Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384

    Prinderit e Xhorxh Tenet, votues ne Himare

    AKTUALITETI

    Skandali i listave nga KQZ prek dhe familjen e shefit tė CIA-s

    Prindėrit e Xhorxh Tenet, votues nė Himarė

    Nėna dhe babai i shefit tė Shėrbimit sekret amerikan CIA, Xhorxh Tenet, (Koka) kanė qenė tė regjistruar si votues nė Himarė nė qendrėn e votimit 4582, dhe 4588, ndonėse mamaja e zyrtarit tė lartė amerikan Tenet ėshtė e gjallė nė SHBA, e ndjekur nga bashkėshorti i saj i vdekur, Qirjako Koka. Vangjelia Kacelano dhe Qirjako Koka rezultojnė tė regjistruar si votues nė Himarė.
    Ashtu sikundėr u ka ndodhur shumė shqiptarėve, edhe prindėrve tė babait tė shefit tė CIA-s, ua kanė ndarė qendrat e votimit dhe nuk i lėnė bashkė pas ndarjes sė tyre njerėzore.
    Lajmi konfirmohet nga Komisioni Zgjedhor i Qeverisjes Vendore nė Himarė, por mund tė verifikohet gjithashtu thjesht nėse klikon nė faqen e internetit tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve.
    Vangjelia Kacelano, nėna e shefit tė shėrbimit mė tė fortė tė botės, ėshtė ende e gjallė dhe ajo mund tė vinte tė votonte nė Himarė, megjithėse qysh kur ėshtė arratisur nga Qeparoi nė vitin 1945, nuk ka qenė kurrė nė Shqipėri. Ajo vazhdon tė jetojė nė SHBA, ndėrsa i biri i saj ėshtė njė nga njerėzit mė tė fuqishėm tė botės.
    Babai i Xhorxh Tenet, i cili nė Qeparo ka qenė njohur me emrin Qirjako Koka me datėlindje 1900, ka qenė po ashtu nė listė, por me qendėr votimi tė ndryshme nga ajo e gruas sė tij. Por ndėrsa nėna e shefit tė CIA vazhdon tė jetė nė listat e zgjedhėsve, pasi ėshtė jashtė Shqipėrisė, mijėra shqiptarė qė janė nė Shqipėri, janė hequr nga kėto lista, pėrfshi dhe votues tė shumtė nė zonėn e Himarės tė identifikuar si josocialistė.


    Rezultati i kėrkimit ėshtė: 2 votues.




    Nr
    Emri
    Atesia
    Mbiemri
    Datelindja
    Bashkia/Komuna
    Qendra Votimit

    QIRJAKO
    NINO
    KOKA
    01.01.1900
    HIMARE
    4582

    VANGJELIA
    VASIL
    KACELANO
    25.04.1915
    HIMARE
    4588 *




    Familja Tenet ka emigruar pėr nė SHBA pas Luftės sė Dytė Botėrore, ndėrsa djemtė binjakė janė lindur nė Amerikė. Babai i Tenet, mbiemri i tė cilėve ėshtė Koka, ishte nga Qeparoi, njė nga fiset mė nė zė tė Himarės.
    Nė shekullin e 19-tė familja Koka, e cila jetonte nė Itali, kishte ndryshuar emrin nė Tenet pėr arsye tė mos gjendej nga gjakėsit kundėrshtarė. Pas Italisė familja Tenet nė fillimet e shekullit tė 20-tė u vendos nė Korfuz, por dhe atje ajo u detyrua tė braktiste ishullin dhe tė vendosej pėrgjithmonė nė Qeparo tė Himarės, vendi i tė parėve.
    Babai i Tenet, shkon nė emigrim nė Francė ku familja e tij thuajse kishte emigruar krejtėsisht dhe punon nė minierat e qymyrgurit nė Sent Etien, ku qendroi deri nė mbarim tė Luftės sė Dytė Botėrore. Pikėrisht ndėrsa nė Himarė Lufta italo-greke solli dhe shumė tė shpėrngulur, i ati i Tenet njihet nė Itali me njė vajzė nga Himara nga njė fis nga mė tė dėgjuarit e krahinės Vangjelia Kacelano, e cila kishte mundur tė ikte me njė nėndetėse angleze nga brigjet e Himarės nė prag tė mbarimit tė Luftės.
    Kėshtu njohja e dy tė rinjve nga Himara nė tokėn italiane, do tė sillte emigrimin e tyre pėrfundimisht nė SHBA nė qytetin mė metropol tė botės New York. Ndėrsa nė 5 janar 1953 dy djemtė binjakė George dhe William do tė vinin nė jetė, por nė vitin 1965 babai i tyre pas pak vitesh do tė ndahej nga jeta.
    Sot, ndėrsa George ka njė djalė me emrin Jani, Bill ėshtė babai i tri vajzave, tė cilėt rrinė pranė gjyshes sė tyre 87 vjeēare Vangjelia Kacelano.

    Burimi: gazetatema.net

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Komisari
    Anėtarėsuar
    16-10-2003
    Vendndodhja
    Rain forest
    Postime
    29
    Ata qe jane pergjegjes per gomarlleqe te tillla duhen arrestuar.
    Keta jane psikopate. Si behen keto lista, nga e marrin informacionin keta debile me kartele?

  3. #3
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Gazete tema shkruan o zoti Komisar dhe mos u nevrikos se na kujtohen operativat e PPSH-se.
    Pershendetje Lis
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Komisari
    Anėtarėsuar
    16-10-2003
    Vendndodhja
    Rain forest
    Postime
    29
    Cuno me duket se me keqkuptove,

    Une u inatosa me ata qe bene listat, jo me ata qe reportuan. Atyre qe reportuan bravo u qofte se ajo eshte puna e tyre si gazetare, te zbulojne gomarlleqet e administrates qe jane me thase te tere.

    Por me cudit se si ka mundesi qe nje njeri qe ka vdekur ne 1968, i cili s'ka qene ne Shqiperi qe nga 1945, I cili ka deklaruar se nuk eshte as qytetar Shqiptar por Grek, si ka mundesi qe ky person te pritet te votoje ne zgjedhjet lokale?????

    Aq me teper, nga u fut emri i tij ne liste? Ky eshte nje moserespektim personal edhe i Tenet te cilit i ngelet te merret me budallenjte e listave ne Himare..

    Edhe une them se ata duhen arrestuar sepse kur manipulohen listat zgjedhore eshte njesoj sikur te manipulosh zgjedhjet. Duke bere lista skandaloze i mohohet popullit Shqiptar (dhe minoritetit Grek) e drejta kushtetuese per tu shprehur lirisht per organet vendore. S'mund te lejohen manipulime te tilla ne qofte se duam te shkojme ne Evrope.

    Shpresoj o Lisi se je ne nje mendje me mua...

    tung
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Komisari : 27-10-2003 mė 01:04

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Eshte spekulluar shume mbi origjinen e Tenet por realiteti eshte i tille qe George Tenet ka qene nje mbeshtetes i pretendimeve greke ne dem te interesave tona kombetare. Jane te njohura memot e tij drejtuar kongresit amerikan per ceshtjen e "minoritareve greke ne Shqiperi" qe jane denoncuar hapur dhe fort nga grupe dhe individe shqiptaro-amerikane ne SHBA.

    Keto flasin qarte se si ndihet Tenet karshi shqiptareve dhe Tenet eshte nje prej sponsorizuesve te tragjedise kombetare ne Shqiperi ne 1997, nje vit pasi ai u emerua si kreu i sherbimit sekret amerikan.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Komisari
    Anėtarėsuar
    16-10-2003
    Vendndodhja
    Rain forest
    Postime
    29

    Acceptance of the Ellis Island Medal of Honor

    Acceptance of the Ellis Island Medal of Honor
    Forum Club Lunch

    George Tenet
    Director of Central Intelligence

    My father left Greece and entered this country through Ellis Island just before the Great Depression. Starting out with nothing, he made a success of the 20th Century Diner in Queens. He taught me to value hard work, to honor this great country, and to take nothing for granted, least of all family. He is gone now, but the strength of his influence on my life is undiminished.

    At the end of World War II, My mother fled Southern Albania on a British submarine to escape communism - never to see her family again. She had the courage to rebuild home and family in this country. She is a constant source of inspiration to me. She is a real hero, in my life.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Intervista/Flet Koēo Koka, djali i xhaxhait tė George Tenet


    "Letėrkėmbimet tona me xhaxhanė, Qirjako Tenet"


    Quhet Koēo Koka ose ndryshe Koēo Teneti, dhe ėshtė djali i xhax hait tė George Tenet, ish-shefit tė CIA-s. Ia pėrkėdhel sedrėn ajo ēfarė i kanė thėnė shpesh, se ngjan me shqiptaro-amerikanin e famshėm, tė cilin ai e thėrret Jorgo. "Nuk e kam takuar asnjėherė, por me tė vėllanė, Uilliamin, kam folur nė telefon", rrėfen 77-vjeēari pėr "Tirana Observer". Nė njė intervistė ai tregon letėrkėmbimet e babait tė tij me tė vėllanė Qirjakon, i cili ėshtė i ati i George Tenet. Pėrse familja ka dy mbiemra, Koka dhe Tenet. Cila ėshtė origjina e familjes sė tyre, si u njohėn prindėrit e ish-shefit tė CIA-s, kontaktet me familjen dhe letrat qė qeparioti ia dėrgonte vėllait tė tij. "Kam hapur zinė nė shtėpinė time. Kam tri ditė qė pres patriotėt qė mė vijnė pėr ngushėllim", i shkruante nga Amerika babai i George Tenet tė vėllait, pėr vdekjen e atit tė tyre.

    Pėrse familja juaj ka mbajtur dy mbiemra, Koka dhe Tenet?
    Nė mėhallėn tonė, nė Qeparonė e vjetėr, janė 80 shtėpi qė kanė ardhur nga Korfuzi. Bėhet fjalė pėr vitet 1680. Fisi ynė Koka ose Tenet e kemi origjinėn nga Korfuzi, nga Kėrshadhėza. I pari ynė erdhi nė Qeparo, pasi vrau njė njeri nė Korfuz dhe pėr hasmėri erdhi kėtu dhe bėri shtėpinė lart nė Qeparo Fshat. Stėrgjyshi, Xhorxhi, la vetėm njė djalė, e la tė vogėl nė djep se e vranė. Djali, Mino Koka, qė ishte gjyshi ynė, u rrit dhe ai u bė me tre djem, babanė tim, Sofo Tenet dhe babanė e Georges, Qirjako Tenet, ndėrsa djali i tretė vdiq shpejt.
    Kur u rrit gjyshi dhe nuk i vinte mirė tė dėgjonte mbiemrin Tenet, se kishin vrarė, e ndėrroi atė nė Koka. Janė rritur me tė keq. Nė vitet 1924, gjyshi Minua dhe tė dy djemtė, Sofua, babai im dhe Qirjakoja, babai i Georges, shkuan nė Francė dhe punuan nė minierė. Por Qirjakoja nuk desh tė punonte shumė nė minierė dhe iku shpejt.
    Si shkoi nė Amerikė xhaxhai juaj?
    E rregulloi me njė kapiten vapori qė tė shkonte nė Amerikė. Ishte viti 1928, mori hua dhe iku nė Amerikė. Ai qė i dha lekėt i tha: "Ik, o djalė, po vajte mirė kujtohu pėr kėto qė tė kam dhėnė, nė se nuk shkove mirė, hallall t'i kam bėrė. Por xhaxhai brenda dy muajve pasi shkoi nė Amerikė ktheu borxhin. Nė vitin 1929, babai u kthye nė Qeparo dhe nė 1931 linda unė. Qirjako, xhaxhai qė kur iku nga Franca, nuk erdhi mė nė Shqipėri. U martua fillimisht me njė amerikane, bėri dhe njė vajzė dhe ia vuri emrin Geraldina, nė emėr tė mbretėreshės sė Shqipėrisė. Geraldina rron nė Amerikė dhe ka katėr djem. Evangjelia ėshtė gruaja e dytė e xhaxhait. Me gruan e dytė, Evangjelinė, xhaxhai ka dy djem binjakė. Ai kur u martua shkonte nė kondismė dhe thoshte: O perėndi mė bėj tė lind njė fėmijė me kėtė grua dhe zoti ia dha qė tė bėnte dy djem tė mirė.
    Si u njoh me Evangjelinė xhaxhai juaj?
    Evangjelia ishte nė Shqipėri. Nė kohėn e luftės iu vra vėllai nga ballistėt se qe doktor i famshėm ai dhe kuronte partizanėt. Vranė partizanėt Aziz Sharrėn, kreu i ballistėve nė Vlorė, dhe nė hakmarrje tė tij ballistėt vranė doktorin, pra e kanė vrarė fare kot. Doktori e kishte gruan italiane dhe e shoqėroi Evangjelia pėr nė Itali. Ndodhi qė u mbyllėn kufijtė dhe nuk u kthye dot mė. Xhaxhai pasi e ndau amerikanen u martua me patrioten e tij.
    A ka ardhur ndonjėherė xhaxhai juaj apo edhe tė bijtė kėtu tek ju?
    Jo, asnjėherė nuk kanė ardhur. Ndėrsa nėna e Georges, Evangjelia, ka ardhur tek ne.
    Ēfarė lidhjesh keni pasur me xhaxhanė dhe familjen e tij, je njohur me ta?
    Jo. Sa ishte xhaxhai gjallė ai dėrgonte gjithmonė dhe e ndihmonte babanė, edhe djemtė e tij sa ishin nė shkollė kishin lidhje me ne, na dėrgonin letra dhe fotografi shpeshherė. Kur mbaruan shkollat dhe shkuan nė detyrat e tyre, nuk na dėrguan mė. I vogli, Uilliami, ėshtė doktor. Ndoshta ruan tė vėllanė dhe nuk kanė lidhje fare me ne. Mė vjen keq shumė qė nuk kemi lidhje, se edhe ne nuk jemi njerėz tė kėqij. Me ata tė Himarės kanė lidhje, ndoshta se kanė nėnėn e tyre gjallė. Ata tė Himarės kanė shkuar nė Amerikė dhe janė takuar me Gerogen (Jorgon) dhe Uilliamin (Vasilin si i themi ne), ne asnjėherė. Mirė do tė na vinte tė ishim tė lidhur me ta.
    Ēfarė pasurie kishte nė Amerikė Qirjako, babai i Georges?
    Njė restorant ku punonte bashkė me gruan e vet Evangjelinė dhe kishte 14 punėtorė qė punonin tek ai. Nė njė letėr xhaxhai nga Amerika i shkruante babait: Turp tė tė vijė qė njė djalė tė vetėm e bėre shofer. Ti pse nuk mė kėrkove mua tė tė ndihmoja pėr tė vazhduar djali shkollė". Por unė jetėn si shofer e kalova mė mirė nga tė gjithė. Rrita fėmijė tė mirė dhe me shkollė tė lartė.
    Nė ēfarė gjuhe i shkruante xhaxhai juaj letrat?
    Xhaxhai shkruante edhe shqip, edhe greqisht nė letra. Njė miku i xhaxhait, Vasil Voda, i thoshte shpesh atij kur ishin nė Amerikė: Dua tė shkoj e tė vdes nė Piqeras tė mė qajnė gratė piqerasiote. Dhe vėrtet, erdhi e vdiq nė Piqeras. Kjo e bėnte qė xhaxhai shpesh nė letra na shkruante: Ishte i lumtur Vasil Voda qė shkoi e vdiq nė Piqeras. Unė i shkreti do vdes pa njeri pranė. Xhaxhai im kishte mall tė madh pėr vendin e tij dhe ishte shumė bujar. Nė krizėn e pas luftės gjithė farefisit tė vet nė Qeparo u dėrgoi nga dy thasė miell dhe ndihma tė tjera. Dhe kush ishte i sėmurė po t'i dėrgoje recetė pėr ilaēe ua dėrgonte.
    Ju kujtohet ndonjė letėr e tij?
    Kur vdiq gjyshi xhaxhai na dėrgoi njė letėr shumė mallėngjyese, ku shkruante: Kam hapur zinė nė shtėpinė time. Kam tri ditė qė pres patriotėt qė mė vijnė pėr ngushėllim.
    Edhe kur vdiq gjyshja shkroi. Edhe kur mė vdiq gruaja e parė mė shkruan dhe mė ngushėlluan edhe djemtė e xhaxhait. Pas asaj nuk kemi pasur mė letėrkėmbim. Nė telefon kam folur vetėm njė herė me Uilliamin, me tė voglin, ndėrsa me Georgen jo. Kemi folur greqisht. I thashė qė gjyshi dhe babai e kanė pasur merak qė nuk u panė njėherė juve. Edhe unė po plakem, mos vallė edhe unė atė fat do kem. - Jo, - mu pėrgjigj nga matanė telit. - Do takohemi. - Kanė kaluar kaq shumė vjet dhe ende nuk shihemi me njėri-tjetrin. Megjithatė, shpresojmė.

    Nė shtėpitė e prindėrve tė George Tenet

    Nga e derguara jone ne Himare
    Mira Zenati

    Historia e jetės sė ish-shefit tė CIA-s fillon nė faqet 10-11 tė librit tė tij me kujtime "Nė qendėr tė stuhisė". Ndėrsa jashtė tij, ajo nis buzė detit tė kthjellėt tė Himarės, nė shtėpitė e prindėrve tė tij, nėnės Evangjeli Kacelano e tė atit, Qirjako. Nė Himarė pushon edhe kėrkėllitja e makinės qė na ka shoqėruar qė nga Tirana. I pari himariot qė takojmė ėshtė Irakliu, qė menjėherė "punėsohet" si udhėrrėfyesi ynė. Sapo e pyesim nėse njeh ndonjė nga fisi i George Tenet, ai na drejton pėr nga djali i hallės sė tij, i cili ka njė restorant nė qendėr tė Himarės. Edhe halla e tij, Evangjelia, e ėma e ish-shefit tė CIA-s, kishte hapur me tė shoqin njė restorant nė Amerikė. Sakaq mbėrrijmė nė restorant "Piazza" qė ėshtė vetėm 40 metra larg nga deti dhe pėrshėndetemi me kushėririn e parė tė George Tenet. Ai quhet Zaharia Kacelano. Ėshtė 65-vjeē dhe kapelja qė mban nė kokė nuk ia mbulon krejtėsisht thinjat e shumta. "Do tė mė pėlqente qė djali i hallės sime tė vinte kėtu e tė hanim njė peshk bashkė", thotė ai pėr kushėririn e tij tė parė, duke na hequr pėrfundimisht dyshimet se George Tenet ka qenė nė Shqipėri. Po sipas tij, atij do t'i pėlqente tė vinte tek shtėpia ku i kishte lindur e ėma, atje ku jeton aktualisht edhe Zaharia. "Shtėpia ėshtė vetėm 500 metra larg nga kėtu", thotė 65-vjeēari i cili na shoqėron me shumė respekt.
    Nė shtėpinė e nėnės sė George Tenet
    Pėrpara na shfaqet njė shtėpi e vjetėr guri 107-vjeēare. Ajo ėshtė ndėrtuar nė vitin 1900, ka tre kate qė ndahen me mur guri tė trashė 80 cm. Nė krah tė shtėpisė ndodhet kisha. "Kėtė e ka ndėrtuar Vasili, gjyshi i George Tenetit, me kursimet e tij nė kurbet", tregon Zaharia. Me dhimbje nxjerr nga xhepi njė fotografi tė vjetėr, baraka ku e shpunė familjen e tij, pasi e nxorėn nga shtėpia, sepse i ati qe dėnuar nė burgun e Burrelit pėr arsye politike. Nė foto dallohet gjyshja e tij dhe e George, Amalia, e cila ka vdekur nė vitin 1963. Po nė kėtė shtėpi Amalia ka lindur edhe Evangjelinė, nėnėn e ish-shefit tė CIA-s. Sipas Zaharisė, halla e tij njihej si njė grua shumė e zonja dhe bujare. Ajo ishte nisur pėr nė Itali, duke shoqėruar pėr tek tė prindėrit nusen italiane tė vėllait tė saj qė ishte vrarė njė vit mė parė nga ballistėt. "Vėllai i Evangjelisė, qė ėshtė xhaxhai im, ishte doktor i njohur dhe kishte ardhur nga Italia bashkė me tė shoqen pėr tė ndihmuar partizanėt", shpjegon Zaharia, ndėrsa na tregon dhomat e shtėpisė. "Ishte viti 1944. Halla ishte 35 vjeēe nė atė kohė dhe ngaqė u mbyllėn rrugėt pėr tė ardhur nė Himarė, ato mbetėn atje". Pikėrisht nė Itali, nėna e George Tenet ėshtė takuar edhe me Qirjakon, qė mė vonė do tė bėhej bashkėshorti i saj. Me njė shkesi alla shqiptarēe, qė ish-shefi i CIA-s e shpjegon mjaft mirė nė librin e tij, duke thėnė se “babai i erdhi rrotull mamasė pėr dy javė”, ata martohen dhe nisen pėr nė Amerikė. Pėr ta vazhduar historinė, neve na duhet tė nisemi pėr nė Qeparo, nė fshatin ku lindi babai i George Tenet, Qirjako. Zaharia na vjen nė ndihmė edhe nė kėtė "nismė-marrje". E njeh mirė fisin e burrit tė hallės dhe na drejton pėr nė Qeparo. Fshati ku Ali Pasha ndėrtoi tri shtėpi pėr veten e tij, vetėm nga bukuria e natyrės, duket si njė ballkon me pamje nga deti. Shtėpitė trekatėshe nė mes agrumeve duken si kėshtjella tė vogla prej guri. Vetėm 3 kilometra nga Qeparoi i Ri, nė atė qė quhet Qeparo Fshat ndodhet edhe shtėpia e babait tė George Tenet. Ose ndryshe Koka. Edhe Zaharia na shpjegon se pėrse ky fis mban dy mbiemra, por ai na thotė se mė mirė mund tė na e sqarojė vetė pinjolli i familjes, Koēo Tenet-Koka.
    Nė shtėpinė e Qirjako Tenet-Kokės
    Ajo ėshtė njė shtėpi e vjetėr, e ndėrtuar nė vitin 1870. Ka dy kate dhe njė haur, katėr dhoma tė shtruara me dhoga dhe njė ballkon. Pėr nė shtėpinė e vjetėr tė Kokajve na shoqėroi vetė Koēo Koka, i cili edhe pse 77-vjeē nuk nguron tė vijė me ne qė nga shtėpia e tij dhe tė na shpjegojė ato ēfarė di pėr xhaxhanė e tij dhe djemtė binjakė, George dhe Uilliam Tenet. "Kėtu tashmė nuk jeton njeri", thotė ai me lot nė sy, duke kujtuar tė atin qė vdiq me peng nė zemėr pėr tė vėllanė, Qirjakon, me tė cilin u nda qė nė vitin 1928 dhe nuk e pa mė me sy. "Xhaxhai bashkė me babanė dhe gjyshin, nė vitin 1924 shkuan nė Francė dhe punuan nė minierė. Por Qirjako katėr vjet mė vonė, me njė hua shkoi nė Amerikė", rrėfen nipi i Qirjako Tenet. Ndėrsa i ati u kthye nė Qeparo edhe pse vėllai i tij ia kishte bėrė dokumentet pėr nė Amerikė. "Gjyshi nuk donte qė babai tė ikte nė Amerikė", shpjegon Koēo. Kėshtu pas kėsaj ndarjeje, ajo ēfarė i bashkonte ishin vetėm letrat qė vinin qė nga larg dhe fotografitė qė xhaxhai i tij i dėrgonte vazhdimisht. Vet Qirjako Tenet nuk arriti tė kthehej nė shtėpinė e tij. Ndėrsa e shoqja, Evangjelia, po. Ajo e ka vizituar shtėpinė ku "ka vajtur nuse", gjatė vizitės sė saj nė vitin 1987, njė kėnaqėsi shumė e madhe pėr familjen qepariote me dy mbiemra. Historia e mbiemrit Tenet-Koka nis e pėrfundon nė njė histori hasmėrie. 77-vjeēari na tregon se tė parėt e tij ishin zhvendosur nga Korfuzi pėr nė Qeparo nė vitet 1680, pas njė vrasjeje. Pas disa kohėsh, gjyshi i George Tenet e ndryshon mbiemrin nga Tenet nė Koka, pasi i vinte turp tė etiketohej si familje vrasėsish. Pikėrisht pėr kėtė arsye, kjo familje mban dy mbiemra. "Kur vdiq gjyshi, xhaxhai na dėrgoi njė letėr shumė mallėngjyese", kujton nipi i Qirjako Tenet, duke shtuar se letrat vinin edhe nė shqip edhe nė greqisht. "Bashkėbisedimet rridhnin lirshėm nė greqisht dhe nė anglisht. Kur mamaja dhe babai nuk donin qė unė dhe vėllai tė dėgjonim atė qė ata flisnin, ato e kthenin muhabetin nė gjuhėn shqipe", thotė nė librin e tij, George Tenet. Mė pas pak flet pėr Shqipėrinė. Por duke u larguar nga Qeparoi e Himara, kuptojmė se shtėpitė e gurta memece ku lindėn prindėrit e tij, thonė mė shumė.

    Gazeta Tirana Observer

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Prindėrit dhe Fėmijėt
    Nga Gimi3 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-05-2007, 08:50
  3. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. OSBE: Listat e zgjedhėsve, problem i madh pėr zgjedhjet
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 06:50
  5. Historia e Himarės Shqiptare
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 19:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •