Kompozitori i ri Elton Vojka do te jape nje koncert per piano me pjese klasike dhe bashkekohore, ne 22 tetor 2003, ne Saint Mary's Church , ne Rosebank , Staten Island, ne oren 20.00 te mbremjes.
Elton Vojka ka lindur ne Tirane ne 1978. Ne moshen 6 vjecare filloi mesimet muzikore nen drejtimin e kompozitoreve Agim Krajka dhe Agim Cumani. Gjate viteve 1994-1997 , Eltoni vazhdoi studimet e tij per muzike ne shkollen e mesme artistike "Jordan Misja", duke bere njekohesiht dhe debutin e tij ne orkestren e te rinjve te Bashkise se Tiranes.
Ne vitin 1997 filloi studimet ne Institutin e Larte te Arteve , dega muzike. Gjate kohes si student ka marre pjese ne Konkursin e Kompozitoreve te Rinj te organizuar nga Ministria e Kultures, ka dhene shfaqje ne koncerte dhe ka marre pjese ne prezantime muzikore ne RTSH.
Ne korrik te 2001, Eltoni mbrojti diplomen me nje kompozim te muzikes klasike per piano dhe orkester. Ky punim u paraqit per here te pare ne Itali nga nje orkester e madhe ne nje koncert ne RAI, i sponsorizuar nga Ministria e Kultures.
Eltoni eshte antar i Grupit te Kompozitoreve te Institutit Italian te Kultures , ka marre pjese ne koncerte dhe shfaqje te organizuaa nga ky institucion ne qytete te Shqiperise dhe jashte saj.
Eltoni ka punuar si drejtues ne orkestren e te rinjve te Bashkise se Tiranes dhe si instruktor ne Kollegjin Grek ne Tirane.
Aktualisht jep shfaqje ne "Omonia Cafe" ne Astoria , Quenns, NYC.
ELTON VOJKA
paraqet nje program me pjese klasike dhe bashkekohore
Adresa: Saint Mary's Church
Rosebank, Staten Island, New York.
Te merkuren, 22 Tetor 2003, ora 20.00.
HYRJA ESHTE FALAS!
Jeni te ftuar te kaloni nje mbremje te kendeshme!
Krijoni Kontakt