Shtajner, administratori apo pronari i Kosovės?
Ēfarė po ndodh?
Qysh prej vizitės sė kryer nga z.Bajram Rexhepi, kryministėr i Kosovės ne Ėashington dhe pas aprovimit nga parlamenti i Kosovės mbi rezolutėn pėr njohjen dhe ruajtjen e kufijve tė Kosovės, UNMIK- eshte ndjere si ne gjemba edhe pse veprimi i parlamentit kosovar ishte krejt normal.
Ajo ēka shfaqet krejt anormale, sė paku nė rrafshin politik, ishte marrėveshja Shkup-Beograd, mbi vendosjen e kufijve mes tyre, sikur tė mos ekzistonte fare Kosova. Pas kėsaj marrėveshje duhej tė ishte vetė administratori i UNMIK-ut nė Kosovė, z.Shtajner, qė duhet tė kishte reaguar fort dhe ashpėr, por kjo nuk ndodhi. Reagimi i Shtajnerit, i cili ishte apatik, u duk qartė se i ndezi mė fort deliret e sllavo-maqedonėve, pėr tė vendosur mes tyre fatin e njė kombi qė ėshtė krejtėsisht i ndryshėm nga ta. Nė tė kundėrt, kur parlamenti i Kosovės i bėn me dije Shkupit dhe Beogradit Zyrtar se nuk mund tė ketė marrėveshje mes Shkupit dhe Beogradit, pa vendimet e Prishtinės Zyrtare, atėherė Shtajner shndėrrohet nė kolerik dhe me njė tė rėnė tė lapsit hedh nė koshin e plehrave vendimin e drejtė tė njė parlamenti legjitim.
Nė njė kohė kur ēėshtja e Mitrovicės, ėshtė bėrė kanceri i ardhmėrisė sė Kosovės, vatra kancerogjene vendoset edhe nė jug tė Kosovės, kur territore tė tėra tė saja, kalojnė thuajse sikur tė ishte njė maune kontrabandė me cigare nė favor tė sllavo-maqedonasve.
Vetėm duke e parė thjesht problematikėn e krijuar, Shtajner, administrator nė Kosovė, duhej tė ishte ai i pari qė tė reagonte ashpėrsisht ndaj Shkupit dhe Beogradit dhe te shnderrohej ne pararendės i qėndrimit krejtėsisht tė drejtė tė Prishtinės Zyrtare.
Nuk ka arsye qe njė administrator tė lejojė qė pjesė tė truallit qė ai ka nė administrim, tė kalojnė sa nė favor tė Serbisė aq edhe nė favor tė Maqedonisė. Kjo ėshtė sėpaku alogjike, pasi administratorit do ti kufizohej padrejtėsisht territori nė tė cilin atij i ėshtė ngarkuar administrimi.
Nė njė shembull mė tė thjeshtė, Shtajnerit i ėshtė dhėnė mė qira njė Banesė dhe si rregull qiramarrėsi nuk ka asnjė tė drejtė qė tė bėjė ndryshime nė muret ndarėse tė banesės. Kėto ndryshime muresh do tė mund tė bėheshin vetėm atėherė kur personi do tė ishte blerėsi i tapisė sė ndėrtesės ēka do ti lejonte atij tė bėnte tė gjitha ndryshimet e mundshme, ashtu sikundėr tė dėshironte ai.
Pra, parė nė njė vėshtrim real-politik, Shtajner, zėdhėnėsi i Bonit Zyrtar, po sillet si njė pronar i Kosovės, njė padrejtėsi tipike ndaj tė drejtės ndėrkombėtare tė njohjes sė pronės (truallit) sė pronarit tė vėrtetė, Kosovės dhe kosovarėve.
Pse ndodh kėshtu?
Nė njė kohė kur diplomacia europiane veēmas ajo franko-teutone ėshtė hedhur nė sulm frontal pėr tė gllabėruar sa mė shumė vende tė Europės Juglindore, nė emėr tė integrimit europian, e drejta e kombeve tė vegjėl duket sikur po shperfillet tejskajsisht. Edhe marreveshja Solana per ShtetinS-M eshte nje derivat i kesaj politike europiane pseudo-integruese dhe realisht ndeshkuese ndaj shqiptareve dhe interesave te tyre kombetare.
Shqiptarėt duket se dhe njėherė janė bėrė plaēke tregu pėr tė kėnaqur interesat afatgjata tė franko-teutonėve dhe interesat pragmatiste te sllavo-helenėve, qė duan qė Serbia dhe Greqia tė jenė mbi-kombet e Ballkanit. Franko-teutonėve u bie mė lehtė dhe mė mirė qė ta kenė grurė me Serbinė dhe Greqinė, nė kurriz tė shqiptarėve, pasi u lehtėsohet edhe ndėrtimi i korridorit gjeo-politik Nr.10.
Shtajneri , ashtu sikundėr Solana, janė dy anė tė sė njė medaljeje antishqiptare.Nė kėtė kontekst duhet parė edhe politika e Kryeadministratorit Shtajner, i cili po sillet ndaj shqiptarėve nė njė status tjetėr, atė tė pronarit ilegjitim tė Kosovės.Kjo ėshtė padrejtėsia e radhės, qė i vjen gjithmonė shqiptarėve nga guzhinat franko-teutone, qė nga Bismark e Klemanso, deri tek Shtajner e Kushner.
Si mund dhe duhet tė ndodhė?
Kur furia antishqiptare e franko-teutonėve kishte marrė pėrmasa tė jashtėzakonshme, ishte vetė Presidenti amerikan Uillson, qė u bė sebepi i vėnies nė fre tė interesave gllabėruese tė Fuqive tė Mėdha.
Tashme qe Shtajner po tregon se eshte i superfuqishen ne Kosove, sinjalet diplomatike nga Uashingtoni zyrtar, duke se i kane vene fre kompetencave pakufi te nje europianizmi butaforik dhe krejtesisht demagogjik dhe njekohesisht i kane dhene dore te lire institucioneve kosovare, president, kryeminister dhe qeveri, per te dale paksa tej rezolutes 1244, e cila i ngjan nje kostumi qe i ri ngushte si UNMIK_ut, ashtu edhe institucioneve vendore
Tashmė pėr shqiptarėt nuk ka mė vend pėr dyzim mes politikave europiane dhe atyre amerikane, nuk ka mė vend pėr tė mbajtur dy kunguj nė njė sqetull; edhe SHBA-nė edhe SHBE-nė, edhe pse ka ne Shqiperi linja hipokrite SHBÄ-iste
Pėrkundrazi, shqiptarėve i ėshtė lėnė njė shteg-dalje nga kjo politikė e mbrapshtė e asimilimit nė emėr tė integrimit europian, nėpėrmjet vėnies sė theksit nė orientimin e tyre politik drejt Koridorit 8, nė tė cilin interesta e shqiptarėve dhe ato tė amerikanėve pėrputhen plotėsisht.
Shqipėria dhe Shqiptarėt, vetėm nėpėrmjet kėtij Korridori mund tė jenė etnikisht shqiptarė, ndėrsa nė Koridorin 10, tė cilit po i bien kėmbanat, ata do tė asimilohen totalisht si grekė, si maqedonė, apo si serbė tė europianizuar. Ky ishte qėllimi i Kushnerit dhe kjo ėshtė edhe deviza e Shtajnerit.
P.S. Nė gjermanisht (alias teutonisht) Ä=E
Marrre nga numri sotem i Gazetes "RIMEKEMBJA"
Krijoni Kontakt