Edhe perse eshte hapur disa here si teme ne forum, une mendoj se kjo teme eshte aktuale ne cdo kohe, ne cdo vend dhe per cdo shqiptar qe e do vendin e tij dhe popullin e tij te nje gjaku.
Nuk mendoj se eshte nje pyetje e thjeshte pasi kerkon nje njohje te gjere te historise, kultures e tradites tone kombetare. Kerkon qe te kesh medituar per identitetin shqiptar dhe si ju gjeni veten ne kete identitet. Kerkon te kesh nje vizion dhe nje aspirate per te ardhmen tone si komb.
Pyetjet qe une mendoj do te ndihmojne ne kete meditim te perbashket jane:
- Cfare na dallon ne shqiptaret nga popujt e tjere?
- Cfare na bashkon si shqiptare, edhe pse flasim ne dialekte, kemi besime fetare te ndryshme, kemi bindje politike te ndryshme, vijme nga krahina te ndryshme?
- A eshte historia jone kombetare nje burim inspirimi dhe krenarie, apo nje histori qe le shume pak vend per tu krenuar?
- Cilet jane heronjte tuaj kombetare dhe ne hapat e cilit shqiptar te madh ju deshironi te ecni?
- Si e shprehni ju dashurine per vendin tuaj?
- Si e shprehni ju dashurine per njeri-tjetrin si shqiptare?
- Si ju ben te ndiheni fakti qe jeni shqiptar?
Qellimi i kesaj teme nuk eshte debati por hedhja ne forum e meditimeve dhe mendimeve te plota qe gjithesecili prej jush ka bere ne kete teme paksa te gjere, por qe ne te njejten kohe meriton nje vemendje te vecante nga te gjithe ne.
Ju ftoj qe te meditoni dhe te hidhni mendimet tuaja te plota mbi kete teme. Ne kete menyre gezoni nje mundesi qe te lexoheni nga bashkeatdhetaret dhe ne te njejten kohe te lexoni ato qe bashkeatdhetaret e tjere kane per te shprehur.
Albo
Krijoni Kontakt