Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 115
  1. #41
    i regjistruar Maska e rezi_Mynihut
    Anëtarësuar
    13-10-2002
    Vendndodhja
    Munich, Germany
    Postime
    367
    Cfare do te thote te jesh shqiptar?

    Te diskutosh ne kete teme ne kete menyre sic po bejne edhe vete anetaret, me anet e mira dhe te keqija te tyre.

  2. #42
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    QFARE DO TE THOTE TE JESHE SHQIPTARE

    1-TE JESHE KOKFORTE
    2-TE TE PELQEJNE VETEM MENDIMET DHE IDETE TUAJA
    3-TE HEDHESH POSHTE PA ARGUMENTA MENDIMET E TE TJEREVE
    4-TE MUNDOHESHE TE RIOFENDOSHE TJETRIN MBASI TE KA KERKUARE FALJE PA PASUR FAJ
    5-TI PERBUZESH FENE TJETRIT E TE MUNDOHESHE TI IMPONOSHE TENDEN
    6-TE KESHE SHENJA TE THEKSUARA LOKALIZMI QE ARRINE DERI NE RRACIZEM MRENA SHQIPTAREVE
    7-TE VRITESH ME VLLANE PER DY PLLAME TOKE
    8-TA BASHE MIKUN MA TE MIRE SOTE,ARMIKUN MA TE MADHE NESER PER NI KARRIKE
    9-TE HEDHESH POSHTE TE GJITHE FIGURAT E NDRITURA TE KOMBIT TANE PERE MOTIVE FETARE

    -KU PO SHKOJME VELLEZER?

    -A KANE QENE TE PARET TANE KESHTU?

  3. #43
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    LEDINA
    ti te gjitha gjerat i argumenton dhe merre simase deshirave tuaja
    kembora (thote populli)bjen per ata qe kane veshe
    kure dikushe te kerkon te falure ose vene pace
    shqiptari i vertete ka there djalin e se ka shkeli besen
    dhe jo te hingelli siqe beni ju me te shara e ofendime

    pseudopatriotet
    cdo gja mund te jene pore shqiptare jo

  4. #44
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anëtarësuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Postuar më parë nga Anonima
    I rilexova ato qe shkruani per mua, me keni quajtur "antishqiptare", "fenomen", "me qellime te errta", qe u dashka edhe te konsultohem me stafin e forumit ?????!!!!! Ore jeni ne terezi juve? Doja vetem t'ju thoja se si shume me mendjemadhesi dhe teperim e permendni kete krenarine kombetare, pse m'u duk i arsyeshem nje shkrim i Minoritet, qe s'jemi kombi i vetem qe kemi kaq shume vlera. Se ju kujtohet e kam nisur shkrimin duke cituar nje pjese te Minoritet. Ky eshte mendimi im: Jemi nje popull si gjithe te tjeret, madje prezantimi yne me boten me se 10 vjet me pare le shume per te deshiruar. Qe une "antishqiptare" e ku di une sa me epitete e mllef keni shkruar mohoj origjinen time, nuk eshte e vertete. Me ndonje pjese te gjerave qe me kane ndodhur kam dashur t'u tregoj (ashtu si edhe shume prej jush) qe emri shqiptar me se nje here me ka krijuar probleme. Per konseguence ndodh qe hezitoj ta them. Po ketu behet fjale per ambjente te panjohurish, qe nuk ja u kam ngene t'ua sqaroj gjerat dhe ata nuk kane nge te me degjojne e kuptojne. Ne pune, ne shkollat e femijeve, me komshijte dhe tere njerezit me te cilet jetoj, as qe me dridhet qerpiku te them origjinen time, se dikush kish shkruar dy fjale te mençura, s'kam pse te kem turp per turpet e te tjereve, qofshin keta edhe shqiptare. Une mbrohem me veten time Puhiza rri e qete, nuk i kerkova ndihme njeriu. Doja vetem t'ju thoja me me kembe ne toke te dashur, se asnje ekstrem nuk eshte i mire. N.q.s ju kam dhene idene e nje ekstremisteje antishqiptare dijeni se jeni gabuar. Nuk e kuptoj pse keto sulme karshi meje, ne faqen nr. 2 lexova sulme e parolaccie per shqiptaret extreme dhe s'u permend ndonjehere epiteti antishqiptar. E mendoni qe mund edhe t'i ofendoni e lendoni njerezit? Boll se po me vjen per te qare...
    Kerkoj ndjese personalisht...
    Tingujt e heshtjes së mendimeve te pathëna
    perplasen në detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmët keqaz mbulojnë
    U mpiksën tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Anonima, ajo qe ti quan "rracizem" ne ate qe une kam shprehur eshte dicka relative qe ti nuk e njeh, pasi nuk njeh as historine, as traditen dhe nuk ke patur rastin te njihesh me mentalitetet gjenetikisht te trasheguara te pakicave kombetare ne Shqiperi. A e di qe per nje arumun, arti i te genjyerit e te shpifurit nuk eshte ves i keq dhe i denueshem por nje peshore e inteligjences se atij personi? A e di se rregjimi komunist 50 vjecar ne Shqiperi u mbeshtet tek pakicat kombetare per te vene ne jete planet e veta te vellavrasjes? Vellavrasja nuk eshte virtyt i shqiptareve qe besojne ne Kuran e ne Ungjill apo atyre qe besojne ne Kanun. Deshmia e rreme ndaj shokeve e familjareve nuk eshte virtyt i shqiptareve qe u veteflijuan gjate luftes se II Boterore duke mos dorezuar refugjatet hebrej tek gjermanet.

    A e di se pakicat kombetare sot ne Shqiperi nuk dallojne nga shqiptaret e vertete pasi rregjimi komunist u dha kombesi shqiptare? Ne cilin vend te botes se qyteteruar ke pare ti qe pakicat pasi marrin nenshtetesine fitojne automatikisht edhe kombesine e atij vendi? Ne Amerike nuk behesh dot president nese nuk ke lindur ne Amerike dhe amerika eshte vendi me demokratik e liberal ne bote. Edhe kur behesh shtetas, kombesia shqiptare ruhet.

    Une nuk jam rracist ne bindjet e mia, perkundrazi une i respektoj pakicat kombetare si shtetas, por ne te njejten kohe pakicat kombetare duhet te respektojne shumicen e shqiptareve duke mos e njollosur rracen e mocme te shqiptareve. A ka respekt me te madh se sa te respektosh voten e lire te pakicave duke u garantuar atyre te drejten per te zgjedhur dhe per tu zgjedhur ne institucionet e vendit? A ka shkelje me te madhe te dinjitetit te shqiptarit kur nje pakice greke/serbe/turko/arumune/maqedonase demton interesat tona kombetare duke uzurpuar kryet e institucioneve shqiptare. Nje organizate jo-qeveritare ne Tirane publikoi nje shifer paksa shokuese: 40% e KPD-se socialiste eshte me origjine jo-shqiptare. PS eshte partia ne pushtet, pasardhese e PPSH.

    Interesat kombetare shqiptare i mbrojne ata qe kane gjak shqiptari te cilet i shohin ato si te shenjta. Per ata qe nuk kane gjak shqiptarit, interesat kombetare jane nje karte te cilen ata mund ta luajne per perfitime personale ne dem te interesave tona kombetare. Historia e ketyre 5 vjeteve te fundit (kujto luften ne Kosove) e verteton kete.

    Parardhesit e mi me kane folur per traditat fisnike te shqiptareve qe kane qene shume fanatike ne mbrojtjen e gjakut dhe rraces se tyre, ate qe ne njohim si SHPIRT SHQIPTARI. Pyet te moshuar dhe kane per te treguar se si martesat beheshin brenda rrethit te ngushte familjar, se si familjet fisnike benin krushqi me familje te tjera fisnike, se si komunitetet fetare mbronin integritetin dhe traditen e tyre duke mos lejuar provokimet shoqerore, se si pakicat kombetare vinin si refugjate per te punuar neper fushat dhe per te ruajtur bagetite ne male, etj etj. Per dike qe i lexon keto fjale sot ne vitin 2003, jane "mentalitete te prapambetura", per kohen keto kane qene mentalitete te nje populli fisnik qe asnje nga fqinjet tane nuk e ka manifestuar ne historine e tyre.

    Nuk mund te gjykosh ate qe nuk e njeh...

    Une nuk ndjej as urrejtje dhe as perbuzje ndaj shqiptareve qe vuajne nga kriza te forta identiteti. Duhet te ndihem keq se Shqiperia nuk mund te krahasohet per nga zhvillimi ekonomik e shoqeror me Gjermanine apo Ameriken? Duhet te ndihem keq qe populli im eshte i varfer? Duhet te ndihem keq se jane me dhjetra vajza shqiptare neper tortuaret e europes si prostituta dhe ata qe i nxjerrin ne keto tortuara jane po shqiptare? Duhet te ndihem keq qe jemi ende nje popull i ndare ne 5 shtete ne ballkan? Duhet te ndihem keq se kemi nje histori te hidhur qe na ka lene te prapambetur? Duhet te ndihem keq qe nuk kemi ende nje komb qe do te shenjteronte identitetin tone kombetar? Sigurisht qe une e cdo shqiptar ndihet keq kur perballet me nje realitet te tille dhe kjo eshte pika qe i ndan shqiptaret e vertete nga shqiptaret e asimiluar.

    Kur vihen perballe realitetit te tille, shqiptaret e vertete nuk e humbin kohen me ushqimin e sindromes se fatkeqit, qe fqinjet mundohen te injektojne ne forma te ndryshme ne psiqiken tone kombetare, me shprese te dobesimit te ndjenjes tone kombetare. Sindromen e fatkeqit e manifestojne vetem shqiptaret e asimiluar nga propaganda e qarqeve anti-shqiptare. Shqiptaret e vertete tek dhimbja e fatekeqesive kombetare gjejne force per te ecur perpara. Shume njerez kujtojne se shqiptaret asimilohen nga kulturat e tjera kur ata ndryshojne emrin, kur ata jetojne ne vende te tjera per nje kohe te gjate, kur ata nuk mendojne me ne shqip. Ne fakt, asimilimi i vertete ndodh atehere kur shqiptaret zgjedhin te braktisin identitetin e tyre kombetar dhe trashegimine tone kulturore qe brezat para nesh na lane trashegimi ne shkembim te nje jete tjeter me te pasur e me te qete. Mos te keqkuptohemi, nuk ka asgje te keqe te jetosh ne Gjermani, Itali, apo Amerike, nuk ka asgje te keqe qe te marresh edhe pashaporten ne keto vende si nenshtetas, e keqia fillon atehere kur jeta e re shkaterron dhe fshin plotesisht nga kujtesa ate jeten e vjeter. Suksesi personal i nje jete ne Perendim duhet ti sherbeje sa te mundi kauzes kombetare.

    Te jesh shqiptar do te thote qe te kesh nje detyrim sublim per te vene ne vend amanetet e te pareve tane pa marre parasysh asgje. Por perpara se ti vesh ne jete keto amanete qe me dhjetra breza paranesh u veteflijuan duke u perpjekur, duhet qe ti njohesh keto amanete. Duhet te njohesh historine dhe jeten e gjithe baballareve te kombit qe dhane shembullin e tyre te vetflijimit dhe perkushtimit maksimal, duke mos marre parasysh mireqenien e tyre personale. Dhe ne shqiptareve nuk na mungojne heronjte, kemi aq shume sa fqinjet tane kerkojne te na i vjedhin, kurse ne shqiptaret shume pak i njohim.

    Te jesh shqiptar do te thote qe te duash te gjithe shqiptaret e nje gjaku si vellezer dhe te bashkepunosh ngushtesisht me te gjithe ata qe kane zgjedhur ne jeten e tyre qe te jene te perkushtuar ndaj ceshtjes kombetare. Indiferentet, te traumatizuarit dhe te asimiluarit jane shqiptare ne emer, por jo ne vepra. Keta mund te krenohen me arritjet e tyre individuale dhe ne te njejten kohe te mbulojne cdo gjurme qe i lidh me vendin e tyre te origjines. Per mua, keta shqiptare nuk i hyjne ne pune askujt, pasi pervec pesimizmit mbytes qe keta i karakterizon, nuk kane se cfare ti ofrojne Shqiperise dhe shqiptareve. Shpresa ime e vetme eshte qe ne nje moment te caktuar ne historine tone, atehere kur ceshtja jone kombetare te kete bere hapa te dukshme perpara edhe keta do ti bashkohen procesit te kombformimit.

    "Nese e nderton, ata do te vine..."

    Perpara se ti pershkushtosh jeten tende dickaje, duhet te besosh ne te. Une jam i perkushtuar ndaj ceshtjes sone kombetare pasi une besoj ne menyre te verber se shqiptaret jane te afte dhe te zote jo vetem te krijojne nje shtet e nje komb, por te ndryshojne edhe kahun e historise. Keto mesime dalin nga historia ku shqiptaret drejtuan qyteterimet me te medha te kohes, kur ndertuan shtetet me te medha te kohes, kur i dhane botes stategun me te madh te kohes qe ndali nje perandori me nje grup ushtaresh, qe i ka dhene botes shenjtore e dijetare te medhenj. Shqiptaret e kane treguar veten e tyre ne historine e shkruar, po e tregojne ne historine qe po jetojme dhe do ta tregojne edhe ne ate histori qe ngelet per tu shkruajtur nga ne ne te ardhmen. Duhet vetem besim dhe perkushtim!
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #46
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Dua ta beje hyrjen time ne kete diskutim me nje fabul nga nje mik imi i vjeter.
    Kohe me pare isha ne nje kafene me disa shoke(dhe ne shqipetareve "te shkrete" na ndodhen shpesh te bejme disuktime atdhetare sepse endemi me shekuj neper bote dhe nuk patem fatin te behemi njehere nje komb, nje fe, nje gjuhe, nje tradite, nje kulture)dhe takova nje shqipetar te Kosoves.
    Babait te ketij shqipetari te Kosoves i qante zemra ne kohen e rregjimit diktatorial per Shqiperine dhe nje dite prej ditesh, nje shofer shqipetar me kamion kalon traun e doganes se Morines ne drejtim te tokes "Jugosllave".
    Kur kamioni ndalet ne aferi te qytetit te mikut tim, babai i ketij mikut tim i afrohet gomave te kamionit dhe merren pak dhe nga te carat e gomave te kamionit.
    Shoferi shqipetar i Shqiperise e sheh dhe e pyet plakun e vjeter se cfare po ben aty.
    Plaku i vjeter i pergjigjet duke i thene se asgje nuk po bej, po ja po qendroj ca ketu perbri kamionit.
    More i thote shoferi ti ke dicka ne dore dhe ben mire te ma tregosh.
    Plaku i vjeter e vendos ti tregoje dhe hap doren e nxjerr pak balte.
    Shoferi e pyet se cfare do te besh me ate balte dhe plaku kosovar i pergjigjet se ky dhe ja heq mallin e Shqiperise.
    Shoferi qesh dhe tallet me te duke i thene se kamioni i tij ka bere shume kilometra rruge nga kufiri deri ne ate qytet dhe balta nuk eshte shqipetare.
    Ani more bir se eshte balte "jugosllave"
    Disa dite para se te vdiste plaku, therret te birin dhe i thote:
    Bir, amanet kur te me varrosni, kete grusht dhe te ruajtur ma hidh mbi fytyre.
    Dhe i biri ose miku im i vjeter ja ploteson kete deshire.
    Tregova kete fabul ketu te cilen ai e tregoi mes nesh dhe per ironi te fatit edhe mes shoqerise tone kishte nga ata "shofere" qe talleshin me fabulen e mikut tim te vjeter.

    Cfare do te thote te jesh shqipetar?

    Perse nuk beni pyetjen se si eshte e mundur qe rraca shqipetare arriti te mbijetoje pushtimeve dhe kolonizimeve shume shekullore?

    Kombi shqipetar ka njohur gjithe jeten e tij dhunen, agresivitetin, skllaverine, hegjemonizmin, ekspansionin, pushtimet e ndryshme dhe eshte per tu cuditur se si kemi arritur te mbijetojme.
    Pothuajse disa shekuj te mire kemi qene te pushtuar nga romaket.
    Popuj e ndryshem qe zbriten nga stepat e Danubit rrenuan, shkaterruan aq sa munden Ilirine e athershme dhe iliret dhe perseri mbijetuam.
    Greket asimiliuan gjysmen e ilireve ne kohen e bizantit dhe perseri edhe se kjo lloj goditjeje ishte shume me e rrezikshme se nje agresion pushtuesi, neve arritem te mbijetojme.
    500 vjet ishin Osmanet qe na kolonizuan dhe perseri arritem te mbijetojme.
    Dy lufterat boterore na goditen edhe me shume por keto goditje ishin me ledhatuese se lufterat mbaruan .
    Enver Hoxha si antishqipetari me i madh i kombit shqipetar, i izoloi shqipetaret, u humbi traditen, historine, kulturen dhe perseri ja ku jemi.
    A ka komb ne bote qe te kete vuajtur me shume se sa kemi vuajtur ne?
    Ashtu sikur thuhet ne ditaret angleze, neve kemi qene te pushtuar non stop nga te huajt.
    Dhe ja ku jemi fale nacionalistave, patrioteve, atdhedashesve, te gjithe atyre qe e duan Shqiperine.
    Une nuk i jap progres vetes me moton se kush isha, por une i jap vetes progres me moton kush jam dhe kush do dhe duhet te jem
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  7. #47
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Kam pothuajse 8 vite ne emigrim.
    Racizmi ne forma te ndryshme nuk me eshte ndare per asnje moment.
    Diku diku me grisje dokumentash, rrahje, perndjekje, diku nepermjet show-t televiziv, diku tjeter me forma te ndryshme te padukshme dhe racizmi nuk mbaron.
    Tek shoh gjermanet, greket, italianet, zviceranet, hollandezet, suedezet e shume autoktone te shteteve te tjera qe punojne, jetojne, gezojne, kane mireqenie, mirekuptim, zhvillim, shkence, siguri e progres, te ju them te verteten lakmi i kam dhe ndihen keq se si une si shqipetar kam shtetin tim legjitim, kushtetute, ligje, qeveri, president, vend shume te bukur me kater stine qe rralle vende i kane.
    Ulem prane televizorit dhe shoh kanalin discovery qe shfaq programe qe dora njeriut ka realizuar deri ne univers, shikoj neper kanalet e tjera programe si "sex on the city", "batchiler", programe argetuese me tematike te shumellojshme dhe nuk ka se si te qendroj dhe ti shoh sepse ato nuk jane per mua.
    Ngrihem nga aty dhe vij e qendroj para ketij kompjuteri dhe lexoj dicka, shpreh nje mendim, uroj qe parlamentare te Shqiperise te ma lexojne edhe fjalen time dhe ne fund ne oret e vona te nates fle i merzitur.
    Nuk e di nese ju ka rastisur te keni dhembje nga ana e siperme e barkut por une e kam ndier shpesh ate.
    Shume prej merzise dhe depresionit per vete faktin se gjendem ne nje vend qe nuk duhej te isha, shume per familjen time ne Shqiperi, per femijet qe do te me asimilohen, per vendlindjen, per shoqerine e keshtu me rradhe.
    Duket se nuk me shijon asgje.
    Dhe doktori me jep receta me ilace dhe me thote se duhet te merresh me me shume argetim.
    E ku ta gjej une argetimin kur gjysmen e trupit tim, mendjes sime, zemres sime e kam ne Shqiperi?
    Megjithate nuk dua te shprehem sikur shprehej Naim Frasheri nga Turqia "lum ai qe do rroje se Shqiperine do gezoje".
    Krenaria ime si shqipetar u shua ate dite qe lashe vendlindjen per nje jete me te mire.
    Ne fakt ne Shqiperi nuk e gjeta ate prandaj dhe u largova.
    Sot mezi e gjen nje pune, hallet ekonomike jane te medha, banoret autoktone te vendit ku jetoj, jane merzitur mjaft me te huajt dhe gjithshka eshte veshtiresuar.
    Me kap shpesh zilia sikur e thashe me lart se sa lart qendrojne shtetaret e ketij vendi dhe se sa poshte ndihem une.
    Megjithate i jap kurajo vetes dhe them se do behet me mire.
    Por kur lexon historine e Shqiperise nder shekuj, emigrimet e shpeshta, lutjet, pergjerimet, malli, loti per vendlindjen, dashuria per te kontribuar per vendlindjen time, domosdo them, eee edhe kurajo qe i jap vetes se do behet me mire, nuk qenka gje.
    Se mos jam i pari dhe i fundit qe kam marre rruget e botes.
    Sa shqipetare jane asimiluar ne shekuj?
    Me miliona, si ne Turqi, Greqi, Itali, Evrope, Azi, Amerike dhe krenaria shqipetare qe shprehim ketu, ne qe emigrojme neper bote, Qenka vetem Fallco.
    Edhe une si te tjeret e kam marre rrugen.
    Nderi me i madh qe mund te perfitoj nga kjo jete, do te jete varrimi ne vendlindje kur te me vije dita per te shkuar ne boten tjeter.
    Nuk kam se per cfare te krenohem, por neqoftese kesaj rradhe brumi do te ngjize(do te behet), uroj me te vertete qe pasardhesit e atyre qe jetojne ne Shqiperi, te jene si njerez dhe me te vertete krenare si shqipetare.
    Perseri tek shoh politikanet shqipetare qe i hane mishin njeri tjetrit, rrihen, vjedhin, poshterojne pa fund kete popull, them se veshtire se ai urimi i mesiperm te behet realitet.
    Krenarine do ta ndieja ne Shqiperi neqoftese do te isha nje polic i thjeshte ne mbrojte te qytetareve shqipetare, krenarine do ta ndieja neqoftese do te isha nje zyrtar apo nje doktor, nje punonjes i thjeshte, pastrues perse jo edhe nje minister qe te perfaqesoje shqipetaret ne te gjithe boten.
    Kjo do te ishte krenaria me e madhe per mua.
    Keshtu sikur jemi tani, genjejme veten, behemi demagoge te idealeve te cilat nuk na perkasin me pasi e lame ate te bekuar Shqiperi.
    Jam i sigurte se ndonjeri nga ata ne Shqiperi qe lexon mesazhet e mia apo te dikujt, do te qeshe, do te tallet dhe do te me ironizoje.
    Njerezit ne Shqiperi nuk e kuptojne Lirine aq te cmuar, librin, mencurine, durimin e keshtu me rradhe, sepse ne Shqiperi shqipetareve u eshte bere mendja para dhe emigrim.
    Merr ne telefon ndonje te aferm, shok apo mik dhe fjalet e para qe degjon jane:
    Ka jete mo andej, para ka, mund te besh ndonje pisllek te pasurohemi shpejt, Shqiperia eshte vari leshet se ka mbaruar.
    Te gjithe ikin, paguajne nga 10 mije dollare, vene koken ne rrezik per nje jete me te "mire".
    E ku ka jete me te mire se ne vendlindjen tende, e ku ka paqe me te madhe se ne vendlindjen tende, gezim, harmoni?
    Nuk e kuptojme rendesine fjaleve qe themi, nuk e kuptojme rendesine e asaj toke qe na mban, nuk e kuptojme rendesine e shoqerise, nuk e kuptojme rendesine qe u duhet dhene femijeve si pasardhes tane dhe e ardhmja e kombit shqipetar.
    Te gjitha kombet gezojne mireqenien, paqen, zhvillimin, progresin sepse paraardhesit e tyre luftuan kunder se vjetres, luftuan per te ndertuar nje te ardhme me te mire per femijet e tyre, ishin te pambathur, ne te ftohte apo ne te ngrohte jane keta paraardhes qe sot shohin frytet e nje pune tejet te mundimshme ne jeten e tyre dhe ndihen te lumtur.
    Nuk u mungon asgje sepse punuan me mend.
    Kane te drejte te gezohen, edhe une do te doja te gezohesha por nuk mund ta gezoj mundin dhe djersen e te tjereve sepse nuk kam djersitur per te.

    U zgjata shume dhe me doza te medha por me mire recitojme pakez duke udhetuar me ate mendimin se dikush do te me vleresoje pozitivisht ate cfare une kam shkruajtur.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  8. #48
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    SHPRESOJ QE EMRI SHQIPTARE TE KETE GJITMONE E ME SHUME NJE KUPTIM TE MIRE,PER BOTEN,PORE ME SHUME PER VETE SHQIPTARET...

  9. #49
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Postuar më parë nga lis
    Kam pothuajse 8 vite ne emigrim.
    Racizmi ne forma te ndryshme nuk me eshte ndare per asnje moment.
    Diku diku me grisje dokumentash, rrahje, perndjekje, diku nepermjet show-t televiziv, diku tjeter me forma te ndryshme te padukshme dhe racizmi nuk mbaron.
    Tek shoh gjermanet, greket, italianet, zviceranet, hollandezet, suedezet e shume autoktone te shteteve te tjera qe punojne, jetojne, gezojne, kane mireqenie, mirekuptim, zhvillim, shkence, siguri e progres, te ju them te verteten lakmi i kam dhe ndihen keq se si une si shqipetar kam shtetin tim legjitim, kushtetute, ligje, qeveri, president, vend shume te bukur me kater stine qe rralle vende i kane.
    Ulem prane televizorit dhe shoh kanalin discovery qe shfaq programe qe dora njeriut ka realizuar deri ne univers, shikoj neper kanalet e tjera programe si "sex on the city", "batchiler", programe argetuese me tematike te shumellojshme dhe nuk ka se si te qendroj dhe ti shoh sepse ato nuk jane per mua.
    Ngrihem nga aty dhe vij e qendroj para ketij kompjuteri dhe lexoj dicka, shpreh nje mendim, uroj qe parlamentare te Shqiperise te ma lexojne edhe fjalen time dhe ne fund ne oret e vona te nates fle i merzitur.
    Nuk e di nese ju ka rastisur te keni dhembje nga ana e siperme e barkut por une e kam ndier shpesh ate.
    Shume prej merzise dhe depresionit per vete faktin se gjendem ne nje vend qe nuk duhej te isha, shume per familjen time ne Shqiperi, per femijet qe do te me asimilohen, per vendlindjen, per shoqerine e keshtu me rradhe.
    Duket se nuk me shijon asgje.
    Dhe doktori me jep receta me ilace dhe me thote se duhet te merresh me me shume argetim.
    E ku ta gjej une argetimin kur gjysmen e trupit tim, mendjes sime, zemres sime e kam ne Shqiperi?
    Megjithate nuk dua te shprehem sikur shprehej Naim Frasheri nga Turqia "lum ai qe do rroje se Shqiperine do gezoje".
    Krenaria ime si shqipetar u shua ate dite qe lashe vendlindjen per nje jete me te mire.
    Ne fakt ne Shqiperi nuk e gjeta ate prandaj dhe u largova.
    Sot mezi e gjen nje pune, hallet ekonomike jane te medha, banoret autoktone te vendit ku jetoj, jane merzitur mjaft me te huajt dhe gjithshka eshte veshtiresuar.
    Me kap shpesh zilia sikur e thashe me lart se sa lart qendrojne shtetaret e ketij vendi dhe se sa poshte ndihem une.
    Megjithate i jap kurajo vetes dhe them se do behet me mire.
    Por kur lexon historine e Shqiperise nder shekuj, emigrimet e shpeshta, lutjet, pergjerimet, malli, loti per vendlindjen, dashuria per te kontribuar per vendlindjen time, domosdo them, eee edhe kurajo qe i jap vetes se do behet me mire, nuk qenka gje.
    Se mos jam i pari dhe i fundit qe kam marre rruget e botes.
    Sa shqipetare jane asimiluar ne shekuj?
    Me miliona, si ne Turqi, Greqi, Itali, Evrope, Azi, Amerike dhe krenaria shqipetare qe shprehim ketu, ne qe emigrojme neper bote, Qenka vetem Fallco.
    Edhe une si te tjeret e kam marre rrugen.
    Nderi me i madh qe mund te perfitoj nga kjo jete, do te jete varrimi ne vendlindje kur te me vije dita per te shkuar ne boten tjeter.
    Nuk kam se per cfare te krenohem, por neqoftese kesaj rradhe brumi do te ngjize(do te behet), uroj me te vertete qe pasardhesit e atyre qe jetojne ne Shqiperi, te jene si njerez dhe me te vertete krenare si shqipetare.
    Perseri tek shoh politikanet shqipetare qe i hane mishin njeri tjetrit, rrihen, vjedhin, poshterojne pa fund kete popull, them se veshtire se ai urimi i mesiperm te behet realitet.
    Krenarine do ta ndieja ne Shqiperi neqoftese do te isha nje polic i thjeshte ne mbrojte te qytetareve shqipetare, krenarine do ta ndieja neqoftese do te isha nje zyrtar apo nje doktor, nje punonjes i thjeshte, pastrues perse jo edhe nje minister qe te perfaqesoje shqipetaret ne te gjithe boten.
    Kjo do te ishte krenaria me e madhe per mua.
    Keshtu sikur jemi tani, genjejme veten, behemi demagoge te idealeve te cilat nuk na perkasin me pasi e lame ate te bekuar Shqiperi.
    Jam i sigurte se ndonjeri nga ata ne Shqiperi qe lexon mesazhet e mia apo te dikujt, do te qeshe, do te tallet dhe do te me ironizoje.
    Njerezit ne Shqiperi nuk e kuptojne Lirine aq te cmuar, librin, mencurine, durimin e keshtu me rradhe, sepse ne Shqiperi shqipetareve u eshte bere mendja para dhe emigrim.
    Merr ne telefon ndonje te aferm, shok apo mik dhe fjalet e para qe degjon jane:
    Ka jete mo andej, para ka, mund te besh ndonje pisllek te pasurohemi shpejt, Shqiperia eshte vari leshet se ka mbaruar.
    Te gjithe ikin, paguajne nga 10 mije dollare, vene koken ne rrezik per nje jete me te "mire".
    E ku ka jete me te mire se ne vendlindjen tende, e ku ka paqe me te madhe se ne vendlindjen tende, gezim, harmoni?
    Nuk e kuptojme rendesine fjaleve qe themi, nuk e kuptojme rendesine e asaj toke qe na mban, nuk e kuptojme rendesine e shoqerise, nuk e kuptojme rendesine qe u duhet dhene femijeve si pasardhes tane dhe e ardhmja e kombit shqipetar.
    Te gjitha kombet gezojne mireqenien, paqen, zhvillimin, progresin sepse paraardhesit e tyre luftuan kunder se vjetres, luftuan per te ndertuar nje te ardhme me te mire per femijet e tyre, ishin te pambathur, ne te ftohte apo ne te ngrohte jane keta paraardhes qe sot shohin frytet e nje pune tejet te mundimshme ne jeten e tyre dhe ndihen te lumtur.
    Nuk u mungon asgje sepse punuan me mend.
    Kane te drejte te gezohen, edhe une do te doja te gezohesha por nuk mund ta gezoj mundin dhe djersen e te tjereve sepse nuk kam djersitur per te.

    U zgjata shume dhe me doza te medha por me mire recitojme pakez duke udhetuar me ate mendimin se dikush do te me vleresoje pozitivisht ate cfare une kam shkruajtur.

    Lis per here te pare rrjedhja e mendimeve te mia ndaluan aty ku mbaroi posti yt.Ato qe do thosha jane pershkruar nga posti yt per bukuri.
    Vec do shtoja dicka per krenarine e shqiptareve.
    Uroj dhe shpresoj qe kjo krenari te mos shuhet kur mes buzeqeshjes suaj te pafund keni marre ne dore pashaportat amerikane,kanadeze,gjermane .
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  10. #50
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    14-11-2003
    Vendndodhja
    mendt e mija fluturojne mbi dajT
    Postime
    46
    Ti Shqiperi me jep nder
    me jep emrin SHQIPETAR
    zemren ti ma gatove
    plot me deshire dhe me zjar


    Me shume krenari e tregoj origjinen time shqiptare edhe kur ndjehem keq nga gabimet apo fajet qe kane bere bashkombesit e mi (megjithse ne miniature po ti krahasosh me kombe te tjere). Se kam mohuar dhe mbase sdo mundem kurre te mohoj se flas dhe kuptoj gjuhen e Eskilit dhe Sofokliut, nderoj flamurin e Gjergj Kastriotit dhe kam zemren e Nene Terezes.

  11. #51
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297
    Nuk ka rendesi se ku jeton,rendesi ka se çfare ndjehesh,cili je dhe prej ku vjen.
    Kudo qe te jetoj,çfaredo qe te bej,nuk ma ndryshojne dot emrin tim.Dhjetra pasaporta te kem ne xhep,ajo e vendit tim nuk do humbase kurre.
    Une linda dhe do te vdes i tille.....SHQIPTAR

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,553

    Re: Cfare do te thote te jesh shqiptar?

    Pyetjet qe une mendoj do te ndihmojne ne kete meditim te perbashket jane:

    - Cfare na dallon ne shqiptaret nga popujt e tjere?

    mund te them qe jemi nje nga popujt me krenar e me me shum tradita, dim te ruajm respektin pe rnjeri tjetrin.(mgjse ne ditet e sotme jo gjithmon)

    - Cfare na bashkon si shqiptare, edhe pse flasim ne dialekte, kemi besime fetare te ndryshme, kemi bindje politike te ndryshme, vijme nga krahina te ndryshme?

    si shqiptar na bashkon shqiptaria, respekti qe kemi per njeri tjetrin hallet qe kemi kaluar te gjith bashk neper kohra te ndryshme, kemi fe e krahina te ndryshme per arsye se ashtu ka rrjedhur historia!

    - A eshte historia jone kombetare nje burim inspirimi dhe krenarie, apo nje histori qe le shume pak vend per tu krenuar?

    historia jon eshte me te vertet nje histori per te qene krenar deri para kohes se Enver Hoxhes.............deri para asaj kohe, shqiperia ka pas burra trima e te ndjer, pasi erdhi xhaxhi ebveri ne pusgtet na mbylli te gjithve si komb deh jau uli zerin edhe atyre pak burrrave te ndjer qe kishin mbetur, erdhi xhaxhi ramizi na intergroi disi e na la ne mes te rruges, erdhi sala e le shoj popullin komplet, dhe ne u shperndam si ai qeni qe leshohet nga zinxhiri, tani kemi xhaxhi tosin ne krye qe sdo tja di se jeton se sjeton kemb shqiptari

    - Cilet jane heronjte tuaj kombetare dhe ne hapat e cilit shqiptar te madh ju deshironi te ecni?

    skenderbeu, ismail qemali, ne hapat e ketij te dytit se ky beri nje nga kryeveprat me te medha per shqiperin na rifali pavarsin.......dhe te them te drejten eshte dicka qe na duhet ne dietet e sotme PAVARSIA, nuk na ka pushtuar ndonje i huaj joi, por xhaxhi nano na e ka zan fytin e spo bajm dot as gek as mek

    - Si e shprehni ju dashurine per vendin tuaj?

    vewndi yn eshte nje mrekulli, sk atjeter si ai edhe ps ei keq drejtuar nga pushtetaret

    - Si e shprehni ju dashurine per njeri-tjetrin si shqiptare?

    ka plot menyra te ndryshme

    - Si ju ben te ndiheni fakti qe jeni shqiptar?

    shum, shum, shum, shum, shum, shum, shum, shum, shum, shum, shum, shum KRENAR

  13. #53
    Super Girl Maska e dionea
    Anëtarësuar
    21-11-2003
    Vendndodhja
    In my place
    Postime
    251

    Re: Cfare do te thote te jesh shqiptar?

    - Cfare na dallon ne shqiptaret nga popujt e tjere?

    ~Traditat,kultura etjj



    - Si ju ben te ndiheni fakti qe jeni shqiptar?
    ~Teper krenare.
    I can love
    But I need his heart
    I am strong even on my own
    But from him I never want to part
    He's been there since the very start
    My angel Gabriel

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-10-2003
    Postime
    153
    Ne qytetin ku jetoj une fliten 4 apo5 gjuhe dhe kure shqiptari behet nervoz i thote ketyre folni si ka fol zoti, pra te jesh shqipetar d.m.th te jesh i zoti

  15. #55
    ajo qe lidh njerzit ne nje komb ,nuk eshte vetem gjaku<se ka dhe tradhetare>,as gjuha<se ka dhe shqipfoles>,as tradita<se te njejtat tradita pak a shume kane dhe fqinjet>,as toka <se edhe po te na shperngulin me force, prap do jemi ato qe jemi>, por per mendimin tim ekzistojne shume arsye,qe te jesh shqiptar me shpirt.
    Kam biseduar me arvaniter <me origjine shqiptare>,ketu ne greqi dhe kam zbuluar brenda tyre <elementin shqiptar>,te cilet ne fund te fundit kane shume shekuj qe jane shkeputur nga trungu ame dhe gjuhen shqipe me zor sa e flasin .
    nuk mund te them se nuk mund te beje per shqiperine nje vllah,apo nje grek i minoritetit,apo nje sllavomaqedonas,per arsye se ne shqiperi pata fatin atje ku linda dhe u rrita qe te bej shoke/e nga te gjithe kombesite qe permenda por ,ekziston nje lidhje e forte e atij qe ndjehet 100% shqipetar me atdheun e tij ,sesa e atij qe ndjehet 99% shqipetar .
    une ndjehem krenar qe jam shqipetar dhe kurre nuk e kam ndryshuar kete mendim ,as atehere kur vertiteshim pa buke dhe te rraskapitur ne mes te bores ne malet e pindit<kur emigronim te paligjshem ne greqi>dhe as kur rrezikohej vendi i punes ,per te mbrojtur kete teze.po une kurre nuk do te mohoj se jam shqipetar se pse kjo ka te beje drejtperdrejte me ekzistencen time dhe jo fizike patjeter ,por psikollogjike.
    nuk kam arsye <PSE> ,te fus ne ideollogjine time vetkrijuese kombetare elemnte te politikes ,as Nno e as Berisha e asnjeri nuk me ngaterron ate cfare une e kam thelle te pervetesuar ne zemer, <SHQIPTARIZMIN TIM>, ju pershendes te gjitheve dhe me behet qejfi qe ka shqiptar qe mendojn keshtu, patriotizmi eshte gjithmone ne mode . ciao
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    miq te dashur me mgacmoi sa lexova dhe thashe te shkruja edhe une dicka ...... faik konica dikur tha [[[[shqiptaret jane shume te zgjuar por e keqja asht se zgjuarsine e tyre e perdorin kunder vetes se tyre ]]]] tani une e shoh tani dhe e kam pare ne historine tone ....eshte e vertete qe nuk mund te identifikohesh si shqiptar ne vend te huaj per arsyet e shumta por mua aq me ben nese me pranon tjetri apo jo ....une do flas shqip do tregoj veten time si shqiptar duke pasur nje deshmi te mire ne shoqerine e vendit ku jetoj me jeten e mire qe bej ......une nuk do perpiqem te sqaroj njerezit se jam i mire apo i keq apo shqiperia eshte popull i mire apo i keq ..e veteyta asht qe kemi lene nje nam jo te mire pas regjimit ne emigrim por le te mos harojme qe ekziston elita e vertete shqiptare egsiston shoqeria e vertete shqiptare brenda dhe jashte vendit qe jeton me nder dhe sakrificen e te qenurit te ligjshem dhe me nder .....gjithashtu le te mos harojme popujt fqinje italian dhe greke etjer qe ne kohet e tyre te ereta sic ne po kalojme kane lene name te keqija ne vendet ku emigruan .......pra shqiperine nuk e bejne disa plera qe jane te jashte ligjshem dhe meren me pislleqe as politika jone e corientuar e koruptuar por e ban shqiptari i vertete qe njihet nga virtytet e tij sic i pame ne mikpritjen e vellezerve kosovare .....apo ne ndihmen e yshtareve italian ne luften e 2 boterore etjera ,,,,,,,, e dashur anonime une jetoj ne greqi kam qene dhe ne itali dhe une arij te kuptoj por ti moj moter mos u ndie keq pse je shqiptare por shiko edhe gjerat e mira te ne pasi nuk eshte gjithmone i keq populli shqiptar por vetem se po kalojme keq dhe kjo nuk na ben te keq ............

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Zemergjeresia e shqiptareve eshte keqkuptuar dhe keqperdorur si nga jashte dhe nga brenda....Percarja qe na vjen nuk ka per te na ndrydhur... dhe hedhur prap ne nje qoshe derisa te na vije nje tjeter qe te na ngreje moralin....Per mua te jesh shqiptar do te thote te luftosh e te vetmohohesh per kombin tend... dhe te ngresh vlerat e tij qe hajdutet e ndryshem te historise i kane rrezuar...Ne do jemi ata qe do vertetojme sesa te thella jane rrenjet e atdhedashurise te shqiptari qofte armiqve te jashtem e qofte atyre qe drejtperdrejt ose indirekt po i sherbejne atyre...
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  18. #58
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Nuk ka popull pa tradita!

    perSHENDETje
    Lexova mesazhet e shume personave dhe mendimi im eshte se shume veta duke u munduar ta bejne termin "Shqiptar" sa me te bukur ose e kunderta i'u larguan ajkes se temes.

    Shqiptar do te thote dy gjera: Shqiptar ne shtetesi dhe Shqiptar ne kombesi.

    1) Shqiptar ne shtetesi jane te gjithe ata qe jane te pajisur me nenshtetesine shqiptare pavaresisht nga ngjyra, kombesia, feja ose ideologjia. Pra ekziston nje shumellojshmeri midis shtetasve Shqiptar.
    2) Shqiptar ne kombesi per mua eshte ai qe ka per gjuhe meme gjuhen Shqipe, qofte ai i bardhe ose i zi, musliman, i krishtere ose i pafe, ne Shqiperi ose jashte saj. I jap me shume rendesi gjuhes sepse tradita dhe histori kane te gjithe popujt akoma edhe popujt me te ri si Amerikanet, Kanadezet, Australianet etj dhe per shkakun se duke i dhene rendesi gjuhes i hedh poshte te gjitha dallimet qe mund te ekzistojne midis Shqiptareve.

    (shtese: ne cdo popull njerezit jane te ndare ne "te mire" dhe "te keqinje")
    falemiNDERit

  19. #59
    Agjitacion e Propagande Maska e FRANTIC
    Anëtarësuar
    16-02-2004
    Vendndodhja
    Ne anen e erret te henes
    Postime
    79
    Sa te mire behemi te gjithe kur vjen puna per tu krenuar me Shqiperine..."Une jam krenar qe jam shqiptar","Jam krenar per historine tone"...Bla Bla Bla.

    Degjoni ketu te thuash jam krenar qe jam Shqiptar eshte nje gje,por te MUNDOHESH TE BESH DICKA PER SHQIPERINE eshte komplet tjeter.
    Per ju qe jeni jashte shtetit,a e keni menduar qe te ktheheni ndonjehere ne Shqiperi?Ne vend qe te fuqizojme shtetet e botes Te Fuqizojme SHQIPERINE se me te vertete ka nevoje per ne(Sa patetike).

    Une personalisht,jam ne Itali me studime.(Per disa motive...Ju e dini shume mire,per fat te keq se si funksionon universiteti ne Shqiperi)Do rri ketu aq sa te me kerkohet qe te mbaroj studimet,edhe me vrap per ne atdhe.

    A e dini se sa studente largohen nga Shqiperia?Te pakten 3000 cdo vit.Kjo eshte tragjike.Por me e keqja eshte se shume prej tyre nuk kane ndermend te kthehen ndonjehere...

    Se kush tha me siper qe historia e Shqiperise eshte si e te gjitha vendeve te tjera...Ca budalliku,me duket se nuk din as origjinien e vet e leje pastaj Origjinen e Kombit.
    Nuk eshte ashtu.Historia jone eshte plot me Gjak,Patriotizem,Sakrifice,Besnikeri,Tradheti,Vdek je,Rilindje...Nuk jam ketu t'ju them gjera qe i dini te gjithe.

    Por neve duhet te mendojme se si t'ja ngrejme koken SHQIPERISE,se si ta ndihmojme ate dhe veten.Ne menyre qe ne bote te njihemi sikur jemi me te vertete:
    Bujare,Besnike,Te Dashur,Mikprites,Patriote sikur kane qene parardhesit tane qe e kane pare Shqiperine me keq se po e shohim ne...
    ... dhe Drejtesi per te gjithe

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-05-2004
    Postime
    17
    Shqiptar dotë thotë pos tjerash edhe të ëndrrosh SHQIP!

    U pershendes nga zemra!!!

    I Juaji curr G.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  2. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  3. Kadare - "Kombi shqiptar në prag të mijevjeçarit të tretë"
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •