Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 64
  1. #41
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kapitulli 12
    Me Jugosllavin Komuniste

    Me 29 nanduer 1944 ushtari I fundit gjerman u largue prej Shqipnis. Komunistet kishin sigurue kontrollin e plote politik dhe ushtarak mbi tokat shqiptare. Nacionalizmi shqiptar, I rilindun mbas gati pesqind vjet robnije, kishte pesue disfaten ma te madhe, mbasi sundimi fashist ishte zavendesue me zgjedhen e komunisteve, te frymezuem dhe te perkrahun nga nji fuqi e huej kunder interesit tone kombetar. Ne siperfaqe komunistet muejten te mburren se ishin liberatoret e vertete te vendit tue qene se asnji ushtar I aleatve nuk shkeli ne toke shqiptare.

    Porsa u vendosen ne Tirane si sundues fuqiplote te vendit, komunistet shpallen programin e tyne qi permblidhej ne kto tri fjale: “Me ndertue socializmin”. Kjo do te bahej tue kopjue verbnisht modelin sovjetik te farkuem nden diktaturen gjakatare te Stalinit. Por, ma se pari Enver Hoxha me shoke deshen me konsolidue pushtetin e tyne, tue likuidue cka ata quejten kriminelet e luftes. Ne ket kategori u futen jo ata qi kishin bashkepunue me okupatorin, qi kishin shkaktue vdekjen e atdhetarve te ndershem nga dora e anmikut te jashtem, por vetem ata qi kishin luftue kunder komunisteve dhe qi vazhdonin me qene kundershtare te diktatures se tyne. Nga ana tjeter shefat komunist u kujdesen ne fillim mos me bjerre besimin e atyne intelektualve dhe katundarve qi kujtonin ende se ardhja e komunisteve ne fuqi do te celte epoken e re te demokracis se vertete dhe mireqenies se pergjitheshme. Masku I levizjes nacional clirimtare nuk I pershtatej ma situates se re, prandaj klika sunduese komuniste e quejti vehten Fronti Demokratik. Teza zyrtare ishte se ne Frontin Demokratik mund te merrnin pjese Shqiptaret “perparimtare” qi nuk ishin antare te partis komuniste. Mjerisht, shum atdhetare me mendime radikale rane ne gracken e komunisteve dhe e paguen shum shtrejte gabimin e tyne.

    Pa pushue mire zhurma e “triumdit kunder okupatorit”, nji vale terori shpertheu anembane Shqipnis. Propaganda komuniste bani nji fushate te terbueme per te ndeze urrejtjen kunder nacionalisteve qi kishin drejtue rezistencen kunder fashizmit. Ne ket atmosfere ku kishin dale ne siperfaqe instinktet ma te shemtueta te natyres njerzore, filluen veprimet te ashtuquejtunit “gjyqe te popullit”. Lista e atyne qe duhej te denoheshin dhe te ekzekutoheshin ishte pregatite ne qender dhe roli I ketyne gjyqeve ishte me I dhane nji pamje legale ketyne vrasjeve per te vetmin faj se viktimat kishin kundershtue komunizmin. Ne botimet e propagandes komuniste ata u akuzuen si kolaboratore dhe si anmiq te popullit. Prova me e mire e fajesis se tyne ishte gishti kercenues I prokurorit dhe britmat histerike te turmes qi kerkonte “hakmarrje”. U duk sheshit se qellimi I komunisteve ne kto gjyqe te kuridsuna ishte me likuidue forcat luftetare te nacionalizmit, gja qi kishin fillue qysh ne kohen e luftes. Te pandehunit mbrojten vehten me guxim shembullor dhe cfaqen haptazi nevertijen e tyne kunder komunisteve qi perdoren gjithfare dredhinash e mashtrime per me u paraqite si nacionaliste. Per te provue se kto gjyqe komuniste nuk kishin aspak te banin me drejtesin dhe denimin e fajtorve kunder atdheut, mjafton me thane se Mihal Sherko, I cili kishte punue si drejtor I shtypit, u denue, kurse Omer Nishani, I cili kishte botue artikuj lavderimi per okuptaorin ne flektoren “Fashizmi”, jo vetem qe nuk u denue, por u ba kryetar I “Republikes komuniste”.

    Njikohesisht me “Gjyqet e popullit” ndjekjet dhe vrasjet e Shqiptarve qi kishin kundershtue ose qi mund te kundershtonin komunizmin, u kryen edhe nga gjykatoret ushtarake te brigadave partizane. Kto gjykatore vepruen mrapa dyerve te mbylluna, domethane se komunistet as nuk u perpoqen disi me fute ne kallep legal vrasen e njeresve te pafajshem qi kishte caktue klika e Enver Hoxhes me shoke. Simbas disa informatave jo te plota, gjate vitit te pare te diktatures komuniste, numri I viktimave te terrorit te kuq ishte ma teper se tremije vet. Ne burgjet e Shqipnis ishin mbylle ma se gjashtemije vet qi pritshin me u denue me vdekje ose me punim te detyrueshem ne kampet e perqendrimit. Torturat ma barbare, qi kishin cpike xhelatet e Stalinit, u perdoren nga komunistet shqiptar per me detyrue viktimat e tyne me pohue krime qi nuk kishin ba.

    * * *

    Ndertimi I socializmit do te bahej me etapa mbas strategjis politike te leninizmit. Me 1945 u shpall se revolucioni shqiptar ishtene fazen borgjeze demokratike. Keshtu shpjegohet qi ne qeverin e kryesueme nga Enver Hoxha merrnin pjese disa intelektuale te klases borgjeze. Kjo aleance me disa elemente te borgjezis vazhdoi derisa komunistet e ndjene vehten mjaft te forte sa me kalue ne te ashtuquejtunen faze socialiste te revolucionit. Per fat te mire, aleatet perendimuer e kuptuen natyren e vertete te regjimit komunist dhe prandaj refuzuen kerkesen e perseritun te Enver Hoxhes me shoke me dorzue krenet e levizjes nacionaliste qi kishin gjete strehe ne boten e lire. Nji mase tjeter qi damtoi rande prestigjin e Shqipnis si shtet I pamvarun ishte refuzimi I demokracive perendimore me pranue nji perfaqesi shqiptare ne konferencen e San-Franciskos per te vue themelet e Organizates se Kombeve te Bashkueme. Kjo duket se u ba nden presionin e qeveris greke, e cilangulte kambe se Shqipnija ishte nji satelit I Boshtit Rome-Berlin. Ky ishte nji gabim politik, mbasi u dha komunisteve rastin me ngjalle anmiqesin e Shqiptarve kunder demokracive perendimore dhe me paraqite Bashkimin Sovjetik si te vetmin mik te Shiqpnis.

    Ne atmosferen e terrorit krijue ng vrasjet me shumice te “anmiqve te popullit” komunistet vendosen me ba zgjedhje per nji kuvend kushtetues, tue luejte deri ne fund komedin e perbuzeshme te demokracis. Simbas modelit sovjetik, ata parashtruen kandidatet e tyne ne emen te frontit demokratik. Kishte nji kandidat per cdo zone elektorale dhe ai ishte zgjedhe me kujdes nga keshilli antifashist I cdo krahine. Grat fituen te drejten e votes dhe mosha per te ushtrue ket te drejte u zbrite nga 21 ne 18 vjet. E vetemja liri qi iu la zgjedhesit ishte me I mohue voten kandidatit te komunisteve. Por sunduesit e ri te Shqipnis morren masa per me dijte se kush nuk ka votue per ta. Ne cdo zyre elektorale kishte dy kutija dhe votuesi duhej te hudhte sacmen ne njanen prej tyne. Por kutija prej teneqeje e kandidatit qeveritar ishte vesh me pelhure nga mbrenda dhe kutija tjeter ishte vetem teneqe. Kur binte sacma ne kutin e votes boshe tingellimi I jepte me kuptue vezhuesve se kush kishte refuzue me votue per komunistet. Ai damkosej si anmik I popullit dhe ne rastin e pare binte ne duert e policis se sigurimit, tue pague shtrejte at pak liri votimi q’I kishin lane vet komunistet. Megjithate, nji perqindje mjaft e madhe e elektrove abstenoi nga votimi per kandidatin zyrtar. Mbasi komunistet kishin shpalle se mbare populli ishte me ta, “komisioneve elektorale” iu desh me transferue sacmet nga nji...

  2. #42
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    ...vazhdim

    kuti ne tjetren per me I dhane rastin propagandes komuniste me shpalle se kandidatet e Frontit Demokratik kishin fitue tetdhjet per qind te votave, kurse nji e pesta e elektorve nuk kishte votue fare ose kishte hudhe voten ne kutin pa emen kandidati. Mashtrimi I votave ishte pune e lehte, mbasi asnji nga korrespondentet e huej qi ndodheshin ne at kohe ne Shqipni, nuk u lejue te vizitonte nji zyre elektorale. Megjithate, bota mesoi nga gurime te terthorta se Enver Hoxha, I cili ishte kandidat ne Tirane, muer vetem 65 perqind te votave. Disa nga “intelektualet borgjez”, qi kishin vue besimin ne demokracin komuniste, u tronditen nga kjo komedi elektorale qi orvatej me I dhane pamjen e demokracis diktatures se nji partije, e cila vet dominohej prej nji grushti fanatikesh te dehun nga lakmija e pushtetit. Aleatet borgjez te komunisteve, qi cuen zanin kunder mashtrimit te zgjedhjeve, u paditen si pseudodemokrate dhe filloi fushata per likuidimin e tyne, tue I burgose dhe tue I dergue ne kampe te punimit te detyrueshem. Parimi I komunisteve ishte se votat e popullit nuk mund te ndryshonin karakterin e pushtetit, I cili duhej te perqendrohej ne duert “e klasave punonjese”.

    Kuvendi kushtetues u mblodhe ne mbarim te vitit 1945 dhe proklamoi njizanit “Repuliken Popullore te Shqipnis” me Dr. Omer Nishanin si te parin prezident. Enver Hoxha u konfirmue ne ofiqin e tij si kryemiister dhe Koci Xoxe u emnue ministeri mbrendeshem dhe drejtor I policis se meshefte “Sigurimi”. U votue gjithashtu njizanit kushtetuta e pregatitun nga Keshilli Antifashist, domethane Enver Hoxha me shoke. Ne leter dukej sikur te gjitha te drejtat demokratike te qytetarit ishin te sigurueme: liri mendimi, liri fjale, liri shtypi, liri besimi fetar, etj., etj.. Ironija ma e madhe, mbas zgjedhjeve te Kuvendit qi e aprovoi, ishte neni I kushtetutes qi thoshte se “perfaqesuesit e popullit ne Asamblen kombetare zgjidhen me vota te pergjitheshme, te meshefta dhe direkte.” Mrapa ketyne fjaleve te kumbueshme meshifej realiteti I diktatures komuniste, qi legalizonte neni I dyte I kushtetutes. Simbas ketij neni, pushteti popullor ne Shqipni ushtrohet nga organet politike qi u krijuen gjate luftes per clirimin kombetar nga sundimi fashist dhe forcat e reakcionit te mbrendeshem. Kta orlane jane fryti I fitores se shkelqyeshme te masave popullore…

    Prej asaj dite Shqipnija ka jetue nden tiranin e nji klike komunistesh qi gjoja veprojne ne emen te msave popullore. Me terror, propagande dhe nji dobi materiale aty-ktu, masat popullore sterviten me brohorite cdo veprim te klikes sunduese, edhe kur asht kunder interesit te tyne.

    * * *

    Para se me e njofte “de jure” regjimin komunist, aleatet perendimuer derguen ne Shqipni misione ushtarake per te raportue mbi gjendjen. Misioni ushtarak britanik ishte kryesue nga gjenerali I brigades Hodgson. Cilsija e tij zyrtare ishte perfaqesues I feldmareshalit Alexander prane Enver Hoxhes, kryekomandant I armates shqiptare. Shtetet e Bashkueme kisin dergue Z. Jacobs, nji nenpunes I Ministris se Jashtme te Washingtonit, I shoqnuem nga Z. Fulz, ish-drejtori I shkolles teknike ne Tirane. Te dy perfaqesuesit, britanik dhe amerikan, vizituen ne fillim disa qytete te Shqipnis dhe u priten me enthuziasem nga populli. Komunistet donin qi sundimi I tyne te njifej zyrtarisht nga fuqit perendimore, prandaj nxiten vet masat popullore me tregue gezimin e tyne me ane te manifestimeve te bujshme. Duket se raportet e tyne ishin te favorshme, mbasi me 24 nanduer 1945 ministrija e jashtme britanike I dergoi nji note qeveris se Tiranes ku thoshte: “Tue marre parasysh sigurimet e dhanuna nga qeverija shqiptare persa I perket mbajtjes se zgjedhjeve parlamentare te lira, qeverija britanike asht gati me e njofte administraten shqiptare si nji qeveri te perkoheshme dhe me ckembye perfaqesues diplomatik”. Shtetet e Bashkueme dhe Bashkimi Sovjetik bane shpallje te njellojta dhe kishin ra dakort qi njohja zyrtare e Shqipnis te bahej njikohesisht, ashtu si ndodhi me 1942. Por delegati sovjetik Koloneli Sokolov ia bani me hile kolegeve te tij me ndihmen nen dore te Enver Hoxhes. Ne mengjezin e nandorit, kur te tre perfaqesuesit e aleatve perendimuer kishin caktue te shkonin me I njoftue Enver Hoxhes njohjen zyrtare te Shqipnis, Brigadierit Hodgson dhe Z. Jacobs iu prune fletoren komuniste “Bashkimi” ku ishte botue me tituj te medhenj lajmi se Bashkimi Sovjetik ishte I pari qi njofti regjimin e ri ne Shqipni.

    Prej asaj dite marredhaniet ne mes te misioneve britanike dhe amerikane dhe te qeveris komuniste te Tiranes shkuen tue u keqesue. Atyne iu mohue e drejta me udhetue lirisht neper Shqipni. Sa here qi dojshin me shkue ne nji vend, nji roje e aramatosun shqiptare duhej t’I shoqnonte, sikur me qene rob lufte. Enthuziasmi popullor I fillimit u kthye ne nji anmiqesi gati te hapet dhe cdo mjet u perdor per me I merzite dhe bile me I poshtnue. Emni I cdo shqiptari qi shkonte me vizitue ose qi takohej publikisht me kryetaret e misioneve britanik dhe amerikan merrej ne shenim nga policija e meshefte dhe ata qi pranonin me hye ne sherbim te tyne ndiqeshin si kriminele.

    Britaniket ishin te vetmit ushtare aleat qi kishin luftue dhe kishin vdeke ne toke shqiptare. Prandaj qeverija britanike kishte dergue edhe nji mision per me u kujdesun per vorret e tyne. Komunistet e Tiranes I bane dhunen ma te rande mikpritjes shqiptare tue urdhnue ket mision britanik te largohej prej Shqipnije.

    Tue mbylle nji sy mbi kto sjellje te komunisteve, qeverija britanike vazhdoi hapat per te cele marredhanie diplomatike me Shqipnin tue emnue T. C. Rapp si minister fuqiplote ne Tirane. Majori V. Smith, I cili kishte qene pjestar I misionit ushtarak britanik gjate luftes, u emnue si ndihmes I ministrit. Komunistet refuzuen me I dhane vize majorit Smith, tue vue si aresye se kishte marre pjese ne orvatjet e misinit ushtarak britanik gjate luftes per me prue nji afrim ne mes te nacionalisteve dhe komunisteve. Qeverija britanike u bind se me komunistet shqiptare nuk mund te bahej pune dhe urdhnoi ministrin Rapp me u kthye mrapa. U terhoq prej Shqipnije edhe misioni ushtarak britanik qi pat shkue atje ne mbarim te luftes, dhekeshtu muer fund njohja jeteshkurten e regjimit komunist. Po ne at koheu terhoq edhe misioni I Shteteve te Bashkueme. Ne rastin e tyne shkaku I percipte ishte mosaprovimi nga qeverija komuniste e traktatit tregetar qi pat nenshkrue me Ameriken qeverija e Shqipnis se pamvarun.

    * * *

    Me 1 shtatuer 1945 qeverija komuniste e Tiranes nenshkroi nji marreveshtje me U.N.R.RA., organizaten e Kombeve te Bashkuem per te ndihmue kombet e Europes qi kishin vuejte nden sundimin nazisto-fashist. Ne marreveshtje u percaktuen kushtet e ...

  3. #43
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    veprimit te organizates UNRRA ne toke shqiptare. Misioni I UNRRA merrijti ne Shqipni pakma vone dhe pa se populli kishte nevoje per ndihma ne shkalle te gjane. Ma se dyqind katunde ishin braktise per aresye se banesat ishin damtue rande ose djege deri ne themel. Simbas nji llogarije numri I shtepive te shkaterrueme arrinte 18.000, domethane nji shtepi ne cdo 15. Gati 100.000 vet ishin pa strehe dhe gati nji e pesta e popullsis nuk kishte petka per me veshe. Tridhjetmije vet kishin vdeke nga shkaku I luftes. Damet ne mes te bagetis dhe kafsheve te trasha ishin ne nji shkalle katastrofike.

    Ne planin e ndihmave per Shqipnin, UNRRA kishte caktue ushqim, veshmbathje, vegla dhe pajime bujqesore dhe industriale me nji vlefte totale prej gati njizet e nande milion dollare. Deri ne muejin qershuer 1947, kur misioni I UNRRA u largue prej Shqipnije, sasija e ndihmave kishte arrijte 162.000 ton me nji vlefte te pergjitheshme prej 23 milion dollare. Kto shifra perbajne 80 per qind te sasi se caktueme ne planin e fillimit dhe japin me kuptue se komunistet detyruen misionin e UNRRA te largohej prej Shqipnis para se ma plotesue programin e vet. Pa u thane troc antarve te misionit “Ikni!”, komunistet e Tiranes u qiten kaq shume pengime sa me e ba te pamundun vazhdimin e veprimtaris se tyne, qi synonte me ndihmue popullin dhe jome forcue tiranin komuniste. Autoritetet komuniste merrshin ndihmat gratis dhe ia shitshin popullit me cmim te nalte, tue perdore te ardhunat per qellimet politike te tyne dhe jo per te ble sende q’I hynin popullit ne pune, siur ishte caktue ne marreveshtjen me UNRRA. Mbasi detyruen misionin e UNRRA me u largue, sunduesit komunist, ne vend qi me e falenderue, akuzuen pjestaret e tij se ishin orvate me nxite popullin kunder qeveris.

    * * *

    Me 22 tetuer 1948 kryqezori britanik Saumarez dhe destrojeri Vlolage lundruen permes kanalit te Korfuzit dhe u ndeshen mbas minave detare q’I shkaterruen gati krejt. Dyzet e kater marinare britanik mbeten te vdekun ne ket ngjarje tragjike qi u quejte “Incidenti I Korfuzit”.

    Nji jave ma vone Enver Hoxha I dergoi Organizates se Kombeve te Bashkueme nji note ku shpallte se luftanijet britanike kishin shkele ujnat toksore te Shqipnis me qellim qi me shkaktue trazime ne Shqipni. Propaganda komuniste shkoi edhe ma larg, tue perhape nji deklarate qi gjoja kishte ba komandanti I flotes britanike te Mesdheut ku thoshte gjoja se luftanijet britanike kishin lundrue gjate bregdetit te Shqipnis me baterit e tyne gatime cele zjarrin.

    Nga ana e qeveris britanike I pari hap I shte me zbulue se kush vendosi minat ne kanalin e Korfuzit. Dihej se fill bas lufte, ne pellgun e Mesdheut dhe ne Detin Adriatik ishin krye operacione te gjana per te qerue minat qi fuqit e Boshtit Rome-Berlin kishin vue me qellim qi me damtue anijet aleate. Shtabi aleat per qerimin e minave ne ujnat e Mesdheut ishte kujdesun vecanerisht me 1946 per me sigurue qi lundrimi permes kanalit te Korfuzit te bahej pa rrezik. Shqipnija nuk ishte perfaqesue ne Shtabi, mbasi nuk kishte mjete minaqeruese per te marre pjese ne operacionet qi u kryen ne at zone nga luftanijet minaqeruese te Greqis.

    Luftanijet britanike Saumarez dhe Volage lundruen permes kanalit te Korfuzit tue qene te sigurta se nuk do te ndeshnin ne asnji rrezik. Shkaterrimi qi pesuen erdhe si fare I papritun dhe Admiraliati britanik muer menjihere masa per te zbulue se si ndodhen minat ne ujnat e kanalit te Korfuzit. Nji shpallje zyrtare britanike e 13 nandorit 1946 thoshte se luftanije minaqeruese te flotes britanike kishin gjete 22 mina te vendosuna ne menyre qi me prishe anije qi mund te lundronin ne at zone. Operacioni minaqerues ishte krye ne ujnat toksore te Shqinis prej Butrinti deri ne Vlone. Enver Hoxha u bazue ne ket fakt per te protestue edhe nji here prane Kombeve te Bashkueme kunder dhunimit q’I bahej sovranitetit te Shqipnis.

    Me 10 dhetuer 1946 ministrija e jashtme britanike I dergoi qeveris komuniste te Tiranes nji note ku theksoheshin kto pika: Kanali I Korfuzit asht nji vije lundrimi nderkombetar dhe mund te perdoret lirisht nga anijet e cdo shteti. Luftanijet brtianike kaluen permes kanalit te Korfuzit ne baze te ketij parimi te drejtesis nderkombetare, tue mos pase ndonji qellim anmiqesor kkunder shtateve gajte kanalit. Qysh se kanali I Korfuzit u deklarue I spastruem nga minat anmike, anijet e shum shtetee kane pase lundrue deri ne majin e vitit 1946 pa gjete asnji pengim nga ana e autoriteteve greke ose shqiptare.

    Mbas “incidentit” Shtabi aleat I Mesdheut urdhnoi qi te kryhej nji operacion per te nxjerre minat qi duket se ishin vue rishtas. Operacioni do te kryhej pjeserisht ne ujnat toksore te Shqipnis, dhe nande luftanije britanike u ngarkuen me ket detyre. Ne mbarim te operacionit u gjeten 22 mina te fabrikueme ne Gjermani. Vezhguesit e paanshem, qi u ndodhen prezent, pane vet me sy se metali I minave dhe I kabllos q’I lidhte per mos me luejte prej vendit shkelqente prej vojit dhe kjo ishte prova ma e mire se minat kishin qene ne uje per nji kohe te shkurte.

    Ky fakt I dha aresye Ministris se Jashtme Britanike me thane se minat qi shkaktuen prishjen e dy flutanijeve britanike ishin vue ne ujnat toksore te Shqipnis ne kohen e qeveris komuniste te Tiranes dhe pra me dijenin e saj te plote. Kjo ishte nji shkelje shum serioze e ligjit nderkombetar, per te cilen qeverija komuniste ishte pergjegjese. Ne baze te nenit perkates te Konventes Nderkombetare te Hages, nenshkrue me 1907, cdo qeveri qi vendos mina ne det ne kohe lufte, dhe aq ma teper ne kohe paqeje, duhet medoemos te njoftoje qeverit e te gjith shteteve se ne cilat zona detare asht rrezik me lundrue. Tue mos ba asnji verejtje kur u shpall zyrtarisht se mund te lundrohej pa rrezik neper kanalin e Korfuzit, qeverija shqiptare konfirmoi se kjo shpallje ishte e vertete.

    Ne mbarim te notes qeverija britanike vuni kto kushte: qeverija shqiptare te lypte ndjese simbas formules tradicionale per te tilla raste, te jepte sigurime se incidente te ketij llojit nuk do te perseriteshin ma, te pagunte demshperblim per luftanijet qi u shkateruen dhe per familjet e viktimave. Qeverija shqiptare duhej te pergjigjej mbrenda 11 ditve, perndryshe qeverija britanike do t’ia referente cashtjen Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkueme.

    Qeverija komuniste e Tiranes hudhi poshte cdo pergjegjesi per cka kishte ndodhe, tue thane se minat ishin vue ne ujnat e kanalit te Korfuzit prej agjenteve provokues te paguem prej atyne qi duen me diskreditue regjimin e ri te Shqipnis ne syt e botes.

  4. #44
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Britanija e Madhe urdhnoi luftanijet e saj me lundrue afer ujnave toksore te Shqipnis per te frikesue popullin shqiptar. Enver Hoxha mohoi gjithashtu se lundrimi permes kanalit te Korfuzit asht nji e drejte nderkombetare tue thane se bante pjese ne ujnat toksore te Shqipnis.

    Ne fillim te kallnorit 1947, qeverija britanike iu drejtue Keshillit te Sigurimit per te nda sherrin me komunistet shqiptar. Delegati britanik Sir Alexander Cadogan deklaroi me 22 tetuer 1946 se skuadra e flotes britanike lundroi afer bregdedit te Shqipnis, mbasi ne anen e ishullit te Korfuzit ndodhej ende nji zone e minueme nga Gjermanet. Ne perfundim te parashtreses se tij, delegati britanik kerkoi qi Keshilli I Sigurimit te pranonte kto pika: minat qi shkaterruen luftanijet britanike ishin vendose ne ujnat e kanalit te Korfuzit me urdhen ose me dijeni te qeveris shqiptare; qeverit shqiptare dhe britanike te merreshin vesht ne mes te tyne dhe ne rast se kjo orvatje deshtonte, konflikti t’I parashtrohej perseri Keshillit te Sigurimit. Nderkaq, cashtja te mos shlyhej nga urdhni I dites; Keshilli I Sigurimit te kerkonte nga te gjith shtetet te cilet kane kufi me detin te merrnin masa per te qerue minat qi mund te ndodheshin ne ujnat e tyne toksore.

    Delegati sovjetik vuni veton kunder cdo vendimi unanim te Keshillit te Sigurimit qi nuk ishe plotesisht ne favor te Shqipnis. Rezoluta qi kishte propozue delegati britanik u aprovue me 7 vota ne favor dhe dy vota kunder. Tue mos qene ne gjendje me rregullue vet konfliktin, Keshili I Sigurimit vendosi qi cashtja t’I referohej Gjykatores Nderkombetare te Hages. Qeverija britanike iu drejtue Hages, tue theksue se vuemja e minave ne det ne kohe paqeje pa lajmerue te gjith shtetet ishte nji krim kunder njerzimit. Qeverija komuniste e Tiranes pranoi qi konflikti t’I referohej Hages, por jo ne termat e propozuem nga qeverija britanike. Mbas shum bisedimeve u gjend nji komprozmiz dhe gjykatorja nderkombetare u thirre te vendoste mbi kto dy pika: Qeverija shqiptare ishte pergjegjese ose jo per minat qi shkaktuen damtimin e rande te dy luftanijeve britanike ne kanalin e Korfuzit; Britanija e Madhe kishte shkele ose jo ligjin nderkombetare dhe sovranitetin e Shqipnis ne ujnat e saj toksore tue veprue ashtu si bani me 22 tetuer dhe 12-13 nanduer 1946.

    Pikpamjet dhe argumentat e te dy paleve u parashtruen dhe u shoshiten gjan e gjate ne Gjykatoren e Hages dhe gjyqi vazhdoi gati dy vjet. Me 9 tetuer 1949 Gjykatorja Nderkombetare dha vendimin e vet. Mbi piken e pare gjykatorja vendosi me shumice votash se qeverija shqiptare ishte pergjegjese per eksplozionet e 22 tetuerit 1946, mbasi minat nuk mund te ishin vendose ne Kanalin e Korfuzit pa dijenin e saj; prandaj qeverija shqiptare duhej t’I paguente damshperblim Britanis se Madhe per damin e luftanijeve dhe per familjet e 44 marinarve qi vdiqen gjate “incidentit te Korfuzit”.

    Sa per piken e dyte, Gjykatorja Nderkombetare cfaqi mendimin se ne kohe paqeje anijet e te gjith shteteve mund te lundrojne pa pengese permes ngushticave qi bashkojne dy dete, si Kanali I Korfuzit qi bashkon Detin Jon me Detin Adriatik. Mbas mendimit te Gjykatores, nuk kishte nevoje qi Admiraliati britanik te kerkonte leje nga qeverija shqiptare, mbasi kalimi I luftanijeve permes Kanalit te Korfuzit ishte pa donji qellim te keq. Kanali I Korfuzit hynte ne kategorin e ngushticave qi mund te perdoren si vije lundrimi nga anijet e te gjith shteteve te botes dhe asnji nga shtetet bregdetar nuk ka te drejte me pengue lundrimin e tyne ne kohe paqeje.

    Persa I perket operacionit minaqerues qi kishte krye flota britanike me 12-13 nanduer 1946, Gjykatorja Nderkombetare u bind se puna ishte krye me vendim te shtabit nderkombetar te Mesdheut dhe qeverija shqiptare kishte qene informue zyrtarisht. Operacioni ishte krye nden mbrojtjen e nji fuqije detare britanike dhe ishte shtrie deri ne ujnat toksore te Shqipnis. Grumbullimi I nji skuadre luftanijesh britanike ne ujnat toksore te Shqipnis ishte kunder frymes se drejtesis nderkombetare. Avokati I qeveris britanike parashtroi argumentat se kjo ishte e vetemja menyre per te zbulue se si ndodhen minat ne Kanalin e Korfuzit. Gjykatorja nuk e pranoi ket argument dhe vendosi se Britanija e Madhe kishte shkele sovranitetin e Shiqpnis ne ujnat toksore te saj. Dy antare te Gjykatores votuen kunder kesaj pike te vendimit.

    Sa per damshperblimin me te holla, Gjykatorja Nderkombetare vendosi se qeverija shqiptare duhej t’I paguente Britanis se Madhe shumen prej 863.947 lira sterline. Mbi ket pike votat u ndane 10 ne favor dhe 6 kunder. Nder ata qi votuen kunder ishte edhe Kryetari I Gjykatores Nderkombetare juristi francez Profesor Basdevant (Badevan). Ai shpalli se nuk kishte nji baze ligjore mbi kompetencen e Gjykatores per te vendose mbi shumen e damshperblimit.

    Megjithqi kane kalue gati njizet vjet, Incidenti I Korfuzit nuk asht mbyll ende. Qeverija komuniste e Tiranes nuk ka pranue vendimin e Gjykatores se Hages mbi fajesin e saj dhe ka refuzue te pagueje damshperblimin. Qeverija britanike ngul kambe qi te paguhet prej arit te Bankes Kombetare te Shqipnis qi u gjend ne Gjermani nga ushterija amerikane ne mbarim te luftes se dyte botnore. Keshtu qi jane ba tash tre shtete kandidat qikerkojne tansisht ose pjeserisht arin e Bankes Kombetare: Shqipnija, Italija, dhe Britanija e Madhe.

    Kosova e tradhetueme

    Qysh kur I shpallen lufte nacionalizmit shqiptar, komunistet kryen tradhetin e tyne ma te madhe kundrejte popullit te Kosoves. Sikur e pame ne nji kapitull te maparshem, Enver Hoxha me shoke bane hasha (mohuen) marreveshtjen e Mukajt sepse permbante zotimin me luftue per Shqipnin e pamvarun mbrenda kufijve te saj etnike. Ket mohim ata e bane mbas urdhnit te patronit jugosllav, I cili ishte pergjegjes per ta para Kominternit.

    Tue dijte pra qysh ne shtatuer 1943 se komunistet jugosllav nuk do t’I njifshin popullit te Kosoves te drejten e vetvendosjes, Enver Hoxha me shoke I rrejten Kosovaret pa piken e ndergjegjes, tue I binde te luftojne ne radhet e Levizjes Nacional Clirimtare. Propaganda komuniste shpallte se kur te vinin ne fuqi Mareshali Tito dhe Enver Hoxha, do te triumfonte demokracija integrale dhe kufijt kombetare te shtetit borgjez do te mos kishin ma kuptim. Kosovaret do te jetonin si vllazen me popujt e tjere te Jugosllavis dhe kurrgja nuk do t’I ndante nga Shqipnija e 1913-es. I vetmi kasavet I Shqiptarve te Shqipnis dhe te Kosoves duhej te ishte me debue okupatorin e huej dhe diten qi te perfundohej ky qellim, do t’agonte lirija e andrueme per popullin e shumvuejtun te Kosoves.

  5. #45
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Ndersa nji pakice ra ne kurthin e propagandes komuniste dhe luftoi ne radhet e Levizjes Nacional Clirimtare, shumica derrmuese e Shqiptareve te Jugosllavis u pregatiten dheu armatosen per te mbrojte lirin e tyne kunder Serbit dhe Karadakasit, qofte komunist ose shovinist. Me inciativen e nji grushti atdehtaresh te venosun u mblodhe ne Prizren ne shtatuer 1943 nji kuvend me perfaqesues nga te gjitha krahinat shqiptare te Jugosllavis. Atje u bashkuen dy brezat e lufetarve per lirin e Kosoves dhe themeluen organizaten qi u pagezue me emrnin historik “Lidhja e dyte e Prizrenit”.

    Lidhja e dyte e Prizrenit, e kryesueme nga nji Komitet Ekzekutiv I zgjedhun prej Kuvendit te shtatorit, iu perveshe punes per te oganizue luften kunder Shkjaut ne bashkepunim me qeverin e Tiranes, e cila ishte ba nji qeveri kombetare qysh se muer fund aneksimi I Shqipnis nga Italija mbas permbysjes se regjimit fashist. Ne Kosove ushterija gjermane okuponte vetem disa pika strategjike dhe nuk nderhyni aspak ne administraten civile te vendit. Prandaj Kmiteti Ekzekutiv I Lidhjes se Dyte te Prizrenit kreiu detyren e qeveris, ne bashkepunim te ngushte me nepunesit e emnuem nga qeverija e Tiranes.

    Nga dita e themelimit te Lidhjes se Dyte te Prizrenit populli I Kosoves luftoi papremas ne dy fronte. Pikse pari Kosovaret pesuen sulmet e terbueme te cetnikve shovinist serb e malazias te Drazha Mihailovicit. Ne librin e tij te vogel, por shum te cmueshem Z. Tahir Zajmi pershkruen ndeshjet e gjakeshme qi trimat e Kosoves paten me Shkjaun qi kishte ba mend me I shfarue. “Aty kah mbarimi I Nandorit te vitit 1943, cetniket serb te Drazho Mihailovicit leshone sulmin e pare dhe djegin e plackisin disa katunde ne qarkun e Pejes. Por populli ne bef dhe I gatshem, tue iu pergjegje kushtrimit te Lidhjes se II te Prizrenit, hudhet me shpejt ne fushe te betejes. Lufta vazhdon plot 22 dite me te vrame e te palgosun ne te dyja palet; aniku, megjithse I vendosun nder pozita strategjike te Maleve te Kolashinit, thyhet dhe shpartallohet.”

    Dhe keshtu perleshjet per vdekje te popullit te Kosoves me anmikun shekullor ndjekin njanaptjetren e nji rithem te shpejtuem, tue lane Shqiptaret ma se 40.000 deshmore ne sheshet e betejave. Sa per rrenimet materiale nuk iu dihet hesapi, por nji gja e sigurte asht se me duzina katunde te krahinave shqiptare te Jugosllavis u bane hi dhe pluhun. Emnat e prijesve te kesaj lufte heroike do te figurojn nji dit me skronja te arta ne martirologun pa fund te kombit shqiptar.

    Ndersa trimat e Kosoves po I bajshin balle me sukses sulmeve te cetnikve shovinist serb e malazias, ne horizontin tragjik te asaj krahine shqiptare u cfaq nji anmik I ri nden trajten e brigadave komuniste te Titos. Ishte mbarimi I vitit 1944 dhe divizionet e ushteris se kuqe kishin zbrite ne Gadishullin balkanik, tue u ndihmue komunisteve here me ushtare te regjun ne lufte, here me material lufte. Prapseprap, brigadat e Mareshalit Tito nuk qene te zojat me thye vet rezistencen e popullit te Kosoves dhe te krahinave te tjera shqiptare. Shefi I komunisteve jugosllav iu drejtue cirakut te tij ne Tirane, tue lype t’I dergonte dy divizione, gjoja per te lufute kunder Gjermanve. Simbas burimeve komuniste jugosllave, divizioni I peste I partizanve shqiptar u dergue drejtperdrejt ne Kosove e Metohi. Ne bashkepunim te ngushte me njesit e levizjes nacional clirimtare jugosllave divizioni shqiptar siguroi “librimin” e Prizrenit dhe te Jakoves. Kosovarve te pezmatuem, qi tregojshin pakenaqesi me sjelljet e komunisteve shqiptar, komandanti I nji brigade shqiptare u thoshte: “Perse luftoni e derdhni gjak kot, tue dijte se porsa te stabilizohet gjendja, Kosova dhe gjith viset shqiptare te Jugosllavis patjeter do te bashkohen me Shqipnin, gje per te cilen mund te jeni fare te sigurte?”

    Ktu provohet se qendrimi kundrejt Kosoves asht tradhetija ma emadhe e Enver Hoxhes me shoke. Ne Shqipni ata provokuen vllavrasjen me qellim qi me shtype nacionalizmin e me venose diktaturen e tyne totalitare. Kurse ne Jugosllavi komunistet e Tiranes vune Shqiptaret te vriten me njani-tjetrin per me I dorzue Titos Kosoven dhe krahinat e tjera shqiptare ne nji pjate prej argjendi, te perlyeme me gjak arbnori. Megjithate, Josif Broz Tito as nuk ia dijti per nder Enver Hoxhes qi dergoi Shqiptaret me derdhe gjakun per me I sigurue komunisteve jugosllav sundimin e Kosoves. Natyrisht, ne fjalimet zyrtare dhe ne botimet e propagandes trumbetohej me potere “miqesija e perjeteshme shqiptaro-jugosllave, qi u cimentue me gjakun e derdhun se bashku ne fushat e betejave kunder okupatorit fashisto-nazist.” Mirepo kur erdhi puna me krijue Federaten e Jugosllavis, njimilion e m teper Shqiptarve iu mohue jo vetem e drejta e vetvendosjes, por edhe e drejta me formue nji republike me vehte. Kosova-Metohija u ba nji krahine autonome nden qeverin e republikes serbe, ndersa krahinat e tjera te banueme nga Shqiptare u ndane ne mes te Serbis dhe Maqedhonis.

    Shqiptaret e Jugosllavis nuk pranuen pa kundershtim te kthehen nden zgjedhen e maparshme per haterin e Enver Hoxhes, qi lakmonte me sundue Shqipnin e 1913-es me perkrahjen e Mareshalit Tito. Simbas kallzimit te Tahir Zajmit, ndeshja e pare me brigadat komuniste jugosllave filloi ne kallnuer 1945 dhe vazhdoi deri ne fillim te marsit. Stabi I partizanve u detyrue te dergonte brigade mbas brigade dhe bile me perdore bomardues per te shtype kryengritjen shqiptare me qender ne Drenice. Partizanet e Titos u suellen pa meshire, tue masakrue gjind, tue djege e tue rrenue katunde. “Komandanti trim Xhem Has Gostivari, -shkruen T. Zajmi, qe kishte rejtue per shum kohe fuqit vullnetare te Tetoves, Gostivarit dhe Kercoves, ne luftime te pergjakeshme kunder partizanve serbo-maqedhonas, u terhoq nder male mbas pushtimit te vendit nga partizanet jugosllav me ndihmen e brigadave te Enver Hoxhes dhe vazhdoi rezistencen deri ne pranveren e vjetit 1946.” Ai u vra me te pabese, tue qene I tradhetuem nga nji bashkatdhetar ne sherbimin mercenar te anmikut.

    Dallkauklleku I komunisteve shqiptar ndaj Jugosllavis komuniste arriu kulmin kur Miladin Popovic dhe Dushan Mugosha u larguen prej Shqipnije. Te gjith krenet e atehershme te partis, nga te cilet ka mbete gjalle sot vetem Enver Hoxha, u shkruejten letra personale, tue cue ne qiell sherbimet qi kta agjente te Mareshalit Tito I kishin ba Partis Komuniste Shqiptare, tue veprue si mami ne lindjen e saj ilegale. Tue perdore mbiemnat ma te kumbueshem dhe superlativet q’I kane zanat dallkauket e Orientit, Enver Hoxha me shoke, cfaqen mirenjoftjen e tyne te thelle per kontributin e Mugoshes dhe Popovicit ndaj organizimit dhe stervitjes se brigadave partizane. Shkurt Enver Hoxha, Liri Gega, Koci Xoxe, etj. Sikur u shtrine barkas perpara agjenteve te Titos tue vikate: “O velinimete! Ne sajen tuej do te mund te sundojme popullin shqiptar per dobi te Jugosllavis komuniste!”

  6. #46
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Me Titon dhe kunder Titos

    Mbas gjith ketyne sherbimeve ne dam te nacionalizmit shqiptar nuk asht per t’u cudite qi Jugosllavia e Titos ishte e para qi lidhi marredhanie diplomatike regjimin komunist te Tiranes. Tue I paraqite kredencialet Prezidentit Nishani, ministri I Jugosllavis foli fjale bombastike mbi vllaznimin e popujve te Jugosllavis dhe te Shqipnis qi u cimentue me gjakun e derdhun se bashku. Ai parashikoi se njohja e Shqipnis nga ana e Jugosllavis, “qi ashtu bazue mbi themele te shendoshte, do te vazhdoje se te jet jeta.”

    Mbas deklaratave te kumbueshme erdhe nenshkrimi I traktatit te miqesis dhe asistences reciproke. Jugosllavia dhe Shqipnija komuniste zotoheshin me I ardhe ne ndihme njana-tjetres me te gjitha mjetet ushtarake ne rast te nji agresioni te jashtem. Te dy shtetet firmues moren persiper gjithashtu me bashkepunue ne cdo lame te veprimtaris nderkombetare per hir te paqes dhe sigurimit botnuer. Njikusht tjeter e I ketij traktati caktonte detyrimin e te dy paleve mos me lidhe me nji fuqi te trete asnji marreveshtje qi mund te damtonte shtetin fqi dhe aleat. Mareshali Tito u angazhue te mbronte Enver Hoxhen me shoke per nji periudhe njizet vjetesh, qi mund te zgjatej me pelqeimin e te dy paleve.

    Mbas traktatit politik u nenshkrue edhe nji seri traktatesh ekonomike, teksti I te cilave nuk u botue. Por nga zbulimet qi vet komunistet shqiptar bane mbasi u prishen me Titon me 1948, duel ne shesh se ne realitet Shqipnija komuniste ishte katandise ne poziten e njikrahine administrative te Jugosllavis. Kufini doganor ne mes te Shqipnis dhe Jugosllavis u syprimue dhe tarifa jugosllave u zbatue edhe ne Shqipni. Dinari u ba monedha zyrtare e Shqipnis dhe leku ra ne nivelin e nji paraje lokale. Jugosllavia duket se u zotue me I dhane Shqipnis mjetet e prodhimit dhe cdo pajim tjeter per te shvillue burimet ekonomike te saj. Marreveshtjet ekonimike parashikonin krijimin e nji vargu shoqnish te perzieme jugosllave dhe shqiptare mbas modelit sovjetik qi u perdor ne marredhaniet ekonimike te Rusis me Polonin, etj. Kto shoqni mikste do te ngarkoheshin sidomos me shfrytezimin e burimeve te bakrit, kromit, vojgurit, ashtu dhe per te ndertue hekrudha, centrale elektriku, mjete transporti, etj.

    Faza e re e bashkepunimit te ngushte vllaznor ne mes te Shqipnis dhe Jugosllavis komuniste u kunorezue me viziten zyrtare qi Enver Hoxha bani ne Belgrad. Tue fole ne nji gosti qi Prezidenti I Federates komuniste Jugosllave shtroi per nder te tij, Enver Hoxha tha kto fjale qi u pergenjeshtruen nga jeta tre vjet ma vone: “Gjaku qi derdhen bijte ma te mire te kombeve tone tue luftue per qellime te perbashket ka cimentue miqesin dhe vllaznimin ne mes te tyne per gjith jeten.” Prezidenti Ribar I Jugosllavis iu pergjegje Enver Hoxhes po me at ton: “Gjaku I derdhun ne sheshet e betejes nga lulja e djelmenis sone ka vue themelet e miqesis se amshueshme nemes te vendeve tone dhe do te siguroje bashkepunimin ne mes te tyne ne vjetet e ardheshme.” Per me vulose ket miqesi te perjeteshme, Prezidenti jugosllav dekoroi Enver Hoxhen me Urdhnin e Heroit Kombetar, dekorata ma a nalte e Jugosllavis komuniste.

    Rezultati I pare dhe ma I damshem I kapitulimit ekonomik te komuisteve shqiptar perpara Titos ishte me perla prej Shqipnis sasinat e medha mallnash qi tregetaret e vendit tone kishin grumbullue gjate okupates italjane per aresye se nuk kishin besim ne lireten. Llogaritet se kto mallna do te kishin mjaftue me sigurue nevojat personale te popullit shqiptar per 15 ose 20 vjet. Ne baze te lidhjes moentare, agjentet e qeveris jugosllave blene pjesen ma te madhe te ketyne mallnave tue I pague me dinare pa vlefte. Gjithashtu agjentet e qeveris se Belgradit derguen prej Shqipnije ne Jugosllavi nji sasi prej 5.000 ton lesh me qellim qi me e punue dhe me e kthye ne Shqipni ne forme petkash te gateshme per Shqiptaret me I veshe. Mbas nji kohe te gjate nji sasi petkash erdhen prej Jugosllavije, por ishin prej pambuku dhe do fije artificiale (ba ga dora e njeriut) qi nuk te mbanin shum ngrofte.

    Kto ishin si duket hapat e pare drejt koordinimit te shvillimit te ekonomive jugosllave dhe shqiptare simbas nji plani te perbashket. Me fjale te tjera, Shqipnija do te sherbente si burim I landeve te para per te realizue programin e industrializimit te vrullshem te Jugosllavis. Drejtoret e shoqnive te perzieme industriale dhe tregetare shqiptaro-jugosllave do te kishin per detyre me rregullue shvillimin ne ket drejtim te ekonomis shqiptare. Sa per ndihmen qi Jugosllavija do t’I jepte Shqipnis per te krijue nji industri te veten kjo do te mbetej fatalisht nji leter e vdekun, mbasi Jugosllavia nuk kishte per vehte mjete prodhimi si maqina e pajime gjithfaresh per industrin mekanike. E vetemja ndihme qi Shqipnija muer prej Jugosllavis ishte bereqet nga fushat e begateshme te Kosoves dhe krahinave te tjera shqiptare. Per Titon ky ishte nji cmim fare I vogel qi pagoi per te mbajte kto krahina nden sundimin e tij komunist. Pervec kesaj marreveshtjet ekonmike me Shqipnin, nenshkrue per nji afat prej tridhjet vjetesh, do t’I jepnin rastin Jugosllavis me nxjerre disa here ma teper vleften e “ndihmes” ne produkte bujqesore q’I dha Shqipnis e vitin e pare te “bashkepuniit te ngushte e vllaznor”.

    Dami ma I madh qi I pruni Shqipnis aleanca e komunisteve me Jugosllavin e Titos ishte sidomos ne lamin e marredhanieve nderkombetare. Natyrisht nuk dijme se cka ndodhi mrapa sqenes. Por nji tok ngjarje te asaj kohe krijojne pershtypjen sikur udheheqesi komunist jugosllav veproi sistematikisht per te shtye Enver Hoxhen me shoke te bjerrin simpathin e aleatve perendimuer dhe te izolojne vendin nga bota e qytetnueme. Incidenti I Korfuzit konfrimon ne menyre tragjike ket politike jugosllave qi kishte si qellim te mrame me e kthye Shqipnin ne republiken e shtate te Federates se Jugosllavis. Hapi I pare u ba kur komunistet shqiptar me sjelljet e tyne brutale dhe pamjeshkurte detyruen Shtetet e Bashkueme dhe Britanin e Madhe me terheqe misionet e tyne prej Shqipnis dhe mos me dergue perfaqesues diplomatik.

    * * *

    Kur Tito e prishi me Stalinin, Enver Hoxha e prishi me Titon dhe u hudhe ne kampin e Sovjetve nden Stalinin. U duk sikur ai priste rastin me u ckepute nga perqafimi vllaznuer I aleates jugosllave qi po I zinte frymen. Miqesija e perjeteshme u kthye nga nji dit ne tjetren ne urrejtje dhe perbuzje. Maqina e propagandes komuniste filloi me leshue nji rreke akuzash dhe sharjesh nga ma te ndytat e aresnalit komunist. Nji rezolute e Komitetit Qendruer te Partis Komuniste Shqiptare (ose Partija e Punes si I thone tash ne Tirane) thoshte: “Komiteti Qendruer I Partis Komuniste Shqiptare cfaq solidaresin e plote me vendiin e Kominternit dhe denon rreptesisht tradhetin e shefave komunist jugosllav, te cilet kane mohue parimet e Marksizmit-Leninizmit dhe kane dezertue kampin e socializmit.” Shtypi komunist e shvilloi ma gjate ket teze tue shpalle se Partija Komuniste Shqiptare nuk kishte qene dakord me partin moter te Jugosllavis, e cila perdorte menyra tinzare, tradhetare dhe trockiste per te realizue qellime egoiste.” Mbas denimit theorik, erdhe akuza konkrete se krimi ma I madh I Titos kishte qene me kthye Shqipnin ne nji koloni te Jugosllavis. Kjo ishte Shqipnija e herojve te Levizjes Nacional Clirimtare qi derdhen gjakun per te lirue popujt e Bosnjes, Herzegovines, Kosoves dhe Metohis.

    Tue ndeze urrejtjen kunder Shkjaut te cdo ngjyre politike, Enver Hoxha me shoke gjeten zemren e Shqiptarve, te cilet sigurisht ndihmuen per deshtimin e planeve te Titos qi bazohej ne Koci Xoxen dhe oficeret e Sigurimit. Te gjith ndjene nji kenaqesi te meshefet tue pa komunistet qi cqyenin portretet e Titos ne zyrat dhe vendet publike, ndalonin kanget lavderuese per “heroin jugosllav”, grisnin fletoret dhe cdo gja te shtypun qi vinte prej Belgradit. Faza e fundit e kesaj fushate plot vner ishte prishja e shoqnive tregetare dhe industriale shqiptaro-jugosllave dhe debimi I gjith perosnelit jugosllav, tue perfshie edhe diplomatet e oficeret. Ne krye te ketyne te fundit ishte Komisari politik suprem I ushteris shqiptare, me te cilin ushterija jugosllave kishte nderue si motren e Shqipnis. Shtypi I Belgradit ngriti berihajin kunder ketij ofendimi te pafalshem dhe qeverija jugosllave I dergoi nji note proteste qeveris komuniste te Tiranes. “Qeverija jugosllave, - thoshte nota, - proteston rreptesisht kunder ketyne fyemjeve te pashembullta drejtue kunder perfaqesuesit te armates jugosllave. Kto sharje dhe vepra brutale te autoriteteve shqiptare drejtue kunder personit te Mareshalit Tito jane ne kundershtim te plote me marreveshtjet e shumta qi lidhin te dy shtetet.” Nota mbaronte tue kerkue, gati ne forme ultimatumi nga qeverija shqiptare te lypte ndjese zyrtarisht dhe te terhiqte sharjet e pajustifikueshm. Enver Hoxha me shoke, nden mbrojtjen e patronit te ri, Stalinit, nuk e perfillen ket kerkese kategorike dhe u pergjegjen tue shpalle se te gjitha marreveshtjet me Jugosllavin isin anulue dhe I gjith personali jugosllav I ngarkuem me zbatimin e tyne ishte debue prej Shqipnis, tue I dhane nji afat prej vetem 48 ore.

    Te gjitha kto ndodhen mbrenda pes dite mbas debimit te Jugosllavis prej Kominternit. Megjith protestimet e kumbueshme, Jugosllavija nuk bani asnji veprim kunder komunisteve shqiptar dhe kj okuptohet, mbasi Tito ishte krejt I izoluem nga bota komuniste dhe perendimore, tue pase gjithmone frike se mos Stalini e rrezonte nga pushteti me ane te agjeteve te mbrendeshem. Shqipnija qendroi ne kampin sovjetik dhe sfidoi Jugosllavin komtiniste deri sa vazhdoi konflikti I Titos me Stalinin.

    Grindja ne mes te udheheqesve komunist jugosllav dhe sovjetik shkaktoi nji krize te madhe ne radhet e klikes sunduese te Shqipnis. Koci Xoxe si kryetar I Sigurimit ishte ba aq I forte sa me kontrollue levizjet dhe korrespondencen e vet Enver Hoxhes. Ai kishte pase lidhje te ngushta me komunistet jugosllav dhe ne ditet kur u shpall vendimi I Kominternit kunder Jugosllavis, bani nji orvatje per te zane vendin e Enver Hoxhes, me qellim qi me shkue me Titon kunder Stalinit. Ktu gjeti rastin Mehmet Shehu per me dale ne siperfaqe si njeriu ma I fuqishem mbas Enver Hoxhes. Koci Xoxe, bashke me ndjekesit e tij ne pozita te nalta, u arrestuen dhe u paditen si tradhetore qi kishin komplotue per me I dorzue Shqipnin komunisteve jugosllav. Mbasi u torturuen mjaft se me ba pohimet e dhuna per me u denue me vdekje, Koci Xoxe me shoke u nxoren perpara gjykatore supereme te “Republikes popullore” dhe moren denimin e caktuem ma pare nga klika e Enver Hoxhes, qi kishte jetue me frike se mos pesonte vet fatin e tyne. Fund i kapitullit 12

  7. #47
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Markagjoni ka qene minister i Italianeve o trim, dhe nga ata me besniket dhe me katilet.

    "As minister of the interior, Italians finally succeded in recruting the Mirdita chief Gjon Marka Gjoni, who would demonstrate considerable ruthlessnes in his pursuit against the partizans.
    But Bushati gonvernment lasted only a few weeks. Problems between premier and Marka Gjoni began immediately, principally with regard to the handling of resistance in the south. The government, composed primarily of northerners, had less chance than previous two governments of convincing the southerners to cease their resistance, so the minister of the interior (Marka Gjoni) favored abandoning persuasion for force. Bushati disagreed."

    Interesante fakti qe Zavalani ka qene i majte ne ate kohe, kete nuk e dija. Kjo e ben edhe me fallco interpretimet historike te tij, sidomos ato kundra Nolit, sic e akuzon ai per lidhje me bolsheviket. Per kohen komunizmi ishte ideologjia e progresisteve, shpetimi nga kapitalizmi i eger dhe nga falimentimi i tij sic ndodhi ne krizen e 1929-32, dhe fundi i komunizmit nuk ishte parashikuar ai qe perjetoi 70 vjet me pas. Zavalani nuk ka te drejte aspak te gjykoje veprimet e Nolit ne vitet 20 si kritik i 30 apo 40 viteve me pas, kur gjerat ishin me te qarta.

    Si ka mundesi te pyese Zavalani pra, se "C'pune kishte Noli me Rusine ne ate kohe". Rusia e asaj kohe nuk ishte leng groshesh, dhe revolucionit bolshevik nuk i njihej akoma fundi i falimentuar. Ja pse Zavalani (nqs ka qene i majte ne ate kohe) del shume bllof me keto komente.

  8. #48
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Ne realitet po te lexosh disa nga poezit e Nolit qe e kritikojn aq shume periudhen e Zogut do te shohesh se e ka perkrahur ne nje fare menyre bolshevikun. Por kjo sdo te thot se noli ishte Komunist...megjithate disa here eshte shprehur sikur te kishte parime te tilla...

    As Zogu as Noli as smund te krahesohen me Enver Hoxhen. Dhe me vone Legaliteti, Balli Kombetar, ashtu si dhe perkrahesit e Nolit u bashkuan per te luftuar kunder Komunizmit... kjo ka rendesi

  9. #49
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Noli dhe Abaz Ermenji (te cilin Zavalani nuk e permend fare) kane qene padyshim figurat me perparimtare te shekullit te kaluar ne Shqiperi. Noli ishte individ liberal dhe progresist, si i tille ai ishte i hapur dhe tolerant ndaj cdo ideje te tille, vec asaj feudalo-mesjetare te aplikuar ne shqiperi nga Zogu.

    Sigurisht qe Noli do akuzohet si Bolshevik, por Noli kerkonte revolucion ne nje kohe qe Shqiperia kishte shume nevoje per nje te tille. Ishte koha e permbysjes se nje rendi te tere qe Europa e kishte hequr qafe 200 vjet me pare. Sikur Noli te kishte dale me sukses ne ate ndermarrje kjo do ishte dicka teper pozitive per shqiptaret edhe strategjikisht, pasi do evitonte ekzekutimin e ketij ndryshimi shoqeror nga Enver Hoxha 20 vjet me pas, i cili ishte shume here me radikal. Enver Hoxha shfrytezoi pikerisht nevojen dhe vullnetin e shqiptareve per ndryshim dhe evolucion shoqeror duke e kanalizuar ate drejt nje ndryshimi ekstrem. Por nqs kjo do ndodhte me pare nga Noli, i cili nuk ishte komunist por liberal, shqiptaret do ishin me te permbajtur dhe me pak pasionant ndaj komunizmit dhe ideologjise revolucionare te tij. Noli, mbas Rilindasve solli ne shqiperi frymen e ndryshimeve shoqerore dhe ekonomike te revolucionit Francez. Sigurisht Noli ishte i diplomuar ne Harvard dhe nje njeri me njohuri te shumeaneshme, muzike, letersi, perkethime, diplomaci, teolog, etj etj.

    Zavalani me sa vura re, nuk i permend keto. Sic te thashe Zavalani komenton jashte konteksit te kohes, por ne tani te gjithe e dime se cili eshte fundi i komunizmit, aftesia ishte ta parashikoje qysh atehere, dhe me sa thate edhe ju me lart, Zavalani ishte vete nje nga te genjyerit e idese komuniste, si i tille ai nuk mund te kritikoje askend si Bolshevik.

    Sigurisht qe Noli dhe Zogu nuk krahasohen me Hoxhen, jo vetem nga arritjet por edhe nga momenti historik qe qeverisen, Hoxha ishte lider gjigand e absolut, i lindur per te qene i tille, si thote edhe Jovan Bregu "Adap-Llagar per Magazine". Koha i sherbeu Nolit ashtu sic i sherbeu edhe Zogut edhe Hoxhes, por ndersa Noli dhe Zogu nuk i sherbyen kohes Hoxha po, te pakten per 10-15 vitet e para ai e njohu shume mire kete pergjegjesi, ashtu sic falimetoi te njohe me vone pergjegjesine per ndryshim.


    Me tej Zavalani totalisht le pa permendur nje fakt teper thelbesor kur akuzon Hoxhen dhe partine Komuniste Shqiptare si bashkpuntore me Jugosllavet kunder Kosoves. Partia Komuniste Jugosllave kishte miratuar dy here me pare ne kongreset e saj (i fundit ne 1941) vetvendosjen per popullin e Kosoves. Keshtu qe Enveri me te drejte kishte pse te ishte aleat me nje parti te tille te pakten parimisht. Sepse me vone komunistet Jugosllave e drodhen ky nuk eshte faji i Hoxhes..... ne fakt me vone edhe Hoxha ua drodhi Jugosllaveve, dhe jo ashtu si thote Zavalani, qe gjoja Jugosllavet e rropen shqiperine gjate asaj periudhe, por pasi u mori disa miliona dollare ndihma dhe asistence, ne favor te shqiperise.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Leshator.. mendoj ta leme te kompletohet me gjith kapitujt Historia e shkruar nga Zavalani e pastaj ne tema tjera diskutojme per pikat e ndryshme..

    Pra mos te nderhyjm ketu qe te jet si Liber i vecant ..pa llogjet tona..

  11. #51
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kapitulli 13
    Me Bllokun Sovjetik

    Tue fillue prej vitit 1949, sunduesit komunist lidhen fatin e Shqipnis me Bllokun sovjetik dhe siguruen perkrahjen e Stalinit per te vazhdue diktaturen e tyne kunder vullnetit te popullit shqiptar. Direktiva e Kremlinit ishte me “ndertue socializmin” mbas modelit sovjetik. Me fjale te tjera, bujqesija do te kolektivizohej per me sigurue kontrollin e shtetit mbi “masat fshatare”, do te zbatohej nji program industrializimi te shpejte me qellim qi me krijue nji klase punetore per te sherbye si baze e regjimit komunist. Viktimat e terrorit policor ne kampet e perqendrimit te perdoren si fuqi krahu te pakushtueshme per te ndertue “monumentet e socializmit”, rinia te edukohet simbas kallepit te dkotrines marksiste-leniniste, dhe ma ne fund te krijohet shoqnija pa klasa e ardhmenis.

    Statuti I ri I “Republikes popullore” qi u shpall me 1950 riprodhon ne shkalle ma te vogel strukturen e sistemit sovjetik tue ndryshue vetem disa emna: keshilla popullore ne vend te sovjeteve, asamble nacionale ne vend te sovjetit suprem, parti e punes ne vend te partis komuniste, Fronti Demokratik ne vend te bllokut ne mes te komunisteve dhe turmave pa parti. Statuti ban fjale edhe per lirit personale dhe te drejtat politike. Por kjo asht nji tallje e hidhun kur dijme se qytetari shqiptar nuk mund te lueje asnji gisht pa urdhen te Partis Komuniste. Me vret ndergjegjja me u zgjat mbi ket aspekt te regjimit komunist tue dijte se lexuesit e merguem te kesaj historie I kane pesue mbi kurriz te tyne mashtrimet dhe torturat e regjimit komunist. Kto pak fjale qi po shkruej jane ma teper per brezat e ardheshem, te cilet lusim dhe shpresojme se do te jetojne ne nji Shqipni te lire dhe te bashkueme.

    Industrija nden komunizmin

    Burimet natyrale te Shqipnis, po te shfrytezoheshin ne interes te popullit, do te kishin sigurue mjaft te ardhuna sa me importue mjetet e nevojshme per te modernizue bujqesin ne menyre qi me shtue prodhimin e tokes. Kesisoj Shqipnija do te kishte shpetue nga barra e rande e importit te drithit per buken e popullit dhe mund te tepronte dicka per eksportim. Programi industrial duhej te kishte si qellim kryesor me krijue industrina per te vleresue produktet e tokes: peme dhe perime, duhan, rrepe sheqeri, ullinj, etj. Por komunistet u frymezuen nga qellime politike dhe deshen me krijue disa “keshtjella te proletariatit” qi te brohoritshin veprimet e tyne, pa marre parasysh se ishin ne dam te interesit kombetar.

    Porsa Shqipnija u ba satelit I Rusis ne Bllokun Sovjetik me 1949, filluen me ardhe prej Moske inxhinjere, eksperte dhe keshilltare sovjetik per te zane vendin e njeresve te Titos qi paten lane Shqipnin ne nji gjendje kaotike. U hartue plani i pare pesjvecar qi perfshinte periudhen 1950-1955. Para se te fillonte zbatimi I planit u deshen dy vjet per te dale nga kriza e rande ekonomike dhe administrative qi kishte lane mrapa aleanca me Jugosllavin. Qellimi I planit te pare pesvjecar, si dhe I dy te tjerve qi u shpallen ma vone, ishte me e ba Shqipnin, mbas formules se propagandes komuniste, nji shtet industrialo-agrar, domethane qi industrija te zinte vendin e bujqesis, si dega ma me randesi e ekonomis kombetare.

    Tue ndjeke, si gjithmone, shembullin e Stalinit, objektivat e prodhimit ne planin e pare pesvjecar, ashtu dhe ne dy te tjeret, u caktuen teper nalt dhe populli shqiptar u detyrue te jetonte ne nji tension nervash te vazhdueshme, tue punue teper rande dhe tue mos pase ushqimin, banesat dhe veshmbathjen e pershtatun, ose ma mire me thane, tue jetue ne piken e fundit te vorfnis. Keshtu qi plani shtetnuer, ne vend qi me sherbye si nji baze shvillimi ekonomik te rrgullt dhe pa kriza, u perdor per te shtrydhe piken e fundit te energjis trupore dhe mendore te puntorit shqiptar. Sa per robet e kampeve te perqendrimit, qi perdoreshin dhe perdoren si puntore te detyrueshem ne projekte ambicioze, si tharja e Liqenit te Maliqit dhe kenetave te Myzeqes, konditat e jeteses se tyne nuk mund te pershkruhen me fjale. Vetem ata qi kane kalue neper at sketerre e dijne se c’asht.

    Ne 15 vjet industrializimi me plan, komunistet kane perqendrue orvatjet e tyne ne shvillimin e industris se rande, gjithmone simbas modelit sovjetik. Ne rastin e Shqipnis industrija e rande permblidhet ne nxjerrjen e metaleve dhe te tjera lande te para nga thellesia e tokes. Interesi I industris sovjetike lypte qi Shqipnija te prodhoje sa ma shum mineral bakri, kromi, nikeli, asfalt dhe vojguri te papunuem. Per te shvillue industrin e minjerave duheshin ndertue centrale elektriku dhe mjete transporti. Ktu pikerisht u perdoren puntoret e detyrueshem qi llogaritet se kapin disa dhjetmije vet. U shfrytezue enthuziasmi I vullnetarve te huej q’I besuen propagandes komuniste dhe shkuen me marre pjese ne ndertimin e hekurudhes Tirane-Durres-Elbasan. Prova ma e mire se programi I industrializimit ne Shqipni u hartue sidomos tue pase parasysh nevojat e industris sovjetike asht kjo: Shqipnija, sikur e pame ma nalt ka burime te konsiderueshme minerali te hekurit, por ekspertet sovjetik nuk u interesuen me e shfrytezue, mbasi Rusija ka burimet e saj dhe nk I leverdiste me transportue “pirite” (mineral hekuri) nga Durresi ne Odese.

    Sa per industrin e lehte qi prodhon artikuj perdorimi personal dhe shtepijak, “monumenti” me te cilin mburren komunistet asht “kombinati I tekstilit” qi mban emnin e Stalinit. Mbas kallzimit te nji emigranti, stofa leshit qi prodhon kombinati duket se asht ma e vrazhde se shajaku qi endin zejtaret e Korces, ne asht se ka ngele ndonji. Prandaj njerzija preferojne me shkue posht e perpjete me petka te arnueme mbasi “stofa e socializmit” te cjerr lekuren. Ndoshta shqerin e godisin ma mire. Sa per llokumet e tyne, nuk I hane as macet. Kjo shpjegohet mbasi ne Kine nuk hane llokume dhe ekspertet e ardhun prej atij vendit nuk kane eksperience ne at dege te prodhimit.

    Derisa ishte Stalini gjalle dhe bile disa vjet ma pastaj, ekonomistet e Partis se Punes kishin mesue nga mjeshtrit e tyne sovjetik me ba akrobacina me perqindjet per te provue perparimin “kolosal” qi ka ba Shqipnija nden komunizmin. Marifeti asht me krahasue shifrat e vitit 1938, qi dijen vetem ekspertet komunist, me shifrat e periudhes komuniste. Ky asht nji mashtrim trashanik per qellime propagande. Ne Shqipni para luftes se dyte botnore ishte vue per fije prodhimi ne shkalle industriale vetem I vojgurit dhe I asfaltit. Mineralet e tjere ishin ne fazen e kerkimeve dhe punimeve pregatitore, prandaj nuk figuronin ne statistikat e vitit 1938. Shum artikuj te konsumit, si kepuce, mobilje, kusi dhe tenxhere, prodhoheshin nga zejtaret e vendit dhe nuk mbahej asnji shenim statistikor mbi sasinat qi nxirrshin ne treg. Pra, tue ba nji krahasim qi nuk kishte asnji baze...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 03-12-2003 mė 14:27

  12. #52
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    ...vazhdim

    shkencore “ekspertet komunist” jane te zotet te mburren me shtesa prej 300, 500 ose 1.000 per qind; kjo ndodhe kur ven ballperball me hicin nji prodhim sado te vogel. Per heren e pare me 1958 komunistet botuen “Anuarin e Statistikes” me shifra konkrete mbi prodhimin e landeve te ndryshme. Nji botim I dyte I Anuarit u ba me 1959 dhe puna muer fund me kaq. Ne fruer 1961 Mehmet Shehu, I cili ishte ba kryeminister tue nda pushtetin me Enver Hoxhen, shpalli ne kongresin e katert te Partis se Punes rezultatet e planit te dyte pesvjecar (1955-1960) tue fillue perseri akrobacit e maparshme, domethane shtesat me perqindje. Ai tha, per shembull, se vlefta e pergjitheshme e prodhimit industrial me 1960 kishte arrijte 35 miliard lek, domethane 118 per qind ma shum se me 1955, dhe 13 per qind ma shum se ishte parashikue ne plan. Shqipnija, mbas Mehmet Shehut, po I afrohej me hapa vigane objektivit te caktuem nga komunistet, domethane me u ba nji shtet industrialo-agrar, ne te cilin prodhimi I industris ia kalon prodhimit te bujqesis dhe blegtoris persa I perket vleftes ne te holla. Plani I trete pesvjecar (1960-1965) do te shenonte realizimin e plote te ketij objektivi themeltar ne programin e “ndertimit te socializmit” Ne mbarim te periudhes se trete pesvjecare vlefta e prodhimit industrial do t’ishte, simbas Mehmet Shehut, 60 per qind te prodhimit te pergjitheshem te ekonomis shqiptare.

    Me luejte me perqindje ndoshta mjafton per te mahnite delegatet e kongresit te zgjedhun midis ndjekesve besnik te klikes sunduese komuniste, por nuk ka asnji vlefte per ekonomistin e paanushem qi orvatet me ba nji studim serioz te shvillimit ekonomik te vendit. Vetem shifrat konkrete qi u botuen per vitin 1957 mund te sherbejne si nji baze krahasimi me periudhen e pamvaresis deri ne grabitjen e pushtetit nga komunistet. Per te dy landet qi ekzistojne statistika te besueshme pozita ishte kjo: prodhimi I asfaltit me 1957 ishte ma se trefish ma teper se ne vitin 1937, kurse prodhimi I vojgurit te papunuem nuk arrinte sasin e prodhueme nga Italjanet gjate luftes se dyte botnore (500.000 ton). Nga ana tjeter, landet si mineral kromi, baker, lande ndertimi, cimento, sheqer dhe stofa leshi dhe pambuku, qi filluen te prodhohen nden komunizmin, sasinat e prodhueme duken mjaft me randesi per te sigurue pamvaresin financiare dhe ballancimin e importimeve me eksportimet po te perdoren ne interesin kombetar dhe jo per qellimet egoiste te klikes ne fuqi. Me ket due te them se ekonomija shqiptare, per me I sherbye interesit kombetar, duhet te lidhet me perendimin dhe jo me shtetet e lindjes, si Rusija deri dje dhe Sot Kina komuniste, qi asht me mija kilometra larg, kurse Italin dhe Europen perendimore pergjithesisht I kemi tek dera.

    Industrializimi mbas metodes staliniane pruni me vehte dekadence ne radhet e zejtarve qi kishin qene lavdija e vendit tone per gjanat e bukura qi delnin nga dora e tyne. Ktu kemi nji statistike qiilustron situaten e vitit 1955 ne krahasim me periudhen e pamvaresis. Prodhimi I zejtaris, mbas llogaris se vet komunisteve, kishte zbrite nga 47 per qind te prodhimit te pergjitheshem me 1938 ne 14 per qind me 1955. Nji dit prej ditve krenet komunist u alarmune nga kjo rryme shkaterruese dhe bane nji orvatje per me e ndalue. Qeverija shpalli se do te shtonte sasin e landeve te para qi do te merrnin zejtaret dhe do t’iu akordonte kredina per me ble vegla e pajime. U kuptue shum shpejt se kj ishte nji manevre taktike sa me kalue nji periudhe mungese te madhe te artikujve te konsumit individual. Mbrenda nji kohe te shkurte, pikerisht me 1961, komunistet shpallen me mburrje se prodhimi industrial sigurohej gati plotesisht nga sektori socialist, domethane nga sipermarrjet e kontrollueme prej shtetit.

    Kolektivizimi I bujqesis

    Porsa forcuen mjaft pushtetin e tyne totalitar, komunistet shpallen reformen agrare, qi kishte qene shtylla e propagandes se tyne per te ba katundaret per vehte. Simbas informatave nga burime zyrtare komuniste, afro 6.000 pronare te medhej dhe permbi 10.000 pronare te mesem u preken nga reforma agrare tue u shpronesue nga 172.000 hektare toke te punueme. Kjo siperfaqe u nda nemes te 70.000 familjeve bujqesh pa toke, tue marre secila afro 2 hektar e gjysem arash te punueme. Kjo tregon se rane viktim te reformes agrare, e cila ishte ne te vertete shpronesim pa shperblim, jo vetem pronaret e cifligjeve, por edhe shum katundare ose agallare qi ishin pak ma mire nga vakti se “masat fshatare”. Bujqet qi u bane pronare toke nuk u detyruen me pague asnji lek ne baze te parimit: toka I perket atij qi e punon. U organizuen anembane Shqipnis ceremoni te posacme tue mbledhe bujqet e nji fshati per te ndigjue ligeraten e Enver Hoxhes dhe per te marre tapit nga dora e tij. Bujqet si duket qane me lot prej gezimit dhe e quejten Enver Hoxhen velniimet (bamires).

    Mjerisht, gezimi I bujqve shqiptar qi perfituen nga reforma agrare e komunisteve nuk vazhdoi gjate. Tue ndjeke verbnisht politiken e Stalinit, Enver Hoxha me shoke imponuen dorzimin e detyrueshem te nji pjese te prodhimit te cdo familjes katundare. Sasija qi dhej t’I dorzohej shtetit ishte llogarite ne baze te siperfaqes se tokes qi zotnon cdo familje dhe jo te sasis se prodhueme ne cdo vjet. Tokat u ndane ne disa kategori tue marre si baze prodhimin mesatar per hektar gjate nji periudhe prej disa vjetesh. Ne ket menyre sasija e misrit per hektar qi duhej te dorzonte bujku ndryshonte, simbas dekretit te Partis Komuniste botue me 5 shtatuer 1948, prej 2 deri ne 7 kuintale ne vit. Per grunin sasija loste prej 1 deri 4 kuintal per hektar ne vit, dhe keshtu per elbin, theknen etj. Ma e keqja ishte se bujku nuk mund t’I shpetonte ketij detyrimi tue thane se shiu ose thatesina I kishte prishe bereqetin ne are. Bujqet qi mungonin me krye detyren ndaj shtetit komunist paditeshin si sabotues dhe anmiq te regjimit. Denimi I tyne fillonte me nji gjobe dhe mbaronte me mbylljen e tyne ne nji kamp perqendrimi per te punue si skllav. Pervec drithit, bujku duhej te dorzonte edhe nji sasi mishi, leshi dhe produkte te tjere te blegtoris te kopshtaris. Ky detyrim I fundit ishte edhe ma I damshem, mbasi shum here ndodhte qi bujku duhej te therte nji dele per me I dorezue shtetit disa kilogram mishi. Gjendja nuk ka ndryshue themelisht edhe sot.

    Rjedhimi gati I domosdoshem I dorzimeve te detyrueshme ishte imponimi I kolektivizimit te bujqesis, gjithmone mbas modelit stalinian. Kjo shpjegohet mbasi bujku, derisa ishte I lire te punonte token dhe te rriste bagetin e vet, ishte ne gjendje disi t’I shmangej detyrimeve ndaj shtetit. Ishte rrezik qi te mungonte buka per te ushqye burokratet komunist dhe proletariatin e ri qi po krijohej tue zbatue shpronesimit te zejtarve dhe tregetarve te vegjel. Enver Hoxha me shoke kujtuen se po evitojne ket rrezik tue detyrue bujqet me hye me perdhuni ne fermat kolektive, te cilat drejtohen efektivish nga organet e shtetit.

  13. #53
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    ...vazhdim

    Propaganda komuniste nuk la gur pa luejte per te krijue pershtypjen se katundaret shqiptar kishin vrapue me enthuziasem per me u regjistrue ne fermat kolektive. Faktet e pergenjeshtruen fare shpejt ket legjende. Jo vetem qi komunistet perdoren tane presionin e aparatit te shtetit per te detyrue bujqet me hye ne kolektivin e katundit, por ata qi refuzuen u paditen si kulak dhe anmiq te regjimit, ose u randuen me aq shum taksa dhe ndeshen aq shum veshtirsina si bujq individual sa qi, ma ne fund, iu perulen pushtetit ose u arratisen jashte vendit.

    U duk shum shpejt se jeta ne fermen kolektive ishte edhe ma e keqe se ne ciflikun e beut. Se paku atje bujku dorzonte nji te treten e bereqetit dhe ishte I lire me perdor kusurin si te donte, cka asht edhe ma me randesi, bujku ishte I lire te mbillte dhe te korrte si te donte dhe kur te donte, tue u drejtue nga eksperienca e tij dhe nga keshillat e pleqnis. Kurse planin e fermave kolektive e mueren persiper burokratet e keshillave krahinore qi nuk dinin se si me dallue grunin prej theknes. Ata caktuen se cka duhej te mbillej, ku duhej te mbillej dhe kur duhej te mbillej. U shvillue nji fushate me shum potere per te prodhue sa ma shum te ashtuquejtuna bime industriale: pambuk, duhan, rrepe sheqeri, etj. “Ekspertet” komunist vendosen me mbjelle duhan ne toka qi nuk ishin te pershtatuna. Tue pa ket gjendje, katundari punoi me gjysem zemer, pa enthusiasem dhe si angari. Tokat mbeten djerr, bimet pa u prashite, kafshet ngrodhen nga paushqimi dhe moskujdesja. Bujqesija shqiptare hyni ne nji krize kronike prej se ciles nuk ka shpetu edhe sot (1965). Simbas pohimit te vet krenve komunist, Shqipnis iu desht me importue deri gjysmen e sasis se grunit qi konsumohej ne nji mot. Po kjo gja ndodhi pak a shum edhe me produktet e tjere te bujqesis.

    Pa mbushe dy vjet mbas fillimit te fushates se kolektivizimit, sunduesit komunist filluen manevrat per me iu shmange disi katastrofes ekonomike. Nji shpallje zyrtare me date 14 maj 1951, njoftoi se Komiteti Qendruer I partis kishte ndigjue nji ligjerate te Enver Hoxhes, I cili porsa ishte kthye prej Moskes dhe kishte vendose me anullue vendimet e maparshme te organit suprem te partis. Vendimet qi u shlyen nga mbledhja e majit ishin marre nga “plenumi” I Komitetit Qendruer nden kryesin e Mehmet Shehut, ndersa Enver Hoxha ndodhej ne Moske dhe kishin te banin me shpejtimin e fushates se koletivizimit. Si duket Enver Hoxha kishte marre urdhen nga patroni I Kremlinit per me I marre punet ma kadale, mbasi Rusija nuk kishte grune te tepert per me dergue ne Shqipni. Vija e re e partis ishte me konsolidue fermat kolektive qi kishin qene formue deri atehere, mbasi mund te diskreditohej pa derman vet ideja e bujqesis se kolektivizueme.

    Kuptimi I ketij vendimi asht se bujqet shqiptar, me rezistencen e tyne te ngulun, e detyruen partin te bante nji ritirate strategjike ne gjith frontin e bujqesis. Por Enver Hoxha me shoke nuk ndryshuen ne parim sistemin e “kooperativave bujqesore” te krijueme me perdhuni dhe kjo ishte pikerisht rranja e se keqes. Dami qi pruni kjo politike komuniste e kopjueme verbnisht nga Rusija e Stalinit permblidhet ne ket deshmi te nji bujku te Myzeqes, I cili ka dale ne perendim tash disa vjet. Ai deklaroi se shteti I kishte lane nji dynym (nji te dheten e hektarit) toke private, te cilen e mbillte grune. Prodhimi I tokes private ishte tri here ma teper se I tokes se kolektivizueme, domethane 30 kuintal per hektar karshi 10 kuintal ne token e kolektivizueme, e cila ishte e kualitetit te barabarte. Keshtu shpjegohet kriza e thelle qi fushata e kolektivizimit shkaktoi ne bujqesin shqiptare si dhe arratisjen e mijra katundarve dhe malesorve ne Greqi dhe ne Jugosllavi, megjithqi e dinin se nuk do te priteshin me krahe hapet.

    Ne planin e dyte pesvjecar (1951-1955) qi u shpall me 3 te marsit 1952, objektivat e prodhimit ne bujqesi zinin nji vend fare te vogel. Kjo provon se gjendja ishte aq e keqe sa qi propaganda komuniste nuk mund te zgjatej teper. Disa verejtje ne “Hyrjen” e planit shtinin nji drite te zymet mbi gjendjen e blegtoris. Ja nji fraze tipike: “Numri I kafsheve te trasha dhe te bagetis asht paksue nga shkaku I mungeses se ushqimit te pershtatun.” Mjerisht, plani nuk permbante shifra mbi ket pike dhe kjo tregon se gjendja ishte teper e keqe. Persa I perket prodhimit te drithnave te bukes komuniste nuk nguruen me flasifikue shifrat e 1938-es per te provue se prodhimi me 1960 ishte pak ma teper se me 1938. Mos me arrijte neivelin e paraluftes mbas 15 vjet sundimi komunist: a duhet prove ma e mire per te nxjerre ne shesh karakterin criminal te politikes bujqesore te komunisteve?

    Komunistet I premtuen popullit se plani I dyte pesvjecar do ta cdukte krizen bujqesore. Ne mbarim te vitit 1955 do te prodhoheshin 284.000 ton bereqet, tue shtue tokat e mbjelluna me 36.000 hektare dhe tue prue 500 traktore te rij nga Bashkimi Sovjetik, si dhe 35 “kombaine” (maqina qi korrin dhe shijne njikohesisht).

    Parashikimet e planit te dyte pesvjecar nuk u vertetuen. Ne korrik 1953 qeverija komuniste u detyrue te bante nji ritirate te re ne lamin e bujqesis. U fallen me dekret te mrapambetunat e dorzimeve te detyrueshme per vjetet 1949 deri me 1952. Ky dekret perfshinte te gjith produketet e bujqesis dhe te blegtoris: prej grunit e deri te vezet. Falja e te mrapambetunave ishte fillimi I nji fushate te re per te forcue ekonomin bujqesore dhe me permiresue kushtet e jeteses se bujkut. Enver Hoxha e shpjegoi ket vije te parties ne nji nga llogot e gjate q’I ka zakon. Ne te vertete, fushata e re ishte frymezue nga politika e Malenkovit, I cili kishte zane vendin e Stalinit si udheheqesi supreme I Bashkimit Sovjetik, per nji kohe fare te shkurter. Cdo mase do te merrej me qellim qi me permiresue kushtet e jeteses jo vetem te masave fshatare, por te gjith “masave punonjese” te vendit. Bujqve te kolektivizuem vecanerisht, Enver Hoxha iu premtoi se qeverija komuniste do te bante cmos per me lehtesue barren e dorzimeve te detyrueshme. Tue pase ket qellim parasysh, qeverjia komuniste me huana per te ble mjetet e nevojshme per modernizmin e bujqesis dhe blegtoris. “Kooperativat bujqesore” do te fitonin ma teper liri per te shite tepricen e produkteve ne tregun e lire. Ky do t’ishte nji inkurajim per masat fshatare te rrisin ma teper kafshe dhe te prodhojne ma teper peme e barishte.

    Premtimet e Enver Hoxhes u konkretizuen ne nji varg te ri koncesionesh qi iu bane katundarve me nji shtatuer 1953. Dorzimet e detyrueshme u paksuen me 10 deri 20 per qind. Bujket qi nuk rrisnin kafshe ne shtepit e tyne u perjashtuen nga dorzimi I mishit dhe leshit per tre vjet. Kjo len me kuptue se sa keq ishte gjendja deri atehere! Pergjithesisht dorzimet e leshit u paksuen me 50 per qind, te mishit me 9 per qind dhe vezeve 37 per qind. Ekspluatimi I bujkut me ane te dorzimeve te detyrueshme del ne shesh nga ky krahasim I thjeshte: per ullinjte e dorzuem ne baze te detyrimit me 1953, shteti paguente 750 lek per kuintal kurse per ullinjte qi bujku I shiste shtetit cmimi ishte 2.500 lek.

  14. #54
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    ...vazhdim

    Me gjith krizen e bukes, me gjith vuejtjet e katundarve dhe rrezikun politik per regjimin, komunistet e lidhun mbas qerres sovjetike, nuk hoqen dore ngaplani I tyne me kolektivizue deri bujkun e fundit te Shqipnis. Aty nga viti 1957 Enver Hoxha me shoke e ndjene vehten mjaft te forte sa me I dhane nji hov te ri fushates te kolektivizimit. Ket here puna u krye me nji vonese dhe nuk njifte pengesa. Keshtu qi ne fruer 1961, kur u mblodhe kongresi I katert I parties, kryeministri Mehmet Shehu ishte ne gjendje me informue delegatet se e gjith toka bujqesore e Shqipnis punohej me mjete kolektive, dhe organet e parties kishin korre, mbas Shehut, nji sukses te shkelqyeshem ne ket lame te veprimtaris se tyne. “Ekonomija kolektive, shtoi rivali per vdekje I Enver Hoxhes, asht shtylla e socializmit dhe cel perspektiva te pamateshme per lulezim dhe mireqenie.”

    Perparimi I bujqesis matet me shtimin e prodhimit per hektar. Mirepo kur erdhe puna me dhane shifra konkrete Mehmet Shehu preferoi me e kalue ne heshtje. Ai u zgjat per se tepri mbi “projektet madheshtore per tharjen e kenetave, per kanalizim dhe vaditje tokash, dhe u kufizue tue dhanee disa perqindje mbi shtimin e prodhimit te mishit, qumeshtit, vezseve dhe mjaltit qi mund te blinte populli ne kooperativat e shtetit.

    Nji kriter edhe ma I sigurte per te provue epersin e bujqesis kolektive ne krahasim me fermat individuale do te kishte qene nji prodhim drithi te mjaftueshem per te ushqye popullin pa pase nevoje me importue prej se jashtmi. Enver Hoxha vet pat premtue botnisht se problemi I bukes me burimet e vendit do te zberthehej pernjimend me mbarim te vitit 1960. Kurse ai u shterngue te pohonte ne kontresin e katert te parties se ky problem nuk ishte zgjidhe. Fajin ia hudhi motit te keq, I cili kishte prishe bereqetin ne rranje dy a tre vjet rresht.

    Duket se natyra u kishte prishe planet komunisteve prej Durresi deri ne Kanton. Sic dihet Kina u detyrue te blinte me qindramije ton gruni ne Australi dhe ne Kanada. Nji pjese e ketij grunit u shkarkue ne skelat e Shqipnis per te shpetue vendin nga zija e bukes.

    Tregti dhe finance

    Per te mbushe arkat e shtetit komunistet filluen me shpronesimin e “borgjezis tregetare”. Me fjale te tjera, ata rropen deri ne lekun e fundit regetaret e qyteteve, te cilet I paditen se kishin spekulue dhe ishin pasunue ne kurriz te popullit gjate okupacionit te huej. Puna u krye tue formue ne cdo qytet komisione te posacme per te llogarite sa kishte fitue cdo tregetar dhe shumen qi duhej t’I paguente shtetit per te shlye njollen e spekulatorit ne kurriz te popullit. Per gjith Shqipnin fitimet speculative te treetarve arrrinin, sambas zbulimeve te komisioneve te posacme, 20 miliard lek dhe taksa e jastzakonshme qi duehj te paguenin kapte ma se 7 miliard lek. Tregetaret paten nji mot afat per te pague shumen qi iu takonte. Shumica nuk kishin mjaft te holla me plotesue shumen dhe prandaj qeverija u konfiskoi dyqanet me gjith placket qi kishin mbrenda. Shum prej tyne u akuzuen si sabotues dhe anmiq te popullit, tue mbarue ne kampet e punes se detyrueshme. Komunistet deshen me zavendesue menjihere tregetaret e shpronesuem me kooperativat e organizueme nga shteti. Ne krye te ketyne kooperativave u emnuen njeres te paedukuem dhe pa experience, e vetmja merite e te cilve ishte se kishin luftue ne brigadat partizane dhe ishin verbnisht besnik ndaj Partis se Punes.

    * * *

    Sikur e pame ne nji kapitull te maparshem, Banka Kombetare e Shqipnis, e drejtueme nga Italianet, ruejti deri ne fund vleften e plote te napolonit shqiptar, domethane njizet franga ar, ndersa lira sterline, dollari dhe te gjitha monedhat e tjera ishin cvleftesue mbas krizes se madhe ekonomike te vjeteve 1931 e pastaj. Te nesermen e 7 prillit 1939, frangu shqiptar u lidhe mbas liretes italiane dhe filloi me humbe vleften fare shpejt. Si njisi ma e vogel moentare, leku zuni vendin e frangut ar dhe vlefta e tij u gjysmue gjate kohes se shkurte te “bashkepunimit te ngushte” me Jugosllavin. Dinari serb shkonte ne tregun shqiptar dhe I sherbeu agjenteve te Titos per te ble nji tok mallnash qi kishin grumbullue tregetaret shqiptar gjate sundimit fashist. Mbas prshjes me Titon u vue ne qarkullim nji kartemonedhe e re, por nuk u botue asnjishifer mbi vleften e pergjitheshme. Frangu ar I Bankes Kombetare u ckembye ne baze te 9 lekve te rij per 1 frange. Cdo Shqiptari iu njofte e rejta me kembye me lek te rij deri 5.000 franga; kush kishte ma teper nga kjo sasi duhej t’ia dorzonte shtetit pa shperblim, si nji kontribut per “ndertimin e socializmit”.

    Sa per ckembimin me monedhat e hueja, komunistet caktuen fare arbitrarisht nji kambio qi nuk merrte parasysh fuqin blerse ose vleften reale te njanes dhe tjetres monedhe. Per shembull, lira sterline ckembehet me 140 lek, kurse ne te vertete me 1 lire mund te blehen disa here ma shum gjana ne Angli sesa me 140 lek ne Shqipni. Kjo kambio ka vlefte vetem per turistet e huej qi shkojne ne Shqipni, gja qi asht ba sot fort e rralle. Sa per ckembimet e tregetis se jashtme, kto llogariteshin me rubla derisa Shqipnija bante pjese ne bllokun sovjetik.

    Sistemi I tatimeve asht bazue krykeput ne ate te Bashkimit Sovjetik. Ma shum se gjysma e te ardhunave te shtetit jane sigurue nga taksa mbi shtijen e mallnave gjithfaresh, sapo dalin nga fabrika ose shkarkohen nga vapori. Kapitulli I dyte I te ardhunave perbahet nga pagesat qi ndermarrjet e ndrysghme derdhin ne arken e shtetit nga fitimet e tyne.

    Shpenximet e buxhetit te shtetit perbahen deri 50 perqind nga investimet ne te ashtuquejtunin sector socialist, domethane ne undustri, bujqesi, tregeti, transport dhe ne deget e tjera te veprimtaris ekonomike. Nji e pesta e buxhetit I kushtohet aresiit dhe nevojave kulturore te popullit. Ne leter shpenximet e mbrojtjes kombetare kapin 10 perqind te buxhetit. Por nuk duhet harrue se shtetet komuniste meshefin shum nga shpenximet per mbrojtjen komebetare ne kapituj te tjere te buxhetit. Nji shifer qi mund te citohet persa I perket financave te shteit I perket vitit 1958 kur shuma e kapitaleve te investuem ne ekonomin kombetare arrijti ma se 10 miliard lek, domethane 40 perqind te buxhetit. Nga kj odel ne shesh se buexheti I atij viti kapte 25 miliard lek. Masi perparimet e ekonmis kombetare nuk kane qene kurresesi ne ket shkalle, kuptohet se inflacioni, domethane cvlefetsimi I lekut, ka shkue aq poshte sa mos me u krahasue me monedhat e hueja.

    Tregetija e mbrendeshme dhe e jashtme asht monopol I shteit ne Shqipni, si ne Rusi dhe ns shtetet e tjere komuniste. Jane formue ndermarrje shtetnore te posacme per te ble gjana

  15. #55
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    ...vazhdim

    nga kooperativat bujqesore dhe nga zejtaret e vegjel. Po kjo gja ndodhe edhe me blerjen e mallnave perjashta. Kesisoj shteti ka ne dore me caktue se cka duhet ble dhe kujt me ia shite. Mbasi racionimi I ushqimit dhe I artikujve te konsumit ishte vue ne veprim qysh ne vjetet e pare te diktatures komuniste, u clene cooperative te posacme per me u shite etem atyne qi kishin triska. Domethane me fjale te tjera, se nji pjese e konsiderueshme e populates ishte lane jashte sistemit te racionimit dhe duhej te paguente per cdo send dy a tri here ma teper se me triska. U cel nji kategori tjeter dyqanesh ku njerezija mund te blinin placka tue pague me ar dhe tjere metale te mcueshem. Ne diten e sotme kto dyqane sherbejne per te mbledhe valuten e huej qi Shqiptaret e botes se lire I dergojne farefisit te tyne ne Shqipni.

    Kooperativat e konsumit perdoren nga shteti komunist per te rrjepe bujkun e kolektivizuem ose individual. Autoriteti shtetnor cakton nji cmim arbitrar, jo vetem per produktet e bujqesis q’I nenstrohen dorzimit te detyrueshem, por edhe per sendet qi bujku asht I detyruem te bleje ne kooperativen e katundit. Katundaret jane perjashtue nga sistemi I triskave dhe duhet te paguejne gjanat mbas cmimeve ne tregun e lire. Per shembull shteti paguen 10 lek per nji kilogram mish q’I dorzon bujku, ia shet 50 lek atyne qi kane triska dhe 150 deri 200 lek ne tregun e lire. Kto shifra I perkasin natyrisht periudhes kur komunistet shqiptar banin pjese ne blokun sovjetik. Per te ilustrue shkallen shfrytezimit te bujkut shqiptar nden komunizmin mjafton nji shembull: per te ble nji kilo sheqer bujku duhej te dorzonte 80 kilo grune. Nji tjeter arme fiskale ne duert e sudnuesve komunist per te fike katundaret q’I banin nji rezistence passive masave te reagjimit asht atimi mbi te ardhunat. Asht lane ne duert e autoritetit local me caktue shumen qi duhet te pagueje cdo kryetar I familjes ne katund dhe keshillat locale vendosin tue marre si baze qendrimin e bujkut kundrejt pushtetit. Per te mbledhe te hollat e tepra qi mund te gurmullohen ne duert e rrogtarve te qyteiti regjimi komunist perdor huanat e shteit, te cilat ne parim jane vullnetare, por ne te vertete te gjith duhet te paguejne, sepse ndryshe damkosen si kundershtare te regjimit qi nuk duen me I ndihmue ndertimit te socializmit.

    Monopoli I tregetis se jashtme sherben per te shkund exhepat e popullit per dobi te dy regjimeve komuniste: atij qi shet dhe atij qi blen. Ne rastin e Shqipnis, deri ne grindjen me Hrushovin, pjesa ma e madhe e tregetis se jashtme te Shqipnis bahej me Bahskimin Sovjetik. Dihet mirfillit se qeverija e Moskes paguente nji cmim shum ma te ulet se cmimi I tregut nderkombetar per sendet qi blinte nga Shqipnija. Ne disa raste, si vojguri I papunuem, agjencit sovjetike ia shisnin aty per aty Italis me nji cmim ma te nalte se ate qi kishin pague vet. Grabitja e legalizueme e popujve ne shtetet satellite nga ana e Rusis sovjetike krahasohej me shkallen ma te keqe te shfrytezimit kolonial ne shekullin e kaluem. Nuk mjafton kjo, por maqinarit dhe pajimet industriale qi Rusija I dergonte Shqipnis ishin te nji kualiteti te dobet dhe shume here te perdorun. “Po ta gervishtetesh bojen e ndritun te nji maqine sovjetike, - tha nji here nji minister komunist, - fillon te duket hekuri I ndryshkur.” Sa per eksportimet e Shqipnis ne Rusi, pervec mineraleve dhe metaleve si krome, baker, asphalt, vojguri, dergoheshin produkte bujqesore si voj ullini, diathe, peme dhe barishte. Veprimet e tregetis se jashtme nden komunizmin jane ba si manevrat e ushteris: anji njeri qi nuk asht I autorizuem nuk mund te afrohet ne molot e skelave ku shkarkohen dhe ngarkohen vaporet qi cojne dhe sjellin mallnaaaa te zakonshem si grune ose kepuce. Shfrytezimi I populit shqiptar me ane te monopolist te tregetis se jashtme pasqyrohet nga kto shifra: te ardhunat nga doganat ne buxhetin e nji viti kane arrijte 2 miliard e 400 milion lek. Si rezultat, nji kostum per burra ne kooperativen e shtetit kushtonte me 1960 jo ma pak se 6.000 lek, domethane aq sa rroga mujore e puntorit mesatar.

    Jeta nden komunizem

    Para se me shkruejte mbi jeten nden komunizmin duhet hetue se kush ka mbet gjalle. Viktimat e terrorit komunist nuk kane shembull ne historin e vendit tone, si nga numri, ashtu dhe nga torturat dhe vuejtejet ne burgjet dhe ne kampet e punes se detyrueshme. Do te jet detyra e shenjte e historishkrueseve ne te ardhmen me ba listat e ketyne deshmorve te kauzes kmobetare dhe me nderue kujtimin e tyne. Sor per sot informatat e plota mungojne dhe me permende emnat e disave tue lane te tjeret ne hesthje, nuk do t’ishte e drejte. Prandaj do te kufizohem me disa verejtje te pergjitheshme. Kategorit shoqnore mbi te cilat plakosi shpata mizore e Sigurimit u shtuen dhe u zgjanuen me laimin e vjeteve. Fill mbas ardhjes se komunsteve ne fuqi u ndoqen, u vrane dhe u prene ata qi kishin luftue kunder sunduesit te huej ne radhet e organizatave nacionaliste. Ata u paditen si anmiq te popullit, te mishnuem nga Levizja Nacional Clirimtare. Mandej erdhen anmiqte e klases, si pronaret dhe tregetaret e medhej, te cilet ma se pari u cveshne nga cdo pasuni dhe mandej u burgosen ose u mbyllen ne kapet e perqendrimit per nji sebet ose nji tjeter. Por dami ma I madh qi terrori komunist I bani Shqipnis ka qene shfarosja e klases se re intelektuale qi u formue ne universitetet e perendimit gjate 27 vjetve pamvaresije kombetare. Inxhenjere, agronome, mjeke, juriste, etj., j unxoren nga aparati I shtetit dhe u zavendesuen me partizane analafabeta qi nuk dindin as me shkruejte emini e tyne. U krijue nji kaso dhe konfuzion I madh ne administraten shtetnore, ndersa nenpunesit e rij mesionin zanatin ne kurriz te popullit.

    Mbasi per komunistet “feja asht opium per popullin” kleri asht anmik I regjimit derisa nuk pranon me sherbye si vegel e klikes sunduese. Ata duen me pase monopolin ideologjik per te gatue shpirtin dhe mendjen e rinis ne baze te dogmave marksiste-leniniste. Kurse feja I shpjegon gjanat me nji menyre qi nuk pajtohet me te ashtuquejtunin “socializem shkecuer” te komunisteve. Per te justifikue disi persekutimin e klerit dhe luften kunder fes, komunistet e paditen si perkrahes te lakmive te anmikut te klases dhe te imperializmit te huej. Per te shlye vehten nga kjo akuze e rande, kleri fetar duhej te adeeronte publikish ne doktrinen komuniste, tue mohue Zotin dhe dogmat e refuzuen nji gja te tille dhe Sigurimi leshoi Kryetaret dhe pjestaret e klerit Muhamedan, Bektashi, Ortodoks dhe Katolik u paditen si anmiq te regjimit dhe filluen djekjet kunder tyne: burgosje, tortura, ekezkutime pa gjyq, tinernime ne kampet e perqendrimit asht fati qi pesuen sa e sa Shqiptare te veshun me petkun fetar. Martirizmi I tyne do te kujtohet me respekt dhe pervuejtje nga brezat e ardheshem....to be continued
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 03-12-2003 mė 14:38

  16. #56
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Me falni ne qoftese gjeni gabime ortografike, nese deshirojn moderatoret mund ti korigjojn...

  17. #57
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    ...vazhdim

    Mbasi shfaruen ne shkalle te ndryshme klerin e rregullt qi gezonte besimin dhe respektin e popullit, komunistet emnuen veglat e tyne ne krye te komuniteteve fetar. Ata bane detyren, kush ma shum e kush ma pak, tue perserite ne predikimet e tyne parullat e propagandes komuniste kunder imperialisteve, kunder luftenxitesve, kunder kapitalisteve, “per paqen mbas diktatit sovjetik, perluften clirimtare te popujve kolonial.”.

    Si ne cdo veprim tjeter te komunisteve, oportunizmi dhe leverdija percaktojne qendrimin e tyne ndaj feve ne Shqipni. Kto dy deklarata te Enver Hoxhes ilustrojne mungesen e plote te cdo parimi ne politiken e komunisteve. Tue u marre me Vatikanin, Enver Hoxha tha ne nji deklarate drejtue katolikeve te veriut: “Vatikani vazhdon te jet qendra e anmiqeve ma tepapajtueshem te popullit tone. Atje asht vendi ku pregatiten ne erresine komplotet ma te rrezikshme kunder nesh. Vatikani asht ba vegla ma e sigurte e luftenxitesve te imperializmit anglo-amerikan dhe streha e krimineleve te luftes dhe tradhetarve. Vatikani asht mundue gjithmone te cduke kombin shqiptar dhe per ket qellim e ka mbajte gjithmone Kishen Katolike nden urdhnat e tij.” Sa per qendrimin e Partis Komuniste kundrejt Kishes Ortodokse, Enver Hoxha u shpreh keshtu: “Qeverija e jone nuk ka marre kurr masa kunder Kishes Ortodokse dhe nuk do te baje kurr nji gja te tille. Perkundrazi, na I ndihmojme asaj tash qi I ka pre marredhaniet me forcat e reakcionit qi shkaktojshin vdekjen e njeresve tone nden masken e fes.”

    Shkurt, komuniteti fetare qi paten gezue autonomi te plote gjate 27 vjetve te Shqipnis se pamvarun, jane ba tash dega te propagandes komuniste dhe marrin udhezime nga nji sekcion I Ministris se Punve te Mbrendeshme. Kleriket qi kane pranue me luejte ket rol nga interesi ose frika jane tue fole me gjuhen e “Zerit te Popullit”: “Ne nji kohe kur te gjith njerzit e mire luftojshin per paqe, ndersa imperialistet amerikan orvateshin me shkllaverue boten perseri, te gjith popujt e botes drejtuen syt kah Bashkimi Sovjetik, vendi ku mbretnon paqeja, drejtesija, lumtunija, vendi qi perpiqet per te sigurue paqen dhe lirin per te gjth popujt.” Natyrisht sot gjendja ka ndryshue. Syt e popujve te botes jane perqendrue, simbas propagandes komuniste shqiptare, drejt Kines se Mao Tse Tung, I cili mundohet me I vue zjarrin botes per triumfin e komunizmit kudo.

    * * *

    Komunistet izoluen krejt Shqipnin me anen e perdes se hekurt nga cka ata quejne influenca korruptuese e ideologjis kapitaliste, domethane nga fryma e liris qi mbretnon ne boten perendimore. Nga ana tjeter, ata cduken prej shoqnis shqiptare, me nji meyre ose me nji tjeter, shumicen e atyne qi ishin edukue ne perendim dhe qi andrrojshin me pa triumfin e demokracis se vertete ne Shqipni. Tue mbylle popullin ne at burg te madh qi asht Shqipnija sot, komunistet iu perveshen punes per te krijue njeriun e persosun te shoqnis se avenirit. Kjo do te bahej tue detyrue te rij e pleq, burra e gra, me pertype dhe me mesue permentsh dogmat e marksimit-leninizmit, dhe sidomos te stalinizmit. Hapi I pare do t’ishte me hudhe poshte idealet e qytetnimit perendimuer, si afshi per liri dhe per drejtesi, dallimi se mires nga e keqja, koncepti I ndergjegjes dhe dinjitetit njerzuer, trajtimi I cdo njeriu si nji krijese e pacenueshme dhe barazija para ligjit, pa dallim klase, feje ose race. Ne syte e ndjekesve te Karl Marksit kto prirje morale dhe shpirtnore nuk jane tjeter vecse parulla politike te ideologjis borgjeze per te mbajte masat punonjese nden zgjedhe. Tue krijue nji ambjent te ri te ckeputun krejt nga kto pikpamje te gabueme dhe te damshme, komunistet u zotuen se do te gatuenin shpirtin e rinis ne menyre qi me ndje dhe me veprue si njeriuideal I shoqnis se neserme. Ai do t’ishte nji shembull integriteti moral dhe vetmohimi per te miren e pergjitheshme. Ai nuk do te lakmonte me gumbullue pasuni per vehte, por me admirue bukurin dhe me shijue kryeveprat e intelektit. Mbasi ne shoqnin komuniste problemi I jeteses materiale do te zgjidhet tue prodhue aq shum nga gjanat ma te mira sa me pase mjaft per te gjith antaret e shoqnis, shteti I sotshem, me police, gjykates dhe burgje, nuk do te kishte ma kuptim, mbasi qytetaret e avenirit nuk do te ndjenin nxitjen me vjedhe, me poshtnue, me vra ose me I ba keq kurrkujt.

    Komunistet filluen nji fushate te gjane per te cduke analfabetizmin. Parulla ishte qi, jo vetem asnji djale ose vajze shqiptare te mes mbetej pa shkolle, por edhe ata, burra dhe gra, qi u kishte kalue mosha, duhej te mesonin me shkruejte e me lexue. U zbatue nji program I gjane per te ndertue ne katunde dhe ne qytete shkolla fillore, plotore dhe temesme, institute teknike per gati cdo dege te ditunis dhe, ma ne fund, Universitetin e Tiranes. Propaganda komuniste ka botue kohe mbas kohe informata mbi numrin e shkollave gjithfaresh qi jane ndertue, mbi numrin e nxanesve qi frekuentojne kto shkolla, mbi numrin e burrave dhe grave te mocme qi kane ndjeke kurset per te cduke analfabetizmin. Vlen te shenohet kontrasti me mungesen e cdo statistike me shifra konkrete persa I perket “sukseseve” ne lamin e bujqesis dhe industris. Sidoqofte, sukseset nelamin e aresimit publik do te meritojshin fjale lavderimi sikur programi aresimuer I komunisteve te mos ndiqte qellime thjesht politike, domethane konsolidimin e pushtetit ne duer te klikes se Enver Hoxhes me shoke. Aresimi komunist nuk ndjek qellimin e aresimit te vertete, domethane me ndricue mendjen me dituni objektive, me formue gjykimin me I mesue njerzit te mendojne me trut e tyne dhe te formojne opinione ne baze te fakteve te verteta dhe jo te falsifikueme nga propaganda e partis. Aresimi komunist asht themelisht “utilitar”, domethane se I sherben nji qellimi material dhe nuk len kohe per te admirue bukurit e natyres dhe krijesat eg jeniut njerzor. Deri edhe veprat e shkrimtarve, poetenve dhe muzikanteve duhet te nxisnin puntoret me punue ma rande per te realizue objektivat e planit ekonmik. Perparimi material asht ba ideali suprem I shoqnis komuniste dhe cdo veprimtari tjeter, tue filue nga aresimi I pergjitheshem, duhet t’I nenshtrohet ketij qellimi.

    Aresimi I bazuem ne dogmat e marksizmit-leninizmit asht I papajtueshem jo vetem me zbulimet e shkences moderne, por edhe me faktet e nistoris kombetare qi vejne ne pah sukseset e nacionalizmit shqiptar. Per komunistet lufta kunder nacionalizmit kishte fillue gjate okupates se huej dhe vazhdoi mbasi ata erdhen ne fuqi. Dita e Flamrit u zavendesue me diten e neserme per te kremtue “fitoren e komunisteve” nepermes te Levizjes Nacional Clirimtare. Flamuri I Skenderbeut u bastardue tue I ngjite hyllin e verdhe te Sovjeteve. Kryeveprat e letersis kombetare, si Lahuta e Fishtes, u ndaluen te lexohen ne shkolla ose privatisht. Veprat e Leninit dhe Stalinit, poezit dhe romancat e shkritarve rus ne sherbim te Partis Bolshevike, u bane lande leximi te detyrueshme per Shqiptaret, pleq e te rij.

    Per te interpretue Historin e Shqipnis mbas theoris marksiste-leniniste komunistet u bazuen ne Enciklopedin e madhe sovjetike. Ne artikullin mbi Shqipnin botue mbas luftes se dyte botnore, Encikopedija Sovjetike shkruen: “Sllavet kane pase nji influence perparimtare mbi shvillimin soqnuer dhe kultural te Shqipnis. Ata e shpetuen popullin shqiptar nga latinizimi I plote. Gjuha shqipe asht pasunue me nji numur te madh fjalesh sllavishte…Dami ma I madh qi sundimi turk u ka ba Shqiptarve ka qene ckeputja e tyne nga fqinjet sllave. Si rrjedhim, Shqiptaret u bane ushtaret mercenar te Sulltanit. Ata luftuen kunder levizjes nacionaliste te popujve te Balkanit per hesap te Perandoris Otomane. Tue sulmue dhe tue grabite katundet sllave, pronaret feodal te Shqipnis shtrine sundimin e tyne mbi krahinat sllave te Serbis se vjeter (Stara Serbija).”

    Tue u marre me fazen e fundit te historis sone Enciklopedia Sovjetike vijon: “Me 1878 Valiu I Shkodres Husein Pasha muer iniciativen e formimit te Lidhjes Shqiptare per te kundershtue vendimin e Kongresit te Berlinit me I dhane Gusinjen e Plaven Malit te Zi. Orvatjet per me kundershtue okupimin e ketyne krahinave nga ushterija e Kral Nikolles u bane piknisja e levizjes shqiptare per clirimin kombetar, gja qi Lidhja Shqiptare nuk dishronte mbasi ishte kunder intersit te Sulltanit.”

    Sa per Diten e Flamurit te Shqiptarve, historiani sovjetik qi shkruen ne Enciklopedin e paraqet keshtu: “Gjate lufes balkanike Serbet dhe Greket dojshin me coptue Shiqpnin. Kur pronaret e medhej shqiptar, krenet e bajrakeve dhe katundaret e pasun (kulak) pane se intersat e tyne materiale ishin ne rrezik, ata u mblodhen ne Vlone dhe shpallen pamvaresin e Shqipnis…Nderkaq, Rusija cariste perkrahte pretendimet e Serbis dhe Greqis mbi tokat shqiptare. Perballe kundershtimit te ngulun te Austro-Hungaris Rusija u detyrue te perulej. Pamvaresija e Shqipnis u konfirmue nga Konferenca e Ambasadrove ne Londer me 1913.”

    Shkurt, mbas Enciklopedis Sovjetike, Shqiptarve u kane shkue punet keq sa here qi nuk kane jetue nden influencen permarimtare te Sllaveve. Simbas kesaj theorije, perfundimi logjik do te kishte qene cdukja perjet e kombit shqiptar sikur te ishin pranue pretendimet e Serbis qi perkrahte Rusija Cariste. Enver Hoxha aprovoi ket interpretim te historis sone kur foli ne Kongresin e dyte te Frontit Demokratik ne qershuer 1955: “Miqesija qi bashkon popullin shqiptar me popujt e Bashkimit Sovjetik I ka rranjet e thella ne historin tone shekullore. Populli rus ka ndihmue ma se nji here popullin shqiptar ne luftrat e se shkuares. Sikur e provojne shkrimet e historianve, bataljone shqiptaresh luftuen krahperkrah me ushterit ruse ne shekullin e kaluem per lirimin e ishujve te Detit Egje nga zgjedha otomane.”

    Tash situate ka ndryshue dhe historija e Shqipnis duhet te shkruhet perseri ne Tirane dhe ne Moske. A thue se Enver Hoxha do te zbuloje lidhje te ngushta ne mes te popujve shqiptar dhe kinez, te cilet kane luftue krahperkrah ne shekujt e kaluem? Cdo gja mund te ndodhi me komunistet, mbasi per ata qellimi I historis nuk asht me zbulue te verteten dhe me pershkrue ngjarjet ashtu si kane ndodhe, por me gjete argumetna per te jystifikue politiken qi ndjekin sot.

    Menyra se si komunistet shtrembnojne, falsifikojne dhe mohojne faktet e historis per hir te qellimeve te tyne politike, ka diskreditue fatalisht mburrjet e tyne te kumbueshme mbi

  18. #58
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    meritat e dialektikes marksiste, socializmit shkencor dhe materializmit historik. Nga ana tjeter, kundershtimi ne mes te fjaleve dhe veprave te krenave komunist, kriza ekonmike dhe terrori policor, u kane cele syt edhe atyne Shqiptarve qi paten besue sinqerisht ne premtimet e Enver Hoxhes me shoke kur ata orvateshin me shtie ne dore pushtetin politik. Prandaj rinija qi asht detyrue te asistoje disa ore ne dite ne kurset e Marksizmit-Leninizmit ndigjon me buzeqeshje ironike propagandistet e partis, te cilet rovaten me u mbushe mendjen djemve dhe vajzave Shqiptare se sa te lumtun jane qi po ndertojne socializmin nden udheheqjen e partis. Sqena qi pershkruhet ma poshte ilustron ma se miri qendrimin e rinis shqiptare. Ne seminarin e marksizmit-leninizmit ne nji shkolle te mesme te Tiranes, mesuesi pyet nxanesin, shokun Pandi: “Si e tradhetoi Trotzki revolucionin e proletariatit ne Brest-Litovsk?” Shoku Pandi nuk di si te pergjigjet. Mesuesi merr inat dhe ia pret: “Partija te ka dhane te gjitha lehtesinat qe te cekputesh nga ideologjit e kalbuna te borgjezis dhe nga konceptet morale te saj, por ti nuk po ban asnji orvatje per me perfitue nga kto lehtsina.”

    * * *

    A mund te thuhet se njizet vjet sundimi komunist iu afrue sado pak parulles se tyne qi thote: secili t’I jape shoqnis aq sa ka fuqi dhe te marre pjes saj aq sa ka nevoje? Industrializmi me shpejtesi te hatashme, kolektivizmi I bujqesis, monopoli I tregetis se jashtme dhe te gjitha masat e regjimit komunist ne lamin e prodhimit dhe mireqenjes materiale a kane prodhue rezultatet e premtueme? Sikur te ishte kjo e vertete, propaganda komuniste do te na kishte shurdhue me statisktika dhe shifra konkrete per me na ndrique, ashtu si ban per aresimin dhe ndonji sukses tjeter pa randesi. Kurse e pame qi shifrat konkrete te prodhimi u botuen per nja dy vjet dhe tash ka fillue perseri lodra e akrobacive (pelivanllekeve) me perqindje. Persa I perket bujqesis, vet burimet komuniste, si dhe deshmit e emigranteve, provojne se kjo dege e prodhimit ka hye ne nji krize kronike dhe importet e drithit jane shtue disa here ne krahasim me periudehn e pamvaresis. Gjithashtu ne Shqipni sot ka nji mungese kronike te artikujve te konsumit qi prodhon industria, dhe prandaj cmimet jane ma nalt se ndoshta ne cdo vend tjeter te Europes. Qi kurse u hoq sistemi I racionimit edhe cmimet e plackave qi shiteshin me triska per qytetaret e privilegjuem me rroge te shtetit, u shtuen derisa me iu afrue cmimeve ne dyqanet e shtetit per qytetaret e klases se dyte. Prandaj kushtet e jeteses mund te jen permiresue vetem per nji perqindje te vogel te popullsis tue fillue nga Enver Hoxha me shoke.

    Mbrenda pak vjetve I doli boja premtieve komuniste per nji jete materiale ma te mire, qi do te gezonte mbare populli. Programi I industrializmit pa kritere te shendoshte ekonmik, por vetem me qellim qi me konsolidue diktaturen komuniste, krijoi nji gjendje ku mungojne sendet ma te nevojshme per me jetue si njeres. Shtetezimi I tokes dhe I cdo pasunije, monopoli I shtetit ne lamin e prodhimit dhe shperndamjes se artikujve te konsumit krijoi shtegun per abuzime gjithfaresh dhe cduku interesin personal per te punue ma mire. Shkurt, regjimi komunist arrijti nji gjendje ku jo vetem qi nuk u cduken krimet e sistemit kapitalist, qi denonson me aq buje propaganda komuniste, por krijoi raste dhe nxitje pa fund per me vjedhe, per abuzime ne detyre dhe per meu pasunue ne kurriz te shtetit. Sa ma shum u thellu kriza, aq ma shum komunistet u detyruen me shtue organet e kontrollit dhe me vue denime te rande per “krime ekonmike”, domethane vjedhje ose pervehtesim te pasunis se shtetit. Per te justifikue disi ket gjendje, qi nuk pajtohej aspak me premtimet dhe me parashikimet e tyne optimiste, krenet komunist u detyruen me I dhane nji interpretim te ri doktrines marksiste-leniniste. Si duket perdja e hekurt nuk qenka nji mbrojtje e mjafte per regjimin komunist nga orvatjet e anmikut imperialist te jashtem per me e shkaterrue. Vet ekzistenca e botes se lire inkurajon ne syt e komunisteve anmikun e klases mbrend ne Shqipni me luftue regjimin me mjete tinzare, ne menyre qi me pengue ndertimin e socializmit. Domethane se sa ma shum qi komunistet I afrohen socializmit, aq ma e ashper bahet lufta e klasave. Prandaj Sigurimi duhet te mbaje synin cele dhe te gjurmoje “anmikun e klases” kudo qi meshifet. Sigurimi nuk mungoi me mbajte gjalle atmosferen e terrorit, tue zbulue kohe mbas kohe komplote qi synojne me “permbyse regjimin komunist dhe me prue mrapa kapitalizmin”. Kta “anmiq te popullit” sillen para gjyqeve te paditun si spiune, sabotues, deviasioniste, revizioniste, etj. Nji aksident ne puset e vojgurit ose ne nji fabrike te shtetit paraqitet nga propaganda komuniste si vepra e sabotuesve dhe disa vet, sidomos nder pforesionistet e brezit te maparshem, denohen dhe ekzekutohen pa faj. Pelcet nji bombe ne kopshtin e Legates Sovjetike ne Tirane dhe vala e terrorit ban perseri nji tok viktima qi nuk kan pase kurrsesi ta bajen me at incident.

    Persekutimi nuk u kufizue me anmiq te klases. Gati porsa erdhen ne fuqi komunistet filluen me I hanger kryet njani-tjetrit. I pari ishte Koci Xoxe, I cili ishte orvate me e ba Shqipnine republiken e shtate te Federates komuniste Jugosllave. Ne shumicen e rasteve komunistet preferuen me qerue esape mrapa sqenes, per te ruejte fasaden e blokut monolit te partis. Revolucioni hungarez qi u shtyp me 1956 me nderhyrjen e armates se kuqe, tronditi thelle cdo parti komuniste dhe qiti te palarat ne shesh. Disa nga krenet komunist shqiptar, nga frika se mos pesonin fatin e kolegve te tyne hungarez, si duket propozuen qi te paksohej terrori dhe t’I jepej popullit njifare lirije sado me klecka. Si gjithmone kur komunistet grinden per cashtje ideologjike puna mbaroi me denime dhe ekzekutime. Ata qi guxuen me kerkue ndryshime ne kundershtim me vijen e pergjitheshme te klikes sunduese e paguen “revizionizmin” me jeten e tyne. Nji lajmerim I shkurte nga Tirana ne naduer 1956 njoftoi se antaret e byros politike te partis gjenerali Dali Ndreu dhe shoqja Liri Gega, te dy komuniste te ores se pare, u denuen me vdekje dhe u ekzekutuen “per veprimtari subersive ne sherbim te nji fuqije te huej”. Disa muej ma vone udheheqesit e deges se partis ne kryeqytet u akuzuen se kishin cfaqe mendime te papajtueshme me vijen zyrtare te partis. Kesisoj edhe disa te tjere nder zyrtaret e nalte te partis u cduken nga qarkullimi. Disa, si gjenerali Panajot Plaku, u arratisen ne Jugosllavi, te pandehun si tradhetare qi punojshin per hesap te Prezidenitit Tito dhe te revizionisteve jugosllav.

    Hrushcovi: mik perjete

    Per komunistet shqiptar Stalini asht udheheqesi me gjenial I masave punonjese ne historin e rodit njerzuer. Ata bajne be per koken e tij edhe sot. Emni I tij permendet gati ne cdo artikull gazete dhe ne cdo emision te radios. Busti ose portreti I tij asht varun ne cdo zyre ose ndermarrje shtetnore, statuja e tij dominon sheshin kryesor te Tiranes. E gjith politika dhe cdo mase konkrete e komunisteve asht bazue ne shkrimet e Stalinit, qi nuk shkelqejne nga mendimet origjinale, as nga stili frymezues.

    Kur vdiq Stalini komunistet shqiptar duket se qane me lot. Ata dekretuen qi te bahej pes minuta pushim ne nji dit dhe ore te caktueme per te nderue kujtimin e “babajt te popujve”. Te gjith Shqiptaret kudo qi te ndodheshin ne at ore te caktueme, ne zyre, ne fabrike, ne det, ne shtepi ose ne rruge, duhej te qendronin ne kambe ne heshtje te plote per ato pes minuta. Tregojne se nji plak ne Shkoder vazhdoi te punonte ne rruge. Policet u turren me I permende dekretin e qeveris. Ai u pergjegje se nuk kishte ba pes minuta pushim per baben e vet, e perse duhej te nderonte aq shum nji njeri qi as nuk e njifte. Plaku u cue ne gjyq dhe u denue me pes vjet.

    Deri sa trashegimtaret e Stalinit vazhduen politiken e “prijesit gjenial” komunistet shqiptar qendruen ne blokun sovjetik Kater vjet mbas vdekjes se Stalinit, ne prill 1957, Enver Hoxha si sekretar I pare I partis dhe Mehmet Shehu si kryeminister shkuen ne Moske per nji vizite zyrtare. Ata u priten me nderime te posacme, rezervue per udheheqesit komunist te shteteve satelite. Pravda botoi nji fotografi te madhe ku shifej Hrushcovi ballperball me Enver Hoxhen ne skajin e nji tryeze te gjate ku kishin zane vend hierarket e te dy partive. Ata duket se biseduen jo vetem mbi cashtjet shqiptare ne lidhje me Bashkimin Sovjetik, por edhe mbi problemet e mbare botes. Komunikata qi u shpall ne mbarim te vizites shpjegoi se shefat komunist sovjetik dhe shqiptar shprhen solidaresin e tyne te plote mbas ngjarjeve te Hungaris, dhe delegacioni shqiptar aprovoi menyren se si qeverija sovjetike veproi per “te prue rregullin dhe qetesin ne vend”. Domethane me fjale te tjera, Enver Hoxha I tha Hrushcovit: sa mire bere qe shtype kryengritjen e popullit hungarez kunder tiranis komuniste. Si shperblim te perkrahjes morale te komunisteve shqiptar, qeverija sovjetike I fali Shqipnis borxhet dhe interesat e mrapambetuna qi kishin qene grumbullue deri me 1955 dhe merrnin shumen prej 420 milion rubla. Propaganda komuniste ngriti ne qiell “Shokun Hrushcov” per bujarin e tij. Natyrisht per te cmue “gjestin u grumbulluen kto borxhe dhe kamata te mbrpabetuna. Me fjale te tjera, duhet dijte monopoli I tregetis me Shqipnin. Kjo asht nji pike qi mbetet me u hetue kur demokracija dhe e vertetea te triumfojne perseri ne Shqipni. Sidoqofte gjaset jane se sfrytezimi I burimeve natyrale te Shqipnis ka qene ma teper ne dobi te Bashkimit Sovjetik.

    Ne maj 1959 Hrushcovi I ktheu viziten Enver Hoxhes. Propaganda komuniste vuni ne pah me njiqind menyra nderin e madh q’I bahej Shqipnis. Vizitorin e dalluem e gjezdisen anekand Shqipnis per me I tregue sukseset ne rrugen e socializmit mbas modelit sovjetik. Ne cdo qytet qe vizitoi, Hrushcovi mbajti nji fjalim tue perserite po ato gjana. Ku do masat punonjese u mblodhen per te ndigjue fjalen e “udheheqesit te nderuem te Bashkimit Sovjetik, shtetit ma te fuqishem te botes.” Me Hrushcovin kishte shkue ne Shqipni edhe ministri I luftes Mareshali Malinovski. Kjo lente me kuptue se vizita e shefit suprem sovjetik kishte nji qellim praktik. Prezidenti komunist Hachi Lleshi e skjaroi ket pike kur tha “Shqipnija asht sot keshtjella e komunizmit ne brigjet e Adriatikut dhe pozita e jone nderkombetare forcohet nga dita ne dit. Ne asht se qeverija italjane e quen te nevojshme te instaloje ne toke te saj raketa qi kerconojne drejtperdrejt kampin e socializmit, asht afermentsh se qeverija e jone do te marri masa per te mbrojte pamvaresin dhe tansin toksore te vendit.” Haxhi Lleshi iu kercenue Greqis po me at menyre ne rast se qeverija e Athines lejonte NATO-n me intalue raketa ne toke te saj. Z. Hrushcov theksoi se qeverija sovjetike do t’ishte gati me furnizue armet atomike dhe mejtet per lancimin e tye per te prue ne vend kercenimin e Prezidentit komunist shqiptar. Por ai shtoi se do te preferonte me pa Gadishullin Balkanik si zone paqeje, domethane pa arme nukleare. I takonte fqijve te Shqipnis, mbas thanies se Hrushcovit me veprue ne menyre qi ky propozim te vihej ne veprim.

    Porsa u kthey ne Moske, Nikita Hrushcov mbajti nji fjalim ne Stadiumin Lenin me 7 qershuer 1959. Ai pershkroi Shqipnin si kopshtin e vaenirit per gjith kampin e socializmit. Toka shqiptare, mbas udheheqesit sovjetik, mund te prodhonte te gjitha pemet e rruxullimit, tue perfshie edhe bananet. Nderkaq, “shoket shqiptar” kishin ba perparime te cuditeshme ne rrugen e socializmit ne nji kohe kaq te shkurte. Shqipnija nuk ishte ne rrezik dhe Shqiptaret mund te flinin rehat deri sa vendi I tyne bante pjese ne Paktin e Varshaves.

    Mbas te tilla manifestimeve miqesije, bashkepunimi dhe vllaznimi te perjeteshem, vezhguesi I jashtem mund te mendonte se aleanca shqiptaro-sovjetike ishte ndertue mbi themele prej betoni dhe jo prej balte. Fund i Kapitullit 13

  19. #59
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kapitulli 14
    Me Kinen e Mao Tse Dung

    Ne kongresin e XXII te partis komuniste sovjetike, qi u mblodhe ne Moske ne tetuer 1961, ndodhi nji gja qi nuk ishte vertetue ma pare ne bllokun sovietik, I cili paraqitej gjithmone si nji shkamb monolit I pathyeshem. Nikita Hrushcov, ne raportin q’I bani kongresit mbi veprimtarin e Komitetit Qendruer, akuzoi Enver Hoxhen dhe Mehmet Shehun se inkurajojn ne mes te ndjekesve te tyne “kultin e personit”, gja qi nuk pajtohej me vijen e re te partive komuniste, qi kishte formulue vet Nikita Hruschov. “Qendrimi I shefave komunist shqiptar, -tha Sekretari I Pare I Partis Komuniste Sovjetike,- frymezohet nga perdorimi I metodave qi viheshin ne zbatim ne vendin tone ne kohen e kultit te personit.” Z. Hrushcov cfaqi keqardhjen per ket fakt dhe shtoi se as ai vet, as Partija Komuniste Sovjetike nuk do te bajne koncesione mbi ket cashtje parimi, pa marre parasysh nese jane implikue komunistet shqiptar ose cdo parti tjeter komuniste. Tue perfundue fjalimin Z. Hrushcov u bani thirrje krenve komunist shiqptar te braktisin konceptet e tyne te gabueme dhe te kthehn ne rrugen e bashkimit dhe te bashkepunimit te ngushte mbrenda familjes vllaznore te komunitetit socialist, te ndjekin rrugen e solidaresis se levizjes komuniste nderkombetare.

    Gjith bota u habit nga ky sulm direkt I shefit te Partis Komuniste Sovjetike, tue mos perjashtue as shefat komunist shqiptar, te cilet nuk pritshin qi puna te shkonte derisa me krijue nji percarje te hapet ne monolitin e bllokut sovjetik. Megjithate, per vezhguesit e stervitun te sqenes politike mrapa perdes se hekurt, “bomba” ideologjike e Z. Hrushcov nuk ishte kreht papritun. Kishte disa kohe qi kishin fillue te duken ndryshime pikpamjesh dhe mos pajtime ne veprimet e partive komuniste shqiptare dhe ruse. Kjo dasi kishte fillue qysh para vizites se Hrushcovit ne Tirane. Ne driten e ketyne shvillimeve u kuptue se “miqesija e perjeteshme dhe bashkepunimi I ngushte” ne mes te komunisteve shqiptar dhe sovjetik ishte ndertue mbi themele prej balte dhe jo prej betoni.

    Rranja e grindies ne mes te Tiranes dhe Moskes shkon mrapa ne Kongresin e XX te Partis Komuniste Sovjetike, ku Hrushcovi hudhi ne shesh politiken e tij te re qi shkonte diametralisht kunder vijes se Stalinit, I cili kishte sundue Bashkimin Sovjetik si despot oriental per ma se nji cerek shekulli. Hrushcovi e mbajti fjaliin ne nji mblehdje te meshefte te Kongresit per te denonsue krimet e Stalinit. Duhet theksue se mbas Hrushcovit krimet e Stalinit nuk fillonin kur ai kishte dergue me miliona katundare dhe qytettare te thjesht sovjetikne boten tjeter ose ne kampet e punes se detyrueshme, ku u kalben dhe vdiqen tue vuejte e tue punue. Mbas fjalimit te Hrushcovit, teksti I te cilit u nxuer tinez ne perendim, Stalini u ba kriminal kur filloi te likuidonte anetaret me pozita ne nalta te partis, bolsheviket e ores se pare si Buharin, Rikov, Bubnov, Piatakov; ashtu dhe ajken e oficerave te rij te ushteris se kuqe si Tuhacevski, Jegorov, Eideman, Jakir, etj. Pervec qi kishte vue ne rrezik jeten e cdo komunisti, rus ose te huej, sado e nalte qi te ishte pozita e tij, politika e Stalinit kishte prue ekonomin dhe sidomos bujqesin sovjetike, ne buze te gremines.

    Vija e re politike qi parashtroi Z. Hrushcov dhe qi aprovoi Kongresi I Partis Komuniste Sovjetike, synonte me vue ne zbatim reforma drastike me nji fryme pak ma liberale ne krahasim me tiranin gjakpirese te Stalinit. U moren masa radikale per te kapercye krizen bujqesore, masa qi ndihmuen me kalue fazen ma te rrezikeshme per disa kohe, por nuk e zgjidhen themelisht problemin e krijuem nga kolektivizmi I bujqesis. U bane reforma ne organizimin e drejtimit te industris dhe te ndermarrjeve qi e perbajen, por edhe ne ket rast nji permiresim I perkoheshem nuk e shpetoi industrin dhe mbare ekonomin sovjetike nga kthetrat mbytese te burokracis. Filluen te mbyllen kampet e perqendrimit mbasi puna e detyrueshme nuk leverdiste ma dhe ndertimi I “monumenteve te socializmit” kishte marre fund ne Bashkimin Sovjetik. Marredhaniet me partit komuniste “motra” u revizuen me qellim qi me cduke pershtpje e keqe dhe oskenaqesin qi paten lane metodat brutale te Stalinit. Kjo celi rrugen e pajtimit me Jugosllavin, e cila kishte mbete jashte bllokut sovjetik qysh prej dites qi Stalini u prish me Titon. U rivendosen marredhaniet normale ne mes te qeverive te Moskes dhe Belgradit, me gjith qi Prezidenti Tito nuk pranoi me kthye Partin Komuniste Jugosllave ne gjiun e Kominformit ose te Paktit te Varshaves.

    Krenet komunist shqiptar u cfaqen kunder reformave politike te mbrendeshme dhe sidomos kunder zbutjes se zgjedes qi randonte mbi qytetaret sovjetik nga kthetrat e policis se meshefte. Ata pane me sy te keq lirin ma te madhe per shkrimtaret, poetet dhe krijuesit e intelektit pergjithesisht. Ata u pezmatuen dhe u shqetsuen vecanerisht kur Hrushcovi I shtrini degen e ullinit Prezidentit Tito. Ne lamin e ideologjis, Tito ishte ne syt e komunisteve shqiptar mishnimi I revizionizmit dhe mohimi I cdo parimi marksist-leninist-stalinist. Ne nivelin e politikes praktike, Enver Hoxha me shoke kishin frike per lekuren e tyne, mbasi Tito ishte betue se do t’jua hante kryet ne rastin e pare per ate q’I bane, domethane qi e dezertuen, me 1948. Per te justifikue kundershtimin e tyne, komunistet shqiptar persreiten akuzen e hershme se Tito ishte mundue ta bante Shqipnin republiken e shtate te Federates Komuniste Jugosllave, tue zavendesue Enver Hoxhen e Mehmet Shehun me renegate komunist qi pranojshin me iu binde edhe me verbnisht.

    Komunistet shqiptar ishin kunder politikes se liberalizimit dhe jane akoma sot, sepse kane frike mos shembet krejt regjimi I tyne qi urrehet nga shumica e popullit. Prandaj, ata vazhdojne te bajne be per koken e Stalinit dhe nuk kane ba asnji hap per te zbute diktaturen totalitare dhe terrorin policor. Persa I perket politikes se mbrendeshme, ne Shqipni puna vazhdon kryekeput si ne kohen kur Stalini ishte gjalle. Kurse Prezidenti Tito, tue hudhe poshte metodat e Stalinit dhe tue ndjeke nji politike ma realiste nga pikpamje e interesit te popullit ka prue nji permiresim aq te madh, saqi sot Jugosllavija duket lule ne krahasim me Shqipnin. Prandaj, Enver Hoxha me shoke damkosin me terbim Titon si kryerevizionist dhe tradhetar te stalinizmit, mbasi nuk duen qi Shqiptaret te mesojne te verteten mbi Jugosllavin.

    Para se te vinte puna sa me padite krenet komunist shqiptar nga tribuna e Kongresit te Partis Komuniste Sovjetike, burrat e Kremlinit u munduen me I binde te pranojne vijen e re politike te Hrushcovit. Ne nji pritje te Ambasades shqiptare ne Moske me 1957, Z. Hrushcov gjeti rastin me vue ne dukje orvatjet e partis dhe qeveris sovjetike me cduke mosmarreveshtjet ne mes te partive dhe qeverive shqiptare dhe jugosllave. “Ekzistojne ende veshtirsina, -tha shefi suprem I Rusis.- Na dishrojme sinqerisht qi kto veshtirsina te sheshohen dhe qi marredhaniet ne mes te Shqipnis dhe Jugosllavis te bazohen ne miqesi dhe bashkepunim si u takon dy shteteve fqij. Jam I sigurte se kjo mund te bahet mbasi edhe udheheqesit jugosllav kane po at dishir. Do te lypet nji orvatje e vazhdueshme per te kapercye dasit ideologjike dhe kjo orvatje duhet te bahet medoemos.” Kjo deklarate me nji ton gati urdhnues nuk pat efektin qi ndoshta priste Z. Hrushcov. Atehere udheheqesi suprem I Sovjetve perdori tribunen e kongresit te trete te Partis Komuniste Rumune, qi u mblodhe ne Bukuresht ne korrik 1960, per te sigurue pranimin formal dhe botner te vijes se tij politike nga shefat e partive komuniste te bllokut sovjetik dhe te mbare Europes. Per ket aresye ishin mbledhe ne Bukuresht sekretaret e pare te partive qi merrshin direktivat nga Moska. Enver Hoxha nuk shkoi vet, por dergoi nji antar te Politbyros, organit ma te nalte te Partis Komuniste. Nuk mjaftoi kjo, dhe Zeri I Popullit botoi nji version te cenzuruem te fjalimit te Z. Hrushcov ne kongresin e partis rumune. Fletorja komuniste e Tiranes kishte lane jashte nji paragraf me randesi te fjalimit te Hrushcovit, ne te cilin ai shpjegonte se disa mendime te Leninit mbi imperializmin dhe perleshjet e gjakeshme ne mes te shteteve kapitaliste deri ne shkaterrimin e fundit te tyne ishin vjetrue. Tue cenzurue haptazi fjalimi e Hrushcovit shefat komunist te Tiranes treguen se nuk ishin dakort me vijen ideologjike dhe politike qi kishte aprovue Kongresi i XX i Partis Komuniste Sovjetike. Kundershtimi I komunisteve te Tiranes u shpreh edhe ma haptazi ne asamblen e Kombeve te Bashkueme ne New York ne shtatuer 1960. Delegati I Bullgaris Zhivkov pat propozue qi armatat e shteteve te Balkanit te paksoheshin aq sa me mbajte qetsin e mbrendeshme dhe Balkani te deklarohej nji zone e lire nga bombat nukleare. Ky duhej te ishte hapi I pare drejt carmatimit te pergjitheshem. Mehmet Shehu ne emen te qeveris se tij e kundershtoi rreptesisht ket propozim I cili natyrisht ishte parashtrue me pelqimin, nemos me urdhnin e Z. Hrushcov. Mehmet Shehu tha se Shqipnija nuk mund te pranonte me u carmatose para te tjerve, tue dijte se anijet e flotes se gjashte amerikane p lundrojne deri ne kufi te ujnave toksore te Shqipnis, si nji drangue gati me gllaberue. Carmatimi duhet te bahet njikohesisht ne te gjith vendet e botes dhe mbas kushteve qi ka propozue Bashkimi Sovjetik. Kjo fraze e fundit e Mehmet Shehut tregon deri diku se komunistet e Tiranes nuk ishin gati me I pre krejt lidhjet me “kampin e socializmit”, tue shpresue se Hrushcovi do te hiqej nji dit.

    Tue dijte se vazhdimi I divergjencave ideologjike me komunistet sovjetik do te perfundonte ne sankcione ekonomike dhe ne komplote per likuidue kliken e Enver Hoxhes, ishte afermentsh qi komunistet e Tiranes te kerkonin nji mbeshtetje jashte bllokut sovjetik. Logjikisht ata duhej te ishin kthye kah perendimi, I cili do t’ishte gati me I ndihmue ekonomikisht per te shpetue nga zgjedha ekonomike e Rusis. E gjith historija e vendit tone ka pase si teme kryesore meu mbeshtete ne perendimin per me u mbrojte nga dyndjet dhe sulmet e Shkjaut. Por era e liris qi fyn ne perendim do te pastronte atmosferen e genjeshtarve, mashtrimit dhe terrorit qi karakterizojne diktaturen komuniste. Prandaj, Enver Hoxha me shoke shkuen me gjte nji protektor te ri ne skajin tjeter te botes dhe ne personen e Mao Tse Dung, udheheqesi fuqiplote I Kines Komuniste.

    Aleanca e Shqipnis me Kinen e Mao Tse Dungun do t’ishte qesharake sikur te mos lozej fati I kombit shqiptar. Nji fakt vlen te meret parasysh. Komunistet e Tiranes shpetuen nga nderhyrja me arme per aresye se Shqipnija nuk ka kufi me bllokun sovjetik. Ndoshta Enver Hoxha kujton se do te jet edhe ma I sigurte tue u mbeshtete ne Kinen me te cilen e ndajne disa mije kilometra. Sidoqofte, aleanca me Kinen komuniste nuk u lidhe mbrenda nji dite. Hapat pregatitore kishin fillue pikerisht ne kohen kur miqesija dhe bashkepunimi me Bashkimin Sovjetik ishin ne kulm dhe kishin gjete karar me viziten e Hrushcovit ne Tirane. Kurse bash ne kohen qi shefi suprem I Sovjetve ishte tue mbajte fjalime plot ndjenja dashamirsije ndaj komunisteve shqiptar, nji vizitor I cquem prej Kine, Peng Te Huai, minister I luftes dhe antar I politbyros se Partis Komuniste Kineze, ndodhej ne Shqipni. Ai u prit me nderimet perkatesse nga kolegu I tij shqiptar dhe ne fjalimet e rastit u theksue solidaresija shqiptaro-kinese ne luften kunder imperializmit dhe revizionizmit. Per cudi, delegacionet sovjetik dhe kinez u mbajten te vecuem dhe kryetaret e tyne nuk u lane me u takue. Enver Hoxha kishte fillue perseri politiken e mesalles me dy faqe.

    Ne mbarim te vitit 1960 Nikita Hrushcov bani nji orvatje ne shkalle te gjane per te menjanue rrezikun e percarjes pa sherim ne boten komuniste. Ne nanduer te atij viti udheheqesit e 81 partive komuniste te botes u mblodhen ne kryeqytetin sovjetik ...to be continued

  20. #60
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    ...vazhdim

    …per te hartue nji program veprimi qi duhej te zbatonin besnikisht te gjith pa perjashtim. Bisedimet u shvilluen mrapa dyerve te mbylluna dhe, ne mbarim te tyne, u shpall Deklarata e Moskes, qi tingellon si nji Manifest Komunist i ketij shekullit.

    Lajmet nga burime jozyrtare thane asi kohe se ishte vertetue nji grindje e ashper ne mes te perfaqesuesve komunist sovjetik dhe kinez. Enver Hoxha kishte mbajte anen e Kines dhe kjo kishte idhnue fort delegatin sovjetik, domethane vet Hrushcovin. Si duket Enver Hoxha e kishte padite Hrushcovin si “revizionist” dhe ai I kishte thane: “Me ke hudhe ne fytyre nji kove me balte dhe do te vije dita kur do te jesh I detyruem me e la ti vet.” Ate mbrama Enver Hoxha la vilen ku banonte delegacioni shqiptar dhe shkoi me fjete ne Ambasaden shqiptare. Te nesermen ai muer ajroplanin dheu nis per ne Tirane, pa prite qi te mbaronte konferenca nderkombetare e partive komuniste.

    Nji tjeter kallzim nga burime jozyrtare tha se Enver Hoxha kishte akuzue Hrushcovin per mashtrimin e komunisteve te mbeldhun ne Bukuresht per me I binde te denonin “dogmatizmin” e komunisteve kinez, tue mos iu tregue te gjith faktet dhe dokumentet. Enver Hoxha ishte ankue mandej se qeverija sovjetike kishte perdore komunistet shqiptar. Vaporet e ngarkuem me grune per ne Shqipni kishin marre urdhen te kthejshin rruge, ndersa populli shqiptar ishte tue kalue zi buke, “Derrat e Rusis, -kishte vikate Hoxha, - ushqehen ma mire se Shqiptaret.” Te mendosh se kto fjale u thani nji mot mbas vizites se Hrushcovit ne Tirane! Po c’pret nga komunistet! Ma ne fund Enver Hoxha kishte akuzue perfaqesuesit e Bashkimit Sovjetik ne Shqipni se ishin orvate me organizue kryengritje ne radhet e ushteris kunder qeveris shqiptare, ndersa shefat ushtarak sovjetik, Malinovski dhe Grecko, ishin kercenue me e debue Shqipnin prej organizates se Paktit te Varshaves.

    Komunistet jane te zotet me u kape per fyti kur jane vetem dhe me u perqafue e me u puthe kur dalin ne publik, ashtu si bani Enver Hoxha kur shkoi me vizitue Titon me 1946. Edhe ne ket rast, shtypi komunist I Tiranes botoi tekstin e Deklarates se Moskes te aprovuem njizanit nga krenet e 81 partive komuniste dhe shtypi komunist I botes brohoriti suksesin e atyne qi e kishin hartue. Kurse pa u tha mire boja e nenshkrimeve filluen polemikat rreth intepretimit te “Deklarates se Moskes”. U kuptue se ky “dokument historik” ishte nji kompromiz I kalbun, sikur me zane me leter vrimat e nji muri. Ne Moske ishin ndeshe dy pikpamje te perkunderta te komunisteve sovjetik dhe kinez. Ruset ishin antar te bashkejeteses paqesore dhe ne favor te cdo perpjekje per te evitue nji lufte me arme nukleare. Kinezet ngulnin kambe se me “imperialistet” nuk mund te ket paqe dhe duhet te vazhdoje lufta per “clirimin e popujve kolonial”. Ne rast se “imperialistet” provokonin nji lufte te trete botnore, shtetet komuniste duhej te ishin gati me perfitue nga rasti per te cduke njihere emire sistemin kapitalist.

    Kundershtimi ne pikpamjet e papajtueshme sovjetike dhe kineze duel sheshit, vecse ata nuk e quejten njanitjetrin me emen. U krijue nji situate e papritun ndersa Hrushcovi me shoke villnin vner kunder krenve komunist shqiptar, tue dashte me kritikue qendrimin dogmatik te komunisteve kinez. Nga ana tjeter, ciraket e Mao Tse Dung sulmonin “revizionistet e Marksizmit-Leninizmit”, tue pase nder mend me diskreditue Hrushcovin me shoke ne syte e komunizmit botnuer.

    Ne Kongresin e kateret te Partis Komuniste Shqiptare, qi u mblodhe ne tirane ne shkurt 1961, mbasi kishte qene shtye dy here per shkak te grindjeve mrapa sqenes, Enver Hoxha I shpalli lufte ideologjike “revizjonisteve” te kryesuem nga Nikita Hrushcov dhe Prezidenti Tito. Tue ndjeke si cirak I bindun vijen kineze te Mao Tse Dung, Enver Hoxha bani nji sulm te terbuem kunder “imperializmit amerikan” dhe personalisht kunder Prezidentit Kennedy, I cili ishte zotue te perpiqet per clirimin e kmbeve te robnuen nga komunizmi ne Europe. “Imperialistet, -tha shefii komunisteve te Tiranes, - nuk heqin dore nga lufta. Por ta dijne se nji lufte e re do te mbaroje me shembjen e imperializmit dhe me cdukjen e sistemit kapitalist.” Tue citue mandej Deklaraten e 81 partive qi u perfundue ne Moske ne dhetuer 1960, Enver Hoxha shpalli se revizionistet jugosllav nuk ishin as per paqen, as per socializmin. Ata ishin lidhe kambe e uer mbas imperialisteve dhe iu ndihmonin me shkaterrue regjimet komuniste ne shtetet fqij me Jugosllavin. Prezidenti Tito e kishte drejtue inatin sidomos kunder shefave komunist shqiptar, te cilet donte me I likuidue me cdo menyre. Spiune dhe sabotues futeshin vazhdimisht ne Shqipni permes kufinit me Jugosllavin per te prue ne vend planet shkaterruese te Prezidentit Tito, I cili paska qellim me kthye kapitalizmin ne Shqipni. Komploti I fundit zbulue nga Sigurimi ishte organizue, mbas fjaleve te Enver Hoxhes, nga agjente qi kishin ardhe tinez prej Jugosllavis dhe Greqis. Gjyq I ketyne “tradhetarve”, te cilet kishin pohue qellimet e tyne kriminale, nuk linte asnji dyshim, gjithmone mbas Enver hoxhes, mbi vendosmenin e Jugosllavis se Titos me permbyse regjimin komunist te udheehequn nga klika Shehu-Hoxha.

    Delegati sovjetik Pospelov ndricoi kongresin e komunisteve shqiptar mbi qellimet e verteta te politikes se Hrushcovit, te cilin Enver Hoxha nuk e permendi fare ne fjalimin e tij fort te gjate. Ai theksoi se roli I komunisteve ne shekullin e bombes nukleare asht me shpetue rodin njerzuer nga tmerri I nji lufte te trete botnore, qi kishte me kthye boten mbare ne nji shkretine pa fund. Prandaj, kushdo qi cfaqej kunder bashkejeteses paqesore provonte se nuk I kishte mendte ne terezi. Delegati polonez mbrojti edhe ma me energji politiken e Hrushcovit dhe te komunisteve qi bajne pjese ne bllokun sovjetik. Ai tha se dogmatizmi I kinezve dhe shqiptarve qi iu shkojne mrapa dhe revizionizmi jane njisoj te rrezikeshem dhe duhen luftue sistematikisht nga komunistet qi shkojne mbas Hrushcovit. “Vetem pushteti ekonomik dhe ushtarak I Bashkimit Sovjetik I ban imperialistet me pase frike nga nji lufte e trete botnore”, perfundoi delegati polonez.

    Shpresat e udheheqesve sovjetik se intrigat dhe veprimet tinzare te agjenteve te tyne do te shkaktonin percarje ne radhet e Partis Komuniste Shqiptare nuk u vertetuen. Kongresi I katert I Partis Komuniste Shqiptare perfundoi me suksesin e plote te Enver Hoxhes me shoke, te cilet u rizgjodhen, natyrisht njizanit, ne ofiqet e tyne te maparshme. Ata qi kishin pase mendue ndryshe, si Liri Belishova dhe Koco Tashko, ishin flake tutje para se te celej kongresi.

    Prej asaj date konflikti ne mes te Tiranes dhe Moskes shkoi tue u ashpersue. Enver Hoxha sfidoi perseri Hrushcovin, tue mos marre pjese ne mbledhjen e shteteve antare te Paktit te Varshaves ne mars 1961. Nga burime jo zyrtare u mesue se shefi suprem I Sovjetve kishte ba mend me vue ne bisedim qendrimin e komunisteve shqiptar, me qellim qi me I ...

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  4. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •