Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Te mirat dhe demet e prodhimeve te modifikuar gjenetikisht

    29 Tetor 2003

    Anija (Liverpool( 6900 tone miser dhe soje

    2 Nentor 2003

    Anija (Cleveland( 1100 tone


    Produktet e modifikuara godasin rėndė ekonominė shqiptare

    Eksportet, turizmi, prodhimi vendas dhe konsumatori do tė goditen rėndė nėse OMGJ-tė hyjnė nė Shqipėri

    Bledjana Beqiri

    Produketet me organizma tė modifikuar gjenetikisht godasin rėndė ekonominė shqiptare. “Fermerėt e vegjėl shqiptarė do tė ndiejnė menjėherė presionin e madh tė kėtyre produkteve, qė zakonisht ofrohen me njė ēmim mė tė ulėt, duke rrėnuar njė pjesė tė madhe tė tyre“ pohon pėr gazetėn “Shekulli“ drejtori i Shoqatės sė Bujqėsisė Organike, Lavdosh Ferruni. Sipas tij, nėse produktet me organizma tė modifikuar gjenetikisht (OMGJ) do tė futeshin gjerėsisht nė tregun shqiptar, eksportet do tė reduktoheshin ndjeshėm, duke marrė parasysh refuzimin e konsumatorit europian pėr prodhime tė modifikuara gjenetikisht, turizmi do tė pėsonte goditje si rrjedhojė e faktit qė turisti europian nuk do tė donte tė konsumonte ushqime qė pėr tė janė tė dyshimta. Nga ana tjetėr, sqaron Ferruni, edhe biznesi shqiptar nuk do tė ndihej “komod“ me vetė konsumatorin shqiptar, i cili ėshtė mėsuar me shijen e prodhimeve vendase, por edhe thjesht si pasqyrim i ndjeshmėrisė sė konsumatorit europian. Kjo do tė sjellė qė edhe konsumatori shqiptar tė refuzojė ushqimet e modifikuara gjenetikisht qė do tė tregtohen nė tregun shqiptar. “Studimet e fundit shkencore evidentojnė se OMGJ-tė janė tė dėmshme pėr ambientin dhe dyshuese pėr shėndetin e njeriut, dhe si tė tilla nuk ka tė ngjare qė tė jenė faktor zhvillimi sė paku nė terrenin shqiptar“, -shprehet Ferruni. Ai dhe njė grup prej rreth 50 specialistėsh, si dhe shoqatat e ambientit dhe lėvizja “Mjaft“ kundėrshtojnė rėndė futjen e produkteve me organizma tė modifikuar gjenetikisht, tė cilat nuk janė vėrtetuar plotėsisht pėr efektet negative qė mund tė japin nė shėndetin e njeriut apo nė ambient. Pėr kėtė arsye, ky grup specialistėsh dhe qytetarėsh kėrkon qė kėto produkte tė mos futen, por edhe nėse futen, konsumatori ka tė drejtė qė tė informohet pėr produktet qė konsumon. Por, Ferruni sqaron se Shqipėria nuk ka nevojė pėr produkte me organizma tė modifikuar gjenetikisht, sepse dėmton prodhimin organik qė ka vendi ynė, frenon eksportet dhe turizmin, si dhe kėto produkte janė tė papranueshme nga konsumatorė tė vendit dhe tė huaj. “Njė sektor me dinamik zhvillimi, si bujqėsia dhe blegtoria shqiptare, nuk ka pse tė trazohet me produkteve me OMGJ, pasi mund tė kthehet nė tė kundėrtėn e vet“, -sqaron Ferruni. Pėr mė tepėr, ai pohon se, kjo ndihmė prej 16 mijė ton misėr dhe sojė janė me OMGJ, tė cilat mbartin njė sėrė faktorėsh kufizues nė raportet tregtare me Bashkimin Europian. Sipas Ferrunit, duket qartė se ekonomia shqiptare humbet nga futja e OMGJ-ve, por ato qė pėrfitojnė janė kompanitė prodhuese tė kėtyre prodhimeve. Ai sqaron se ekonomia shqiptare pėrgjithėsisht ka ritme tė larta rritjeje, sektori blegtoral ėshtė njė nga sektorėt qė ka pasur dinamizėm tė madh dhe qė nuk ka pasur ulje as nė krizėn e madhe ekonomike tė vitit 1990-1992. Kėshtu, sipas Lavdosh Ferrunit, statistikat e Ministrisė sė Bujqėsisė tė vitit 1992 tregojnė se sektori i blegtorisė ėshtė mė dinamiku dhe investimet janė rritur disa herė brenda 1 viti, produktet blegtorale kanė njė rritje shumė mė tė lartė se shumė sektorė tė tjerė.


    Xhuveli:

    Ministria e Mjedisit reagon kundėr apelit tė hedhur dy ditė mė parė pėr moslejimin e hyrjes sė produkteve gjenetikisht tė modifikueshme. “Pėr ardhjen nė vendin tonė tė njė sasie misėr dhe soje nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, tė cilat mendohet se janė gjenetikisht tė modifikuara, Ministria e Mjedisit nuk ka ndonjė njoftim zyrtar”, -pohojnė burime zyrtare pranė kėsaj ministrie. Por, shoqatat e bujqėsisė dhe ambientit si dhe lėvizja “Mjaft” dy ditė mė parė ėshtė shprehur se: “hapi i parė i rrezikut tė ndotjes gjenetike ėshtė hedhur me lejimin dhe pranimin e 16 mijė ton misėr dhe sojė tė modifikuar gjenetikisht, qė synohet tė mbėshtetet edhe me ligjin e mirėpritur nga Ministria e Mjedisit ose thjesht e ministrit tė Mjedisit”. Ministria e Mjedisit nė deklaratėn e saj pėr shtyp sqaron se nėpėrmjet projektligjit “Pėr mbrojtjen e biodiversitetit” ajo mbron vlerat e larmisė biologjike tė vendit, ku nė njė kapitull tė veēantė tė kėtij projektligji parashikohen edhe rregullat pėr lėvizjen e import-eksporteve tė produkteve me organizma tė modifikuar gjenetikisht. Por, Ministria e Mjedisit nuk harron tė citojė nė deklaratėn e saj se Bashkimi Europian, i cili ka ndaluar hyrjen e OMGJ-ve, sipas legjislacionit ekzistues tė kėtyre vendeve ėshtė autorizuar hedhja nė treg e 18 produkteve gjenetikisht tė modifikuar. “Direktiva e Bashkimit Europian nė lidhje me OMGJ-tė lejon lėvizjen dhe futjen nė treg tė kėtyre produkteve, por nga ana tjetėr rregullon procesin e aprovimit hap pas hapi, nė bazė tė vlerėsimit tė impaktit pėr shėndetin e njeriut dhe ndikimit nė mjedis rast pa rasti, pėrpara se kėto produkte tė hyjnė nė treg ose tė hyjnė nė mjedisin natyror”, -pohojnė burime zyrtare pranė Ministrisė sė Mjedisit. Kjo ministri nuk del hapur pėr tė deklaruar se ėshtė “pro” hyrjes sė OMGJ-ve nė vendin tonė, por nuk harron tė citojė se Shqipėria ėshtė anėtare e Organizatės Botėrore tė Tregtisė, detyrimet e sė cilės nuk parashikojnė ndalimin e organizmave tė modifikuar gjenetikisht nė vendin tonė.




    22/10/2003
    KATEGORIA: Ekonomi

  2. #2
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    BKFSH: “Ushqim pėr progres” tė ndihmojė dhe fermerėt e vegjėl

    Bashkimi Kombėtar i Fermerėve tė Shqipėrisė (BKFSH) kėrkon qė njė pjesė e ushqimeve OMGJ tė shkojė edhe pėr fermerėt e vegjėl






    Altin Xhikneli / Data (04-12-2003)


    Bashkimi Kombėtar i Fermerėve tė Shqipėrisė (BKFSH), nė njė takim tė organizuar para disa ditėsh nė Tiranė, u kėrkoi zbatuesve tė projektit "Ushqim pėr progres", qė menaxhon ushqimet pėr blegtorinė tė ardhura muajin e fundit, ndihmė nga SHBA, qė njė pjesė e kėtyre ushqimeve tė shkojnė tė fermerėt e vegjėl. Hasan Halili, kėshilltar pėr bujqėsinė pranė projektit amerikan IFDC, u shpreh se ndihma me ushqime pėr blegtorinė rreth 16 mijė tonė, qė ka mbėrritur nė vendin tonė, ėshtė shitur me ankand tek tregtarėt e mėdhenj, tė cilėt kanė qendra blegtorale, duke lėnė jashtė kėsaj ndihme fermerėt e vegjėl. Sipas Halilit, nė periudhėn e dimrit nevojat ushqimore pėr sektorin e blegtorisė shėnojnė shifra disa herė mė tė larta ndaj rezervave qė ka vendi. Nė kėto kushte BKFSH-ja po diskuton pėr t'u ardhur nė ndihmė dhe fermerėve tė vegjėl. Rreth 1 muaj mė parė nė vendin tonė hynė nė formė ndihme nga SHBA rreth 16 mijė tonė misėr dhe miell soje i modifikuar gjenetikisht. Por hyrja e kėsaj sasie solli reagime tė ashpra nga shoqatat ambientaliste dhe tė bujqėsisė organike. Kėto shoqata u shprehėn publikisht se hyrja e OMGJ-ve nė Shqipėri do tė ndikojė negativisht nė imazhin qė ka Shqipėria pėr prodhime organike dhe do tė dėmtojė biodiversitetin e vendit tonė. Nė krahun tjetėr shoqatat e agrobiznesit e kanė pėrgėzuar kėtė projekt, i cili administrohet nga IFDC, pėr faktin se ushqimet tė cilat janė ushqim pėr blegtorinė do tė ndihmojnė kėtė sektor i cili ėshtė nė vėshtirėsi tė mėdha, sidomos kėtė vit kur prodhimi i misrit ka qenė mjaft i ulėt. Nga ana tjetėr, Shoqata e Bujqėsisė Organike ka kėrkuar qė tė ndalohen importet e ushqimeve tė modifikuara gjenetikisht. Ajo e argumenton kėtė me faktin se nė vendin tonė nuk ka struktura dhe laboratorė tė specializuar pėr t’i kontrolluar kėto ushqime. Por pėrfaqėsuesit e agrobiznesit kanė kėrkuar qė nė ligjin mbi biodiversitetin tė mos kufizohen importet e ushqimeve me vendet e rajonit dhe mė gjerė pėr 5 vitet e ardhshme, kur ato janė konform standardeve pėr konsum dhe shoqėrohen me fletanaliza cilėsie. Iqmet Demiri, seleksioner bimėsh dhe specialist i IFDC-sė, shprehet: “Nuk ka asnjė problem nėse kėto prodhime tė modifikuara gjenetikisht do tė pėrdoren pėr blegtorinė shqiptare, pasi edhe vendet e Bashkimit Europian i pėrdorin ato. Kėto janė njė ndihmė pėr tė gjithė fermerėt tė cilėt merren me blegtori”. Mė pas Demiri u shpjegoi tregtarėve dhe fermerėve tė cilėt kanė blerė kėtė sasi ushqimi pėr blegtorinė, se si duhet ta pėrdorin atė pėr tė mos pasur asnjė problem. Ai tha se misri i cili ėshtė ushqim pėr blegtorinė nuk duhet tė pėrdoret nė asnjė mėnyrė pėr mbjellje, pasi kjo farė ka njė fuqi mbirėse tė ulėt (pasi ėshtė destinuar pėr blegtorinė) dhe pėr mė shumė prindėrit e tyre (farave tė misrit) janė seleksionuar pėr kushte tė tjera klimaterike dhe nuk mund tė pėrshtaten pėr vendin tonė. Fuqia mbirėse e kėsaj sasie misri ėshtė 54 pėr qind nga 85 pėr qind qė ėshtė minimumi i pranuar shkencėrshit, tha Demiri. Qėllimi i kėtij projekti ėshtė tė mbėshtesė sektorin privat tė sipėrmarrjeve shqiptare tė agrobiznesit nė industrinė e ushqimit blegtoral, tė stabilizojė kėtė industri, duke krijuar kushtet pėr njė ushqim mė tė balancuar pėr fermerėt dhe prodhuesit.
    PAUCA SED MATURA

  3. #3
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    ....
    PAUCA SED MATURA

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anėtarėsuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    KAM FRIKE SE PER DISA VITE AKOMA DHE NUK DO KEMI ME SHANSIN AS NE SHQIPERI TE SHIJOJME NJE DOMATE APO SALLATOR.
    NUK DUHET TE LEJOHEN NE ASNJE MENYRE KETO PRODUKTE TE HYJNE NE SHQIPERI PASI NUK KEMI DHE KONSTRUKTIN E DUHUR LABORATORIK PER ANALIZA TE NDRYSHME DHE STUDIME NE SHERBIM TE RUAJTJES SE SHENDETIT TE KONSUMATOREVE.
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  5. #5
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anėtarėsuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169

    Pėr: Te mirat dhe demet e prodhimeve te modifikuar gjenetikisht

    jam pro ketre ushqimeve pasi qe duke par rritjen e popullsis nevojat per ushqim jan me te medha dhe sigurisht shpetimi eshte tek organizmat e modifikuara gjenetike
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar strong_07 pėr postimin:

    CRO (24-11-2014)

  7. #6
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Te mirat dhe demet e prodhimeve te modifikuar gjenetikisht

    Citim Postuar mė parė nga jonidapasho Lexo Postimin
    KAM FRIKE SE PER DISA VITE AKOMA DHE NUK DO KEMI ME SHANSIN AS NE SHQIPERI TE SHIJOJME NJE DOMATE APO SALLATOR.
    NUK DUHET TE LEJOHEN NE ASNJE MENYRE KETO PRODUKTE TE HYJNE NE SHQIPERI PASI NUK KEMI DHE KONSTRUKTIN E DUHUR LABORATORIK PER ANALIZA TE NDRYSHME DHE STUDIME NE SHERBIM TE RUAJTJES SE SHENDETIT TE KONSUMATOREVE.
    Fatkeqsisht frika jote u realizua dhe askush nuk do t'ia dije
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anėtarėsuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Pėr: Te mirat dhe demet e prodhimeve te modifikuar gjenetikisht

    Vertet popullsia eshte rritur por dhe ushqimi qe hidhet ne plehra nuk eshte i paket!

    Me mir per robin eshte te haj pak dhe sakte. Nejse puna e ushqimit eshte nje muhabet i qelbur, me 2-3 kompani botrore qe bejn ligjin.

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Urimy-meraga
    Anėtarėsuar
    23-04-2011
    Vendndodhja
    Hijen e drites
    Postime
    223

    Pėr: Te mirat dhe demet e prodhimeve te modifikuar gjenetikisht

    Citim Postuar mė parė nga jonidapasho Lexo Postimin
    KAM FRIKE SE PER DISA VITE AKOMA DHE NUK DO KEMI ME SHANSIN AS NE SHQIPERI TE SHIJOJME NJE DOMATE APO SALLATOR.
    NUK DUHET TE LEJOHEN NE ASNJE MENYRE KETO PRODUKTE TE HYJNE NE SHQIPERI PASI NUK KEMI DHE KONSTRUKTIN E DUHUR LABORATORIK PER ANALIZA TE NDRYSHME DHE STUDIME NE SHERBIM TE RUAJTJES SE SHENDETIT TE KONSUMATOREVE.
    Grije sallat ti ketu ne forum se ,doshta ja mbush koken edvinit

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anėtarėsuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    305

    Pėr: Te mirat dhe demet e prodhimeve te modifikuar gjenetikisht

    Keto jane brockulla. Sic modifikohen (jane modifikuar) organnizmat gjenetikisht gjate eolucionit ashtu modifikohen edhe OMG-te ne laborator, vetem se ndryshimi ndodh nga dora e njeriut. Zakonisht shtohet nje gjen rezistence apo nje gjen qe prodhon nje lende ushqyese me te mire apo ekstra. Psh misri behet rezistent ndaj nje kerpudhe, apo nje bime tjeter prodhon me shume etj etj. Gjera qe i bejne vetem mire njerzimit.
    Ka shume mungese info dhe ai info qe qarkullon jane brockulla njerzish injorante, qe urrejne kapitalizmin dhe firmat e medha.

  11. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Te mirat dhe demet e prodhimeve te modifikuar gjenetikisht

    Kjo faqe facebook ėshtė e madhe fare https://www.facebook.com/77952994545...type=1&theater



    Emri:  1.jpg

Shikime: 3133

Madhėsia:  47.7 KB
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

Tema tė Ngjashme

  1. Pamje nga tryeza ime
    Nga helios nė forumin Informatikė dhe Internet
    Pėrgjigje: 392
    Postimi i Fundit: 09-08-2015, 12:51
  2. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  3. Lajme ekonomike
    Nga Era1 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 09-05-2008, 15:03
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-11-2004, 11:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •