Close

Rezultati i Sondazhit: A jeni pro apo kundra abortit?

Votues
34. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pro

    14 41.18%
  • Kundra

    6 17.65%
  • Nuk e di

    1 2.94%
  • kundra por varet nga situata

    13 38.24%
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 32

Tema: Aborti!

  1. #-19
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570

    Aborti!

    Duke marre shkas nga nje ligj i ri ne SHBA ku ndalohet aborti i pjeseshem, desha te di mendimet e Shqiptareve rreth kesaj praktike dhe abortit ne pergjithesi, qofte ne muajin e 1 apo te 9.

    Mendimi im personal eshte se eshte infanticid, pervec rasteve te perdhunimit dhe shendetit te nenes.

    Do doja te di mendimet tuaja rreth kesaj teme.

    Ju lutem ti lini predikimet fetare jashte ketij diskutimi, thjesht ndjenjat personale dhe mendimiet e opinionet tuaja, jo te kishes ose xhamise ku aderoni.
    Faleminderit
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  2. #-18
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    nese ai femije vjen pa deshiren e femres ... jam pro abortit .. eshte e drejta e cdo femre te beje si ti duket me e arsyeshme me trupin dhe jeten e saj ....

    Pink
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #-17
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Pro abortit.
    Per mendimin tim nuk mund te quhet infanticid. Te gjithe kemi lindur ose quhemi te tille kur kemi dale nga barku i nenes, jo kur ishim embrione. Po te vazhdosh nje llogjike te tille atehere duhet te ndalohet me ligj dhe sterilizimi i meshkujve.
    "Who is John Galt?"

  4. #-16
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    kundra por varet nga situata

    Per mendimin tim, Zoti na ka dhen jete dhe Zotit i takon te na marri jeten...

    Perjashtime (dmth ku mund ta pranoja abortimin) do ishte vetem ne raste perdhenimi...ose ne raste ekstreme...

    Nese femra gabon dhe padashje bije me bare dhe thjesht nuk deshiron te kete ate "responsabilitet" nuk mund ta quaj te drejten e femres qe te bej abort femin qe po krijohet brenda saj. Per deri sa ajo e lejoj veten qe binte me bare (per deri sa ka patur mardhenje) atehere duhet te pranoj dhe pasojat....

  5. #-15
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Ka patur raste ne Tirane qe pritshim me ankth nese do i vijshin apo jo periodat dashnores ne fund te muajit dhe gjate gjithe kohes predikonim qe nese kishte bere vaki noi gje e pabome ...direkt abort. Eh kohe qe nuk kthehen me ato lol. Ato lloj perpjekjesh prej adoloshenti ishin gjonat me klas qe mahen mend. Por nese shikoje reagimin e vajzave te bente pershtypje ndjenja qe krijon nena kundrejt femijes. Vajzat sikur tkurreshin ne vetevete dhe denonin veten jashtmase kur mendonin te kryenin nje krim te tille ( megjithese ishte e sigurte qe do e abortonin se nuk kishin ftyre me u fut ne shpi te plaku ne darke kurse neve cunave na kishin bo dalje shpija me kohe lol dhe vetem te hotel Arberia e kishim destinacionin looool )

    Perfundimisht jam kundra abortit ..!

    1- Aborti shkaterron fiziologjine e femres dhe rrezikon qe ajo te mos lindi me , plus qe do kete c'rregullime si trupore ashtu dhe mendore per nje kohe te gjate.

    2- Aborti ka raste qe ka cuar ne vdekjen e femres. Nese embrioni eshte i evoluar gjate atehere rrezikon qe vemra te vdese. Nese kapet ne kohe te shkurter atehere eshte me e vogel rrezikshmeria.

    3- Aborti ne nje fare sensi eshte i njejte me nje vrasje = krim. Dhe femrave u le pasoja deshperimi per nje kohe te gjate.

    Abortin do e pranoja vetem ne raste exemplare kur :

    1- Femra eshte perdhunuar

    2- Kur lindja e femijes rrezikon ne shkaterrimin e jetes se nenes ( dmth e ndan nga familja si nje xhest i pandershem etj ). Ne kete rast e pranoj sepse po vret nje jete per te shpetuar nje tjeter --> ate te nenes.

    Kaq kisha ..

  6. #-14
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    KONTRACEPCIONI
    S'ka dyshim se mbrojtja e rrjedhės njerėzore ėshtė prej qėllimeve parėsore tė martesės. Mbrojtja e rrjedhės varet nga vazhdimi i riproduksionit. Islami preferon riproduksionin e shumtė dhe i bekon fėmijėt qofshin djem apo vajza. Ai gjithashtu lejon planifikimin e familjes nė qoftė se ekzistojnė shkaqe dhe nevoja tė rėndėsishme. Mėnyra mė e njohur nė kohėn e Pejgamberit a.s. pėr kontracepcion ishte a'zli ose derdhja e spermės jashtė vaginės (coitus interruptus). Nė dy sahihėt transmetohet nga Xhabiri se edhe sahabėt e aplikonin mėnyrėn e tillė nė kohėn e pejgamberisė dhe tė shpalljes:

    "Nė kohėn e Pejgamberit a.s. kur shpallej Kur'ani, ne e aplikonim
    largimin (coitus interruptus)."
    Nė Sahihun e Muslimit thuhet:
    "E aplikonim largimin (coitus interruptus) nė kohėn e Pejgamberit, dhe kur dėgjoi Pejgamberi a.s., nuk na ndaloi! Njė njeri shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: "O Pejgamber i Zotit! Kam njė robėreshė. Dėshiroj atė qė dėshirojnė burrat! Nuk dėshiroj qė ajo tė mbetet me barrė dhe pėr kėtė shkak e aplikoj coitus interruptus-in me tė. Hebrenjtė thonė se nė kėtė mėnyrė varrosen fėmijėt tė gjallė". Pejgamberi a.s. i tha: "Hebrenjtė gabojnė! Nėse Zoti dėshiron tė krijojė fėmijė, ti nuk mund ta pengosh!"(Transmetimi i autorėve tė suneneve)
    Qėllimi i Pejgamberit a.s. ishte se gjatė aplikimit tė largimit mund tė ndodhė qė ndonjė pikė e spermės sė burrit tė depėrtojė e tė bėhet mbarėsimi pa dijen e tij.
    Nė mexhlisin e Umerit u bisedua rreth largimit dhe njė njeri tha: "Ata mendojnė se kėshtu varrosen fėmijėt tė gjallė!" Aliu thotė: "Nuk mund tė ketė varrosje tė gjallė pėrderisa fėmija nuk kalon shtatė faza: prej njė ajke e njė balte nė ujė, nė copė gjaku, nė gjak tė ngurtė, nė copė mishi, nė eshtra e nė mish dhe pastaj nė krijesė tjetėr".
    Nė atė rast Umeri i thotė: "Ke tė drejtė, Zoti tė dhashtė jetė!"

    SHKAQET PĖR KONTRACEPCION

    Shkaku i parė qė lejon kontracepcionin ėshtė frika pėr jetėn ose shėndetin e nėnės nga shtatzėnia ose lindja, por me kusht qė kėtė ta vendosė mjeku specialist dhe besnik. Zoti i Madhėruar thotė:
    "Mos u shkatėrroni me duart tuaja!"
    "Mos e mbytni veten tuaj! Zoti ėshtė mėshirues i juaj!
    Shkaku tjetėr ėshtė frika nga vėshtirėsimi i rrethanave me lindjen e fėmijėve saqė mund tė obligohet ndokush tė bėjė diēka haram me qėllim qė t'i plotėsojė nevojat familjare. Zoti i Madhėruar thotė:
    "All-Ilahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshiron vėshtirėsim pėr ju! " (El-Bekare, 185).
    "All-Ilahu s'dėshiron t'u sjellė ndonjė vėshtirėsi". (Māide, 6).
    Gjithashtu si shkak mund tė jetė edhe frika nga keqėsimi i shėndetit
    tė fėmijėve dhe nga pengesat nė rritjen e tyre. Nė Sahihun e Muslimit transmetohet nga Usame ibn Zejdi se njė njeri ka shkuar te Pejgamberi a.s. dhe i ka thėnė:
    "O i dėrguari i Zotit, unė largohem nga gruaja (aplikoj coitus interruptus)!" Kur e ka pyetur Pejgamberi pėr shkakun, ai i ka thėnė: "Frikohem pėr fėmijėn e saj", ose "pėr fėmijėt e saj", pastaj Pejgamberi a.s. i ka thėnė: "Sikur tė ishte i dėmshėm, do tė ishte, i dėmshėm pėr persianėt dhe romakėt". (Transmetim i Muslimit.)
    Siē duket, Pejgamberi mendonte se rastet e tilla tė rralla nuk ndikojnė nė ummetin, ngase nė tė kundėrtėn do t'i dėmtonin persianėt dhe romakėt tė cilėt atėherė ishin mė tė fuqishmit mbi sipėrfaqen e tokės.
    Shkaku tjetėr i arsyeshėm ėshtė frika se mos vallė ndikon shtatzėnia ose lindja e re nė shėndetin e fėmijės qė thithė. Pejgamberi a.s. e quante "gilė" marrėdhėnien seksuale me nėnėn qė i jep gji fėmijės ose thėnė mė mirė, marrėdhėnien qė shkakton shtatzėni pėrderisa nėna ende i jep gji fėmijės. Ai e quan me kėtė term ngase shtatzėnia e tillė e dobėson qumėshtin e nėnės dhe e dėmton fėmijėn qė thithė. Pejgamberi a.s. e mbronte interesin e ummetit dhe e ndalonte atė qė ishte e dėmshme. Prej pėrpjekjeve tė tij pėr ummetin e vet, ėshtė thėnia e tij:
    "Mos i mbytni fėmijėt tuaj fshehurazi ngase "gile-ja " e zė kalorėsin dhe e gjuan prej kalit ." (Transmetim i Ebu Davudit) Pejgamberi a.s. nuk e ndaloi kėtė formė pėr ta bėrė haram, ngase i shihte popujt e fuqishėm tė kohės sė tij, tė cilėt e aplikonin pa pėsuar dėme. Ai frikohej se do tė jetė shumė vėshtirė pėr burrat tė abstenojnė nga gratė e tyre gjatė periudhės sė gjidhėnies e cila mund tė zgjasė edhe dy vjet. Ai thotė:
    "Mendoja ta ndaloj "gile-nė" mirėpo pashė se persianėt dhe romakėt e aplikonin pa i dėmtuar fėmijėt e tyre." (Transmetim i Muslimit.)
    Kur flet Ibn Kajjimi pėr lidhjen mes kėtij hadithi dhe hadithit "Mos i mbytni fėmijėt tuaj fshehurazi", thotė: "Pejgamberi a.s. ka vėrejtur se shtatzėnia e dėmton fėmijėn qė thithė ashtu siē dėmtohet kalorėsi nga rrėzimi prej kalit. Kjo mėnyrė dėmton por jo deri nė mbytjen e fėmijės. Ai i kėshillonte burrat tė largohen nga marrėdhėniet seksuale qė shkaktojnė shtatzėninė me gruan qė i jep gji fėmijės, por nuk i ndalonte. Ai dėshironte ta ndalojė me qėllim qė ta mbrojė shėndetin e fėmijės qė thithė gji, por gjithashtu e dinte se burrat do tė pėrjetojnė vėshtirėsi tė mėdha e posaēėrisht tė rinjtė, dhe kėshtu mė tepėr do ta dėmtonte shoqėrinė. Pas njė harmonizimi tė kėtyre gjėrave, ai vendosi qė mos ta ndalojė, ngase gratė e dy popujve mė tė fuqishėm tė kohės sė tij u jepnin gji fėmijėve tė tyre gjatė shtatėzanisė pa ndikuar fare nė fuqinė apo nė numrin e tyre.
    Pra, pėr kėtė shkak ai nuk e ndaloi "gile-nė". (Miftahu daris-se'ade, f. 620 dhe Zadul-me'ad, vėll, 4. f. 16.)
    Nė kohėn tonė janė zbuluar metoda tė reja kontraceptive qė realizojnė interesin pėr tė cilin pėrpiqej Pejgamberi a.s. gjegjėsisht mbrojtjen e fėmjės qė thithė nga dėmet qė mund tė ndodhin gjatė shtatzėnisė sė nėnės sė tij nė njė anė dhe nė anėn tjetėr, mėnjanimin e vėshtirėsive pėr burrat nga abstenimi ndaj grave gjatė shtatzėnisė. Nga e tėrė kjo konkludojmė se intervali ideal mes dy fėmijėve, sipas Islamit, duhet tė jetė 30 ose 33 muaj pėr atė qė dėshiron tė plotėsojė fazėn e periudhės sė gjidhėnies.
    Imam Ahmedi dhe tė tjerėt lejojnė njė gjė tė tillė nė qoftė se e lejon gruaja, ngase ajo duhet tė japė pėlqimin e saj se a do tė pranojė tė pėrjetojė kėnaqėsinė seksuale dhe se a dėshiron fėmijė tjetėr apo jo. Umeri r.a. e ka ndaluar largimin (coitus interruptus-in) pa pėlqimin e gruas.
    Ky ishte njė vendim i rėndėsishėm i Islamit pėr mbrojtjen e tė drejtės sė gruas nė kohėn kur nuk respektohej asnjė e drejtė e saj.

    ABORTI


    Islami lejon muslimanen tė ndėrmarrė masa preventive kontraceptive por nuk lejon tė kryhet krim mbi shtatzėninė kur tė paraqitet realisht.
    Fukahatė janė tė mendirnit se aborti pas formirnit tė fetusit dhe frymėzimit tė shpirtit ėshtė i ndaluar dhe konsiderohet krim. Nuk i lejohet muslimanit ngase nė kėtė rast ai bėn krim mbi tė gjallin qė ka krijim tė plotė dhe formė tė gjallė.
    Nėse bėhet aborti dhe fėmija del i gjallė e pastaj vdes, atėherė duhet tė paguhet kompensim (dijeti), ose mė sė paku tė dėnohet materialisht nėse del i vdekur. Nėse vėrtetohet nga ana e mjekut besnik se jeta e fėmijės nė bark rrezikon jetėn e nėnės, atėherė sheriati lejon dėnim mė tė lehtė. Nėse nė kėtė rast duhet tė kryhet aborti atėherė lejohet, ngase nuk duhet qė nėna tė sakrifikohet sepse ajo ėshtė origjina e fetusit. Ajo ka tė drejtė nė jetė, ka fat tė pavarur nė jetė si dhe ka tė drejta tė cilat i takojnė dhe pėrgjigjet pėr to. Pėrveē kėsaj, ajo ėshtė shtylla e familjes dhe pėr kėtė shkak nuk ėshtė e logjikshme qė jeta e saj tė sakrifikohet pėr fetusin qė nuk ka ende personalitet tė vetin, si dhe ėshtė pa obligime e pėrgjegjėsi. (Shejh Sheltut, El-Fetava, f. 464.)
    Imam Gazaliu bėn dallim midis kontracepcionit dhe abortit dhe thotė: "Kontracepcioni nuk ėshtė si aborti, ngase aborti ėshtė krim mbi gjallesėn e formuar. Ekzistenca ka fazat e veta: faza e parė ėshtė depėrtimi i spermės nė mitrėn e gruas dhe pėrzierja e saj me vezoret e gruas, e pastaj pėrgatitet pėr pranimin e jetės. Shkatėrrimi i kėtij proēesi konsiderohet krim. Nėse fetusi arrin njė madhėsi tė konsiderueshme, atėherė aborti konsiderohet edhe mė i keq ndėrsa krimi shtohet edhe mė tepėr nė qoftė se fetusi frymėzohet me shpirt. Krimi e arrin kulmin kur fetusi hiqet i gjallė (nga nėna)." (El-Ih



    MOS I VRITNI FĖMIJĖT TUAJ


    Meqė Islami e mbron nė kėtė mėnyrė rrjedhėn, gjithashtu cakton edhe tė drejtat prindėrore dhe birėrore pėr fėmijėn dhe prindin. Fėmija ka tė drejtė jete dhe asnjė baba ose nėnė nuk ka tė drejtė ta vrasė fėmijėn ose ta mbysė tė gjallė, ashtu siē vepronin arabėt nė periudhėn paraislame, ngase si djal. ashtu edhe vajza kanė trajtim tė njėjtė. Zoti i Madhėruar thotė:

    "Mos i mbytni fėmijėt tuaj nga frika e varfėrisė, se Ne ua sigurojmė furnizimin tuaj, e mbytja e tyre ėshtė mėkat i madh". (Isrā, 31)
    "Dhe kur tė pyeten ato vajza tė varrosura tė gjalla, pėr ēfarė mėkati janė mbytur?" (Tekvīr, 8, 9)
    Islami e ndalon kėtė akt barbar nė mėnyrė kategrike ngase ėshtė krim i qėllimtė dhe armiqėsi kundėr qenies sė dobėt pa marrė para sysh faktorin shtytės, qoftė ekonomik si psh. frika nga varfėria e furnzimit, ose joekonomik, si p.sh. vrasja e vajzės prej frikės nga nderi. Kur ėshtė pyetur Pejgamberi a.s. se cili mėkat ėshtė mė i madh, ai ėshtė pėrgjigjur:
    "T'i pėrshkruhet hyjnia ndokujt tjetėr pėrveē All-llahut, i cili tė krijoi!" Kur vazhdojnė dhe e pyesin pėrsėri pėr mėkatin tjetėr mė tė madh, ai u thotė: "Tė vrasėsh fėmijėn tėnd nga frika se do ta ndashė ushqimin tėnd me tė". (Transmetim unanim.)
    Pejgamberi kėrkonte premtimin e grave dhe tė burrave se nuk do tė bėjnė njė krim tė tillė:

    "Se nuk do t'i shoqėrojnė asnjė send All-Ilahut, se nuk do tė vjedhin; se nuk do tė bėjnė kurvėri, se nuk do t'i mbysin fėmijėt e tyre." (Mumtehine, 12)

    E drejta e prindit ndaj fėmijės ėshtė qė ta emėrojė me emėr tė mirė, e jo me ndonjė emėr qė do ta dėmtojė kur tė rritet. I ndalohet ta quaj me ndonjė emėr qė prezenton robėrinė ndaj ndokujt tjetėr pėrveē All-Ilahut, si p.sh. Abdun-nebi (robi i Pejgamberit) ose Abdul-mesih (robi i Isait) etj.
    Fėmija gėzon tė drejtėn e rritjes, zhvillimit, edukirnit dhe fumizimit. Pra, prindėrve nuk u lejohet t'i lėnė pasdore ose t'i abrogojnė tė drejtat e tilla tė fėmijėve.
    Pejgamberi a.s. thotė: "Tė gjithė jeni baritij dhe tė gjithė pėrgjigjeni pėr kopetė tuaja!". (Transmetim unanim.)
    "Pėr njeriun ėshtė mėkat tė humbė kujdesin ndaj atij qė varet prej tij." (Transmetim i Ebu Davudit, Nesaiut dhe Hakimit.)
    "Zoti do ta marrė nė pėrgjegjėsi ēdo bari pėr kopenė e tij, tė mbrojtur apo tė humbur, derisa do ta pyesė edhe njeriun pėr anėtarėt e familjes sė tij". (Transmetim i Muslimit, Ahmedit dhe Ebu Davudit.)

    MBARĖSIMI ARTIFICIAL
    Islami ndalon kurvėrinė dhe adoptimin pėr ta mbrojtur rrjedhėn ashtu siē ndalon edhe mbarėsim artificial nė rast se realizohet me spermėn e huaj. Profesori i njohur Shejh Sholtuti thotė: "Nė kėtė rast bėhet krim i madh dhe mėkat i papėrshkruar, si dhe akti i tillė i ngjanė kurvėrisė ngase kanė esencė tė barabartė dhe rezultat tė pėrbashkėt; kryesisht merret sperma e njeriut tė huaj dhe futet nė trupin e gruas pa patur lidhje ligjore e kurorėzim, qė i mbron ligji natyror dhe sheriti qiellor. Sikur tė mos ishte shkalla e kėtij krimi pak mė e ulėt do tė aplikohej dėnimi pėr kurvėrinė, ashtu siē e pėrshkruan sheriati i inspiruar hyjnor.
    Nėse mbarėsimi bėhet me spermė tė njeriut tė huaj, atėherė, pa dyshim ky akt konsiderohet krim mė i madh dhe mė i keq se adoptimi. Fėmija nga mbarėsimi artificial ėshtė sikur adoptimi i cili fut element tė huaj nė rrjedhė. Mbarėsimi i tillė gjithashtu barbarėzohet me kurvėri, tė cilėn e refuzojnė ligjet hyjnore dhe ndėrgjegjja e njeriut tė virtytshėm, ngase nė kėtė mėnyrė njeriu bie nė nivel tė shtazėve ku nuk ka ndjenja pėr lidhje fisnike shoqėrore". (Shiko Fetave, Shejh Sheltut, f. 300.)

  7. #-13
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    LEJOHET KUR VIHET SHENDETI I NENES NE RREZIK DHE PREJ LINDJES MUND TE VDESI NENA I JEPET PERPARESI NENES NE KETE RAST.

  8. #-12
    ^ Peek-a-boo ^ Maska e Sirena_E_Vogel
    Anėtarėsuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    565
    Gjithmon kam thene qe jam kundra pasi thoja "po eshte keq, pasi nuk i jep te drejten nje femije te vije ne jete". Po ne disa raste kur nena e dije qe ajo nuk mund ta rrisi, nuk ka te ardhura ekonomike, nuk ka kush e ndihmon, babai i femijes eshte larg dhe nuk do te ndihmoj te rrisi kete femije, pastaj nena e di nqs ajo do te abortoje apo ta mbaj, nje gje qe duhet pere shpejt, dhe jo vone. Po te gjitha vajzat kur e dine qe ka nje mundesi qe mund te ngelin shtatezen, te mos bejne gjera qe arrijne deri ne "vrasjen" e nje te palinduri.
    Cuteness !

  9. #-11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    37
    Une jam kunder abortit, edhe une sapo u martova mbeta shtatezan dhe isha ne dilem ta mbaj apo ta abortoj sepse per momentin nuk kisha ne plan,dhe me pengonte ti realizoj planet e mia por prap se prap vendosa ta mbaj, dhe tash e kam nje djal shume te ėmbėl 5 muajsh. Tė cilin nuk dota kisha dhėnė pėr asgjė dhe te cilin e dua mė se shumti nė botė,nganjėherė rrėnqethem kur mė bie ndermend qe gati e kam mbnytur kėtė fėmij.
    Unė dua mė shumė se
    Sa mundem e e di qė
    Mundem mė shumė se qė dua.

  10. #-10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Vendndodhja
    europe centrale
    Postime
    21
    Une jam kunder abortit kur femija eshte fryt i dashurise.
    Desha t'u them per rastin e nje shoqes sime qe ishte shtetzene vitin e kaluar .Ajo ishte e lumtur sepse ishte tashme32 vjeĒe.Pas disa muajsh mjeket i thane se femija do te kishte te meta si mendore ashtu edhe fizike dhe sipas tyre ajo ishte e lire te vendoste te mbyste femijen.Vetem ai qe i ka pare e ka ndjere ne fytyrat e tyre se Ē'torture po perjetonin ata dy prinder: ta sillnin ne jete ashtu si ishte apo ta vrisnin?
    Vendosen ta mbanin dhe sot kane nje vajzushe te vogel qe po rritet dalengadale.Po Ēfare do te jete jeta e saj?
    Si do te vepronit ju ne kete rast?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kubla khan : 28-10-2003 mė 05:42
    ...rose leaves when the rose is dead
    are heaped to the beloved's bed
    and so thy thoughts when thou art gone
    love itself will slumber on.....

  11. #-9
    ne shume raste PRO-ABORTIT.

    gjithmone vendimet varen nga rrethanat, po ashtu dhe aborti.

    Jeta i ka keto.

  12. #-8
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Aborti - vrasje

    Ē'ėshtė aborti? Aborti ėshtė nxjerrja e fetusit – fėmijės nga kraharori i nėnės me ndėrhyrjen e njeriut pėr ta vrarė. Kemi dy lloje tė abortit:

    a) aborti spontan – pa ndėrhyrjen e njeriut. Kjo ndodh pėr shkak tė defekteve tė proceseve natyrale nė nėnėn.
    b) Aborti i qėllimshėm – kjo ėshtė ndėrhyrje e njeriut nė mėnyrė qė tė vritet fėmija i palindur, pėr ta nxjerrė jashtė prej ambientit natyror dhe pėr ta vrarė. Mirėpo, kėtu lypset dalluar: - aborti direkt (i drejtperdrejt) kur me vetėdije njeriu niset pėr tė vrarė; - aborti indirekt ("actu cum duplici efectum") ndodhet diēka tjetėr nė akcion, megjithatė dihet se kjo do tė lė si pasojė abortin – shėrohet ndonjė organ, e nė tė njėjtėn kohė dihet se ky ilaē do tė sjell dėshtimin e fėmijės (qellimi eshte per te shpetuar nje jete).
    Aborti ėshtė vrasje e rendit tė parė. Ēdo qenie njerėzore (embrioni, fetusi, fėmija) ka tė drejtėn nė jetė prej Zotit, jo prej prindėrve apo dikujt tjetėr; nuk ekziston kurrfarė pushteti qė do tė kishte mundur tė dispononte me jetėn e njeriut; vetėm aborti indirekt (jo i drejtpėrdrejtė) mund tė jetė i arsyetuar dhe i toleruar.
    Jeta ka vėshtirėsi, ka drama, ka traume, ka kryqe. Kjo ėshtė normale – po tė ishte e kundėrta do tė ishte diēka abnormale. Me abortim nuk pushojnė problemet – ato qysh me tė fillojnė.
    Prindėrve qė kanė fėmijė tė sėmurė duhet dhėnė zemėr, dhe jo t'u flitet se ėshtė dashur tė bėnin abort – kjo ėshtė njė logjikė e djallit (satanit) nėse ua imponojmė mendimin se ėshtė dashur tė bėnin abort. Familja duke u pėrkujdesur pėr fėmijėn e hendikepuar pjeket dhe bėhet e vetėdijshme pėr vlerat e vėrteta tė jetės.
    Duhet ndryshuar kushtet shoqėrore, dhe jo tė mbytet fėmija. Standardi nuk guxon tė bėhet ai qė e pėrcakton numrin e fėmijėve. Ata qė kanė mė shumė fėmijė janė mė tė lumtur dhe mė tė kėnaqur se ata qė kanė pak fėmijė. Njeriu ka fėmijė jo pėr shkak tė pareve por pėr shkak tė dashurisė.
    Fėmija qė ėshtė ngjizur me dhunė mund tė pranohet. Ėshtė gėnjeshtėr se nuk mund tė pranohet. Kisha dhe karitasi u kanė thėnė haptas tė gjithė atyre qė janė shtatzėna me dhunė se do t'i pranojė ajo fėmijėt dhe se do tė pėrkujdeset pėr ta.
    Spitalet janė pėr t'i shėruar fėmijėt dhe tė rriturit, nuk janė kėtu pėr tė vrarė. Pėr fat tė keq nė disa «spitale» mė shumė mbysin se sa shėrojnė.

    Pas kryerjes sė abortit 80% tė femrave sėmuren prej sėmundjeve tė ndryshme; 60% tė femrave ndjehen fajtore qė kanė bėrė abort. Aborti ėshtė faktor rreziku dhe shpesh herė lind sėmundje.
    IHS

  13. #-7

    le te vdes nena per hir te jetes te nje femije-NO

    Postuar mė parė nga klevis2000
    LEJOHET KUR VIHET SHENDETI I NENES NE RREZIK DHE PREJ LINDJES MUND TE VDESI NENA I JEPET PERPARESI NENES NE KETE RAST.


    plako je ne metro ti mo
    me ligjin e ri "partial birth abortion" nuk lejohet edhe nese nena eshte ne rrezik. kjo do te thot "vdis ti po femija le te jetoj "

    sipas ligjit as nena e as doktorri nuk jan ne gjendje te bejne nje gjykim duke pasur parasysh shendetin e nenes.

    pro abortion sidomos ne raste ku nena eshte ne rrezik se femija nuk do me vlente me teper se vetja.


    lilth
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  14. #-6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2003
    Vendndodhja
    gjirokaster
    Postime
    1
    Une jam pro abortit pasi mendoj se cdo gje duhet bere e lajmeruar,e deshiruar dhe krejtesisht e planifikuar.Nuk duhet vuajtur gjate nje gabim.
    xx

  15. #-5
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570

    Re: le te vdes nena per hir te jetes te nje femije-NO

    Postuar mė parė nga liliella
    plako je ne metro ti mo
    me ligjin e ri "partial birth abortion" nuk lejohet edhe nese nena eshte ne rrezik. kjo do te thot "vdis ti po femija le te jetoj "

    sipas ligjit as nena e as doktorri nuk jan ne gjendje te bejne nje gjykim duke pasur parasysh shendetin e nenes.

    pro abortion sidomos ne raste ku nena eshte ne rrezik se femija nuk do me vlente me teper se vetja.


    lilth
    Liliella, andej nga NY ku jeni te gjthe demokrate (lol) te tipit Clinton, natyrisht ua servirin dhe faktet pak ndryshe.
    Ligji i ri i partial birth, e ka klauzolen e shendetit te nenes brenda, pamvarsisht se NY Times, nuk i intereson ta paraqese kete fakt neper op-ed e tij, se natyrisht Bushi duhet pasqyruar si xhahil.
    Po ta lexosh tekstin e ligjit, do e shofesh, se nderhyrja lejohet nese jeta e nenes eshte ne rrezik.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  16. #-4

    self serving bias

    ligji vendos se kur eshte ne rrezik nena

    nytimes nuk me mjafton dhe aq me teper paraqitja e Bushit ne syte e publikut persa i perket keti ligji . ligji eshte i tille qe mund ti refuzoj nje nene jeten dhe ato klauzat jan "loopholes"


    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  17. #-3
    kokeforte Maska e elisabet
    Anėtarėsuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Varet nga rasti.
    Cdo te bente nje vajze 18 vjecare po te mbetej shtatezene dhe kur i dashuri ta linte..
    Sigurisht qe do abortonte.....apo te mendosh opinionin ne shqiperi qe te nxin jeten....
    Jane vendime jo te kendshme por te domosdoshme...
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  18. #-2
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    ja dhe nje [pjese nga teksti i ligjit.
    Ketu mund te gjesh tekstin e plote
    http://news.findlaw.com/hdocs/docs/abortion/2003s3.pdf


    ‘‘§ 1531. Partial-birth abortions prohibited
    ‘‘(a) Any physician who, in or affecting interstate or
    foreign commerce, knowingly performs a partial-birth
    abortion and thereby kills a human fetus shall be fined
    under this title or imprisoned not more than 2 years, or
    both. This subsection does not apply to a partial-birth
    abortion that is necessary to save the life of a mother
    whose life is endangered by a physical disorder, physical
    illness, or physical injury, including a life-endangering
    physical condition caused by or arising from the pregnancy
    itself.
    This subsection takes effect 1 day after the date
    of enactment of this chapter.

    ‘‘(d)(1) A defendant accused of an offense under this
    section may seek a hearing before the State Medical Board
    whether the physician’s conduct was necessary to save
    the life of the mother whose life was endangered by a
    physical disorder, physical illness, or physical injury, in-
    cluding a life-endangering physical condition caused by or
    arising from the pregnancy itself.

    ‘‘(2) The findings on that issue are admissible on that
    issue at the trial of the defendant. Upon a motion of the
    defendant, the court shall delay the beginning of the trial
    not more than 30 days to permit such a hearing to
    take place.
    ‘‘(e) A woman upon whom a partial-birth abortion is
    performed may not be prosecuted under this section, for
    conspiracy to violate this section, or for an offense under
    section 2, 3, or 4 of this title based on a violation of this
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  19. #-1
    in accordance to this where is the mental suffrage of the women included?apo kujt i plasi
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  20. #0
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    O Lili, a justifikohet vrasja e nje femije me qetesi mendore?
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A ėshtė aborti vrasje?!
    Nga Gimi3 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 223
    Postimi i Fundit: 16-06-2012, 13:14
  2. Aborti
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 26-09-2009, 11:26
  3. A duhet tė legalizohet aborti?
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-02-2006, 18:47
  4. Aborti dhe e Drejta e Jetės
    Nga xhiko nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 11:27
  5. Aborti ėshtė vrasje
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2004, 10:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •