Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 6 prej 6
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Mosha
    33
    Postime
    1,176
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Importet Dhe Sistemi Fiskal

    Nga Feti ZENELI

    Thellimi i vazhdueshem i deficitit tregtar po shnderrohet dita-dites ne nje rrezik serioz per te ardhmen e ekonomise shqiptare. Statistikat e gjashtemujorit te pare paralajmerojne se edhe kete vit do te vendoset nje rekord i ri ne treguesin e deficitit tregtar. Per kete periudhe, importet tona u rriten me rreth 25% me shume se sa ne te njejten periudhe te vitit 2002. Por ne gjashtemujorin e dyte, duke pasur parasysh eksperiencen e viteve te kaluara, vellimi i importit pritet te jete edhe me i madh se sa ne gjysmen e pare te vitit. Ne keto kushte parashikohet qe deficiti tregtar ne fund te ketij viti te arrije ne rreth 1,4 miliarde dollare nga 1,2 miliarde dollare qe ishte vitin e kaluar.

    Po te shkosh ne doganat shqiptare per te pare mallrat qe hyjne e dalin, qofte edhe ne nje dite te vetme, ndjehesh i shokuar kur shikon qe tregtaret shqiptare importojne edhe prodhimet me tradicionale te bujqesise dhe industrise sone, duke filluar nga frutat e perimet e te gjitha llojeve e duke perfunduar tek te gjithe llojet e artikujve industriale. Jane rreth 450 milione dollare qe perdoren mesatarisht cdo vit per te blere ne vendet fqinje fruta e perime, drith, vajera ushqimor, sheqer, pije te ndryshme, cigare, etj., nderkohe qe sipas studiuesve serioze te fushes se ekonomise, qofshin keta vendas apo dhe te huaj, Shqiperia eshte percaktuar, kohe pas kohe, si (nje vend thellesisht bujqesor(. Kjo do te thot----e se eshte e paimagjinueshme, ne menyre te vecante per kushtet e sotme te ekonomise se tregut, qe vendi yne te shpenzoje sasira te konsiderueshme valute, te siguruara me mund e sakrifica te panumerta nga puna e emigranteve tane jashte shtetit, per te importuar prodhime bujqesore. Nga ana tjeter, burimet statistikore bejne te ditur se po kaq dollare perdoren edhe per importin e materialeve te ndertimit si tulla, tjegulla, cmento, hekur, etj., nderkohe qe artikuj te tilla jane prodhuar dhe mund te prodhohen shume mire ne vend. Mund te kete edhe prodhime apo materiale te tjera te kesaj natyre, te klasifikuar si artikuj konsumi, per te cilat ekzitojne kushte e mundesi te pashfrytezuara brenda vendit qe t'mos importohen ne sasira te tilla te medha, duke arritur deri ne 60-70% te importeve gjithesej. Ka dhe importe te tjera te domosdoshme, ne te cilat perfshihen dhe makinerite e pajisjet me destinacion investimin e tyre ne krijimin e linjave te prodhimit, por ne rastin me te mire kjo pjese e importit nuk shkon me shume se 30-40%, nga te cilat vetem 10-15% mund t'i perkasin fondit te investimeve.

    Thellohet defici tregtar

    Nga te dhenat me te fundit mbi analizen import-eksport per vitin e kaluar, botuar nga Drejtoria e Statistikave prane Qendres Kombetare te Informacionit Doganor rezulton nje rritje prej 6% te vellimit te eskporteve dhe 9% te vellimit te importeve, duke e thelluar edhe me shume deficitin tregtar, cili ne fund te vitit 2002 arriti ne 1,2 miliarde dollare. Ne jemi akoma ne kufijte ekstrem te ketij raporti dhe me eksportet tona nuk mbulojme as 20% te importeve. Por e keqja ne kete rast me shume se sa tek treguesi global i eksporteve te larta qendron tek struktura e zerave perberes te tij. Struktura e eksporteve flet per nje peshe ekstremisht te vogel te prodhimit te brendshem ndaj totalit, i cili perben 24% te tij nga 76% qe zene mallrat e perpunimit aktiv ne kete total. Grupmallrat me peshe specifike me te larte ne eksportet tona jane tekstilet dhe artikujt tekstile me 31%, veshjet dhe kepucet me 25%, etj. Duke u thelluar akoma me tej ne analizen e ketyre treguesve ndesh ne nje absurditet te madh e te panjohur per vendet e tjera te rajonit, i cili qendron ne faktin se ne importojme me shume pikerisht ate prodhim apo mall, te cilin e kemi prodhuar ne vend dhe e kemi eksportuar edhe ne kushtet e ekonomise se centralizuar dhe te mungeses se teknologjive bashkekohore. Me konkretisht, ne importojme ne sasira te konsiderushme ushqime, prodhime bujqesore, pije, duhan e te tjera prodhime te kesaj natyre per te cilat kemi jo vetem kushtet e eksperiencen, por edhe mundesite praktike per realizimin e tyre.

    Produktet bujqesore zene 30% te importeve

    Sipas statistikave zyrtare, importi i prodhimeve te mesiperme, perben gati 30% te totalit te importeve gjithesej, nderkohe qe afersisht ne te njejtin tregues qendron edhe pjesa e prodhimit bujqesor ne raport me prodhimin e pergjithshem kombetar ne vend. Por e keqja ne kete rast behet akoma me shqetesuese kur kujton se eshte pikerisht sektori i bujqesise ai qe pritet t'i zbradh faqen e nxire eksportit shqiptar, ndoshta dhe ekonomise kombetare ne pergjithesi, nderkohe qe rezultatet ne kete drejtim tregojne te kunderten. Vitin e kaluar, pesha e prodhimit bujqesor ne Prodhimin e Pergjithshem Kombetar ra ndjeshem dhe perspektivat e rritjes se tij duken teresisht te zymta. Renia e prodhimit bujqesor dhe reduktimi i llojshmerise se tij kane bere qe te ulet eksporti dhe te shtohet importi i ketyre prodhimeve. Dikur ne eksportonim rreth 100 mije ton perime ne vit dhe vetem nga eksporti i duhanit buxheti i shtetit fitonte cdo vit me shume se 50 milione dollare te ardhura, ndersa sot tregun shqiptar e ka pushtuar importi i ketyre prodhimeve nga vendet fqinje. Ne kete kuader, edhe tri nga industrite kryesore te agrobiznesit si industria e prodhimit te birres, vajit vegjetal dhe vezeve e marrin lenden e pare nga importi. Mjafton te permendim ketu se vetem Birra Tirana importon cdo vit rreth 6 milione dollare lende te pare, nderkohe qe Shqiperia i ka te gjithe mundesite e prodhimit te elbit distik qe perdoret per kete qellim. E njejta gje ndodh edhe me industrine e prodhimit te vajit vegjetal, nderkohe qe jo shume vite me pare bujqesia shqiptare ka prodhuar mijera ton lule dielli ne vit.

    Strategji per te ulur importet

    A mund te pretendoje nje vend ne tranzicion per t'u integruar ne Evrope, duke importuar pa asnje lloj kriteri cdo gje qe i duhet te konsumoje ne forme ushqimi apo lendesh te para, pa menduar te zhvilloje industrine dhe infrastrukturen e prodhimit te tyre ne vend? Sigurisht qe jo, ne se nje proces i tille nuk merret seriozisht nga qeverisja e vendit, dhe qe me shume se sa tek puna dhe arritjet konkrete mbeshtet tek psikologjia e te qenit gjoegrafikisht ne Evrope apo meshira dhe favoret e tjera jodinjitoze te endimmarresve. Ne keto kushte duhen te fillojne, pa humbur kohe, te ndertohen dhe aplikohen strategji te atilla qe reduktojne ne minimumin e domosdoshem biznesin tregtar te importit per sende konsumi per ta zvendesuar ate me importin e makinerive dhe paisjeve per investime prodhuese. Pra rritja e ketyre improrteve eshte e domosdoshme, tani per tani, per te kanalizuar bizensin tregtar ne biznes prodhues. Anetaresimi i vendit tone ne OBT, marreveshjet e njepasnjeshme te tregtise se lire me vendet e rajonit dhe perspektiva e krijimit te nje zone te lire tregtare ballkanike, asocimi dhe me pas anetraesimi ne BE, e te tjera zhvillime te kesaj natyre perfaqesojne jo vetem rritje te mundesive per zgjerimin e biznesit dhe aktivitetit ekonomik ne pergjithesi, por edhe rrezik ne se nuk u paraprihet ketyre procesve nga vete biznesmenet shqiptare. Komuniteti i biznesit, ne menyre te vecant ai i agrobiznesit ka filluar ta kuptoje dhe te reflektoje pozitivisht ne kete drejtim, duke braktisuar tregtine e sendeve te konsumit ne emer te investimeve prodhuese. Sipas statisikave te fundit, vetem gjate 6-mujorit te pare te ketij viti importi i makinerive dhe paisjeve nga Gjermania, Italia dhe Greqia, me destinacion ngritjen e linjave te prodhimit ne vend per prodhime ushqimore dhe lende te para vendase, eshte rritur gati 30% ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar. E rendesishme eshte qe ky veprim t'mos mbetet thjeshte nje iniciative e biznesit, por te shnderrohet shume shpejt ne nje motiv qeverises i institucioneve shtetrore dhe ne nje aspekt kryesor te veprimtarise bankare ne fushen e kredidhenies.

    Sistemi fiskal

    Po krahas shume pengesave te tjera si mungesa e strategjive dhe politikave efektive per prodhimin vendas, infrastruktura e shkaterruar, brishtesia e institucioneve, konkurenca e pandershme, korrupsioni dhe kontrabanda, niveli i larte i ekonomise informale, krijimi i monopoleve qeveritare ne fushen e tregtise me shumice, etj., qe kontribuojne negativisht ne bilancin tregtar eshte edhe sistemi fiskal, i cili favorizon importet ne kurriz te eksporteve. Shqiperia klasifikohet si vendi me ngarkesen me te larte fiskale, por njekohesisht edhe si vendi me evazionin me te larte fiskal. Vitin e kaluar ngarkesa fiskale arriti ne mbi 50%, dhe ne po keto terma mendohet te jete edhe evazioni fiskal. Ne deklaratat publike te disa prej politikaneve shqiptare shprehja se, (pesedhjete perqind e biznesit paguan per pesedhjeteperqindeshin tjeter(, eshte shnderruar ne nje akuze te rende per qeverisjen e shqiptare, e cila nuk po reformon ne parametra normal jo vetem sistemin fiskal, por as administraten fiskale. Komuniteti i biznesit, per t'i dhene frymemarrje dhe shtrirje aktivitetit te tij privat ka 5 vjete rresht qe kerkon perjashtimin nga detyrimi fiskal i fitimit qe riinvestohet, uljen e TVSH-se dhe heqjen e takses doganore per makinerite e pajisjet per linja prodhimi dhe masa te tjera te kesaj natyre, por qeveria vazhdon t'i permbahet betimit te bere para FMN-se per mosndryshimin e sistemit fiskal. Ne keto kushte pjesa derrmuese e biznesmeneve shqiptare i jane turrur tregtise. Mjafton te permendim se afro 60% e bizneseve private ne vendin tone i perkasin tregtise dhe sherbimeve. Dhe, cuditerisht, situata ka ardhur duke u perkeqesuar me kalimin e viteve. Kesisoj, ne se ne `93-shin industria jepte 14% te PBB-se, bujqesia 55%,ndertimi 9,7%, transporti 10% dhe sherbimet 10,3% te ketij prodhimi; vitin e kaluar buqjesia nderroi vendin me sherbimet, duke dhene vetem 26% te prodhimit te pergjithshem kombetar. Nje strukture e tille e PBB-se eshte dramatike po ta ballafaqojme me kerkesat integruese qe shtrohen sot para nesh. Celja zyrtare e negociatave per nenshkrimin e marreveshjes se asociim-stabilizimit te Shqiperise me Bashkimin Evropian ne kushtet e nje ekonomie te rrenuar dhe problematike na shtyn te mendojme se sfida kryesore e qeverisjes dhe sipermarrjes se lire private eshte shtimi dhe standratizimi i prodhimit vendas. Ky eshte koncepti mbi bazen e te cilit e kane zhvilluar ekonomine e vendit te tyre amerikanet dhe europianoperendimoret.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2003
    Vendndodhja
    ceki
    Mosha
    32
    Postime
    89
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ganoid : 14-11-2003 mė 09:20

  3. #3
    pekomeri Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    62
    Postime
    451
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Te lumte dora dhe mendja.

  4. #4
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Mosha
    33
    Postime
    1,176
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Fundi i vitit, doganat nuk do ndryshojne referencat
    Ne kuader te nje fushate per parandalimin e rritjes spekulative te cmimeve gjate festave te fund vitit, Drejtoria e Pergjithshme e Doganave nuk do te ndryshoje cmimet e referencave per mallrat e importit. Ja strategjia e Bankes se Shqiperise per mbajtjen e cmimeve nen kontroll

    Rritja e cmimeve te referencave per mallrat e importit ka gjasa te mos praktikohet ne fund te ketij viti nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave me qellim parandalimin e rritjes se cmimeve ne tregje per festat e fundvitit. Vendimi i doganave pritet te konkretizohet ne kuader te nje fushate qe Banka e Shqiperise do te ndermarre ne ditet ne vazhdim kunder rritjes spekullative te cmimeve ne mallrat e konsumit masiv. Vitet e fundit doganat ne muajit e fundit te vitit kane aplikuar rritje te cmimeve te referencave per mallrat e importit si nje mundesi me shume per te realizuar planin e te ardhurave. Pikerisht ky veprim i doganave ka cuar ne nje acarim te marredhenieve me biznesin, te cilet si zakonisht kane reaguar duke rritur menjehere cmimet e mallrave ne tregje. Cmimet e referencave, duhet te jene me kuotat reale, me te cilat blihen mallrat qe vijne ne Shqiperi nga tregjet e jashtme. Duke patur per baze keto kuota, doganat vene tarifen e zhdoganimit ne perqindje. Mirepo referenca qe aplikohet, shpesh here, sipas disa shembujve qe kane sjelle vete tregtaret jane shume te larta se cmimet reale ne tregjet nderkombetare, duke bere keshtu qe tarifa e zhdoganimit artificialisht te jete me e larte. Mirepo duke qene se administrates doganore i mungon informacioni per levizjet e cmimeve ne vende te ndryshme prej nga importon Shqiperia eshte bere zakon qe cmimet e referencave te ndryshohen njehere ne 6 muaj, e per rrjedhoje nje ndryshim i tille korespondon me fundin e vitit. Per te menjanuar nje faktor shtese kete vit per parandalimin e rritjes se cmimeve ne tregjet vendase, Banka e Shqiperise ka hyre ne bisedime me Ministrine e Financave dhe me Drejtorine e Pergjithshme te Doganave per te mos aplikuar referenca te reja kete vit. Vec kesaj vemendja e bankes qendrore pritet te perqendrohet edhe nje sere mekanizmash te tjere qe perfshijne edhe angazhimin e te gjitha strukturave te tjera te financiare ne vend. Ne kete aksion pritet te perfshihet edhe administrata tatimore, i cila do te ushtroje kontrolle ne pikat e tregtimit me pakice dhe me shumice, me qellim parandalimin e spekullimit me cmimet. Ndryshe nga te gjitha tregjet normale, kur ne rast festash per shkak te rritjes se kerkeses ulen cmimet, ne Shqiperi ndodh e kunderta, per shkak se tregje te tilla nuk egzitojne. Keshtu eshte bere zakon qe ne ditet e fundit te vitit cmimet te rriten ne menyre galopante, duke ndikuar dukshem ne xhepat e konsumatorit e per rrjedhoje edhe ne objektivin e Bankes se Shqiperise per inflacionin. Per te shmangur kete anomali te tregjeve vendase, Banka e Shqiperise kete vit per te dytin rradhazi ka vendosur te kryesoje nje fushate sensibilizimi per te shmangur rritjen e tepruar te cmimeve.
    PAUCA SED MATURA

  5. #5
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Mosha
    33
    Postime
    1,176
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Raporti

    Prodhimi i vendit jo vetėm qė nuk plotėson kėrkesėn, por tashmė duket se po shkon drejt tkurrjes. Sipas INSTAT, deficiti tregtar pėr periudhėn e 8-mujorit 2003, ka pėsuar njė rritje prej gati 7 pėr qind, nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė vitit 2002

    INSTAT nxjerr raportin e tregtisė dhe shėrbimeve pėr 8 muajt e parė tė kėtij viti

    Shqiptarėt jetojnė me prodhime tė huaja
    “Importet nė sulm”. Deficiti tregtar 7 pėr qind mė i lartė



    Tiranė

    Biznesi shqiptar ėshtė orientuar edhe mė shumė nga tregtia gjatė kėtij viti. Tė dhėnat e INSTAT tregojnė se nevojat e shqiptarėve vazhdojnė tė dominohen nga produkte dhe shėrbime qė prodhohen nė vendet e huaja.

    Prodhimi i vendit jo vetėm qė nuk plotėson kėrkesėn, por tashmė duket se po shkon drejt tkurrjes. Sipas INSTAT, deficiti tregtar pėr periudhėn e 8-mujorit 2003, ka pėsuar njė rritje prej gati 7 pėr qind, nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė vitit 2002. Importet janė rreth 4 herė mė tė mėdha se eksportet. Kjo tregon se akoma shqiptarėt duhet tė shpenzojnė me miliona dollarė vetėm pėr tė marrė shėrbimet bazė. Kėshtu nė vend qė kėto para tė shkojnė pėr rritjen e investimeve dhe uljes sė papunėsisė, po shkonjnė drejt vendeve tė tjera, ku me sa duket politikat ekonomike janė shumė mė tė mira se kėtu. Deficiti tregtar gjatė vitit tė kaluar ka arritur shifrėn e mbi 1 miliard dollarėve. Kėto para janė sa buxheti i shtetit pėr njė vit. Sipas INSTAT, raporti i mbulimit (eksport/import) pėr kėtė periudhė tė 2003-shit ėshtė 24.2 pėr qind, duke shėnuar njė pėrmirėsim prej 2.5 pėr qind, kundrejt 21.76 pėr qind, qė ishte nė tė njėjtėn periudhė tė vitit 2002. Duke e parė nė kėndvėshtrimin e vendeve me tė cilat ėshtė realizuar vėllimi i transaksioneve nė tregtinė e jashtme, duhet evindetuar fakti qė, pjesa mė e madhe e tyre, rreth 73.5 pėr qind, ėshtė realizuar me vendet e BE-sė. Importet me vendet e BE-sė, pėr periudhėn janar-gusht 2003 zėnė rreth 68.6 pėr qind, kundrejt importeve totale, ndėrsa eksportet rreth 94 pėr qind tė totalit tė tyre. Parashikohet qė niveli i importeve tė mallrave tė vijė duke u rritur edhe pėr njė periudhė afatmesme, si pėr arsye tė rritjes sė kėrkesės sė brendshme, ashtu edhe pėr shkak tė regjistrimit mė tė saktė dhe mė tė plotė tė importeve. Shtetet partnere mė kryesore, pėrsa i pėrket grupit tė vendeve tė BE-sė, mbeten Italia, Greqia dhe Gjermania, ku eksportet me to zėnė rreth 91 pėr qind tė totalit, dhe vėllimi i importeve zė rreth 60 pėr qind tė volumit tė pėrgjithshėm.



    Tregtia, 1 miliard dollarė

    Volumi i pėrgjithshėm tregtar nė gjysmėn e parė tė vitit arriti mbi 1 miliard USD. Bilanci tregtar si pjesė pėrbėrėse e bilancit tė pagesave, rezultoi me njė deficit prej 625.6 milionė USD. Ky deficit krahasuar me 6-mujorin e parė tė vitit tė kaluar rezulton 18.5 pėr qind mė i lartė. Volumi i pėrgjithshėm tregtar si 6-mujor i parė 2003, arriti nė 1.07 miliardė USD nga 824 milionė USD, qė ishte nė gjashtėmujorin e 2002-shit, duke shėnuar njė rritje prej gati 30 pėr qind.



    Tė ardhurat
    Emigrantėt sjellin 350 milionė USD

    Bilanci i transaksioneve tė tė ardhurave si 6-mujor i parė 2003, rezulton nė vlerėn 72.3 milionė USD, me njė rritje rreth 27.3 pėr qind, nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė. Flukset hyrėse tė kapitalit arritėn nė rreth 145.7 milionė USD, duke shėnuar njė rėnie prej 19 pėr qind krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė. Bilanci i shėrbimeve pėr 6-mujorin e parė 2003, rezultoi me njė deficit prej 7.2 milionė USD. Turizmi si pjesė pėrbėrėse e bilancit tė shėrbimeve, gjatė kėsaj periudhe, ka gjeneruar njė sasi tė ardhurash si shėrbim rreth 209.2 milionė USD. Detyrimet financiare vlerėsohen nė rreth 120.2 milionė USD. Kėto janė tė pėrbėra kryesisht nga investimet e huaja direkte, qė nė 6-mujorin e parė arritėn nė masėn 63.9 milionė USD, duke shėnuar njė rritje kundrejt tė njėjtės periudhė me 20.5 pėr qind dhe lėvrimi i huave afatgjata me kushte tė buta nė masėn 51.1 milionė USD, me njė rritje 14 pėr qind. Tė dy kėta dy tregues tė fundit janė mjaft tė rėndėsishėm pėr ecurinė afatgjatė tė ekonomisė sė vendit, bėnė tė ditur burime tė Bankės sė Shqipėrisė.

    Tė dhėnat

    7 pėr qind Rritja e deficitit tregtar pėr vitin e kaluar
    4 herė Mė tė mėdha janė importet se sa eksportet
    24.2 pėr qind Raporti i mbulimit tė importeve me eksporte
    68.6 pėr qind E importeve vijnė nga vendet e Bashkimit Evropian
    350 milionė Vlera e dollarėve qė vjen nga emigrantėt


    Rriten shkėmbimet
    Tregtia 12.7 pėr qind mė shumė se 2002

    Tregtarėt shqiptarė kanė rritur ndjeshėm marrėdhėniet me vendet e tjera tė botės. Kėshtu gjatė kėtij 8-mujori vėllimi i pėrgjithshėm tregtar pėr 8-mujorin e 2003, shėnon njė rritje prej 24.3 pėr qind, kundrejt tė njėjtės periudhė tė vitit 2001 dhe 12.7 pėr qind ndaj vitit 2002. Kjo rritje nė volumin e pėrgjithshėm ka ardhur si nga rritja e volumit tė eksporteve, ashtu edhe nga rritja e volumit tė importeve. Eksportet pėr periudhėn janar-gusht 2003 janė rritur pėrkatėsisht me 22.5 pėr qind dhe 23 pėr qind nė krahasim me tė njėjtėn periudhė pėr vitet 2001 e 2002. Sipas INSTAT, rritje janė shėnuar nė vėllimin e eksporteve nė krahasim me 8-mujorin 2002, nė disa grup produktesh, tė tilla si “Ushqim, pije, duhan” me 22.2 pėr qind, “Prodhime druri dhe letre” me 69.3 pėr qind, “Tekstile dhe kėpucė” me 19.5 pėr qind, dhe “Materiale ndėrtimi dhe metale” me rritje rreth 44.4 pėr qind. Importi shėnon njė rritje prej 24.7 pėr qind, kundrejt tė njėjtės periudhė tė vitit 2001 dhe 10.5 pėr qind ndaj 2002-shit. Pėrsa i pėrket importeve nė krahasim me 8-mujorin e 2002-shit, nė kėtė periudhė ėshtė shėnuar rritje kryesisht nė grupin “Lėkurė dhe artikuj prej tyre” nė masėn 34.8 pėr qind, grupin “Makineri, pajisje dhe pjesė kėmbimi” me 12.4 pėr qind, grupi “Tekstile dhe kėpucė” me 14.7 pėr qind, grupi “Materiale ndėrtimi dhe metale” me 18.8 pėr qind.
    PAUCA SED MATURA

  6. #6
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Mosha
    33
    Postime
    1,176
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Papunėsia dhe barrierat doganore

    Bashkim Kopliku

    Nė qytetet e fshatrat tona enden njerėz tė papunė. Rinia dhe mosha aktive po emigron jashtė vendit. Shumė politikanė, gazetarė, ekonomistė e njerėz tė profesioneve tė ndryshme, preokupohen, me tė drejtė, duke e konstatuar faktin dhe duke kėrkuar qė qeverisja tė veprojė urgjentisht, qė rinia tė spostohet nga kafetė dhe rrugėt, nė arat apo nė fabrikat, nė kompjuterat apo teknografėt, nė studiot e projektimit, apo nė aktivitete tė tjera tė shėrbimeve. E rruga e zgjidhjes ėshtė e paqartė pėr shumicėn. Disa ekspertė tė ekonomisė, trumbetojnė nė masmedia, mbrojtjen e prodhimit vendės me rritjen e tarifave doganore (protekcionizmin), si rrugėn e vetme tė zgjidhjes sė papunėsisė. “Ku mund tė prodhojė fshatari ynė domate, kur ato vinė nga Maqedonia dhe Greqia me ēmim me pakicė 100 lekė/kg, ėshtė nisja e arsyetimeve, tė cilat vazhdojnė mė tej, e kur pėr tė punuar tokėn traktoristi kėrkon...”. Bėhen llogari tė kostove tė larta tė prodhimeve bujqėsore nė vend, e nė mėnyrė tė ngjashme bėhen llogaritjet e kostove tė larta tė prodhimeve industriale e tė shėrbimeve. Konkludohet se e vetmja zgjidhje ėshtė rritja e tarifave doganore, qė tė mund tė pėrballohet kostoja e lartė e prodhimit. Kėtyre propozimeve antiglobaliste, u bashkohen shoqatat dhe lobet e prodhuesve, tė cilėt, natyrisht e normalisht, janė tė interesuar qė me ēdo mėnyrė tė rrisin sa mė shumė fitimin e tyre aktual, duke ia lėnė kujt tė dojė tė merret me ē’bėhet me tė tjerėt, blerėsit dhe ekonominė e vendit nė pėrgjithėsi. Del ndonjė ministėr e thotė ndonjė gjysmėfjale pro politikave globaliste (antiprotekcioniste), pėr tregtinė e lirė, e pastaj, pak mė vonė, nxiton tė kundėrshtojė veten, duke thėnė: “Nuk na le FMN-ja tė bėjmė ndryshe”...

    Edhe nėpunėsve tė FMN-sė, qė kėshillon pėr globalizėm, fare pak u dėgjohet zėri. E kjo, megjithėse FMN-ja e ka nė politikėn e publikuar tė saj, qė programet e veta t’i bėjė pronė jo vetėm tė qeverisė, por edhe tė komunitetit tė gjerė e tė shoqėrisė civile tė vendit ku vepron, pra edhe tė Shqipėrisė. Nė zhargonin e saj, “t’i bėsh pronė”, do tė thotė t’i bindėsh tė tjerėt se sa kėshillon, ėshtė zgjidhja mė e drejtė. Dhe kur i dėgjojmė nė konferenca shtypi, “ato tė FMN-sė” mbajnė pozicion orakulli, apo monarku tė plotfuqishėm, qė veē se thotė njė gjysmė fjale, e tė tjerėt, duhet, detyrimisht e pa diskutim, ta pranojnė pa e pėrtypur fare.

    Njerėzit, qė nuk kanė pasur mundėsi apo nevojė tė studiojnė ekonominė, dėgjojnė me skepticizėm, duke mos ditur se ē’ėshtė mirė e ē’ėshtė keq. Unė personalisht, mendoj se rruga qė duhet tė ndjekim ėshtė globalizmi dhe jo protekcionizmi. Protekcionizmi do tė ishte zgjidhja mė e keqe pėr tė hapur vende pune, sidomos nė rastin e Shqipėrisė. Para se tė vazhdoj me argumente tė detajuar pėr globalizmin, po ju tregoj njė bisedė hipotetike, qė shpjegon shkurt globalizmin dhe antiglobalizmin. Andrea (antiglobalisti) i troket dyerve tė apartamenteve tė pallatit, duke ju kėrkuar: “Mė jepni nga 1000 lekė nė muaj qė tė hap njė vend pune pėr Palin (i papuni)”. Ganiu (globalisti) e pyet: “Po sa do t’i japėsh rrogė nė muaj Palit”? Andrea: “10.000 lekė nė muaj”. Ganiu: “Po jemi 50 familje, me nga 1000 lekė nė muaj, bėjnė gjithsej 50.000 lekė nė muaj. Na bie mė mirė tė japim nga 200 lekė nė muaj pėr familje dhe t’i japim po tė njėjtėn rrogė Palit, 1000 lekė nė muaj, deri sa tė gjejė njė punė. Kjo ėshtė njė zgjidhje mė e mirė, sepse mbajtja e Palit na kushton mė pak”. Shumė nga lexuesit besoj se do tė ishin me zgjidhjen e Ganiut, globalistit. Nejse, nė vijim po rreshtoj disa argumente pro globalizmit: E para: Nė se do tė rriten doganat, p.sh. me 20%, ēmimet do tė rriten nė treg me 20%. Pra, domatet qė kushtonin 100 lekė/kg do tė kushtojnė 120 lekė/kg, dhe vaji qė kushtonte 140 lekė/L, do tė kushtojė 168 lekė/L. E kjo pėr tė gjithė mallrat nė treg, pėr tė cilat eksperti protekcionist propozon tė “mbrohen qė tė mund tė prodhohen nė vend”. Mė duket se nuk ėshtė e drejtė t’u kėrkojmė tė gjithė familjeve shqiptare, tė paguajnė ēmime mė tė larta nė treg, qė tė hapen vende pune diku nė fermėn apo nė fabrikėn e dikujt (kujto shembullin me Ganiun e tė tjerėt, pak rreshta mė sipėr). E dyta: Vėrtetė qė importi i njė malli mė tė lirė do tė detyronte tė mbyllej njė prodhim i shtrenjtė, por, kjo mbyllje nė vetvete ėshtė pozitive. Ėshtė pozitive, sepse sposton aktivitetin e mbyllur, i cili ėshtė i paleverdishėm, duke orientuar burimet e vendit nė prodhime tė tjera mė efikase, mė me leverdi pėr ekonominė. E treta: Edhe nė se do tė pranonim pėr pak kohė tranzicioni, tė pėrdoren politika protekcioniste tė kufizuara, me korrupsionin tonė shqiptar, do t’u jepnim mundėsi lobistėve qeveritarė qė nė vend qė tė ndėrhynin aty ku duhet pėr rritjen e punėsimit, tė ndėrhynin aty ku janė interesat e tyre klienteliste. Prandaj nuk ia vlen t’i hapėsh rrugėn fare ndėrhyrjeve qeveritare shqiptare nė ekonomi.

    E katėrta: Shpesh, kur politikani dėshton nė politikat e premtuara tė krijimit tė vendeve tė punės, pėrdor ankesėn “nuk tė lejojnė tė bėj politika protekcioniste”, si barka e shpėtimit, pra pėr tė justifikuar paaftėsinė e zbatimit tė politikave tė duhura qė krijojnė punėsim.

    E pesta: Mendoni sikur tė ndjekim kėshillat e ekspertėve protekcionistė, si ne, edhe kosovarėt, ku eskportojmė pije e reēelra, po kėshtu edhe maqedonasit, e me radhė tė gjithė ata ku duhet ose do tė duhet tė eksportojmė diēka. Do tė kishim njė ndėrprerje tė tregtisė sė jashtme, dhe rezultati do tė ishte njė rritje dhe jo ulje e papunėsisė. Adam Smith, qė nė vitin 1776, me veprėn e tij “Pasuria e Shteteve” (The Wealth of Nations), vėrtetonte se individėt janė mė tė pasur nė se specializohen nė vend qė tė pėrpiqen t’i bėjnė tė gjitha vetė. Nė analogji, shtetet janė mė tė pasura nė se bėjnė tregti me njėri-tjetrin, duke shkėmbyer produkte dhe shėrbime tė vetat, tė cilat ato i bėjnė mė lirė, me ato gjėra qė vendet e tjera i bėjnė mė lirė. Si rezultat i ndarjes ndėrkombėtare tė punės, tė gjithė punonjėsit janė mė eficientė, janė mė mirė. Historia e botės i ka dhėnė tė drejtė kėtij parashikimi tė Adam Smith. Kėshtu, politikat e gabuara protekcioniste shėmben ekonominė amerikane nė vitet 1930. Specialistėve tė ekonomisė do t’u kujtoja protekcionizmin amerikan tė atyre viteve me tarifat e Smoot-Hawley, me hakmarrjen izolacioniste tė vendeve tė tjera, pra aplikimin e politikės “ngecja komshiut” (beggar-my-neighbor), qė qe shkaku kryesor i depresionit botėror tė viteve ‘30 tė shekullit tė kaluar.

    Po le tė shqyrtojmė se ēfarė do tė ndodhė, nė se tarifat doganore nė vend qė tė rriten, ulen, ashtu si rekomandon politika globaliste. Atėherė nė treg do tė kemi produkte me ēmime mė tė ulta, gjė qė ka edhe tė mirat qė vijojnė:
    (1) Prodhuesit vendės do tė pėrpiqen me gjithė forcat qė tė jenė mė eficientė qė tė konkurrojnė me prodhimin e lirė tė huaj, tė importit, duke gjetur produket dhe mėnyra pėr t’i prodhuar mė lirė se tė huajt, gjė qė natyrisht ėshtė nė dobi edhe tė blerėsve, konsumatorėve, se ēmimet nė treg jo vetėm qė nuk rriten, por bile ulen. Kjo do tė thotė edhe siguri e vendeve tė punės.
    (2) Cilėsia e prodhimit vendės do tė detyrohet tė konkurrojė me cilėsinė me tė lartė tė disa produkteve tė huaja, duke rritur shumė cilėsinė e produkteve tė vendit. Krahasoni produktet tona tė viteve tė protekcionizmit komunist, me produktet e sotme tė politikės sė tregtisė sė lirė. Kujtoni gjėrat mė tė thjeshta, dyert e dritaret e para 13 vjetėve, me dyert e dritaret qė prodhohen nė vend sot, “Birrėn Tirana” tė prodhuar sot nė vend, me atė tė dikurshme, vajin e pijet e prodhuara nė vend sot, etj. Cilėsia nuk ka tė krahasuar. E kjo ngritje cilėsie as qė mund tė mendohej, nė se nuk do tė ishte konkurrenca me mallrat pėrkatės tė importit. Kjo do tė thotė edhe siguri e vendeve tė punės.
    (3) Edhe lėndėt e para tė pėrdorura pėr tė prodhuar produktet e vendit, nuk ėshtė e thėnė tė meren se s’bėn nga vendi. Prodhuesit e lėndėve tė para duhet tė konkurrojnė me prodhuesit e huaj, me importin, pėrndryshe nuk do tė shesin dot mallin e keq. Kėshtu, prodhuesi i produktit final vendės ka mundėsinė e lirinė tė funizohet jo vetėm nė lėndėt e para tė vendit, por edhe nė tė importit, duke zgjedhur mė tė mirėn, gjė qė natyrisht rrit edhe efikasitetin e prodhimit edhe cilėsinė e produktit final, duke siguruar vendet e punės.
    (4) Produktet e vendit, tė cilat prodhohen mė lirė tek ne se tek tė tjerėt, do tė prodhohen nė sasi tė mėdha, qė dhe tė eksportohet, siē kanė filluar e po eksportohen disa produkte tė vendit. Natyrisht qė eksport do tė thotė rritje e vendeve tė punės, pra ulje e papunėsisė.

    Shembujt nga politikat e adaptuara nė vendet e tjera tregojnė drejtėsinė e politikės sė tregtisė sė lirė, globalizmit. Pėr shembull, njė studim tregon se Kili dhe Korea e Jugut, qė ndoqėn politika tė tregtisė sė lirė, gjatė viteve 1970-1990, rritėn ekonominė mesatarisht me 4.5% nė vit, kurse Hindia dhe Kuba, qė ndoqėn politika tė barrierave doganore, e rritėn me mesatarisht vetėm 0.7% nė vit. Njė shembull tjetėr ėshtė i Kinės, e cila me hapjen e saj pas 1978-ės, siguroi njė rritje tė tė ardhurave pėr frymė prej 8% nė vit, ndėrkohė qė rritja ekonomike e fqinjit tė saj, Hindisė, qe shumė mė e ulėt, e kjo e fundit, kryesisht pėr shkak tė politikės sė mbajtjes sė tarifave tė larta doganore. Njė ndėr arsyet e zhvillimit tė pakėt tė shumė vendeve tė Afrikės, ėshtė edhe izolacionimi qė kanė bėrė me tarifat e tyre protekcioniste. Kjo politikė e vendeve tė Afrikės, krahasohet me politikėn e hapjes qė ndoqėn “katėr tigrat e vegjėl”, Hong-Kongu, Korea e Jugut, Tajvani dhe Singapori. Kėto katėr vendet e fundit, ishin po aq tė varfėr sa dhe afrikanėt, dhe tani qytetarėt e tyre kanė nivele jetese qė mund tė krahasohet me SHBA-nė dhe BE-nė. E kjo edhe pėr politikėn e hapur qė ndoqėn, duke rreshtuar nė 20 vendet me tregti mė tė hapur nė botė. Pa pėrjashtim, vendet nė tė cilat kėto 30 vjetėt e fundit, standardi i jetės ėshtė rritur mė shpejt, kanė ulur shumė barrierat tregtare dhe kanė rritur eksportet. Natyrisht, shembulli mė i keq ėshtė shembulli i Shqipėrisė komuniste, qė me politikėn e saj izolacioniste, e ēoi popullin e vet nė uri e papunėsi totale. Kujtoni ndėrmarrjet pa punė tė fundit tė viteve ‘80, ku punonjėsit mbaheshin me “80%-shin”. E natyrisht, u kujtoj nostalgjikėve tė komunizmit, se tė jesh i detyruar tė shkosh nė punė, duke u paguar shpesh me aq sa nuk mjaftonte tė blije njė paketė “Partizani” (kujtoni ditėt e punės tė kooperativave bujqėsore), apo tė shkojė nė punė pa pasur punė, por qė mos tė rrish “kafeneve” qė tė mos mund tė flasėsh dhe diskutosh kundėr regjimit, nuk do tė thotė punėsim, por do tė thotė robėri komuniste.

    Nė mbyllje do tė pėrsėrisja se edhe tek ne, politika pėr shėrim tė papunėsisė ėshtė tregtia e lirė me jashtė, hapja, ulja e tarifave doganore. Natyrisht, kjo ulje duhet bėrė shkallė-shkallė, duke u lėnė kohė prodhuesve tė marrin masa pėr t’u spostuar nė prodhime mė tė leverdishme, nė zbatim edhe tė principit “njoftim me kohė i ndryshimeve tatimore”. Bėjmė mirė qė pėr politikat ekonomike tė rritjes sė punėsimit, tė ndjekim kėshillat eksperte tė Bankės Botėrore (BB) dhe tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN), tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės e tė Bashkimit Evropian. Politika e uljes graduale tė barrierave doganore, e shoqėruar me uljen e korrupsionit, pėrmirėsimin e klimės sė biznesit nė vend, me politika monetare dhe fiskale tė pėrshtatshme (nė ndonjė shkrim tjetėr do tė ndalojmė mė konkretisht nė to), do tė hapin menjėherė vende pune, do tė rrisin nivelin e jetesės. Por politika mė kundėrproduktive do tė ishte ajo e kufizimit tė tregtisė me jashtė me politikat ngecja komshiut (beggar-my-neighbor).
    PAUCA SED MATURA

Tema tė Ngjashme

  1. Si funksionon sistemi i ri elektoral
    Nga stavri22 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 04:45
  2. Sistemi politik i Shqiperise dhe sistemi politik i Kosoves
    Nga Ibrahimfeimi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 14:13
  3. Sistemi Fiskal
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 19:32
  4. Taksat ne Shqiperi
    Nga Estella nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 17-03-2005, 07:50
  5. Eksportet mbysin importet
    Nga StormAngel nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2004, 00:28

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •