Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Paprekshmëria e kufijve sfida më e madhe për Kosovën

    Daci në Gjilan: Sfida më e madhe, çështja e kufirit në Veri dhe në Jug


    GJILAN, 22 prill - Kryetari i Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci vizitoi sot komunën e Gjilanit dhe bisedoi me strukturat udhëheqëse komunale dhe ato ndërkombëtare. "Nga sfidat më të mëdha që na presin tani janë çështjet e kufirit të Kosovës si në pjesën veriore, ku tentohet një ndarje, ashtu edhe në pjesën jugore e juglindore", tha kryetari i Kuvendit të Kosovës. Daci theksoi se "duhet të jemi syçelë, të qetë politikisht, të pjekur profesionalisht në nivel për t'iu qasur të gjitha problemeve në mënyrë që ato të mos grumbullohen, sepse mund të shkaktojnë shpërthime që janë reaksione vargore, të cilat kur grumbullohen vështirë të kontrollohen". Poashtu Daci u njoh me situatën aktuale nga udhëheqësit komunalë dhe nga deputetët në Kuvendin e Kosovës të kësaj ane, si dhe nga përfaqësuesist e Shërbimit Policor të Kosovës dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Daci u takua edhe me përfaqësuesit ndërkombëtarë në rajonin e Gjilanit. Kryetari i KK të Gjilanit Lutfi Haziri i dorëzoi Daci dokumentet e plota për çështjen e kontestit territorial të lagjes së Zahirajve. Sipas Hazirit, është detyrim kushtetues i Kuvendit për t'i mbrojtur kufijtë. Haziri tha se 150 hektarë tokë i takojnë komunës së Gjilanit dhe të tilla duhet të mbeten. Nexhat Daci bëri edhe disa vizita të tjera në Gjilan.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kosovar : 23-04-2002 më 01:49


    Durimi është më e madhja trimëri.


  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Demaçi: Grupet kriminale në Veri të Mitrovicës përkrahen nga regjimi Beogradit


    PRISHTINE, 22 prill - Zëvendësi i kryeadministratorit të Kosovës, Çarls Brajshou dhe zyrtarë të tjerë të Administratës ndërkombëtare në Kosovë, të hënën pritën në një takim pune delegacionin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë, në përbërje prof. dr. Pajazit Nushi, kryetar I këtij këshilli, Adem Demaçi, prof. dr. Zejnullah Gruda dhe Ibrahim Makolli, anëtarë të Bordit të KMDLNJ-së. Përfaqësuesit e KMDLNJ-së shtruan disa çështje me interes duke theksuar si një nga çështjet më prioritare çështjen e personave të zhdukur, çështjen e kufirit të Kosovës me Maqedoninë, çështjen e Mitrovicës, çështjen e pensionistëve e një sërë çështjesh të tjera. Fillimisht, Brajshou falënderoi KMDLNJ-në për aktivitetin e tij në drejtim të mbrojtjes së lirive dhe të të drejtave të njeriut. Nga një aspekt të veçantë, ai theksoi çështjen e personave të zhdukur pët fatin e të cilëve edhe më tutje nuk dihet asgjë dhe çmoi kontributin dhe angazhimin e KMDLNJ-së në këtë drejtim. Kryetari i KMDLNJ-së, prof.dr. Pajazit Nushi, pasi e njohu zëvendëskryeadministratorin për aktivitetin e KMDLNJ-së, theksoi nevojën e ngutshme të hulumtimit të fatit të të zhdukurve, që paraqet çështjen më të ndieshme me të cilën përballet Kosova e pasluftës dhe kërkoi angazhime më të mëdha nga administrata e UNMIK-ut për zbardhjen e fatit të këtyre personave, ngase siç tha ai, rreth 3 mijë familje edhe më tutje presin ndonjë lajm për më të afërmit e tyre. Në këtë drejtim, mundësi më të mëdha kanë kryesisht institucionet e UNMIK-ut, në radhë të parë Zyra e UNMIK-ut për persona të zhdukur dhe të burgosur. Prof. Nushi gjithashtu shprehu edhe brengën e qytetarëve, por edhe të KDMLNJ-së përkitazi me pronën e qytetarëve të Kosovës, e cila i është dhuruar nga ana e Serbisë shtetit maqedonas. Më tej, ai theksoi se KDMLNJ do të angazhohet që e drejta e pronës së qytetarëve të Kosovës të mos cenohet në asnjë mënyrë pa dallim të përkatësisë etnike të tyre. Prof. Nushi njëkohësisht kërkoi që autoritetet e UNMIK-ut të merren seriozisht çështjen e pronësisë si drejtë e patjetërsueshme e përcaktuar edhe me norma ndërkombëtare. Sa i përket çështjes së pensionistëve kosovarë, prof. Nushi kërkoi nga Brajshou që të angazhohet për rikthimin e mjeteve të arkëtuara nga punëtorët kosovarë me kontributet e tyre në fondin e pensioneve, të cilat pastaj janë bartur nga Kosova në Serbi. Është e drejtë e pamohueshme e pensionistëve që të gëzojnë frytet e punës dhe të kontributeve të tyre. Gjithashtu, prof. Nushi shtroi edhe çështjen e kursimeve të shqiptarëve nëpër bankat e Kosovës, që janë marrë nga bankat e Serbisë, vlera e të cilave arrin në rreth 300 milionë dollarë. Një nga çështjet e rëndësishme, të cilat paraqiti kryetari i KMDLNJ-së, ishin edhe ankesat e qytetarëve për disa raste të ndërhyrjeve brutale të forcave të KFOR-it dhe të policisë së UNMIK-ut gjatë bastisjeve për arsye të ndryshme dhe kërkoi nga Brajshou që të merren masa dhe për këtë çështje të njoftohet edhe komandanti i KFOR-it, gjeneral Marsel Valenten. Ndërkaq prof. dr. Zejnullah Gruda shtroi çështjen e mungesës së dy dokumenteve më të rëndësishme për të drejtat e njeriut në Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme të Kosovës – Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale e Kulturore dhe Kartës Sociale Evropiane - që është anashkalim i palejueshëm në këtë Kornizë, për shkak se të dyja këto përbëjnë një pjesë të trupit - Kartës për të Drejtat e Njeriut, ndërkohë që përmenden dokumentet evropiane për mbrojtjen e pakicave dhe të gjuhëve regjionale e të pakicave. Kështu, Kosova, për të drejtat e pakicave merr detyrime para Francës, Italisë, Belgjikës, Holandës etj., kurse në sferën e të drejtave ekonomike, sociale e kulturore vihet në grup me Bahreinin, Brunein, Kiribatin, Pallau, Guinenë e Re etj. Prof. Gruda, gjithashtu shtroi edhe çështjen e marrëveshjes Serbi-Maqedoni për cedimin e një pjese të Kosovës dhe miratimin e saj nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe theksoi se çështja e kufijve të Kosovës është në kompetencë të Parlamentit të Kosovës dhe të popullit të saj, prandaj kërkoi nga Brajshou që të rishikohet kjo çështje. Ai theksoi gjithashtu se edhe me Kushtetutën e vitit 1974 askush, përveç Kuvendit të saj, nuk ka pasur të drejtë dhe kompetencë për ndryshimin e kufijve administrativë të Kosovës. Edhe Këshilli Evropian, në vitin 1991, ka marrë qëndrim se kufijtë administrativë të njësive të ish-Jugosllavisë nuk mund të ndryshohen pa pëlqimin e njësive federale dhe Kosova ka qenë një nga 8 njësitë e barabarta konstitutive të ish-Federatës jugosllave. Për ne dhe për popullin e Kosovës - tha prof. Gruda - akti i ndryshimit të kufijve të Kosovës me Maqedoninë është akt ilegal, i papranueshëm, jovalid dhe inekzistent. Adem Demaçi, nga ana e tij, njoftoi Brajshoun për aktivitetin e Komitetit për Tolerancë dhe Bashkëjetesë që vepron në kuadër të KMDLNJ-së, i cili, si prioritet, ka krijimin e atmosferës tolerante për sigurimin e kushteve për bashkëjetesë të pjesëtarëve të të gjitha etniteteve. Ai theksoi, se përpos me minoritetin serb, me minoritetet e tjera ekziston një klimë e mirëbesimit dhe e bashkëpunimit të ndërsjellë. Demaçi shtroi edhe çështjen e pjesës veriore të Mitrovicës dhe të Kosovës, ku edhe më tutje veprojnë grupacione kriminale të përkrahura edhe nga regjimi aktual i Beogradit dhe kërkoi nga Brajshou veprim më efikas për mënjanimin e tyre dhe angazhimin më të madh të KFOR-it e të UNMIK-ut për një kontroll më të efektshëm të kufirit me Serbinë për të parandaluar dhe pamundësuar futjen e grupacioneve të tilla në territorin e Kosovës. Ngjarjet e fundit atje janë dëshmia më e mirë për ekzistencën e grupeve të tilla. Ndërkaq Ibrahim Makolli shtroi çështjen e të zhdukurve dhe veprimet e autoriteteve të UNMIK-ut dhe të atyre vendore në drejtim të zbardhjes së fatit të tyre. Ai potencoi edhe bashkëpunimin e KMDLNJ-së me organizmat e tjerë e sidomos me Njësinë për Personat e Zhdukur pranë Policisë së UNMIK-ut. Ekzistojnë edhe rreth 300 varreza të dyshimta nëpër Kosovë dhe Serbi, tha ai, prandaj duhet përshpejtuar procesin e hulumtimit, të ekshumimit dhe të identifikimit të tyre. Marrëveshja mes organeve serbe dhe atyre të UNMIK-ut për transferimin e të burgosurve shqiptarë nga Serbia në Kosovë nuk është realizuar në tërësi, ngase supozohet se në burgjet serbe ende mbahen të burgosur shqiptarë si bie fjala Xhafer Vojvoda nga Skënderaj, prandaj kërkoi nga autoritetet e UNMIK-ut që të bëhet edhe transferimi i tyre. Një ndër çështjet me të cilat po përballet KMDLNJ gjatë aktivitetit të vet, tha Makolli, është pengimi nga ana e organeve kompetente për monitorimin e burgjeve nëpër Kosovë, përfshirë këtu edhe burgun e Bondstillit. Çarls Brajshou, zëvendës i kryeadministratorit të Kosovës, në emër të Misionit të OKB në Kosovë, falënderoi Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut për aktivitetin dhe përpjekjet e tij për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave e të lirive të njeriut në Kosovë dhe tha se edhe kryeadministratori i Kosovës, M. Shtajner është duke përpunuar një strategji për zgjidhjen e çështjes së Mitrovicës dhe të Kosovës veriore, për zbardhjen e fatit të të zhdukurve si dhe për zgjidhjen e çështjeve të tjera që u shtruan në këtë bisedë e që janë nga më prioritaret për shoqërinë kosovare sot, njofton Shërbimi për Informim i KMDLNJ-së.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Shtajner hodhi poshtë mundësinë e kantonizimit të Kosovës apo krijimin e strukturave të tjera horizontale


    --------------------------------------------------------------------------------

    Berlin, 27 prill 2002 - Kryeadministratori i Kosovës Mihael Shtajner ka shfaqur bindjen se çështja e statusit të Kosovës më lehtë do të zgjidhet në qoftë se Kosova u ofrohet standardeve evropiane.

    Pas bisedimeve në Berlin me ministrin e jashtëm gjerman Joshka Fisher, Shtajner hodhi poshtë mundësinë e kantonizimit të Kosovës apo krijimin e strukturave të tjera horizontale, siç kishte propozuar zëvendëskryeministri i Serbisë Nebojsha Çoviq.

    Ministri i jashtëm Fisher i shorehu mirënjohje z. Shtajner duke thënë se për një kohë të shkurtër ai ka arritur rezultate të mëdha.

    Kryeadministratori i Kosovës citohet të ketë thënë se vazhdimi i angazhimit perëndimor në Kosovë është i domosdoshëm. Kjo mbështetje është veçanërisht e domosdoshme nga fazën e kalimit të pushtetit nga UNMIK-u në duart e administratës së Kosovës.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Serbët sulmojnë Shqrbimin Policor të Kosovës.

    t Turma e tërbuar serbe ka rrahur brutalisht dhe ka plaçkitur një pjesëtar të SHPK-së në veri të Mitrovicës


    --------------------------------------------------------------------------------

    Mitrovicë, 27 prill 2002 - Një turmë e tërbuar serbësh sulmoi sot në mëngjes pjesëtarin e SHPK-së duke ardhur në punë nga fshati Kelmend, që ndodhet në pjesën veriore të Mitrovicës.

    Pasi është ndaluar nga serbët e armatosur në rrugën Zveçan-Mitrovicë, pjesëtari i SHPK-së është nxjerrë me forcë nga vetura dhe është rrahur në mënyrë brutale.

    Pastaj sulmuesit e plaçkisin, duke ia marrë veturën dhe armatimin personal, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut Xhon Çepmen, i cili tha se ky pjesëtar i SHPK-së ka marrë lëndime të rënda trupore dhe në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin e Prishtinës.

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Akademia E Shkencave Në Mbrojtje Të Kufijve Të Serbisë
    Nga Sabriu në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 15:53
  4. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •