Ndihmat me produketet e modifikuar gjenetikisht duket se do tė jenė problemi kryesor pėr mbarėvajtjen e marreveshjeve tė Tregtisė sė Lirė ndėrmjet Shqipėrisė dhe vendeve tė Bashkimit Europian. Sipas tė dhėnave zyrtare, nė Shqipėri pritet tė vijnė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės rreth 16 mijė tonė misėr dhe sojė e modifikuar gjenetikisht. Ndėrkohė, vendet e Bashkimit Europian, pas njė miratimi tė njė paketė ligjesh nga Parlamenti Europian, kanė ndaluar kategorikisht futjen e OMGJ-ve nė kėto vende si dhe tė produkteve qė pėrmbajnė modifikime gjenetike. "Nė rast se nė Shqipėri do tė pėrdoren organizmat e modifikuara gjenetikisht, atėherė produktet bujqėsore qė do tė prodhohen nė Shqipėri do tė jenė tė papranueshme nga vende e BE-sė, ē'ka do tė sjellė probleme sėrioze pėr mbarėvajtjen e marrėveshjeve tė nėnshkruara", ka theksuar Lavdosh Fetuni, kryetar i bordit tė Shoqatės sė Bujqėsisė Organike.

Historia
Pak kohė mė parė IFDC-ja zhvilloi njė tender pėr importin e misrit dhe sojės tė modifikuar gjenetikisht, ndėrkohė qė fituese e kėtij tenderi ėshtė kompania "Korparata amerikane pėr kredi". Kjo e fundit ka sjellė nė Shqipėri rreth 2 mijė tonė misėr dhe sojė, ndėrkohė qė pjesa tjetėr pritet tė vijė nė njė tė ardhme shumė tė afėrt. Ndihma e amerikanėve ėshtė kundėrshtuar nga Shoqatat e Ambientalistėve, tė cilėt kanė deklaruar qė organizma tė tillė janė njė dėm i madh pėr shėndetin e shqiptarėve, ekonominė e vendit si dhe njė dėm i madh i biodiversitetit. 24 shoqata ambientaliste kanė nėnshkruar njė peticion drejtuar institucioneve shtetėrore dhe parlamentit nė tė cilėn kėrkojnė ndalimin e futjes nė vend tė OMGJ-ve. "Sipas tė dhėnave tona, ndihma e cila pritet tė vijė sė shpejti nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė pėrdoret nė blegtori. Por ajo mund tė pėrdoret edhe nė bujqėsi pėr mbjedhjen e misrit dhe tė sojės. Ndėrkohė, kėrkesė pėr blerjen e kėtyre organizmave ka pasur dhe nga ndėrmarrjet e industrisė ushqimore", ka theksuar Monika Spahivogli, anėtare e bordit tė Shoqatės sė Bujqėsisė Organike. Sipas tė dhėnave, nga kjo shqoatė deri tani kanė pėraqitur kėrkesė pėr blerjen e misrit dhe tė sojės tė importuar nga Amerika rreth 36 tregatė dhe subjekte private. Kryetari i kėtij bordi Lavdosh Feruni, ka sqaruar se pėrdorimi i organizmave tė modifkuara gjenetikisht, nė shėndetin e njerėzve mund tė sjellė probleme serioze nė aparatin tretės si dhe alergji. Sipas tij, pėrdorimi i kėtyre organizmave nga fermerėt shqiptarė do tė sjellė njė efekt negativ ekonomik, pasi do tė krijojė njė vartėsi ekonomike tė fermėrėve ndaj kompanive tė mėdha qė merren me tregtimin e OMGJ-ve. Ndėrsa kryetari i shoqatės "Masmedia dhe Mjedisi", Xhemal Mato, ka sqaruar pėr Gazetėn se nė projektligjin pėr biodiversitetin, i cili ėshtė miratuar nga Ministria e Mjedisit, ekziston njė nen i veēantė i cili ėshtė pro pėrdorimit tė OMGJ-ve.


Xhemal Mato: Ligj kundėr ushqimeve jo-bio

Projektligji pėr biodiversitetin pritet tė miratohet brenda kėsaj jave nė Parlament. Sipas Xhemal Matos, kryetar i shoqatės "Masmedia dhe Mjedisi", njė nen i veēantė i kėtij projektiligji i pėrket organizmave tė modifikuara gjenetikisht, ku aprovohet pėrdorimi i tyre. "Ne kemi kėrkuar qė ky nen tė ndryshohet, por kėrkesa jonė nuk ėshtė pranuar", ka theksuar Mato. Sipas tij, gjatė shqyrtimit tė projektligjit komisioni parlamentar i Bujqėsisė dhe Ambientit kėrkoi qė tė paktėn pėr 5-vjet tė ndalohet hyrja e OMGJ-ve nė Shqipėri. Por, projektligji qė do tė paraqitet kėto ditė nė Parlament nuk pasqyron ndryshimet e kėrkuara.


Dėmet e ushqimeve te modifikuara

- Pėrdorimi i organizmave tė modifikuara dėmton:
- Aparatin tretės
- Krijon alergji
- Dėmton biodiversitetin
- Shkakton dėm ekonomik te fermerėt
- Dėmton marrėveshjet e Tregtisė sė Lirė me vendet e Bashkimit Europian.
- Nė Shqipėri do tė vijnė nga SHBA 16 mijė ton misėr dhe sojė e modifikuar gjenetikisht.