Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 64
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb Tajar Zavalani dhe Historia e Shqiperis

    Sa po kam filluar te lexoj librin qe do te permend me poshte dhe arsyeja perse po e bej kete postim eshte sepse pavaresisht se libri eshte botuar ne vitin 1966 dhe pjesa qe do te citoj eshte shkruajtur ne vitin 1954, mendoj se eshte me se i pershtatshem (dhe interesant) ky citcim ne vitin 2003 qe ndodhemi sot.

    TAJAR ZAVALANI
    nga libri Histori e Shqipnis


    “Thirrje per nji liber historije shqiptare”

    Muajin e prillit nje profesor anglez i ekonomise politike, Colin Clark, shkroi ne revisten ENCOUNTER qe del ne Londer, nje artikull me titullin “Varferia e Kombeve”. Ne nje paragraf te shkurter mbi kombin tone ay thote keshtu: “Shqiptaret kane tendence te lavderohen se kombi i tyre nuk ka qene gje tjeter vecse nje grusht tribush barbare qe nuk kane bere prokopi as kur vendi i tyre bente pjese ne Imperatorine Otomane”. I dergova revistes menjehere nje leter ku e vura ne vend profesorin matuf, por mjerisht letra nuk u botua.

    E prura ket shembull per te treguar se sa keq jane informuar njerezit mbi Shqiperine. Le turmat popullore qe nuk dijne as se ku bie vendi yne, por edhe njerez te mesuar si prof. Clark shkruajne dokrra qe neve na bejne te qeshim se sa te inatosemi. Por ata te huaj qe lexojne artikullin e profesorit dhe qe nuk kane burim tjeter informatash me te sakta kujtojne se ashtu eshte me te vertet.

    Fakti qe kombi yne njifet me pak se nje popull fisesh ne mes te Afrikes ose te Pacifikut, megjithqe ndodhet mu ne skaj te Evropes, duhet te na beje te mendohemi dhe te shqetesohemi. Natyrisht arsyet qe e kane shkaktuar ket gjendje jane te shumta dhe nuk mvareshin prej nesh. Piksepari, fqinjet tone nuk kane lene mjet pa perdorur per te na diskretituar ne syt e botes dhe duhet te konstatojme me hiderim se propaganda e tyre genjeshtare ka patur efektin e saj. Pastaj dhe shum libra qe jane shkrojtur mbi Shqiperine, qofte edhe nga shkrimtare me qellime te mira, kane qene se te percipte ose jane marre vetem me nje aspekt te jetes sone shoqnore dhe kombetare. Ata kane ndihmuar qe perjashta te formohet mendimi se Shqiperia e tere eshte banuar nga fise qe nuk njofin tjeter vecse hakmarrje dhe grabitje. Gjenerata e shkrimtarvet serioz mbi vendin tone si Miss Durham, zoti Swire, senatori Goddard, nuk ka patur imitatore ne brezin e ri, pervec qe edhe rrethanat e sotme nuk lejojne me studime te shendosha si te atyreve. Me ne fund, librat si ato te Brigadier Davies, Julian Amery, qe u shkruan mbas luftes merren me nje faze te kufizuar dhe shum te turbullt te jetes sone kombetare.

    Literatura e huaj mbi Shqiperine nuk mund te perterihet me, meqe komunistet nuk lejojne me studime te paaneshme t’i hetojne punet ne vend dhe te shkruajne mbas vazhgimeve dhe ndergjegjies se tyre. Keshtu qe paragjykimeve dhe koncepteve te gabuara te se kaluares u shtohet tani edhe efekti i keq i vepravet stupide dhe kriminale te komunisteve.

    Kjo gjendje tragjike na ngarkon neve Shqiptarve qe jeojme ne toke te lire nje barre shum te rende. Neve na takon te ndricojme opinionin e botes se lire jo vetem mbi vuajtjet e popullit nden zgjedhen komuniste, por edhe t’i japin nje pasqyre te vertete te historise sone………..

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kapitull i pare


    Iliret


    Iliret jane stergjyshnit e Shqiptarve. Historianet ma te mire te kohes sone e kane pranue si nji fakt te provuem ket origjine te kombit tone. Theodor Mommsen, auktori i disa veprave klasike mbi historin e Romes se vjeter shkruen keshtu: “Tokat e Balkanit dhe t’Evropes se mesme qe njifeshin ne kohen e Romakve si Illyricum, moren ket emen mbasi ishin banue nga raca e Ilirve, qe ishte fort e perphapun n’at kohe. Mbeturinat e kesaj race jetojne edhe sot ne skajin juguer te tokave te gjana qe okupojshin ne fillim. Ky populli vogel qe e quen vehten Shqiptar dhe qe njifet nga te huejt si Albaniz ose Arnaut, ka ruejte deri me sot kombesin dhe gjuhen e tij te lashte.

    Shqiptaret jane pjes e familjes se popujve Indo-Gjerman dhe, megjith qe jane ma afer deges greke, ata dallohen prej Grekve aq shum sa edhe Latinet ose Keltet. Ne agimin e epokes historike kombi ilirian okuponte brigjet e Adriatikut prej grykes se lumit Po, permes Istris, Dalmacis dhe Epirit, deri ne Akarnani* dhe Etoli* te Greqis. Ne drejtimin linduer, tokat e Ilirve shtriheshin mbi Maqedhonin e Eperme, Serbin e Jugut, Bosnjen dhe pjesen e Hungaris qe asht ne juge te Danubit. Ne Lindje, Iliret ishin kufi me fiset Thrakase, dhe ne perendim me Keltet, prej te cilve Taciti i cquen ne menyre fare te qarte.”

    Iliret u vendosen ne Balkan ne shekullin e dhjete para Jezu Krishtit, domethane shum kohe perpara se te fillonte me u shkruejte historija e popujve te Evropes. Iliret vet nuk kane lane ndonji dokument me shkrim dhe informatat e para mbi origjinen e tyne i gjejme ne shkrimet e historianve grek dhe latin. Mbasi ata shkrojten disa shekuj mbas ardhjes se ilirve, kallzimet e tyne jane perzie me legjendat e mithologjis greke. Nji version asht se Iliri ishte i biri i Kadmit dhe Harmonis, te cilet u debuen prej Thebes ne Greqi dhe shkuen me jetue ne viset qe moren ma vone emnin e Ilirit. Nji shpjegim tjeter qe transmeton historiani latin Appian thote se Iliri ishte I biri I qikllopit Polifem me gruen e tij Gallatea. Nga kjo martese linden, pervec Ilirit, edhe dy djem te tjere, te cilet u quejten Kelt dhe Gallat. Kta te tre emigruen prej Siciljes dhe u dhane emnin tre popujve parahistorik, qe ishin Iliret, Keltet dhe Gallatet. Iliri vet pat gjashte djem, te cilet u bane themeluesit e gjashte fiseve iliriane: domethane Taulantet, Enkelet, Autariatet, Dasaretet, Dardhanet dhe Parthenet. Farlati, prifti i Venedikut qe ka shkruejte “Illyricum Sacrum”, ne shekullin e XVIII, kallzon se mbreti i par i Iliris ishte Ylli, i cili jetoi ne shekullin e XII para Jezu Krishtit. Pasardhesi I tij, Kliniku, mbretnoi ne kohen e luftes se Trojes dhe iu ndihmoi Grekve me 72 anije detare.

    Tue fillue nga shekulli i kaluem, historija moderne ka shtie pak drite mbi origjinen dhe dyndjet e Ilirve, tue shpernda deri diku mjegullen e mistershme te legjendave parahistorike. Kesaj vepre skjarimi I kane ndihmue sidomos germimet arkeologjike, zhvillimi I anthropologjis dhe studimi I pertrimun I historis se Egjyptit dhe te Azis se Vogel. Ne driten e ketyne zbulimeve ka fillue te shkruhet per heren e pare historija ma e sakt dhe e dokumentueme e atyne kohnave te lashta, kur Iliret zune kambe ne viset tona. Por ky proces porsa ka fillue dhe, para se historija te thote fjalen e fundit, mbetet edhe shum pune per ta ba.

    Rezultatet e studimeve te deritanishme I ka permbledhe me kompetence dhe mjeshteri anthropologu amerikan C. S. Coon, I cili ka botue librin ma te fundit dhe me te plote mbi racat e Evropes. Ai I ka kushtue nje verejtje te posacme lidhjeve ndermjet Ilirve dhe Shqiptarve. Ai shkruen se Iliret ishin nji race nordike, domethane flokeverdhe, symavi, me kafken e gjate, ose dolikocefal, qe te perdorim gjuhen shkencore. Iliret qene krijuesit e qytetnimit te hekurit ne Evropen jugelindore, ne nji kohe kur emni I Romes dhe I Athines nuk ishin ndie hala. Sic dihet, klasifikimi I qytetnimeve per kohet parahistorike bahet ne baze te materjalit qe perdorte njeriu per te ndertue veglat e punes, armet e luftes dhe orendite vehtiake. Ma se pari u zhvillue qytetnimi I gurit, mandej I bronxit dhe me ne fundi hekurit. Kto qytetnime kane marre forma te ndryshme dhe kane kalue neper disa faze qe njifen simbas emnit te vendit ku germimet arkeologjike I kane zbulue per here te pare. Qytetnimi I hekurit qe zhvilluen Iliret asht lidhe me emnin e Hallstatt, nji vend ne malsinat alpine t’Austris, ku jane gjete vorreza ilirjane plot me gjana prej hekuri: shpata, brisqe, ene, kusi, unaza, karfica etj. Krijesa ma karakteristike e qytetnimit ilirian asht shpata e gjate prej hekuri, me tehun e lumuet dhe majen e preme. Vorreza dhe gjana prej hekuri si ato te Hallstatt u gjeten ma vone ne Glazinac te Bosnjes dhe ne Prozor te Kroacis.

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    vazhdim...

    Iliret u treguen mjeshter te persosun ne punimet e hekurit dhe ishin te paret ne Evrope qe perdoren ket metal. Ata farkuen sidomos nji shpate te gjate pa maje te spikatun dhe me dorezen ne trajte te shkronjes “T” qe ishte punue prej eburi ose ambri. Kjo arme e re shkaktoi nji revolucion ne methodat e luftes dhe raca iliriane shtriu pushtetin e saj mbi shum krahina te Evropes jugelindore. Zbulimi I hekurit me te cilin Iliret farkuen armet e tyne nuk e cduku perdorimin e bronxit qe kishte qene zbulue shum kohe ma pare. Keshtu shpjegohet qe, ne nekropolet (vorrezat) iliriane jane gjete vegla shtepijake si vazo, kusi, etj., dhe orendi vehtiake si vathe, unaza, gjerdhane, breza, etj., prej bronxi. Iliret e Balkanit erdhen ne kontakt me kulturen greke dhe struske (Itali) dhe imituen fqinjet e tyne ne zbukurimin e vazove prej bronxi me figura gjeometrike dhe shtaze mithologjike, qe duket se I detyrohen influences se qytetnimit te Orientit te Aferm, me te cilin Akenjte e Homerit kishin marredhanie te shpeshta. Iliret ishin nji popull luftetar dhe prandaj sqenat e betejave perbanin motivin kryesor te artit te tyne. Trimat ilirian jane perfytyrue me helmen prej hekuri ne krye, te cilen ata qene te paret qe e perdoren si nji mjet mbrojtjeje ne lufte. Nji nga kto helme gjindet tash ne Muzeun e Berlinit.

    “Kultura e Hallstatt, -shkruen C. S. Coon,- asht lidhe me degen iliriane te gjuheve indoevropiane. Kjo asht e para here ne histori qe nji gjuhe mund te identifikohet* me nji kulture dhe me nji race ne zhvillimin e popujve indoevropian”. Zbulimet e arkeologjis* dhe te ethnografis* kane qite ne shesh mjaft prova qe tregojne se tokat iliriane perfshinin krahinat e Stiris dhe Karinthis ne Austrin e sotme, ashtu dhe Dalmacin, Kroacin, Bosnjen, Shqipnin, Maqedhonin dhe Epirin e vjeter. Asht provue gjithashtu se Iliret u shtrine edhe n’Italin e Veriut, ku fisi i Venetive ka qene i races se tyne, dhe n’Italin e jugut, ku fiset e lashte te Mezapeve dhe Japigeve ishin Iliriane qe kapercyen Adriatikun dhe u vendosen ne provincjen e Puglie-s”. Dijetari gjerman W. Helbig asht I pari qe provoi se Mezapet dhe Japiget ishin prej race Iliriane. Filologu italjan Fr. Robezzo ka muejte me deshifrue tekste te skalituna ne monumente prej guri dhe ka provue se gjuha e yne ka lidhje me shqipen e sotme.

    Dyndjet e Ilirve u shtrine edhe ne Greqin e Veriut, tue shkue deri ne Peloponez. Ne historin e Greqis se vjeter ky epizod permendet si invazioni I Dorianve. “Dorianet, -shkruen historiani anglez Bury, - erdhen nga veriu dhe veriperendimi dhe banin pjese te dyndjes se madhe popujsh qe perhapi fiset iliriane deri n’Itali. Vala kryesore e invaduesve dorian ne Greqi erdhe nga Epiri, por hollesinat nuk dihen me saktesi mbassi jane perzie edhe ngaterrue me legjendat e mithologjis greke.” Arkeologu anglez William Ridgway shkruen nga ana tjeter se orvatjet e filoelenve me interpretue mbas gjuhes greke emnat e heronjve legjendar te kohes s’Iliades dhe Odiseut, emna si Akile*, Laert*, etj. Kane deshtue. Ai e shpjegon ket gja tue thane se Akenjte e Homerit ishin prej nji race nordike flokeverdhe e symavi, qe kishin invadue Greqin tue ardhe nga veriu I Adriatikut ne kohnat parahistorike dhe ishin ba sundimtaret e popullates vendase. Ata asimiluen* kulturen e Kretes qe ishte shvillue rreth qytetit te vjeter Micen, dhe harruen gjuhen e tyne, tue ruejte vetem emnat. Ka gjase qe dyndjet e racave nordike ne Evropen jugelindore te ken kalue neper disa vaza dhe te ken vazhdue nji kohe shume te gjate. Iliret mund te ken qene vala e fundit e ketyne invazioneve, te cilet shkenca e sotme ka muejte me I indentifikue.

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    vazhdim...

    Ne Shqipni germimet arkeologjike porsa kishin fillue kur vendi yne ra ne duert e komunisteve te Stalinit. Por u zbuluen mjaft gjana sa per te provue se qytetnimi I Hallstatt u perhap edhe ne Shqipni. Ne katundin Komane te Pukes ast zbulue nji nekropole (vorreze) iliriane prej misionit arkeologjik italjan te kryesuem nga Luigi Ugolini. Mbas zakonit te asaj kohe, prane kufomes varroseshin armet, veglat dhe orendit vehtiake te burrit ose grues se varrosun. Ne Komane jane gjete pjese armesh prej hekuri, vathe, gjerdane, karfica, unaza dhe breza prej bronxi qe jane pikperpik njilloj si ato qe jane zbulue ne Hallsatt dhe ne Glazinac te Bosnjes. Kur Shqipnija te bahet perseri e lire kerkimet do te rifillojne dhe nuk ka dyshim se do te bahen zbulime te reja per te plotesue historin e paraardhesve tone.

    Ne veri, Iliret ishin fqinj me Keltet, te cilet perhapen ma vone qytetnimin e hekurit ne Evropen e Mesme, ne France dhe deri ne Spanje. Keltet shvilluen edhe ma pertej mjeshterin e luftes me armet e reja dhe invaduen per ji kohe te shkurter Italin, Balkanin Linduer, dhe u shtrine deri ne Azin e Vogel. Historiani francez Camille Jullian, auktori I nji vepre klasike* mbi Galet, stergjyshnit e Francezve te sotshem, shkruen se gjaku I Kelteve u perzie me ate te Ilirve dhe u formue nji race e re Kelto-Iliriane, e cila u perhape nje Shqipni dhe ne Balkan. Kurse Joseph Dechelette, bab I arkeologjis franceze, e ven ne dyshim ket theori, megjithqe pranon se ka pase nji kontakt te ngushte ne mes te dy racave. Problemi nuk mund te zgjidhet definitivisht derisa arkeologjija nuk ka thane jalen e saj te fundit. Sidoqofte, prezenca e nji elementi keltik ne tiparet raciale te Ilirve nuk mund te vihet ne dyshim.

    Neqoftese ekzistenca e Kelto-Ilirve si nji race e vecante mund te vihet ne dyshim, ajo e Thrako-Ilirve asht nji fakt i provuem. Thrakasit qe ishin, si me thane, kushurinj me Iliret, u vendosen ne Rumanin, ne Bullgarin dhe ne Thraqen e sotme. Ata kishin shum karakteristika raciale dhe gjuhen e perbashket me Iliret, aq sa albanologu I mirenjoftun austriak Norbert Jokl asht mundue te provoje se Shqipja e sotme e ka origjinen ne nji dialekt te gjuhes se Thrakasve dhe jo te Ilireve. Thrakasit si Iliret ishin nji popull luftetar dhe sundimi I tyne u shtrie ne disa krahina te Azis se Vogel si Mizij* dhe ndoshta Frigjija*. Thrakasit si Iliret ishin nda ne fise dhe ata qe permenden ma teper ne Histori jane Beset dhe Triballet. Mbasi rane nden sundimin e Romakve, Thrakasit harruen gjuhen e tyne dhe u latinizuen krejt. Megjithate ne rumanisthen e sotme ka ende fjale qe jane njisoj si ne shqipen: buze, bukur, etj. Jane gjete prova se deri ne shekullin VI mbas Jezu Krishtit Beset flitshin nji gjuhe qe nuk ishte latinishteja dhe qe besohet se mund te ket qene nji dialekt ilirian.

    * * *

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Veshtruse...

    Po ben nje pune te mrekullueshme qe po sjell ketu "Historine e Shqiperise" te Tajar Zavalanit.

    Ai pati fatin e mire qe te jetoj ne Londer shum vjet e kjo i dha mundesi te cfletoje literature e te shkruaje qetesisht ato cka dinte ai per Shqiperine i pa censuruar e i pa detyruar te genjeje per nje cop buke sikurse ishin te detyruar te genjejne historianet tone qe jetonin brenda gardhit te PPSH-se.

    Kjo e beri qe Libri i Tajar Zavalanit te kerkohej kudo si manual i se vertetes ..te pakten i nje pjese te se vertetes..
    Duke qene se vet Tajar Zavalani ishte deshmitar i epokes se pas Pamvaresise ai behet me shume i besueshem dhe autentik.

    Ne Vitet e PPSH ..diku nga vitet 1980-1990 kishte kok krisur qe e permendnin Historine e Tajar Zavalanit ne bisedat cu cu cu me njeri jatrin.
    Sot ju po e postoni ketu dhe kushdo mund ta lexoje.

    Me kte rast dhe une do e lexoj sepse skam pas rast ta lexoj kurre.

    Thx..

    Hidhu sa me pare ne periudhen 1900-1950.. sepse punet e Iliro-Pellazgeve mbeten dhe sot Enigma dhe kuptohet Tajar Zavalani boll ka bere dhe aq.

    Ne se dikush ka mundesi le te sjelle dhe Kujtimet Hostorike te Sejfi Vllamasit te cilat jane gjithashtu burim i se vertetave.

    Po me kujtimet e Eqerem Bej Vlores cu be?

    Ku jane ato...a i ka postuar dikush te tera bashke?
    Me duket Albo dicka ka bere..

    Tung.

  6. #6
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Une e kam lexuar disa here kete liber , dhe me te vertete eshte libri me realist qe ekziston per historine e Shqiperise .

  7. #7
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Flm Brari dhe Taulant. Me vjen mire qe e vleresoni librin kur e meriton ....

    Sa i perket librave te Eqerem Bej Vlores, tani shpejt me jan dhuruar dy por skam patur shansin ti lexoj akoma...megjithate ne te ardhmen pa dyshim se do te shkruaj dicka dhe mbi ato.

    Gjithe te mirat dhe lexim te kendshem.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 29-10-2003 mė 10:45

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Sipas ketij autori Iliret ne paskan ardh ne 1000 p k !
    Nga erdhen ? Nga Marsi ?
    A e di autori qe kultura e Glazinakut ne Bosnie,dhe ajo e Korces u formuan rreth 4000 p k ,dhe vazhduan pa nderprerje deri ne periudhen Romake.
    Pra, mos u besoni te gjitheve atyre qe u mbushet mendja dhe shkruajne historine tone pa patur idene se kush ishin Iliret .
    Gj t m .

  9. #9
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    gladiator:

    Duke patur parasysh perjudhen ne te cilen eshte botuar dhe shkruar libri, mendoj se eshte nje liber i shkelqyer.

    Mendoj se do te ishte nje ide akoma me e mire qe te jepej kritika per librin mbasi ta kesh lexuar te terin....

    Megjithate, ne qoftese lexuesi nuk e vlereson kete teme atehere nuk shoh arsye perse te vazhdoj postimet ketu....administratoret mund ta mbyllin.

    Gjithe te mirat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 30-10-2003 mė 11:05

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Veshtrues .
    Sorry!
    Pergjigja ime ishte cka une mendoja ,por nuk do te thote se kam te drejte.
    Te tjeret mund te vazhdojne te postojne po te duan .
    Gj t m .

  11. #11
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Atehere per ata qe nuk jane aq skeptic po vazhdoj ....

  12. #12
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kapitull i tete

    NGA DEMOKRACIJA PARLAMENTARE NE REPUBLIKEN AUTORITARE

    Qeverija e Sylejman Delvines, qi buroi nga Kongresi i Lushnjes, e quejti misionin e saj te kryem diten qi u sigurue bashkimi kombetar mbrenda kufive te 1913-es. Ky mision u plotesue me clirimin e Vlones, dhe qeverija e Sylejman Delvines dha doreheqjen ne mbarim te vitit 1920. Kabineti i ri u kryesue nga Iljaz Vrioni, i cili organizoi te parat zgjedhie parlamentare ne Shqipnin e pamvarun. Mbasi shumica e popullit ishin analfabete dhe pa eksperience te sistemit parlamentar, zgjedhjet u bane ne dy shkalle. Piksepari u hudhen votat per zgjedhesit e dyte: 500 burra ne moshe madhore kishin te drejte me zgjedhe nji zgjedhes te dyte; 24 zgjedhes te dyte kishin te drejte me zgjedhe nji deputet. Cdo prefekture nxori nji numur deputetesh ne perpjestim me popullsin. Zgjedhjet ishin te lira ne kuptimin se qeverija nuk nderhyni per te influencue elektoret me votue per kandidatet qi perkraheshin nga pushteti. Por nga shkaku i mungeses se pjekunis politike te popullit, personat me influence neper krahinat kishin mundesin deri diku me sigurue zgjedhjen e kandidatit qi preferojshin. Parti politike te organizueme nuk kishte. Ne cdo prefekture u paraqiten si kandidate ata qi kishin luejte nji rol ne jeten politike te vendit. Ne parlamentan e pare qi u zgjodhe ne kto kondita, grupi ma i forte dhe ma i bashkuem ishte ai qi perbahej nga ish-nenpunesit e administrates dhe nga oficerat e ushteris turke. Me ta bashkoheshin edhe pronaret dhe profesionistet (avokate, mjeke, etj.) qi kishin studjue ne universitetin e Stambollit. Ne mendime ata ishin konservator dhe bashkoheshin ma teper nga interesi sesa nga ideali politik. Ata iu perulen rrymave te kohes jo me shum entuziasem, tue pranue qi te kishte nji opozite parlamentare me liri te fjales, liri te shtypit dhe vota te lira. Por diten qi Ahmet Zogu filloi me sundue si autokrat, ata iu pershtaten situates se re dhe vazhduen me sherbye si nepunes ose si deputete ne nji parlament te zgjedhun prej se nalti.

    Shumica konservatore ne parlamentin e pare te Shqipnis se pamvarun paraqitej si “Partija popullore”, por opozita liberale i kishte ngjite emnin pak si perbuzes “Klike”, dhe me ket emen u njofte ma teper ne popull. Opozita liberale perbahej nga elemente prej klasave te ndryshme: bejlere si Ali Klissura, shkrimtare borgjeze si Luigj Gurakuqi, prijes te dalun nga populli si Qazim Koculi, intelektuale si Stavro Vinjahu dhe klerike politikane si Imzot Fan Noli. Ata i bashkonin disa mendime te pergjitheshme dhe prirje perparimtare, por jo disiplina e nji partije. Kjo mungese fatale u duk ne “revolucionin e qershorit” qi pruni opoziten ne fuqi e qi falimentoi mbrenda gjashte muejve.

    Parlamenti i pare me 98 deputete u cel ne 21 prill 1921. Per te cmue sherbimet qi Vatra i kishte ba cashtjes kombetare ishte pranue jashtzakonisht qe Imzot Fan Noli te perfaqesonte Shqiptaret e Amerikes.

    Gjate vitit 1921, te shenuem ne historin e vendit tone, u shvillue orvatja e fundit e fqijve tone te veriut me cenue tansin toksore ne baze te kufive te 1913-es, orvatje qi u derrmue me sukses dhe qeverija e Iljas Vrionit, ne bashkepunim me parlamentin, iu perveshe punes, por rimekambjen dhe modernizimin e shtetit shqiptar.

    Nji mjet i fundit per te shvillue propaganden greke ishte Kisha Ortodokse qi mvarej nga Patrikana e Stambollit. Ky shteg u mbyll me shpalljen e Kishes Autokefale (te pamvarun) Ortodokse te Shqipnis. Kjo ishte vepra e Imzot Fan Nolit, i cili kishte le ne nji katund te Thraqes dhe kishte studjue ne Universitetin Harvardit te Bostonit. Ai ishte dorzue prift nga peshkopi ortodoks rus i New Yorkut dhe ishte ba flamurtari i luftes kunder influences greke nepermjet Kishes ortodokse. Orvatjet e qeveris greke me ckepute Shqipnin e jugut tue perdore klerin ortodoks si vegel ishin vue ne dukje ne raportin e Komisionit Hetues te Lidhjes se Kombeve. Njeriu ma i rrezikshem nga kjo pikpamje ishte peshkop Jakovi i Korces, i cili e kishte kthye peshkopaten ne nji qender agjitacioni politik dhe progrek. Me vendim te qeveris kombetare Imzot Jakovi, i cili kishte nenshtetesin greke, u nxuer nga Shqipnia dhe Imzot Fan Noli proklamoi Kishen Ortodokse Shqiptare te Pamvarun.

    Po ket rruge pamvaresije ndoqen edhe Bektashinjt. Ne kallnuer 1921, u mblodhe ne Tirane nji kuvend Bektashi prej 500 delegatesh dhe vendosi me u cketpute nga syparnija e qendres botnore te Bektashizmit ne Ankara. U krijue nji kryegjyshate shqiptare per te drejtue jeten fetare te Bektashive te vendit tone. Sa per klerin muhamedan, vendimi me u shlirue nga kontrolli i qendres se islamizmit ne Stambol ishte marre fill mbas shpalljes se pamvaresis ne Vlone. Kesisoj u cduk kanali i fundit qi perdorshin anmiqt e vendit tone per te shkaktue dasi fetare. Tue respektue te gjitha fet zyrtare, shteti shqiptar mbet i paaneshem dhe nuk zgjodhi nji fe zyrtare. Ky fakt u nenvizue me krijimin e kryqit te Kuq Shqiptar. Si ndermjetes per themelimin e Kryqit te Kuq sherbeu anthropologu sviceran, profesor Pittard, i cili kishte ardhe ne Shqipni per te studjue vetijat raciale te kombit tone. Shteti i pamvarun u njofte zyrtarisht nga fuqit e medha dhe te vogla, te cilat derguen perfaqesuesit e tyne diplomatik ne Tirane. Ministri i Britanis se Madhe Z. Eyres preferoi me banue ne Durres, tue shkue ne kryeqytet me automobil sa here qi ishte nevoja.

  13. #13
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    vazhdim...

    E ckujdesun nga nderhyrjet e jashtme, se paku per nji kohe, qeverija kombetare kishte detyren e rande dhe te veshtire me e kthye popullin shqiptar ne nji komb te bashkuem. Ckeputja nga sundimi turk duhej te pasohej logjikisht nga nji sere reformash radikale per te krijue nji administrate shtetnore mbas modelit perendimuer, dhe per te cduke mbeturinat e regjimit otoman ne strukturen ekonomike dhe shoqnore te venit. Mjerisht, deputetet e “klikes” qi perbanin shumicen parlamentare, ishin produkti i atij regjimi dhe prandaj te pazotet me krye reformat themeltare qi lypte koha. Ata ndoqen politiken e “idare i masllahatit”, domethane “bli dite e shko”, tue vue si shkak rrezikun e nderhyrjes se jashtme qi mund te perfundonte ne “prishjen e Shqiperise”. “Klika” perbahej sidomos nga njeres te jugut dhe kishte Eshref Frasherin si politikanin ma te zot. Ky i fundit bani aleace me Ahmet Zogun, si njeriu me dore te forte per te mbajte Shqipnin e Veriut nden disipline dhe bindje ndaj qeveris qendrore. Mirepo disa nga krenet e Shqipnis se veriut dyshonin se Ahmet Zogu synonte me sundue si diktator dhe me shkurtue pushtetin tradicional te paris se krahinave. Ne fillim te vitit 1922 u ba nji kryengritje ne Veri, nden udeheqjen e Barjram Currit dhe Elez Isufit. Ne Shqipnin e Mesme Hamit Toptani i prini nji levizjes rebele, e cila pushtoi Durresin dhe marshoi kunder Tiranes. Puna u paraqite sikur kto levizje ishin drejtue kunder Ahmet Zogut dhe jo kunder qeveris kombetare. Por Ahmet Zogu ishte Minister i Mbrendeshem dhe, si pjestar besnik i qeveris, muer drejtimin e operacionit kunder rebelizmit, i cili, sado te pastra qi te ishin qellimet, rrezikonte me trondite stabilitetin e shtetit dhe me inkurajue lakmit grabitqare te shteteve fqinj. Bajram Curri vepronte ne Malesin e Veriut, ndersa forcat e Elez Isufit, qi u nisen nga Dibra, iu afruen Tiranes. Ne ket gjendje te kritikeshme nderhyni si mik ministri britanik Z. Eyres dhe e bindi Elez Isufin se ishte tue veprue si vegla e nji komploti te kurdisun nga te huejt. Elez Isufi pranoi me u terheqe mbasi muer premtimin e faljes, per vehte dhe per ndjekesit e tij. Kjo ishte e para here qi nji diplomat i huej nderhynte ne punet e mbrendeshme te Shqipnis per te miren e vendit. Hamit Toptani u arratis, ndersa nande nga kryengritesit u kapen, u denuen me vdekje nga nji gjykatore ushtarake dhe u ekzekutuen. Gjithsej rebelet paten 60 te vrame dhe forcat qeveritare 20. Nji nga viktimet e ketij reeshi ishte Major Meleq Frasheri, i cili premtonte me u ba nji nga komandantet e dalluem te usheris se re kombetare.

    Mbasi u kapercye me sukses edhe kjo krize e mbrendeshme, qeverija shqiptare vendosi me vue gjith energjin per rimekambjen ekonomike te vendit. Per ket qellim duheshin te holla, dhe kto mund te siguroheshin vetem me ane te nji huaje te jashtme. Burimi prej ku do te delshin kto te holla duhej te ishte krejt i paaneshem, domethane se huaja nuk duhej te perdorej si nji mjet per te ckepute koncesione te damshme per pamvaresin politike te vendit. Fare natyrisht qeverija shqiptare iu drejtue Lidhjes se Kombeve, e cila kishte ndihmue ne menyre vendimtare per me i pre hovin agresionit te huej kunder Shqipnis. Lidhja e Kombeve nuk kishte vet fonde per te dhane hua, por ajo duhej te sherbente si garant kundrejt bankave qi ishin gati me derdhe paret. Nga hetimet qi kishte ba qeverija e Tiranes dihej se bankat ma me randesi te Belgjikes dhe te Zvicres ishin gati me I dhane nji hua te konsiderueshme Shqipnis me kondita fare te favorshme, po te bahej marreveshja nepermjet saj e Lidhjes se Kombeve.

    Ata qi vepronin ne Gjeneve ne emen te organizates nderkombetare i kishin marre punet me kadale dhe kerkesat e qeveris shqiptare kishin ngece neper kanalet e burokracis. Mbas disa muejsh u dergue ne Shqipni profesori ekonomist Albert Calmes, per te studjue konditat ekonomike te vendit. Ai parashtroi nji raport te favorshem tue vue ne dukje burimet natyrale te Shqipnis, qi mund te interesojshin bankat e hueja per me I shfrytezue, tue prue maqinarin dhe personelin teknik prej se jashtmi. Raporti I profesorit u studjue nga komisionet perkates te Lidhjes se Kombeve dhe dosari I Shqipnis u mbyll ne nji sirtar te arqivit te Gjeneves. Percapjet e perserituna te qeveris shqiptare rane ne vesh te shurdhet; dukej sikur nji dore e mesheft frenonte nga mrapa sqenes cdo orvatje me I sigurue vendit ndihmen financiare qi lypej me ngutesi per te sheriu plaget e luftes dhe te shum trazimeve te mbrendeshme. Kuvendi I Gjeneves muer vetem nji mase konkrete tue emnue ekspertin holandez Hunger si keshilltar financiar prane qeveris shqiptare. Natyrisht ai merrte rrogen kot derisa nuk kishte te holla per te shpenxue jashte buxhetit modest te shtetit, qi arrinte vetem 19 milion franga ari. Kushtet per te krijue nji Banke Shtetnore, e cila do te shtypte nji monedhe kombetare, ishin fare te favorshme mbasi gjate luftes se pare botnore ishte grumbullue ne Shqipni nji sasi ari prej gati 100 milion franga qi mund te sherbente si garanci per nji monedhe letre. Mjerisht Lidhja e Kombeve nuk ndihmoi dhe ky rast per te hudhe bazat e nji ekonomije shqiptare te shendoshe u la me kalue per gjithmone. Vlen te permendet ktu nji incident qi pasqyron situaten ne Gjeneve dhe qi shpjegon perse organizata nderkomebetare nuk na ndihmoi. Kur bisedohej cashtja e emnimit te nji keshilltari financiar per Shqipnin, u propozue ne fillim eksperti britanik R. S. Patterson. Delegati francez Z. Viviani e kundershtoi kandidaturen e tij, tue thane se nga shkaku I burimeve vajgurore te Shqipnis, vendimi duhej shtye per ma tutje. Lajmi se ne Shqipni kishte vojguri ishte perhape neper Europe dhe lufta per te ckepute koncesione kishte fillue. Shoqnija Anglo-Persiane kishte merrijte e para dhe kishte sigurue ne parim te drejten ekskluzive me ba kerkime ne Shqipni per te gjete se ku kishte vojguri. Shoqnija amerikane Standard Oil nuk la gurr pa luejte per te ndalue zbatimin e kesaj marreveshje qi kishte me I sigurue Shqonis anglo-persiane monopolin e shfrytezimit te vojgurit ne Shqipni.

  14. #14
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Konkurenca nderkombetare bani qi vojguri I Shqipnis nuk u nxuer prej toke erisa muer koncesionin e Kucoves shoqnija italjane AIPA. Shpjegimi asht se ne fillim Shoqnija anglo-persiane kishte frike se mos kishte vojguri ne sasina te medha ne Shqipni dhe mund t’I bahej dam vogjurit te Persis, tue kushtue transporti shum ma lire. Prandaj anglo-persianja donte me pase monopolin e shfrytezimit dhe me kalue kohen pa fillue punen. Kur u duk se burimet nuk ishin ne shkalle sa me I ban konktirence vojgurit te Lindjes se Mesme shoqnit e medha te vojgurit nuk u interesuen ma dhe vojguri I Shqipnis ra I ra per hise Italis, e cila gjithsesi nuk kishte nji burim te sajin.

    Tue qene se asnji orvatje serioze nuk u ba per te vleresue burimet natyrale te vendit, gjendja ekonomike shkoi tue u keqesue. Sikur nuk mjaftonin rrenimet e luftes, edhe natyra u kthye kunder nesh, tue shkaktue kore te keqe per dy vjet rresht. Zi buke u shpall ne krahinat e veriut, ndersa refugjatet prej jugosllavis po vdisnin nga urija, tue jetue ne rrethanat ma te tmerrshme. U bane thirrje per ndihma ne boten e qytetnueme. Miqt e Shqipnis ne Britanin e Madhe, me inciativen e Lady Carnarvon, Zonjes Aubrey Herber dhe Miss Durham, filluen fushaten me mbledhe ndihma. Qeverija britanike dhuroi nji shume te konsierueshme. Jugosllavija bani kundershtim dhe lypi qi ushqimi dhe forniturat per Shqipnin te mos kalonin neper token e saj, tue vue si shkak rrezikun e semundjeve ngjitese.

    Mbasi mungonin mjetet financiare per te cele rruge te reja dhe per te fillue pune botore te domosdoshme, u lane mbas dore edhe mjetet e ransportit, si Decauville-I I Vlones, qi kishin qene ndertue gjate luftes, dhe gjendja ekonomike e vendit shkoi tue u keqesue. Me ato pak te ardhuna qe mund te mblidhte nga populli ne baze te ligjeve te trashiguem nga Perandorija otomane, qeverija I kushtoi nji kujdesje te posacme aresimit. Deri ne mbarim te vitit 1922 ishin cele gjithsej 548 shkolla fillore ne qytete dhe ne katunde, 50 shkolla plotore dhe temesme me 3 deri 7 vjet mesim; ne Korce ishte themelue liceu frengjisht me profesore te ardhun nga Franca dhe te paguem nga qeverija shqiptare; nji orvatje e posacme ishte ba per te shvillue shkollen normale te Elbasanit qi pregatitte mesues per mbare Shqipnin. Kryqi I Kuq Amerikan (junior) themeloi shkollen teknike te Tiranes, ku u steriten nji brez djemesh shqiptar per me ushtrue zeje praktike ne lmin e bujqesis dhe te mekanikes. Ne Shkoder gjinazet e Franceskanve dhe te Jezuitve vazhduen punen e vlefshme qi kishin fillue para se te bahej Shqipnija e pamvarun, per te stervite nji brez te ri ne gjuhen amtare. Por Shqipnija kishte nji nevoje te nguteshme per mjete, inxinjere, agronome, juriste dhe administratore te edukuem ne shkollat e nalta te perendimit. Per ket qellim u krijuen bursa shtetnore dhe qysh ne 1921 ma se njiqind studente shqiptar ishin dergue ne universitetet e Italis, Austris, Frances dhe Gjermanis.

    Ndersa zbatimi I projekteve ne lamin e ekonomis duhej te priste ndihma financiare te jashtme, qeverija shqiptare muer masa per me I dhanu fund regjimit politik te perkoheshme qi u krijue ne Kongresin e Lushnjes. Kjo do te bahej tue zgjedhe me vota te lira nji samble kushtetuesse, e cila do te caktonte formen e perhershme te regjimit, do te zgjidhte kryetarin e shtetit dhe do te vinte themelet e nji vargu ligjesh te frymezuem nga legjislacioni I shteteve te perendimit.

    Kah mbarimi I vitit 1923 u cel fushata per zgjedhjet e kuvendit kushtetues. Ishin te parat dhe te vetmet zgjedhje paralamentare qi jane krye ne Shqipni. U krijuen fletore, u themeluen partina (Xhoke ne Tirane, Opinga ne Korce) per te paraqite kandidatet e tyne ne zgjedhje. Kushdo qi kuptonte sadopak nga politka e quejti vehten te detyruem me marre pjese ne fushaten elektorale per me u zgjedhe deputet dhe me “shpetue Shqipnin” N’at kohe A. Zogu ishte kryeminister dhe minister I mbrendeshem, tue zane vendin e Xhafer Ypit, I cili ishte ba antar I Keshillit te Nalte. Ky ndryshim ne kryesin e qeveris kishte ardhe si pasoje e levizjes rebele te Elez Isufit. Gjate kohs qe kishte qene kryetar I qeveris A. Zogu kishte veprue me nji mentyre pak a shuma rbitrare, dhe kishte bjerre besimin e kolegve te tij ne kabinet, te cilet ishin natare te “Klikes”, ose partis popullore, si njifej zyrtarisht.

    Ministrat si Spiro Koleka, Major Ismail Haki Tatzati, Rexhep Mitrovica, dhe kryetari I parlamentit Eshref Frasheri formuen bindejn se pranije e A. Zogut ne krye te dikasterit te punve te mbrendeshme mund te kishte nji influence te damshme mbi lirin e zgjedhjeve. Prandaj ai u zavendesue nga Sejfi Vllamasi, nji patriot I ndershem qi jepte cdo garanci se nuk do te bahej asnji nderhyrje ne zgjedhje nga ana e qeveris. Kur pa se humbi besimin e “Klikes”, A. Zogu u bashkue me bejleret konservator, te cilet ishin frikesue nga parulla e reformes agrare, per te cduke “Mbeturniat e feodalizmit”, qi ishte ba si strumbullari I propagandes per zgjedhjet. Natyrisht deisa zgjedhjet baheshin ne dy shkalle, zgjedhesit e dyte mund te baheshin per vehte nga kandidatet me influence, per shkak te pasunis ose te pozites se tyne ne shoqni.

    Megjith kto rrehtana jo shumte favorshme opozita liberale korri nji fitore te shkelqyeshme tue sigurue 36 vende ne Kuvendin Kushtetues, ndersa numri I ndjekesve te Ahmet Zogut, ose Zogiste si u quejten ne at kohe, ishte vetem 26. Deputetet qi ishin zgjedhe si prestare te “Klikes” ishin 20, ndersa Kuvendi Kushteteues kishte gjithsej 95 anetare. Ishin edhe 14 deputete qi paraqiteshin si Independent dhe qi njifshin si udheheqes Ilias Vrionin, beun liberal nga Berati.

    Kuvendi Kushtetues u mblodhe ne kallnuer 1924 dhe populli I ndezun nga fushata e zgjedhjeve priste me enthuziasem masa radikale qi do te ndryshojshin kryekeput jeten e tij. Ne te verete, nji lufte vendimtare ne mes te demokracis dhe diktatures do te shvillohej mrapa mureve te nderteses se madhe te Zia Toptanit ku ishte mbeldhe Asembleja Kushtore.

  15. #15
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kuvendi Kushtetues

    Celja e Kuvendit Kushtetues filloi nji faze te re ne jeten politike te Shqipnis. Bashkimi I shenjte, qi hishte ba te nevojshem lufta per pamvaresin kombetare, kishte marre fund. Fryma e solidaresis vllaznore perballe rreziqeve te jashtme qi shprehej ne parullat “ja vdekje, ja liri” dhe “jemi vellezer s’na ndajne dot”, nuk vepronte ma tash qe ekzsitenca e shtetit shqiptar te pamvarun ishte sigurue. Derisa vazhdonte lufta per atdhe, kundershtimet e klasave, dallimet shonore dhe interesat materiale ishin ckrie ne flagen e kulluet te vetmohimit patriotik. Ne radhen e pare te levizjes nacionaliste luftuen shume pronare te medhej, krahperkrah me intelektuale, profesionste, katundare dhe malesore.

    Mendimet u ndane kur erdhe puna me cduke gjurmat e sundimit otoman dhe me e kthye Shqipnin ne nji shtet modern mbas modelit perendimor. Ndryshimet e pikpamjeve shkaktue nga trashegimi I se kaluemes, nga pozita sociale dhe nga interesat materiale, gjeten shprehjen e tyne politike gjate fushates elektorale dhe perfunduen ne nji Kuvend Kushtetues me tri rryma kreysore: konservatore ne te djathte, radikale ne te majte, dhe independente ne mes te dy pareve. Grupi radikal, qi njifte si udheheqes Imzot Fan Nolin, donte nji spastrim ne themel te sistemit adminstratif, ekonmik dhe shoqnuer trashigue nga Perandorija otomane. Programi I tyne, parashtrue ne vija te pergjitheshme, nji sistem gjyqesore te bazuem ne kode adaptue nga ligjet e perendimit, nji reforme agrare per te cduke “mbeturniat e feodalizmit” dhe per te krijue bazen e nji bujqesije moderne, tolerance fetare dhe ndarje e feve nga shteti, ndertim shkolash ne shkalle te gjane per te mos lane asnji femije qyteti ose katundi pa aresim fillor , dhe sa ma shume djem dhe vajza me shkolle te mesme dhe mesime universitare.

    Programi I opozites radikale, I shprehun ne terma pak a shum revolucionare, kishte frikesue klasen e pronarve dhe klienturen e tyne politike qi rekrutohej nder “memuret” e Trukis. Ata donin qi Shqipnija te perparonte sa ma kadale dhe pa permbyse ne themel sistemin shoqnuer te trashiguem. A. Zogu, I cili synonte me e sundue Shqipnin me nji dore te forte, u bashkue me ta, tue pase bindje se do te sillte ne vend ma shpejt dhe ma me siguri mbicjen e tij. Por, sikur e pame ma nalt, grupi konservator fitoi vetem nji shumice relative ne Asamblen kushtetuese. Ne kto rrethana, A. Zogu e pa ma te pershatun me qendrue ne plan te dyte dhe qeverija e re u kryesue nga Shefqet Verlaci, pronari ma I madh I Shqipnis. Natyrisht nji kabinet I kryesuem prej tij nuk mund te kryente detyret e randa qi lyepeshin nga nji qeveri shqiptare ne at kohe. Shefqet Verlaci nuk ishte as nji figure plitike si shume bejlere te tjere qi paten luftue ne radhet e nacionalizmit shqiptar. Prandaj amnimi I tij kishte si te vetmin kuptim se konsevatoret dojshin qe punet ne Shqipni te vazhdonin si ma pare. Kjo ishte nji zgjidhje q enuk mund te pranohej as nga opozita paralamentare, as nga shumica e popullit shqiptar. Hendeku ne mes te shumices qeveritare dhe opozites shkoi tue u thellue deri ne nji shkalle saqi cdo bashkepunim mbrenda caqeve te Kuvendit u ba I pamundun.

    Kryengrijta e Qershorit

    Nji dit te prillit 1924 u ba nji atenatat kunder Ahmet Zogut, minister I mbrendeshem ne kabinetin Verlaci. Ate e qelloi Beqir Valteri, nji student I ri nga Mati, ndersa po ngjitej nga shkallet per te shkue ne sallen e Kuvendit. Megjithqi I plagosun ne kambe A. Zogu tregoi gjakftoftesi te jashzakonshme dhe hyni ne salle pa dhane asnji shenje alarmi, tue evitue kesisoj nji gjakderdhje fatale. Beqir Valteri ishte mbylle ne nevojtoren dhe pranoi me u dorzue mbas premtimit te nji grupi deputetesh se nuk do te vritej aty per aty. Ai u shoqnue ne bur por nuk duel fare perpara gjyqit per shkak te ngjarjeve qi u shvilluen me vone.

    Ndersa A. Zogu po sherohej ne shtepin e vet, ne Tirane u peshperit se Avni Rustemi ishte autori I vertete I atentatit kunder tij. Avni Rustemi ishte kthye ne Shqipni si hero, mbasi u lirue prej gjyqit te Parizit. Ai kishte fillue te organizonte shoqnin e rinis “Bashkimi”, dhe me ket cilsi kishte marre pjese ne fushaten elektorale per Kuvendin Kushtetues. Akuza se ai ishte nxitesi I vertete I atentatit kunder A. zogut ishte bazue, mbas peshperitjeve, ne pohimet qi Beqir Valteri kishte ba para gjykatesist hetues. Por mbasi Beqir Valteri nuk duel perpara gjyqit, kto thashetheme nuk u vertetuen, as qi u pergjenjeshtruen zyrtarisht.

    Nji muej mbas atentatit kunder A. Zogut, nji njeri I panjoftun shtini kunder Avni Rustemit ne nji rruge te Tiranes dhe e plagosi rande. Avni Rustemi vdiq ne spitalin e kryeqytetit mbas disa dit agonije. Gjaksori u arratis dhe gjindamerija ishe e pazoja me e kape. Opinioni publik, qi nuk mund te shprehej haptazi, u bind menjihere se vrasja e Avni Rustemit ishte hakmarrja per vrasjen e Esad Toptanit dhe gjaksori nuk ishte tjeter vecse nji vegel e pagueme. Opozita ia hudhi fajin partis qeeritare dhe refuzoi me marre pjese ne bisedimet e Kuvendit Kushtetues. U vendos qi vorrimi I Avni Rustemit te bahej ne Vlone dhe gjith nji vapor ne Shqiptare, deputete dhe “Bashkimxhinj”, u nis per ne qytetin kreshnik me I ba nderimin e fundit heroit te kombit.

    Mbi vorrin e Avni Rustemit, Peshkop. Fan Noli shpalli perpara turmes qe qante me lot, se gjendja ku kishte arrijte Shqipnija nuk mund te zberthehej vecse me revolucion. Po ate dit u ba nji mbledhje ne kineman e Vlones dhe u hartuen telegramet per me I shpalle lufte qeveris se Tiranes. Mbledhja e elektrizueme nga fjalimet e zgjarrta brohoriti me duertrokitje enthuziaste vendimin e deputetve te opozites. U formue nji komision me perfaqesues nga te dhjet prefekturat per te pregatite revolucionin. Bisedimet u shvilluen mrapa sqenes dhe u mbajten natyrishte te meshefta. Por u keuptue fare shpejt se kishin dale veshtiresina mbasi parija e Vlones, domethane agallaret e vendit, nuk ishin fort enthuziaste per me rrebmye armet kunder qeveris. Me fjale te tjera, nuk ishte pjeke situate sa me va revolucionin tue armatose popullin. Prandaj, u vendos qi puna te kryhej tue vue ne levizje trupat e ushteris. Armata kombetare perbahej ne at kohe nga dy regjimente, me qender ne Gjinokaster dhe ne Shkoder, tue pase si komandante kolonelet Kasem Qefezezi dhe Rexhep Shala. Grupi I deputeteve te Shkodres me Luigj Gurakuqin ne krye, u shpalle ne favor te revolucionit dhe muer persiper me perfundue negociatat me komanden ushtarake te atjeshme. Nji levizje e shpeshte pefaqesuesash ne mes te Vlones dhe Shkdres vazhdoi per disa jave derisa u perfunduen planet e marshimit kunder kryeqytetit.

  16. #16
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Asht ba zakon me cilsue ngjarjet e qershorit 1924 si nji revolucion. Ky percaktim nuk ast aspak I drjte. Revolucioni ndodhe kur nji populli tane cohet peshe dhe lufton me arme per te rrezue regjimin qi asht ne fuqi me qellim qi me krijue nji forme te re shoqnore nga pikpamja e administrates shtetnore, ndarjes se pasunis, punimit te tokes, te industris, te aresimit dhe te kultures. Asnji nga kto nuk u vertetue ne Shqipni ne 1924 dhe prandaj nuk mund te bahet fjale per revolucion. Qeverija e Tiranes u rrezue me ane te nji operacioni ushtarak te kryem ngate dy regjimentet, e jugut dhe te veriut, qi marshuen njikohesisht kunder kryeqytetit. Te rijte e soqnis Bashkim formuen nji cete vullnetaresh, se ciles iu shtuen ca nga djemte e Vlones. Pranimi I tyne ne ceten e Bashkimit ishte nji gabim I rande, mbasi ata perdoren ne Tirane metodat fashiste tue u dhane voj recini disa njeresve qe keqyreshin si reakcionare dhe anmiq te “revolucionit”. Rezistenca e forcave qeveritare ishte e paorganizueme dhe me gjysem zemre. Keshtu qi mbrenda pak ditve dhe pa shum gkaderdhje armata e kryengritjes hyni me 10 qershor ne Tirane ku nuk kishte mbte asnji minister, deputet, ose njeri me randesi nga partija qeveritare. Nji grup, me A. Zogun ne krye, kishin shkue ne Jugosllavi; te tjere kishin gjete strehe n’Itali, nder kta ishte edhe Myfit Libohova, I cili luejti nji rol me randesi ne fazen tjeter te kesaj Historie.

    Imzot Fan Noli u ba kryetar I qeveris kryengritese, ne te cilen merrshin pjese Sylejman Delvina si minister I Jashtem, Qazim Koculi si minister I punve botore; te dy komandant usharak mueren dikasteret e punve e mbrendeshme dhe te luftes, dhe Luigj Gurakuqi u ba minister I financave. Enthuziasmi I popullit ishte ne kulm. Pritej qi “guverna revolucionare” te bante pellgu I mrapeshtis ekonmike dhe nga vorfnija kronike.

    Rralle ne histori shpresat e nji populli u tradhetuen me nji menyre kaq te plote dhe kaq shpejt. Duel ne shesh menjihere se opozita radikale ishte nji grumbull politikanesh qi veprojshin se bashku pse ishin kunder disa gjanave, dhe jo pse dojshin me zbatue nji program konstruktiv reformash administrative, ekonomike dhe shoqnore. Vetem organizata Bashkimi u ba jehona e aspiratave te popullit ne fletoren e saj qe botohej cdo dit, tue nxite qeverin me ba reformen agrare dhe me cduke nga themeli mbeturinat e sundimit turk. Minisrat e kabinetit e keqyrshim me sy te keq ket propagande te rinis dhe Sylejman Delvina e permblodhi qendrimin e tyne me kto fjale: “Na luftuem per te debue partin e Ahmet Zogut pse kishim jeten ne rrezik. Reformat qe kerkoni juve te rinjte jane “gjepura”…Deshperimi ma I madh erdhi kur ai qi kishte hudhe parullen e revolucionit mbi vorrin e Avni Rustemit u tregue ma pak revolucionar se te gjith. Imzot Fan Noli u duke ne ket rast nji dasnor I letersis dhe nji diletant I politikes. E ashtuquejtuna qeveri revolucionare e qershorit 1924 ishte si nji barke pa timon ne mes te tallazeve te fusishme. Ne vend qi me krye pune me dinamizmin e revolucionarit, ministrat hajeshin se si me veprue, tue lane me kalue kot nji kohe qi nuk kthehej ma. Qeverija e Imzot Nolit nuk zgjodhi asnji nga te dy rruget qi kishte perpara: ose me zbatue reformat qi lyepeshin me urgjence me ane te disa dekreteve revolucionare, ose me legalizue pushtetin e ri tue ba zgjehdje te pergjitheshme. Ne ate gjendje shpirtnore te popullit, qeverija do te kishte fitue sigurisht nji shumice derrmuese ne zgjedhje paralamentare fare te lira.

    Ndera I la punet e brendeshme te shkojne arvale, qeverija e Fan Nolit bani njenin gabim trashanik mbas tjetrit ne lamin e politikes se jashtme. Imzot Noli vet shkoi ne Gjeneve per me lype nji hua. Sa shume kishte ndryshue gjendja ne ma pak se kater vjet! Ne syte e Lidhjes se Kombeve, ai ishte nji uzurpator derisa nuk mund te provonte legalisht se perkrahej nga populli. Prandaj fuqit europiane nuk ishin gati me e njofte si kryetar qeverije, pa le ma me I dhane pare hua. Fan Noli u ofendue rande I I la hove te lire zemrimit te vet. Ai mbajti nji fjalim qi nuk ishte ndigjue ma pare mbrenda mureve te Kuvendit te Gjeneves. Demokracin e quejti nji mashtrim hipokrit te popujve, parlamentin ji murtaje, zgjedhjet e lira nji komedi; asi stigmatizoi, tue I vue damken e zeze, burokracin e Gjeneves, me komisione e nenkomisione, me eksperte e me raporte qi mbushin doasre, te cilet radhiten ne hyzhete e arkivit dhe I mbulojne merimangat. Si oratori e nji politikani te se majtes, k fjalim ishte nji kryeveper qi kenaqi shum antare te neeritun te Lidhjes se Kombeve, por nuk I pershtatej nji kryetari qeverije qi kishte shkue me lyp te holla per te nxjerre popullin nga kthetrat e vorfnis pa derman. Por Fan Noli dukej se ishte dehun me elokuencen e tij dhe damkosi pazotesin e Lidhjes se Kombeve me frazen e fameshme: “Keshilli dhe Asambleja jane tue ardhe rrotull ne nji qerthull pa fund dhe jane tue prodhue flluska sapuni.”

    Pervec qi shkonte kunder qellimit, te cilin Fan Noli synonte me arrijte ne Gjeneve, ky fjalim ishte I padrejte po te merret parasysh se Lidhja e Kombeve kishte shpetue Shqinin tre vjet ma pare nga rreziku I agresionit jugosllav. Por ate e kishte kafshue miza e hakmarrjes shqiptare. Prandaj me t’u kthye ne Tirane nxitoi me njofte Bashkimin Sovjetik dhe me vendose marredhanie diplomatike me Keshilin e Komisareve te Popullit ne Moske. Me krijue ne Tirane nji qender propaganda komuniste, ne nji kohe kure Europa jetonte nden tmerrin e revolucionit bolshevik, shte nji sfide qi nuk mund te kalohej ne heshtje. U dha kushtrimi ne kanqelarit e Europes, dhe rrezimi I qeveris se Fan Nolit u ba I domosdoshem diten qi nji misoin diploamtik I Sovjetve, I perbame nga 18 vjet, debarkoi ne Durres. Fan Noli vet e realizoi gabimin e rande qi kishte ba nden influencen e Kostandin Boshnjakut, nji bankjer shqiptar prej Durresit qi kishte jetue ne Odese dhe ishte kthye ne Shqipni mbas revolucionit bolshevik. Por ishte teper vone.

  17. #17
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Njohja e Bashkimit Sovjetik dhe denonsimi I Lidhjes se Kombeve e ndryshuen kryekuptu poziten nderkombetare te Shqipnis ne krahasim me c’ishte tre vjet ma pare. Kto masa provokuese, qi te mos themi agresive, te qeveris se Fan Nolit I humben vendit tone vullnetin e mire te kuvendit te Gjeneves qi Fan Noli vet kishte fitue me sjelljen e tij te urte dhte te aresyeshme. Nga ana tjeter, shtetet fqinj u laramuen, dhe ket here me te drejte, nga perspektiva e nji foleje propagande bolshevike ne skajin e Balkanit. Asht e vertete se refuzimi I Kuvendit te Gjeneves me na gjete te holla nga nji burim neutral ishte I padrejte, por nji burre shteti qi ka fatin e nji kombi te vogel ne dore, nuk ka te drejte me veprue ne inat e siper. E verteta asht se, sikur qeveria e Fan Nolit te kishte perqendrue energjin per te forcue rranjet e rgjimit te ri, tue I provue botes s gezonte besimin e popullit, dhe tue permiresue administraten e shtetit pa shum shpenxime, do te gjindeshin banka private ne Europe per me I dhane Shqipnis huan qi kishte nevoje per te shfrytezue burimet natyrale te vendit. Ne vend e kesaj, Fan Noli pruni ne Durres nji perfakesi diplomatike te Sovjetve, gja qi ishte nji provokim I pajustifikueshem. Nga pikpjamja kombetare e Shqipnis, Bashkimi Sovjetik me 1924 nuk mund te sillte asnji dobi, qofte politike, ose ekonomike dhe financiare. Ishte nji hap I rrezikshem mrapa, ne nji kohe kur shtetet fqinji shin pajtue me ekzistencen e Shqipnis se pamvarun dhe kishin hjeku dore nga perkrahja e levizjeve seperatiste dhe antiqeveritare. Kurse nji leaget sovjetike ne Tirane celi perseri shtegun e nderhyrjeve te jashtme, qe u paraqiten ket here si masa defensive dhe gjeten aprovoimin e heshtun te fuqive te medha.


    Ahmet Zogu ne Belgrad u ba iniciatori dhe udheheqesi I levizjes se armatosun per te rrezue qeverin e Fan Nolit. Kryeministri jugosllav Pshic gjeti rastin e voliteshem me prue ne vend andrren e tij te hershme: me cduke Shqipnin e pamvarun nga harta e Europes. Kto dy interesa te perkunderta u bashkuen dhe Ahmet Zogu pranoi ndihmen e Juosllavis per te organizue nji fuqi te armatosun mbrenda ne Shqipni, ashtu dhe pertej kufinit. Ministri I Shqipnis ne Belgrad, Gjeneral Ali Riza Kolonja, lajmeroi qeverin e Tiranes se pregatitje per me e rrezue nga fuqija po baheshin e token jugosllave. Po ne at kohe, ministrija e jashtme e Belgradit iu pergjegje protestimeve shqiptare tue shpalle se rekrutimi I cetave ne Jugosllavi per nji mesymje kunder Shqipnis nuk do te lejohej kurrsesi. Ministri britanik ne Belgrad muer sigurime edhe ma kategorike: I thane se repartet jugosllave te kufinit kishin marre urdhen mos me lejue qi banda e armatosuna te kalojne ne toke shqiptare. U vue perpara edhe argumenti se Jugosllavija kishte ba marreveshje me Italin mos me nderhye ne punet e mbredeshme te Shqipnis. Teza zyrtare nga ana shqiptare ka qene se lufta kunder qeveis se Fan Nolit u ba vetem me focat cilvie Zogiste te rekurueme ne Mat dhe ne krahinat perqar. Historiani anglez I. Swire, I cili bani kerkime ne vend per me shkreuejte librin eq po citoj ktu, jep ket pershkrim te ngjarjeve: “Shkela e Shqipnis nga cetat e armatosuna te organizueme ne toke jugosllave filloi me 13 dhjetuer 1924. Nji regjiment I ushteris se rregullt jugosllave prishi postet e kufinit ne anen shqipare, per me I sheshue rrugen cetave nden komanden e Cena Kryziut. Nji perqendrim trupash jugosllave gjate kufinit me Shqipnin ishte vertetue disa kohe para invazionit.” Populli shqiptar pergjithesisht qendroi pasiv mbasi nuk kishte kush ta udhehiqte. Por Elez Isufi ne Peshkopi rezistoi me arme dhe mbet I varme me gjith nipin. Ne malesin e veriut patrioti plak Bajram Curri me nji grusht trimash luftoi sa mundi kunder focave bashibozuke qi sulmonin nga Prizreni. Kur muer vesht se Peshkopia kishte ra dhe Elez Isufi ishte vra, Bajram Curri u dishprue de u terhoqe ne Krume. Porsa qi cetat e armatosuna zune kambe ne toke shqiptare, njisit e usheris jugosllave u terhoqen pertej kufinit. Cetate e Ahmet Zogut perparuen deri ne qafat afer Tiranes pa gjete ndonji kundershtim serioz. Njisit e ushteris shqiptare, qi ishin ngarkue me mbrojtjen e kryeqytetit, u orvaen me ndalu hovin e forcave invaduesse, por pa sukses. Pa kalue dhjet dit qeverija e Fan Nolit ishte pertoke dhe pjesaret e saj, bashke me shum Shqiptare te tjere, kishin marre rrugen e Italis. Ahmet Zogu hyni ne irane ne krye te 9.000 burrave te armaosun me 24 dhetuer 1924, qi u proklamue si dita e “Triumfit te Legalitetit”.

    Tue dashte me ba nji pershkrim sa ma te plote dhe te paaneshme te ngjarjeve, Z. Swire gjeti menyre me marre mendimin e Fan Nolit et bi fatin e keq qei pesoi “revolucioni” I tij. Ne nji leter te shkrojutn me doren e tij, Imzot Noli treohet fare I sinqerte, sado qi perfundimi asht ne dam te tij si uhdeheqes dhe si revolucionar. “Tue ngule kambe qi te behej reforma agrare, -shkruen Fan Noli, - bana kunder vehtes pronaret e medhej; tue mos zbatue reformen agrare humba besimin dhe perkrahjen e turmave katundare.”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 30-10-2003 mė 13:27

  18. #18
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Republika Shqipetare
    (Vazhdim nga kapitulli 8 “Nga Demokracija Parlamentare ne Republiken autoritare”)

    Tue paraqite kthimin e tij ne fuqi si triumfin e legalitetit, Ahmet Zogu tregoi se kishte ma shum kuptim politik se te gjith kundershtaret e tij vue se bashku. Fan Noli me shoke u paditen si grabites te pushteti legal me ane te rebelizmit ushtarak. Antaret e Kuvendit kushtetues qi kishin ngele besnik u mblodhen me vrap dhe votuen njizanit per Republiken shqiptare me A. Zogun si kryetar. Kushtetuta e kesaj republike ishte hartue mbas modelit amerikan, domethane me nji prezident me dore te forte. Por pa ji shtyp te lire dhe pa lirin e fjales, Republika shqiptare ishte ne te vertete nji republike autoritar, pa asnji kontroll mbi veprimet e prezidentit. Sidoqofte, format e jashtme u ruejten pik par pike. Parlamenti perbahej nga dy dhoma: nji senat me 18 anetare, 12 prej te cilve zgjidheshin me vota, dhe 6 emnoheshin nga prezidenti; nji dhome te deputetve me 57 antare, te zgjedhun mbas sistemit te maparshem, domethane me zgjedhes te pare dhe te dyte. Kompetencat e Prezidentit te shkrueme ne statutin e Republikes ishin fort te gjana. Ne mes tjerave, Prezidenti kishte te drejte me hudhe poshte ligjet e votuem nga parlamenti, me shprenda parlamentin e me ba zgjedhje te reja, me marre iniciative per te ndryshue kushtetuten. Kesisoj A. Zogu kishte realizue ambicjen e tij me u ba sundimtari fuqiplote I Shqipnis, dhe kush asht ai vezhgues I paaneshem qi mund t’I veje faj. Ne qershuer 1924 Shqiptaret paten rastin e andrruem me vendos nji regjim demokratik ne kuptimin e vertete te fjales. Qeverija e Fan Nolit mund te kishte zbatue me dekret te gjitha reformat administrative, ekonomike dhe shoqnore qi lypte vendi, dhe mund te merrte aprovimin e shumices derrmuese te popullit. Ne Shqipni nuk kishte mbete fuqi e organizueme per te pengue sendertimin e nji porgrami sado revolucionar te qeveris. Fakti qi kjo qeveri deshtoi mbas gjashte muejve pa ba asnji send, provon se populli I jone nuk ishte pjeke ende politikisht per te pase nji regjim demokratik. Udheheqesit politik te asaj periudhe pasqyronin ne mendesin dhe ne veprimet, ose ma mire me thane ne mosveprimin e tyne, shkallen e shvillimit te mbare popullit. Ne kto kondita, hapi I pare duhej te ishte me krijue nji administrate te rregullt, nji fuqi policore te disiplinueme, gjykore dhe ligje moderne dhe, permbi te gjitha, aresimin e pergjitheshem per te cduke analfabetizmin qi ishte rranja e gjith se keqes. Shkurt, duhej me I ba Shqiptaret qytetare te ndergjegjeshem qi te dinin se per ke dhe per se e hudhnin voten.

    Kjo pune, qi duhej te kishte ba qeveria e Fan Nolit, u krye pak a shum nden Monarkin. Nderkaq, nji realitet mjaft I shemtuet meshifej mrapa “triumfit te legalitetit”.

    Ushterija kombetare u shpernda. Vendin e saj, per te sigurue rregullin dhe qetesin anembane Shqipnis, e zune bandat e civilave te armatosun nden komanden e krenve lokal nga Dibra si Taf Kaziu, etj. Ata u instaluen ne qendrat e prefekturave dhe vepruen si perfaqesues fuqiplote te pushtetit republikan. Nden sebepin e ndjekjes se anmiqeve te regjimit, banoret e krahinave, sidomos ne juge, pesuen shum vuejtje dhe poshnime nga dora e kesaj fuqije bashibozuke, e cila gjoja ishte ngarkue me mbajtjen e rregullit dhe te qetesis. Arrestimet, rrahjet dhe bile ekzekutimet pa gjyq, u bane ngjarje te shpeshta dhe autoret shpetuen pa denim. Ky regjim terrori vazhdoi deri ne mbarim te vitit 1926, kur u krijue ushterija e re dhe u riorganizue gjindarmerija me ndihmen e oficerave britanik. Nder viktimat ma ne za te asaj periudhe te zymet le te permendim Bajram Currin dhe Zia Dibren, qi u vrane ne Shqipni, Luigj Gurakuqin dhe Hasan Prishtinen qi rane nga plumbat e gjaksorit mercenar ne dhe te huej.

    Aleance me Italin


    Prej dites qi u kthye ne fuqi, Prezidenti Zog u mundue posacerisht te vinte ne dukje se nuk dipendonte nga Jugoslavija. Nden udhezimin e tij Kuvendi kushtetues ratifikoi marreveshjen me shoqnin vojgurore Anglo-Persiane qi I njifte te drejten me krye kerkime ne nji siperfaqe prej afro 30.000 hektare ne mes te Beratit dhe Vlones. Mandej, koloneli I ushteris britanike Sterling u emnue Inspektor I Pergjitheshem I gjinarmeris dhe u ngarkue te rekrutonte oficere anglez per te organizue gjinarmerin shqiptare.

    Nevoja per ndihme financiare ishte ba ma e nguteshme se kurr. Me mbajte me rroge disa mije civila te armatosun, pervec nji klienture politike mjaft te madhe, ishte pune e kushtueshme, kurse arka e shtetit ishte krejt zbrazet. Qendrimi I Jugosllavis ne cashtjen e kufive, per te cilen do te flasim ma vone, tregoi se ajo nuk mund te ishte nji aleate e sinqerte e Shqipnis. Nji aresye edhe ma e forte asht se Shqipnija e pamvarun ishte nji burim shprese per gati nji milion Shqiptare te Kosoves. Prandaj e vetemja zgjidhje e pranueshme per Pashicin ishte qi Shqipnija te bahej nji krahine e Jugosllavis. Mbasi dera e Lidhjes se Kombeve ishte mbylle, I vetmi shtet qe mund t’I ndihmonte financiarisht vendit tone ne rrehtanat e asaj kohe ishte Italija, e cila sigurisht kishte punue mbrapa sqenes per te ndalue Lidhjen e Kombeve te na ndihmoje.

    Ministri I financave I qeveris republikane u dergue ne Rome me ba marreveshje per nji hua, tue pase dore te lire persa I perket kushteve. Mussolini natyrisht priti me gezim ket ndryshim ne drejtimin e politikes se Shqipnis. Ai ishte shqetsue fort kur cetat e armatosuna u futen ne Shqipni nga toka jugosllave, dhe kishte dergue luftanije ne skelat e Durresit dhe te Shengjinit, me gjith qi kishte marre sigurime nga Pashici se pamvaresija e Shqipnis do te respektohej. Luftanijet nuk kryen ndonji veprim ndoshta pse ushterija jugosllave nuk hyni ne Shqipni. Mussolinit I eci fati ma shum se sa mund te shpresonte, prandaj I dha me kuptue bankes Credito Italiano se do te kishte garantin e qeveris per huan qi mund t’I jepte Shqipnis ne bashkepunim me bankat e tjera te Romes.

    Myfit Libohova u prit ne kryeqytetin e Italis si nji vizitor I cquem, dhe iu bane nderime thuejse te jashtzakonshme, si per nji kryetar shteti. Mbasi direktiva e qeveris shkoi ne veshin e bankave, aparati financiar u vue ne levizje dhe negociatat u bane nji formalitet I thjeshte. Qellimi I vertete nga ana e Mussolinit ishte kryesisht politik, domethane me e lidhe Shqipnin njihere e mire mbas qerres se fashizmit. Nga pikpamja teknike, marreveshja qi u perfundue mund te permblidhet me kto fjale: Italija I dha Shqipnise nji hua prej 50 milion franga ari dhe siguroi koncesionin me krijue nji Banke Kombetare te Shqipnis, me te drejte te shtypte nji monedhe letre shqiptare me vlefte 20 franga ari, e cila u quejte napolon. Marreveshja u nenshkrue ne veren e vitit 1925 ne nji ceremoni te posacme, ku muer pjese ministri I financave I Italis Konte Volpi. U formue nji shoqni italjane per te shpenxue te hollat e huas me qellim qi me ndertue rruge, ura, dhe te tjera

  19. #19
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    pune botore, ashtu dhe per me ba permiresime ne ekonomin e vendit. Emni I kesaj shoqnije ishte S.V.E.A., domethane Shoqnija per Shvillimin Ekonomik te Shqipnis. Kushtet e huas qi kishte nenshkrue Myfit Libohova ishin jashtzakonisht te randa: me kamate, amortizim (ripagim I huas) dhe komision, Shqipnija duhej te paguente 7 milion franga ari ne vit. Te ardhunat e doganave shqiptare ishin caktue si garanci per detyrimet e qeveris se Tiranes.

    Marreveshja qi Myfit Libohova kishte nenshkrue ne Rome iu dergue parlamentit shqiptar per aprovim. Nji pjese e antareve te parlamentit u alarmuen nga perspektiva e rrezikut qe do t’I vinte me kohe Shqipnis. Myfit Libohova u akuzue se kishte marre rryshfet, dhe u formue nji komision per te hetue manevrat e tij ne Rome. Per te ndalue qi komisioni te plotsonte detyren, u vue perpara neni 74 I kushtetutes republikane, qi thoshte se Prezidenti nuk ishte pergjegjes perpara parlamentit. Mbasi keshilli I ministrave kryesohej nga Prezidenti, neni u interpretue sikur edhe ministrat nuk ishin pergjegjes perpara parlamentit. Komisioni Hetues u shpernda dhe ky incident I dha shkak doreheqjes se kabinentit si dhe Kryetarit te Senatit, I cili ishte njikohesisht edhe Nenkryetar I Republikes. U formue nji qeveri e re ne te cilen kryetari I bashkis se Shkodres, Musa Juka, u emnue minister I mbrendeshem. Marreveshja me Italin u aprovue njizanit, ashtu si ishte nenshkrue.

    Iniciativa e Prezidentit Zog per te marre ndihme financiare nga Italija shkaktoi nji krize qeveritare ne Jugosllavi. Ministri I jashtem Nincic dha doreheqjen. U peshperit gjithashtu se Pashici vet u trondit aq fort saqi vdiq prej marazit pak kohe ma vone. Prezidenti Zog u akuzue per mungese te mirenjoftjes mbas ndihmave “bujare” qi kishte marre per te rrezue qeverin e Fan Nolit. Serbet qi drejtonin fatin e Jugosllavis nuk mund te pranonin pa kundershtim gjendjen qi u krijue me marreveshjen e Romes.

    U ba nji orvatje e re me zavendesue A. Zogun me njerez te tjere qi te banin politiken jugosllave qindperqind. Pjestaret ma me randesi te opozites antizogiste u mblodhen ne Paris dhe formen nji organizate politike qi financohej nga Jugosllavija. Nuk mjaftoi kjo, por ne nanduer 1926 u ba ne Puke nji kryengritje e primun nga prifti katolik Dom Loro Caka. Rebelet e armatosun mire sulmuen Shkodren dhe perpak e zaptuen. Por ma ne fund forcat qeveritare e dominuen situaten dhe mbrenda 15 ditve kryengritja u likuidue. Fletorja Times shkrojti se kryengritja kishte ene organizue ne toke jugosllave. Kesisoj Shqipnija u shtye edhe nji hap ne krahet e Italis. Nji traktat per “mbrojtje te perbashket dhe bashkepunim te sinqerte”, traktat qi njifet si Pakti I Tiranes, u nenshkrue per pes vjet ne mes te Shqipnis dhe Italis. Italija zotohej me nderhye ne rast se rrezikohej gjendja politike e mbrendeshme e Shqipnis. Kushtet e Paktit shkaktuen pezmatim te thelle ne Shqipni, mbasi ishte frike se mos Italija gjente rastin me dergue ushteri ne Shqipni kur te vendoste ajo vet. Kto frike dhe dyshme gjeten shprehje sado e mbulueme ne paralamentin shqiptar. Per te qetesue shpirtnat e Shqiptarve u ba nji ckembim notash diplomatike ne mes te qeveris shqiptare dhe ministrit t’Italis ne Tirane Baron Aloisi. U theksue ne menyre te qarte se Italija do t’I vinte ne ndihme Shqipnis vetem mbas kerkeses formale te qeveris shqiptare. U theksue njikohesisht se kto nota diplomatike do te keqyreshin si nji pjese e pandame e Paktit te Tiranes, I cili u aprovue nga shumica e paralamentit te Shqinis me pes abstenime. Pakti I Tiranes u regjistrue ne Zyrat e Kombeve te Bashkueme si nji dokument qi I pershtatej ligjes nderkombetare, dhe keshtu iu dah fund protestimeve te Jugosllavis se Shqipnija ishte ba nji koloni italjane (ose “protektorate” ne gjuhen diplomatike). Tue iu pergjegje pyetjes se deputetit Oswald Mosley ne Dhomen e Komuneve, ministri I jastem britanik Austin Chamberlain deklaroi se kishte marre sigurim nga Mussolini se “Italija do te ruente si syt e ballit pamvaresin dhe tansin toksore te Shqipnis.” Per te provue se Shqipnija nuk ishte a nji “protektorate” e Italis, qeverija shqiptare I ofroi Jugosllavis me nenshkrue nji Pakt si ai I Tiranes, por qeverija e Belgradit nuk e perfilli ket oferte.

    Nji mot mbas nenshkrimit te Paktit te Tiranes, domethane me 1927, u lidhe nji aleance ushtarake ne mes te Shqipnis dhe Italis. Italija gjeti si shkak nji aleance te tille qi Franca lidhi me Jugosllavin, si pasoje e Paktit te Tiranes. Qellimi I aleances italo-shqiptare, qi u nenshkrue ne nanduer 1927, ishte simbas frazeeologjis zyrtare “me stabilizue marredhaniet miqesore ne mes te dy shteteve ne menyre qe te shkoje perpara shvillimi I tyne ekonomik, ne paqe dhe pa trazime”. Per njizet vjet mbas 1927-es, te dy palet kontraktuese do te vraponin me I ardhe ne ndihme njana-tjetres ne rast se njana ose tjetra sulmohej nga jashte. Secila pale kontraktuese zotohej me vue ne dispozicion te pales tjeter te gjitha mjetet e saj ushtarake dhe financiare, gjithmone ne rast se I drejtohej nji kerkese formale nga pala e sulmueme. Ky kusht I fundit ishte shtue, si ne Paktin e Tiranes, per mos me I lane shteg Italis te debarkonte kur te donte trupat e saj ne toke shqiptare. U pranue gjithashtu qi trupat italjane te Shqipni dhe trupat shqiptare n’Itali do te viheshin nden urdhnat e kryekomandantit te vendit. Trupat e hueja do te largoheshin menjihere mbas enshkrimit te paqes me shtetin sulmues. Edhe ket here Prezidenti Zog kishte krye hetime prane qeveris se Belgradit per me I propozue te nenshkruente nji aleance te njillojte si ate me Italin, por nuk kishte marre asnji pergjegje. Lidhja e Kombeve nuk e gjeti aleancen italo-shqiptare te papajtueshme me ligjen nderkombetare dhe e regjistroi ne defteret e saj. Franca ndaloi Jugosllavin te protestante ne Gjeneve sepse mund te viheshin ne bisedim marreveshjet qi ajo vet kishte nenshkrue me shtetet e “Antantes se Vogel”: Jugosllavi, Cekosllovaki, Rumani. Parlamenti I Shqipnis ratifikoi pa kundershtim traktatin e aleacnes me Italin dhe Prezidenti Zog u brohorite si Shpetimtari I Atdheut.

    Rregullimi I kufive


    Komisioni Nderkombetar I Kufive kishte ndeshe ne tri pika te kontestueme ne plotesimin e misionit te tij: Vermosh, Shen-Naum dhe te 14 katundet e zonas neutrale ne qarkun e Korces. Persa I perket zonas neutrale dhe Vermoshit, Komisioni kishte vendos njizanit ne favor te Shqipnis; kurse per Shen-Naumin votat ishin nda midis Shqipnis dhe Jugosllavis, domethane se delegati francez kishte mbajte anen e shtetit fqi. Konflikti iu parashtrue konferences se ambasadorve ne Paris dhe ajo vendosi qi Shen-Naumi t’I jepej Shqipnis. Ky vendim u muer ne dhetuer 1922; ne muejin prill te vitit tjeter, qeverija jugosllave kerkoi qi cashtja te rishqyrtohej, mbasi kishte me parashtrue prova te reja ne favor te saj. Nji komision I posacem u ngarkue me shqyrimin e ketij materiali te ri, por nuk erdhi ne asnji perfundim. Atehere konferenca e ambasadrove ne Paris, mbas propozimit te ambasadorit britanik, ia referoi casthjen Keshillit te Lidhjes se Kombeve. U duk shpejt se edhe organizata nderkombetare e Gjeneves nuk ishte ne gjendje me vendose, prandaj u gjend me vend qi te lypej gjykimi I Gjykatores Nderkombetare te Hages. Juristet e cquem qi perbanin Gjykatoren Nderkombetare u binden shpejt se materiali I ri qi kishte parashtrue Jugosllavija nuk e forconte tezen e saj dhe konfirmoi vendimin e Konferences se Ambasadorve me I dhane Shqipnis Manastirin e Shen-Naumit. Keshilli I Lidhjes se Kombeve aprovoi vendimin e Gjykatores se Hages dhe ia komunikoi zyrtarisht Konferences se Ambasadoreve, megjith protestimet e perfaqesuesit jugosllav. Keshilli I Gjeneve nxiti ambasadoret ne Paris te shpejtonin caktimin definitiv te kufive te Shqinis, para dimnit te vitit 1924.

    Nga ana tjeter, qeverija greke, mbasi u perpoq sa mundi mos me zbatue vendimin e Komisionit te Kufive, liroi ma ne fund te 14 katundet e zones neutrale. Kur cashtja po bisedohej ne Keshillin e Gjeneves, delegati I Greqis Z. Politis deklaroi: “Kam nderin me sigurue Keshillin se kjo cashtje do te rregullohet patjeter. Qeverija greke nuk e ka zkaon me kundershtue vendimet nderkombetare, kur kane nji karkter perfundimtar.” Kurse Jugosllavija nuk pranoi me iu binde vendimit te tri instancave nderkombetare. Mjerisht fuqit europiane nuk ishin gati me perdore forcen per te detyrue qeverin e Belgradit me zbraze tokat qi I perkitshin Shqinis. U provue ne menyre te pabisedueshme se A. Zogu, kur ishte ne Belgrad, nuk kishte marre detyrim formal me I lane Jugosllavis Vermoshin dhe Shen-Naumin. Megjithate Shqipnija e asaj kohe nuk kishte mjetet ushtarak per me detyrue Jugosllavin t’I bindej vendimit te Lidhjes se Kombeve. Per mos me u duke si fare rebele ne cashtjet nderkombetare, qeverija e Belgradit vazhdoi me aresyetue e shterhollime juridike per me iu shmange nji detyrimi qi nuk pranonte ma bisedim. Ne Paris dhe ne Gjeneve cashtja u rrafe me fjale boshe deri me 1925. Ma ne fund, Prezidenti Zog pranoi qi kufini te mbetej ashtu si ishte, tue marre Shqipnija si shperblim per humbjen e Shen-Naumit katundin Peshkopi aty prane. Komisioni Nderkombetar I kufive I dha fund punimeve ne korrik 1926, tue konfirmue kufijt e 1913-es, me ane te nji Protokolli qi u firmue ne Paris me 30 te atij mueji. Ky Protokoll u firmue nga ambasadoret: Lord Crewe per Britanin e Madhe, Jules Cambon per Francen, Baron Avezzana per Italin, Baron Ishii per Japonin, Karapanos per Greqin, Spalajkovic per Jugosllavin dhe Iljas Vrioni per Shqipnin.

  20. #20
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kapitulli 9
    Mreti Zog i Pare

    Mbas deshtimit te vajtueshem te qeveris se Fan Nolit mbrenda gjashte muejve u kuptue se Ahmet Zogu ishte njeriu I cekutem nga fati per te ndertue Shtetin shqiptar te pamvarun qi kishte mbete I sakatuem nga rrenimet e luftes se pare botnore. Por mjetet qi zgjodhi ne fillim per me plotesue misionin e tij historik ishin for te rrezikeshme, mbasi u krijue pershtypja sikur ai kishte sakrifikue interesat kombetare te Shqipnis per hir te ambicjeve personale. Per fatin e mire te tij dhe te Shqipnis ai jetoi mjaft kohe dhe kreu mjaft vepra konstruktive sa me zane vendin e pare ne periudhen e shkurter te pamvaresis sone kombetare.

    Atdhetaret shqiptar, te matun dhe realiste, moren fryme te cliruem kur Prezidenti Zog I ktheu shpinen Jugosllavis dhe lidhi marreveshje me Italin. Ne rrethanat e asaj kohe kj oishte e keqja ma e vogel, tue marre parasysh se Lidhja e Kombeve nuk deshi ose nuk ishte ne gjendje me na ndihmue financiarisht. Shqiptaret e aresyeshem te asaj kohe nuk mund vecse te kenaqeshin tue pa se nji prej tyne muejti me ia kalue Pashicit ne politiken e tij plot rrena dhe mashtrime per te grabite dhe per te sundue. Per fatin tone te keq n’Itali u vendos regjimi totalitar I fashizmit, I cili forcoi prirjet e Prezidentit Zog me sundue si diktator. Mbas tre vjetve si Prezident republike A. Zogu u bind se populli shqiptar do t’a pranonte ma lehte regjimin e pushtetit personal nden formen e monarkis se trashigueme.

    Per me I dhane fuqi legale shpalljes se monarkis u bane zgjedhje per nji kuvend kushtetues ne gushtin e vitit 1928. Kuvendi vendosi njizanit themelimin e monarkis me 1 shtatuer 1928. Mbreti Zot u betue para Zotit: “Me ruejte unitetin kombetar, pamvaresine dhe tansin toksore te shtetit; me veprue mbas kushteve te statutit te mbretnis, me pase gjithone perpara sysh vullnetin e popullit.”

    Shpallja e monarkis nuk pruni me vehte ndonji ndryshim themeltar ne menyren se si qeverisej shteti shqiptar. Vetem senati u syprimue dhe parlamenti perbahej nga nji dhome te deputetve. Ndersa u mbajten format e dukshme te monarkis kushtetore pushteti politik I vertete perqendrohej ne duart e mbretit. Ne personin e Musa Jukes, monarkija kishte gjete njeriu e pershtatun per te vue ne veprim regjimin policor me spiune, burgosje pa gjyq, dhe plot masa administrative “per me mbajte rregullin dhe qetesin”. Kundershtaret e regjimit qi punojshin nden rrogoz per ta ba propagande dhe per te organizue partizanet e tyne denoheshin me burim te gjate, “ose me vdekje”, nga Gjyqi Politik ne baze te ligjes se posacme per mbrojtjen e shtetit. Komplote kunder regjimit, organizim I meshefte dhe shperndamje literature politike me fryme antimonarkiste ishin “krimet” per te cilet denoheshin ma shpesh kundershtaret e regjimit.

    Zgjedhjet parlamentare ishin nji formalitet I thjeshte. Monarikja nuk ishte kujdesun te organizonte perkrahesit e vet ne nji parti politike. Mbreti Zog preferonte me sigurue besnikin e njersve q’I sherbejshin, tue I lidhe mbas personit te tij me menyra te ndryshme, ku interesi personal dhe frika e komprometimit ne syt e popullit luejshin rolin e pare. Kandidatet per deputet mblidheshin ne Pallatin mbretnor dhe votat e zgjedhesve te dyte siguroheshin me nji menyre ose me tjetren. Herembashere paraqiteshin edhe kandidate independete ne disa prefektura si Korca. Me shum perpjekje ata sigurojshin disa vota por, me sa di vet, asnjihere nuk u zgjodhe nji deputet indipendent. Kabineti emnohej nga kryetari I shtetit dhe votbesimin e parlamentit e kishte te siguruem derisa gezonte besimin e Mbretit.

    Projektligjet hartoheshin nga Keshilli I Shtetit, nji prej enteve ma te vlefshme te Monarkis. Ne periudhen e tij ma pjellore, Keshilli I Shtetit kryesohej nga Mehdi Frasheri. Me iniciativen e tij, Shqipnija u pajise me nji varg kodesh ligjuere, adaptue nga legjislacioni ma I perparuem I perendimit. Kodi Civil, Kodi Penal, Kodi Tregtar dhe Keshilli Kontrollues jane disa nga veprat ma te cmueshme te periudhes se pamvaresis. Barazija e grues me burrin, perdorimi I oeracioneve bankare ne tregetin e mbrendeshme dhe sidomos te jashtme, sistemi metrik per matje dhe peshim, etj., jane hapat drejt oksidentalizimit te Shqipnis qi erdhen si pasoje e vuemjes ne zbatim te ketyne ligjeve.

    Projektligjet e pretatiuna nga Keshilli I Shtetit I parashtroheshin paralamentit per aprovim. Ky nuk ishte nji formalitet I zbrazet, mbasi projektligjet studjoheshin me kujdes ne Komisionet e posacme, te perbame nga deputete te specializuem. Ata banin shum ndryshime per te permiresue ligjet ne aspektin e tyne teknik. Ligjet e votuem nga parlamenti dekretoheshin nga Mbreti dhe firmoheshin nga ministri I ngarkuem me zbatimin e tyne.

    * * *

    Ne veren e vitit 1930, Mbreti Zog shkoi ne Vjene per me u sherue nga stomaku. Nji nate, tue dale nga Opera, Mbreti I shoqnuem nga ministri I oborrit Ekrem Libohova, dhe Adjutanti Major Llesh Topallaj u atakue nga dy oficera shqiptar ne mergim: Aziz Cami dhe Ndoc Gjeloshi. Mbreti nuk pesoi gja, kurse Llesh Topallaj mbet I vrame dhe Ekrem Libohova u plagose ne kamben. Autoret e atentatit duelen perpara gjykatores se Vjenes, e cila I denoi me pak vjet burgim. Gjyqi u perdor nga regjimi qi mbrentonte ne Shqipni. Ne Vjene asi kohe dominonte emigracioni politik per te denonsue regjimin autokratik. Socializmi dhe shprehja “monarki absolute” ishin nji gogol ne syt e gjykatesve austriak.

    Gjate mungeses se Mbretit, Musa Juka kishte zbulue nji komplot “per te permbyse regjimin me ane te violences”. Nji tok njerz ne mes te Shqiptarve me mendime liberale u arrestuen dhe u nxuerren perpara Gjyqit Politik. Duel ne shesh se ata ishin mbledhe, mesheftazi natyrisht, per te bisedue menyren e veprimit ne rast se I ndodhte gja Mbretit. Por ata u gjykuen per veprimtari subersive ne baze te Ligjit per Mbrojtjen e Shtetit, dhe u denuen me burgim per jete ose per shume vjet.

    Ne veren e vitit 1935 ndodhi dicka ma serioze. Ne qytetin e vogel Fier te Myzeqes komandanti I gjindarmeris, Musa Kraja, ngriti flamurin e kryengritjes. Ai urdhnoi arrestimin e perfaqesuesve te autoritetit qendruer dhe proklamoi vehten shef te revolucionit kunder Monarkis. Pikerisht ne at kohe adjudanti I Mbretit, Gjenerali Gilardi, prej origjine austriake, kaloi me automobil nga Fieri, pa dite asgja mbi cka ishte tue ndodhe. Ndjekesit e Musa Krajes kujtuesn se ishte dergue nga qeverija per me shtype kryengritien dhe e vrane mbrenda ne veture. Ky ishte I pari gjak qi u derdhe at dite. Musa Kraja shpresonte se gjesti I tij do te shenonte plasjen e revolucionit ne mbare Shqipnin. Por kjo nuk u vertetue dhe levizja e Fierit u shtype shum shpejt nga forcat qeveritare. Si gjithmone, shkaktaret e vertete te ketyne tragjedive marrin arratin, kurse 11 gjindarme, qi kishin shkue mbas Musa Krajes, u skzekutuen atyperaty. Qeverija kishte marre frike dhe vendosi me shfarue krejt opoziten e hapet ose te meshefte. Me qindra njerez u arrestuen dhe nji atmosfere terrori mbretnoi anembane Shqipnis. Te arrestuemit perbanin nji tufe te perzieme: mesues komuniste, oficere te ushteris, nepunes te shtetit, intelektuale liberal, pronare konservatore. Shum prej tyne u futen ne burg vetem pse ishin ne listen e zeze te Musa Jukes. Disa si Riza Cerova, qi nuk u shtine ne dore, u ndoqen gjurma-gjurmes dhe u vrane ne arrati e siper. Ata qi u pandehen si shefat e nji organizate te gjane per te ba revolucion ne mbare Shqipnin, u munduen dhe u torturuen derisa bane pohimet per te cilat kishte nevoje Musa Juka. Mbas disa javesh te “hetimeve paraprake” te ketij lloji, Musa Juka ishte gati me nxjerre para Gjyqit Politik te pendehunit, numri I te cilve keperencte njiqind vet. Gjyqi u ba ne Fier ne kopshtin e shtepis se Qemal Vrionit, I cili ishte nji nga kandidatet per me u denue. Ne ket rast Fieri ishte kthye ne nji kamp ushtarak me bajonetat qi xixellonin ne driten e shkelqyeshme te diellit. Burgu I qytetit nuk nxinte ma, prandaj ndertesa te tjera, si hotel “Lirija” dhe shkolla Bishanakut ishin mbushe me te burgosun. Prap edhe atje vendi mungonte. Ne nji dhome te Bishanakut, ishin mbylle 27 vet. “Hetimet” vazhduen edhe ne Fier. Te pandehunit shoqnoheshin naten nji nga nji ne zyrat e Gjyqit Politik dhe ktheheshin ne oret e para te mengjezit, tue kalzue tmerrin qi kishin pa ose pesue.

    Diten qi u cel gjyqi, gati 120 te pandehun, te lidhun me pranga gjashte vet ne nji radhe, u vune me ndeje mbi karrige ne kopshtin e shtepis ku do te kryhej formaliteti I denimit te tyne, qi ishte caktue ma pare. Kryetar I gjyqit ishte Ali Riza Topalli nga Kosova dhe prokurori nji Grekofon nga Dropulli. Ushtaret me pushke dhe bajoneta perbanin nji gardh te dendun perqark grupit te viktimve te kesaj komedije gjyqesore. (…to be continued)

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  4. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •