic e dini edhe vete nuk mund te hiqet. te pakten ketu ne shqiperi. ja kalofshi mire te gjithe Tung
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Kethe kupa dhe puth cupa.:^smooches

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Vdekje nga tatuazhi në kohën e Enverit
    Në Pashaliman pikërisht në periudhën e prishjes me rusët ndodhi një tragjedi. Ka qenë viti 1960 kur një marinar nga jugu i vendosur të kryente shërbimin ushtarak në portin e Pashalimanit, si gjithë shokët e tij vendosi të bëjë një tatuazh në trup....etj etj etj.


    Tatuazhet gjate diktatures beheshin vetem me boje tushi (gjithmone ne ngjyre jeshile). E cila pebehet nga:
    Chromium Oxide (Cr2O3),i njohur si Casalis Green ose Anadomis Green

    Malachite [Cu2(CO3)(OH)2]

    Ferrocyanides dhe Ferricyanides

    Krom i metalizuar

    pigment Monoazo

    Cu/Al phthalocyanine

    Cu phthalocyanine


    Asnje prej ketyre kemikateve nuk perben rrezik per trupin e njeriut. Vdekja e ketij ushtaraku mund te kete qene per arsye natyrale dhe me pas eshte shfrytezuar nga diktatura per vlera propagandistike kunder tatuazheve. Eshte absurde te besosh perralla te tilla, kur dihet boterisht qe tatuazhi eshte fatal per jeten vetem ne rastet kur mjetet qe u perdoren nuk kane qene te sterilizuara.

    Si cdo industri dhe ajo e tatuazheve dhe piercing ka nevoje per rregullat e veta. Per mendimin tim njeriu duhet te kete te drejte te beje tatuazh ne 16 vjec. Megjithate Shqiperia ka probleme akome dhe me themelore per te diskutuar tatuazhet.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  9. #9
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Une kam nje vath ne vesh, hihi, dmth nuk e kam me se e hoqa sepse mu infektua veshi
    do e ve prape, nje vath nuk eshte azgje!
    sa per tatuazh, kam nja 2 vjet qe dua te bej nje, por nuk me eshte dhene rasti, do e bej nje, e di qe do pendohem, por deri sa ta shikoj ne trup tatuazhin nuk i ndahem.
    sa per moshen, minimumi 18 do ishte OK
    Cdo gje eshte relative...

  10. #10
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    O lal tattoo me mire ta besh nga ato qe rrine per pak kohe se gjithmone behesh pishman mbrapa
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    O lal tattoo me mire ta besh nga ato qe rrine per pak kohe se gjithmone behesh pishman mbrapa

    Nuk ke pse sillesh si ekspert per dicka qe nuk ke provuar personalisht. Une nuk jam bere kurre pishman per tatuazhin tim, biles jam krenar per te. Eshte dicka qe jo vetem me identifikon, por dhe me ben unik dhe ndryshe nga te tjeret. Simbolizon dicka qe une vleresoj dhe besoj, dhe pjestar i te cilit jam krenar qe jam. Tatuazhi eshte art, dhe si cdo art nuk mund te kuptohet apo aprovohet nga te gjithe. Ai shpreh nje pjese te botes tende e cila nuk mund te shprehet ne menyra te tjera. Per tatuazhin tim nuk vendosa impulsivisht, por zgjodha me vetedije dhe kujdes, detyrimisht nuk ka se si te behem kurre pishman.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  12. #12
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    e mire, me bindet qe te bej edhe une nje tatuazh
    Cdo gje eshte relative...

  13. #13
    i/e larguar Maska e ermal80
    Anëtarësuar
    24-11-2002
    Vendndodhja
    forumi shqiptar
    Postime
    304
    Citim Postuar më parë nga R2T
    O lal tattoo me mire ta besh nga ato qe rrine per pak kohe se gjithmone behesh pishman mbrapa

    Nuk ke pse sillesh si ekspert per dicka qe nuk ke provuar personalisht. Une nuk jam bere kurre pishman per tatuazhin tim, biles jam krenar per te. Eshte dicka qe jo vetem me identifikon, por dhe me ben unik dhe ndryshe nga te tjeret. Simbolizon dicka qe une vleresoj dhe besoj, dhe pjestar i te cilit jam krenar qe jam. Tatuazhi eshte art, dhe si cdo art nuk mund te kuptohet apo aprovohet nga te gjithe. Ai shpreh nje pjese te botes tende e cila nuk mund te shprehet ne menyra te tjera. Per tatuazhin tim nuk vendosa impulsivisht, por zgjodha me vetedije dhe kujdes, detyrimisht nuk ka se si te behem kurre pishman.
    une kam nje dhe me pelqen te bej dhe 2 te tjere te pakten dhe kam ca kohe qe i kam zgjegjur ato foto dhe vetem cmimi po me pengon (600 euro nje )
    tattoo eshte art .......

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-08-2004
    Postime
    7
    Citim Postuar më parë nga kristal
    Rruga e shnderrimit nga njeriu ne kafshe,se tatuazhi eshte simbol jevgjitesh dhe pirsing degradimi i njeriut nga normal ne apstrakt.


    kristali
    ti po qe na cudite.ci ke keto ide idote po per operacionin plastik cdo te thoje ti i quote-cristal qe na thua se pearcing na qenka degradimi i njeriut na normal ne abstrakt dhe tatu na qenka simbol jevgjish?
    me kete shprehje ti ofendon shumicen e antareve te ketij forumi pasi jam e sigurt se shumica prej tyra kane ne trup tatuazhe dhe pearcing. Jam dakort qe nuk eshte e shendetshme te besh pearcing dhe tatu ne moshe te vogel.por jam krejt kundra asaj qe thua ti.leqe pastaj nuk ka asnje lloj lidhje me temen

  15. #15
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882

    Tatuazhet

    Mendoj qe shumica qe kane bere tatuazhet kane qene ne moshat e reja dmth papjekuri ne veprim. Tek disa tatuazhet perbejne mendimin e te fortit dhe zhgarravisin trupin me gjithfare figurash pa kuptim. Ndersa nje femer qe ben nje tatuazh ne trupin e saj per mua eshte kriminele e vetvetes. Jam 31 vjec dhe akoma nuk mendoj qe te zhgarravis veten me tatuazhe.

    Historia e tatuazheve:

    Jane zbuluar te tilla ne persine e lashte, por shembull kryesor u bene marinaret te cilet perhapen dhe kete ide ne mbare boten, Ushtaraket jane me te prirurit per keto figura dhe mundohen te shprehin shpirtin e tyre luftarak me shqiponja, avione, yje, ujqer, tigra, etj...ne trupin e tyre.

    Edhe nese perendia do me merrte mendjen te beja nje tatuazh do mjaftohesha me nje simbol te vogel ne 4 cm2 por jo te zaptoja gjysmen e trupit me boje, gje per te cilen ju siguroj do beheni pishman ne vitet e pjekurise dhe llogjikes.

  16. #16
    ga ga Maska e bunny
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Ajo moshe me duket mesa e re,qe te behet 1 tatuazh.Duke mos pasur rregulla vete dyqani (ose licence artisti) aty ka me shum rrezik per te mare ndonje semundje.
    Ne cdo shtet ka dyqane qe jen te fshehta,ku nuk kane licence,edhe bejne tatuazhe,operacione plastike. Te beshe 1 tatuazh/operacion plastik ne vende te tilla me te vertete eshte 1 pakujdesi e beresit.
    Une e bera timin mbasi mbusha 18,kur vajta atje artisti me pyeti per patente makine,ose pashaporte, PO nuk pate njeren nga keto (qe une te konfirmoja moshen)ai nuk do ma bente mua.
    Po ashtu gjate kohes qe ai po bente gati ngjyrat,edhe gjelperen,po e shikoja me kujdes qe cdo gje po dilte nga pakoja (dmth po u hapte e re)ashtu edhe dorezat qe ai perdori.
    1 shprehje angleze thote
    ' better to be safe then sorry'
    'me mire te jesh e sigurte sesa te ndjeshe fajtore'

    Pasi si te futete ajo semundej (mikrob) ne gjakun tend,te ka mare jeten.
    Por kurre nuk do beja 1 tatuazh ne 1 vend ku artisti nuk me pyet per moshen,edhe une nuk bindem qe ai me te vertete eshte i rregullt,po ashtu higjena ne ate vend nuk me ben konfidente,para se ai te me nguli ate maje gjelpere mua.

    Sa per tatuazhet,duke qen e pasonjuar shum mbas artit,thjeshte mendoj qe tatuazhi eshte 1 ane tjeter e shprehjes se artit modern sot.
    Dicka shum e bukur,shum artistike edhe me 1 kuptim te plote,nuk do e kisha problem qe ta kem ne trupin tim,por ama si cdo gje edhe kjo ka limitin e saj.
    Nuk perpuqem me numrin e madhe te tatuazhve ne trup,pasi ato shkaktojne te humbesh bukurin orgjinale te trupit tend qe ke,(apo ke pasur).
    Ndryshuar për herë të fundit nga bunny : 11-09-2004 më 14:54
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  17. #17
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Shyqyr qe e kam tatoo ne nji vend qe s'duket dhe se shof shpesh se nga menyra si flasin disa te bejne ta shkulesh mishin me thike ( . Mgjth eshte e vertet qe tatoo eshte art ,por jo ne menyre te tejkaluar ne trup.


    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  18. #18
    Maska e Administrator1
    Anëtarësuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokë
    Postime
    209
    Citim Postuar më parë nga kristal
    Rruga e shnderrimit nga njeriu ne kafshe,se tatuazhi eshte simbol jevgjitesh dhe pirsing degradimi i njeriut nga normal ne apstrakt.


    kristali
    I te njejtit mendim edhe une Kristal

  19. #19
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Tatuazhet gjithmone i kam patur pasion,mirepo jane i cik te shtrenjta dhe edhe me te shtrenjta kur deshiron t`i largosh.
    Sinqerisht,do kisha dashur te vendos nje,ndoshta edhe per nje kohe te shkurter te qendronte,sa per t`ia hjekur mallin.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  20. #20
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Nese tatuazhi sherben si simbol i nje aspekti te vetes tende nuk shoh ndonje gje te keqe pse mos e besh duke u siguruar per qualitetin e dyqanit ku e ben

    duke pasur vete dy tatuazhe te bera ne adoleshence, them se jane pjese e imja permanente...
    (no regrets)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cmënduria e programeve televizive!
    Nga DYDRINAS në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 24-12-2011, 21:53
  2. TURP! Çmenduria e Rufi Osmanit
    Nga Top-Channel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-03-2009, 07:50
  3. Ç'mënduria më e madhe që keni bërë për dashurinë?
    Nga DuPI_I_KeQ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 18-09-2007, 18:39
  4. deri ku arrin cmenduria juaj?
    Nga maty në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 08:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •