Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 71
  1. #41
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anëtarësuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489
    Mesa di un e kuqja simbolizon gjakun qe kan derdhur shqiptaret nder vite per te mbrojtur vendin e tyre ndersa shqiponja simbolizon trimerin e shqiptareve

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    Citim Postuar më parë nga Shpirt Njeriu Lexo Postimin
    Simboli i shqiponjes eshte nje nga simbolet me te perdorura gjate historise dhe sot, po ashtu. Simboli i shqiponjes me i vjeter i gjetur deri me sot eshte ai i Hititeve - , nje popullsi qe ka jetuar ne gadishullin e Azise se voge (turqia e sotme)Shikoni harten: POR shqiponja e perdorur nga ne nuk ka lidhje me kete. Historia e shqiponjes se flamurit tone lind me historine e perandorise romake. Dihet se shqiponja ka qene simbol i kesaj perandorie, por nuk ka qene me dy koka. Shqiponja me dy koka filloi kur perandoria u nda ne dy pjese nga perandori Teodos ne vitin 395 p.K . Mgjth ndarjen e perandorise ne dy pjese, ajo konsiderohej nga sunduesit dhe popullsite qe e perbenin si nje e tere. Pra nje perandori me dy pjese. Si rezultat i kesaj dhe shqiponja filloi te perdorej me dy koka. Pra dy kokat simbolizinin dy pjeset e nje perandorie te vetme, qe simbolizohej nga trupi i shqiponjes. PRA nga kjo vjen dhe shqiponja me dy koka qe e perdorim ne dhe shume te tjere. Shume mund te thone se eshte nje simbol i huaj, bizantin etj si keto. POR ky eshte nje kendveshtrim shume i ngushte dhe jo reali i historise. Shqiptaret kane qene pjese e rendesishme e perandorise Romake te vjeter dhe asaj te re(Bizanti), madje kane qene dinasti te tera shqiptare qe kane drejtuar keto perandori, prandaj dhe e drejta shqiptare per te perdorur simbolin e kesaj perandorie eshte krejtesisht legjitime.

    Per te sqaruar ata qe shqetesohen se eshte nje simbol i krishter - ortodoks do te thoja: Ne perandorine e vone romake (Bizanti) kisha kishte nje rol shume te rendesishem dhe ishte krejtesisht ne sherbim te perandorit dhe shtetit. Ne kete menyre kjo kishe mori dhe beri te veten dhe simbolin e ketij shteti, pra shqiponjen me dy koka. Pra nuk ka ardhur shqiponja nga kisha, por kisha e ka marre ate simbol nga shteti, te cilin shume shqiptare e paten drejtuar. Prandaj dhe sot perdoret ende nga kishat ortodokse ky simbol.

    PO si erdhi ne perdorimin shteteror te shqipareve ky simbol?! Perandoria Bizantine ka pasur shume prestigj ne boten e mesjetes. Perandore dhe mbreter te tere europes enderronin te kurorezoheshin perandore ne kishen madheshtore te shen Sofise, ne Konstandinopol. Ashtu si kishte prestigj ky shtet legjendar ne pergjithesi, po ashtu kishin dhe simbolet e tij. Shqiponja me koka u perdor nga shume sundues dhe popuj, po ashtu si dhe gjysme hena me yllin qe ishin simbole te qytetit te Konstandinopolit, qe u bene me vone simbole te perandorise Osmane dhe Islamit ne pergjithesi. Pra ashtu si e perdoren shume te tjere kete simbol, po ashtu dhe shume fisnike te medhej shqiptare e paten perdorur. Shume e benin per prestigj dhe per te treguar nje origjine nga familjet perandorake. E mgjth keto, ky simbol u be simbol i shtetit shqiptar, vetem prej vullnetit te Skenderbeut. Me renien e Konstandinopojes me 1453, e vetmja pjese e perandorise se madhe mijevjecare romake, ishte Shqiperia. Prandaj dhe Skenderbeu e mori dhe beri simbol te shtetit shqiptar kete simbol, per te treguar se perandoria e madhe nuk ka rene akoma. Nje pjese e saj eshte ende e lire. Kjo pra eshte historia e vetme e flamurit tone. Dhe te jemi te sigurte se eshte i joni dhe e meritojme sa askush tjeter.

    Plotesisht jam dakord me kete
    Une mendoj edhe Ismail bej Vlora e ka ngritur Kete flamur per kete arsye ti tregon
    botes qe ne jemi me fe islame shumice por nuk jemi turq
    Meqense nuk ka patur suksese dhe aq Europa na ka ndare dhe sakatuar bash per kete qe kemi qene me shumice te fese islame.
    "Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

  3. #43
    KOMANDANTI Maska e SOPRANO
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    53
    a kish mujt me mu pergjegj dikush ne pytjen...a ka lidhje emri jon kombetar pra SHQIPtar,dhe emri gjuhes son pra SHQIPja...me Shqiponjen qe e kem ne flamur?

  4. #44
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    e kuqja esht gjaku qe kemi derdhur ner shekuj per te mbrojtur vendin ndersa 2 kokat e shqiponjes simbolizojn bashkimin e gegeve dhe toskeve.SHQIPERIA E SHQIPTAREVE VDEKJE TRADHTAREVE

  5. #45
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Ka Dy Koka Ngase Njëra Kokë Tregon Toskët Ndërsa Tjetra Gegët

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-01-2008
    Postime
    2
    Ej mendoj se flamuri jone e ka origjinen nga Piroja i epirit pasi ekziston nje hitori ku flitet se dhe piroja ka pas flamurin me shqiponjen me dy koka.mbase eshte dhe legjend po kam deshir ta tregoj mbase ndonjeri jep me shume informacion. Nje dite kur Piroja dhe gjeneralet e tij kishin dale per gjueti ne mes te nje pylli Piroja bie nga kali dhe nuk arrinte te gjente rrugen per ty kthyer ne pallat. Kur ngre koken drejt qiellit shikon nje shqiponje dhe vendosi ta ndiqte ne anen qe shqiponja fluturonte pa e humbur nga syte dhe pas disa oresh arriti te gjente rrugen per ne keshtjell dhe qe ateher flitet se pirroja mori si shenje te tijen shqiponjen me dy koke duke thene qe njera eshte koka e shqiponjes qe me solli ketu tjetra eshte e imja.

  7. #47
    Mos u lodhni kot, se ajo qe i thoni ju "shqiponje" nuk eshte ne fakt "shqiponje" megjithese mund t'ju duket si e tille.

  8. #48
    Citim Postuar më parë nga nostradamus99 Lexo Postimin
    Une mendoj edhe Ismail bej Vlora e ka ngritur Kete flamur per kete arsye ti tregon
    botes qe ne jemi me fe islame shumice por nuk jemi turq
    Si nuk te vjen turp qe nuk pranon preardhjen qe ke Turko-Arab
    AntiShqiptar te degjeneruar.Mgjth flm qe na puthni flamurin
    "Ata qe nuk e kujtojne te kaluaren jane te denuar ta perserisin!"

  9. #49
    Citim Postuar më parë nga nostradamus99 Lexo Postimin
    Une mendoj edhe Ismail bej Vlora e ka ngritur Kete flamur per kete arsye ti tregon
    botes qe ne jemi me fe islame shumice por nuk jemi turq
    Meqense nuk ka patur suksese dhe aq Europa na ka ndare dhe sakatuar bash per kete qe kemi qene me shumice te fese islame.
    Po mir ku ka ndonje shenje dalluese ne kete flamur qe tregon se ne jemi shumice myslimane?

  10. #50
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Citim Postuar më parë nga Shpirt Njeriu Lexo Postimin
    ky simbol u be simbol i shtetit shqiptar, vetem prej vullnetit te Skenderbeut. Me renien e Konstandinopojes me 1453, e vetmja pjese e perandorise se madhe mijevjecare romake, ishte Shqiperia. Prandaj dhe Skenderbeu e mori dhe beri simbol te shtetit shqiptar kete simbol, per te treguar se perandoria e madhe nuk ka rene akoma. Nje pjese e saj eshte ende e lire. Kjo pra eshte historia e vetme e flamurit tone. Dhe te jemi te sigurte se eshte i joni dhe e meritojme sa askush tjeter.
    Shpjegim shume i qarte dhe i drejte.Por ishte pjese e Perandorise Bizantine e jo Romake.
    Dhe sigurisht qe eshte vetem i joni.Sllavet e vodhen nga ne dhe greket se kane fare psh,flas ne kuader te ish Perandorise Bizantine.

  11. #51
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Ja disa shqiponja bizantine
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  12. #52
    Citim Postuar më parë nga Clauss Lexo Postimin
    jashte teme. lexova fjaline dhe me beri pershtypje. duke pasur pak njohuri rreth kesaj mund te them, me pak siguri, qe mbase ( mbase) eshte ose delfi ose dodona ne epirin e lashte. Delfi me duket me i mundur edhe pse smbaj mend mire po dhe ne Dodone sec kishte dicka te rendesishme me duket, sidoqofte delfi ( delfous ) me duket me e mundur. edhe njehere sorry per shkrimin jashte teme. peace
    Nuk eshte jashte teme, perkundrazi shume brenda teme. Dhe nuk je gabim edhe kur thua mbase. Ske nevoje te shkosh deri ne Delfi. Dodona mjafton.

  13. #53
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    Ja disa shqiponja bizantine
    Jam ne rregull lidhur me kete postim te shqiponjave. Origjina e shqiponjes ne flamurin tone eshte tek 2 shqiponjat majtas qe ne fakt nuk kane ndonje dallim te madh njera nga tjetra. Pra eshte stema e Perandorise Bizantine. Them se do te ishte me mire sikur shqiponjes te mos i behej asnje modifikim por te vendosej origjinali ne flamur. Do te shprehte me qarte origjinen tone.

  14. #54
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Citim Postuar më parë nga luku1984 Lexo Postimin
    Ej mendoj se flamuri jone e ka origjinen nga Piroja i epirit pasi ekziston nje hitori ku flitet se dhe piroja ka pas flamurin me shqiponjen me dy koka.mbase eshte dhe legjend po kam deshir ta tregoj mbase ndonjeri jep me shume informacion. Nje dite kur Piroja dhe gjeneralet e tij kishin dale per gjueti ne mes te nje pylli Piroja bie nga kali dhe nuk arrinte te gjente rrugen per ty kthyer ne pallat. Kur ngre koken drejt qiellit shikon nje shqiponje dhe vendosi ta ndiqte ne anen qe shqiponja fluturonte pa e humbur nga syte dhe pas disa oresh arriti te gjente rrugen per ne keshtjell dhe qe ateher flitet se pirroja mori si shenje te tijen shqiponjen me dy koke duke thene qe njera eshte koka e shqiponjes qe me solli ketu tjetra eshte e imja.
    Gjithashtu ekziston edhe kjo legjende per Pirron:

    Legjenda e Pirro-burrit

    Shumë burra e mbretër pa ki dhe
    po si Pirron, burrë e mbret s’kish parë
    Pirro-burri në Ledhezë leu *1
    Pirro-burri jetim na kish betur
    dhe i varfër në pikë të hallit:
    S’ish lipsar, po ku kish me të tepër
    s’ja përtonte të mirr me përdhunë
    njonjë kaciq, apo njonjë ziur
    dhe me shokët aj e piq me hell
    Pirro-burri një ditë ish i vetëm
    Pirro-burri çish bë atë ditë?
    Ai në pill, në malin e Bozhurit*2
    një kaciq e kish vënë më hell
    dhe mëlshitë të gjalla ja haj*3
    Pirro-burrit një ulk ju afrua
    dhe ju huadh me kaciq t’e haj
    Pirro-burri kaciqnë e la më hell
    ulkut kamën ja xorri rëpara
    dorë e kamë në golë ja hosi
    Ulku Pirros në grikë ju huadh
    Po jetimit në pikë të hallit
    shpejt di ipje në dihmë i venë*4
    Ja xuarr sitë ulkut të tërbuar
    -ja xuarr sitë e ja kllapurisnë
    dhe e pllaksën si shirkun bë dhe;
    si shirku bë dhe ulku ra plasur
    Pirro-burri ipjet si di motra
    i përgushi me di lot në si
    Pranë tire kaciqin e poqi
    Ipjet hanë në mishin e ulkut
    Pirro-burri në mish të kaciqit
    Dita-ditës Pirro-burri rritet
    dita-ditës i rritet dhe nami
    Nami rritet, po rritet dhe frika
    në rrezilët kumandarë vendi,
    që rrëzuar ja kishin të jatin
    edhe shinin si t’ua duaj qejfi
    pa përfillur njerëzinë e shkretë
    që për Pirron po këndonte këngën
    “Pirro –burri ishte ipe e qjellit!”
    Njerëzia e shkretë sa merr vesh
    se rrezilët kumandarë vendi
    jetim Pirron dojin që ta vrisnin
    na e nisin si vllaun në vëllau
    te mbreti i Shkodrës ata e shpunë
    dhe i thonë, “o mbret i nderuar”
    t’u rritët nami e rrofsh e klofsh sa malet
    Kaha Iperoja na të kemi ardhur
    të t’besojmë kët zok të ipjes
    të na rritet ipje e vërtetë
    që rrezilët kumandarë vendi
    turp i madh i Dodonës së shenjtë
    ne t’i zhdukim ngaha kjo faqe e dheut
    dhe me nder e të lirë të rrojmë!”
    Mbreti i Shkodrës si vëlla vëllaun
    Pirro-trimin shumë mirë e rriti
    ja psoi ki, çdo gjë që i duhej
    për t’ia zbardhë kudo faqen vendit
    klofshin kohët të mira e të liga
    Dhe një ditë Pirro-burri kthehet
    prap në Ledhëz, kutu ku na leu
    si një ipje hipur mbalë kalit
    Kali i tij, mre të madhe e kish hjénë
    Dukej kali sa mali i Bozhurit
    qafa e kalit sa Qafa e Dimalit*5
    Bi’ të Pirroja si Mal’ e Flamurit
    kurmi i tij arrinte lart në qiell
    Pirro burri, vetë ipja e qiellit
    koka jonë, në krahët e tij
    Dhe rrezilët kumandarë vendi
    turp i math për Dodonë e shenjtë
    Ne i zhdukëm kaha dheu i Iperit
    Dhe në dihmë i vajtëm kujt desh dihmë
    për të mbrojtur nderin dhe lirinë*6

  15. #55
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Shqiponja e Kastriotve nga ku e ka origjinen edhe flamuri i sotem shqiptar, ishte me krahe te ulur (si dy shqiponjat bizantine) e jo te ngritur si flamuri sotem.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  16. #56
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    Shqiponja e Kastriotve nga ku e ka origjinen edhe flamuri i sotem shqiptar, ishte me krahe te ulur (si dy shqiponjat bizantine) e jo te ngritur si flamuri sotem.

    ... e cili eshte perfundimi a eshte flamuri jone bizantin a jo, se nese eshte, nuk eshte puna mire hic.

  17. #57
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Si simbol eshte teper i vecante , cdo te thot dykoka per shqiptaret le ta gjejne vete .. neve femrat skemi pune

  18. #58
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Perfundimi do vije kur te zbulohet origjina e vertete e vete flamurit bizantin.
    Shqiponja e Kastrioteve ishte flamur i tipit ushtarak qe perdorej nga Perandoria ne rast fushatash (sic eshte shqiponja kuq e zi bizantine me dy trare)

    Ose sic eshte shqiponja tjeter kuq e zi tek cepi ketu poshte. (Renia e Konstandinopojes)

  19. #59
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    Perfundimi do vije kur te zbulohet origjina e vertete e vete flamurit bizantin.
    Shqiponja e Kastrioteve ishte flamur i tipit ushtarak qe perdorej nga Perandoria ne rast fushatash (sic eshte shqiponja kuq e zi bizantine me dy trare)
    Aq sa jam une bizantine aq eshte edhe flamuri yne. Po lene ate pune pashe zotin se na tranut tu mundu me i nxjerr do fare simbolesh per me na lidhe me perandori qe ju konvenon juve. Perandoria Bizantine nuk ka asnje vlere per shqiptaret, ama hic asnje - ndoshta ka per disa, ama vetem nga aspekti fetar.

  20. #60
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Une thjesht po sjell flamuj te ngjashem me flamurin shqiptar, s'po vendos ne asnje vend pikat mbi i.
    Perpara Kastrioteve c'fare flamuri kishte kombi (?) shqiptar (?) (nqs quhej komb sepse ekzistonin vec se disa principata).

    Nje kronologji e shkurter e shqiponjes me dy koka.

    1) Aparenca e pare historike: afersisht ne vitin 2300 para eres sone ne disa gdhendje qe gjenden ne Lagash te Babilonise (Iraku i sotem)
    2) E shfaqur ne monumente te qyteterimit te Hititeve, 1250 para eres sone
    3) E perdorur si simbol kryesor i Perandorise se Bizantit
    4) E perdorur nga Sulxhuket (Turqi) ne shekullin e 13 te eres sone
    5) Per here te pare shfaqet e dokumentuar ne Evrope rreth vitit 1800 te eres sone (pikturat te cilat e dokumentojne kete, ndodhen ne nje manastir ne St.Emmeram/Regensburg te Gjermanise)
    6) E perdorur per here te pare si simbol ne armatura ne Habsburg, 16 mars 1365
    7) Qe nga 1433 eshte pjese simbolikes se ushtrise gjermane
    8) Qe nga shekulli i 15 eshte e perdorur ne Rusi, fillimisht nga Caret e tani nga shteti
    9) Shqiperia e perdor ne flamur dhe e ka simbol kombetar. Eshte simboli yne me i lashte
    Sa per punen e Bizantit (duke lene jashte "konvenimet" (?) fetare) nuk ja vlen te diskutohet sepse eshte i konsumuar.
    Ajo ishte nje Perandori qe u krijua nga paraardhesit e shqiptarve, arriti majat prap nen sundimin e paraardhesve te shqiptarve, u rrenua nga selxhuket grek dhe u dogj nga anadollaket.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  4. Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia
    Nga Conquistador në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 21:18
  5. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •