Shqiptar
Registered User
(7/10/00 9:00:00 am)
--------------------------------------------------------------------------------
Prof.As.Dr.David Luka

Kolec Topalli, Zhvillimi historik i diftongjeve tė shqipes, Tiranė 1998

Nė njė hark kohor prej tre vitesh, prof. dr. Kolec Topalli, pėrveē njė numri artikujsh nė shqipe dhe nė gjuhė tė huaj, ka botuar tri vepra shkencore (Theksi nė gjuhėn shqipe, Tiranė 1995; Pėr historinė e hundorėsisė sė zanoreve nė gjuhėn shqipe, Tiranė 1996 dhe Zhvillimi historik i diftongjeve tė shqipes, Tiranė 1998) me rreth njė mijė faqe.

Ai qė merret me fonetikėn historike tė shqipes, e ka tė qartė sa mund e djersė duhet derdhur pėr tė trajtuar probleme kaq tė vėshtira e kaq tė diskutueshme. Nuk ėshtė pra vetėm sasia ajo qė vlerėson punėn e z. Topalli, por nė radhė tė parė cilėsia dhe serioziteti i punės. E mbi tė gjitha korrektėsia nė paraqitjen e saktė tė fonemave ndėr shembujt e trajtuar.

Gama e ēėshtjeve, qė trajton nė tri veprat e fundit, tanimė pėrfshin pothuaj tė gjithė historinė e vokalizmit nė gjuhėn shqipe. Ėshtė pikėrisht ky fakt, qė nė librin akademik Fonologjia historike e gjuhės shqipe tė prof. Sh. Demirajt, K. Topalli zė njė vend tė rėndėsishėm, megjithėse nuk janė pėrfshirė aty dy veprat e tij tė fundit.

Nė veprėn Zhvillimi historik i diftongjeve tė shqipes autori ka marrė nė dorė njė ēėshtje sa tė vėshtirė, aq edhe problematike dhe tė trajtuar shkarazi ndėr autorė tė ndryshėm. Dhe, nė ato pak punime ku rrahet e diskutohet ky problem, ka mendime tė ndryshme jo vetėm nė fushėn e trashėgimisė indoevropiane, por edhe nė zhvillimet e brendshme tė gjuhės shqipe. Vėshtirėsitė shtohen edhe mė tepėr po tė merret parasysh puna qė operohet me etimologji tė pakta e shpeshherė tė dyshimta. Dhe, ashtu siē shprehet vetė autori: "Kėsaj i shtohet vėshtirėsia tjetėr, qė nė gjuhėn indoevropiane pėr njė fjalė ka pasur dy ose tri baza etimologjike, qė ndryshonin nga njėra-tjetra kryesisht nė tingujt zanorė, gjė qė ka vėshtirėsuar pėrcaktimin e bazės pėr gjuhėn shqipe, si rrjedhim edhe tė reflekseve tė diftongjeve".

Merita e autorit qėndron qoftė nė pėrmbajtjen e veprės, qoftė edhe nga mėnyra se si trajtohet kjo lėndė kaq e vėshtirė.

Problemi i zhvillimit historik tė diftongjeve nė librin e z. Topalli ėshtė rrokur nė mėnyrė shteruese. Duke qenė se autori ka vite qė merret me analizėn historike tė sistemit vokalik tė shqipes, ai tani akumulimin e madh qė ka siguruar, e shpėrndan nė mėnyrė racionale nė krejt veprėn. Vėrtet tema bazė ėshtė historia e diftongjeve, por nė kėtė libėr kjo ēėshtje ėshtė vendosur qoftė nė kohė, qoftė nė hapėsirė nė njė rrafsh tė gjerė diakronik e sinkronik, me njė pėrhapje qė pėrfshin pothuaj tė gjitha gjuhėt indoevropiane, duke i kaluar nė disa raste edhe vetė caqet e shqipes.

Nė punė tė metodės, autori, pasi ka paraqitur me rigorozitet shkencor punėn e paraardhėsve, e pasi mban qėndrim ndaj trashėgimisė sė deritanishme, jep ndihmesėn e vet tė shkallėshkallshme, duke u bėrė kėshtu i besueshėm pėr lexuesin.

Pėr diftongjet gjuha shqipe paraqet njė gjendje tė veēantė. Sė pari, tė gjitha diftongjet e vjetra indoevropiane janė rrafshuar nė njė zanore tė vetme. Sė dyti, shqipja nė vazhdėn e kohėve, ka pėrftuar diftongje tė reja, por nė rrethana qė duhen gjurmuar e analizuar me imtėsi. Nė kėtė situatė duhet pėrcaktuar jo vetėm zanafilla e zanores qė diftongohet, por edhe kushtet fonetike nė tė cilat kryhet ky diftongim. Mjafton tė pėrmendim kėtu analizėn e zbėrthimit tė o-sė nė lidhjet -on, -or, -ol. Dihet qė N. Jokli (Indog. Forsch. 49) pėr diftongjet e formuara nė fjalėt ku zanorja o ndiqej nga njė bashkėtingėllore hundore -n, ka pėrcaktuar gjashtė shkallė zhvillimi. Prof. Demiraj (Fonologjia historike 99) pranon si tė sigurta vetėm katėr prej tyre. Prof Topalli (pasi merr nė analizė gjashtė fazat e sjella nga Jokli), jep njė shpjegim tė ri e origjinal tė kėtij procesi, qė procedon kėshtu: õn : õ: õ : ou : uo : ua/ue. Sipas Topallit, faza e parė dhe e dytė, qė lidhen me procesin e hundorėzimit tė zanores -o-, si edhe tri fazat e fundit, kanė karakter fonetik, kurse kalimi nga faza e dytė nė tė tretėn, qė ka ēuar nė ēhundorėzimin e zanores -o-, meqenėse ėshtė kryer nė trajtėn e shquar, ka karakter morfologjik (mė saktė fonetik-sintaksor). Pas kėtij proēesi, ky tingull ėshtė shkėputur nga sistemi i zanoreve hundore dhe, duke qenė i lirė nga kjo lidhje, ka marrė njė rrugė tjetėr evolucioni.

Po me kaq interes paraqitet edhe trajtimi i "grupit fonematik" vo-/va-. Siē pohon edhe vetė autori, ky grup, nė gjendjen e sotme tė gjuhės, nuk mund tė quhet as grup vokalik e as konsonantik, meqė pėrbėhet nga njė zanore e njė bashkėtingėllore. Mirėpo, meqė historikisht ai ka zanafillė diftongore, sepse vjen nga diftongimi i njė zanoreje tė thjeshtė, autori e merr nė shqyrtim, duke bėrė njė analizė tė pėrkyer fonetike.

Ai pasi jep sė pari etimologjinė e fjalėve ku shfaqet kjo dukuri, me njė metodė racionale pėr t'u admiruar, arrin nė pėrfundimin se ky proces ka kaluar nė pesė faza: (o- : uo : śo : śa : uo-/ ua : vo-/va-). Me kėtė pėrfundim ai jep njė ndihmesė tė ēmuar nė zgjidhjen e kėtij problemi, qė deri tani nuk ėshtė shpjeguar kėnaqshėm.

Pėr ndėrrimin e mundshėm tė o-sė sė theksuar indoevropiane nė ballė tė fjalės nė vo- va-, duke qenė ky njė ndėr ndėrrimet e vjetra dialektore, dėshiroj tė jap edhe unė mendimin tim qoftė pėr shkakun, qoftė edhe pėr kohėn e kryerjes sė kėtij procesi.

v-ja te fjalėt qė vijnė nga njė o- nistore e theksuar duhet vėshtruar (sipas nesh) me prejardhje dyfishe; mė njė anė nga njė u, e dalė nga prirja pėr diftongim tė o-sė me zanafillė te format e huazuara nga latinishtja vulgare (khs. shq. i vorfėn/ i varfėr, span. huerfano, makedon. oarfano; shq. i verbėr, retorom. jerv, friulan. uarb, veliot. vuarb, ruman. oarba; shq. vepėr, frėngj. oevre (uevre), span. huebra; shq. vezė, retorom. oef ief, ruman. ou, provenc. ous uovs, katal. ou, span. huevo, ital. uovo etj.). Mė anėn tjetėr, nga nevoja e konsonantizimit tė saj pėr tė lehtėsuar shqiptimin e kėtyre fjalėve, qė pėrndryshe do tė tingėllonin tė pazakonta nė gjuhėn shqipe, e cila nuk ka asnjė fjalė qė nis me ua-, uo- e ue-.

Pėr zhvillimin nė kohė tė kėtij procesi mund tė thuhet me siguri se ai ka ndodhuur para shek. X (pėr punė tė ndėrrimit s : sh te fjala voshtėr, qė reflekton njė lat. oleaster), dhe para rotacizmit (mė saktė, rotacizmi ka vazhduar mė gjatė se ky proces) siē e dėshmon njė fjalė relikte e ruajtur te arbėreshėt e Salaminės (tė zbritur aty pas gjase nga malet e Korēės) varfėni (mbė dizė e zeza varfėni ... mbeta e shkretė nė gjitoni), e cila jo vetėm ruan trajtėn e parotacizuar (megjithėse paraqet formėn e toskėrishtes qė nis me va-), por edhe kuptimin e hershėm tė fjalės latine orphanus "jetim".

Nė analizėn e diftongjeve tė formuara nga jotizimi i bashkėtingėlloreve, e kryesisht tė takimit tė njė q-je me -t (nė fjalėt miqtė : mijtė, zogjtė : zojtė etj.) mendojmė se problemi duhej vėshtruar mė nė thellėsi, sepse nė disa raste ngjet njė jotizim jt si zhvillim historik i grupit ct (me e pa ndėrmjetėsinė e -qt-). Si shembull mund tė pėrmendim shujtė, drejt, trajtė, fruit (te Buzuku) si edhe shejt e shtrejt (nė gegėrishte) etj. Kėtu duhet kryer njė analizė e plotė etimologjike e fjalėve pėrkatėse, qė vijnė kryesisht nga trajta tė latinishtes vulgare (khs. tani nė frėngj. dreit droit, trait traiter, fruit, duit doit; nė provenc. dreit; nė port. direito; nė span. e vjetėr traitar etj.) pėr tė pėrcaktuar mė qartė zanafillėn e tyre. Pra duhet sqaruar nėse njė ndėrrim i mundshėm -ct- : -jt- mos kishte nisur qė nė latinishten vulgare dhe shqipja ta ketė marrė pikėrisht nga kėto trajta, apo ky zhvillim ka kaluar nėpėrmjet grupit -ct- nė disa faza, prej tė cilave, e fundit -qt- : -jt- paraqitet si zhvillim i brendshėm i vetė gjuhės? Te trajta frujt e Buzukut p.sh. ngjan tė kemi hapjen e ś-sė sė gjatė latinė nė ui si edhe refleksin e grupit -ct- nė -jt-, pra takimin e dy gjysmėzanoreve i.

Siē shihet, problemet qė z. Topalli trajton me mprehtėsi e kompetencė tė admirueshme nė librin e vet tė fundit, janė sa tė vjetra, aq edhe tė koklavitura. Megjithėkėtė ai ka arritur tė na japė njė vepėr dinjitoze qė nė radhė tė parė nderon atė vetė dhe, sė dyti, ėshtė njė ndihmesė e mirėfilltė pėr fonetikėn historike tė shqipes.


Shkodėr, me 12 shkurt 1999 Prof. As. Dr. David Luka




Phoenix 10 - Artikulli 12
www.dardania.com/phoenix/...art12.html

© Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
www.dardania.com/phoenix