Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488
    Cenide e Ceneo-i

    Poseidoni u dashurua nje dite me zanen Cenide,e bija e Elati i Manjezio,ose e Koronit te Lapiti..(Lapidi,fis i periudhes pre elenik).E i kerkoi se cfar desheronte si dhurate per hir te dashurise."Me trasformo",ju pergjigj ajo,"ne nje luftetar te pa mundeshem.Jam e lodhur te jem gjithmon grua".
    Poseidoni pranoi ti ndryshonte seksin,e zana u be Ceneo.
    Kamandoi ushterite me shume sukses,sa qe i Lapiti e zgjodhen mbret te tyrin.(ajo beri dhe nje djale Koroni qe Erakli vrau me vone....).
    Nga krenaria Ceneo nguli nje shtize ne mes te sheshit ku mblidhej populli,dhe te gjithe e nderonin kete arme sikur te ishte nje perendi.

    Zeusi,kur e mori vesh mbi bemat e Ceneos,vuri Centauret ta vrisnin.Gjate nje martese.....Centauret e sulmuan ne mase,po Ceneo nuk pesoi asnje gervishje,armet e tyre nuk mund te demtonin lukuren e tij qe ishte e padepertueshme.......Centauret qe kishin ngelur,megjithese nuk ariten ta vrisnin,filluan ta mbulonin me trungje bredhi,e cdo here e mbulonin me trungje te tjera.Keshtu Ceneo vdiq e mbytur ngaqe nuk merte dot ajer.

    Nje zog gri,fluturoi nga turra e drureve,e nje magjistar qe ishte prezent u shpreh;se ne ate zog kishte pare shpirtin e Ceneos qe fluturonte.Kur do ti benin nderin e varrimit,zbuluan qe trupi i tije kishte mare formen e nje trupi femeror.

    (Ky mit ka pak a shume dy kuptime.Nje,qe Lapiti nuk pranonin sovranitetin elenik.
    Dy,qe grate e veshura si meshkuj,eshte nje tradit qe edhe sot perdoret ne Shqiperi.)

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488
    Citim Postuar mė parė nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    Serafim vertet e bukur kjo teme po me ben te shkruaj shume serioze edhe jeta eshte vet serioze ..........
    Ti nuk je e paditur,qe te jesh serioz eeeeeeeeeeeeeeeee.

  3. #23
    i/regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    580
    Citim Postuar mė parė nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    Odiseu nuk eshte figure mitologjike por nje njeri real qe ka jetuar dhe ka nje histori apo legjende te shkruar per te, e aq me pak kur ai individ nuk eshte i shquar per aftesi mitike!
    me fjalen Mitologji nenkupton tregimin e miteve (Mit=Tregim, pra miti eshte tregim i cili permban simbole te cilat zakonisht kane shume kuptime.) - historive qe nje kulture specifike beson dhe perdor te mbinatyrshmen per te interpretuar ngjarje natyrore.

    Ne epin Odisea pershkruhen peripecite e trimit grek Odiseut pas renies se Trojes dhe ngjarjet ne Ishillin Itaka. Sipas mitologjise greke, Odiseu trim dhe i menēur, mbret nga ishulli i Itakes, luftoi 10 vjet luftoi per Trojen.
    Sipas keshillave te tij Troja ra ne duart e Grekeve.
    Keshilla e tij ishte qe greket ta ndertonin nje kal te madh nga druri ne barkin e te cilit u futen disa ushtare grek, ata e vendosen kalin ne porten e qytetit te Trojes. Ata e vendosen si per nder te perendive dhe u larguan, por ne te vertete ata u fshehen, kur e pane Trojanet menduan se lufta perfundoi, moren kalin dhe e futen brenda ne qytet.
    Naten kur e gjithe Troja po flinte ushtaret dolen nga kali dhe hapen porten e qytetit te trojes, greket shkaterruan dhe ja vune flakėn Trojes.
    Pas shkatėrrimit te Trojes, Odiseu apo Ulise brodhi edhe 10 vjet i ndjekur nga hyu(zoti) Poseidon, i cili ishte i hidheruar me Odiseun sepse e kishte verbuar djalin e tij ciklopin Polifem. Pas 20 vjetesh Odiseu u kthye ne Itake, vrau kerkuesit e gruas se tij te besueshme Penelopes dhe vazhdoi te jete ende sundimtar i ishullit tė Itakes. Kur u kthye, pa djalin dhe gruan e tij por perseri asgje nuk mund te ndalte as dashuria ndaj djalit e as dashuria ndaj gruas(Penelopes) qe te mos udhetonte. Udhetoi perseri neper dete dhe oqeane. Ky udhetim mendohej se ishte i fundit i tij dhe i shokeve te tij.

    pra ky eshte nje tregim i vogel lidhur me figuren e Odisese sipas Mitologjise Greke.

  4. #24
    i/regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    580
    dhe diēka interesante per Homerin

    Poet epik legjendar i Greqise Lashte. Prr qenijen dhe veprimtarine e tij letrare, kritiket kane mendime te ndryshme dhe kane te bejne me dy poema te mrekullueshme te nivelit planetare: Iliada dhe Odisea.

    eshte vertetuar arkeologjikisht se poemat e tij perkunder fantazise poetike, pasqyrojne ngjarje te verteta historike qe kane ndodhur shume me para se te krijoheshin poemat. Keto ngjarje kane ndodhur nė shekulljt XIII - XII p.e.s. Te dhenat qe rrjedhin nga poemat e Homerit kane sherbyer dhe sherbejne si burime historike per njohjen e historise se Greqise antike.
    Vlen per tu theksuar se mbi figuren e Homerit jane hedhur shume hije dyshimi te cilat vene ne dyshim vete ekzistencen e tij. Por ajo qe bie me shume ne sy eshte diferenca artistike ndermjet dy veprave. Perderisa Iliada eshte shkruar ne nje stil epik, Odisea paraqitet me stil lirik. Madje nga studjues te shumte eshte hedhur ideja se ndoshta keto dy vepra nuk jane shkruar nga i njejti autor.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe nga vjetersia e treta ne Europe
    Nga niku-nyc nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 239
    Postimi i Fundit: 11-02-2008, 06:39
  2. Pėremrat pyetės
    Nga iliria e para nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 18-03-2005, 16:40
  3. Anglisht - Mitologjia Greke: Permbledhje
    Nga Leila nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 27-09-2004, 02:04
  4. Mitologjia jone?
    Nga elb77 nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2004, 08:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •