Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Ata që mbijetojnë nga kanceri, kanë më pas pasoja të rënda shëndetësore.

    Një studim i kohëve të fundit tregon se ata persona që kanë kaluar kancerin në fëmijëri por janë shëruar, kur rriten, shpesh vuajnë nga pasoja të tjera anësore.
    Kur ishte fëmijë, Mike Orli vuante nga kanceri dhe thotë se shpëtoi prej tij, megjithëse sëmundja i mori një pjesë të këmbës. Edhe Kelly Wood thotë se frymëmarrjen e ka të mirë, megjithatë së shpejti ajo ka nevojë për një transplantim mushkrie pasi mushkria e saj është dëmtuar nga rezatimi që ajo morri kur ishte fëmijë për kurimin e kancerit.

    Sipas një studimi të kohëve të fundit, personat që shërohen nga kancari në fëmijëri, kanë më pas pasoja të rënda shëndetësore. Doktor Kevin Oeffinger pranë unversitetit të Teksasit dhe kolegët e tij nga 6 institucione të tjera mjekësore studiuan gjendjen e rreth 10 mijë personave që kishin patur kancer gjatë periudhës së fëmijërisë. Synimi i studimit ishte për të parë gjendjen e tyre shëndetësore 10 deri 40 vjet pasi kanceri i tyre ishte zhdukur. Ata u kërkuan pacientëve që ta klasifikonin gjendjen e tyre shëndetësore në 6 kategori siç janë dhimbja, e gjendja mendore. Afro 50 përqind e pacientëve thanë se kishin patur probleme të dukëshme në të paktën një kategori.

    Doktor Oeffinger thotë se problemet shëndetësore brenda këtij grupi personash priteshin, por e papritura ishte se 44 përqind e tyre vuajnë nga të paktën një problem serioz shëndetësor.


    Megjithatë, 90 përqind e pacientëve thanë se në përgjithësi ndiheshin shumë mirë. Kelli thotë se kur u diagnostikua me kancer në moshën 2 vjeçare ajo kishte vetëm 50 përqind shanse për të jetuar, tani ajo vazhdon të jetojë, dhe kjo nuk është pak, thotë ajo.

    Studimi vë gjithashtu në dukje se femrat, që kanë kaluar kancer, kanë më shumë probleme shëndetësore sesa meshkujt.


    ***************************************


    Në qytetin Isaqua të shtetit Washington, lajmi përhapet me shpejtësi; 2 minuta ajër të pastër për 1 dollar

    Por ky nuk është thjesht ajër i pastër, ky është oksigjen, me aromë sipas shijes së çdo personi. Gjithsej 16 aroma të ndryshme. Qyteti Issaqua, i cili ka klube e birrari të shumta, tashmë ka edhe klubin e Oksigjenit ku njerëzit shkojnë për të thithur ose pirë oksigjen. Joice Adams e provoi oksigjenin dhe thotë se do të vijë përsëri.

    Kur erdha këtu, sytë më digjnin dhe më dhimbnin, tani dhimbja më kaloi dhe sytë ndjehen mirë. Të tjerë thonë se vizita të herëpashershme në këtë klub me të vërtetë janë të efektëshme. Pas thitjes së oksigjenit, ata thonë se ndjehen të shlodhur, më energjik dhe sikur përtërihen. Por shoqata amerikane e mushkrive i vë në dyshim këto pretendime, pasi marrja e oksigjenit në sasi të shumta është e dëmshme.

    Megjithatë shoqata amerikane shton se nuk ka të dhëna për ndonjë rrezik nga oksigjeni në nivele të ulta që përdoret në klube.

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Çfarë e shkakton tkurrjen e muskujve?

    Shkencëtarët shtrojnë pyetjen: Cilët janë faktorët që shkaktojnë tkurrjen e muskujve, janë ata psikologjikë apo neurologjikë apo është thjesht mosha, e cila luan një rol të jashtëzakonshëm për atletët profesionistë. Për shembull, javën e kaluar përfundoi turneu çiklistik i Francës dhe amerikani Lance Armstrong 31 vjeç fitoi për të pestën herë këtë garë. Për çiklistin Armstrong, Turneu i Francës këtë vit u duk më i vështirë dhe konkurenca më e ashpër. Por trajneri i tij e pranon sesa më i moshuar të jesh aq më e vështirë të duket gjithçka. Me këtë ai duket se pranon që Lance po moshohet dhe çdo garë për të bëhet gjithnjë e më e vështirë. Armstrong është 31 vjeç, dhe doktorët thonë se me kalimin e viteve trupi i një atleti vjen duke e humbur formën sportive dhe pas çdo gare ndjehet më i lodhur. Ish-kampioni i boksit për peshën e mesme Alex Ramos tani është 42 vjeç. Para 8 vjetësh ai e la boksin pasi e ndjeu se nuk ishte më i ri.
    “Në moshën 20 vjeçare unë bëja ndeshje çdo muaj e ndonjëherë 2 herë në muaj. Por në të 30’ çdo gjë ndryshoi, nuk kisha më fuqinë e mëparshme”.

    Por ka edhe përjashtime. Boksieri George Foreman rifitoi titullin e kampionit të peshës së rëndë në moshën 45 vjeç. Bejsbollisti Roger Clemens këtë vit 40 vjeç fitoi lojën e tij të 300. Andre Agassi fitoi në lojrat australiane në moshën 32 vjeçare, moshë tepër e madhe për ata që luajnë tenis. Doktor William Levine thotë se shpesh nuk varet nga mosha por edhe edhe nga përkushtimi i atletëve. Andre Agassi e Roger Clemens kanë një regjim të rreptë stërvitjeje nga njëherë të paarritshëm edhe nga 20 vjeçarët. Martina Navratilova fitoi këtë vit për të 20-ën herë kampionatin e Wibmledonit. Ajo beson se është mendja dhe jo trupi që luan rol. Disa vetë nxjerrin si arsye moshën për të mos bërë diçka. Por mosha nuk duhet të bëhet faktor përcaktues për të bërë ose jo diçka, thotë Martina. Ndërkohë, vitin tjetër në moshën 32 vjeçare, Lance Armstrong do të përpiqet të fitojë Turneun e Francës për të gjashtën herë. Ndërkohë një studim i klinikës Mayo mund të ofrojë ndihmë për lojtarët e golfit që vuajnë nga tkurrja e muskujve. Një tërheqje e pavullnetshme e muskujve në momentin final bën që lojtari ta dërgojë topin në drejtim të gabuar, më larg ose më afër. Shkencëtarët po përpiqen të gjejnë nëse tkurrja muskulit shkaktohet nga ndryshime psikologjike apo neurologjike. Ata po përdorin beta bllokues ilaçe që ngadalësojnë të rrahurat e zemrës për të parë nëse kjo sjell ndonjë efekt pozitiv. Për studimin e tyre shkencëtarët kanë marrë dy grupe lojtarësh golfi.

    Pasojat e virusit të Nilit perëndimor, mund të zgjasin më shumë nga ç’mendohej

    Shkencëtarët thonë se pasojat e sëmundjes së virusit të Nilit perëndimor mund të jenë më afatgjata sesa mendohet, pavarësisht se pacienti mund të duket i shëruar. Vitin e kaluar Julie Turners u prek nga virusi i Nilit perëndimor nëpërmjet pickimit të një mushkonje. Tani ajo kujdeset që vajza e saj të mbrohet nga ky insekt. Por një vit pas diagnostikimit me këtë virus, ajo vazhdon të ndjehet e lodhur, një prej shenjave të sëmundjes. Por jo vetëm kaq.

    “Ndjej dhimbje të përditshme koke. Kam marrë disa ilaçe por pa efekt. E ndjej se më ka humbur kujtesa afat shkurtër e afatgjatë”, thotë ajo.

    Shkencëtarët pranë qëndrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve thonë se simptoma të ngjashme me pasoja afatgjate neurologjike janë shenja të prekjes nga virusi i Nilit perëndimor. Doktor James Sejvar dhe kolegët e tij morrën në shqyrtim gjendjen e 16 personave me sëmundje neurologjike si pasojë e virusit të Nilit. Rezultat e punës së tyre 8 mujore, të cilat u botuan në numrin e fundit të revistës së shoqatës amerikane të mjekësisë njëjtësojnë edhe pasoja të tjera afatgjate të virusit të Nilit. Doktor Sejvar thotë se disa nga këto pasoja janë lëvizjet e çrregullta, dridhje muskujsh e gjymtyrësh dhe humbja e balancës, paraliza e pjesëshme dhe sindroma e ngjashme me poliomelitin. Paralizat e ngjashme me polion mund të jenë të përherëshme. Por studimi përmban një lajm të mirë për pacientët tek të cilët virusi i Nilit shkakton enjtjen e trurit ose encefalitin. Doktor Sejvari thotë se pacientët e prekur nga virusi i Nilit me pasojë encefaliti u shëruan thuajse brenda tre muajsh

  3. #3
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Një kurë e re kundër tumoreve ka qënë tepër e suksesshme gjatë provave klinike, veçanërisht ndaj kancerit të zorrës së trashë kur ai ndodhet në një fazë të avancuar.
    Ky lloj kanceri shkakton rreth 57 mijë viktima në vit në Shtetet e Bashkuara, duke u renditur i dyti, vetëm pas kancerit të mushkërive, që shkakton 157 mijë viktima në vit.

    Studimi u krye me pacientë të prekur rëndë nga kaceri i zorrës së trashë, që u ishte përhapur më tej në organizëm. Mjekët thonë se dy ilaçet e reja janë shpresëdhënëse.

    Një prej ilaçeve, i quajtur Avastin, bllokon enët e gjakut që ushqejnë tumoret me oksigjen, kështuqë qelizat kancerogjene vdesin.

    Deri tani, kjo metodë nëpër provat klinike kishte dalë pa rezultat. Por këtë herë mjekët e kombinuan ilaçin e ri Avastin me kimoterapinë. Si rezultat, jeta e pacientëve u zgjat me 20 muaj, nga 15 muaj që zgjatej ajo vetëm me kimoterapi.

    Ilaçi tjetër i quajtur Erbituks po ashtu pengon rritjen e tumoreve. Erbitux i kombinuar me kimoterapinë arriti t’i zvogëlojë tumoret në 23 përqind të pacientëve.

    Në se miratohen nga Agjencia e Kontrollit të Barnave, këto ilaçe të reja mund të dalin në treg që vitin e ardhshëm.


    Një mënyrë të re për trajtimin e tumoreve fibroidë tek femrat

    Xhill Mekuini ndjehet e fortë, krejt ndryshe nga dy vjet më parë, kur menstruacionet e bënin atë të ndjehej tejet e lodhur e plot dhimbje. Simptomat kryesore që ajo ndeshte ishin ishin stërgjatja e periodave ose hemoragjia e vazhdueshme, si dhe dhimbje të forta.

    Pas vizitave, mjekët i thanë se çrregullimet i shkaktoheshin nga fibroidiet, tumore jo kanceroze në mitër, dhe se e vetmja mënyrë kurimi ishte heqja e mitrës me operacion apo histeroktomi. Por Xhill Mekuini zgjodhi një rrugë tjetër, ajo vendosi të merrte pjesë në një eksperiment të mjekëve kanadezë për trajtimin e fibroideve pa operacion. Kjo mënyrë e synon zvogëlimin deri në zhdukje të tumoreve jo kancerozë në mitër duke bllokuar arteret që i ushqejnë këto tumore. Gjatë një studimi të rreth 500 pacienteve, mjekët panë se kjo metodë e re e zvogëlonte masën e fibroideve 40 përqind dhe mbi 80 përqind e grave pjesmarrësve në studim treguan shenja të dukëshme përmirësimi.

    Mjekët thonë se përparësia më e rëndësishme e kësaj mënyre të re trajtimi është se me mënyrën kirugjike të trajtimit të fibroideve, shanset e femrës për të lindur fëmijë zhduken plotësisht, ndërsa të dhënat kanë treguar se një numër grash që janë trajtuar pa operacion, kanë mundur të lindin fëmijë.

    Firma Novartis AG siguroi miratimin nga Agjencia federale e ilaçeve për nxjerrjen në treg të ilaçit Lescol dhe Lescol XL. Këto dy ilaçe ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterinës duke parandaluar ngushtimin e venave tek pacientët që vuajnë nga sëmundjet koronare të zemrës. Ilaçi i ri shitet në Amerikë vetëm me recetë nga mjeku.


    Një aparat të ri që mund të zëvëndësojë procedurën e transplantimit të zemrës Mjekët e përdorin këtë pajisje për të mbajtur gjallë zemrën e pacientit deri në kohën e transplantimit me një zemër të shëndoshë. Por shkencëtarët pranë universitetit Duke thonë se ky aparat mund të shpëtojë jetën e pacientit, pa qënë nevoja e një transplantimi.

    Aparati zëvëndëson punën e zemrës vetëm përkohësisht dhe kjo i jep rast zemrës që të pushojë e shlodhet. Shkencëtarët e shohin këtë si arsye që gjendja e zemrës së sëmurë përmirësohet pas heqjes së aparatit.

    Gjatë kohës së vendosjes së aparatit, shkencëtarët përdorin mikroprocesorë gjenetik për të analizuar mostrat e mara nga zemra e pacientit. Në studimin e tyre shkencëtarët thonë se aparati i ri ndryshon veprimtarinë e gjeneve në qelizat e zemrës. Ata mendojnë se këto ndryshime zhvillohen në një formë të veçantë tek ata pacientë zemra e të cilëve ishte forcuar në sajë të aparatit.

    Studimi është paraprak, por me kërkesat e shumta për transplantim organesh, shkencëtarët shpresojnë që studimi i tyre do të çojë në përqasje të reja për trajtimin e sëmundjeve të zemrës

  4. #4
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Lëvizja e qelizave në trupin e njeriut i ngjan një trafiku të dëndur. Për të kuptuar se ç’ndodh në trupin e pacientit, mjekut i duhet të shohë çdo gjë qartë. Por nëse skanimi tregon një tumor, si mund të thuhet se ai është kanceroz dhe nëse ka mundësi të përhapet më tej në organizëm.
    Në universitetin e Kalifornisë në Berkley, kimisti Paul Alivisatos përpiqet për të veçuar qelizat e tumorrit nga qelizat normale. Ai thotë se një qelizë tumori ka prirje për të shkaktuar një tumor të dytë.

    Për të parë nëse qelizat kanceroze kanë gjasa të përhapen, ai i ndau qelizat në dy grupe; kanceroze dhe normale duke i veshur ato me ngjyra të veçanta si shenjë dalluese dhe hodhi mbi to një lloj solucioni të posaçëm. Kimisti Alivisatos thotë se solucioni që ai përdor luan rolin e njëjtë me atë të një gjysmë përçuesi kompjuterik, dhe çdo pikë është një pjesë e vogël e këtij gjysmëpërçuesi.

    Nën rrezet ultra vjollcë, këto pika krijojnë ngjyra të ndezura të pa zakonta. Ato krijojnë mundësi për të parë me imtësi edhe venat më holla si dhe lëvizjen e qelizave dbrenda një tumori. Kimisti Alivisatos thotë se në laboratorin e tij tani po punohet për të zhvilluar mënyra të reja për përcaktimin e rrezikut të përhapjes së kancerit dhe llojin e tij që në fazat më të herëshme, gjë që do të ndihmonte në trajtimin në kohë e me sukses të kësaj sëmundjeje.

    SIGURIMI I FËMIJËVE NË AUTOMJETE

    Aksidentët me makina përbëjnë shkaktarin kryesor të vdekjeve të fëmijëve mbi një vjeç. Megjithatë, në shumë shtete në Amerikë, sipas ligjit, prindërit nuk janë të detyruar t’i mbajnë fëmijët mbi moshën 4 vjeçare në karrige të posaçme sigurimi gjatë kohës kur automobili është në lëvizje. Por një studim i ri për herë të parë tregon se kjo masë sigurimi në shumë raste shpëton jetën e fëmijëve nga mosha 4 deri në 7 vjeç.

    Mjeku Denis Burbin dhe kolegët e tij pranë spitalit pediatrik në Filadelfia studiuan të dhënat e mbi 4 mijë aksidenteve me makinë gjatë katër viteve të fundit dhe arritpn në përfundimin se rripi i sigurimit shpëton jetën e fëmijëve në 60 përqind të rasteve. Në studim thuhet se dëmtimi i fëmijëve gjatë aksidenteve vjen edhe si rezulat i përdorimit të papërshatshëm të rripave të sigurimit.

    SKANIMI I NJË MUMJEJE TË LASHTË

    Mumja që po shikoni iu nënshruar një tomografie ose skanimi të kompjuterizuar për të parë në se brenda tij mund të kishte ndonjë gjë për të ndriçuar një mister. Mumja është pronë e muzeut në qytetin Wake të Karolinës së Veriut. Për vite, ekspertët e dinin se brenda mumjes ndodhej një krijesë në formë zogu. Ata besonin se krijesa ishte zog, por për këtë donin të siguroheshin. Klinika e radiologjisë së qytetit i afroi ekspetrtëve aparatin e saj.

    Kështu filloi procesi i skanimit duke përdorur kompjutra për krijimin e pamjeve tri dimensionale. Në këtë mënyrë ekspertët do të jenë në gjendje të shohin qartë se çfarë ndodhet brenda mumjes. Nga pamjet e deri tanishme shkencëtarët nuk mund të thonë ndonjë gjë të saktë dhe shtojnë se rezulatet përfundimtare të kërkimeve të tyre mund të dalin pas disa javësh. Shkencëtarët mendojnë se zogu brenda mumjes i takon vitit 400 para erës sonë.

    PËRGATITJE PËR MISIONE NË MARS

    Sipas zyrtarëve të Nasas, ka shumë të ngjarë që në planetin Mars mund të ketë ujë. Ata thonë se ky lloj zbulimi do të përbënte një hap më pranë gjetjes së elementëve të domosdoshëm për jetën. Përvoja e deritanishme ka treguar se eksplorimi i marsit është një sipërmarrje tepër e rrezikëshme. Dy nga 3 misionet në Mars kanë përfunduar në dështim. Por shkencëtarët besojnë se makinat robotë që pritet të nisen së shpejti për në Mars janë më të aftat që janë dërguar në planetin e kuq më sot.

    Për uljen e robotëve në kordinatat e caktuara në Mars do të përdoren parashuta të posaçme. Makinat robote janë pajisur me kamera me reze infra të kuqe për të bërë kërkime e shqyrtime të ndryshme gjeologjike për të përcaktuar nëse në planetin e kuq ka jetë. Makinat gjithashtu janë pajisur me panele diellore dhe ato do të funksionojnë me enerigjënë e grumbulluar nga këto panele.

  5. #5
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Sipas nje evidence te fundit ne aamerike ne lidhje me kancerin doli se grate israelite kane me perparesi per zhvillimin e kancerit kurse ato qe merren me sport kane me pak mundesi per te pesuar kete semundje.Ky lajm eshte dhene neper mendja boterore dhe shqiptare top-channell.
    Une mendoj se shkaku i kancerit eshte marredheniet e shfrenuara e te parregulltea te femrave me burra dhe nuk marrin parasysh gjendjen e tyre natyrore dhe kohen e ........

  6. #6
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Seksi e ka fajin per te gjitha!
    Poshte Izraeli, eeeee??
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 02-11-2003 më 00:07
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #7
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Po moderatore po ne rregull je ti!?

  8. #8
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Jo ore... qenkam ne rregull? Kush e tha nje te tille???????

    P.S.: Pse mendon ti qe jam moderatore ketu? Kam njohuri... kam njohuri...
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  9. #9
    Shërbyesi i buzëqeshjes Maska e Lancelot
    Anëtarësuar
    20-10-2003
    Vendndodhja
    pranë valëve të detit
    Postime
    30
    Djal-Serioz,
    ...kjo gje qe shkruani eshte me se e vertet ngase Hemoterapite si dhe rrezatimet ndaj qelizave kancerogjene lene pasoja me pas ne shendetin e pergjithshem.

    Para 3 javesh ne Univerzitetin e Berlinit ne lidhje me luften ndaj kancerit eshte prezentuar me sukses terapia e nxehtesis (Wärme therapie) e cila therapi ka per qellim nxehjen e qelizave kancerogjene (intracelulare) te cilat ndalojne ose stagnojne shumezimine qelizave kancerogjene.
    Efektet e para te terapis se lartepermendur jane mjaft pozitive si dhe jo e demshme per organizmin e pergjitheshem.

    Nje dite, medicina do ta mund kancerin...

    shendet, Lancelot.
    Ndryshuar për herë të fundit nga angeldust : 03-11-2003 më 11:50
    ...buzëqesh se nuk do të harroj...
    Lancelot

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    vl
    Postime
    3
    jam shum dakort me sa lexova pasi ajo qe prishet s'mun te regullohet me gjithmon shendeti do te perkeqsohet edhe pse s'vdes pas gjasht muajve do vdesesh pak nga pak por shum shpejt
    mos bej as mire as keq se perseri i keq do ngelesh per te tjeret

Tema të Ngjashme

  1. Kanceri i gjirit, pse shkaktohet
    Nga s0ni në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 20-03-2010, 11:29
  2. Kanceri i qafës së mitrës, vjen vaksina në Shqipëri
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-01-2010, 20:21
  3. Kodi gjenetik i gripit. Kanceri në pankreas. Mite mjekësore
    Nga YlliRiaN në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2009, 16:32
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 03:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •