Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 64 prej 64
  1. #61
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    denue si rebele te levizjes komuniste nderkombetare. Atehere Z. Hrushcov perdori tribunen e kongresit te XXII te Partis Komuniste Sovjetike per te damkose shefat komunist shqiptar si deviacioniste nga vija e drejte e komunizmit nderkombetar caktue nga vet udheheqesi fuqi plote I komunizmit sovjetik. Komunistet e Tiranes disi u tronditen nga ky sulm direkt dhe I hapet I Z. Hrushcov. Ata u ankuen se nji gja e tille nuk ishte pa deri atehere ne historin e levizjes komuniste nderkombetare. Por shefi suprem I komunisteve rus nuk u impresionue nga protestimet e Enver Hoxhes me shoke dhe qeverija e Moskes muer nji tok masa ekonomike, ose ma mire me thane sankcione kunder Shqipnis. Te gjitha marreveshtjet shqiptaro-sovjetike per huana dhe kredina u pezulluen, ckembimet tregetare ne mes te Shqipnis dhe Rusis pushuen gati krejt, burast e studenteve shqiptar ne universitetet dhe shkollat e nalta te Bashkimit Sovjetik u prene menjihere dhe ata u detyruen te kthehen ne shtepijat e tyne.

    Kto masa drastike vunene rrezik zbatimin e planit pesvjecar te trete dhe kercenuen me shkaterrue krejt ekonomin shqiptare. Per shkak te politikes se komunisteve, Shqipnija u gjend perseri ne kryqezimin e rrugeve. Tue sakrifikue interesat e kombit per hir te pushtetit totalitar, komunistet e Tiranes zgjodhen rrugen qi con ne Peking, mbasi adhurimi per Stalinin dhe metodat e tij brutale I bashkonin me komunizmin e Mao Tse Dung. Ky drejtim I ri “kah lindja” shkaktoi nji krize ekonomike shum ma te keqe se ajo qi u vertetue mbas prishjes me Titon. Kjo shpjegohet mbasi 15 vjet “bashkepunimi vllaznuer” me bllokun sovjetik e kishin ba Shqipnin te dipendoje krykeput nga Rusija. Per me I dhane lexuesit nji ide sado te zymet mbi ket gjendje, kemi shifrat e tregetis se jashtme per vitin 1959. Importimet nga Bashkimi Sovjetik arrijten ne at vit 159 milion rubla, kurse vlefta e mallnave te eksportueme ishte ma pak se 60 milion rubla, domethane se deficiti I tregetis se jashtme ishte permbi dy here ma teper se eksportimet. Nji perqindje mjaft e madhe e ketij deficiti u shkaktue nga importimi I drithnave, qi asht nji rrjedhim fatal I politikes komuniste me detyrue bujqet te futen ne kooperativat bujqesore, domethane ne Kolkozet e Stalinit. Deficiti mbyllej vjet mbas vjeti me kredinat sovjetike, te cilat Shqipnija ishte angazhue t’I ripaguente tue fillue nga viti 1971. Kur Enver Hoxha zgjodhi rrugen e Pekingut, Hrushcovi kerkoi pagimin e njihershem te borxheve dhe preu cdo marredhanie ekonomike me Shqipnin derisa Enver Hoxha me shoke nuk jane ne gjendje me rregullue hesapet me Mosken.

    Kina komuniste muer persiper me zane vendin e Rusis per te mbajte ne kambe regjimin komunist ne Shqipni. Me 2 fruer 1961 burimet komuniste shpallen se Kina kishte nenshkrue nji marreveshtje me qeverin e Tiranes per te financue projektet ambicioze te planit te trete pesvjecar, tue I akordue nji hua prej 125 milion dollare. Nji marreveshtje e dyte shqiptaro-kineze u nenshkrue ne prill po te atij viti. Ket radhe u shpallen pak ma teper hollesina se heren e pare. Kina do t’I dergonte Shqipnis pajime per te realizue te 25 projektet e planit pesvjecar qi parashikon ndertimin e fabrikave te industrive kimike, metalurgjike, elektrike, etj. Per me I ba balle nevojave ma te nguteshme te komunisteve shqiptar, Kina zotohej me dergue grune, oriz, sende te tjera ushqimore dhe artikuj konsumi.

    Mbas prishjes me Hrushcovin u larguen menjihere prej Shqipnije ekspertet, keshilltaret dhe tekniket sovjetik qi kishin ne dore punet kryesore ne lidhje me planin pesvjecar. Kjo shkaktoi natyrisht nji paralizim gati te plote te veprimtaris ekonomike. Ndertesa qi ishin fillue u lane pergjysem si germadhat qi len mrapa nji stuhi e tmerrshme. Zavendesimi I ketyne “kuadreve” u ba problemi me I nguteshem. Kina e Mao Tse Dung muer persiper me dergue ne Shqipni inxhinjere dhe teknike bashke me pajimet industriale per planin e trete pesvjecar. Po ne at kohe, Enver Hoxha me shoke hartuen nji program te posacem per te shpejtue stervitjen e eksperteve ne shkollat e Shqipnis. Nga ana tjeter, per te shtue artikujt e eksportimit Tirana vendosi me fillue nji fushate intensive per me nxjerre lande te cmueshme nga barku I dheut. Tue mbeshtete kurrizin mbas murit te Kines, komunistet e Tiranes bane disa orvatje te frikesueme per te fillue ckembime tregetare me perendimin. U nenshkruen traktate tregetije me Italin, Austrin dhe disa shtete ma te largeta. Gjithashtu, pjestaret e bllokut sovjetik ne Europe nuk I prene krejt marredhaniet e tyne tregetare me Shqipnin. Por deri me 1961 ekonomija e Shqipnis kishte qene shvillue ne menyre qi me iu pershtate nevojave te ekonomis sovjetike. Per shembull, landa e pare e metaleve si krom, nikel, etj., dergohej ne Rusi ashtu si dilte prej tokes, kurse shtetet komunist te Europes dojshin me ble metaliln e spastruem dhe gati me u perdor. Per kredi nuk mund te bahej ma fjale. Tregetija duhej te bahej ne formet e saj ma primitive, tue ckembye placke me placke.

    Qysh se filloi aleanca me Kinen komuniste, perdja e hekurt qi rrethon Shqipnin u ba ma e dendun dhe e padepertueshme, kurse ne shtetet e tjere komunist te Europes po ndodhe procesi I kundert, domethane se atje perdja po rrallohet dhe marredhaniet me boten e lire bahen ma te shpeshta dhe te fryteshme. Ky izolim gjithnji ma I plote nga bota e jashtme asht prova ma e mire se punet ne Shqipni jane tue shkue keq ekonomikisht. Ket pershtypje e forcon fakti se kur e shpallen rezultatet e vitit te pare te planit te trete pesvjecar, nuk u dha asnji shifer konkrete, por vetem shtesat e vrullshme me perqindje. Kjo shpjegohet mbasi Kina vet kalonte nji krize shum serioze ne at kohe per shkak te kores se keqe per tre vjet rresht.

    Sado keq qi te jen punet ne Shqipni, sado qi populli shqiptar te vueje si rrjedhim te politikes aventuriste te Enver Hoxhes me shoke, terrori komunist ia ka mbylle gojen dhe bota e jashtme ka vetem organet e propagandes kokmuniste si burim informatash mbi Shqipnin. Enver Hoxha cirret e bertet si kaposhi ne plehun, tue vjelle vner kunder “imperializmi” amerikan, kunder revizionisteve sovjetik dhe jugosllav, shkurt kunder cdo njeriu ose shteti qi nuk I pelqen Mao Tse Dungut. Nga pikpamja e shefave komunist kinez, komunistet shqiptar kishin njifare randesije politike, tue sherbye si megafon te sulmeve te tyne ideologjike kunder hierarkis komuniste te Kremlinit. Per me iu pergjegje kritikave te Kines komuniste Hrushcovi I bani nderin e dyshimte Enver Hoxhes me e sulmue personalisht ne sesionin e Sovjetit Suprem ne mbarim te vitit 1962. “Duket se komunistet shqiptar dhe ata q’I yshtin nga mrapa nuk kane ma besim se komunizmi mund te triumfoj ne mbare boten pa nji lufte te pergjitheshme…Komunisteve shqiptar duket se iu vjen keq qe kriza e Kubes u rregullue me mjete paqesore dhe bota shpetoi nga nji lufte katastrofike me arme nukleare. Ky asht shkaku qi ata (komunistet shqiptar) na padisin si kapitulante dhe frikacake, tue derdhe kova me balte mbi kryet e popullit sovjetik dhe udheheqesve te tij.” ...to be continued

  2. #62
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    ...vazhdim

    * * *

    “Miqesija e pavdekeshme” ne mes te komunisteve shqiptar dhe kinez u vulose ne dhetuer 1963, kur kryeministri Chu En Lai bani viziten zyrtare ne Tirane, I shoqnuem nga ministri I jashtem Chen Yi. U perserite karnavali I 1959-es, me te vetmin ndryshim se ket here, ne vend te alfabetit cirilik, fletoria Bashkimi u detyrue te perdorte karakteret kinez per me I urue mireseardhjen “mysafirit te shum cquem”. U perseriten po ata fjalime plot dallkauklleke hipokrite qi te bajne me t’u veshtire. Ndersa tema kryesore ishte “miqesija e perpjeteshme”, si ne dy rastet e maparshem, argumentat per me ba te pranueshme ne syt e popullit ndryshuen. Ne rastin e Jugosllavis “Miqesija e perjeteshme” ishte cimentue me gjakun e derdhun se bashku ne sheshet e betejes gjate luftes botnore te dyte. Tue brohorite Hrushcovin, komunistet shqiptar zbuluen gjoja ne faqet e historis epizode ngadhnjimtare ku Ruset dhe Shqiptaret paskeshin luftue krahperkrah per te thye pushtetin e Perandoris Otomane. Per me I ba qejfin “Shokut Chu”, Mehmet Shehut iu desht me bazue “miqesin e pathyeshme” kino-shqiptare ne dogmat e pavdekeshme te marksizmit-leninizmit: lufte kunder imperializmit, lufte kunder revizionizmit, lufte ne te djathte, lufte kunder njanit, lufte kunder tjetrit. Ne ket politike te cmendun qi ka si qellim te vetem me konsolidue pushtetin komunist, Shehu I Tiranes u mundue te bashkonte popullin shqiptar tue thane: “Vizita tuaj eshte dhurata me e cmueshme e vitit te ri per popullin shqiptar… Vendet tona ndodhen shum larg njeri-tjetrit nga pikpamja gjeografike, por popujt dhe partite tona jane te bashkuar si nje trup I vetem me nj miqesi te madhe, te sinqerte dhe vellazerore, luftarake dhe te perjeteshme.” Tue dijte se po kto fjale ishinthane gjate aleancave “te pathyeshme” me Jugosllavin e Titos dhe me Rusin e Hrushcovit, Chu En Lai nuk mund t’I besonte fort Mehmet Shehut. Sidoqofte kto dallkauklleke ishin nji ngushellim per kryeministrin kinez, I cili para se me shkue ne Shqipni, kishte vizitue shtetet e rij te zezakve te Afrikes, dhe atje fjalimet e tij agresiv dhe luftenxitese nuk ishin prite mire.

    Vizita e Chu En Lait u mbyll me shpalljen e nji deklarate te perbashket shqiptaro-kineze, e cila mbush gati dy faqe te ngjeshuna te Zerit te Popullit. Chu En Lai dhe Mehmet Shehu bashkuen zanat per me I shpalle botes se ishin ne marreveshtje te plote mbi problemet e medhej dhe te vegjel te politikes nderkombetare ne mbare rruxullimin. Mehmet Shehu ka pase bujarin me I thane “kolegut” te tij kinez se: “Qeverija e Republikes Popullore te Shqiperise dhe populli shqiptar perkrahin me te gjitha energjite ne ceshtjet nderkmbetare politiken e drejte te Republikes popullore te Kines, e cila eshte bere pengese e rendesishme per qellimet agresive te imperializmit amerikan.” Mandaj vjen lista e gjate e vendeve te botes ku pasqyrohet harmoni e plote e pikpamjeve komuniste shqiptare dhe kineze.

    “Te dy palet, -thote Deklarata,- denojne ashper imperializmin amerikan I cili, duke sabotuar marreveshjen e Gjeneves te vitit 1962, dhe duke nderhyre ne punet e brendeshme te Laosit, perpiqet te permbyse qeverin e vendit dhe te ndeze perseri luften civile…Te dy palte denojne energjikisht veprimtarine minuese dhe te sabotazhit qe kryen imperializmi amerikan kunder Kamboxhit. Te dy palet shprehin perkrahjen e tyre te vendosur qeveris dhe popullit indonezian ne luften e tyre te drejte kunder Malajzise…Te dy palet pershendesin nxehtesisht fitoret e medha te arritura nga levizja nacional clirimtare e popujve te Afrikes…Te dy palet perkrahin unanimisht luften e popujve arabe…”

    Po ket perkrahje te flakte me fjale cfaq Deklarata e komunisteve kinez dhe shqiptar per popujt e Algjeris, te Kubes, te Amerikes jugore, etj., etj. Ma ne fund, Chu En Lai dhe Mehmet Shehu sigurojne te gjith popujt e botes se, po te ndjekin vijen qi asht caktue ne Deklaraten e tyne, triumfi I komunizmit, mbas modelit kinez, do te jet sigurue nden nji forme ose nji tjeter.

    Firmuesit e Deklarates se Tiranes qendrojne ne sferat e nalta te politikes dhe mbysin me fraza te pergjitheshme cashtjet konkrete te jetes se perditeshme qi trazojne mendjen e Shqiptarve te sunduem nga regjimi komunist. Duket se gjate bisedimeve me vizitoret kinez “pala shqiptare theksoi me mirenjohje te thelle ndihmene cmueshme, te gjithaneshme dhe internacionaliste qe Republika Popullore e Kines I ka dhene dhe vazhdon t’I jape Republikes Popullore te Shqiperise…” Por frazat e kumbueshme nuk mjaftojne ma. Populli shqiptar lyp fakte dhe shifra per me dijte se sa I ka kushtue vendit politika aventuriste e Enver Hoxhes me shoke.

    * * *

    Roli I komunisteve shqiptar si simboli percarjes ne boten komuniste muer fund diten qi burrat e Kremlinit dhe burrat e Pekingut filluen me sulmue sheshit njani-tjetrin. Gjate nji faze te shkurte prej tre vjetesh, fjalimet e Enver Hoxhes me shoke dhe botimet e shtypit komunist shqiptar, u analizuen me kujdes nga studjuesit e politikes nderkombetare per te zbulue sa thelle kishte shkue grindja nemes te Rusis dhe Kines. Komunisteve te Tiranes iu rrite mendja dhe kujtuen sepo baheshin nji faktor me randesi ne politiken botnore. Enver Hoxha kujtoi se do te vazhdonte gjth jeten me sha Hrushcovin per hesap te Mao Tse Dungut. Pa kalue nji kohe e gjate, atij iu desht me zbrite prej fikut dhe roli I tij kufizohet tash me perserite ato qi thone Mao Tse Dung, Chu En Lai, etj. Ndryshimi ne siperfaqe, ne popullsi dhe ne cdo pikpamje tjeter, asht kaq I madh saqi fjalet e Chu En Lait ne gojen e Enver Hoxhes tingellojne si nji parodi pa shije, si belbezimet e nji kuklle mekanike. Ata qi studjonin me kujdes shprehjet e komunisteve te Tiranes derisa Moska dhe Pekingu orvateshin me ruejte fasaden e unitetit, I keqyrin tash si nji gja per t’u zbavite. Nderkaq, prestigji I Shqipnis bije gjithnji ma poshte, pozita e saj nderkombetare bahet gjithnji ma e veshtire, Mao Tse Dung kercenon Ameriken tue marre ne sy nji lufte nukleare. Ai ban hesap se po te vriten 200 milion kinez, do te mbeten prapseprap 500 milion te tjere dhe komunistet kinez do te sundojne boten, tue ndertue komunizmin mbi germadhat e sistemit kapitalist. Po Enver Hoxha c’pret nga nji lufte me arme nukleare, kur nji bombe atomike do ta bante Shqipnin hi dhe pluhun? Ne asht se ai beson pernjimend ne luften nukleare, atehere asht tue ndjeke nji politike kriminale kur bashkon fatin e kombit me ata qi duen me e provokue. Ne qofte se deklaratat luftenxitese te komunisteve te Tiranes jane vetem bllof dhe demagogji, atehere ata arvaten me qellim me diskreditue Shqipnin dhe Shqiptaret ne syte e botes per te sigurue perkrahjen e Kines komuniste dhe per te qendrue vetne fuqi kunder vullnetit te popullit. Tue mbajte popullin nden zgjedhe, Enver Hoxha me shoke po e detyrojne te pesoje rrjedhimet e krizes ekonomike qi ka shkaktue transferimi I “miqesis se perjeteshme” nga Moska ne Peking. ...

  3. #63
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Nuk mjafton kjo, por komunistet e Tiranes kane sy e faqe te shpallin se kane pelqimin e popullit shqiptar per politiken aventuriste dhe katastrofike qi jane tue ndjeke. A do te pranonte populli shqiptar, sikur te ishte I lire me te vertet, qi te lidhte fatin e tij politikisht dhe sidomos ekonomisht, me nji Kine te mrapambetun qi ndodhet ne anen tjeter te botes, kur Shqipnija vet asht ne prakun e Europes se qytetnueme? A do te pranonte populli shqiptar me u cjerre e me vikate kunder shteteve te bashkueme, e vetemja fuqi e madhe prej se ciles vendi I jone nuk ka pa vecse te mira? A do te pranonte populli shqiptar qi perfaqesusi I tij ne New York te merrte iniciativa per te shkaterrue Organizaten e Kombeve te Bashkueme per me I sherbye interesave te Kines komuniste, ashtu si bani njifare Halim Budo ne fillim te dhetuerit 1964? A ishte puna e perfaqesuesit te Shqipnis me I qite ngaterresa Organizates nderkombetare, qi do te kishte qene streha dhe mburoja e jone sikur te kishim pase nji qeveri te zgjedhun lirisht nga populli?… Por pse me shkue larg! Sikr populli shqiptar te ishte me te vertet I lire, e para pune qi do te bante asht me permbyse qeverin komuniste dhe regjimin tiranik qi Enver Hoxha me shoke I kane imponue me ane te terrorit dhe te uris. Ket gja populli shqiptar do ta baje nji dit, heret a vone.

    * * *

    Po bahet nji shekull qysh se Shqiptaret filluen te luftojne per lirin e tyne. Pionjeret e Rilindjes Kombetare mbollen faren e nacionalizmit, I cili ne konceptin e tyne ishte lidhe ngushte me demokracin politike dhe lirin personale. Ideali I tyne ishte me ba Shqipnin e pamvarun Svicren e Balkanit. Mbas tridhjet vjetve orvatjesh te palodheshme, nelufte me forcat kundershtare, te jashtme dhe te mbrendeshme, u duk sikur ky ideal po realizohej: Shqipnija po hynte ne rrugen e pamvaresis mbrenda kufijve te saj etnike. Mjerisht, ne oren e fundit, forcat kundershtare te jashtme nderhyne me violence dhe nacionalizmi shqiptar pesoi difaten e tij te pare ne ket shekull. Pamvaresija e Shqipnis u fitue tue lane gjysmen e Shqiptarve nden zgjedhen e fqijve te veriut dhe te jugut. Kur populli shqiptar, I keputun ne mes, filloi me ndertue shtetin e vet, vendi I jone u perla nga vala e furishme e luftes e pare botnore. Kur mbaroi ajo lufte, Shqiptaret u detyruen me fitue perseri pamvaresin e tyne dhe per gati njizet vjet gezuen nji jete te lire dhte bashkuem si komb. Tue punue ne kondita te veshtira, tue vuejte nga skamja dhe mungesa e mjeteve te mjaftueshme, tue kapercye pengesa te panumerta, Shqiptaret e lire vune themelet e nji shteti modern, te bazuem ne idet dhe entet e botes perendimore te qytetnueme. Perseri me 1939, vala e furishme e nji lufte botnore te dyte mbuloi Shqipnin me rrenimet e saj, tue zhyte vendinnden nji zgjedhe te huej. Per fatin tone te keq, ket here lirija nuk u rifitue si pat ndodhe me 1920. Ket here sundimi fashist u zavendesue me diktaturen dhe terrorin policor te komunisteve. Ata vepruen si anmiqte per vdekje te nacionalizmit dhe te demokracis. Tue ndjeke dogmat e marksizmit-leninizmit, ata u zotuen me vue ne vend te ides kombetare internacionalizmin proletar dhe bashkepunimin vllaznor me Rusin sovjetike dhe shtetet e tjere komunist. Ne vend te demokracis ata u zotuen me vue diktaturen atnore, per te miren e masave punonjese, ku nuk do te kishte ma antagonizem ne mes te qeveris dhe te qytetarve. Ata u zotuen se do te siguronin, mbrenda kohes ma te shkurten, mireqenien materiale per te gjith popullin, tue vue ekonomin e dirizhueme dhe socializmin shkencuer, ne vend te sistemit kapitalist me sipermarrjen private, lirin e ckembimeve dhe punen me hake. Me ardhjen e komunisteve ne fuqi nacionalizmi pesoi disfaten e tij ma te madhe gjate ketij shekullit. U duk sikur komunistet ishin sigurue kunder ringjalljes se ndergjegjes kombetare ne shpirtin e Shqiptarit, tue lidhe fatin e tyne me Rusin e Stalinin dhe te Hrushcovit. Pushteti I tyne absolut u garantue nga cdo rrezik I jashtem me pranimin e Shqipnis ne Paktin e Varshaves, me krijimin e nji baze nendetesesh sovjetike ne Karaburun dhe me premtimin solemn te qeveris sovjetike per te instalue baza raketash ne Shqipni ne rast se shtetet fqinj banin po at gja.

    “Internacionalizmi proletar dhe bashkepunimi vllaznor” I komunisteve duel nji genjeshter e madhe qysh ne ditet e para te aleances me Jugosllavin. Mareshali Tito refuzoi me I dhane lirin popullit te Kosoves qi kishte derdhe gjakun bashke me vllaznit e Shqipnis per te shpetue nga sundimi I huej. Nacionalizmi serb duel ma I forte dhe Kosova u ba perseri martire. Hrushcovi ndoqi me mjete te ndryshme dhe nden masken e parulles “proletare te mbare botes bashkohuni”, politiken imperialiste te careve ne Europe dhe ne vise te botes ku carizmi nuk kishte mbrrijte. Hrushcovi nuk perfilli aleatet e Tiranes kur I shtriu doren e pajtimit Prezidentit Tito, per mos me e lane te lidhej kryekeput me demokracit perendimore. Hrushcovi nuk ngurroi me I premtue politikanit grek Sofoklis Venizellos perkrahjen sovjetike persa I perket kerkeses se Greqis me shtie ne dore Shqipnin e jugut ne rast se qeverija greke pranonte me dale prej aleances se Atlantikut N.A.T.O. (North Atlantic Treaty Organization).

    Ne kto rrethana, edhe komunistet e Tiranes e pane te dobishme te perdorin nacionalizmin si arme politike ne interes te pushtetit. Dita e Flamurit filloi te festohet perseri si dite kombetare dhe ndertuesit e Shqipnis se pamvarun u vune perseri ne pah, tue nderue kujtimin e tyne mbas menyres komuniste. Vjerrshat e Gjergj Fishtes u lejuen te qarkullojne perseri dhe ai po brohoritet tash si anmik I Pansllavizmit. Erdhe dita qi Enver Hoxha te vajtoje vuejtjet e popullit te Kosoves nden sundimin jugosllav; erhe dita qi Hrushcovi te akuzoje Enver Hoxhen me shoke si nacionaliste pamjeshkurten dhe shoviniste.

    Historija, aresyeja dhe interesi kombetar lypshin qi Shqipnija e ckeputun nga hegjemonija sovjetike te kthehej kah perendimi. Ket rruge jane tue ndjeke pikerisht shtetet e tjere komunist te Europes qi duen me shpetue nga monopoli ekonomik I Sovjetve: Polonija, Rumanija, Hungarija. Argumenti I komunisteve se Shqipnija do te coptohet po te mos mbeshtetet ne nji fuqi te madhe komuniste asht demagogji e thjeshte. Kombet e Bashkueme dhe fuqit e medha perendimore vecanerisht mund te garantojne pa rezerve pamvaresin dhe neutralitetin e Shqipnis. Rreziku per shtetet e vegjel dhe per paqen botnore vjen sot nga bota komuniste dhe jo nga bota elire. Hrushcovi asht ai qi vendosi tinez raketa nukleare ne toke te Kubes per me kercenue Shtetet e Bashkueme dhe kontinentin amerikan. Mao Tse Dung, asht q’I bane lufte Indis dhe shkaktoi gjakderdhje per te zaptue disa toka qi lakmonte. Hrushcovi asht ai qi pruni Shqipnin ne buzen e gremines tue I pre befas kredinat financiare dhe tue largue ekspertet sovjetik prej Shqipnije, per te vetmen aresye, se paku ne siperfaqe, se Enver Hoxha nuk ndoqi skllaverisht politiken e tij.

    E verteta asht se, kur komunistet flasin per rrezikun q’I vjen Shqipnis, ata kane sidomos parasysh sundimin e tyne dhe regjiin komunist qi nuk duron frymen e liris se perendimit. Kunder historis, logjikes dhe interesit kombetar, Enver Hoxha me kliken e tij lidhen fatin e Shqipnis me Kinen komuniste sepse kane shprese qi mund te qindrojne ma gjate ne fuqi tue mbajte popullin nden zgjedhe. Por historija do te vavzhdoje me ndjeke rrugen e saj, pa marre parasysh akrobacit dhe xhambazlleket e komunisteve te Tiranes. Shtetet e Bashkueme te Europes po ndertohen me ngadale, me zahmet, por me bindje te pathyeshme ne suksesin e mrame. Ditet e perhapjes se komunizmit ne konientin e vjeter kane kalue pergjithmone. Sot Bashkimi Sovjetik I trembet nji Europe te bashkueme mbasi do te sjelli me vehte shkaterrimin e blokut sovjetik, tue u hjeke Polonezve dhe Cekosllovakve frigen e nji agresioni gjerman. Shtetet e Bashkueme te Europes do te bahen si nji magnet me terhqeje te parezistueshme per shtetet satelite te Rusis. Kur te gjith shtetet e Europes te jen te bashkue ne nji konfederate me te vertet vllaznore dhe demokratike, Shqipnija e sundueme nga komunistet staliniste te mbeshtetun ne Kinen e Mao Tse Dung do te bahet nji anakronizem dhe komunistet e Tiranes nuk do t’I kene ditet e gjata.

    Na Shqiptaret e merguem, qi jemi nda nga njerzit e dashtun pertej perdes se hekurt komuniste, nji perspektive e tille na dishpron. Por duhet te mos harrojme se historija punon me shekuj, ndersa njerzit llogarisin me vjete. Duhet te na zemeroje fakti se nacionalizmi shqiptar ka triumfue, tue I detyrue komunistet me iu perule. Do te vije dita, heret a vone, kur edhe demokracija do te triumfoje mbi diktaturen komuniste dhe do te krijohen kushtet per te bashkue Shqiptaret mbrenda kufijve etnike te atdheut te tyne mijvjecar.


    Fund

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    veshtruse..

    Te lumte dora per punen e madhe qe ke bere me postimin e ksaj vepre te mrekullueshme mbi historine e Shqiperise.
    Mundesisht moderatoret le te heqin komentet qe bem ne gjat kapitujve... dhe le te mbetet ketu vetem ajo cka ka shkruar i nderuari Tajar Zavalani.

    Historia ka qene nje nga fushat ku eshte derdhur per 40 vjet nje det me genjeshtra nga PPSH dhe historianet e saje e sidomos nga kryegenjeshtaret Enver Ramiz Ali Hoxhat..
    Historia e Tajar Zavalanit eshte nje kryeveper.
    E lehte per tu lexuar e kuptuar nga njerez te cdo moshe e krahine, e qarte dhe plot llogjike bindese e objektivitet shkencor. Pa llafollogji boshe e insinuata mashtruese, e konceptuar bukur ne stil e fjalor kjo veper eshte nje manual i mjaftueshem per cdo shqiptar qe don te dije cka ndodhi kto 100 vjet qe shkuan.
    Si shum rilindasve e atdhetareve te medhej edhe Tajar Zavalanit ju mohua atdheu nga regjimi despotik i PPSH por Historia e Shkruar nga Zavalani cau erresiren e bunkerin Enverist te asaj kohe dhe hyri cop cop ne Atdhe dhe u peshperit vesh me vesh e qendroi si nje reference e se vertetes ndaj Genjeshtres..
    Nderim Zavalanit dhe gjith atyre qe u perbuzen padrejtesisht nga propoganda fallco e PPSH-s..

    Tung..

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  4. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •