Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 92
  1. #1
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323

    Gliko (Liko :) )

    dini gje behen gliko arre ketu ne us,,, dhe si e kan emrin ?
    LuM i RrEmByEr

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ^VJOSA^ pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    sorry,

    une e di se si i bejne permetaret.

  4. #3
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Pa na e trego Eni njeher si i bejne permetaret te mira apo jo?
    Me sa di une ata vetem rakine kane te mire )))))))))))))
    Discover me like emptiness.......

  5. #4
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    hihihihi edhe un e di si i bejne permetaret po puna eshte se nuk i bej dot ne US...po u pa puna do porosisim ne Permet edhe ca raki rrushi per ty dime...
    LuM i RrEmByEr

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ^VJOSA^ pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #5
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    ^Vjosa^ nje menyre pak a shume te "sakte" se si mund te besh Gliko Arre apo Gliko Imoniku (shalqini) e gjen tek tema e Embėlsirave .

    Ndersa te gatshme ne Amerike kerko tek seksioni i "International Foods" tek Meijer ose dyqane boshnjake, aziatike etj (te huaj me pak fjale). Meijer edhe pse jo gjithmone, nxjerr gjera te tilla te vecanta nje here ne vit po te jesh me fat mund te rastisesh te kerkosh ate nje here ne vit kur ata i kane nxjerre ne shitje.



    p.s. ^Vjosa^ edhe nga Pėrmeti edhe nuk je e sigurt nese Gliko Shalqini behet me gėlqere apo jo Kur te kesh kohe shkruaj ate mėnyrėn e veēantė si e bėni ju nė Pėrmet glikone e arrės, se ku i dihet e vjedhim receten dhe hapim ndonje dyqan Shqiptar kėtu ku jemi....

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Fiori pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #6
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    Fiori i kam zene me radhe qe tek maqedonsi aty ne Ryan ene ke arabi ene skam gjet...
    ps po i them mamit ti shkruj recetat e glikove , amon vidhi dhe bej ate dyqanin ti se aty me ke perdit

    by the way un pervete jam disaster per te gatu, i missed that part nga Permeti, s'di me gatu hic ndaj i kerkoj te gatshme lol ( turp kur them jam nga Permeti, po do mesoj kur te rritem )
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ^VJOSA^ : 07-04-2003 mė 13:01
    LuM i RrEmByEr

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ^VJOSA^ pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #7
    i/e regjistruar Maska e juliano1
    Anėtarėsuar
    03-09-2002
    Postime
    142
    ajo nuk mesohet pōr "vidhet"
    keshtu thone andej nga permeti
    nuk ka formule te sakte ai qe do te mesoje duhet ta marre me sy
    .....................................
    .....................................
    ------------------------------
    --------------------------------

  12. #8
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Bravo Juliano,

    "nuk mesohet, por vidhet"

    Glikoja e arres behet andej nga mesi - fundi i majit, pasi arrat akoma nuk e kane formuar levozhgen e tyre.

    Keshtu jeni akoma ne kohe per te "vjedhur" receten

    plus ju paralajmeroj se procedura e pergatitjes se kesaj glikoje tradicionale made in Permeti zgjat ca, dmth shkon prej 15 diteve (receta e shpejte) deri ne 40 dite (menyra tradicionale), dite ne te cilat arrat ruhen ne uje, i cili nderrohet perdite, ne menyre qe arrave t'u dali hidhesira.

    Pra kush ka nerva, forca
    virjuni punes se kopjimit :P
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eni : 08-04-2003 mė 12:38

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Eni pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  14. #9
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Une kam ngrene vetem nje here gliko arre dhe ka qene nja nga gjerat me te shijshme qe kam provuar...... jam vullnetar i gatshem per cdo vjedhje te recetes.

  15. #10
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Po une per te vjedhuren po flas qe ne fillim Ork po jo te gjithe e lexojne shqipen fjale per fjale. E vetmja e keqe ketu ne Amerike eshte se nuk gjen kaēka se po te gjenim ato dhe nje gliko do ja gjenim anen si ta benim.

    Thone nuk eshte shpata por eshte dora e Skenderbeut, megjithate me duket se pa shpate fare Skenderbeu ska me cfare te luftoje


    p.s. Sigurisht agjente do futja Vjosen meqenese njeh shume permetare

  16. #11
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Sa e vrisni mendjen dhe ju.
    Me sa di une permeti i ka djemte dhe vajzat me shumice.
    Martohuni me nje Permetar/e dhe mos kini frike se do kenaqeni me gliko me arra e shalqin sa tu krimben dhembet.

    Po ta kini mire me vjeren (teme tjeter kjo) mbase u tregon dhe receten.

    Mos kerkoni ta vidhni. Glikoja vjen bashke me pajen ne Permet.

    Gliko/Reēele behen dhe me cipat e portokalles, fiq, kumblla, qershi etj. Glikoja te krimb dhembet prandaj shoqerohet dhe me goten e rakise.

    Po ta hani rregullisht u embelson dhe zemren. Eshte ilac per nuset e liga.
    Edi

  17. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar edspace pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  18. #12
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Ne cfare date zhvillohet miss Permeti ?????.....hahahaha

  19. #13
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    p.s. Sigurisht agjente do futja Vjosen meqenese njeh shume permetare

    hihiihih do te te prezantoj ndonje.?


    edspace ...pse aq e lehte eshte te martohesh me Permetar/e ..hihiih duhet te mesosh te besh gliko arre njeher
    (sidomos ato nuset e liga) le qe permeti nuk ka nuse te liga , sipas vendit dhe kuvendi...ai vend i zgjedh nuset hahahha shaka lol

    meqe tha orku... ne Permet nuk behet miss Permeti sepse kan veshtiresi ke te zgjedhin ,,,te gjitha gocat jan si trendafilat e Permetit...po me duket behet miss gliko arre akoma tek glikot e kam mendjen une.
    LuM i RrEmByEr

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ^VJOSA^ pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  21. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-01-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    14

    Liko Portokalle

    Me ka vajtur mendja per nje liko (jo recel) portokalle sa vet e di. Di ndonje nga ju shefat e afte te forumit se si behet saktesisht?
    Pres sugjerime...
    Te jetosh eshte dicka e rralle, shumica e njerezve vetem ekzistojne

  22. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar apollonia1982 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  23. #15
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    - Gliko me portokalle -

    1 kg portokalle me lekure te trashe
    1 kg sheqer/1 liter uje

    Pergatija:

    Portokalleve u ferkojme ne rende pak lekuren, sa t'u iki shkelqimi siper i lekures. Portokallet e kaluara ne rende menjehere hidhen ne nje ene me uje te ftohte, ne menyre qe lekura e tyre siper te ruaje freskine dhe te mos nxihet a zbehet.
    Pastaj i ndajme ne copa, kjo varet nga madhesia e portokaleve, ku te medhate kryesisht ndahen ne 6 copa e te voglat ne kater.
    Pasi i kemi ndare ne copa, keto te fundit i shtrydhim qe t'u dale pak lengu.
    Pas ketij procesi, copat e prera i hedhim ne nje tenxhere dhe pasi marrin vale, i leme dhe per nja 5 minuta duke vluar e pastaj i hedhim ne nje kullorse. Ky proces perseritet nja 3-4 here, sa t'u dale portokalleve hidhesira.
    Me pas pergatitet sherbeti, duke hedhur ne nje ene per vlim 1 liter uje e 1 kg sheqer. Shikojme me sy kur sherbeti arrin masen e duhur te trashjes dhe i shtojme copat e portokalleve.
    Kete mase e leme te vloje per disa kohe, derisa sherbeti rifillon serisht te trashet. GJate kohes se vlimit te glikose, me nje luge te paster, i heqim shkumen siper qe procesi i vlimit krijon ne siperfaqe te mase qe vlon.
    Me pas e heqim nga zjarri dhe pas nja 8-10 oresh kete mase e veme dhe nje here te marri vale, ne menyre qe glikoja te njehsohet per nga embelsia. Pra t'u kete hyre sheqeri ne masen e duhur portokalleve.


    Keshtu e bej une glikone e portokalleve.
    Ka ca qe ne vend te copave te portokalleve, bejne gliko po recel cipat. Personalisht kete recel me cipat e portokalleve s'e kam qejf.
    Preferoj glikone me frutin.

  24. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Eni pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  25. #16
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Nena ime eshte mjeshtre ne berjen e likove ,une do vecoja ne vecanti ate te arres.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  26. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar kolombi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  27. #17
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Gliko, gliko.

    Ajo me ftonj me ka pas pelqyer shume ...

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  28. #18
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Ate te arres permetaret e mbajne si numri 1 dhe eshte krenaria e tyre neper gostira. Dhe ne fakt nuk e kane gabim

    Mua me pelqen me shume nga te gjitha, glikoja me qershi.

  29. #19
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Po gliko me limona ka provuar njeri?
    Me duket se behet keshtu:
    Merren limonat dhe leren te thahen ne diell.
    I hidhet 2 kile sheqer i zier ne uje
    Ja hedh sheqerin limonave(normal pasi i ke prere ne vesh te vegjel) dhe i le dy dite,pasanej ndez furen e co 239 grade dhe per 15 minuta leret aty.I hudh dhe nje cik kripe sa per lezet,pastaj i shton copa fiku te vyshkura mundesisht nga viti i kaluar.I fut dhe nje te zime tjeter me long makaronash del speciale fare,ne fund fare kur e hedh ne pjate e sperkat me sherbet errushi.


    ps.Pervec recetave te glikove vej re dhe nje tip "feud" mes Vjoses dhe Fiorit.Ky "feud" me kujton ate te Britney v Christina
    Discover me like emptiness.......

  30. #20
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Postuar mė parė nga dimegeni
    Me duket se behet keshtu:
    Ore dime, mos ki turp ore! Te jesh krenar qe ua ke kaluar femrave per gliko. Do kesh ndonje damar nga Permeti.
    Edi

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •