Kapitulli 12
Me Jugosllavin Komuniste
Me 29 nanduer 1944 ushtari I fundit gjerman u largue prej Shqipnis. Komunistet kishin sigurue kontrollin e plote politik dhe ushtarak mbi tokat shqiptare. Nacionalizmi shqiptar, I rilindun mbas gati pesqind vjet robnije, kishte pesue disfaten ma te madhe, mbasi sundimi fashist ishte zavendesue me zgjedhen e komunisteve, te frymezuem dhe te perkrahun nga nji fuqi e huej kunder interesit tone kombetar. Ne siperfaqe komunistet muejten te mburren se ishin liberatoret e vertete te vendit tue qene se asnji ushtar I aleatve nuk shkeli ne toke shqiptare.
Porsa u vendosen ne Tirane si sundues fuqiplote te vendit, komunistet shpallen programin e tyne qi permblidhej ne kto tri fjale: Me ndertue socializmin. Kjo do te bahej tue kopjue verbnisht modelin sovjetik te farkuem nden diktaturen gjakatare te Stalinit. Por, ma se pari Enver Hoxha me shoke deshen me konsolidue pushtetin e tyne, tue likuidue cka ata quejten kriminelet e luftes. Ne ket kategori u futen jo ata qi kishin bashkepunue me okupatorin, qi kishin shkaktue vdekjen e atdhetarve te ndershem nga dora e anmikut te jashtem, por vetem ata qi kishin luftue kunder komunisteve dhe qi vazhdonin me qene kundershtare te diktatures se tyne. Nga ana tjeter shefat komunist u kujdesen ne fillim mos me bjerre besimin e atyne intelektualve dhe katundarve qi kujtonin ende se ardhja e komunisteve ne fuqi do te celte epoken e re te demokracis se vertete dhe mireqenies se pergjitheshme. Masku I levizjes nacional clirimtare nuk I pershtatej ma situates se re, prandaj klika sunduese komuniste e quejti vehten Fronti Demokratik. Teza zyrtare ishte se ne Frontin Demokratik mund te merrnin pjese Shqiptaret perparimtare qi nuk ishin antare te partis komuniste. Mjerisht, shum atdhetare me mendime radikale rane ne gracken e komunisteve dhe e paguen shum shtrejte gabimin e tyne.
Pa pushue mire zhurma e triumdit kunder okupatorit, nji vale terori shpertheu anembane Shqipnis. Propaganda komuniste bani nji fushate te terbueme per te ndeze urrejtjen kunder nacionalisteve qi kishin drejtue rezistencen kunder fashizmit. Ne ket atmosfere ku kishin dale ne siperfaqe instinktet ma te shemtueta te natyres njerzore, filluen veprimet te ashtuquejtunit gjyqe te popullit. Lista e atyne qe duhej te denoheshin dhe te ekzekutoheshin ishte pregatite ne qender dhe roli I ketyne gjyqeve ishte me I dhane nji pamje legale ketyne vrasjeve per te vetmin faj se viktimat kishin kundershtue komunizmin. Ne botimet e propagandes komuniste ata u akuzuen si kolaboratore dhe si anmiq te popullit. Prova me e mire e fajesis se tyne ishte gishti kercenues I prokurorit dhe britmat histerike te turmes qi kerkonte hakmarrje. U duk sheshit se qellimi I komunisteve ne kto gjyqe te kuridsuna ishte me likuidue forcat luftetare te nacionalizmit, gja qi kishin fillue qysh ne kohen e luftes. Te pandehunit mbrojten vehten me guxim shembullor dhe cfaqen haptazi nevertijen e tyne kunder komunisteve qi perdoren gjithfare dredhinash e mashtrime per me u paraqite si nacionaliste. Per te provue se kto gjyqe komuniste nuk kishin aspak te banin me drejtesin dhe denimin e fajtorve kunder atdheut, mjafton me thane se Mihal Sherko, I cili kishte punue si drejtor I shtypit, u denue, kurse Omer Nishani, I cili kishte botue artikuj lavderimi per okuptaorin ne flektoren Fashizmi, jo vetem qe nuk u denue, por u ba kryetar I Republikes komuniste.
Njikohesisht me Gjyqet e popullit ndjekjet dhe vrasjet e Shqiptarve qi kishin kundershtue ose qi mund te kundershtonin komunizmin, u kryen edhe nga gjykatoret ushtarake te brigadave partizane. Kto gjykatore vepruen mrapa dyerve te mbylluna, domethane se komunistet as nuk u perpoqen disi me fute ne kallep legal vrasen e njeresve te pafajshem qi kishte caktue klika e Enver Hoxhes me shoke. Simbas disa informatave jo te plota, gjate vitit te pare te diktatures komuniste, numri I viktimave te terrorit te kuq ishte ma teper se tremije vet. Ne burgjet e Shqipnis ishin mbylle ma se gjashtemije vet qi pritshin me u denue me vdekje ose me punim te detyrueshem ne kampet e perqendrimit. Torturat ma barbare, qi kishin cpike xhelatet e Stalinit, u perdoren nga komunistet shqiptar per me detyrue viktimat e tyne me pohue krime qi nuk kishin ba.
* * *
Ndertimi I socializmit do te bahej me etapa mbas strategjis politike te leninizmit. Me 1945 u shpall se revolucioni shqiptar ishtene fazen borgjeze demokratike. Keshtu shpjegohet qi ne qeverin e kryesueme nga Enver Hoxha merrnin pjese disa intelektuale te klases borgjeze. Kjo aleance me disa elemente te borgjezis vazhdoi derisa komunistet e ndjene vehten mjaft te forte sa me kalue ne te ashtuquejtunen faze socialiste te revolucionit. Per fat te mire, aleatet perendimuer e kuptuen natyren e vertete te regjimit komunist dhe prandaj refuzuen kerkesen e perseritun te Enver Hoxhes me shoke me dorzue krenet e levizjes nacionaliste qi kishin gjete strehe ne boten e lire. Nji mase tjeter qi damtoi rande prestigjin e Shqipnis si shtet I pamvarun ishte refuzimi I demokracive perendimore me pranue nji perfaqesi shqiptare ne konferencen e San-Franciskos per te vue themelet e Organizates se Kombeve te Bashkueme. Kjo duket se u ba nden presionin e qeveris greke, e cilangulte kambe se Shqipnija ishte nji satelit I Boshtit Rome-Berlin. Ky ishte nji gabim politik, mbasi u dha komunisteve rastin me ngjalle anmiqesin e Shqiptarve kunder demokracive perendimore dhe me paraqite Bashkimin Sovjetik si te vetmin mik te Shiqpnis.
Ne atmosferen e terrorit krijue ng vrasjet me shumice te anmiqve te popullit komunistet vendosen me ba zgjedhje per nji kuvend kushtetues, tue luejte deri ne fund komedin e perbuzeshme te demokracis. Simbas modelit sovjetik, ata parashtruen kandidatet e tyne ne emen te frontit demokratik. Kishte nji kandidat per cdo zone elektorale dhe ai ishte zgjedhe me kujdes nga keshilli antifashist I cdo krahine. Grat fituen te drejten e votes dhe mosha per te ushtrue ket te drejte u zbrite nga 21 ne 18 vjet. E vetemja liri qi iu la zgjedhesit ishte me I mohue voten kandidatit te komunisteve. Por sunduesit e ri te Shqipnis morren masa per me dijte se kush nuk ka votue per ta. Ne cdo zyre elektorale kishte dy kutija dhe votuesi duhej te hudhte sacmen ne njanen prej tyne. Por kutija prej teneqeje e kandidatit qeveritar ishte vesh me pelhure nga mbrenda dhe kutija tjeter ishte vetem teneqe. Kur binte sacma ne kutin e votes boshe tingellimi I jepte me kuptue vezhuesve se kush kishte refuzue me votue per komunistet. Ai damkosej si anmik I popullit dhe ne rastin e pare binte ne duert e policis se sigurimit, tue pague shtrejte at pak liri votimi qI kishin lane vet komunistet. Megjithate, nji perqindje mjaft e madhe e elektrove abstenoi nga votimi per kandidatin zyrtar. Mbasi komunistet kishin shpalle se mbare populli ishte me ta, komisioneve elektorale iu desh me transferue sacmet nga nji...
Krijoni Kontakt