Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 35
  1. #1
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anėtarėsuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291

    skenar filmi!

    lexoni kete skenar filmi edhe me dergoni nje mesazh:
    nikas@dr.com

    http://skenari.4all.cc/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 02-03-2005 mė 11:31

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Lexova fillimin dhe me pelqeu! Kisha kohe pa lexuar skenare filmash dhe te them te drejten thjesht formati i skenarit me terhoqi

    Do e lexoj te plote sot dhe do te kthej pergjigje me imtesi ne ditet ne vazhdim.


    Pershendetje

    Fiori

  3. #3
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anėtarėsuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291
    thanks for your feedback. ne qofte se do hap kete atachmnt. se eshte me format me te regullt!
    Skedarėt e Bashkėngjitur Skedarėt e Bashkėngjitur

  4. #4
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anėtarėsuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291
    po te dergoje edhe dicka tjeter. eshte e njejta history por ama ne shqip. eshte e pa korrigjuar keshtu qe mos i ve re gabimet. ky nuk eshte skenar, por novele. po te dergoje vetem fillimin e noveles...me kupton!

  5. #5
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nikas fillova te lexoja mesazhin qe me kishe derguar me e-mail. Nuk kam shume kohe neper duar dhe nuk kam arritur ta mbaroj, megjithate ka disa gjera te vogla qe duhet tu vesh pak me shume vemendje :

    1. qe me kujtohet tani eshte se ne fillim kur shkon per vizite ne Shqiperi, thua se udhetimi NY - Shqiperi eshte 120 min (ne mos gaboj), dmth dy ore ?!

    2. dhe gjithashtu nje burre 40 vjecar, nuk mund te shihet si shume i vjeter. Dmth duhet te kesh kujdes kur e vendos duke menduar, pasi menyra si e pershkruan e ben te duket si plak (nuk e di cfare ke ne mendje ne fakt, si e perfytyron ti karakterin).

    3. Per disa emra mundohu ti mbash sa me shqiptare, Menelaus ?!


    4. Une kam zakon qe i lexoj disa gjera gjysem nga fundi dhe gjysem nga fillimi Dmth e di si mbaron, pra ne pergjithesi me pelqeu.


    Me shume ne ditet ne vazhdim....


    Une vetem nje klase filmi kam marre, dhe ajo sa per kuriozitet, megjithese studiuam shume scripte te tilla dhe perseri mund te them se me pelqen "menyra e shkruar"!


    Pershendetje



    p.s. Versioni ne shqip me pelqeu akoma me shume.

  6. #6
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anėtarėsuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291

    PERGJIGJE PER FIOREN!

    Ke te drejte per moshen. Kur e fillova ta shkruaj skenarin, historia tregohej kur aleksi eshte 70 vjec(2043) edhe mendohet qe teknologjia do te jete shume me e perparuar.(konkordi e ben per dy ore Atlantikun). gjithashtu filmi sgjate dy ore!! Nje direktor me supozoi qe ta ul pak moshen, prandaj e kam bere 40 vjec. jam ne regullim e siper. persa i perket emrave duhet te kuptosh nje gje. sekreti qe ta shesesh ne amerike duhet qe ta amerikanizosh. ne qofte se une perdor emra shqiptaresh atehere ai do tingelloi si Foreign-Film. gjithashtu, tensioni i filmit rritet (kur ta lexosh me teper) me paradoxin (Greek-Albanian!). Versioni ne shqip eshte ndryshe, duhet qe te shqiptarezohet! megjithate thank you for your review. po pres qe ta mbarosh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nikas : 15-10-2003 mė 19:29

  7. #7
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Nikas.
    Sapo e mbarova se lexuari skriptin tend. Ne pergjithesi me pelqeu, bile me kujtoi disi veten me Saranden, me ikjet etj.etj. Megjithate nje verejtje te vogel kam.
    E para:
    Eshte e pajustifikueshme qe Alex-i nuk i ka marre prinderit ne telefon prej gjashte vjetesh. Sado keq te kishte qene ai nga ana financiare, ne 6 vjet duhet te kishte gjetur nje menyre per te folur ne telefon. Vec kesaj prinderit ne 6 vjet duhet te kishin bere ndonje perpjekje vete per ta takuar.
    E dyta:
    Mire do beje sikur t'i shtoje nje cike optimizem personazhit te Alex-it Cdo gje qe ka kaluar ai ka qene e zeze.
    E treta:
    Persa i perket vrasjes se Rich-it dhe atij shokut tjeter ne anije, per te cilen akuzohej Alexi, mendoj se duhet gjetur nje fare zgjidhje, sepse cili eshte morali pastaj? Edhe n.q.se ishte vetembrojtje, perseri ne njefare menyre ajo duhet sqaruar si p.sh. e cojne ne gjykate dhe e lene te lire ose dicka e tille. Ne menyren se si eshte tani, per mendimin tim , morali i saj eshte "Vra njerez ne Europe dhe hajde ne Amerike se shpeton". P.sh. aty ku Alexi i shpjegon Andit peripecite e tij, mund t'i thote si i mori dokumentat ne Amerikes.
    Nejse une keto kisha. Te thashe, ne pergjithesi eshte i mire.
    Shendet e te mira
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  8. #8
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anėtarėsuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291
    Pershendetje Jonian. Thanks per “kritiken”! E kuptoj c’do te thuash me zgjidhje te ceshtjeve te dy vrasjeve. Nuk e di sa kohe ke ne amerike edhe sa di nga filmat amerikan. Ky eshte nje filem dramatik per emigrant, Jo mistery!! Ne hollivud gjerat punojne ndryshe. Nuk na intereson se c’fare u ndodh te tjereve, pervecse Alexit. Aleksi eshte nje pergjithesim i emigranteve lindor (nuk i intereson njeriut a eshte shqiptar apo jo). Edhe dicka tjeter, keto jane te gjitha historira te verteta, thjesht une i kam perpunuar sikur i kane ndodhur nje njeriut te vetem. Persa i perket optimizmit, ai eshte nje emigrant, edhe na intereson qe ai te jete pasive, dmthn: rethanat te veprojne perkundrejt aleksit! Persa i perket dokumenteve, sic e permenda edhe me perpara, ato jane hollesira qe amerikaneve nuk u interesojne. Ku i dihet mbase ai s’ka dokumente fare??? Nuk e di po e kuptove por ky skenar eshte vetem pjesa e pare “IDOA-PART I” Pjesa e dyte [“IDOA-PART I,II,III,&IV”]shpjegon gjithshka ndodhi ne evrope(Zgjidhet problemin i vrasjeve) edhe c’fare i ndodhi Aleksit ne Amerike. Mendoj se pjesa e dyte eshte me e bukur!
    Megjithate, faleminderit per analizimin e filmit.
    Ps: Edhe une nuk te shikoja kembet, por kepucet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nikas : 17-10-2003 mė 10:03

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nikas,

    nga leximi i fillimit te skenarit per mua dalin dy pika qe nuk shkojne.

    Se pari qe babai i fliste djalit 10-vjecar ne kohe te komunizmit per Zotin. Per ata qe e kane jetuar Shqiperine e asaj kohe kjo eshte e pabesueshme, sepse femija eshte femije dhe ideja e Zotit i shpetonte ne ambiente te tjera jashte shtepise. Pra eshte dicka shume me serioze se c’mund te mbaje mendja e nje 10-vjecari.

    Se dyti jane emrat e personazheve, te cilet ke preferuar t’i vendosesh emra te amerikanizuar. Perse? Psh, Alex, Natalie, Menelaus (qe ne Shqiperi me thene te drejten s’e kam degjuar ta perdorin si emer). Nese serish deshiron ta besh te besueshme historine, duhet qe se paku personave qe ne historine e treguar kane lindur ne Shqiperi emrat t’ua vendosesh ne shqip (pa amerikanizime). Nese ke parasysh filmat me historite e emigranteve italiane ne Amerike, emrat e personazheve qe kane emigrua ne Amerike jane te lene ne italisht.

    Me pelqeu per aq sa lexova, se permbante humor te lehte brenda. Psh, batute qe mbetet ne mendje eshte ajo, kur Aleksi i thote te emes qe po e zgjonte nga gjumi, se fajin e kishte ai qe e kish lejuar te martohej me te atin.

    Po lexova dot dhe ne vazhdim, mbase nderhyj edhe me dicka tjeter.

    Urime!

  10. #10
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anėtarėsuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291

    Smile PERGJIGJE PER DITEN!

    E dashur Dita, thanks per insiativen ta lexosh skenarin edhe te me kthesh pergjigje. Te kuptoj kur thua qe emrat duhen te jene emra-shqiptare. Nje numer shume i madh e kane lexuar skenarin edhe vetem shqiptaret ma kane thene kete gje. Sic e shpjegova edhe me larte, ky eshte nje skenar i amerikanizuar, “Jo nje histori shqiptare”. Ky person perfaqeson emigrantet eastern-europian. Nuk i intereson njeriut a eshte ai shqiptar apo rumun.thjesht rastesi na bie te jete shqiptar! Ketu nuk flasim ne vecanti per Aleksin (One Albanian), por per shume emigrante evropian (pergjithesim) edhe veshtiresit e tyre per te haritur their destination. Kur ta lexosh komplet do ta kuptosh. Po je akoma atje kur alexi zgjohet ne mengjes historia s’ka filluar akoma. Historia fillon kur Alexi harin ne milano.
    Persa i perket Zotit, une nuk e di nga c’vend je ty, se ne Sarande e kemi patur pak me te lire bizeden e zotit. Me kujtohet qe prinderit e mi bizedonin gjithmone per zotin. Edhe nga nje here venim, fshehurazi, ne kishe(ne kishen e piqerasit). Dita, historine po e vure re, e kam shkruajtur edhe ne shqip. Ajo eshte nje histori shqiptare me emra shqiptare. Eshte nje novele[ne perpunim e siper]. Anyway, Faleminderit per keshillat, edhe po pres qe ta mbarosh.

    Keshilla per te gjithe:
    Mos e lexo me mendimin se ai eshte shqiptar, edhe gjithashtu mundohu ta lexosh me syte e nje amerikani. Gjithashtu, mos e lexo fundin se ndryshe nuk ka kuptim!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nikas : 18-10-2003 mė 11:35

  11. #11
    nikas, me duket vetja sikur dola nga kinemaja tani.. Me zhyte ne imagjinate..

    Me pelqeu jasht mase dhe te uroj sukses me skripten dhe pergjithesisht ne jete.

    Nje Korigjim nese lejohet:

    Listen, Spielberg, let's get some
    sleep now, because tomorrow we have
    to wash dishes again. Forget about
    dreams. I am more for reality. Good
    night, Alex.


    Sikur koha, vendi dhe personat qe po diskutonin nuk pershtaten sepse nuk e dinin kush ishte Speilberg.. (s'kishin idene per yjet e hollywoodit, si puna Spielbergut) qe ta diskutonin.. Me duket si kontradikte, apo gabohem?

    StterollA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga StterollA : 12-10-2004 mė 16:14

  12. #12
    Postuar mė parė nga nikas
    po te dergoje edhe dicka tjeter. eshte e njejta history por ama ne shqip. eshte e pa korrigjuar keshtu qe mos i ve re gabimet. ky nuk eshte skenar, por novele. po te dergoje vetem fillimin e noveles...me kupton!
    'NE KERKIM TE PASAPORTES'
    Nga (Al. S. N.)


    "Mė i menēur midis dy injorantėve, ėshtė vetėm ai qė e di"!
    (AL NIKA)
    (E bazuar nė, history tė vėrtetė!)



    KAPITULLI-I
    'SARANDĖ'



    Po tė mos binte njė shi i rėmbyeshėm, sigurisht qė unė do
    tė merrja rrugėn tatėpjetė pėr nė plazhin e vjetėr. Nuk ėshtė
    edhe kaq i vjetėr si plazh, por ama nuk edi pse e quajnė
    kėshtu. Kur isha i vogėl babai mė merrte me vete edhe sė
    bashku vėzhgonim perėndimin e dyellit pothuajse ē'do mbrėmje.
    O zot, nuk kishte gjė mė tė bukur!


    Duke qėndruar brenda dritares edhe duke pritur shiun qė tė
    pushojė, mendime tė ērregullta me kalojnė nėpėr mend. Po
    sikur tė mos kisha ikur vallė? Po sikur tė kisha qėndruar nė
    Sarandė edhe jeta tė vazhdonte me ritmin e mėparshėm? Hehe...
    mė vjen pėr tė qeshur tani qė po kujtojė bisedat e pafundshme
    qė kishim me Gencin ē'do mbrėmje tek radha e qumėshtit.
    Ėndrrat qė kishim pėr tė ardhmen... uau, e ēuditshme kjo jeta
    e njeriut, humbet edhe me shpejtė se edhe kjo pika e shiut qė
    posa kaloi.
    Tė dashur lexues, e di qė jeni kureshtarė tė dini se kush
    jamė unė edhe ēfarė 'pėrallash' po ju tregojė. Quhem Alex
    Kondi edhe kam lindur nė qershor te 1973 nė qytetin mė tė
    bukur nė botė, nė Sarandė! Lexova diku dikur se 'ē'do njeri
    nė botė ka njė histori tė tregojė , por ama disa nga ato
    history janė mė interesante se tė tjerat' (Al Nika-2002 ).
    Kėshtu qė edhe unė kam njė histori pėr tė treguar, historinė
    e djaloshit 'nė kėrkim tė pasaportės'!
    Mė kujtohet , ishte viti 1981 kur e pyeta babain tim,
    Nikolėn , a vdesin ndonjėherė njerėzit. "Po Alex, vjen njė
    ditė qė njerėzit vdesin, se kėshtu ėshtė e shkruar nga zoti"
    mu pėrgjigj ai. "O babi ē'farė ėshtė 'e shkruajtur nga
    zoti'?" e pyeta unė. Ai u kthye nga unė mė pa drejtė nė sy
    edhe mu pėrgjigj , "ėshtė destynia e jetės sė njeriut Alex,
    ē'do gjė qė ne bėjmė apo nuk duhet tė bėjmė." Atėherė unė nuk
    kuptova se ē'farė ai donte tė thoshte por tani pas kaq vitesh
    sikur e kam kapur kuptimin e atyre fjalėve. Mė vjen keq qė ai
    nuk ėshtė mė nė jetė qė unė t'ja thosha kėtė gjė!
    Deri ne vitin 1990, jeta ime ishte thjeshtė njė jetė e
    zakonshme , jetė Sarandeze , siē e quanim nė Sarandė. Kur
    mbarova shkollėn tetėvjeēare 'Adem Shemja', babai im vendosi
    qė unė tė vashdoja studimet pranė gjimnazit 'Hasan Tahsini'.
    Nuk e kisha edhe shume me qef, por ama isha i lumtur se aty
    kisha edhe gocėn e zemrės sime, Sofinė. Harova tju shpjegojė
    qė nga fillimi por ama unė edhe Sofi, siē mė pėlqente ta
    thėrrisja, u rritėm bashkė. Qė nė fėmini ndjeva diēka pėr tė
    por nuk e dija se ē'farė ishte.


    Do kalonin vite qė unė tė kuptoja se ajo ishte e dashura e
    zemrės sime , e para edhe e vetmja! Kushedi sa mbrėmje do
    shkonim pranė plazhit dhe do luanim me rėrėn e butė tė
    plazhit tė vjetėr. Po tė ishte pėr ne do rrinim gjithė natėn
    atje, por e jėma e Sofit, Natalia, apo 'Vjerra' e Aleksit siē
    e quanin shokėt e mi me shaka, do vinte edhe o ta zinte Sofin
    me shuplaka.

    I ēuditshėm ky truri i njeriut, pak ta ngacmosh edhe fillon
    edhe kujton gjithshka. Sa do doja tani qė tė humbisja nė
    kujtimet e fėminisė, por ama edi qe u kam dhene fjalėn se do
    u tregojė historinė time tė hidhur edhe ēfarė tė bėje, mė
    duhet qė tė mbajė fjalėn.
    Siē e pėrmenda edhe me parė, deri nė 90-tėn jeta ime nuk
    ishte edhe aq interesante. Kisha lexuar kaq shumė libra edhe
    kisha parė kaq shumė filma pėr botėn e jashtme sa qė ėndėroja
    qė njė ditė tė merrja Sofin edhe tė shkonim nė Amerikė, edhe
    kurrė tė mos ktheheshim mė!
    Ndoshta zoti i dėgjoi lutjet e mia, se nė tė njėjtėn kohė
    komunizmi filloi tė mirrte tė tatėpjetėn nė Shqipėri.
    Njerėzit filluan tė shpreheshin hapur. Nuk kaluan as 2-3
    muaj edhe ne mbrėmje te 31 dhjetorit 1990 lajmi se kufiri me
    Greqinė ishte hapur, u shpernda si rrufe! Nė fillim nuk na
    besohej, por kurrė pamė se shumė njerėz po iknin me makina,
    atėhere filluam te kuptonim se me tė vėrtetė diēka kishte
    ndodhur.



    KAPITULLI-II
    'NISJA'



    Pamvarėsisht se mė tė shumtėt vendosėn tė provonin fatin e
    tyre, prinderit e mi, sidomos nėna ime Rita, ishin mė tė
    pėrmbledhur. Mė kujtohet qė unė dola nė sheshin kryesor
    pranė policisė edhe gjėja e parė qė mė vajti ndėr mend ishte
    qė tė merrja Sofin edhe tė iknim pėr nė Greqi. Rastėsisht e
    pashė qė po vėshtronte e trembur njerėzit qė po hipnin nėpėr
    makina. "Sof, Sofi" e thėrrita. Nė fillim nuk mė dėgjoi, por
    pas disa tė thėrriturave me vuri re. "Aleksi, thashe se kishe
    ikur, ty po tė kėrkoja" mė tha me njė frymė. "Sof, si do ikja
    unė pa ty" iu pėrgjigja. E mora Sofin pėrdore edhe hipem nė
    njė nga 'IFA'-t qė sapo bėheshin gati pėr tu nisur. Megjithė
    zhurmėn qė po behej dėgjova njė zė qė po mė thėrriste. Ktheva
    kokėn edhe pashė prindėrit e mi qė po vinin me tė shpejtė.
    "Aleksi, Aleksi, ku po shkon" mė pyeti babai. "Nė Greqi babi,
    a nuk e biseduam? " "Aleksi mos ik tė keqen mami se nuk i
    dihet se ē'farė ndodhė, ndoshta ju gėnjejnė edhe ju vrasin
    atje nė kufi" mė tha nėna duke iu perdredhur zėri. "O mami,
    unė e kam vendosur tani, nuk ka zot qė tė ma kthejė mėndjen"
    iu pėrgjigja edhe ktheva kokėn nga ana tjetėr qė tė mos mė
    shikonte sytė e pėrlotur.


    Kur makina po bėhej gati pėr tu nisur ndjeva dorėn e Sofit
    tė mė tėrhiqte. Ktheva kokėn edhe pashė tė jėmėn e Sofit tėrė
    inat. "Po ty moj budallaēkė ku shkon?" iu kthye asaj tėrė
    inat. "Mami ty e di qė unė e dua Aleksin, po iku ai do iki
    edhe unė..." iu pergjigj Sofi, por ama fjalėn ia shkėputi nje
    nga ato shuplakat qė vetėm Natalia dinte te jipte. Sofi u
    detyrua te zbriste edhe mua njė ndenjė e ftohtė ma pėrshkoi
    trupin. Ndjeva sikur 1000 thika po mė nguleshin nė zemėr.
    Shoferi i vuri marshin makinės edhe unė duhej tė vendosja
    sa mė shpejtė. A duhej tė qėndroja pėr Sofin apo tė ikja edhe
    tė plotėsoja ėndrėn time edhe njė ditė tė kthehesha .......
    1000 arsye pėr mua qė tė ikja, vetėm njė arsye pėr mua qė tė
    rrija! Vendosa tė ikja. "Aleks, Aleks mos ik tė lutem, mė the
    qė mė do pse po ikėn atėhere...." po mė thėrriste Sofi kur
    makina filloi tė largohej . "Tė dua Sof, tė dua shumė. Tė
    japė fjalėn qė do kthehem edhe do tė marrė me vete" ia ktheva
    unė. "Aleksi kujdes xhani i mamit, po e pe qė nuk bėhet gjė
    kthehu prapė" nėna ime po me thėrriste. Nė atė moment mu
    kujtua qė nė mėngjes nėna mė kishte dhėnė njė kryq tė
    argjentė qė t'ja ndreqia tek ustai. Ia kishte dhuruar babai
    kur ishin martuar. E thėrrita nga larg "O mami harova tė tė
    japė kryqin". "Nuk ka problem Aleks, zoti qoftė me ty". Ato
    ishin fjalėt e fundit qė nėna mė tha se pastaj makina u
    largua edhe une nuk kisha mundėsi te degjoja. Tė vetmet gjė
    qė mund tė shikoja ishin sytė e lotuara tė Sofit qė po
    humbisnin nė errėsirė!
    Shumė herė e kam kaluar atė moment nėpėr mend edhe njė
    pyetje me vėrvitet gjithmonė nėpėr mend; pse, pse nuk zbrita
    atė moment edhe ta mirrja Sofin pėr dore edhe kurrė tė mos e
    lija te ikte prej meje?! Ndoshta kėshtu ishte e shkruar siē
    thoshte babai im, ndoshta!



    KAPITULLI-III
    'KUFIRI'



    Shumė herė mundohem qė tė sjellė ndėrment se ē'farė ndodhi
    mė mbrapa deri sa harrita nė Greqi, por ama tė vetmen gjė qė
    mund tė kujtojė ėshtė njė gjullurdi qė po bėhej atje nė
    Mursi, nė kufi me Greqinė. Ishte njė errėsirė e tmerrėshme,
    edhe nuk tė linte edhe koha e ftohtė rehat. Megjithatė, ia
    harritėm qėllimit edhe kaluam telat me gjemba. U munduam
    shumė qė tė mos i preknim se mos binte alarmi , kėshtu na
    thanė kėshtu ju them, nejse, mė e bukura e tė bukurave ishte
    se asnjė nga grupi i jonė nuk e dinte rrugėn, kėshtu qė u
    munduam ta gjenim orientimin me hamėndje. Pas nja dy orėve
    brenda kufirit harritėm nė njė gardhė me gjėmba si ato tė
    Shqipėrisė. "Hėy siklet, po edhe nė Gėrqi i kanė kufijtė me
    gjėmba" u shpreh njė fshatar nga Vlora. "Ndoshta kanė frikė
    mos i pushton Shqipėria" iu kthye dikush tjetėr me ironi.
    "Ndoshta" i pėrgjigjet fshatari i parė qė nuk e kapi ironinė.



    E kaluam kufirin edhe pas disa minutave harritėm nė njė
    fshat qė na u dukė shumė karakteristik shqiptar. "Mos u
    mėrzisni" na thotė njė Sarandjot qė po na udhėhiqte "Ėshtė
    Sajadha kėtu, po kėshtu duket si fshat Shqiptar". Vashduam
    edhe pak mė tutje edhe shikojmė njė fshatar me gomar. "Pėr ku
    kėshtu o njerėz " na thotė nė shqip. "Ku ėshtė kampi i
    refugjatėve? " i thotė Sarandjoti. "Ē'farė kampi ore shok,
    kėtu ėshtė Konispoli, hahaha....e pėsuat edhe ju si djali i
    Ėsatit... hahaha ". Ajo pėrgjigje na ra si bombė. U kthyem
    mbrapsht me njė frymė edhe u futėm prapė tek vrima qė kishim
    hapur tek teli i gjėmbave. Filluam te vraponim. Diku diku
    dėgjoheshin krismat e atomatikėve qė qėllonin nė ajėr.
    Ushtarėt po talleshin me refugjatėt.

    Gjėja qė do mė ngelet mė shumė nė mėndje nga kufiri janė
    gropat e shumta qė pamė. Nuk na mjaftoi frika qė na zuri kur
    ngatėrruam rrugėn, por edhe njė nga ēunat e grupit na tregoi
    se ato ishin tė mbushura me trupat e atyre qė ishin munduar
    tė arratiseshin para se tė hapej kufiri. Me shumė mundime
    harritėm mė sė fundi nė tokėn Greke. Per fatin tonė tė keq,
    na zuri njė shi i tmerrshėm. Nuk kishte as edhe njė vend pėr
    tu mbrojtur. Vendosėm tė vashdonim rrugėn deri sa harritėm nė
    njė vend ku po bėheshin punime. Pamė disa makina me targa tė
    huaja edhe njė kishė tė vogėl. Atėherė e kuptuam se me tė
    vėrtetė kishim haritur nė Greqi.



    KAPITULLI-IV
    Kampi i refugjatėve:'FILAT'



    "Pos se lene? " e pyet oficeri Grek refugjatin e parė qė
    ishte nė radhė. "Ē'farė thotė ky ore" i drejtohet ky te
    dytit. "Po hė ore se je edhe nga Vlora, pėr emrin tė pyet a
    derbardhė ...". "Ali mė quajnė o shoku oficer" i pėrgjigjet
    fshatari. "Ali, ė... Ilia dhiladhi". Oficeri shkruan Ilia nė
    regjistėr. "Epomenos" i thėret tė dytit nė rresht. Oficeri i
    kalon tė gjithė me radhė deri sa vjen edhe radha e Alexit.
    "Onoma qe eponimo" i drejtohet oficeri. "Alexander Kondi" i
    pėrgjigjet Aleksi. "Nga je ty Aleks " e pyet oficeri nė
    greqisht. "Nga Saranda" ia kthen Aleksi. "Duket qė e flet
    mirė greqishten mos je gjė vorioipirot? " Aleksi shikon i
    ēuditur, kurrė mė pėrpara si kishte bėrrė njeri kėtė pyetje.
    Ngre supet edhe oficery kur e shikon qe ai nuk kupton i
    drejtohet, "A je Greek apo jo?". "Nėnėn vetėm e kam greke,
    ėshtė nga gjirokastra, babain e kam Shqiptar". "Aa, do me
    thėnė je grek" i drejtohet oficeri Aleksit. "Ē'rėndėsi ka nė
    kėtė moment?" e pyet Aleksi. "Kam urdhėr qė voriopirotat ty
    trajtojė mė mirė...". Aleksi e shikon nė sy pastaj hedh njė
    vėshtrim nga tė dya grupet e ndara edhe shkon me grupin e
    shqiptarėve. Njė plak i moshuar e shikon me admirim.


    Nė mbrėmje, kur tė gjithė po binin pėr tė fjetur nėpėr
    tendat e kampit, Aleksi vendosi te dilte njė shėtitje nėpėr
    kamp qė tė shikonte se ēfarė kishte pėr rreth. Nuk bėnte edhe
    aq ftohtė si natėn e kaluar por megjithatė Aleksi e mori njė
    xhaketė me vete. Koha ishte pak e vrenjtur, kėshtu qė nuk
    kishte edhe shumė dritė. Kur tė gjitha tendat mbaruan edhe po
    i afrohej njė ndėrtese tė vjetėr qė siē dukej nuk ishte
    banuar pėr shumė kohė, Aleksi dėgjon disa shurma. I afrohet
    godinės edhe mundohet tė shikojė se ē'po ndodhte brenda. Pėr
    ēudinė e tij shikon disa ushtarė grekė qė po mundoheshin tė
    lidhnin njė plak tė moshuar. Ai po mundohej t'ju largohej,
    edhe Aleksi s'po kuptonte. Ngrihet nė majė tė gishtėrinjave
    edhe shikon se njė ushtar tjetėr qė po mundohej tė shtrinte
    pėrtokė njė gocė ndoshta jo mė shumė se 15-16 vjeēe. Aleksit
    i ngrihet qimja pėrpjetė, nuk di se ē'farė tė bėjė. Mendon tė
    hyjė brenda edhe ty ndalojė. Hesiton pasi shikon qė ata janė
    tė armatosur. Largohet i dėshpėruar edhe shkon ne tendėn e
    tijė. Gjumi nuk e zė. Mendime tė ē'regullta i kalojnė nėpėr
    mend. "Po sikur tė kisha marrė Sofin me vete, o zot!". Ulet
    pėr tokė edhe puth kriqin qė i dha e jėma.
    Tė nesėrmen nė mėngjes shiu ndalon edhe pėr ēudinė e tė
    gjithėve dyelli del edhe ndriēon gjithshka. Pas disa minutave
    edhe Aleksi del jashtė tendės. Fillon tė bėjė pak gjimnastikė
    por iu kujtua ngjarja e natės sė kaluar edhe fillon tė
    kėrkojė plakushin. Pas disa kėrkimeve e gjėnė jashtė tendės
    se vet. "Mirmėngjes" i drejtohet Aleksi. Plakushi as sytė nuk
    i hedhė por vashdon tė lahet. "Unė pashė gjithshka qė ndodhi
    mbrėmė " i drejtohet pėrsėri Aleksi. Plakushi ngre sytė e
    pėrgjumur edhe ata janė me lotė. "Ndyrėsirt, ma murn ndern e
    familjes. Zoti ma murr grun kurr esha 30 vjeē. Enver Hoxha ma
    vru djalėn e vetm, pse tha ēė nuk kish buk nė dyēan. Nusja
    vru veten kur e morr lajmn. Gjithshka ēė kam nė kėt bot asht
    vetm Alba." Plakushi ulet pėrtokė edhe rėnkon. "Mė vjen shumė
    keq pėr kėtė gjė qė tė ndodhi ... por ama po do, dalė unė
    dėshmimtar, unė pashė gjithshka". "Jo-jo tė lutm mos i thuj
    xha njeriut se mė kėrcnun qė do ta vrasn fare po kallzova" ia
    pret fjalėn plakushi. "Po kjo ėshtė padrejtėsi! " i bėrtet
    Aleksi. "Ndixho or djalosh, kur je na kurbet mundohu ta shush
    fjalėn drejtėsi nga fjalor jot...nejse tė falemndert pėr
    mbėshtetjen."

    Aleksi drejtohet pėr nė zyrat ushtarake. Troket nė derėn
    kryesore edhe ushtari i shėrbimit i hap portėn. "ē'do " i
    thotė ai si nė pėr gjumė. "A ka mundėsi tė shikojė
    komandantin, ju lutem?" i drejtohet Alėksi nė greqisht. "Nuk
    ėshtė kėtu, ē'farė e do?" "Do dėshiroja tė raportoja njė
    p..." Aleksit i merret pak zėri. "Pėrdhunim " e mbaron
    fjalėn. "Ee, nuk ėshtė kėtu tani por do ta lajmėrojė unė, nė
    regull?"


    Aleksi largohet pėr tek menxa e bukės. Futet brėnda edhe
    shikon njė radhė tė madhe. "Aleks ore Aleks" dėgjon njė zė
    qė po e thėrriste. "Genci jam ore". "Genci, po ty kėtu?" "Po
    ja thashė edhe unė ta provoja njė herė s'kisha bėrė
    ndonjėherė gjėra tė tilla" i thotė ai me shaka duke imituar
    Ivan Bregun nga Pallati 176. "Hee, nuk e di po s'mė pėlqen
    mua kėtu" i drejtohet Aleksi. "Po tani kamp ėshtė ore, edhe
    ty ē'pret tė jet, Hotel Turizmi". "O Genco pashė diēka dje,
    po e di qe nuk do ta besosh po ta tregova!" "Po na e thuaj ty
    njėherė edhe mbase edhe e besojmė." "Pashė tre ushtarė grekė
    qė po pėrdhunonin njė gocė shqiptare". "Aman edhe ty, thashė
    edhe unė se ē'do mė thoshe. Unė pashė ca ushtarė grek qė po
    vinin disa ēuna shqiptarė tė bėnin poza erotike me njėrintjetrin!"
    "Uau edhe ata i bėnin?" "Aleks, zgjohu je nė Greqi
    kėtu, je nė vend tė huaj, kujton ty se e ēajnė shumė kokėn
    ata pėr ne? Ne jemi tė huaj kėtu, more vesh? Tė vret edhe
    hajde gjė tė drejtėn ty. Shiko hallin tėnd edhe lėri tė
    tjerėt. Dėgjo, kam njė mėnyrė pėr tė ikur nė Athinė. A do qė
    tė vish?" " Po s'tė lėnė kėta, si do ikim?" "Mos u mėrzit kam
    njė plan" "Nė regull..." ia kthen Aleksi.



    KAPITULLI-V
    'Rruga pėr nė Athinė'



    Se si harritėm qė ta kalojmė gardhin as unė se morra vesh.
    Nejse, dolėm me Gencin edhe nja dy te tjerė qė as i njyfja nė
    rrugėn kryesore qė tė nxirrte pėr nė Gumenicė, njė zonė me e
    madhe e Greqisė , nė perėndim tė Janinės. Pritėm gjithė
    mėngjesin atje por ama as edhe njė nga makinat nuk ndalonte.
    Pas nja disa orėve njė makinė e madhe me gjethe duhani po na
    afrohej. Genci filloi t'ja bėnte me dorė. Pėr befasinė tonė
    ai ndaloi. "Hė Aleks, ty qė di Greqisht thuaj qė duam tė vemi
    nė Athinė. " "Pėr ku kėshtu?" na pyet shoferi nė greqisht.
    "Pėr Athinė" i drejtohem unė. "Unė deri nė Patėr do shkojė,
    po doni ejani. Biletėn e kam 5 mijė dhrahmi pėr secilin."
    "Genci deri nė Patra vete ky, edhe do 5 mijė pėr secilin."
    "Po mirė mo vemi deri nė Patėr, afėrr Athinės si kur ėshtė,
    apo jo ore Zhulal?" i drejtohet njė djaloshi nė krah. "Po ku
    di unė ore Genci edhe ty, unė as edhe ne Tirane s'kam qėnė
    ndonjė herė!" qeshi Zhulali. "Nejse, as paguajmė edhe shohim
    e bėjmė" e pėrfundon bisedėn Genci.

    Tė gjithė paguam nga pesė mijė edhe hipėm nė kamjon. Genci
    pagoi pėr mua. Nuk e di por pėr herė tė parė nė jetėn time e
    ndjeva veten shumė ngushtė pėr kundrejt Gencit. Nė Sarandė e
    qerasnim njėri-tjetrin gjithmonė , por kėtu ishte puna
    ndryshe. Leku, sidomos ishte edhe dhrahmi , na nevojitej
    jashtė mase. Megjithėse isha rritur me Gencin edhe e kisha
    shokun mė tė ngushtė, mė preku mėnyra se si pagoi.
    Udhetimi pėr nė Patra na mori shumė orė, edhe nė mbrėmje, nga
    ora 8 harritėm.


    Uau, tė gjithė shikonim me habi dritat e qytetit. Nuk kishim
    parė kurrė diēka tė tillė. Ishte njė qytet shume i madh.
    Sigurisht qė Athina ishte edhe mė e madhe , por ama pėr
    momentin Athinėn se kishim parė akoma.
    Zbritėm tė gjithė nga kamioni edhe u drejtuam pėr nė
    stacionin e autobuzave. "Presim nga njė biletė kėtu" mė thotė
    Genci. "Ėshtė vonė tani" ia ktheva une. "Ku gjen mė bileta".
    "Po ku je kėtu mo duēe, nė Sarandė ?!" mė drejtohet ai. Tė
    gjithė qeshėm. Fjala duēe ishte njė fjalė qė pėrdorej vetėm
    nga sarandjotėt edhe jo tė gjithė ishim nga i njėjti vend.
    Haritėm mė sė fundi nė stacionin e urbanit edhe shkuam drejt
    edhe te sporteli. "A keni bileta pėr nė Athinė? " e pyeta
    sportelisten. Ajo na pa me vėmendje. "Nga jeni ju?" "Nga
    Shqipėria " ia ktheva unė. "Ua, nuk kam parė ndonjė herė
    shqiptarė! " mė drejtohet ajo. Pėr befasinė tonė na flet
    shqip. "Unė flasė pakė shqipe, babje eme ėshtė arvanitas, po
    kėtu greqia nuk lė flasi shqipe..." "Po pse?" ia ktheva edhe
    unė nė shqip. "Politika greke nukė do shqipėria, ku di unė,
    nukė kuptoji...". Numuruam paratė edhe pamė qė nuk na harrin
    pėr njė mijė dhrahmi. Joana , siē e quanin sportelisten ,
    buzėqesh edhe na thotė, "Jo problem, unė japė leku". I morėm
    perfundimisht biletat, e falenderuam pėrfundimisht Joanėn,
    edhe hipėm nė urban. Nuk e di por kur hipėm nė autobuz se si
    e ndjevėm veten. Nuk kishim hipur ndonjė herė nė urbane tė
    tilla. Nė Shqipėri i mbanin vetėm pėr turista. Nejse, pas nja
    dy oresh udhetim harritėm nė Athinė.

    Pėrkundrasi nga Patra, Athina ishte shumė e ngatėrruar ,
    shumė lėvizje e madhe. Bėnte shumė ftohtė edhe ne ishim me
    nga njė xhaketė tė hollė. U sorrollatėm vėrdallė stacionit,
    per nja dy ore, mos gjėnim ndonjė vend pėr tė fjetur deri sa
    gjetėm njė lulishte. Genci gjeti disa kartonė edhe ne formuam
    njė kuti tė madhe. U futėm tė gjithė brenda edhe u munduam tė
    afroheshim me njėri-tjetrin. E ftohta po na hinte nė palce!



    KAPITULLI-VI
    'ATHINA'



    Kur u zgjuam nė mėngjes, bėnte aq ftohtė sa qė kėmbėt na
    ishin mpirė. Duhet tė ketė qenė ora 6-7 e mėngjesit se
    urbanet filluan turnin e tyre. Vendosėm tė ecnim edhe tė
    fillojmė tė kėrkojmė pėr punė. Na mori gjithė ditėn duke
    pyetur nėpėr dyqane edhe punishtera tė ndryshme derisa, nė
    mbrėmje, gjetėm njė magazinė myelli ku kėrkonin puntorė
    krahu. Na morėn tė gjithėve pėr nja 2-3 orė punė. U lodhėm
    shumė por ē'farė tė bėnim, na nevojiteshin paratė pėr tė
    ngrėnė. Kur mbaruam punė, pronari na lejoi tė flinim brėnda
    nė magazinė.
    Kaluan disa ditė edhe ne vazhdonim tė punonim disa orė nė
    ditė tek magazina, derisa njė ditė Genci erdhi edhe mė tha qė
    kishte gjetur punė nė restorant.

    Shkuam atje edhe pas njė bisede me pronarin e restorantit u
    punėsuam qė tė dy. Nė katin e dytė pėrmbi restorantin ishte
    njė dhomė e vogėl qė pronari nuk e pėrdorte. Ramė dakortė me
    tė qė ta merrnim ne edhe ty bėnim ndonjė shėrbim nė shtėpi sa
    herė qė tė kishte nevojė. Roga ditore ishte 4 mijė nė ditė,
    po ē'farė tė bėnim sa kishim ardhė nė Greqi edhe na duhej tė
    sistemoheshim njė herė pėr njė herė. Dy muaj kaluan edhe ne
    vazhdonim tė punonim tek restoranti. Nga njėherė pronari na
    thėrriste tek shtėpia edhe na vinte tė pastronim kopėshtin
    pėrpara oborit, ose ti prisim drutė e thata pėr oxhak.
    Kur kisha kohė tė lirė gjithmonė mundohesha tė shkruaja
    ndonjė letėr shtėpisė, edhe nė veēanti Sofisė!
    "Tė dashur prindėr, motėr e vėlla,
    jamė mirė me shėndet edhe tė
    njėjtėn gjė urojė edhe pėr ju. Tani
    qė po ju shkruaj jamė nė Athinė nė
    njė lagje qė quhet Kifisia. Kam dy
    muaj qė kam ardhur sėbashku me
    djalin e Nexhipit, Gencin. Punojmė
    qė tė dy nė njė restorant Grek edhe
    kemi punė tė pėrhershme. Nga ana
    ekonomike jemi shumė mirė, vetėm qė
    na mungon Saranda shumė edhe
    sidomos familjet tona....."

    Pa mbaruar letrėn mė zuri njė mallėngjim qė mi mbushi sytė
    me lotė. Mė mungonte shumė familja ime edhe sidomos Sofia. E
    mbylla letrėn duke u premtuar se do ty shifja sė shpejti. I
    kėrkova nėnės qė ti bėnte tė fala Sofisė edhe tė mė dėrgonte
    ndonjė letėr se e dija qė Natalia do ja griste po ti dėrgoja
    unė. Nuk harrova ti thosha nėnės qė tė mė puthte motrėn e
    vogėl Margaritėn. Oh, po si harrova t'ju tregojė se ne ishim
    tre fėmijė nė familjen tonė. Unė isha mė i madhi. Minella
    ishte i dyti edhe pastaj vinte Margarita. Qė tė tre kishim
    nga njė diferencė moshe prej tre vjetesh.
    Pa pritur mu kujtua dita qė kisha ikur. Nė mėngjes herėt i
    kisha premtuar Margaritės qė do ta merja tė nesėrmen nė
    plazhin e vjetėr. Ku ta dia unė qė e nesėrmja do mė zinte nė
    FILAT. E ndjeva veten shumė ngushte, nuk ia kisha prishur as
    edhe njė herė qefin!



    KAPITULLI-VI (CONT'D)
    'PLAZHI I VJETĖR'



    Shiu posa pushoi edhe unė mendojė qė tė shkojė tek plazhi i
    vjetėr pėr njė vizitė tė thjeshtė. Kam kaq vite qė nuk kam
    shkuar. Besoj qė kujtimet do tė jenė edhe mė tė kthjellta po
    tė shkosh tek vendi ku gjithshka filloi....!

    Mė kujtohet, disa ditė para se tė ikja pėr nė Greqi, ishim
    ulur me Sofin nė tė njėjtin vend ku jamė ulur tani, nė rėrėn
    e njomė tė plazhit tė vjetėr. Ishte buzėmbrėmje edhe dyelli
    posa kishte filluar tė perėndonte. "Aleks , Aleksi " mė
    thėrriti Sofi. Bukuria e horizontit mė kishte mahnitur kaq
    shumė sa qė e kisha humbur fare edhe nuk e kuptova qė po mė
    fliste. "Ore mė dėgjon ty apo ty them Ritės qė je palo
    djalė!?" "Aman mos i thuaj se do mė rrahi" ia ktheva me shaka
    edhe e putha. "Po ta falė vetėm qė di tė puthėsh mirė..." mė
    tha duke mė puthur edhe ajo. Papritur u vrenjta edhe Sofi e
    vuri re. "Ē'pate kėshtu, tė ngeli qefi qė tė putha? Mirė
    pastaj, ma jep tė puthurun mbrapsht." "Haha, na bėre pėr tė
    qeshur "ia ktheva , "nuk ėshtė ajo, thjeshtė mu kujtua njė
    ėndėrr qė pashė mbrėmė." "A isha edhe unė atje?" "Posi, por
    ishte edhe njė flokeverdhe tjetėr atje me ne" i thashe me tė
    shpejtė edhe fillova tė vrapoja. "Ta tregojė unė ty
    flokėverdhen ..." mė tha Sofi edhe filloi tė vraponte pas
    meje. Kur mė harriti filloi tė mė guduliste, duke e ditur qė
    mė rėnqethte sa herė qė e bėnte atė gjė. "Haha Sof ndalo...mė
    fal vetėm ty ishe por ishe kaq e bukur sa qė isha qėruar edhe
    mė dukeshin dy". Papritur, ndaloi edhe mė vėshtroi nė sy.
    "Aleks, a mė do?" E vėshtrova nė sy, buzėqesha edhe i thashė;
    "Dy gjera dua nė kėtė jetė ... njėra nga ato je ty." Mė
    pėrqafoi. "Edhe unė tė dua shumė Aleks , nuk mund ta
    parafitirojė jetėn time pa ty......... Aleks? " "Ē'farė" ia
    ktheva. "Ē'farė ėshtė ajo gjėja e dytė qė do shumė?" "Ėėė...,
    s'ėshtė gjė, thjesht ajo leshverdhja qė tė thashė" edhe kėsaj
    here ia ktheva me vrap pėr drejt ujit. "Aaa, po ty or byrazer
    s'vė mėnd" po vraponte pas meje edhe Sofi. Kur mė harrity nė
    ujė pėr ēudinė time nuk mė gudulisi. "Harrove tė mė dėftosh
    ėndrrėn" mė tha.

    U ulėm qė tė dy nė rėrė. "Ishte pak e ngatėrruar si ėndėrr
    por ama shumė e qartė, mu sikur ishte e vėrtetė. Akoma s'po
    mė ikėn nga mėndja" fillova tė tregojė unė. "Ishim tė dy nė
    njė vapor tė madh qė po vinte vėrdallė Sarandės. Papritur,
    unė u hodha nė ujė. Njė vapor tjetėr, mė i madh, po kalonte
    pėr nė Itali edhe pa e kuptuar u gjėnda nė dekun e tij. Gjėja
    qė mė ēudit ishte se po largohej kaq shpejtė sa s'munda tė tė
    merrja me vete Sof. Fillova tė bėrtisja aq shumė sa u zgjova
    edhe nėna u tremb edhe erdhi me vrap." "Ua Aleks, unė besoj
    shume nė ėndra edhe nėna ime thotė qė ka tė bėjė shumė me
    ē'farė ėshtė e shkruajtur. Ėndrat thjeshtė paralajmėrojnė"
    "Ē'ja fut kot edhe ty mė duket, po ėshtė e shkruajtur qė ne
    tė mos jemi bashkė...." e preva bisedėn nė mes pasi vura re
    qė Sofi nuk po mė dėgjonte. "Aleks a imagjinon dot si do
    jemi, le tė themi , pas 30 vjetėve? " "Besoj se do jemi tė
    martuar me fėmijė , edhe ndoshta do jetojmė nė Majami " iu
    pėrgjigja. "Hahaha sa shumė imagjinatė qė ke, ne s'vemi dot
    nė Greqi edhe ty kėrkon tė vesh edhe nė Majami!" Unė, pėr
    ēudinė e Sofit nuk qesha. E ndjeva veten pak te fyer. Sofi e
    vuri re edhe mu kthye e trishtuar.





    "Edhe unė do desha Aleks, por mos kujto se tė gjitha ėndrrat
    bėhen realitet! " "Kurrė nuk i dihet , Sof ,
    kurrė ..." Busėqesha , edhe tė dy filluam tė ecnim drejt
    shtėpisė. Perėndimi i dyellit kishte mbaruar!





    Copyright © 2003 Nika
    All rights reserved.

  13. #13
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Pershendetje nikas...

    Kete problemin e emrave e permendem disa here, por duke qene se dje e printa dhe e lexova te gjithe scriptin, mendoj se emrat vertet nuk jane aq te "masakruar". I vetmi emer qe mund te ndryshohet eshte Menelaus (ne George/Gjergj ndoshta, pasi Menelaus ngaterron dhe vendodhjen kohore disi).

    Historia me pelqeu shume dhe sinqerisht kam qare ne pune duke e lexuar. Peripecite e emigranteve jane shume reale, dhe besoj se dialoget jane "mese" perfekte duke pasur parasysh ketu "reaksionin" qe pata une (lexuesi) duke lexuar.

    Mendoj (mendim personal jo "kopetent"), se ne raste te tilla perderisa tema egziston dhe jep mesazhin qarte, ndryshimet e tjera mund te behen gjate perpunimit dhe xhirimit te filmit.

    Uroj qe scripti mos mbetet thjesht i shkruar, po se shpejti ta shikojme ne forme filmi ne kinemate kryesore neper bote


    Suksese!


    Fioralba

  14. #14
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anėtarėsuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291

    Talking test

    pershendetje te gjitheve!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Denix422
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    VA, USA
    Postime
    19

    Hallall vlla

    Nikas une s'kam shume njohuri nga fusha e skenarit dhe nuk di c'kritika te jap. Po dua te them dicka se me ka pelqyer jasht mase si skenar dhe me jane mbush syte me lot duke e lexuar....Hallall ta beft zoti..do ishte fantastike sikur te realizohej si film.... c'do gje eshte e mundur vlla...edhe njehere rrofsh dhe suksese
    Ne Emigrim ne jetojme, por Shqiperine cdo dite e kujtojme!!

  16. #16
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anėtarėsuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291
    adresa e skenarit ka ndryshuar, kliko ketu: SKENARI
    gjithashtu, skenari ka ndryshuar disi keshtu qe lexoni versionin e fundit,

    pershendetje

  17. #17
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anėtarėsuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291

    Per temenSkenar Filmi

    --------------------------------------------------------------------------------
    Pershendetje Fiori. Kjo tema per skenar filmi ka kohe qe nuk vizitohet. Po ka mundesi ti shuash te gjitha pasi une e kam rishkruajtur Skenarin nga e para.Ka ndryshuar jashtezakonisht shume. do deshiroja te ringjallja kete teme. Ky eshte websiti i Skenarit:

    http://www.superatlantis.com/id37.html
    shtyp download qe ta zbresesh!

  18. #18
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Na e bjere emrin e skenarit. Ose me thjeshte idene e skenarit, fabulen. (Te di cilin te kerkoj) Per lexim.
    Cili ishte skenari qe te duket interesant per ne.


    Pa le te shohim...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  19. #19
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anėtarėsuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291
    Skenari Titullohet:

    A Journey To Heaven

    KLIKO TEK TITULLI PER TA SHKARKUAR!

    PERMBAJTJA:

    LOGLINE:

    After their parents are killed trying to escape to Greece from communist Albania, Alex and Leo revive their Journey to America in their honor.

    The Journey, through the narrative voice of an old man, depicts the two conflicting theories of destiny: the theory of BACTERIA (survivalist), and the theory of STARS (Dreamer). The theories evolve within the brotherhood of two boys whose lifetime ambition has been to reach America.

    Alex and Leo endure the immigrant struggles by subtle sarcasm and relentless courage. It becomes obvious that the distance between their two worlds is insurmountable. One belongs to the sparkling world of dreams and stars, while the other remains perpetually imprisoned within the world of cowards and proud bacteria.

    The jokes, the irony, the vile sarcasm will subside; the only thing that will remain is the agony of their lost brotherhood. They will eventually become indispensable ingredients in each other’s recipes; either to strengthen, or weaken the theories, yet always balancing them to a universal symmetry.

    Production Notes: The script is a mysterious journey through the bizarre and surreal world of our protagonists ALEX && LEO. I feel, is a unique script with an important message that today’s movie-going crowd will readily warm to and find gripping. Yet simply because most of us are immigrants or descended from immigrants, this script is unique and marketable to a wide audience.

    Copyright © 2003 NIKAS!
    PAu-2-737-323
    WGA-VKMA1B9F2714

  20. #20
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Mire atehere sepse une paskam shakrkuar nje tjeter.

    Nje pyetje per fillim para se te filloj ta lexoj. Perse ke perdorur termet definuese si: "the theory of BACTERIA (survivalist), and the theory of STARS (Dreamer). " ne vend te konvencionaleve, empirist vs idealist?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Libra te rinj
    Nga dodoni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  2. Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 20-05-2007, 18:22
  3. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  4. Analistėt shqiptarė mbi skenaret e 3 korrikut
    Nga Iliriani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 03:43
  5. Femijeria jone si skenar filmi (vetem dialog - jo aksione)
    Nga Toro nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 18-09-2003, 11:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •