SHKODER

Murtaja e gjakmarrjes, e mbjellur shekujve nė Shqipėri, vijon tė marrė jetė njerėzish. Jo vetėm plagėt e gjakut tė hapura rishtaz, por edha ato tė vjetrat hapen si pa tė keq. Kėshtu, pas plot 60 vitesh kanuni ka hapur portėn e vdekjes midis familjeve Matja (banuese nė fshatin Jubicė tė Malėsisė sė Madhe) dhe Kodra (banuese nė fshatin Dome tė Shkodrės). E ndėrsa nė kohėn e diktaturės familja Matja nuk mundi tė shkrepte kėmbėzėn e pushkės, hakun e pinjollit tė saj tė kėputur nga hasmi Kodra e mori nė vitin 1993. Dhe pse familjet ishin njė me njė me viktima lumi i gjakut nuk mbaroi kėtu. Pas dhjetė vitesh dhe pikėrisht nė mars tė kėtij viti shtetasi Asllan Kodra mori hakun e vėllaut tė tij, duke ekzekutuar gjaksin Xhevdet Matja. Prita e vdekjes ėshtė bėrė nė aksin rrugor Shkodėr-Malėsi e Madhe nė afėrsi tė fshatit Shtoj. Burime nga policia e Shkodrės pohojnė se 65-vjeēari i hipur nė njė motoēikletė ka qėlluar me automatik nė drejtim tė 34-vjeēarit Matja, i cili po udhėtonte nė drejtim tė fshatit tė tij me njė makinė tip BMV. E ndėrsa ky i fundit ka mbetur i vdekur nė vend, autori i krimit ėshtė larguar nga vendi i ngjarjes. Kodra ka lėnė shtėpinė e tij nė lagjen "Guerile" tė Shkodrės dhe ėshtė fshehur pėr shtatė muaj nė shtėpinė e tij nė fshatin Dome, nga ku ishte shpėrngulur prej disa vitesh. Vetėm pas njė sėrė veprimesh hetimore policia e prokuroria e Shkodrės kanė bėrė tė mundur identifikimin e vrasėsit dhe tė motivit tė ngjarjes nė fjalė. Pas mbledhjes sė provave ekspertėt janė vėnė nė ndjekje tė shtetasit Asllan Kodra. Ky i fundit ėshtė vėnė nė pranga rreth orės 22 tė sė dielės. Burimet e mėsipėrme citojnė se gjatė kontrollit tė banesės nė fshatin Dome ėshtė gjetur njė automatik dhe njė krehėr fishekė. Nga ekspertiza ka rezultuar se kjo ishte arma e krimit. Asllan Kodra tashmė akuzohet pėr kryerjen e veprės penale tė vrasjes dhe tė armėmbajtjes pa leje.


Nė pranga dhe i biri, i gjetėn njė pistoletė

SHKODER - Pranga dhe djalit tė tė kėrkuarit pėr vrasje. Mbrėmjen e sė dielės policia e Shkodrės ka arrestuar edhe shtetasin Riza Kodra banues nė lagjen "Ahmet Haxhia" tė qytetit verior. Burime nga dikasteri i Rendit bėjnė tė ditur se arrestimi i tė birit tė Kodrės ėshtė bėrė vetėm pak minuta pas kapjes sė babait tė tij. Pas kontrollit nė kullėn ku ishte fshehur Kodra, policia ka mėsyer dhe banesėn e djalit tė tij. Sipas burimeve tė mėsipėrme, ekspertėt kanė gjetur nė banesėn e Riza Kodrws njė pistoletė tip beretė, tė cilėn e mbante pa leje. Menjėherė pas arrestimit tė djalit tė tė kėrkuarit pėr vrasje, materialet nė ngarkim tė tij i janė pėrcjellė organit hetimor. Riza Kodra akuzohet pėr armėmbajtje pa leje.