PERSONAZH/ FLET 44-VJEĒARI NGA TIRANA


Musaraj: Llustroj kėpucėt, por dal deficit


--------------------------------------------------------------------------------

Agime Kastrati

TIRANE

Jam shef i shoqėrisė sė lypsarėve. Po, po, nuk tė besohet. Edhe kjo ėshtė lypje". Kėshtu nis bisedėn Arben Musaraj, 44-vjeēari nga Tirana e Re. Prej vitesh drejton njė grup lypsarėsh. Kėshtu i cilėson ai tė gjithė bashkėmoshatarėt e tij tė papunė, njėkohėsisht dhe fėmijėt e familjeve me nivel tė ulet ekonomik. Edhe shokun e tij tė ngushtė, me tė cilin kalon ditėt, e quan lypsar pavarėsisht se ai rregullon biēikleta pak metra poshtė tij. As qė i shkon njeriu nė mendje se ai mund tė jetė lustraxhi. Kėtė e tregojnė dhe duart e tij pa asnjė njollė boje. I veshur me kėmishė me kollaro e pulovėr tė trashė qėndron i ulur nė trungun e njė peme tė prerė. Njė poltron pėr tė vėnė kėmbėt, njė karrige hekuri e pajisur me dy jastėkė sfunxheri, njė ēadėr pėr tė mbrojtur klientėt nga shiu dhe aletet e tjera tė punės. Kėto janė tė gjitha mjetet me tė cilat punon. Ka shtatė vjet qė e ushtron profesionin e lustraxhiut mė tė prefeksionuar tė qytetit. Dora e tij ka lustruar kėpucė punėtorėsh, drejtorėsh, kryebashkiakėsh e ministrash. Vite mė parė ka punuar hidraulik nė tė gjitha pallatet e kryeqytetit. Nuk ka mbetur njeri pa i bėrė nder, duke i instaluar tubacionet e ujit tė pijshėm. Ndėrsa tani as qė i afrohet njeri. Madje dhe ai nuk ka qejf tė shkėmbejė ndonjė fjalė me klientėt. Eshtė i muhabetit, por zor se e bėn njeri tė flasė.

Profesioni
Tė ushtronte profesionin e vjetėr, tani nuk do tė ishtė nė rrugė duke shikuar se mos ndonjėri nga kalimtarėt do kthehet pėr t'u ulur tek karrigia e tij. Por ē'e do, fati i ka punuar pėr sė mbrapshti. E ka lėnė nė mes profesionin e vjetėr. Madje reagon shumė herė pėr parregullsitė qė shikon nė inistalimet e ndėrtesave tė reja. Por prap nuk e vret shumė mendjen. Hyzmetin mė tė madh ia bėn lustrės. E di shumė mirė se del deficit me tė por, ē'e do, nuk heq dorė prej tij. Njė ditė fiton 6 mijė lekė tė vjetra, ndėrsa ditėn tjetėr mbetet pa gjė. "Jam nga familje shkrimtarėsh moj vajzė. Mos mė shiko kėshtu. Edhe unė jam i zgjuar. Ke mundėsi tė shkruash njė libėr me jetėn time? Vazhdo!", thotė Arbeni. Ai ėshtė nė tip shumė i fortė. Ka vuajtur nė fėmijėri, nė rini e tani qė po u futet tė 50-tave e ka vendosur tė mos ankohet. Pėr tė e rėndėsishme ėshtė tė ketė mirė familjen dhe vetėm kaq.

Familja
Fėmijėt i ka peng. Qė tė tre nuk i ndan. Eshtė i divorcuar nga gruaja, e gjithė barra i ka rėnė atij mbi shpinė. Djalin e madh e ka 17 vjeē, ndėrsa dy tė tjerėt i ka nė shkollė tetėvjeēare. E ka ėndėrr qė t'i shkollojė fėmijėt dhe shpreson se sė shpejti kjo do t'i bėhet realitet. Ajo qė e shqetėson mė shumė ėshtė ana ekonomike. Nuk ka mundėsi punėsimi. "Dal deficit edhe me profesionin qė kam zgjedhur. Jam vetėpunėsuar lustraxhi, vetėm pėr tė mbajtur gjallė frymėn e fėmijėve tė mi", shton Arbeni. Ai ėshtė i zhveshur nga veset e kėqia. Qėndron larg pijes dhe mundohet qė ēdo gjė ta konsumojė me kalamajtė. Me 6 mijė lekė tė vjetra nė muaj mban familjen. Nuk ka asnjė lloj mundėsie tjetėr. Lut Zotin, qė e ka mbrojtur nga sėmundjet atė dhe fėmijėt e tij dhe shpreson qė nė njė tė ardhme shumė tė afėrt fėmijėt e tij tė mos vuajnė.


"Mė mirė lustraxhi se sa deputet apo politikan"

TIRANE - "Ky popull ėshtė lodh me gėnjeshtra e premtime politikanėsh. As qė mė shkon nė mendje qė tė dėgjoj televizorin. Eshtė mbush kudo vetėm politikė. Duam tė dijmė jetėn e pėrditshme tė njerėzve" shprehet Musaraj. Debatet rreth politikanėve e politikės, sidomos tani pas zgjedhjeve, e kanė lodhur. Me t'u hapur tema tė tilla, ai largohet nga shokėt. Nuk i duron dot. Eshtė zhgėnjyer me premtimet e tyre. "Unė tė paktėn tregoj se sa lek marr, nuk tallem me njerėzit, kujdesem pėr punėn qė bėj. Ndėrsa politikanėt kanė zėnė postin e tyre dhe nuk duan t'ia dinė se a ka njeri tjetėr nė kėtė botė", pėrfundon Musaraj.