Kapen vrasėsit e vėllait tė Gaz Muēės
Pas 5 vjetėsh policia arreston 2 nga 4 autorėt
--------------------------------------------------------------------------------
Ferdinand Dervishi
Dy policė e thirrėn nė emėr dhe i komunikuan se duhej tė vinte nė komisariat pėr njė sqarim. Mė pas e futėn nė njė makinė qė u ndez me tė shtyrė", ky ishte shpjegimi i njė prej krerėve tė policisė sė Tiranės, qė rrėfente pėr lehtėsinė e arrestimeve tė dy prej njerėzve tė akuzuar si ekzekutorė tė Taulant Muēės, vėllait tė Gaz Muēės, i njohur si i forti i viteve 1991-'92 nė Tiranė. Nė fakt, policia i kishte pasur prej tri ditėsh nėn survejim Besnik Ketėn dhe Dorian Stafėn, tė cilėt akuzoheshin nė se vitin 1998, pikėrisht mė 31 gusht, kishin kryer vrasjen. "Por ndėrhymė nė kohėn e duhur. Pra, nė kohėn kur i kishim tė dy nėn survejim tė plotė, pa u dhėnė mundėsi tė komunikonin me njėri-tjetrin", pohon njė burim i policisė. Po sipas kėtij burimi, tė dy tė akuzuarit janė kapur fare lehtėsisht tė enjtėn nė darkė rreth orės 20.00. Besnik Keta 26 vjeē, ishte prangosur nė afėrsi tė banesės sė tij tek vendi i quajtur "Selvia", ndėrsa tjetri, Dorian Stafa 27 vjeē, po nė afėrsi tė vendbanimit, diku pas Muzeut Kombėtar. Tė dy nuk kishin folur gjatė marrjes nė pyetje, duke bėrė tė paditurit edhe kur policėt kishin shqiptuar emrin e Taulant Muēės, vėllait tė tė famshmit Gaz Muēa.
Vrasja e Taulantit
Sipas tė dhėnave tė policisė, Taulant Muēa ishte vrarė mė 31 gusht 1998, pasi ishte kthyer nga plazhi. Prita ku u shkrehėn 76 plumba ishte organizuar nė afėrsi tė shtėpisė tė tij, qė ndodhej pranė Spitalit tė Fėmijėve. Menjėherė pas ngjarjes forca tė Komisariatit numėr 1 tė policisė arritėn tė kapnin makinėn e krimit dhe drejtuesin e saj Artan Memaga. Makina ngeci nė baltė tė vendi i quajtur "Oxhaku", ndėrsa nė trupin e Memagės policia gjeti gjurmė gjaku. Ndėrsa gjatė kontrollit tė banesės, edhe 200 fishekė luftarakė. Por Memaga mbahet nė burg vetėm 3 muaj, i dėnuar vetėm pėr armėmbajtje pa leje. Nė atė kohė u pėrfol se prokurorisė dhe gjykatės i'u pagua njė shumė prej 70 mijė USD pėr lirimin e tij. Pas lirimit, pėr Memagėn u tha se pėrfundoi nė SHBA. Ndėrkohė, policia arriti tė gjente dhe tė administronte nga makina e krimit edhe disa dhjetėra gjurmė gishtash, por nė vitin 1998 drejtėsia e brishtė mbase nuk mund tė bėnte mė shumė.
Shkaku i konfliktit
Burimet policore pohojnė se vrasja e Taulant Muēės kishte ardhur menjėherė pas vrasjes, nė dhjetor tė vitit 1997, tė Fatos Ketės, vėllait tė tė arrestuarit Besnik Keta. Po sipas policisė, njerėzit e Fatos Ketės kishin dyshuar se vrasja ishte kryer pikėrisht prej Taulantit, vėllait tė tė famshmit Gaz Muēa. Sipas tė njėjtave burime, Fatos Keta kishte pasur lidhje me grupin e tė fortit tjetėr tė Tiranės, Naim Zyberit, i cili ishte njėkohėsisht kundėrshtari dhe ekzekutori i Gaz Muēės nė vitin 1992. Madje, policia pohon se Keta u kishte vėnė edhe disa gjoba tregtarėve, duke shfrytėzuar faktin se ishte miku i Naim Zyberit. Por, duket, drejtėsia ndonjėherė nuk harron tė shkojė nė vend. Kėshtu, falė gjurmėve tė gishtave tė gjetura nė makiėn e krimit nė vitin 1998, pas 5 vjetėsh policia i ėshtė rikthyer sėrish vrasjes sė vjetėr, duke pasur njė rezultat pozitiv, krejt tė pallogaritur mė parė.
Kush ishte viktima e Naim Zyberit
Historia e Gaz Muēės, tė fortit tė Tiranės
Gazmend Muēa, i forti i rrugės "Bardhyl" ishte bėrė i njohur nė lagje qė nė kohėn e diktaturės. Me prejardhje nga njė familje e varfėr, ai ishte konvertaur shpejt nė njė keqbėrės tė vogėl rrugėsh. Madje nė dy raste nė kohėn e diktarturės futet nė burg pas vjedhjeve tė rėndomta. Nė vitin 1991, gjatė eksodit tė madh nė drejtim tė Italisė, ai do tė bėhej i njohur fillimisht nga mediat italiane pas protestės sė rreth 20 mijė shqiptarėve tė mbyllur nė stadiumin "Viktoria" tė Barit. Mė pas Muēa emigron nė Francė dhe mė tej nė Gjermani. Nė vitin 1992 kthehet nė Tiranė dhe organizon bandėn e vet, duke u bėrė shumė shpejt i famshėm. Madje, deputeti i PD-sė, Azem Hajdari, i pėrmend emrin nė Parlament: "Pse nuk kapni Gaz Muēėn, qė vret e pret". Pas kėsaj deklarate thuhet se Muēa dhe Hajdari janė takuar disa herė duke u bėrė miq. Gaz Muēa u vra mė 7 prill 1992 tek vendi i quajtur "Xhamlliku". U qėllua nga Franc Konomi dhe Naim Zyberi. Ndėrsa sherri kishte lindur pasi Taulanti, vėllai i Gazit, i kishte vjedhur Konomit njė motocikletė.
Precedenti me vrasėsin e priftit spanjoll
Kompjuteri i gjurmėve sėrish nė shenjė
Eshtė njė rast krejt i veēantė, kur disa prej sukseseve mė tė mira tė policisė sė kryeqytetit i dedikohen punės sė njė kompjuteri tė blerė nė fillim tė kėtij viti nė Rusi, me tė hollat e shtetit. Pikėrisht kompjuteri i tipit "Arsenal", i blerė pėr 240 mijė USD, pak kohė mė parė bėri ēudinė duke zbuluar vrasėsin e priftit spanjoll, Joakin Bernard. Njė ngjarje qė pothuaj ishte harruar, ndėrsa dosja hetimore kishte zėnė dy gisht pluhur. Porse i njėjti kompjuter, duke vazhduar punėn e tij, kishte rėnė edhe nė gjurmė tė dy prej vrasėsve tė vėllait tė Gaz Muēės. "Nė fakt atė kompjuter duhet tė dish ta ushqesh", pohon njė specialist i policisė, sipas tė cilit nė memorien e tij pėr krahasim futen kryesisht gjurmė gishtash tė marra nė ngjarje tė bujshme, por tė pazbuluara. Kėshtu kishte ndodhur edhe me gjurmėt e gjetura nė makinėn e krimit pas vrasjes sė Taulant Muēės, tė cilat ēuan drejtėsinė nė vend 5 vjet mė pas, kur ekzekutorėve u kishte dalė frika.
Krijoni Kontakt