Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 64
  1. #21
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Ua c'ma hoqi mallin e Verit Ahmeti mua.
    A i lexojne ata idhetaret e Zogut keto gjera para se te flasin per Zogun sikur te ishte ndonje engjell?
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  2. #22
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Shqiperia ka qen dhe eshte larg nga nje drejtim prej engjejve (tani per tani). Megjithate te pakten ne kohen e Zogut fatkeqesira kane ndodhur sepse skishin as shume eksperience as shume njohuri. Ndersa tani ndodhin sepse ashtu ja do qejfi.

  3. #23
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Qeverija kishte marre frike dhe vendosi me shfarue krejt opoziten e hapet ose te meshefte. Me qindra njerez u arrestuen dhe nji atmosfere terrori mbretnoi anembane Shqipnis. Te arrestuemit perbanin nji tufe te perzieme: mesues komuniste, oficere te ushteris, nepunes te shtetit, intelektuale liberal, pronare konservatore. Shum prej tyne u futen ne burg vetem pse ishin ne listen e zeze te Musa Jukes. Disa si Riza Cerova, qi nuk u shtine ne dore, u ndoqen gjurma-gjurmes dhe u vrane ne arrati e siper. Ata qi u pandehen si shefat e nji organizate te gjane per te ba revolucion ne mbare Shqipnin, u munduen dhe u torturuen derisa bane pohimet per te cilat kishte nevoje Musa Juka. Mbas disa javesh te “hetimeve paraprake” te ketij lloji, Musa Juka ishte gati me nxjerre para Gjyqit Politik te pendehunit, numri I te cilve keperencte njiqind vet. Gjyqi u ba ne Fier ne kopshtin e shtepis se Qemal Vrionit, I cili ishte nji nga kandidatet per me u denue. Ne ket rast Fieri ishte kthye ne nji kamp ushtarak me bajonetat qi xixellonin ne driten e shkelqyeshme te diellit. Burgu I qytetit nuk nxinte ma, prandaj ndertesa te tjera, si hotel “Lirija” dhe shkolla Bishanakut ishin mbushe me te burgosun. Prap edhe atje vendi mungonte. Ne nji dhome te Bishanakut, ishin mbylle 27 vet. “Hetimet” vazhduen edhe ne Fier. Te pandehunit shoqnoheshin naten nji nga nji ne zyrat e Gjyqit Politik dhe ktheheshin ne oret e para te mengjezit, tue kalzue tmerrin qi kishin pa ose pesue.

    Diten qi u cel gjyqi, gati 120 te pandehun, te lidhun me pranga gjashte vet ne nji radhe, u vune me ndeje mbi karrige ne kopshtin e shtepis ku do te kryhej formaliteti I denimit te tyne, qi ishte caktue ma pare. Kryetar I gjyqit ishte Ali Riza Topalli nga Kosova dhe prokurori nji Grekofon nga Dropulli. Ushtaret me pushke dhe bajoneta perbanin nji gardh te dendun perqark grupit te viktimve te kesaj komedije gjyqesore. (…to be continued)



    Thjesht per ceshtje parimore ti Veshtruese, se na merziten shpirtin kta monarkistat.
    Sa do doja te vinte ALbo ose ndonje tjeter nga idhtaret e Zogut e te me thonte se ku qendron ndryshimi midis ketyre gjyqeve dhe atyre te Enver Hoxhes?


    Nejse me fal, se nuk dua te te prish temen.
    Te kerkoj falje dhe nje here, vazhdo shkruaj se shume interesante
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  4. #24
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Ndryshimi ketu eshte se Musa Juka nuk ishte mbreti ndersa Enver Hoxha ishte diktatori (Zogu nuk e mbylli Shqiptarin nga tere bota).

    PS: nuk e prishe aspak temen, biles me pelqejn komentet dhe do vazhdoj te shkruaj akoma nga libri i Zavalanit sepse eshte me te vertete shume i paanshem kur shkruan.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 26-11-2003 mė 13:55

  5. #25
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    vazhdim nga kapitulli 9

    Tė pandehunit u thirrėn me folė dhe, gati tė gjith, pėrsėritėn pohimet qi kishin ba ndėn torturė gjatė «hetimeve». Mbasi nuk kishte dokumenta tė shkrojtuna pėr tė provue kėt komplot «kolosal», disa nga tė pandehunit patėn guximin me tėrheqė ato qi kishin thanė para gjykatėsit hetues, dhe disa tė tjerė u munduen me paksue randėsin e komplotil, tue shpallė se puna ishte kufizue me bisedime. Asnji avokat nuk kishte pėr me I mbnojtė. Publiku ishte pėrfaqėsue nga nji a dy reporterė fletoresh, tė cilėt duhej tė paraqitshin shkrimet e tyne pėr cenzurė. Kaluen disa dit tue shkue e tue ardhė nga burgu nė gjyq dhe anasjelltas dhe ma nė fund u shpall vendimi qi tnonditi mbarė Shqipnin: dyzet vet ishin dėnue me vdekje, shumica tjetėr me burgim tė pėrjetėshėm, dhe nji numur i vogėl ishin gjetė tė pafajshėm. Por kėt herė Musa Juka kishte shkue tepėr larg. Drama juridike e Fierit pat nji jehonė tė papritun nė Europė. Lidhja pėr tė Drejtat e Njeriut nė Paris dhe organizata tė tjera liberale protestuen pranė qeveris sė Tiranės. Kėshilli i Lidhjes sė Kombeve, qi ishte mbledhė nė at kohė nė Gjenevė, bani presion mbi delegacionin shqiptar qi tė mos ekzekutohej ky masakrim i legalizuem. Nji breshėr telegramesh nga Gjeneva vuni nė dukje nė shum mėnyra damin e madh qi do t'i vinte emnit tė Shqipnis nė botėn e qytetnueme, dhe ma nė fund kto kėshilla urtėsije patėn efektin e tyne. Dėnimet me vdekje u kthyen nė burgim tė pėrjetėshmė dhe vetėm nji nga tė dėnunemit, nji karakter i dyshimtė nga Ēamėrija, i cili kishte pėrfitue nga situata pėr tė krye vjedhje, u vue nė litar. Nji atmosferė e zymėt kishte randue mbi Shqipnin ndėrsa pritej ekzekutimi i dyzet burrave. Tė ggjithve iu hoq nji barrė e rande prej zemret kur u dha lajmi se vendimi i Gjyqit Politik nuk do tė vihej nė zbatim. Derisa viktimat shpėtuen gjall ishte gjithmonė shpresa qi tė mos kalbeshin nė burg pėr ggjith jetėn. Mbas tmerrit qi kishte shkaktue «Lėvizja e Fierit», populli priste nji ndryshim. Mbreti Zog u bind se duhej me krijue nė popull pėrshtypjen se diēka kishte ndryshue. Nji dit prej ditve qeverija dha dorėheqjen dhe Mbreti ngarkoi Mehdi Frashėrin me formue qeverin e re. Pėr herė tė parė mbas kaq vjetve, fytyra tė reja okupuen ofiqet ministeriale: Dhimitėr Berati, minister i ekonomis kombėtare; Fuad Asllani, ministur i punve tė jashtme; Ethem Toto, ministėr i mbrendėshėm; Rnok Gera, ministėr i financave; etj. Kabineti Mehdi Frashėri, me pjestarė tė regjun nė kulturėn oksidentale, u brohoritė si nji qeveri liberale dhe ngjalli shpresa tė mėdha. Mehdi Frashėri, i cili ishte pregatitė gjatė kohės qi kryesonte Kėshillin e Shtetit, i pėrveshė punės pėr me hartue projektligjet qi do tė ndrronin faqen e Shqipnis, tue ēdukė mbeturinat e sundimit turk nė administratėn dhe nė ekonomin e vėndi^. Por puna ma urggjente ishte ndreqja e marrėdhanieve me Italin, qi kishin shkue keq tash disa kohė. Ndihmat financiare nga Roma ishin pre dhe kriza ekonomike nė Shqipni kishte mbėrritė nė pikėn e fundit. Mehdi Frashėri, i shoqnuem nga Fuad Asllani, shkuen n'Itali pėr me lidhė marrėveshtje tė reja tė bazueme nė respektin e pamvarėsis dhe tė dinjitetit nga tė dy anėt. Negociatat pėrfunduen me sukses dhe nji varg marrėveshtjesh tė reja u nėnshkruen nė Romė. Sa pėr reformat e mbrendėshme u duk shum shpejt se nė mendjen e Mbretit Zog nuk kishte ardhė koha me zbatue reformat radikale qi synonte kryeministri Mehdi Fnashėri. Me urdhėn tė Pallatit u provokue nji konflikt nė mes tė qeveris dhe parlamentit, i cili i refuzoi votbesimin nė lidhja me nji ligjė tė dorės sė dytė mbi zavendėsimin e punimit tė detyrueshėm shtat dit nė vit nė rrugėt e shtetit me nji taksė nė tė holla. Deputetėt qi kislnin votue njizanit pėn Mehdi Frashėrin nji mot ma parė votuen kundėn tij po me at unanimitet. Abdurrahman Krosi, deputet i Dibrės, kishte veprue si kasnec i vullnetit tė Sovranit nė tė dy rastet. Rrėzimi i qeveris sė Mehdi Frashdrit pat nji rrjedhim tragjik. Nji dit tė qershorit 1937 nji shpallje zvrtare njoftoi popullin shqiptar se Ethem Toto, ish-minister i mbrendėshėm nė kabinetin Frashėri, kishte fillue nji krvengritje me armė dhe ishte vra nė luftė me forcat qeveritare. Vėllaj i tij Ismet Toto, nji shkrimtar i ri me talent, kishte ra viktim i po kėsaj traggjedije. Musa Juka nuk humbi rastin edhe kėt herė me kapė e me burgosė kundrėshtarė tė regjirnit, tue i akuzue si bashkėfajtorė. Misteri i kėtij epizodi tė pėrgjakun pret tė ndriēohet nga historishkruesit e avenirit, qi do tė mund tė konsultojnė arqivat e Tiranės pa mbikėqyrjen e Komisarve te partis. Ajo qi mund tė thuhet sotpėrsot asht se Ethem Toto, i cili mbahej ndėn vėrejtje tė rreptė nė Vlonė, jetonte ndėn hijen e vdekjes dhe, nji dit prej ditve, vendosi me dalė nga kjo gjendje me nji gjest dishpėrimi qi ishte dėnue tė dėshtonte. ...to be continued
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 26-11-2003 mė 17:59

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Veshtruese, pergezime per shancin qe na jep per te mesuar Historine e vertete te Shqiperise.

    Sa e kam kerkuar kte liber te Zavalanit dhe ja tani mund ta lexojme me vemendje ne saje te mundit tend qe po e shkruan ketu per ne..

    thankjuuu..

    Vazhdo..

  7. #27
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    "Ndryshimi ketu eshte se Musa Juka nuk ishte mbreti ndersa Enver Hoxha ishte diktatori (Zogu nuk e mbylli Shqiptarin nga tere bota)."

    Eshte ajo fjala e urte popullore qe thote "Po hic po Habili", ja edhe kjo puna e Hoxhes me Zogun..... njeri domate, tjetri domute, dmth ndryshon vetem menyra e interpretimit.

    Zogu ne cdo shkrim historik del ta kete perdorur shqiperine si nje karte per pushtet me shume me pasion sesa Hoxha e cdokush tjeter. Por ky ishte realiteti i kohes, dhe do jete gabim qe Zogu te gjykohej sot me realitetin apo botekuptimin e tanishem. Duhet pare mire fakti se per ate kohe konsolidimi i nje figure udheheqese, i nje idhulli, apo masteri per te gjithe shqiptaret ishte vital per organizimin e shqiptareve ne shtet. Zogu u perpoq shume, dhe jo pa arritje per kete.

    Por sigurisht punen e mbaroi Hoxha. Jaques dhe Fisher, e pershkruan shume bukur se si Hoxha kishte perpara nje shembull te gjalle dhe teper domethenes deshtimi dhe arritjesh sic ishte figura e Zogut. Dhe Hoxha absotulizoi te verteten e komb dhe hhtet formimit per shqiptaret.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Moderatoreve...


    Mendoj qe ne kte Teme qe po shkruan Veshtrusja te jete vetem Historia e Zavalanit e asnji koment tjeter qe te kemi keshtu nje kapitull te plote te kesaj historie e ne se do bejme komente per pika te kesaj historie mund ti bejm ne tema tjera.

    Pra te dihet qe ktu eshte komplet Historia e Shqiperise e Tajar Zavalanit e qe kush te doje te vi e te lexoje pa u hutuar ne komentet tona.

    Cdo te mire..

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    Pune e lavderueshme Veshtruesja,
    duhet patjeter nje falenderim nga ana e te gjithe atyre qe po lexojne postimet e tua, perfshi ketu dhe nga ana ime. kam lexuar pjeserisht deri tani fragmentet mbi Iliret dhe shpresoj te gjej kohe te lexoj dhe pjesen tjeter sa me shpejt, sepse vertet qe historine e Shqiperise e kemi mesuar te cunguar nga shume drejtime ne qe kemi studiuar ne Shqiperi deri ne shkollen e mesme. Sa gje e cuditshme qe eshte te mesosh me shume per rrenjet e kombit tend kur nuk je ne vendlindje!!!
    Sidoqofte urime
    MtrX
    MtrX ubicumque felix

  10. #30
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Flm Brari dhe Mtrx, eshte kenaqesia ime qe te postoj nje veper te vlefshme per te tere ne.

    Leshator : Zogu (ashtu si do te bente cdo mbret apo udheheqes tjeter) arrestoj ata qe u ngriten kundra tije dhe qe tentonin ta vrisnin. Enver Hoxha nuk donte te bashkohesh me vllezerit e tije por donte ti vriste ne vend qe te ishte ai i plotefuqishmi (edhe pse ata vllezer kishin parime demokratike). Per mua, nuk mund te krahesosh kurre Zogun me Hoxhen. Megjithate cdo njeri ka opinionet e tij.

    Shpresoj se mbasi te keni lexuar me teper nga fjalet e Zavalanit do te arrini ca konkluzione me te arsyeshme.

    Sinqerisht, Veshtrusja
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 29-11-2003 mė 13:34

  11. #31
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Reston e kapitullit 9 (Mreti Zog i Pare) mund ta lexoni ketu:

    Kapitulli 9

    Kapitullin 10 (7 Prill 1939) mund ta lexoni ketu:

    Kapitulli 10

    Me poshte do vazhdoj me kapitullin 11...

  12. #32
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Veshtruese, ai po bente gjyqe show si dhe Veri, po i torturonte njerezit per pohimet si dhe Veri, dhe meqe ndodhi nje kkomplot ai i mori mbare te gjiteh te tjeret, si dhe Veri.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  13. #33
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kapitulli 11
    Nga sundimi fashist ne diktaturen komuniste

    Invazioni i 7 prillit celi nji faze te re ne historin e vendit tone. Pamvaresija, sado me te meta, qi patem gezue per 27 vjet, u zavendesue me nji sundim te huej qi deshi me na skllaverue edhe shpirtin. Populli shqiptar refuzoi me iu nenshtrue kesaj zgjedhe dhe luftoi per te rifitue lirin e tij. Per fat te keq lufta kombetare kunder okupatorit mbaroi me ardhjen e komunisteve ne fuqi. Ata zavendesuen nji fuqi te huej me nji tjeter per te sundue vendin kunder vullnetit te popullit. Lufta per te rifitue pamvaresin qi pat fillue te nesermen e 7 prillit vazhdon edhe sot. Shum nga udheheqesit dhe pjesemarresit e rezistences nacionaliste jane tue luftue komunizmin mbrenda ose jashte Shqipnis. Prandaj cdo gja qi asht shkruejte mbi kohen e okupacionit fashistonazist ka nji karakter propagande dhe synon me justifikue menyren e veprimit te njanes ose tjetres organizate. Dokumentat origjinale jane mbylle mrapa perdes se hekurt dhe komunistet I shtrembnojne faktet per me I sherbye qellimeve te politikes se tyne, e cila ndryshon nga dita ne dit. Per gjith kto aresye historija e plote e asaj periudhe nuk mund te shkruhet sot per sot. Ne kapitujt qi vijojne jam mundue te pershkruej ngjarjet kryesore me aq sa kam muejte me I hetue. Qellimi I jem ka qene sidomos me nxjerre ne shesh vuejtjet qi populli shqiptar dhe damet qi shteti shqiptar, kane pesue gjate njizet e ca vjetve tiranije komuniste. I lyp ndjese lexuesit per mungesat dhe gabimet e shumta qi do te gjeje, ne ket kallzim.

    Rezistenca

    Ne fillim propaganda fashiste u mundue te binde Shqiptaret se “grushti” i 7 prillit ishte drejtue kunder Mbretit Zog dhe atyne qi e rrethonin. Ai u akuzue se pengonte orvajtet e Italis me a ba Shqipnin nji shtet te lulezuem, te perparuem dhe te pasun. Tash qi u ngrit kjo pengese, perfundonte propaganda fashiste, do te rezlizohej ky ideal i shtrejte per zemrat fashiste.

    Fushata per te rranjose ke legjende kishte fillue para se te shkelej Shqipnija. Ne vingjille te dyndjes fashiste, bomarduesat qi fluturonin mbi Shqipnin si korbat e mynxyres qi afrohej, leshuen trakte ku ishte shkruejte: “Shqiptare! Mos iu vini veshin atyne qi ju nxisin me rezistue. Kundershtimi do te jet I kote dhe I kushtueshem. Na vijme me ju lirue prej zgjedhes s’aytne qi po ju shfrytezojne dhe do te qendrojme aq kohe sa do te lype per me prue ne vend rregullin, drejtesin dhe paqen”.

    Mbas eksperiences se 7 prillit komandanti italjan gjeneral Guzzoni, I cili ishte pergjegjes per sigurimin e ushteris, foli me nji gjuhe tjeter. “Kushdo qi do te perpiqet me krye vepra anmiqesore kunder ushteris, - thoshte proklamata e gjeneralit Guzzoni- do te ndeshkohe me rreptesin e pameshirshme te ligjeve te shtetrrethimit…Le te vije urdhni ne vend nden mbrojtjen e fashizmit.”

    Kjo proklamate e komandantit ushtarak iu duk teper e forte politikanve qi donin me vazhdue legjenden e nji “invazioni miqesor per te miren e popullit shqiptar”, prandaj nuk u shpernda ne mes te Shqiparve.
    Akrobacit e Jakomonit me shoke per me u paraqite si shpetimtare nga nji zgjedhe e padurueshme ishte si puna e atij qi mundohej me mbulue diellin me shoshe. Ne disa raste u krijuen situata qesharake qi zbaviten Shqiptaret, te cilet po vajtonin bjerrjen e liris.

    Te nesermen e 7 prillit ishin ba disa emnime ne pike te vrapit per te mbushe vendet vakant ne apartin e shtetit. Koloneli Aqif Permeti, nji burre I gjate dhe I drejte, qi kishte jetue me vjete n’Amerike, ishte emnue kryekomandant I ushteris shqiptare. Mbasi u bashkuen me dekret te Jakomonit ushterit shqiptare dhe italjane pozita e Aqif Permetit u syprimue natyrisht. Nji reporter italjan shkoi me ba nji interviste me kryekomandantin e pak ditve. Kur gazetari e pyeti se si iu duke “fuzioni” I te dy ushterive, ai u pergjegje fare I qete: “Lexova sot ne fletoren Giornale d’Italia se qeverija shqiptare kishte marre ket vendim, dhe besoj se asht puna ma e mire qi mund te bante.”

    Diten qi Zyra e Shtypit dhe Propagandes ra ne duert te Italianve u vendos me mbylle fletoret qi botoheshin deri atehere. Nji pseudogazetar qi nxirrte nji lepushke ne Tirane, ishte teper kryenalte per “kontributin e tij drejte agimit te kesaj dite te lumtun.” Ai priste shperblimin e merituem si kolone e peste dhe u merzit fort kur I thane se lepushka e tij nuk duhej ma. Per te luftue ket mase te padrejte ai shkoi me u ankue te Jakomoni, I cili ndodhej ne Rome, gja qi ngjiste shum shpesh. Ndersa pseudogazetari po dergjej neper korridoret e pushtetit fashist, lepushka e tij u botue per heren e fundit ne Tirane me nji kryeartikull qi mbante firmen e tij. Mbas disa fjaleve modeste mbi sherbimet e tij per te prue nji marreveshje dhe afrim ne mes te dy popujve ne rrethanat e veshtira te regjimit monarqik, pseudogazetari shpallte se misioni I tij kishte mbarue dhe se ishte fort I gezuem me I transmetue “kandilin e se vertetes” fletores se re “Fashizmi” qi do te delte ne Tirane prej asaj dite.

    Fletorja “Fashizmi” qysh ne numrat e pare vuni ne dukje nderin e madh qi Mussolini vet po iu bante Shqiptarve tue I lejue te vishnin kemishen e zeze ne ceremonit zyrtare ne vend te frakut dhe redigotes. Disa shofere te Tiranes vrapuen me perfitue nga ky nder. Nji mbrama ata veshen kemishen e zeze dhe shkuen ne nji ballo te okupatorit, ku ishte ftue “elita” e kryeqytetit. Kta mysafire te pa grishun ia prishen pak lezetin ceremonis. Te nesermen fletorja e permendun theksoi se kemisha e zeze ishte nji nder teper I madh, per te cilin jo te gjith Shqiptaret ishin te denje.

    * * *

    Rezistenca kunder okupatorit vazhdoi mbas 7 prillit, tue marre forma te ndryshme. Ne fazen e pare, taktika ishte mos me perfille dhe me bojkotue masat e sunduesit per me rranjose fashizmin. Shqiptaret refuzuen me marre pjese ne demonstratat e organizueme nga Zyra e Shtypit dhe Propagandes refuzuen me ba salutimin fashist, refuzuen me u regjistrue ne partin fashiste derisa nuk ishte e detyrueshme. Oficeret refuzuen me dergue femijet ne kolonit e vakancave n’Itali. Per mos me iu perule urdhnit te carmatimit, shum malesore, ushtare dhe gjindarme duelen ne mal, tue krijue berthamen e rezistences me arme qi u shvillue ne fazen e dyte te luftes kunder okupatorit fashist.

  14. #34
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    …vazhdim

    Parulles: “Shqipnija vazhdon!” qi hudhun ne shesh politikanet e fashizmit I duel boja fare shpejt, dhe filloi persekutimi I Shqiptarve qi refuzuen me u binde. Atdhetaret shqiptar qi dyshoheshin si frymezues te rezistences u arrestuen, u burgosen dhe u internuen n’Itali. I pari ishte Mehdi Frasheri, I cili u inernue ne Rome. Kto masa represive nuk bane tjeter vecse me e ndeze flage anmiqesin kunder okupatorit dhe vullnetin me e luftue. Rezistenca nder qytetet u ba e meshefte, ndersa numri I atyne qi duelen ne mal shkoi tue u shtue. Ma ne fund, lufta kunder okupatorit u organizue tinez ne shkalle kombetare. Me iniciativen e kundershtarve te Monarkis, kryesisht t’atyne qi jetojshin ne Shqipni, si dhe te disave qi u kthyen mbas 7 prillit, u formue organizata nacionaliste “Balli Kombetar” nden kryesin e Midhat Frasherit. Ai kishte qene minister n’Athine dhe kishte dhane doreheqjen bas rrezimit te qeveris se Fan Nolit. Ishte kthye ne Shqipni dhe kishte cele nji dyqan per te shite libra dhe shkresina. Kishte vazhdue, me disa gjeste qi binin ne sy, me afrimue qendrimin e tij si kundershtar I regjimit, per shembull tue mos varun portretin e Mbretit Zog ne dyqan dhe tue ba shaka me thumb ne dam te Musa Jukes. Por tue marre parasysh se ishte I biri I themeluesit te levizjes kombetare dhe faktin se ishte I kaluem nga mosha, por sidomos pse nuk ishte rrezikeshem per regjimin, Midhat Frasheri u la I lire me jetue si kundershtar I hapet I Monarkis. Per ket aresye ai u nderue si nje simbol, nemos prijes, nga ata qi ishin te pakenaqun per nji aresye ose nji tjeter, vecanerisht ne mes te rinis. Ai fitoi nji admirim te devotshem kur muer ne sy rrezikun me kryesue nji organizate te meshefte ne konditat e shtetrrethimit qi kishte shpalle gjeneral Guzzoni.

    Programi I “Ballit Kombetar” synonte ma se pari clirimin e Shqipnis nga sundimi fashist dhe realizimin e unitetit kombetar, tue bashkue Kosoven e Camerin me Shqipnin e 1913-es. Shqipnija e pamvarun dhe e bashkueme do t’organizohej ne baza demokratike, tue lane te lire popullin shqiptar me zgjedhe formen e regjimit. Balli Kombetar do te perpiqej me sigurue qi jeta ekonomike e Shqipnis se pamvarun te rregullohej ne menyre qi te cdukej vorfnija, analfabetizmi dhe cdo mbeturine prej se kaluemes qi pengonte perparimin dhe lulezimin e vendit.

    * * *

    Nacionalistet me parime monarkiste u bashkuen per te formue Partin e Legalitetit, nden kryesin e Abaz Kupit, qi kishte drejtue luften kunder invadorit ne Durres. Mbas pikpamjes se tyne Mbreti Zot, I cili ishte detyrue me force te largohej prej Shqipnije por nuk kishte abdikue, ishte gjithmone kryetari legal I shtetit shqiptar. Ndryshimi I regjimit ishte imponue me nji vendim te okupatorit, ndersa populli shqiptar ishte ndalue te shprehte lirisht vullnetin e vet. Partija e Legalitetit luftonte praper restaurimin e Monarkis me Mbretin Zog ose trashegimtarin e tij ne krye. Ky qendrim ishte fare I logjikeshem dhe ne harmoni me pushtetet e statutit te Mbretnis shqiptare. Megjithate, per te marre prasysh ndryshime qi do t’ishin vertetue deri diten qi te clirohej vendi nga fashizmi, Mbreti Zog kishte pranue qi populli shqiptar te vendoste me shumice votash te lira mbi formen e regjimit dhe personen e kryetarit te shtetit.

    * * *

    Kah fillimi I vitit 1943 lufta e popullit shqiptar kunder okupatorit kishte marre perpjestime sa me e vue ne rrezik regjimin fashist. Organizatat nacionaliste kishin formu cetat e tyne te armatosuna, te cilat I banin nji lufte gueriljesh intensive dhe te vazhdueshme ushterise italiane ne Shqipni. Qellimi I perbashket ishte me paralizue aftesin luftarake te okupatorit dhe me I ndihmue disfates se fuqive te boshtit fashisto-nazist. Kjo bahej tue vue prita kunder karavaneve te ushteris me automjete, tue sulmue njesina te izolueme, tue hudhe ne ajer ura dhe depo te ushteris dhe tue perdore cdo mjet tjeter per te krijue konfuzion dhe demoralizim ne mes te ushteris italjane. Atdhetaret shqiptar qi moren pjese ne ket lufte te Davidit kunder Goliatit vepruen me nji vetmohim, me nji heroizem dhe nji aftesi luftarake qi krahasohet me ngadhnjimet legjendare te paraardhesve tone. Ata kane shkruejte nji faqe te arte ne historin e kombit tone tue perjetesue traditen e Epopes se Malesise, Luftes se Vlones dhe epizodeve te tjera ku jane dallue besa dhe trimnija, “qi zanat i ka Shqypnija”. Historiani I se ardhmes do te ket nji detyre mallengjyese, por te kandeshme per te vue ne pah ket faze te luftes se Shqiptarve per liri.

    Liria e premtueme

    Kur operacionet e luftes se dyte botnore iu afruen Gadishullit te Balkanit, komanda e pergjitheshme e fuqive perendimore ne Mesdhe e cmoi dobin qi mund t’I sillte nga pikpamja ushtarake lufta e patriotve shqiptare kunder ushteris italiane. Kesisoj qeverit e Londres, Washingtonit dhe Moskes e pane te aresyeshme qi te bajen nji deklarate zyrtare mbi restaurimin e Shqipnis se pamvarun mbas fitores kunder bllokut nazisto-fashist. Ky premtim I liris u ba ne dhetuer 1942, por nuk shkoi aq larg sa do te kishin dishrue Shqiptaret, mbasi nuk u njofte nji Komitet Kombetar ne mergim me Mbretin Zog si kryetar shteti.

    Deklarata e aleatve perendimuer u nenshkrue nga ministrat e jashtem: Cordell Hull per Shtetet e Bashkuem, Anthony Eden per Britanin e Madhe, Vjaceslav Molotov per Bashkimin Sovjetik. Mbasi folen fjale lavderimi per luften qi patriotet shqiptar I bajshin okuptarit fashist, te tre ministrat e jashtem shpallen se qeverit e Shteteve te Bashkueme, te Britanis se Madhe dhe te Bashkimit Sovietik do te merreshin persiper me prue ne vend perseri pamvaresin e Shqipnis mbas shkaterrimit te Boshit Rome-Berlin. Ne emen te Britanis se Madhe Z. Anthony Eden e pa te nevojshme te bante nji rezerve persa I perket kufijve te Shqipnis, tue thane se kjo cashtje do te rregullohej ne konferencen e paqes. Ky ishte rrjedhimi fatal I luftes se cmendun dhe kriminale qi Mussolini me Cianon I bane Greqis, tue I dhane mundesin te korrte nji fitore te papritun dhe te futej ne toke shqiptare. N’at kohe Britanija e Madhe ishte tue luftue vetem kunder fuqive te Boshtit dhe Greket, qi erdhen ne Londer mbas shkeljes se vendit te tyne prej ushteris gjermane u brohoriten si te vetmit aleat qi “u sakrifikuen per kauzen e perbashket”. Qeveria greke ne mergim perfitoi nga kjo situate per te ba nji propagande te terbueme kunder Shqipnis, tue e damkose si satelite te Boshtit. Kjo asht aresyeja ma e forte qi pengoi njohjen e Shqipnis si aleate nga fuqit perendimore.

  15. #35
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    …vazhdim

    Sidoqofte, ne Shqipni deklarata Hull-Eden-Molotov bani pershtypje te madhe tue ngjalle shpresat e popullit per rifitimin e liris mbas lufte. Nji deshmues qi u arratise prej Shqipnije ne at kohe tha se kur deklarata u ndigjue ne Radio, shperthyn demonstratat neper rruge. Organizatat e meshefta shperndane trakte per te shpjegue kuptimin e “liris se premtueme”. Mbas kerkeses se popullit te Tiranes flamuri I Italis u hoq nga ndertesat publike, tue lane vetem flamurin e Shqipnis. Ata qi bashkepunonin me italianet I zuni frika dhe filloi nji krize politike e cila u shenue me formimin e tri “qeverive” mbrenda pak muejve. Nga ana e okupatorit, Jakomoni, I cili ishte zotue te pajtonte Shqiptaret me faktin e okupacionit, tue ndjeke nji politike ma te bute kundrejt ndjenjave nacionaliste te tyne, u pushue si “luogotenent” I mbretit Viktor Emanuel dhe vendin e tij e zuni Gjeneral Pariani, I cili kishte kryesue misionin ushtarak italjan nden Mbretin Zog. Tue dhane lajmin e emnimit te Gjeneral Parianit fletorja svicerane Gazette de Lausanne shkreujti:

    “Roma shpalli vetem se Nenmbreti Jakomoni po terhiqet mbas nji periudhe trazimesh. Kjo len me kuptue se suksesori I tij do te ket per detyre me prue perseri urdhnin ne vend. Me fjale te tjera, Shqipnija do te qeveriset tash e tutuje nga nji diktature ushtarake.”

    * * *

    Deri ne vitin 1942, komunistet nuk kishin ekzistue ne Shqipni si nji fuqi politike e organizueme. Ne qytetet kryesore si Tirane, Vlone, Korce ishin formue grupe te vegjel theoristesh me antare te rekrutuem nemes te mesuesve, studenteve, nepunesve dhe oficereve te vegjel. Ata haheshin ne mes te tyne se si me zbatue doktrinen marksiste-leniniste ne konditat konkrete te Shqipnis. Proletariati ne kuptimin e vertete te fjales nuk ekzistonte ne Shqipni dhe ata pak komuniste qi ndodheshin ne vendin tone nuk kishin muejte me krye ndonji organizim ne mes te grupeve te vegjel puntoresh, si pershembull ne puset e vojgurit te Kucovies. Komunistet e stervitun, qi ishin kthye nga Rusija, ose nga Europa perendimore ne kohen e Mbretit Zog ose mbas 7 prillit, kishin predikue bindjen absolute dhe te verbet ndaj politikes se Bashkimit Sovjetik mbas interpretimit q’I jepte Kominterni. Prandaj, kur Stalini lidhi Paktin famkeq me Hitlerin dhe Rusija perkrahu me cdo mjet Gjermanin ne luften kunder demokracive perendimore, kur Stalini vet I bani lufte Finlandes pa asnji shkak dhe; kur zaptoi gjysmen e Polonise ne saj te Hitlerit, komunistet shqiptar brohoriten “udheheqesin gjenial te proletariatit botnuer”. Disa prej tyne, si Omer Nishani, shkuen aq larg sa me botue artikuj ne fletoren “Tomori” te Tiranes per te lavderue “te mirat” qi sundimi fashist I kishte prue Shqipnis, ndersa sulmonte fuqit perendimore tue I padite si shkaktare te luftes imperialiste kunder Boshit.

    Diten e korrikut 1941, kur Hitleri atakoi Rusin Sovjetike, komunistet shqiptar, si shoket e tyne anembane botes, bane nji “salto mortale” ose kollotumba si I thote populli. Prej nji dite ne tjetren komunistet zbuluen damarin e tyne patriotik dhe nji urrejtje gjakpirese kunder fashizmit. Kominterni u kujtue se vlente me organizue komunistet shqiptar ne nji parti per me I qite telashe Boshtit ne dobi te Bashkimit Sovjetik. Kjo detyre iu ngarkue Josif Broz Titos, I cili urdhnoi dy komuniste te stervitun ne pune organizimi, Dushan Mugosha dhe Miladin Popovic, per te prue njifare bashkimi ne mes te komunisteve shqiptar. Ata kishin qene arratise mesheftas ne Shqipni mbas shkeljes se vendit te tyne nga Gjermanet. Me sa dihet, nden nxitjen e forte te ketyen dy agjenteve te Partis Komuniste Jugosllave, u themelue tinez diku ne Tirane Partija Komuniste Shqiptare. Qysh ne fillim, komunistet e kishin kuptue se pak Shqiptare do t’iu shkojshin mrapa po te paraqiteshin me ngjyren e tyne te vertete. Prandaj, ata veshen petkun e nacionalizmit tue meshefe partin komuniste mrapa maskes se “Levizjes Nacional Clirimtare”. Per me plotesue mashtrimin, ata vune ne krye te organizates se tyne disa njeres qi nuk njifeshin si komunist dhe kesisoj muejten me shtie ne gracke shume Shqiptare te padjallezuem qi kishin afshe me luftue per lirin e kombit, Komunistet iu pergjegjen ketij afshi tue shpalle se Levizja Nacional Clirimtare do te luftonte per nji qeveri shiptare te bazueme ne parimet demokratike.

    Katastrofa kombetare

    “Me mija guerilje shqiptare jane tue luftue ne malet per lirin e vendit te tyne…Disa jave ma pare ushterija e okupatorit fashist u zavendesue me njisit e ushteris gjermane … Gjermanet jane tue perdore menyrat e tyne te zakonshme per te shtrue nji popull luftetar. Dihet qysh tash se kane hudhe bomba prej ajrit per te vra femije dhe gra shqiptare. Prapseprap gueriljet shqiptar vazhdojne luften e tyne kunder anmikut kudo qi gjejne rastin, sidomos per me prishe vijat e komunikimit.” Kto fjale I foli kryeministri britanik Winston Churchill ne shtatuer 1943, tue iu pergjegje pyetjes se nji deputeti ne Dhomen e Komuneve. Sir Winston Churchill dha mandej lajmin se armatat e aleatve perendimuer kishte hye ne kontakt me organizatat e rezistences ne Shqipni. “Oficeret britanik qi kane hye ne marredhanie me gueriljet shqiptare kane cfaqe admirim per vetijat e tyne luftarake. Na presim qi Shqiptaret, tue ndjeke traditat e tyne te lashta, te lozin rolin e tyne per suksesin e operacioneve luftarake ne frontin e Mesdheut. Politika e qeveris britanike vazhdon te jet ajo qi ka shpjegue miku I jem I ndershem, ministri I punve te jashtme, ne deklaraten e 18 dhetuerit 1942. Domethane se na duem qi Shqipnija te rifitoje pamvaresin e saj mbasi te jet lirue nga zgjedha e Boshtit Rome-Berlin. Sa per kufti e Shqipnis, ajo asht nji cashtje qi do te rregullohet ne konferencen e paqes.”

    Ministri I jashtem I Shteteve te Bashkueme, Cordell Hull I dergoi popullit shqiptar, me ane te ish-ministrit amerikan ne Tirane, Z. Charles Hart, nji mesazh radiofonik me rastin e dites se flamurit 1943 ku thoshte:

    “Qeverija dhe populli I Shteteve te Bashkueme kane ndjeke me interesim te gjalle luften e popullit shqiptar per te ruejte pamvaresin dhe tansin toksore te atdheut te tij. Na kemi vezhgue me simpathi dhe admirim rezistencen tuej kunder invadorit fashist dhe vendosmenin tuej me jetue te lire ne vendin tuej. Sot cetat e patriotve shqiptar jane tue I ba nji lufte gueriljesh anmikut nazist bashke me te gjith na qi jetojme ne boten e lire. Megjithqi populli shqiptar nuk ka nji qeveri perjashta per te shprehe vullnetin e tij te lire, na e dijme se ju qi jetoni ne atdheun e robnuem mendoni dhe ndjeni njisoj si na pjestaret e tjere te Kombeve te Bashkuem, domethane me luftue derisa bota te shpetoje prej murtajes se nazismit. Na presim qi Shqiptaret te vazhdojne me marre pjese ne frontin e perbashket kunder anmikut.”

  16. #36
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    …vazhdim

    Kto mesazhe inkurajuese erdhen ne nji kohe kur Shqipnija ndodhej ne buze te katastrofes kombetare dhe ishte teper vone per me shpetue atdheun e shum vuejtun nga lufta civile qi mbaroi me ardhjen e komunisteve ne fuqi.

    Sikur e pame me nalt, komunistet perdoren masken e “Levizjes nacional-clirimtare” per te mashtrue popullin dhe per te rekrutue partizane. Qysh se u organizuen si parti me vehte, qellimi I tyne kishte qene me mbete si e vetemja fuqi politike e organizueme diten e fitores aleate, per te imponue diktaturen e tyne mbas modelit stalinist. Para se ma mbarue ne vllavrasje, rezistenca shqiptare kaloi neper nji faze harmonije dhe bashkimi qi gjeti shprehjen konkrete ne kuvendin e Mukaj (nji katund afer kryeqytetit). Nacionalistet qi kishin organizue rezistencen qysh ne fillim, priten me kenaqesi patriotike pjesemarrjen sdao te vonueme, te komunisteve ne luften per lirin e atdheut. Porsa qi komunistet formuen brigadat e tyne partizane, nga ana e nacionalisteve u bane orvatje te sinqerta per te koordinue veprimet kunder okupatorit, tue ckrie se bashkue forcat armate nga te dy anet. Komunistet perfituen sa muejten nga ky gjest solidaresije kombetare kudo qi e ndjejshin veheten ma te dobet. Gjithashtu per me I sherbye qellimeve te nji taktike te perkoheshme, komunistet pranuen propozimin qi te mblidhej kuvendi I Mukaj per te bashkue forcat e rezistences kombetare. Ndersa ishte mbledhe kuvendi ne Mukaj, erdhe lajmi I permbysjes se regjimit fashist megjith Mussolinin dhe kliken e tij. Nji vale gezimi I papershkrueshem shpertheu anembane Shqipnis. Nden efektin e kesaj gjendje te hareshme, te gjith Shqiptareve, komunistet nenshkruen marreveshtjen e Mukajt. Pervec objektivave te pamvaresis dhe demokracis, marreveshtja e Mukajt permbante edhe nji pike me randesi jetike, dhe kjo ishte me luftue per realizimin e unitetit kombetar mbrenda kufive ethnike te Shqipnis. Jugosllavet qi drejtonin efektivisht veprimtarin e Partis Komuniste Shqiptare u alarmuen nga ky “kapitulim I komunisteve nden presionin e nacionalizmit borgjez”. Vukmanovic Tempo, nji nga udheheqesit e Partis Komuniste Jugosllave shkoi apostafat ne Shqipni dhe thirri nji mbledhje te meshefte te komunisteve ne Labinot aier Elbasanit. Ai detyroi Enver Hoxhen me shoke te deklarojne si te pavlefte marreveshtjen e Mukajt.

    Ky ishte sinjali I luftes civile. Komunistet filluen shfarimin sistematik te focave nacionaliste. Pozita e tyne ne ket mes ishte permiresue jashtzaknisht. Ata kishin shtie ne dore sasina te medha materiali lufte, tue perfitue nga dizintegrimi I njisive te ushteris fashiste ne Shqipni. Tue shfrytezue faktin se Rusija ishte aleat I fuqive perendimore dhe shvillue propaganden e tyne mashtruese, komunistet kishin sigurue qi ndihmat materiale te aleatve t’iu shkojshin sidomos atyne. Brigadat komuniste u shtuen me nji shpejtesi te hatashme dhe aleatet perendimuer u binden se komunistet ishin te vetmit qi “vrisnin gjermane”. Ne te vertete komunistet vritshin nacionalistet shqiptar, te cilet u kapen ne mes dy zjarreve.

    Ushterija gjermane okupoi Shqipnin mbas shkaterrimit te fashizmit. Autoritetet gjermane shpallen se kishin okupue Shqipnin per shkak te nevojave te luftes dhe se nuk do te perzieheshin ne punet e saj te mbrendeshme derisa nuk ishte ne rrezik sigurimi I ushteris gjermane. Ky ishte nji hap perpara mbas regjimit kolonial qi kishin imponue fashistet. Duhet kuptue se, per Shqiptaret, Gjermanet nuk ishin nji anmik per vdekje si ndodhte ne viset e okupueme te Europes. Nga ana tjeter, rreziku I komunizmit filloi te bahej gjithnji ma kercenues per kombin tone. U krijue nji situate e koklavitun, gati ma keq se ne kohen e Princ Wiedit. Shqiptaret qi pranuen me sherbye nden okupacionin e Gjermanve pane si detyre ma te nguteshme organizimin e njisive te armatosuna per te luftue kunder komunisteve. Ata ishin te bindur se nuk po luftonin per te ndihmue Gjermanet, por si e si me shpetue Shqipnin qi te mos binte ne duert e Shkjaut. Prandaj, shum Shqiptare nuk e ndjene se tradhetojshin atdheun e tyne tue marre pjese ne njisit antikomuniste te qeveris se Tiranes. Mjersisht, ne kohe lufte bota ndahet ne dy kampe dhe nuk ka vend per pozita ndermjetse, sidomos ne nji vend si Shqipnija qi u pat ba shesh lufte qysh ne fillim. Me propagande dhe me plot dredhina komunistet krijuen pershtypjen se kushdo qi luftonte kunder tyne ishte anmik I kauzes se aleatve perendimuer.

    Prej dites qi sigurouen ndihmen gati te plote materiale dhe politike te aleatve perendimuer, komunistet hoqen masken e patriotizmit dhe duelen ne shesh me sifetin e tyne te vertete. Likuiduen ne radhet e tyne ata pjestare te partis qi frymezoheshin nga ndjenia nacionaliste dhe klika pro Tito dhe pro Stalin, me Enver Hoxhen dhe Mehmet Shehun ne krye, muer drejtimin ekskluziv te partis, e cila paraqitej si Levizja Nacional Clirimtare. Nacionalizmi shqiptar u damkose si anmiku kryesor qi duhej luftue me cdo mjet dhe pa meshire. U ba nji fushate ne shkalle kombetare per te shfarue luftetaret e rezistences qi nuk mendonin dhe nuk vepronin si komunistet. Te verbuem nga dogmat e ideologjis marksiste dhe te dehun nga epshi per pushtetin politik, komunistet shkelen neper kambe traditat kombetare, kodin moral, besen, burrnin dhe deri flamurin, simbolin e kombesis, I cili u perbuz si nji cope levere. Para se me I vra viktime e tyne, komunistet perdoren tortura barbare per me I mundue me nji sadizme qi nuk ka shembull ne historin e vendit tone. Te gjitha kto mizorina u kryen per me sigurue qi diten e fitores aleate, te mos kishte ne Shqipni anji fuqi te organizueme per mei rezistue tiranis komuniste.

    Ne mbarim te vitit 1943, Komanda aleate e Mesdheut dergi ne Shqipni nji mision ushtarak te ri, te kryesuem nga gjenerali I brigades Davies per te prue nji bashkim ne mes te forcave te rezistences. Ky mision do te drejtonte veprimtarin e oficerave britanik qi ndodheshin prane organizatave te ndryshme antinaziste. Gjenerali I brigade Davies u leshue me parashut ne zonen e kontrollueme nga partizanet komunist. Ne fillim ai, bashke me pjestaret e tjere te misionit britanik u priten mire, por diten qi ai propozoi me hudhe ne ajer nji ure gjate rruges Korce-Elbasan per te pengue komunikacionet e Gjermaneve, komunistet refuzuen me bashkepunue. “Mbas disa provave te ketij llojit, -shkruen Brigadieri Davies ne librin e tij- Illyrian Adventure- kuptova se partizanve nuk mund t’iu vihej besim dhe ne donim me krye pune duhej ta bajashim vet.”

    Pabesija e komunisteve duel ne shesh edhe ma mire kur Brigadieri Davies parashtroi planin e tij per te bashkue ofrcat e rezistences kunder anmikut te perbashket. “Shefat e Levizjes Nacional Clirimtare me dhane me kuptue se misioni I jem ishte me iu ndihmue atyne dhe mos me pase kontakt me asnji parti tjeter…Ne takimin e pare qi pata me Enver Hoxhen, ai me tha se lufta civile ishte ne plasje e siper dhe prandaj L.N.C (Levizja Nacinal Clirimtare) kishte dhane urdhen qi Ballisteve t’iu bahej lufte dhe ata qi te kapeshin duhej te carmatoseshin menjihere. Enver Hoxha u mburr se lufta kunder

  17. #37
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    …vazhdim

    nacionalisteve dhe kunder Gjermaneve mund te bahej paralelisht, gja qi m’u duke si krejt absurde.”

    Megjith pengesat qi komunistet I qiten ne cdo hap, Brigadieri Davies gjeti menyren me u takue me Midhat Frasherin dhe me Abas Kupin. Ata I thane se ishin gati me bashkepunue me komunistet e L.N.C, per te luftue kunder okupatorit gjerman. Por Enver Hoxha as nuk deshi me ndigjue nji propozim te tille. “Kur I thash se c’kishte ndodhe, -shkruen kryetari I misionit ushtarak britanik,- Enver Hoxha u cue ne kambe tue shkumbezue prej inatit dhe me akuzoi se po nderhyjsha ne pune qi nuk me perkitshin.”

    Ndersa mbajshin Brigadierin Davies te izoluem diku afer Elbasanit, komunistet I bane nji lufte per vdekje Ballit Kombetar ne juge dhe Partis se Legalitetit ne veri te Shkumbinit. Komanda aleate, kur u informue mbi gjendjen, I dha urdhen misionit ushtarak qi te mos ndihmonte autoret e vellavrasjes ne Shqipni. Kur pane qi nuk mund t’iu sherbente ma Brigadieri Davies, Enver Hoxha me shoke kryen nji varg manevrash gjoja per me e shpetue nga rrethimi I Gjermanve. Ne rrethana qi kane mbete ende fort te erreta, Misioni britanik, mbasi u la vetem nga krenet komunist, u sulmue nga nji bande civilash shqiptar nden drejtimin e Gjermanve dikur afer Martaneshit. U ba nji lufte e shkurte dhe Brigadieri Davies bashke me tre burra te tjere prej grupit te tij u plagosen rande. Kur erdhi ne vehte perseri, Brigadieri Davies pa se ndodhej ne spitalin e Tiranes, ku e kishte operue nji kirurg gjerman. Kkur u larguen prej Shqipnije, Gjermanet e transportuen Brigadierin Davies ne nji kamp ushtarak ne Codlitz te Gjermanis.

    Prane Partis se Legalitetit me qender ne Kruje ndodhej nji mision ushtarak britanik me pjestare kryesor Nenkolonelin MacLean dhe Majorin Julian Amery. Edhe ky mision bani nji orvatje te fundit per te prue bashkimin ne mes te cetave nacionaliste dhe brigadave partizane. Ketij propozimi komunistet iu pergjegjen tue formue ne Permet Komitetin Antifashist te Clirimit Kombetar, qi ishte ngarkue te luente rolin e nji qeverije. Komiteti ne fjale ngriti flamurin e luftes se klasave tue shpalle se ne Shqipni nuk kishte ma vend per pronare dhe bajraktare reakcionare.

    Komunisteve iu ndihmuen edhe ket here shvillime e politikes nderkombetare. Ne konferencen e Jalltes me Stalinin, udheheqesit e demokracive perendimore pranuen qi Shqipnija, bashke me shtetet e tjere te Balkanit, pervec Greqis, te hynte ne sferen e influences sovjetike. Prej asaj dite Komanda aleate e Mesdheut leshoi direktiven se e gjith ndihma duhej t’I shkonte L.N.C dhe asnji hap nuk duhej ba qi mund te pengonte lirin e veprimit te kesaj organizate komuniste te maskueme. Megjithate, ne Shqipni vazhduen edhe per disa kohe orvatjet per me pajtue nacionalistet dhe komunistet me qellim qi me I dhane fund luftes civile. Misioni ushtarak britanik, I kryesuem nga Nenkoloneli MacLean dhe Majori Julian Amery, qi bashkepunonte me krahun nacionalist te rezistences, hartoi nji plan te ri per te prue nji armpushim ne mes te nacionalisteve dhe komunisteve. Mbasi u aprovue nga Komanda Aleate n’Itali plani iu joftue Enver Hoxhes me shoke ne Berat. “Shpresat tona per nji perfundim te favorshem te besdimeve, -shkruen Z. Julian Amery, - shkuen tue u venite ndersa ditet kalonin pa nji pergjegje perfundimtare. Ma ne fund erdhe lajmi I hidhun se Enver Hoxha e kishte hudhe poshte planin dhe nuk donte me pase pune kurrsesi me Zogistet.”

    Komunistet ishin te bindun, si duke, se do te realizonin qellimin e tyne me “likuidue” forcat nacionaliste dh eme sundue Shqipnin e lirueme nga fashisto-nazistet tue imonue diktaturen e tyne mbas “modelit stalinist”. Brigadat e partizanve, veren Z. Amery, ishin armatose aq mire me mjete fare moderne sa me provokue lakmin e burrave te Matit.”

    Ne mbarim te vitit 1944 drama shqiptare merrijti zgjidhjen tragjike. Gjermanet filluen me u terheqe dhe Shqiptaret mbeten ballperballe me njanitjetrin. Komunistet u bane me te eger se kurr ne fushaten e tyne mos me lane ne kambe asnji fuqi te organizueme qi nuk I nenshtrohej urdhnave dhe disiplines se tyne. Tue ndjeke gjurmat e ushteris gjermane qi po terhiqej kah veriu, njesit komuniste, te komandueme nga Mehmet Shehu,, pushtuen krahinat ku ishin perqendrue ma pare forcat nacionaliste, sidomos ato me tendence monarkiste. Ata ishin pregatite me qeverise vendin porsa te merrte fund terheqja e forcave gjermane. Qysh ne tetuer 1944 ishte formue ne Berat nji “qeveri demokratike e perkoheshme” me Enver Hoxhen si kryeminister dhe kryekomandant te brigadave partizane. Komunistet e ndjene vehten aq te forte sa me kerkue largimin e misionit ushtarak britanik qi kishte bashkepunue me nacionalistet, te paditun si tradhetore reakcionare.

    Komanda aleate e Barit vendosi se punet e Shqipnis kishin gjete karar dhe urdhnoi misionin e MacLean me u kthye prane shtabit per me raportue. Forcat nacionaliste pushuen veprimet dhe Midhat Frasheri, Abas Kupi bashke me nji grup besnikesh duelen ne Bari mbas shum andrallave qi presin me u pershkrue nga pjesemarresit. Fund i kapitullit 11

  18. #38
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Qe Zavalani eshte i paekuilibruar ne historine e tij kjo eshte e qarte, por ne shume raste ai kthehet ne genjeshtar apo historian pizevenk.

    Se pari ai nuk mund ti mohoje nacionalizmin komunisteve shqiptare, duke pretenduar se ishin te fundit qe u organizuan ne lufte kunder pushtuesit. Komunistet shqiptare ishin te fundit per shume arsye te cilat Zavalani nuk do ti analizoje se sigurisht pak deshire ka per te verteten hsitorike dhe shume here me shume per komente apo interpretime te djathta.
    Se pari komunistet ishin klase ilegale per kaq vjet ne shqiperi, te persekutuar, burgosur dhe nxjerre ne ilegalitet nga Zogu. Ata perfaqesoheshin nga individe te shtresave te mesme, te mire-edukuar, te bredhur, dhe teper progresiste, qe kerkonin evolim shoqeror ne shqiperi, te vendosur ne qytete te medhaja si Tirana, Shkodra, Korca. Kjo ishte klasa me e vogel ne numer ne shoqerine shqiptare, sepse shqiperia ne ate kohe ishte ndare kryesisht ne feudale e bujkrober.

    Nga ana tjeter keta si klase e re ne shqiperi nuk gezonin aspak privilegjet e te djathtes konservative, si ne planin material edhe ne ate social. Psh e djathta perbehej nga bajraktare apo shefa klanesh qe cetat e tyre i mblidhnin fare lehte me kushtrim sipas zakoneve 500 vjecare sic ishte kanuni. Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari etj etj e organizuan rezistencen e tyre mbi keto baza.

    Zavalani genjen edhe per shume momente te tjera, si marveshjen e Mukjes psh per te cilen e djathta ishte po kaq e interesuar per ta prishur sa edhe vete komunistet, por edhe kur e kalon shume terthorazi per te mos thene nuk e prek fare, bashkpunimin e hapur te se djathtes me xhandarin e huaj. Si dhe per brutalitetin e saj kunder rezistences partizane, qe nisi qe me ish ministrin e brendshem Markagjoni me terrorin e tij ne jug te vendit, aq sa edhe Italianet i la gojehapur. Hoxha u tregua vertet kasap me vone, por Hoxha kete ne fakt e mesoi nga krye-kasapet e se djathtes, Markagjoni, Xhafer Deva, Toskallaret ne Fier, etj etj.
    Historia e Zavalanit (te pakten per L2B) eshte me shume emocionale se faktuale, si dhe interpretimet e tij i perkasin nje opinioni totalisht te influencuar nga ideologjia e djathte, qe nuk gjykon ne kontekstin e kohes, por nga kendveshtrim me i vone ku gjerat u shkoqiten me mire se kush kishte te drejte, sidomos midis konfliktit komunizem-kapitalizem.

    Ja pse te gjithe autoret e huaj qe i trajtojne keto momente japin versione apo analiza shume here me te modifikuara per te mos thene te ndryshme nga ato te Zavalanit. Ata komentojne pa emocione apo inate personale, prandaj jane shume here me realiste.

  19. #39
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Zavalani ka pas qene nje nga eksponentet e te majtes shqiptare ne vitet '20-'30. Madje ka qene dhe ne Moske bashke me te tjere per te marre instruksione nga baballaret e kuq bolshevike.
    Pra ne deshmite e tija mbi luften ne Shqiperi, cne leshator te duket i djathte, kur nga gjiri juaj i kuq doli?

    Markagjoni s'ka pse te cudisi italianet, se s'ka qene minister ne kohen e tyre.

  20. #40
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Eshte me se e vertete qe Zavalani ka perkrahur Komunistet ne fillim. Por i ka perkrahur atehere kur mendonte (se bashku me reston e popullit shqiptar) se do ti sillnin demokracin Shqipris. Kur e pa se cfare ishte Komunizmi atehere mendoj se ka krijuar nje opinion me te sakt.

    Sinqerisht
    V.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  4. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •