Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    113

    body language

    Pershendetje te gjitheve!

    Jeni te ftuar te shprehni opinionet tuaja ne lidhje me gjuhen nonverbale te komunikimit.

    Kjo lloj gjuhe eshte me e bukur dhe eksituese se e folura per vete faktin se ngacmon fantazine duke e vene trurin ne nje gjendje kerkimi per te gjetur te verteten.

    Ne procesin fillestar te njohjes gjuha e shenjave luan nje rol shume te madh ne shprehjen e ndjenjave dhe mendimeve.

  2. #2
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Ej mesues,

    Per karakterin impulsiv dhe vital te shqiptareve, kjo lloj gjuhe nuk ma do mendja se eshte shume e pelqyeshme, madje do te thoja se zbatohet shume rralle. A ka mundesi te ngrihet sa me lart zeri dhe ti jepet intonacione te ndryshme?!

    Dua te flasim njehere per komunikimin e tanishem, ate gojor, pastaj te kalojme tek ai i shenjave.

    Sa per vete, mund te them se me pelqen heshtja, sepse kam kuptuar dicka, kam kuptuar "tiranine" e gjuhes ne komunikimin me te tjeret. Nganjehere fjalet me shume te ngaterrojne sesa te ndihmojne per te komunikuar. Eshte nje komunikim tjeter qe nuk pushon asnjehere, dialogu i vazhdueshem me veten time.

    Komunikimi me te tjeret, si te them, te merresh vesh me ta, eshte shume i veshtire, madje do thoja i paarritshem. Nese nuk do te ishte keshtu, gjerat do te ishin me ndryshe. Sapo gjuha fillon te vihet ne veprim, gjerat sikur nderlikohen, keqesohen.

    Nejse

    {vazhdon.....]
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Gjestet besoj se jane te rendesishme per t'i dhene me shume ngjyre bisedes, komunikimit qofte edhe me njerez te panjohur. Japin ngrohtesi dhe e bejne trupin qe i shpreh te dallohet nga robotet e programuar.

    Mimika eshte e jashtezakonshme per mua. Njeriu i mencur duhet te jete ne gjendje qe me nje levizje te syve, te buzeve, nje rrudhje te ballit te dije te shprehet, te pakten per njerezit qe e njohin disi nga afer.

    Ka raste kur fjalet ne ajer jane te teperta dhe atehere me e rendesishmja eshte qe te dish te shprehesh me keto menyra joverbale.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    113
    Eshte e vertete qe shqiptaret nuk e perdorin shume gjuhen e shenjave duke u krahasuar me kulturen e perendimit. Megjthate shqiptaret flasin shume me ane te syve.
    Kjo menyre te shprehuri megjthese ne kulturen perendimore nuk perdoret njesoj si ne Shqiperi, per mendimin tim eshte menyra me e bukur dhe efikase e komunikimit nonverbal.

    Por duhet theksuar se nganjehere komunikimi me ane te syve mund te coje ne keqkuptime dhe kercenim te privacise , prandaj duhet perdorur me kujdes.

  5. #5
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Syte themi ne, jane pasqyra e shpirtit.
    Gjithsesi, une mendoj qe, ky lloj komunikimi, pra, me sy, eshte i rendesishem dhe me vend deri ne momentin kur fjala hyn ne veprim. Fjala te vesh dhe te zhvesh, me vlera ose anti-vlera. sipas rastit.
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-06-2002
    Vendndodhja
    tiron
    Postime
    20
    hmmmm
    per mendimin tim kjo gjuhe eshte shum me e vecante dhe me sexy
    ...ndoshta sot...
    ...ndoshta nje dite ....
    ...ndoshta nje dite... te bukur.... me diell....

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ENISS
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    30
    Pershendetje!
    Tema eshte shume interesante
    Une kam lexuar shume literature mbi komunikim verbal dhe ate joverbal, pasi eshte shume e vlefshme per kedo qe te informohet mbi komunikimin ne te dyja tipet.
    Qe te dyja llojet te japin informacion te jashtezakonshem mbi ate cka do te shprehi personi te cilin je duke veshtruar dhe degjuar.
    Por, ndodh shume shpesh qe komunikimi verbal dhe ai joverbal kur perdoren njekohesisht ndodh te japin apo shprehin informacione te ndryshme. Ketu ndodh kontradita lind kurioziteti dhe interesi behet me intensiv.
    kemi shpesh te bejme me njerez me nje mimike te pasur dhe shume shprehese te emocioneve te tyre.
    Thjesht duhet te dish te lexosh kete informacion dhe mimiken e tyre dhe me pas te thuash se sa interesante apo eksituese.... u ishte dukur disave me siper : ) )
    e bukura eshte se ngjason me nje loje mes teknikes qe zoteron per te lexuar informacionin ke tjetri, dhe asaj qe mundohet ai te fshehe. Shume emocione njerezit nuk duan ti vene ne pah. Thone te kunderten e asaj qe shprehin. Vemendja eshte nje nga komponentet me te rendesishme per te kuptuar gjuhen verbale dhe ate joverbale. Informacionin qe na e jep njera nuk ta jep tjetra. Po te kapnim elementet te vecuara te komunikimit verbal syte, vetullat, goja, buzet, etj, do te zgjatesha shume, por jane elemente te persosura dhe na thone shume, sidomos kur kemi te bejme me njerez te heshtur dhe na ndodh te trashemi me ta.
    une do te shkruaja pambarimisht pasi kjo teme eshte shume interesante dhe fundi i saj mezi duket.

    me qe mu dha rasti shkruajta dicka
    per te gjithe ju me respekt ENISS
    E rendesishme per njeriun dhe shoqerine... liria e plote e shpalosjes se natyres njerezore ne drejtime te shumta dhe te perkunderta.

  8. #8
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Syte flasin gjuhen me te bukur. Dhe shqiptaret e zoterojne me se miri edhe kete gjuhe.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  9. #9
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Barba Naci nje dite erdhi po me ankohej shume i irrituar (boston)
    - keta nuk marrin vesh ore tha, mire anglisht nuk u flas dot e ata shqip nuk dine, po as me shenja nuk marrin vesh - tha.
    ua bej keshtu ata hic, ua bej ashtu ata hic, nuk marrin vesh ore tha. gjuha e shenjave nuk eshte edhe aq instiktive, per Barba Nacin ka karakter me teper konvencional sesa mendohet.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Kur komunikojme me dike shume here mendojme se fjalet qe ne zgjedhim te themi kane shume rendesi por ne te vertete fjalet kane vetem 7% rendesi. 38% rendesi ka menyra dhe toni i zerit dhe 55% e folura e trupit ose "nonverval"!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Po kur jemi ne forum Estella

    mirese te gjej,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Ne forum gjithcka varet nga fjalet dhe menyra e ndertimit te fjalise, mendoj. Megjithate edhe ne boten virtuaale mund te shprehim dicka nepermjet fytyrave te ndryshme dhe zgjedhjeve te fjaleve.

    I pershendetur qofsh gjithenje huggos.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e ENISS
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    30
    Ah po, meqe po flasim edhe per komunikimin virtual, kete tonin, ne chat e ne forume... une e kam ca te veshtire, jo se nuk i kuptoj po me duhet te mendoj me shume per te kuptuar cfare vertete do bashkebiseduesi te thote.... Ndodh madje me raste edhe te keqkuptohesh, te kuptosh ate cka ai/ajo thote tjeter per tjeter....
    por gjithesesi eshte nje fare komunikimi edhe ky, i cili na zgjon dhe zhvillon perceptore te tjere qe ne llojet e tjera te komunikimit nuk marrin pjese.
    see ya
    E rendesishme per njeriun dhe shoqerine... liria e plote e shpalosjes se natyres njerezore ne drejtime te shumta dhe te perkunderta.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2003
    Postime
    9

    Smile

    Pershendetje te gjitheve!

    Nje teme me te vertete interesante.

    Njerezit besojne me shume ne komunikimin non verbal sa sa ate verbal. Por ka raste qe ne komunikojme nje shenje te cilen nuk donim ta komunikonim dhe pikerisht aty lindin keqkuptimet.

    Komunikimi non verbal krijon gjithmone pershtypjen e pare te nje njeri.
    Shume here ne kur takojme nje njeri per here te pare, perpara se ta njohim e gjykojme per menyren e te veshurit per paraqitjen dhe per menyren e te ecurit etc...

    Te studiosh komunikacion ne pergjithesi per mendimit tim eshte shume ndihmuese ne cdo lloj profesioni.

    Ju pershendes non verbaly
    "wHat`s that noise?":^pupthi6

  15. #15
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Estella
    Po nga i gjete ato perqindjet moj aman ?! Vetem 7% ka rendesi se c'thuhet?

    Mina
    S'jam dakord me ty kur thua qe " ne shqiptaret e zoterojme shume mire edhe kete gjuhe (gjuhen e syve)".Per mendimin tim ne shqiptaret jo pak hare e kemi veshtrimin ca te rende...

    Une do ta minimizoja njecike rendesine qe i jepet kesaj gjuhe trupi aq me teper kur flitet per persona te panjohur qe fillon t'i gjykosh nga kravata ,apo menyra e te ecurit apo se di cfare.Nuk mendoj se edhe mes dy personave qe njihen mire me njeri tjetrin mund te transmetohet aq shume
    Nuk e di ,por ndersa po shkruaj kete post kam parasysh fytyren idiote te ndonjerit qe shkon vetem ne disko hedh sa andej-ketej veshtrime qejfliu
    ...niente che amassi di piu'...

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Jeans_Boy,
    Ki parasysh se kur sjell ne forum numura dhe perqindje gjithnje i kam marre nga nje burrim i forte. E para jam duke punuar per "masters" ne komunikim me konkretishit ate te biznesit dhe e dyta jap mesim/lekisione nje klase ne jave pikerisht per kete ceshtje. Literatura e perdorur gjate shpjegimt nuk eshte si ajo e leksioneve ne shqiperi por eksperte qe kane studuar komunikimin me vite i dashur, nga ata qe kane eksperimentuar per kohe te tera. Po qe se do te skenoj nje faqe te librave te shumete me te cilet punoj, dhe nga te cilet "mesoj" (te tjeret).

    Qe ti pembahemi ceshtjes dhe temes ne fjale. Statistikat qe jane sjelle me lart aplikohem vetem kur jeni duke folur me nje person balle-per-balle.
    Ne komunikojme nepermjet 4 menyra me nje person tjeter. Te shprehurit/folurit, degjuarit, shkruarit dhe fundimisht te lexuarit.
    Kur jeni duke biseduar me dike dhe jeni prezent atehere personi/personat prezente i perkushtojne me shume vemendje gjuhes te trupit.
    Kur lexojme dicka jemi duke komunikuar me autorin dhe autori me ne, e njejta gje edhe kur i shkruajme nje mesazh dikujt tjeter. Ketu ka pothuajse 60% rendesi perzgjedhja e fjaleve dhe 40% formimi i fjalise ose shprehjes.
    Kur degjojme 100% e kane veshte lol
    P.S Gjino fiqte Gjino.

  17. #17
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573

    Cilen gjuhe besoni me shume?

    Lexova pak a shume te gjitha komentet dhe me pelqeu biseda.

    Cilen gjuhe besoni me shume? Te foluren apo te pafoluren?
    Me cilen menyre eshte me lehte per te genjyer?
    Edi

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2003
    Postime
    9

    Smile

    Pershendetje!

    Per mendimin tim me e besueshme eshte gjuha e pafolur. Dhe po te duash te genjesh vetem po e interpretove do te jete e besueshme ose per ndryshe njerezit nuk i besojne lehte fjalet.

    Diku ne nje liber kam lexuar se sistemi i drejtesise bazohet ne besueshmerine e nje personi. Dhe gjithkush e krijon besueshmerine nga menyra e te shprehurit te personit tjeter.
    Me fjale te tjera nga Shprehjet e fytyres nga Levizjet e trupit dhe nga toni i zerit fjalet ngelen te fundit.

    Gjithashtu do doja mendimin tuaj Nese e vlersoni komunikimin Non verbal ne nje interviste pune?

    Ju pershendes te gjitheve BlueLife!
    "wHat`s that noise?":^pupthi6

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Une zakonisht besoj komunikimin e trupit se eshte shume i rendesishem per mua. Me ane te tij e kam fare te lehte te lexoj nje person sikurse jam duke lexuar nje liber.

    Ble per sa i perket komunikimit "nonverbal" eshte shume i rendesishem gjate procesit te ntervistes, dhe pikerisht kjo eshte dega te cilen une e preferoj dhe jap leksione. Kur shkoni ne nje interviste paraqitja e jashtme flet shume per ju. Personi qe ju merr ne intervise merr vendimin nese do tju intervistoje perseri vetem ne 5 minutat e para te bisedes me ju. Nese nje student hyn ne klasen time nga syte dhe menyra e te shprehurit te tyre vete tregon se nesa ata kan studjuar apo jo. Nese jane pergatitur apo jo, dhe i njejti proces zgjat edhe gjate nje interviste apo qofte edhe nje bisede te thjeshte kur njihesh me nje njeri per here te pare. Ka edhe nga ata qe e fshehin mire te verteten me anen e gjuhes jo shprehese si puna ime. (Kur dua) Eshte e veshtire te me lexosh te lexosh nje ekspert ne kete fushe sepse mund tju zhgenjeje ne cdo cast dhe pikerisht ketu duhet ti besosh dhe ti perkushtosh rendesi fjaleve te folura dhe menyra e te shprehurit me goje.

  20. #20
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Pikerisht ketu doja te dilja Estella

    Shume njerez genjejne ne gjuhen e folur por jane te rralle ata qe mund te genjejne me gjuhen e trupit dhe jane akoma me te rralle ata qe mund te sinkronizojne te dyja bashke. Kjo eshte per arsye se shume njerez nuk e njohin gjuhen e trupit. Ata mund te dergojne mesazhe qe nje ekspert si Estella mund ti lexoje por keto mesazhe dergohen pa vetedijen e tyre. Jane mesazhe qe zakonisht shktaktohen nga ndjenjat e personit ne ate cast. Ne nje klase per te folurit ne publik (para klases, mitingut, koncertit etj) pata mundesine te shikoja reagimin e te gjithe studenteve dhe shumellojshmerine e gjuhes se trupit. Ndjenja ishte e njejte per te gjithe studentet, te gjithe ishin nen stres nga frika dhe pasiguria qe kishin per te folur para klases por gjuha e trupit ishte pothuajse e ndryshme per te gjithe. Disa flisnin ngadale, disa kruanin koken, disa rregullonin rrobat, disa leviznin para mbrapa, disa tundin koken, te tjere skuqeshin ne fytyre, disa luanin me gishtat ... etj. Pra gjuha e trupit eshte e nderlidhur me ndjenjat e personit dhe jo te gjithe flasin te njejten gjuhe.

    Studenti qe nuk ka mesuar ndihet ne faj dhe ul koken, ose shmang kontaktin me syte e mesueses. Ai qe ka mesuar eshte i gezuar dhe se ka problem te shikoje mesuesen ne sy. Shenja te tilla dhe plot te tjera i tregojne Estelles per studentet e saj.

    Ka dhe studente qe nuk kane mesuar por nuk ndihen ne faj. Ne kete rast ai student nuk do jepte asnje shenje me anen e trupit. Perkundrazi ai mund te jete i gezuar dhe gjuha e trupit te tij mund te genjeje Estellen qe te besoje se ai student ka mesuar.

    Gjuha e folur na lejon te shprehim ato qe mendojme ndersa gjuha e trupit na lejon te shprehim ato qe ndjejme. Gjuha e folur mund te permbaje shume genjeshtra por eshte universale dhe fjalet kane vetem nje kuptim ndersa gjuha e trupit mund te kete shume pak ose asnje genjeshter por eshte shume e veshtire per te kuptuar. Pra nuk mund te quash asnje te sakte. Kombinimi i te dyja gjuheve eshte komunikimi me i plote
    Edi

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrfundon ekspertiza e trupit tė 7-vjeēares nga Shtimja
    Nga AdmiraL nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-10-2006, 08:22
  2. Transformoni trupit e vjetėr, me njė tė ri!
    Nga Davius nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 23:55
  3. Produktet e trupit (profesionale)
    Nga Mina nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 15-07-2005, 11:42
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-06-2005, 10:11
  5. Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-02-2004, 10:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •