Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 7 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,636
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Gjurmet E Gishtave Zbuluan Krimin

    Kapen vrasėsit e vėllait tė Gaz Muēės
    Pas 5 vjetėsh policia arreston 2 nga 4 autorėt


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ferdinand Dervishi

    Dy policė e thirrėn nė emėr dhe i komunikuan se duhej tė vinte nė komisariat pėr njė sqarim. Mė pas e futėn nė njė makinė qė u ndez me tė shtyrė", ky ishte shpjegimi i njė prej krerėve tė policisė sė Tiranės, qė rrėfente pėr lehtėsinė e arrestimeve tė dy prej njerėzve tė akuzuar si ekzekutorė tė Taulant Muēės, vėllait tė Gaz Muēės, i njohur si i forti i viteve 1991-'92 nė Tiranė. Nė fakt, policia i kishte pasur prej tri ditėsh nėn survejim Besnik Ketėn dhe Dorian Stafėn, tė cilėt akuzoheshin nė se vitin 1998, pikėrisht mė 31 gusht, kishin kryer vrasjen. "Por ndėrhymė nė kohėn e duhur. Pra, nė kohėn kur i kishim tė dy nėn survejim tė plotė, pa u dhėnė mundėsi tė komunikonin me njėri-tjetrin", pohon njė burim i policisė. Po sipas kėtij burimi, tė dy tė akuzuarit janė kapur fare lehtėsisht tė enjtėn nė darkė rreth orės 20.00. Besnik Keta 26 vjeē, ishte prangosur nė afėrsi tė banesės sė tij tek vendi i quajtur "Selvia", ndėrsa tjetri, Dorian Stafa 27 vjeē, po nė afėrsi tė vendbanimit, diku pas Muzeut Kombėtar. Tė dy nuk kishin folur gjatė marrjes nė pyetje, duke bėrė tė paditurit edhe kur policėt kishin shqiptuar emrin e Taulant Muēės, vėllait tė tė famshmit Gaz Muēa.

    Vrasja e Taulantit
    Sipas tė dhėnave tė policisė, Taulant Muēa ishte vrarė mė 31 gusht 1998, pasi ishte kthyer nga plazhi. Prita ku u shkrehėn 76 plumba ishte organizuar nė afėrsi tė shtėpisė tė tij, qė ndodhej pranė Spitalit tė Fėmijėve. Menjėherė pas ngjarjes forca tė Komisariatit numėr 1 tė policisė arritėn tė kapnin makinėn e krimit dhe drejtuesin e saj Artan Memaga. Makina ngeci nė baltė tė vendi i quajtur "Oxhaku", ndėrsa nė trupin e Memagės policia gjeti gjurmė gjaku. Ndėrsa gjatė kontrollit tė banesės, edhe 200 fishekė luftarakė. Por Memaga mbahet nė burg vetėm 3 muaj, i dėnuar vetėm pėr armėmbajtje pa leje. Nė atė kohė u pėrfol se prokurorisė dhe gjykatės i'u pagua njė shumė prej 70 mijė USD pėr lirimin e tij. Pas lirimit, pėr Memagėn u tha se pėrfundoi nė SHBA. Ndėrkohė, policia arriti tė gjente dhe tė administronte nga makina e krimit edhe disa dhjetėra gjurmė gishtash, por nė vitin 1998 drejtėsia e brishtė mbase nuk mund tė bėnte mė shumė.

    Shkaku i konfliktit
    Burimet policore pohojnė se vrasja e Taulant Muēės kishte ardhur menjėherė pas vrasjes, nė dhjetor tė vitit 1997, tė Fatos Ketės, vėllait tė tė arrestuarit Besnik Keta. Po sipas policisė, njerėzit e Fatos Ketės kishin dyshuar se vrasja ishte kryer pikėrisht prej Taulantit, vėllait tė tė famshmit Gaz Muēa. Sipas tė njėjtave burime, Fatos Keta kishte pasur lidhje me grupin e tė fortit tjetėr tė Tiranės, Naim Zyberit, i cili ishte njėkohėsisht kundėrshtari dhe ekzekutori i Gaz Muēės nė vitin 1992. Madje, policia pohon se Keta u kishte vėnė edhe disa gjoba tregtarėve, duke shfrytėzuar faktin se ishte miku i Naim Zyberit. Por, duket, drejtėsia ndonjėherė nuk harron tė shkojė nė vend. Kėshtu, falė gjurmėve tė gishtave tė gjetura nė makiėn e krimit nė vitin 1998, pas 5 vjetėsh policia i ėshtė rikthyer sėrish vrasjes sė vjetėr, duke pasur njė rezultat pozitiv, krejt tė pallogaritur mė parė.


    Kush ishte viktima e Naim Zyberit

    Historia e Gaz Muēės, tė fortit tė Tiranės
    Gazmend Muēa, i forti i rrugės "Bardhyl" ishte bėrė i njohur nė lagje qė nė kohėn e diktaturės. Me prejardhje nga njė familje e varfėr, ai ishte konvertaur shpejt nė njė keqbėrės tė vogėl rrugėsh. Madje nė dy raste nė kohėn e diktarturės futet nė burg pas vjedhjeve tė rėndomta. Nė vitin 1991, gjatė eksodit tė madh nė drejtim tė Italisė, ai do tė bėhej i njohur fillimisht nga mediat italiane pas protestės sė rreth 20 mijė shqiptarėve tė mbyllur nė stadiumin "Viktoria" tė Barit. Mė pas Muēa emigron nė Francė dhe mė tej nė Gjermani. Nė vitin 1992 kthehet nė Tiranė dhe organizon bandėn e vet, duke u bėrė shumė shpejt i famshėm. Madje, deputeti i PD-sė, Azem Hajdari, i pėrmend emrin nė Parlament: "Pse nuk kapni Gaz Muēėn, qė vret e pret". Pas kėsaj deklarate thuhet se Muēa dhe Hajdari janė takuar disa herė duke u bėrė miq. Gaz Muēa u vra mė 7 prill 1992 tek vendi i quajtur "Xhamlliku". U qėllua nga Franc Konomi dhe Naim Zyberi. Ndėrsa sherri kishte lindur pasi Taulanti, vėllai i Gazit, i kishte vjedhur Konomit njė motocikletė.


    Precedenti me vrasėsin e priftit spanjoll

    Kompjuteri i gjurmėve sėrish nė shenjė
    Eshtė njė rast krejt i veēantė, kur disa prej sukseseve mė tė mira tė policisė sė kryeqytetit i dedikohen punės sė njė kompjuteri tė blerė nė fillim tė kėtij viti nė Rusi, me tė hollat e shtetit. Pikėrisht kompjuteri i tipit "Arsenal", i blerė pėr 240 mijė USD, pak kohė mė parė bėri ēudinė duke zbuluar vrasėsin e priftit spanjoll, Joakin Bernard. Njė ngjarje qė pothuaj ishte harruar, ndėrsa dosja hetimore kishte zėnė dy gisht pluhur. Porse i njėjti kompjuter, duke vazhduar punėn e tij, kishte rėnė edhe nė gjurmė tė dy prej vrasėsve tė vėllait tė Gaz Muēės. "Nė fakt atė kompjuter duhet tė dish ta ushqesh", pohon njė specialist i policisė, sipas tė cilit nė memorien e tij pėr krahasim futen kryesisht gjurmė gishtash tė marra nė ngjarje tė bujshme, por tė pazbuluara. Kėshtu kishte ndodhur edhe me gjurmėt e gjetura nė makinėn e krimit pas vrasjes sė Taulant Muēės, tė cilat ēuan drejtėsinė nė vend 5 vjet mė pas, kur ekzekutorėve u kishte dalė frika.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,636
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Gjykata : Burg te akuzuarve per vrasjen e Muces
    Gjykata ka vendosur dje masen "burg pa afat" per dy te akuzuarit si autore te vrasjes se vellait te Gaz Muces .Dy te pandehurit Dorian Stafa dhe Besnik Keta jane sjelle dje ne Gjykaten e Tiranes per tu vleresuar me masen e sigurise. Prokurori i ceshtjes pasi ka paraqitur provat, ne te cilat perfshiheshin gjurmet e gishterinjve si dhe ekspertiza e vendit te ngjarjes i ka kerkuar gjykates qe dy te pandehurit te mbeten ne burg ne masen e sigurise "burg pa afat".Avokatet mbrojtes kane pretenduar se provat e paraqitura nga prokuroria jane te pamjaftueshme per te akuzuar te pandehurit. Gjyqtarja ka vendosur qe te lere "arrest ne burg" dy te akuzuarit. Burime zyrtare te Drejtorise se Policise se Qarkut te Tiranes, bene te ditur te Premten se, mbremjen e se Enjtes, u be i mundur arrestimi i shtetasve Dorian Myslym Keta, 27 vjec, me arsim 8-vjecar dhe Besnik Gani Keta, 26 vjec, me arsim te mesem, te dy banuesa ne Tirane. Arrestimi i tyre u krye pasi keta dy shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane vrare me arme zjarri me 31 Korrik te vitit1998, shtetasin Roland Muca, vellai i Gaz Muces. Burimet saktesojne me tej se, arrestimi i tyre u be i mundur nga gjurmet e gishtave, gjurme te cilat korrespondonin me ato te gjetura ne vendin e krimit. Ndaj dy te rinjve prokuroria tashme kishte nisur ne mungese procedimin penal.

    K.B
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,636
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    19Tetor 2003

    Vrasja

    Florian Stafa dhe Besnik Keta janė arrestuar mbrėmjen e sė enjtes si ekzekutorė tė Taulant Muēės, mbrėmjen e 31 korrikut 1998. Ka qenė njė aksion i ndarė nė dy pjesė i policisė sė Tiranės, e cila ka arritur qė tė prangosė dy tė kėrkuarit

    5 vjet pas ekzekutimit tė Taulant Muēės, policia prangos Besnik Ketėn dhe Florian Stafėn, si autorė tė krimit

    Kapen vrasėsit e vėllait tė Gaz Muēės
    Policia: Atentatorėt u zbuluan nga gjurmėt e gishtave

    Patrik Sadikaj

    Kanė arritur qė pėr pesė vjet me radhė tė fshiheshin nga kėrkimet e policisė, qė edhe pse kishte provat nė dorė nuk arriti qė t“i vinte dot pėrpara drejtėsisė pėr akuzėn e vrasjes sė vėllait tė tė njohurit Gaz Muēa.

    Florian Stafa dhe Besnik Keta janė arrestuar mbrėmjen e sė enjtes si ekzekutorė tė Taulant Muēės, mbrėmjen e 31 korrikut 1998. Ka qenė njė aksion i ndarė nė dy pjesė i policisė sė Tiranės, e cila ka arritur qė tė prangosė dy tė kėrkuarit, qė kishin vetėm pak kohė qė ishin kthyer nė Shqipėri pas njė emigrimi tė gjatė. Njė rrjedhė vėrtet e gjatė ngjarjesh, qė ka sjellė jo pak, por tre vrasje zinxhir, tė cilat janė pėrmbyllur tė paktėn pėr momentin mbrėmė, me arrestimin e dy tė rinjve kundėrshtarė tė tė ashtuqujaturės “banda e rrugės Bardhyl”. Gjithēka ka ardhur pas vrasjes sė njė prej mė tė njohurve tė Tiranės nė fillimet e viteve “90, Gazmend Muēa. Fatos Keta, vėllai i tė arrestuarit tė djeshėm, dyshohet nga familja e “Gazit”, se ishte njė nga njerėzit qė kishin marrė pjesė nė vrasjen e tij dhe pėr kėtė arsye, nė vitin 1998, Taulanti arrin qė tė “hakmerret”, duke e ekzektuar me njė breshėri kallashnikovi nė Tiranė, duke hapur kėshtu rrugėn e njė vargu vrasjesh, qė, si motiv, kishin dominimin nė zonėn e rrugės “Bardhyl”. Nė shenjė hakmarrjeje mė 31 korrik 1998, Besnik Keta i ndihmuar, sipas policisė, edhe nga Florian Stafa, i ngre pritė Lant Muēės, ndėrkohė qė ai dilte nė drekė nga shtėpia nė afėrsi tė spitalit tė fėmijėve. Kur ky i fundit ka dalė nga shtėpia, dy atentatorėt janė afruar me njė makinė, duke e ekzekutuar vetėm 200 metra larg banesės sė tij. Pas kryerjes sė krimit, dy atentatorėt kanė mundur tė largohen, megjithėse janė ndjekur deri nė afėrsi tė gjimnazit “Partizani”. Por vetėm disa orė mė pas policia arrin qė tė gjejė, nė afėrsi tė Kinostudios, mjetin e pėrdorur prej tyre si dhe armėn e krimit, njė kallashnikov, ku shkujdesur ishin lėnė edhe gjurmėt e gishtave tė dy njerėzve qė e kishin pėrdorur. Dhe kjo provė pėr policinė ka qenė edhe mundėsia e vetme pėr tė zbuluar dy vrasėsit, tė cilėt janė identifikuar pikėrisht nga shenjat e gjetura nė armė. Sipas burimeve zyrtare tė policisė, analizimi dhe krahasimi i bėrė nga ana e ekspertėve ka nxjerrė pėrfundimin se kėto shenja i pėrkasin shtetasve Besnik Keta dhe Florian Stafa, tė cilėt, sipas tė njėjtave burime, janė ekzekutorė tė vėllait tė kapos sė bandės sė rrugės “Bardhyl”, Gaz Muēa i ekzekutuar edhe ai nė vitin 1992, nė njė lokal pranė Qendrės Spitalore Universitare me katėr breshėri kallashnikovi. Pėr pesė vjet me radhė, dy personat e kėrkuar kanė arritur qė tė shmangin veprimet e policisė, e cila nuk arriti t“i gjejė dot deri mbrėmjen e sė enjtes. Sipas burimeve tė policisė, 27-vjeēari Stafa ėshtė kapur nė njė lokal, nė rrugėn “Siri Kodra” pas njė operacioni pa shumė zhurmė tė bėrė nga ana e agjentėve kriminalė tė Komisariatit 1, kurse Keta ėshtė arrestuar te pallatet “Agimi” nė banesėn e tij, qė kishte pak kohė qė e kishte blerė. Drejtues tė policisė sė kryeqytetit bėnė tė ditur se ndaj dy tė arrestuarve ka prova bindėse pėr akuzėn, pa lėnė jashtė kėtu edhe gjurmėt e gishtave, qė janė edhe prova mė kryesore, e cila ka zbuluar identitetin e tyre dhe pėrgjegjėsinė nė vrasjen e Taulant Muēės. Sot pritet qė dosja tė mbėrrijė nė prokurori e mė pas nė gjykatėn e Tiranės, ku ndaj dy tė rinjve do tė merret edhe masa e sigurisė nėn akuzėn e vrasjes me paramendim, pėr arsye hakmarrjeje.

    Kartela

    Emri: Gazment
    Mbiemri: Muēa
    Vitlindja: 1968
    Arsimi: Tetė-vjeēar
    Kartela Penale: I dėnuar dy herė
    I vrarė: 7 prill 1992

    Emri: Taulant
    Mbimeri: Muēa
    Vitlindja: 1975
    Arsimi: Tetė-vjeēar
    Kartela penale: I dėnuar
    I vrarė: 31 korrik 1998


    Heshtje nė shtėpinė e Muēajve

    Ndėrkohė qė nė Tiranė lajmi pėr arrestimin e vrasėsve tė Taulant Muēės kishte pushtuar mediat, nė shtėpinė e familjes sė tij mbizotėron qetėsia. Nė apartamentin e nėnės dhe gruas sė tij, pranė spitalit, nuk ndodhet askush. Jo se nuk ka mbetur njeri, por sepse kanė disa ditė qė nuk janė aty. Sipas komshinjve, dy gratė e familjes Muēa bashkė me fėmijėt kanė shkuar te disa tė afėrm tė tyre dhe nuk ndodhen nė shtėpi. “Kanė tri ditė qė nuk ndodhen kėtu, por nuk e di se ku kanė shkuar”. Kėshtu i pėrgjigjen interesimit tė gazetarėve banorėt e pallatit ku banon ajo qė ka mbetur nga familja e tė fortėve tė Tiranės sė viteve “90. Sipas tyre, nuk ka ndonjė arsye pėr largimin e tyre pėrveē rastėsisė qė kanė shkuar pėr vizitė te ndonjė njeri i tyre. Gjithsesi, nėna e dy djemve tė vrarė tashmė nė njė moshė tė thyer sigurisht qė ka mėsuar lajmin se vrasėsit e Landit janė arrestuar dhe do tė vihen pėrpara drejtėsisė.


    Si nisi hakmarrja mes Muēajve dhe Ketajve
    Zinxhiri i vrasjeve mes dy familjeve tiranase

    E gjithė historia e vrasjeve mes dy palėve e ka zanafillėn nė fillim tė viteve “90. Pėrplasja pėr mbizotėrim tė bandave nė kryeqytet vė pėrballė Gaz Muēėn dhe rivalėt, ku bėnte pjesė edhe Fatos Keta. Pėrplasje kjo qė do tė sillte njė zinxhir vrasjesh brenda 5 vjetėsh mes dy familjeve tiranase. Nė vitin 1992, Gaz Muēa bashkė me anėtarėt e grupit tė tij ka qenė ulur nė njė lokal nė afėrsi tė spitaleve, kur ndaj tij ėshtė organizuar njė nga atentatet mė tė bujshėm tė asaj kohe. Njė grup personash, mes tyre edhe Fatos Keta afrohen me njė makinė pranė lokalit dhe ndėrkohė qė tė gjithė ulen poshtė tavolinave Gazi ngrihet nė kėmbė duke u bėrė objektivi kryesor dhe i vetėm i atentatit. Katėr breshėri kallashnikovi kanė lėnė tė vdekur njeriun mė tė fortė tė kryeqytetit nė atė kohė. Atentatorėt arrijnė tė largohen me shpejtėsi nga vendi i ngjarjes, duke i shpėtuar arrestimit tė policisė e duke lėnė kėshtu tė hapur njė varg hakmarrjesh qė do tė sillte njė zinxhir vrasjesh tė bujshme. Familjarėt e Muēės, ndėr katėr ekzekutorėt e tij, identifikojnė edhe Fatos Ketėn, i cili, sipas tyre, ishte anėtar i bandės sė Naim Zyberit. Taulantit, vėllait tė mbetur gjallė tė Gaz Muēės, i janė dashur jo pak, por 5 vjet pėr tė marrė gjakun e tė vėllait dhe nė fillim tė vitit 1998 arrin qė ta vrasė nė pritė tė organizuar nė periferi tė Tiranės. Por historia nuk u mbyll me kaq, pėr t“u pasur vetėm pak muaj me vonė me njė tjetėr vrasje. Vėllai i Fatosit, Besnik Keta planifikon njė tjetėr hakmarrje, duke organizuar njė atentat perfekt ndaj njeriut qė kishte vrarė vėllanė e tij. Taulant Muēa ka qenė jo mė larg se 200 metra nga shtėpia e tij kur nga njė makinė e verdhė, me targa tė Tiranės, kanė qėlluar dy persona. Pas ngjarjes, policia arriti tė identifikojė dy ekzekutorėt, tė cilėt njė natė mė parė janė arrestuar pas mė shumė se pesė vjetėsh kėrkim.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,407
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 14 postime
    Uaaaaaaa, sa e forte policia shqiptare eh? Nje krimi qe u krye mes dites per diell, ne prani te disa dhjetera deshmitareve okulare, me vrasesit me fytyra te pazbuluara dhe me shenjat e gishtave te tyre ne armen e krimit , me motiv te parapercaktuar iu desh 5 vjet ti kapte....Paskemi bere perparime....Ne gjithe boten nje krim i tille zgjidhet per 5 minuta , e shumta 1 jave! Policat e Shqiperise duan 5 vjet! Vaj medet!
    "Who is John Galt?"

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,890
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Dikur kishte shtet, por dikur ama.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    12,507
    Faleminderit
    18
    195 falenderime nė 169 postime
    Citim Postuar mė parė nga Dito Lexo Postimin
    Dikur kishte shtet, por dikur ama.
    kur ishte kjo dikur?

    ?????
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-05-2010
    Postime
    92
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    e kane zbuluar nga Kur'ani se gishtat e njeriut nuk jane te gjitha te njejta

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 06:11
  2. Ngerci ose mprirja e gishtave te kembes dhe shputes
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 16:20
  3. Berisha akuza ndaj PS: Ata mbrojnė krimin dhe jo votimin e fshehtė
    Nga Barlet23 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 01:51

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •