Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212

    Exclamation Shtajner!! Administrator apo Pronar i Kosoves?

    Shtajner, administratori apo pronari i Kosovės?


    Ēfarė po ndodh?

    Qysh prej vizitės sė kryer nga z.Bajram Rexhepi, kryministėr i Kosovės ne Ėashington dhe pas aprovimit nga parlamenti i Kosovės mbi rezolutėn pėr njohjen dhe ruajtjen e kufijve tė Kosovės, UNMIK- eshte ndjere si ne gjemba edhe pse veprimi i parlamentit kosovar ishte krejt normal.

    Ajo ēka shfaqet krejt anormale, sė paku nė rrafshin politik, ishte marrėveshja Shkup-Beograd, mbi vendosjen e kufijve mes tyre, sikur tė mos ekzistonte fare Kosova. Pas kėsaj marrėveshje duhej tė ishte vetė administratori i UNMIK-ut nė Kosovė, z.Shtajner, qė duhet tė kishte reaguar fort dhe ashpėr, por kjo nuk ndodhi. Reagimi i Shtajnerit, i cili ishte apatik, u duk qartė se i ndezi mė fort deliret e sllavo-maqedonėve, pėr tė vendosur mes tyre fatin e njė kombi qė ėshtė krejtėsisht i ndryshėm nga ta. Nė tė kundėrt, kur parlamenti i Kosovės i bėn me dije Shkupit dhe Beogradit Zyrtar se nuk mund tė ketė marrėveshje mes Shkupit dhe Beogradit, pa vendimet e Prishtinės Zyrtare, atėherė Shtajner shndėrrohet nė kolerik dhe me njė tė rėnė tė lapsit hedh nė koshin e plehrave vendimin e drejtė tė njė parlamenti legjitim.

    Nė njė kohė kur ēėshtja e Mitrovicės, ėshtė bėrė kanceri i ardhmėrisė sė Kosovės, vatra kancerogjene vendoset edhe nė jug tė Kosovės, kur territore tė tėra tė saja, kalojnė thuajse sikur tė ishte njė maune kontrabandė me cigare nė favor tė sllavo-maqedonasve.

    Vetėm duke e parė thjesht problematikėn e krijuar, Shtajner, administrator nė Kosovė, duhej tė ishte ai i pari qė tė reagonte ashpėrsisht ndaj Shkupit dhe Beogradit dhe te shnderrohej ne pararendės i qėndrimit krejtėsisht tė drejtė tė Prishtinės Zyrtare.

    Nuk ka arsye qe njė administrator tė lejojė qė pjesė tė truallit qė ai ka nė administrim, tė kalojnė sa nė favor tė Serbisė aq edhe nė favor tė Maqedonisė. Kjo ėshtė sėpaku alogjike, pasi administratorit do t’i kufizohej padrejtėsisht territori nė tė cilin atij i ėshtė ngarkuar administrimi.

    Nė njė shembull mė tė thjeshtė, Shtajnerit i ėshtė dhėnė mė qira njė “Banesė” dhe si rregull qiramarrėsi nuk ka asnjė tė drejtė qė tė bėjė ndryshime nė muret ndarėse tė “banesės”. Kėto ndryshime “muresh” do tė mund tė bėheshin vetėm atėherė kur personi do tė ishte blerėsi i tapisė sė “ndėrtesės” ēka do t’i lejonte atij tė bėnte tė gjitha ndryshimet e mundshme, ashtu sikundėr tė dėshironte ai.

    Pra, parė nė njė vėshtrim real-politik, Shtajner, zėdhėnėsi i Bonit Zyrtar, po sillet si njė pronar i Kosovės, njė padrejtėsi tipike ndaj tė drejtės ndėrkombėtare tė njohjes sė pronės (truallit) sė pronarit tė vėrtetė, Kosovės dhe kosovarėve.



    Pse ndodh kėshtu?

    Nė njė kohė kur diplomacia europiane veēmas ajo franko-teutone ėshtė hedhur nė sulm frontal pėr tė gllabėruar sa mė shumė vende tė Europės Juglindore, nė emėr tė integrimit europian, e drejta e kombeve tė vegjėl duket sikur po shperfillet tejskajsisht. Edhe marreveshja Solana per Shtetin”S-M” eshte nje derivat i kesaj politike europiane pseudo-integruese dhe realisht ndeshkuese ndaj shqiptareve dhe interesave te tyre kombetare.

    Shqiptarėt duket se dhe njėherė janė bėrė plaēke tregu pėr tė kėnaqur interesat afatgjata tė franko-teutonėve dhe interesat pragmatiste te sllavo-helenėve, qė duan qė Serbia dhe Greqia tė jenė mbi-kombet e Ballkanit. Franko-teutonėve u bie mė lehtė dhe mė mirė qė ta kenė grurė me Serbinė dhe Greqinė, nė kurriz tė shqiptarėve, pasi u lehtėsohet edhe ndėrtimi i korridorit gjeo-politik Nr.10.

    Shtajneri , ashtu sikundėr Solana, janė dy anė tė sė njė medaljeje antishqiptare.Nė kėtė kontekst duhet parė edhe politika e Kryeadministratorit Shtajner, i cili po sillet ndaj shqiptarėve nė njė status tjetėr, atė tė pronarit ilegjitim tė Kosovės.Kjo ėshtė padrejtėsia e radhės, qė i vjen gjithmonė shqiptarėve nga guzhinat franko-teutone, qė nga Bismark e Klemanso, deri tek Shtajner e Kushner.



    Si mund dhe duhet tė ndodhė?

    Kur furia antishqiptare e franko-teutonėve kishte marrė pėrmasa tė jashtėzakonshme, ishte vetė Presidenti amerikan Uillson, qė u bė sebepi i vėnies nė fre tė interesave gllabėruese tė “Fuqive tė Mėdha”.

    Tashme qe Shtajner po tregon se eshte i superfuqishen ne Kosove, sinjalet diplomatike nga Uashingtoni zyrtar, duke se i kane vene fre kompetencave pakufi te nje europianizmi butaforik dhe krejtesisht demagogjik dhe njekohesisht i kane dhene dore te lire institucioneve kosovare, president, kryeminister dhe qeveri, per te dale paksa tej rezolutes 1244, e cila i ngjan nje kostumi qe i ri ngushte si UNMIK_ut, ashtu edhe institucioneve vendore

    Tashmė pėr shqiptarėt nuk ka mė vend pėr dyzim mes politikave europiane dhe atyre amerikane, nuk ka mė vend pėr tė mbajtur dy kunguj nė njė sqetull; edhe SHBA-nė edhe SHBE-nė, edhe pse ka ne Shqiperi linja hipokrite SHBÄ-iste

    Pėrkundrazi, shqiptarėve i ėshtė lėnė njė shteg-dalje nga kjo politikė e mbrapshtė e asimilimit nė emėr tė integrimit europian, nėpėrmjet vėnies sė theksit nė orientimin e tyre politik drejt Koridorit 8, nė tė cilin interesta e shqiptarėve dhe ato tė amerikanėve pėrputhen plotėsisht.

    Shqipėria dhe Shqiptarėt, vetėm nėpėrmjet kėtij Korridori mund tė jenė etnikisht shqiptarė, ndėrsa nė Koridorin 10, tė cilit po i bien kėmbanat, ata do tė asimilohen totalisht si grekė, si maqedonė, apo si serbė tė europianizuar. Ky ishte qėllimi i Kushnerit dhe kjo ėshtė edhe deviza e Shtajnerit.



    P.S. Nė gjermanisht (alias teutonisht) Ä=E

    Marrre nga numri sotem i Gazetes "RIMEKEMBJA"
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Shtajner!! Administrator apo Pronar i Kosoves?

    Shtajner, hmmmm,

    eshte administrator i Kombeve te Bashkuara, ashtu si dikur komisari i Titos apo titullari i Milloshevicit, me ndryshimin se prezent ne Kosove jane forca shumekombeshe.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    http://www.shekulli.com.al/koment/19...002/kisi.shtml

    Qeveria e betuar e Kosovės
    Nga Erion Kisi

    Qeveria e Kosovės, tashmė e kompletuar, ka dhėnė betimin pėrpara kryeadministratorit Mihail Steiner. Parlamenti ėshtė mbledhur, por nuk ka mundur tė dėgjojė dhe as tė marrė pjesė nė betimin e qeverisė.

    Njėqind ditėt e para tė punės sė qeverisė, u plotėsuan vetėm nė kuadrin e pėrfshirjes sė palės serbe nė qeveri, disa takimeve formale dhe joformale, diskutimeve teknike dhe kaq. Parlamenti i Kosovės ishte mbledhur tė debatonte rreth punės sė institucionit mė tė lartė ekzekutiv, por kjo nuk ka ndodhur, pasi vėllimi i punės nuk i kalon ēėshtjet teknike, dhe ditėt e punės janė vetėm kalendarike. Strategjia e zgjidhjes sė Mitrovicės, hartimi i programit, dy, tre projektligje, diskutimi rreth ēėshtjeve tė brendshme, janė e gjithė puna qė qeveria ka bėrė qė nga marrja e votėbesimit.

    Rastėsi apo protokoll, betimi solemn i qeverisė 100 ditėshe, nuk ėshtė bėrė pėrpara organit qė i ka dhėnė votėbesimin, (pas bisedave tė gjata politike mės tri partive politike tė Kosovės), por pėrpara tė plotfuqishmit ndėrkombėtar, i cili e ka krijuar. Kanė mjaftuar 100 ditė tė qeverisė sė Kosovės pėr tė zhvilluar njėmbėdhjetė takime zyrtare tė diskutojė ēėshtjet teknike, tė plotėsojė kėrkesat e kuadrit pėr telefonat celularė, tė pėrcaktojė pagat prej 600-700 eurosh, tė kompletojė stafet, tė gjejė zyrat etj.

    Pėrgatitja e programit tė qeverisė nga shumė ekspertė vendas dhe veēanėrisht ndėrkombėtarė ėshtė vlerėsuar si shumė mirė e adoptuar pėr rrethanat e Kosovės. Ndonėse shumė ēėshtje janė nė kompetencė tė kryeadministratorit dhe tė UNMIK-ut, programi ėshtė vlerėsuar si gjithėpėrfshirės dhe largpamės. Vetė shefi i UNMIK-ut e ka ēmuar shumė punėn, ose mė saktė premtimet e qeverisė dhe tė kryeministrit Rexhepi pėr njė Kosovė tė barabartė pėr tė gjithė. Dhe ky nuk ka qenė thjesht njė angazhim, kur kryeministri Rexhepi ka qenė ndėr politikanėt e parė qė ka vizituar enklavat serbe.

    Gjithsesi qeveria ka treguar se nuk pėlqen tė ketė konfrontime me bashkėsinė ndėrkombėtare rreth kompetencave, megjithėse kabineti ka kėrkuar shumė herė tė ketė kompetenca mė tepėr sesa ka caktuar administrata ndėrkombėtare. Bashkėpunimi me administratėn e UNMIK-ut, bėn dallimin mes qeverisė dhe Parlamentit tė Kosovės, i cili ka dalė hapur kundėr vendimeve tė administratės ndėrkombėtare. Megjithėse nė fillim tė mandatit tė tij kryeministri Rexhepi kishte rritur temperaturat e marrėdhėnieve rajonale me deklaratėn e tij se: "Qeveria e Kosovės nuk e njeh marrėveshjen kufitare Beograd-Shkup". Por kjo ndodhte vetėm nė fillim.

    Udhėtimet dhe vizitat nėpėr botė kanė qenė ana tjetėr qė e kanė karakterizuar punėn e qeverisė. Odiseja ka filluar me takimin e kryeministrit Rexhepi nė Amerikė, me sekretarin e shtetit amerikan, Collin Poėell, ku ėshtė thėnė se ka marrė pėrkrahjen e plotė pėr kalimin e sa mė tepėr kompetencave nga administrata ndėrkombėtare. Nė tė njėjtėn kohė takimet me zyrtarėt e lartė tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar dhe tė Bankės Botėrore. Takimet e para nė nivel kaq tė lartė ku diskutohej pėr tė ardhmen e ekonomisė sė Kosovės. Pastaj vjen vizita e kryeministrit tė Kosovės nė Shqipėri, ku ėshtė rėnė dakord me qeverinė shqiptare pėr ndėrtimin e pėrbashkėt tė rrugės Durrės- Prishtinė, por ku kanė munguar detajet e financimit tė rrugės, (qeveria shqiptare premton se do tė ndėrtohet me "taksa", qeveria e Kosovės realisht nuk ka kompetenca dhe financė pėr investime tė tilla). Dhe ka pėrfunduar me Zvicrėn, ku ėshtė kėrkuar nga bashkatdhetarėt tė japin sa mė tepėr kontribut pėr investimet nė Kosovė.

    Fėrkimet e para ndėrmjet UNMIK-ut dhe qeverisė sė Kosovės, janė ato qė kanė tė bėjnė me marrėdhėniet me Shqipėrinė, ndėrkohė qė ministrat e Tregtisė sė dy vendeve kanė arritur marrėveshjen pėr tregtinė e lirė, e cila pret "ratifikimin" nga administrata ndėrkombėtare. Tė njėjtin fat ka patur edhe marrėveshja e nėnshkruar mes ministrave tė dy vendeve pėr transportin. E vlerėsuar pėr mirė ( nga UNMIK-u) ka qenė strategjia e qeverisė pėr ēėshtjen e Mitrovicės, ku megjithėse nuk ka kompetenca ėshtė munduar tė sugjerojė, (si faktor), pėr zgjidhjen e kėtij problemi.

    Pėrveē vizitave jashtė vendit, disa qeveritarė kanė shėtitur nėpėr Kosovė pėr tė treguar se qeveria ėshtė e interesuar tė shohė se ēfarė po ndodh me popullin e Kosovės. Gjithashtu qeveria ka deklaruar se angazhohet pėr njė kthim tė arsyeshėm tė tė shpėrngulurve serbė nė Kosovė. Nga ana tjetėr, askush nga qeveria e Kosovės nuk ka qenė pėr vizitė nė Veriun e Kosovės, (vendi i kryeministrit Rexhepi), pėr tė treguar se, megjithė kompetencat e kufizuara, ka dėshirė dhe vullnet tė ushtrojė ndikimin e saj.

    Pėrfundimisht, betimi i qeverisė ėshtė njė akt formal i njohur nė Kornizėn Kushtetuese tė kėtij vendi, dhe bėrja e betimit pėrpara kryeadministratorit, vetėm sa ka shmangur konfrontimin me administratėn ndėrkombėtare. Por, ngatėrrimi i kompetencave dhe diktati i administratės ndėrkombėtare pėr ēėshtjet "thjesht formale", nuk mund tė shmangė betimin moral tė qeverisė, pėrballė atij qė i ka besuar votėn.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Karl Bild

    Ja cthote politikani suedez Karl Bild.

    shekulli
    -----------

    Njė proces (jo) i vėrtetė paqėsor
    Nga Carl BILDT *

    Ndėrsa pėrballemi me efektet e rrėnimit tė procesit tė paqes sė Oslos pėr Lindjen e Mesme, ėshtė e lehtė tė vėrehen sfidat qė paraqiten ne Ballkan. Ēėshtja thelbėsore, ajo e Kosovės ėshtė lėnė e hapur. Forcat e NATO-s hynė nė Kosovė tre vjet tė shkuara dhe e vunė nėn administrimin e pėrkohshėm tė Kombeve tė Bashkuara, por lufta pėrfundoi pa njė marrėveshje paqeje. Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara, me rezolutėn 12 - 44 riafirmoi sovranitetin e Republikės Federale tė Jugosllavisė mbi Kosovėn, duke lėnė nė mėnyrė indirekte statusin e saj tė hapur. Tre vjet tė shkuara ekzistonte besimi se koha do tė ishte faktor shėrues, se hapa tė vegjėl do tė shtronin udhėn pėr kapėrcimin e madh drejt marrėveshjes sė paqes.
    Nė mėnyrė tė heshtur, kishte tė atillė qė shpresonin se njė proces i ngjashėm me atė tė Oslos do tė funksiononte. Nėse do tė kishte demokraci nė Serbi dhe njėfarė vetėqeverisje nė Kosovė, pakti qė na shpėtoi ne nė Rambuje do tė ishte i mundur dhe ēėshtja do tė avanconte. Kjo pra ishte ajo qė besohej. Mirėpo kjo thjesht nuk ndodhi. Pėr sa kohė qė ēėshtjet esenciale mbeten tė hapura, ne shohim se si pritshmėritė e njėrės palė frikėsojnė palėn tjetėr.
    Pjesa dėrrmuese e shqiptarėve dėshirojnė pavarėsinė. Njė shumicė nė palėn tjetėr i kundėrvihet me tė njėjtin intensitet. Nė rajon, ēėshtja ėshtė po aq e diskutueshme. Jo rrallėherė plaga e hapur e Kosovės, ka shpėrndarė infeksionin e saj pėrtej kufijve. Ēėshtja e statusit final tė Kosovės dhe pėr rrjedhojė ajo e strukturės sė rajonit, nuk mund tė shmanget pėr shumė kohė. Komuniteti ndėrkombėtar humbi njė mundėsi kur pas rėnies sė Milosheviēit nuk arriti tė merrej me kėtė ēėshtje. Tani ai duhet tė pranojė rrezikun e njė dėshtimi tė tipit tė Oslos nė rajon.
    Nė Lindjen e Mesme, rezolutat 242 dhe 338 tė Kėshillit tė Sigurimit kanė siguruar kornizėn e pėrgjithshme pėr njė zgjidhje qė, megjithė nivelet e ndryshme tė entuziazmit, ėshtė e pranueshme nga tė gjitha palėt. Nė Ballkan, humnerat qė veēojnė pozicionet e ndryshme janė shumė mė tė gjera dhe interpretimi i rezolutės 12-44 nė kohė, ka parandaluar mbylljen e zbrazėtive. Pritet qė rajoni tė lėvizė drejt integrimit me pjesėn tjetėr tė Evropės dhe qė ky tė jetė njė proces afatgjatė. Por, siē qėndrojnė gjėrat aktualisht, njė proces i tillė ėshtė e vėshtirė tė fillojė. Shtetet nuk mund tė integrohen nėse ka konflikte lidhur me faktin se cilat shtete janė ato, cilat rajone mbulojnė dhe si lidhen me njėri-tjetrin.
    Tanimė Bashkimi Europian po has vėshtirėsi rreth planeve pėr marrėveshjen e asociimit dhe stabilizimit me Serbinė dhe Malin e Zi. A do tė mbulojė kjo, nė pėrputhje me rezolutėn 12-44, edhe Kosovėn apo Kosova do tė lihet krejt jashtė procesit, ose ndoshta do tė ketė njė marrėveshje tė vetėn? Shumė pyetje tė kėsaj natyre ngrihen. Zgjedhja qėndron nė fakt, mes pėrpjekjeve pėr integrim dhe pranimit tė desintegrimit nė rajon.
    Ballkani mbetet njė vend i keq pėr opsione tė mira, por ne tashmė duhet ta kemi mėsuar qė mė i keqi i tė gjitha opsioneve ėshtė injorimi i nevojės pėr t'u pėrballur me situatat. Ne nuk duhet tė shpresojmė mė qė njė shmangie sipas modelit tė Oslos, do tė ndihmonte nė zgjidhjen finale tė ēėshtjes. Ajo mund tė ēojė nė rritje tė tensioneve dhe shpėrthime tė papritura. Uashingtoni dhe Moska, po e largojnė vėmendjen e tyre nga Ballkani dhe po ia lėnė Bashkimit Evropian rolin e liderit pėr politikat ndaj rajonit. Por, BE-ja sprapset nga ēdo pėrpjekje serioze pėr tė trajtuar thelbin e ēėshtjeve tė rajonit. Ajo ėshtė mbėrthyer nė iluzionin se njė formulė si ajo e Oslos do tė funksionojė nė Ballkan. Po unė nuk mendoj kėshtu. Tre vjet pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, ėshtė koha e fundit qė ne tė guxojmė ta adresojmė ēėshtjen e paqes sė Kosovės. Ne nuk bėn tė provojmė njė tjetėr dėshtim!

    Marrė nga radio "Europa e Lirė"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    BE dhe Kosova

    UE, qėndrim cinik ndaj Kosovės
    Nga Patrick Moore*

    Unė mė parė kam cituar profesorin gjerman Stefėn Trybst dhe ai thotė se, pėrderisa nuk e zgjidhni ēėshtjen e statusit, ju (kosovarėt) do tė vazhdoni tė keni krim, korrupsion dhe forma tjera tė jostabilitetit. Pra, Trybst dhe Bilt thonė se duhet zgjidhur ēėshtja e statusit para gjėrave tė tjera. Por, gjatė javėve tė kaluara, Shtajner, tha tė kundėrtėn - ai tha se nuk mund tė shtrojmė ēėshtjen e statusit dhe tė pavarėsisė, pėrderisa kosovarėt nuk vendosin standarte ndėrkombėtare dhe unė nuk e kam krejt tė qartė se ēdo tė thotė kjo. Por, ėshtė evidente se askush nuk do t'u ofrojė kosovarėve pavarėsinė nesėr, sė paku jo pėrderisa ata tė dėshmojnė se mund tė udhėheqin shtetin e vet pa krime dhe frikėsim tė pakicave. Por, nė anėn tjetėr, gjithashtu pėrderisa njerėzit nuk e dinė se ēfarė do tė jetė statusi, stabilitet nuk do tė ketė.

    Unioni Evropian ėshtė i angazhuar nė jetėsimin e marrėveshjes ndėrmjet Serbisė dhe Malit tė Zi. Duket se Kosova ėshtė lėnė krejtėsisht jashtė kėtij procesi. Pse? Janė dy rrugė pėr tė vėshtruar kėtė ēėshtje. Sipas tė parės, Unioni Evropian i ka premtuar Beogradit se nėse Serbia dhe Mali i Zi ndahen pas tre vitesh, Serbia do tė trashėgojė statusin e Jugosllavisė, pra Serbia do tė trashėgonte Jugosllavinė edhe kur bėhet fjalė pėr Kosovėn. Rrjedhimisht, Unioni Evropian ka negociuar me Beogradin dhe Podgoricėn duke injoruar Prishtinėn, thjesht pėr faktin qė nuk e ka konsideruar Prishtinėn tė rėndėsishme dhe pėr ta lėnė Prishtinėn nėn kontrollin e Beogradit. Mendoj se kjo ėshtė njė qasje cinike dhe aspak e urtė. Ata janė duke tentuar sa vijon: ata synojnė tė pėrfitojnė diēka nga Serbia dhe Mali Zi, sepse e dinė shumė mirė se nėse do tė ftonin shqiptarėt, ata nuk do tė shkonin nė bisedime pa praninė e amerikanėve dhe nuk do tė pranonin tė uleshin bashkė me Serbinė, sepse tė gjithė e dimė se shqiptarėt nuk dėshirojnė tė kenė asgjė tė pėrbashkėt me Serbinė.....

    Milo Gjukanoviq kėtė javė tha se kushdo qė mendon se shqiptarėt e Kosovės do tė ndryshojnė qėndrimin e tyre lidhur me pavarėsinė, varėsisht nga ajo qė bėjnė ose jo malazezėt, nuk kanė lidhje me realitetin. Dhe jo vetėm Gjukanoviq, por edhe disa tė tjerė thonė se konfederata e re serbo - malazeze synon tė tėrheqė kosovarėt nga kėrkesa pėr pavarėsinė. Nuk mendoj se ky ėshtė opsion real. Siē thashė edhe Unionin Evropian ėshtė i vetėdijshėm se nuk mund tė realizojė njė gjė tė tillė. Unioni Evropian pati sukses nė Maqedoni, ndonėse me pjesėmarrjen e amerikanėve, edhe pse kėtė nuk dėshirojnė ta pranojnė. Unioni Evropian ėshtė shumė krenar qė ka arritur tė frikėsojė Malin e Zi qė tė mbetet nė njė shtet tė pėrbashkėt me Serbinė, pavarėsisht qė sipas anketimeve, madje as shumica e serbėve nuk e dėshirojnė njė gjė tė tillė.

    Pas kėtyre sukseseve ata mendojnė se nėse jo tani, atėherė pas njė viti, dy vitesh mund tė bindin kosovarėt pėr tė hequr dorė nga kėrkesa pėr pavarėsinė dhe t'i fusin nė kėtė marrėveshje me Serbinė dhe Malin e Zi. Jam duke folur pėr idenė e kėshilltarit tė Koshtunicės, Predrag Simiqit, pėr Eurosllavinė, qė konsiston nė synimin e Unionit Evropian pėr tė bashkuar nė njė bashkėsi tė gjitha ish - republikat jugosllave minus Sllovenia, plus Shqipėria - nė njė lloj federate tė dorės sė dytė, qė gjithmonė do tė mbetej jashtė dyerve kryesore tė Brukselit...Sa i pėrket prononcimit tė Gjukanoviqit dėshiroj tė theksoj dy gjėra. Para sė gjithash, para konfliktit nė Kosovė kur bisedohej rreth rikonfigurimit tė Jugosllavisė sė Milosheviqit, si shtet i tri republikave, Serbisė, Malit tė Zi dhe Kosovės s'duhet harruar se Gjukanoviq kundėrshtonte barazimin e Kosovės si republikė me Malin e Zi. Sė dyti, Gjukanoviqi pėr interesat shtetėrore tė Malit tė Zi, gjithmonė e ka kundėrshtuar ndėrlidhjen e ēėshtjes sė Malit tė Zi me atė tė Kosovės. Dhe atė qė ai e thotė tani ėshtė nė tėrėsi nė harmoni me formėn tradicionale tė botėkuptimit tė tij.

    Analist i radios "Europa e Lirė"
    alumni,

    gjithmone nxenes

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Shpėrthen dhuna ndėretnike nė Kosove
    Nga mitrovicalia_81 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •