Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 31 prej 31
  1. #21
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Ne radhe te pare dua te le edhe une ngushellimet e mija prane familjes se te ndjerit.Mjere ai qe iken thone.
    Tani sa per Humoristin Sejfulla Myftari,kam respekt per artin e tij skenik,por kjo nuk do te thote se para ligjit,do te kete lehtesira.Ligjet jane ligje per tu zbatuar,por kur flitet per nje vend si Shqiperia,mos u cudisni qe dhe fajtor te jete do dal i pafajshem.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #22
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Gruaja e viktimės: Ceken e respektojmė, por dėnojeni.

    BERAT

    Nuk kanė pranuar qė ta falin Ceken, duke e quajtur edhe shkaktarin e aksidentit tė tė afėrmit tė tyre. E shoqja e viktimės Milto Kumaraku nuk e ka falur humoristin Sejfulla Myftarin, madje ajo ka kėrkuar qė tė dėnohet sipas ligjit. Ndėrsa dje familjarėt e viktimės kanė bėrė varrimin e 55-vjeēarit Kumaraku, baba i 5 fėmijėve, i cili ishte duke udhėtuar me biēikletė pėr nė shtėpi nė kohėn kur ndodhi aksidenti. Fėmijėt janė kthyer nga emigrimi pėr t'i dhėnė lamtumirėn babait tė tyre, i cili humbi jetėn nė aksidentin e ndodhur nė aksin rrugor Berat-Tiranė. Familjarė tė Sejfulla Myftarit kanė marė pjesė nė ceremoninė e varrimit tė viktimės Milto Kumaraku, ku i kanė kėrkuar falje pėr aksidentin e ndodhur qė kishte pėr autor familjarin e tyre. Sipas burimeve nga organi i akuzės, bėhet e ditur se dje ėshtė shtyrė dhe seanca gjyqėsore ndaj tė pandehurit Myftari. Policia e Beratit ende nuk ka dhėnė njė version pėr ngjarjen dhe nuk ėshtė pėrcaktuar se kush ka qenė fajtori. Familjarėt e viktimės kanė fajėsuar humoristin, duke e quajtu atė shkaktar tė ngjarjes. E shoqja e viktimės, nė njė intervistė pėr Gazetėn, tregon pėr dhimbjen pėr humbjen e bashkėshortit dhe se nuk ka pėr ta falur autorin.

    Si e pėrjetuat ngjarjen, si e morėt vesh nė fillim?
    Gjėmėn e mora vesh vonė, fare vonė, pasi kishte ndodhur. Minella kishte shkuar nė SMT tek njė shok pėr tė biseduar pėr njė punė qė do tė bėnte atje, se punonte murator. Njė shoku i tij erdhi mė pyeti nėse ishte nė shtėpi dhe i thashė se nuk ndodhej aty. Me pyetjen qė mė kishte bėrė, ai ishin siguruar se ai nuk ishte nė shtėpi dhe ai kishte qenė viktima.

    Erdhi njeri nga tė afėrmit e Cekes nė varrimin e burrit tuaj?
    Ky qe aksident e ne nuk kishim arsye qė tė mos i qasnim nė varrim. Kur u ulėn i pyetėm: "Kini ardhur pėr ngushėllim apo kini ardhur pėr tė kėrkuar falje?". Kemi ardhur pėr ngushėllim, na thanė. Mė pas nxorėn njė zarf me lekė qė tė na i jepnin.

    A e falni autorin e ngjarjes?
    Jo, pasi unė mbeta qyqe dhe jo se vdekja e tij erdhi nga Perėndia, por nga faji i atij qė e shtypi. E ka marrė zvarrė 42 metra trupin e tij dhe jo pse ėshtė artist a ēfarė ėshtė tė falet, se unė tani nuk jetoj dot kėshtu.


    Policia thyen ligjin, "preken" nga parodistėt

    Humoristėt takojnė Ceken nė qeli
    BERAT - Ditėn e djeshme nė dhomat e paraburgimit nė komisariatin e rrethit tė Beratit, ku qėndron prej 3 ditėsh humoristi dhe aktori Sejfulla Myftari, kanė ardhur pėr ta takuar kolegėt dhe shokėt e tij, tė cilėt janė humoristė tė mirėnjohur tė skenės shqiptare. Mysafirėt e Cekes sė Beratit, i cili ėshtė ndaluar nga policia ditėn e shtunė, kanė ardhur pėr tė mėsuar tė vėrtetėn e aksidentit, i cili kishte pėr autor Ceken. Kanė qenė 4 parodistėt e Vlorės, Rita Lati dhe Behar Merja, aktorėt tė cilėt tė shoqėruar nga forca tė policisė kanė hyrė nė ambientet e paraburgimit pėr tė takuar Ceken. Bėhet e ditur nga policia se gjatė takimit, i cili ka zgjatur disa orė, Cekja u ka treguar kolegėve tė tij ngjarjen e aksidentit qė ndodhi kur ai ishte nisur pėr njė punė urgjente nė qytetin e Tiranės me makinėn e tij tip benz.


    Flet kushėriri i viktimės

    "Jemi tė revoltuar, si fis dhe si fshat"
    Leonidha Kumaraku, kushėriri i viktimės, ka qenė ndėr tė parėt qė e ka parė tė afėrmin e tij, menjėherė pas aksidentit. Pėr kėtė ai ka treguar edhe diēka lidhur nė momentin kur ka parė trupin pa jetė tė 55-vjeēarit, duke u shprehur se faji ishte i drejtuesit tė mjetit. "Unė e mėsova i pari ngjarjen, por nuk e dija qė ishte Minella. Viktima ishte komplet nė krahun e kundėrt me ecjen e makinės dhe nuk kishte asnjė arsye qė makina tė shkonte nė krahun e tij, ashtu siē ka shkuar. Ata kėmbeheshin dhe e kupton qė janė nė kahe tė kundėrt. Atėhere makina e kishte marrė pėrpara nja 40 metra. Njėra kėmbė i kishte ngecur nė shalėn e biēikletės, krahu nė anėn tjetėr", ka treguar ai pėr Gazetėn. Leonidha Kumaraku mė pas ka qenė shumė i ashpėr, teksa ka shtuar se "ligji le tė veprojė edhe pse ai ėshtė artist". Madje, ai ėshtė shprehur mė pas se nuk ka ndonjė gjė tė drejtpėrdrejtė me Ceken, por kur bėhet fjalė pėr jetėn e njerėzve gjithēka harrohet. "Ne nuk kemi punė me Ceken si person, por ligji tė mos marrė parasysh Ceken si person, por si njeriu qė i mori jetėn njė tjetri pa arsye. Kjo ėshtė e qartė. E njohim si artist, ama jo t'i falim jetėn e njeriut tonė pse na bėn humor. Ai t'i dali zot timonit qė e ka marrė e jo kėshtu. Prandaj tė veprojė ligji", ka pėrfunduar ai. Edhe ai ka pohuar faktin se nė varrimin e kushėririt tė tij kanė qenė edhe tė afėrmit e humoristit dhe ata i kanė pritur nė familje si ēdo njeri tjetėr.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shpirt Njeriu : 21-10-2003 mė 23:08

  3. #23
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    E lexova me vemendje kete postimin e Djal Serioz dhe mendoj qe eshte nje qendrim shume normal nga familja , duke ia lene gjithcka ne dore gjykates dhe pa krijuar probleme ndaj familjes se Sejfulla Myftarit.

    Uroj qe gjithcka te zgjidhet me drejtesi dhe sinqerisht edhe njehere uroj qe Cekja te kete qene i pafajshem se ne timon jemi te gjithe pothuajse tere diten dhe kujdo nga ne mund ti ndodhe ...

    Ndjese paste personi qe vdiq ..!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e troptit
    Anėtarėsuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    Ne ate pjese te tokes qe me takon
    Postime
    109
    tung!
    Per mendimin tim Cekja apo jo cekja duhet te paguajne para ligjit.Por ......por meqe ligjin ne shqiperi e ben kush ka pare eshte mire qe Cekja te kerkoje te falur vete e jo sa me la gojen. po se bani nje gje te tille eshte mire qe te sipas zakonit te merret gjak.
    Nese shteti nuk eshte ne gjendje te vendose drejtesine, personi vete duhet ta beja ate. Kam mendimin se Cekja do i kete pasur hundet plot, per kete s'e ka pa te shkretin!Jo me dashje jo pa dashje! Robi ka ike e ketu diskutohet jo e lagu jo s'e lagu!?
    JO NEGOCIATA! VETĖVENDOSJE! WE SHALL NEVER FORGET!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Humoristet tone vertet jane artiste por nje pjese jane Kopje te Roleve qe luajne.

    Disa luajne role Pijanecesh e matrapazesh dhe ashtu jan dhe ne jete.
    Mire nuk eshte por ky eshte fakt.
    E keqja eshte e vogel ne se kta Humoriste pijanece jane pijanec ne role ashtu si dhe neper klubet tona.

    Problemi fillon me faktin se keta u bene disa me Benza dhe mendojne se meqe cdo polic e nepunes i njef ata nuk kane arsye te mendojne gjate kur jan ne Timon dhe ndodhi kjo qe ndodhi. Ata behen vrases.
    Edhe Bujar Qamili e vrau vjet nje kembesor sepse ai bark derr mbasi piu ne nje aheng nuk pati kujdes qe te pushonte sa ti dilte pija por me shpejtesi u nis ne ahengje te tjera ku e prisnin llokmat e mishit, Rakia e Paraja lume.

    Leshatori tregon ne nje shkrim te tije.. per nje hajdut fierak i cili ne koh te Enverit vidhte e bente baterdine dhe sic ish zakon ne koh te Enverit mbas shum vjedhjeve hajdutet denoheshin 3-4 vjet(ne fakt vetem 4-5 muaj) dhe dilnin me amnistine e pare te lire.

    Gjykata enveriste per ta denuar me mire nga qe per vjedhes e kriminele ordinere nuk kishte nene te forta e fut kte hajdutin ne Nene politike e ne kto akuza mjaftonte nje deshmitar e per dy fjale shkoje brenda 7-10 vjet e me shume.

    Pra Koha e Enverit krijoi nje Klime te rehatshme tropikale ekzotike per Hajdutet dhe nje klime Polare per mendimtaret.

    Nga kjo kohe kemi si Dhurate qe ne po-rdhje te Diktatures me 1990 e tutje Shqiperia te gdhihej me nja 20-30 disidenta te gjalle politik por te plakur e raskapitur e me 20 000 30 000 hajdute te fuqishem ne cdo qytet e Lagje Shqiperie...pa llogaritur Fshatarsine te cilet per te "ndihmuar" rrogzat kishin qene te detyruar te vjedhin tash 50 vjet rresht me gjysh e halle me xhaje e teze e me kuc e mac.

    Ne se nje hajdut ose gango ne Koh te Ramiz Enverit kapej duke vjedhur (sigurisht ndonje objekt shteti se per vjedhje ndaj qytetareve as qe mendonte kush ti kapte) ne minut lajmerohej Fare fisi i hajdutit dhe mobilizoheshin Shoqeria e Krushqia e te tere vraponin ne Porten e Rajonit ose Deges brendeshme qe sa me pare te gjendej MIKU qe do e nxirrte pa lagur gangsterin.

    Ne se arrestohej nje mendimtar..psh nje mjek a artist a inxhinier..jo vetem nuk shkonte kush te thosh nje fjal te mire por mobilizohej qendra Punes, Lagja e farefisi qe me vrap te shkonin te raportonin sa me hollesisht tek hetuesit mbi "veprimtarine armiqesore " te "agjentit".

    Pikerisht kte vura re ne Rastin CEKJA.

    Meqe Cekja ka vrare me makine ..pra eshte pun ordinere eshte krejt Normale (se Berati ka qene tipik qytet envertistesh) qe Shoqerria ..pra Gjith Berati te shkojne tek Port e Kalase,..me falni tek Port e Policise..per te nxjerre sa me pare CEKEN.

    Keshtu benin dhe para 20 vjetesh kur kapej ndonje hajdut..e kur kapej ndonje "bir Kulaku ose armiku" per "veprimtari armiqesore" jo vetem nuk guxonin ta mbronin por ne Sallat e Gjyqeve ulerinin.." Ne Litar...ne Litare armiqte e Partise..".


    E njejta gje ndodh ne Kosove..

    Asnji nuk guxon te ngreje ne Protesta Popullin e Rinine kur gati cdo jave vriten njerez atdhetare te mire nga bandat e Qosistave e Demacisteve.
    Asnji demonstrate ne Kosove nuk ndodh kur vriten atdhetare si Xhemajl Mustafa ose Uk Bytyci e Bekim Kastrati..etj etj..

    Sapo leshon kushtrimin shoku i vrasesve si tipi i Halit Jahes menjihere ngrihen mijra ne demostrata e protestojne per arrestimin e Vrasesve..dhe protestojne per te mbrojtur vrases qe ja u kane vrare bashk qytetarin e vllaun e protesten ja bejne UNMIKUT qe eshte ne Kosove per ti mbrojtur nga Serbia.

    Ja ky eshte Populli ( theksi tek u-ja ) Skipetar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 22-10-2003 mė 08:13

  6. #26
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Tironse - ti je foshnje me duket. PO te doli BICIKLISTI KEMBESORI perpara FRENO, ore Po qe se ecen me 30 km/ore frenon per 3 metra nese i ke frenat , dhe mbi te gjitha nese ke mend ne vend.
    Ajo AUTOLESHI ne Tirone eshte bere qe makinat te ecin maksimumin 80km/ore dhe qe nje makine qe i ka frenat dhe shoferin e vemendshem dhe jo te alkolizuar i duhet te them maksimumin 15 metra te frenoje...them 15 pasi rregullorja e ka 8-10 metra. Pra ne te gjitha rastet qe thua ti nese do ti te jesh i rregullt kur i jep makines nuk te ndodh aksident.

    Vari hajdarin ...Mbaj mend ne kohe te xhaxhit, beri dikush nje aksident dhe shoferi kishte pire, ka bere 2.5 vjet kokerr me kokerr burg...u denua 5 vjet po e falen ashtu sikurse tha zotnia me lart.
    Ai shtet ka more fund tani i ngjason Pakistanit dhe Indise...rrumpalle hesapi.

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Sa te zellshem jeni per te gjykuar toke e qiell. Asnje aksident nuk ndodh nga qejfi dhe asnje shofer nuk shtyp me dashje, nese jeni shofere kete e dini vete me mire se kushdo. Aksidentet ndodhin per arsye nga me te ndryshmet, i ze gjumi ne timon, koha e keqe, influencimi i alkoolit dhe droges, pakujdesi e viktimes apo shoferit.

    Aktpadi kriminali ngrihet vetem ne ato raste kur aksidenti kryhet per faj te influences se alkoolit apo droges. Te gjitha aksidentet e tjera mund te shkojne ne gjyq per padi civile, ku kerkohet demshperblim nga viktima, por nuk kane ndonje shans per te fituar padi kriminale.

    Vendimin nese Cekja meriton te perballet me padi kriminale e vlereson policia qe hetone vendgjarjen dhe rrethanat e aksidentit. Familja ka te drejte te kerkoje padi civile apo kriminale, por kjo nuk do te thote se ka shanse per te fituar ne gjykate.

    Sido qe te veje pune, fatekeqesia eshte e dyfishte, edhe per jeten qe u shua, edhe per jeten e artistit qe duhet te jetoje me mendimin se shtypi nje njeri deri ne vdekje, pavaresisht se cfare verdikti japin gjykatat, pavaresisht se cfare shkruajme une e ju ne forum.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #28
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Edhe njehere del ne pah mungesa e profesionalitetit te gazetareve shqiptare. Nderkohe qe Cekja ka kryer nje aksident automobilistik, ai fillimisht trajtohet nga shtypi si personalitet politik ku u vizitua ne burg thua se e kishin fut brenda per sharje te kryeministrit. Nga ana tjeter shkojne dhe intervistojne te afermit e te aksidentuarit duke zbuluar ne shtyp hollesi qe duhet te thuhen me pare ne gjyq, me pas ne shtyp. Dhe me e cuditshmja eshte se askush nuk pyetet nga ana e Cekes per vertetesine e fjaleve te te afermit te viktimes. Pra ia fusin me nje fjale Cekes sa krahu , duke i bere nje gjyq "jozyrtar". Dhe me e keqja akoma, nuk begenisin te shkruajne ne shtyp cila eshte akuza formale me te cilen eshte akuzuar i pandehuri Sejfulla Myftari. Zakonisht ne te tilla raste ( te pakten ne Perendim dhe Amerike) akuza eshte :Vrasje e grades se trete - dmth vrasje pa paramendim per neglizhence . Asnje gazetar nuk u interesua nese u zbatua ligji me Ceken persa i perket testimit te tij per alkool! Nese pati testim , cilat ishin rezultatet?A iu be kontroll makines se Cekes mbase i ishin keputur frenat a mbase timoni i kish shkuar shtrember ? A kreu policia autopsi ne vendin e ngjarjes apo jo? Cfare treguan rezultatet e autopsise se ngjarjes? Po rrine e merren kush e vizitoi Ceken ne qeli, ca tha kusheriri i viktimes, a i cuan leke ne ngushellim te afermit e Cekes familjes se te ndierit apo jo etj.
    Me nje fjale gazetari llafazanesh dhe thashethemexhinjsh.
    Sic tha dhe KundraRRYMES, ai shtet ka marre fund...
    "Who is John Galt?"

  9. #29
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Cekja nė arrest shtėpie: Si ndodhi aksidenti!!

    Gjykata e Beratit ka dhėnė dje masėn arrest shtėpie pėr humoristin e njohur Sejfulla Myftari. Nė seancė ai ėshtė mbrojtur nga avokati i tij, pasi nuk ka qenė nė gjendje tė mirė shėndetsore.

    LAJMI

    BERAT

    Jam shumė i shokuar dhe pėr mbrojtjen time ngarkoj avokatin". Kaq ka thėnė dje pėrpara gjykatės sė Beratit humoristi i njohur Sejfulla Myftari. Shumė i tronditur pėr ngjarjen dhe i ndihmuar nga patericat Cekja ka dalė dje pėrpara togave tė zeza tė Beratit. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtar Kostika Cobanaqi, pasi ka dėgjuar palėt nė proces ka vendosur masėn e arrestit me akuzėn pėr veprėn penale shkelje tė rregullave tė qarkullimit rrugor. "Avokati do tė flasė nė emėr tė tim pasi jam nė gjendje jo tė mirė shėndetėsore pėr shkak tė tronditjes psikologjike qė mė ka ndodhur pas aksidentit", ka thėnė Cekja pėrpara gjykatės. Avokati Arens Berati tha nė emėr tė klientit tė tij se Cekja ėshtė shumė i tronditur, por ashtu si gjithkush kur bėn njė aksident ėshtė nė gjendje jo tė mirė. Sipas avokatit klienti i tij duhet tė vlerėsohet me njė masė arresti tė butė pėr disa arsye. "Ai nuk ėshtė nė gjendje tė mirė shėndetėsore jo vetėm pas aksidentit por edhe mė parė ai ka qėnė dhe vazhdon tė jetė me paterica pas aksidentit tė mėparshėm me makinė" ėshtė shprehur avokati Berati.

    Aksidenti
    Sipas Prokurorit, Tasim Puci ngjarja ka ndodhur nė datėn 18.00 ditėn e shtunė rreth orės 18 kur shtetasi Sejfulla Myftari ka qėnė duke udhėtuar me makinėn e tij tip Mercedez nė drejtim tė Tiranės. Ai ka qėnė me shpejtėsi tej normave tė lejuara dhe ka aksidetuar pėr vdekje shtetasin Minella Kumaraku 55 vjeē, i cili ka qėnė duke ecur me biēikletė nė krahun tjetėr tė rrugės. Ai e ka tėrhequr viktimėn disa metra zvarr me makinė dhe mė pas ka pėrfunduar vet me makinėn nė kanal. Kėto prova janė tė vlerėsuar deri tani sipas prokurorit Puci nga proceverbali i ngjarjes, kqyrja e vendit tė ngjarjes, akti i inspektimit autoteknik dhe prova tė tjera tė cilat sipas prokurorit pavarsisht nga masa e arrestit qė kėkohet i arrestuari nė flagrancė Sejfulla Myftari rrezikon njė dėnim maksimal deri nė 10 vjet burg nėse kėto vėrtetohen. Avokati I mbrojtjes ka shtuar se Cekja ka qėnė duke lėvizur me njė shpejtėsi rreth 60-70 km/orė e ēiklisti i cili udhėtonte nė drejtim tė kundėrt nuk ka pasur dritė nė biēikletė. Nė kohėn kur ata kėmbeheshin si rezultat edhe i ardhjes tė njė makine tjetėr ēiklisti, viktima Kumaraku, ėshtė munduar tė mbrohej dhe ka humbur ekujlibrin duke ardhur nė drejtim tė mjetit qė drejtonte Cekja, pra nė korsinė ku udhėtonte makina.


    Tė afėrmit e viktimės: Po presim vendimin

    BERAT - Viktima Minella Kumaraku pėrfaqėsohej nga akuza, nga prokurori Tasim Puci, i cili pasi ka parashtruar para trupit gjykues faktet e deritanishme tė akuzės dhe arsyet e arrestimit nė flagrancė tė Cekes ka kėrkuar qė ai tė vlerėsohej me masėn arrest shtėpie, kėkesė tė cilėn trupi gjykues e ka vlerėsuar si tė drejtė. Nga tė afėrmit e viktimės nuk ka pasur pjesmarrės nė sallėn e gjyqit dhe as jashtė gjykatės. I kontaktuar nga Gazeta, djali i 55-vjeēarit Kumaraku, Iliri ka thėnė se "gjykata duhet tė bėjė punėn e saj, ndėrsa ne e kemi thėnė fjalėn tonė". Madje ai ka thėnė se gjykata ka vendosur nė bazė tė ligjit dhe kėtu nuk mund tė pėrfshihet edhe reagimi i tyre. "Dhėnia e masės arrest shtėpie pėr Ceken ėshtė njė vendim paraprak. Ne do tė flasim atėherė kur tė jepet edhe njė vendim pėrfundimtar", ka thėnė mė tej Iliri. Njė ditė mė parė, gruaja e viktimės, ka thėnė se nuk ka pėr ta falur dhe se do tė donte qė ligji tė vepronte njėsoj edhe pėr atė qė ishte artist.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    bo a futet ky ne burg, te isha une gjyqtar do kisha dhene doreheqjen per pa-aftesi ne zbtimin e lighit.
    gjykojeni vet

    BERAT

    Artisti i humorit Sejfulla Myftari nuk e ka tė leht qė tė rrijė brenda katėr mureve qofshin kėto edhe tė shtėpisė sė tij sipas vendimit tė gjykatės por ai ėshtė i detyruar qė tė zbatoj ligjin. "Atje kushtet ishin mizerie, ka rrėfyer dje Cekja pėr "Gazetėn". "Por kur mė futėn brėnda ata tė burgosurit nuk u besonin syve. Do tė jetė ndonjė truk mendonin nė fillim siē bėjnė me kamera tė fshehta se unė i kam bėrė disa gjėra tė tilla pėr humor por ja qė kėtė radh ishte e vėrtetė". Mė pas ai vazhdon: "Kisha atje njė djalė 23 vjeē i cili ishte dėnuar me 20 vjet burg e mė jepte kurajo se fatkeqėsi ėshtė o Ceke me thoshte dhe kjo mund ti ndodh kujtėdo. Unė isha fare i shokuar por ata mė mbanin moralin", vazhdon Cekja. "Tre netė njė djalė nga Kruja kur unė flija ai rrinte zgjuar dhe mė shikonte mua. Fli ore i thosha pse mė shikon kėshtu?! Rri, fli ti se unė kėnaqem kur tė shikojė se mė bėnė pėr tė qeshur edhe kur tė shikoj mė thoshte djali. Ja kėshtu, mua mė morėn orėn, rripin etj dhe mė lanė nė birucė me paterica, tha Cekja. Dy orė para se tė ikja nė gjykatė pėr masėn e sigurisė unė u bėra humorė atyre tė burgosurve", pėrfundon Cekja.

  11. #31
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    po pse ishte me paterica ai ? ka bere aksident dhe me pare ?

    dmth kjo ishte hera e dyte ?
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. AC MILAN kualifikohet
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 19:07
  2. Te Genjej O shpirti Im.....
    Nga LoveLyBruneTT nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-03-2006, 18:53
  3. Red Sox-Red Passion
    Nga kolombi nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 327
    Postimi i Fundit: 01-11-2004, 10:36
  4. Heinrich Von KLEIST
    Nga korēar nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 27-06-2004, 11:39
  5. artani i shkrete :p
    Nga bukuroshe vogel nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-07-2003, 12:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •