Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 68 prej 68
  1. #61
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Feja Islame nė trojet shqiptare gjatė Osmanlinjėve




    Shqiptarėt i pėrkasin njė populli ndėr mė tė lashtėt tė Evropės. Pėrhapja e Islamit nė botė e veēan nė trojet shqiptare, ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė ēėshtje mjaft e vėshtirė dhe komplekse. Qė tė hedhet dritė nė kėtė temė, nevojitet njė qasje multidisiplinore dhe serioze historike, kulturore, shoqerore, filozofike, arkeologjike e tė tjera.
    Kontaktet e para tė shqiptarėve me islamin dhe gjurmėt tė islamizmit tė tyre dėshmohen relativisht herėt. Nė shekujt e mesjetės paraosmane tokat shqiptare, pėr hirė tė pozitės sė tyre gjeografike, janė frekuentuar dendur prej misionarėve tė botės islame arabo-turke,qoftė pėr qėllime tregtare, qoftė pėr qėllime fetare etj. etj. tė cilat i kemi shtjelluar nė temat e kaluara.
    Ėshtė faktuar historikisht se Osmanlinjėt kanė filluar tė duken nė viset ballkanike rreth vitit 1354, kohė kur kėto vise bėnin njė jetė feudale dhe vuanin nėn sundimin e bizantit, tė bullgarėve, tė serbėve etj., tė cilėt edhe shqiptarėt ishin vazhdimisht nėn sundimin e tyre, dhe malltretimeve tė ndryshme.
    “Osmanėt ishin gjeografikisht larg, kurse ata qė shqiptarėt u druheshin se mos i thethitnin, ishin popujt kufitarė me origjinė sllave dhe grekė”. (Rreth pėrhapjes sė Islamit ndėr shqiptarėt, Pėrmbledhje studimesh, fq. 58)
    Shumė prej sunduesve ushtronin dhunė ndaj shqiptarėve dhe i terrorizonin ata qė nuk u nėnshtroheshin urdhėrave, ligjeve dhe besimeve tė tyre.
    Me depėrtimin e Perandorisė Osmane dhe me shkatėrrimin e Perandorive, pėr shqiptarėt fillon njė jetė e re. Perandorin Osmane disa zona apo vende e kanė pritur duarhapur sepse kanė qenė pjesėtarė tė fesė Islame edhe para Osmanlinjėve, kurse nė disa zona janė pritur dhe konsideruar edhe si shpresė-ēlirues.
    Perandoria osmane-turke shqiptarėt i gjen nė gjendjen mė tė mjerueshme dhe tokat shqiptare tė coptuara. Ndėrrimi i njė pushtuesi tė egėr me njė tė butė, i cili me vehte sillte mesazhin hyjnor tė Islamit, ishte fillimi i njė fati tė ri historik, kur fillon tė krijohet njė shtresė e re e identitetit kulturor e kombėtarė tė shqiptarėve. Nėn halifatin islam tė Osmanlinjėve tokat shqiptare u bashkuan, filluan tė frymojnė sė bashku, tė tregtojnė e tė punojnė sė bashku. Pastaj, duke parė mesazhet e qarta dhe jodevijuese tė Islamit, tė cilat i jepnin njeriut vlerė, duke i kushtuar rėndėsi lirisė, si gjėja me e ēmuar, se si e urrente robėrimin e skllavėrimin, atėher mendja e shėndoshė nuk mund tė rrinte pa e pranuar. Duket se, ēdo gjė qė nuk e kishin mė parė, tashmė e kishin. E si tė mos pranonin tė bashkėpunonin me kėtė sundues, I cili ua hoqi terrin dhe i la tė lirė tė jetojnė, tė punojnė, tė tregtojnė, tė lirė nė besimet tjera, tė organizojnė dhe tė kenė njė identitet tė ri, qė gati e kishin humbur.
    Do tė pėrmend disa nga argumentet tė historianėve dhe tė tjerė rreth kohės sė Osmanlinjėve dhe depėrtimit tė tyre nė Ballkan e nė veēanti nė trojet shqiptare.
    Historiani ynė I periudhės osmane, dr. Ferid Duka nė lidhje me kėtė ēėshtje ka shkruar: “Faktorėt qė pėrcaktuan pėrhapjen e Islamit nė tokat shqiptare janė tė ndryshėm, por njė gjė duhet thėnė: nuk ka pasur njė politikė islamizuese tė zhvilluar me tendencė tė posaēme nga sunduesit Osman. Tė dhėnat flasin se feja Islame ėshtė pranuar me dėshirė, nuk ka pasur dhunė nė pėrhapjen e saj me qėllim qė tė imponohej si fe nė masat e popullit shqiptarė”.
    Mark Tirta ka pohuar se Islamizimin e shqiptarėve nuk e shihte si dhunė; por si njė ftohje, si njė bojkotim i shqiptarėve kundėr krishterimit, e pikėrisht fillimisht kundėr ortodoksisė serbe, greke e bullgare qė i shpiente nė shkombėtarizimin, nė tjetėrsimin etnik”.
    Arsa Millotoviqi, armik i madh i shqiptarėve i cili thoshte se “shqiptarėt me pėrqafimin e fesė Islame i shpėtuan sllavizmit”. (Islami nė shqipėri gjatė shekujve, Ali M. Basha, fq. 70)
    Volteri, njėri nga armiqėt e fanatikėt mė tė mėdhenj tė Islamit thotė se “ modeli islam i rregullimit tė jetės, i pranishėm nė kohėn e Osmanlinjėve, paraqet shembullin mė tė mirė tė tolerancės dhe bashkėjetesės ndėrfetare nė lirinė e plotė tė pjesėtarėve tė feve dhe popujve tė ndryshėm”.
    Historiani Robertson thekson se: “Me tė vėrtet muslimanėt janė ata qė e kanė unifikuar zjarrin dhe flakėrimin pėr fen e vet me zemėrgjėrėsi dhe tolerancė ndaj pjesėtarėve tė feve tjera dhe kėto janė ata qė, krahas tėrė pėrkushtimit dhe vendoshmėrisė konsekuente pėr pėrhapjen e fesė sė vet, i kanė lėnė tė lirė tė gjithė ata qė kėtė fe nuk e kanė pėrqafuar, sepse kanė dėshiruar t’i mbesin konsekuent mėsimit tė vet fetarė”.
    Kurse Muhamet Pirraku thotė se: “Islami nuk ishte fe turke, e as fe e poshtuesit, por ishte sa fe e turqve aq edhe e shqiptarėve dhe tė tjerėve dhe turqit nė Bashkėsinė muslimane osmane paraqisnin vetėm pakicėn sunduese”. (Islami nė trojet iliro-shqiptare gjatė shekujve, N. Ibrahimi, fq. 222,223,232)
    Aristidh Kolaj nė “Arvanitėt”, Athinė, 1985 thotė se:”Nuk ka egzistuar absolutisht asnjė rast kthim feje me dhunė nga ana e turqve”. (Pėrmbledhje studimesh, vepėr e cituar, fq. 47)
    Profesori Robert Matran thotė: “ drejtuesit osman nuk kanė pasur vullnet pėr asimilimin e popullsive tė poshtuara, nuk kryen as osmanizimin dhe as islamizimin tė detyruar; pėrndryshe, si do tė mund tė shpjegonim ruajtjen e gjuhėve greke, bullgare, serbe apo tė gjuhėve tė tjera dhe feve tė tjera…”. Poashtu dr. ēiro Truhelka i cili ka thėnė se: “Ėshtė mendim i gabuar se Islamizmi ėshtė pėrhapur me dhunė. Egzistojnė argumente tė shumta, tė cilat e hedhin poshtė kėtė. Unė mund tė pėrmend vetėm njė dhe ai ėshtė se shekulli i 19-tė nuk do tė gjente asnjė tė krishterė dhe asnjė kishė e manastirė nė Ballkan, sikur Islamizmi tė pėrhapej me dhunė shtetėrore”.
    Ndėrsa Hadrian Renald, ėshtė shprehur se: “Nuk ka nė botė besim i cili tė ketė qenė kaq keq i komentuar nga armiqėt e tij dhe qė u ėshtė shtruar aq shumė nėnēmimit dhe mllefit sikurse ėshtė Islami”. Italiani Roberto Marocco della Roca, ka shkruar: “Islamizmi i Shqipėrisė ka qenė njė pritė kundėr trysnisė sllave”.
    Pėt tė provuar kėtė me 1604 arqipeshkvi katolik i Shkupit informon Romėn se shqiptarėt ndiqeshin mė shumė nga kisha ortodokse se sa nga turqit musliman”. (A.M. Basha, vepėr e cituar, fq. 47,48,53,54,59)

    Intelektuali Abdi Baleta pohon: “Prania e faktorit musliman nė shqipėri ka qenė faktor shpėtimtarė “. Poashtu Gjergj Fishta i cili nė “Lahuta e Malcis”, ka shkruar: “Por, pse na tė vegjėl jemi/ Pse kend fis e vėlla nuk kemi/ Na sot shkjaut s’mund t’i bajmė ballė/ Qi po do t’na pėrpijė gjallė/ Prandaj, thom se e lyp e mara/ Qi dhe sot na, si pėrpara/ Tė rrim njit me mbret tė Stambollit/ Pėr me i bamun ballė Nikollit…”.
    Mirėpo ēėshtė mė e keqja, po fshihet e vėrteta nė lidhje me pėrqafimin e Islamit. Edhe pse ka filluar tė zbehet mendimi se Islami ėshtė pranuar me dhunė, mendimi I keq ende egziston. Nė literature tė ndryshme pėrmendet gjoja gjendja e rėndė ekonomike Brenda perandorisė Osmane si presion pėr ta pėrqafuar fenė Islame. Kjo nuk qėndron, sepse mirėkuptimi midis fesė Islame dhe feve tė tjera, tolerance dhe bujaria muslimane kanė qenė ēėshtjet parėsore qė kanė bėrė pėr vete njė numer dhe mas tė madhe njerėzish, kurse dhuna ka qenė pėrjashtim. Lidhur me shkaqet e kalimit tė shqiptarėve nė Islam, Tomas W. Arnold, pėrveē tė tjerash shkruan: “Ėshtė e mjerueshme ajo qė pohojnė autorėt e krishterė se shqiptarėt janė detyruar ta pranojnė fenė nėn presionin e dhunės e tė haraēeve tė paligjshme. Kėta autorė nuk na ofrojnė fakte pėr akuzat e tyre. Zmajeviēi konvertimin e dy mijė njerėzve e arsyeton me numrin e madh tė tatimeve dhe tė taksave tė tjera, por ai nė tė njėjtėn kohė e pranon se edhe muslimanėt jepnin tė njėjtat tatime”. (Pėrmbledhje studimesh, vepėr e cituar, fq. 115)
    Duke e ditur dhe duke I cekur disa nga thėniet, argumentet e lartėpėrmendura, se cka sillte islami pėr shqiptarėt nė tė gjitha sferat e jetės, qoftė materiale, shpirtėrore, morale e politike, si mund tė mohohet e vėrteta e tė shpifen intriga pėr Islamin dhe muslimanėt se kinse ėshtė pėrdorur dhunė pėr pėrqafimin e Islamit?
    Ėshtė turp I madh pėr tė gjithė historianėt qė mbėshtesin kėtė tezė, duke e ditur se Islami ishte ai qė na mbrojti nga sllavizmi dhe nga humbja e identitetit tonė.

  2. #62
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Feja Islame nė trojet Shqiptare para Osmanlinjve

    http://www.geocities.com/bibladhekurani/


    Senad Makoviq


    Nė tekstet shkollore, nė shkrimet gazetareske dhe nė media tė ndryshme, historianėt tanė praninė e Islamit nė Ballkan dhe nė trojet shqiptare e shohin krahas pushtimeve Osmane.
    Tė dhėnat dėshmojnė se gjurmėt e Islamit nė Ballkan dhe nė trojet shqiptare janė shumė mė tė hershme para shekullit XIV. Tė shkruhet pėr praninė e Islamit nė ballkan dhe nė trevat shqiptare kėrkon njė studim dhe hulumtim tė madh. Tė shumta janė faktet qė dėshmojnė pėr praninė e Islamit, kontaktet arabo-islame me Ballkanin, dhe nė vend qė tė zbulohen nga holumtuesit tanė, janė meritė e tė huajve, por ne nė kėtė punim do tė cekim vetėm disa prej argumenteve tė historianėve.
    Kėshtu, hulumtuesi perėndimor G.B. Pellegrini thotė se “shumė gjuhė nė Mesdhe edhe sot nė glosarin e vet kanė shumė fjalė arabe, qė gjithsesi nuk I kanė pėrhapur e sjellur vetėm turqit nė Evropė, por ato janė rrezulltat I kontakteve mė tė hershme tė Evropės me arabėt”.
    Arabėt, pėrkatėsisht kultirėn arabo-islame e kemi tė pranishme nė Adriatik dhe viset bregdetare qysh ne shekullin VIII, e qė me ndėrprerje tė shkurtra do ta hasim deri nė fillim tė shekullit XI, apo nė vitin 1023, kur nga Sicilia ndėrmorėn sulmin e fundit nė bregun lindor tė Adriatikut. Nga kėto kontakte tregtare, ushtarake, diplomatike, shkencore e religjioze prej tre shekujsh, e intensive rreth njė shekulli e gjysėm, kemi ndikime tė mėdha reciproke, e sidomos tė atyre arabo-islame mbi ato ballkanike, pra edhe iliro-shqiptare, si kulturė mė e avancuar e cilėsore. (Enciklopedija Jugoslavije, Zagreb, MCMLIX, fq. 182; Pomorska enciklopedija, Zagreb, MCMLIV, fq. 182; shih Nexhat Ibrahimi, Islami nė trojet iliroshqiptare gjat shekujve, fq.208-209)
    Prandaj, duke u nisur edhe nga hershmėria e tyre, kėto lidhje kanė lėnė gjurmė tė thella nė trevat ballkanike e mė gjerė. Kėshtu mund tė pėrmendim se nė disa fshatra tė Mostarit janė zbuluar monedha argjendi tė periudhės sė Mervanit II, El-Himarit (744-750), qė dėshmojnė se muslimanėt e atėhershėm kanė zhvilluar njė jetė aktive me popujt e ndryshėm, nė rastin tonė me iliro-shqiptare. Monedhat e gjetura nga njėra anė kanė tė shkruar suren “El-Ihlas” tė Kur’anit, nė mes maksimėn e teuhidit, monoteizmin: La ilahe il-lall-llah, ndėrsa nga ana tjetėr ajeti 33 tė surės Kur’anore “Et-Tevbe”. (Ali M. Basha, Islami nė shqiperi gjat shekujve, fq. 35)
    Orientalisti serb R.Bozhoviq kontaktet islamo-evropiane, e veēanėrisht ato sllave-islame, por edhe ndikimet reciproke, i sheh se janė zhvilluar nė tri drejtime: 1) nėpėrmjet Bizantit, pėrkatėsisht kufirit bizantino-arab dhe luftėrat ndėrmjet dy perandorive, 2) nėpėrmjet Spanjės, Egjiptit dhe Siēilisė, nė tė cilat civilizimi arab ka arritur pėrmasa tė mėdha, 3) nėpėrmjet Hungarisė, pėrkatėsisht nėpėrmjet Veriut dhe luftėrat nomadė, peēenegėve.
    Poashtu, mėsimet islame, kulturėn islame nė trojet tona I sollėn edhe peēenegėt, turqit vardarianė, poashtu edhe figura kryesore tė misionarėve, qė pėrmendet nė historikun e islamizimit tė viseve tona, ėshtė figura e Sari Salltėkut. Kėto misionarė dhe kėto grupe muslimanėsh e sollėn fen Islame nė trojet tona para ardhjes sė Osmanlinjve.
    Nė librin “Historia e popullit shqiptarė I”, Grup Autorėsh fq. 148-149, tregon: “Kulturėn arabo-islame e kemi tė pranishėm nė trojet iliro-shqiptare edhe me peēenegėt qysh nė shekullin VIII, tė cilėt nė kėtė kohė I hasim tė kufizuar nė Jug me themėn e Maqedonisė, Strumės, nė Veriperendim me sllavėt, nė Lindje me Detin e Zi, nė Veri me Hungarezėt e Bizantin”. Kurse, sipas R. Bozhoviq “Peēenegėt musliman janė bartės tė mundshėm tė kulturės arabo-islame nė Ballkan”. Ai thotė: “Duke e marrė parasysh arsimimin e tyre tė shkėlqyeshėm, qė shumė historianė e theksojnė, gjithsesi se kanė qenė bartės adekuat tė kulturės dhe natyrės arabo-islame”. Edhe Viljem Tirski shprehimisht pohon se “cubat e popullit endacak qė bėhen synet (cirkumizohen) janė Peēenegėt”.
    Poashtu pėr pėrhapjen e Islamit janė edhe Turqit Vardarianė tė cilėt nga Anadolli I shpėrnguli cari Teofil (829-842) pėr arsye se e pranuan Islamin dhe I vendosi nė Maqedoni. Franjo Raēki mendon se turqit vardarianė zanafillisht kanė qenė musliman.
    Shkaku tjetėr I pėrhapjes sė Islamit ėshtė edhe prania e muslimanėve nė mbretėrinė Bullgare gjatė Mesjetės. Sipas historianit shqiptarė S. Rizaj, Bullgarėt depėrtuan pėrtej danubit nga fundi I shekullit VII. Kurse Shaban Demiri nė “Gjuhėsi Ballkanike”, 1994 fq. 194, sundimin e bullgarėve nė trojet iliro-shqiptare e vė gjatė viteve 815-1018. Poashtu Stephan Hill pohon se Bullgarėt nė fund tė shekullit IX depėrtuan gati deri nė Durrės. Kurse V. Klaiq thotė se “nė Bullgari dhe nė vendet fqinje ka pasur musliman”. (Pėr me tepėr shih N.Ibrahimi, vepėr e cituar fq. 210-211)
    Ka tregues se tregtarėt, udhėpėrshkruesit, teologėt mistik ose jo, tė cilėt kanė luajtur rolin e misionarit, predikuesit tė besimit Islam, i kanė vizituar vendet tona bregdetare, pastaj luginat e lumenjve dhe qendrat tregtare-qytetet shumė herėt. Mandej ka tė dhėna se kjo ka ndodhur shumė mė pėrpara, d.m.th. para ardhjes sė Osmanlinjėve nė trojet tona dhe nė ballkan. Fr. Raēki pohon se nė fund tė shekullit XI turqit qenė vendosur rreth liqenit tė Ohrit. (Ali M. Basha, vepėr e cituar fq. 39)
    Kurse sipas gojėdhėnave tė qytetarėve tė vjetėr, rreth xhamisė sė Marinarėve nė Ulqin, thuhet se ka qen Xhamia mė e vjetėr nė kėto troje, tė cilėt turqit e kanė gjetur tė ndėrtuar kur kan ardhur nė Ulqin me 1571. (Gazeta Elif, nr.12, fq.9)
    Kėto ishin disa nga shumė faktet e argumente tė cilat konfiromojnė se Feja Islame ka egzistuar edhe para ardhjes sė Osmanlinjėve nė Ballkan e veēanėrisht nė trojet tona shqiptare, kėto fakte hjedhin poshtė akuzat qė I bėhen Islamit, kinse feja islame ėshtė pėrhapur me dhunė dhe me ardhjen e osmanlinjve nė trojet tona. Pėr ta pėrfunduar ēėshtjen e ekzistencės sė Islamit nė trojet tona para ardhjes sė osmanlinjve, do tė thonim se ėshtė detyrė e historianėve, nė pėrgjithėsi dhe atyre shqiptere nė veēanti qė tė merren me kėtė ēėshtje. Kurse nė kėtė realitet, deri tash tė heshtur, tė parėve tanė musliman do t’u bėhet e padrejtė duke thėnė se kanė qenė katolik, por turqia I bėri me dhunė muslimanė! Parullat e tilla, si duket, do t’I pėrdorin vetėm mediokrėt dhe sharlatanėt shkencorė, por jo edhe shkencėtarėt e mirėfillt.
    Kėtė punim po e pėrfundoj me fjalėn e All-llahut xh.sh. ku thotė nė Kur’anin Famėlartė nė suren Es-Saff ajeti 8:
    “Ata duan ta shuajnė dritėn e Allahut me gojėt e tyre, por Allahu e plotėson (pėrhap) dritėn e Vet, edhe pse e urrejnė jobesimtarėt”.

  3. #63
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    ZHVILLIMI I KULTURĖS ISLAME TE SHQIPTARĖT GJATĖ SHEKULLIT XX

    http://216.239.59.104/search?q=cache...q&ct=clnk&cd=5

  4. #64
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Shembuj tė shumtė tė kėsaj natyre sjell prifti frėng Zhan Klod Faveirial nė librin “Historia e Shqipėrisė” pikėrisht pėr periudhėn pas suprimimit tė greqizmin sė Ohrit. Kėshtu, ai pėrmend rastin e 36 fshatrave qė pėrbėnin greqizmin e Pogonianit, tė varur nga Berati, tė cilat ndėrruan fenė ditėn e pashkėve. Nė Nentė (Notini i lashtė), shkruan Faveiriali, banorėt nuk pranojnė t’i nėnshtrohen patriarkut grek, duke i thėnė: “Ne jemi romanė dhe nuk duam tė bėhemi grekė...” Dhe atėherė, duke parapėlqyer myslimanizmin mė tepėr se kristianizmin grek, ipeshkvi i tyre zbriti nga froni ipeshkvnor, shkeli me kėmbė ungjillin, mori nė dorė kuranin, u shpall turk dhe ftoi tė krishterėt e tjerė tė bėnin tė njėjtėn gjė. Xhakoni i tij dhe banorėt e Nentės ndoqėn shembullin e tij.” (f. 381).
    Sa budalla eshte "Odisea"

  5. #65
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Ju duhet edhe nje artikull me vler

    Islamizimi te shqiptarėt
    Georg STADTMÜLLER*

    Pėrmbledhje

    Shkaqet e pėrhapjes relativisht tė shpejtė tė islamit nė Siujdhesėn Ballkanike - para sė gjithash nė Shqipėri - nuk ishin religjioze por tė llojit juridik dhe ekonomik. Sipas rregullave tė sė drejtės fetare (Fikh) i takonte ēdo musliman tė shtresės sė lartė sunduese politike tė Perandorisė Osmane, pėrderisa tė gjithė jomuslimanėt ishin tė pėrjashtuar plotėsisht nga tė drejtat politike. Kalimi nė islam kuptohej njėkohėsisht edhe si ngritje nė shtresėn e lartė politike, qė gėzonin privilegje tė ndryshme. Shtresa e ulėt jomuslimane - tė ashtuquajturit „Rajah“ - ishte gati pa tė drejta dhe ishin tė detyruar tė paguanin tatim (đizja) tė lartė pėr frymė tė popullsisė. Kėto pėrfitime ekonomike dhe privilegjore tė shtresės sė lartė muslimane ishin natyrisht njė shtytje e fuqishme tė „turqizohen“ me pranimin e islamit. Nė fakt kalimi nė islam pasonte thuajse menjėherė pas pushtimeve turke. Gjatė islamizimit nė tokėn shqiptare ka ardhur te paraqitja e ēuditshme e njė sinkretizmi religjioz. Kalimi, qė gati pėrherė bėhej vetėm nga arsyet ekonomike, nuk ka ndryshuar fillimisht aspak nė pikėpamjet, mėnyrat e jetės dhe nė zakonet e tė „turqizuarėve“. Shumė herė kalimin nė islam e proklamonte, e bėnte vetėm kryefamiljari me ēka arrihej liria nga tatimet shtypėse pėr frymė tė popullsisė. Anėtarėt tjerė tė familjes mbetnin nė besimin e krishterė. Deri nė mbarim tė shek. XVI kalimet nė islam kanė mbetur ende tė kufizuara nė renegata tė vetme dhe ato familjare. Popullatėn fshatare tė Shqipėrisė nė atė kohė islamizmi ende nuk e kishte pėrfshirė. Nė vitin 1577 Shqipėria Veriore dhe Qėndrore ishte krejtė katolike. Hierarkia katolike e vendit duket se ka qėndruar edhe mėtutje nė shtrirjen e vjetėr. Argjipeshkvijtė dhe priftėrinjtė vėrtet kanė vuajtur nėn jotolerancėn turke.

    5. Pėrparimet e turqizimit nė shekullin e XVIII

    Mė kot pėrpiqej argjipeshkvi katolik Vincentius Zmajević i (An)Tivarit qė me thirjen e Koncilit kombėtar nė vitin 170389 kėtė fatkeqėsi tė turqizimit ta ndalojė. Konsultimet themelore tė kėtij Koncili kishin pėr qėllim ta zbatojė riorganizimin kishtar tė Tridentit - posaēėrisht kishte tė bėjė me shkollimin e klerikėve dhe ndarjen e sakramenteve - edhe nė trevat e vėshtira tė Shqipėrisė dhe me kėtė t‘i dalė pėrballė islamizimit. Edhe kėto pėrpjekje nuk patėn sukses. Islamizimi pėrhapej edhe mėtej.

    Argjipeshkvi Zmajević vetė ankohet se, kohėn e fundit nė islam kishin kaluar rreth 200 katolikė90 . Nganjėherė edhe grindjet vendore me famullitarin ishin shkas pėr turqizim. Kėshtu sipas njė tregimi tė gjallė nė rethinėn e Shkodrės nė shek e XVIII njė fshat i tėrė kishte kaluar nė islam pėr shkak tė njė grindjeje me famullitarin. Mbas shumė vėretjeve tė pėrsėritura pėr ardhjen me kohė nė Kishė, njė tė diel famullitari kishte thėnė meshėn pa u mbledhur bashkėsia. Pasi qė ai e refuzon kėrkesėn pėr ta pėrsėritur meshėn, kėrcėnimin (e bashkėsisė) e bėrė priftit e marrin seriozisht kėshtu turqizohen.91

    Gjithėnjė kishte akte tė rėnda tė dhunės nga ana e pushtetarėve turkė ndaj klerikėve katolikė. Kėshtu nė vitin 1718 varet ipeshkvi Anton Niger nga Shkodra, sepse ai ishte kundėr vazhdimėsisė sė njė konkubinati mes njė vajze katolike dhe njė djali musliman. Trupi i tij ėshtė blerė nga besimtarėt e tij dhe ėshtė varrosur nė gėrmadhat e kishės Sergios-Backhos tė Bunės.92

    Tė njėjtin fat e kishte edhe pasardhėsi i tij, Anton IV., nė vitin 1718 vetėm se ndikimi i tij i madh nė popullatė pėr organet turke merrej si i rrezikshėm. Tri ditė me radhė trupi i tij kishte qėndruar i pavarrosur, nga frika prej turqėve askush nuk guxoi ta merrte trupin e tij e ta vorroste. Kėshtu fshehurazi nė njė natė me stuhi nė vendin ku ishte vrarė e fusin nė dhe. Shumė mė vonė trupi i tij transferohet nė njė kishė.

    Nė vitin 1721(?) arrestohet misionari i zellshėm pėr fe franēeskani Antonio de Saranta. Pasi qė ai megjithė premtimet qė i jepen e refuzon kalimin nė islam, ai varet. Trupi i tij vendoset nė kishėn nė Plant.93

    Pas kėtyre dy vrasjeve argjipeshkvijtė e mėvonshėm frikėsoheshin tė rezidonin nė Shkodėr. Kėshtu ata jetonin nė rrethinė, diku kah fundi i shek. XVIII kalojnė pėrsėri nė qytet.

    Nė fund tė shekullit XVIII zgjėrimi shqiptarė kishte ngushtuar edhe rajonin e vendosjes sė aromunėve nė Shqipėrinė Jugore, Epeiros dhe nė rajonin Pindus. Qyteti tregtar Voskopoja, gėrmadhatė (ruinat) e tė cilit nuk janė larg nga Korēa dhe vendet e banuara tė tjera me aromunė janė rrėnuar. Nė atė kohė shtypja me pėrhapjen migruese shqiptare shkaktonte njė lėvizje emigrimi aromun, i cili para se gjithash drejtohej kah Maqedonia.96

    Njė shembull interesant pėr kėtė ishte rajoni i Karamuratades nė luginėn qendrore tė lumit Vjosa (nė lindje tė Premetit), qė numronte 36 fshatra otodoksė shqiptarė dhe deri nė vitin 1760 i takonte rrethit tė ipeshkvisė sė Pogonianit, njė ipeshkvi sufragane e Beratit. Pasi qė kėto fshatra ortodokse vuanin dhe ishin pėrherė nė shtypje nga vjedhjet e shqiptarėve muslimanė tė Prametit, Leskovikut (Lexikovo) dhe Kolonjes, ata mė 1760 vendosin t‘i mbajnė 40 ditėt e agjerimit me njė rreptėsi tė jashtėzakonshme, e nėse deri nė ditėn e ringjalljes nuk do tė vinte asnjė ndihmė e dukshme nga lartė (Zoti) tė tėrhiqen nga besimi ortodoks e tė kalojnė nė atė musliman. Kur vjen dita e ringjalljes pa kurrfarė ndihme tė dukshme tė Zotit, ata i pėrzanė priftėrinjėt ortodoks dhe disa familje tė cilat i qėndruan besnikė kėtij besimi. Kėshtu ata marrin njė Kadi dhe njė Imam nga Pėrmeti dhe shpallin kalimin e tyre nė islam. Nga duresa e gjatė pėr hakmarrje pėr shtypjet qė iu ishin bėrė atyre tani ata hakmerren duke e ndezur rajonin e Pėrmetit, Leskovikut dhe Kolonjes. Popullata mashkullore vritet, femrat dhe fėmijėt shiten si skllavė. Kėtij tipi tė grupimeve grabitqare i bashkohen nga gjithė Shqipėria hajdutėt bashkluftėtarė. Emri i tyre ishte i rrezikshėm deri nė kohėn e Ali Pashės i cili pėrfundimisht i nėnshtron ata.97

    Nga shtypja e pushtetit turk dhe zgjerimi i kolonizimit arnaut [fjalėn e ka pėr shqiptarė] „Kriptokatolicizmi“ nė Maqedoni merr njė formė tė veēantė. Nė rajonin e Gjakovės, Prizrenit, Pejės dhe Karadakut (Mali i Zi i Shkupit ose Skopska Crna Gora) jo larg nga Shkupi deri nė mesin e shek. XIX kishte njė numėr tė madh tė kėtyre katolikėve tė fshehtė. Nė tė vėrtetė Koncili Kombėtar Shqiptar i vitit 1703 kishte vendosur qė kėtyre tė mos u ndahen sakramentet.98 Njė enciklikė e Papės Benedikt tė XIV i vitit 1754 e kishte miratuar kėtė vendim dhe iu kishte ndaluar katolikėve tė bartin emra turkė edhe nėse ėshtė fjala pėr mospagimin e tatimit apo ndonjė arsye tjetėr. Katolikėt kėshillohen qė mė parė tė iknin prej vendlindjes sė tyre nė ndonjė rajon joturk po qe se ata nuk mund t‘i kryejnė hapur ritet e besimit tė tyre.

    Megjithatė, dispozitat kishtare nuk mund tė ndrronin diēka nė vazhdimsinė e „kriptokatolicizmit“. Bashkėsitė e braktisura dhe familjet kishin ruajtur besimin e tyre tė vjetėr pa ndihmėn dhe kujdesjen e misionarėve, ata me gjenerata tė tėra ua kanė pėrcjellur agjėrimin, lutjet, festat kishtare gjeneratave tė reja. Nga frika e dhunės turke ata pėrjashta paraqiteshin si muslimanė dhe poashtu bėnin martesa tė pėrziera.

    7. Sprapsja e Kishės katolike

    Kisha katolike e cila kishte fituar pjesėn mė tė madhe tė popullatės shqiptare gjatė mesjetės sė vonshme, dėmtohet shumė nga sundimi turk. Benediktinėt105 dhe Dominikanėt,106 tė cilėt deri mė tani kishin ndihmuar hierarkinė katolike tė Shqipėrisė ikin nga ky vend. Franēeskanėt vazhdojnė vetėm, bashkė me ata qė mbeten tė hierarkisė sė hershme, veprimtarinė pastorale. Kjo nė kėtė situatė tė re ishte njė detyrė shumė e vėshtirė. Para se gjithash mungonte njė kler i organizuar mirė edhe ai qė ishte, ishte jo mjaft i shkolluar. Raportet e argjiipeshkvijve katolikė, misionarėve dhe agjentėve nė shek. XVI dhe XVII ankohen pėrherė pėr kėto mangėsi.107 Kėshtu religjioni popullor katolik me ardhjen e islamit si religjion i shtresės sė lartė bie nė njė situatė tė vėshtirė. Pastaj, islami filloi tė ushtrojė njė forcė tė ēuditshme tėrheqėse para sė gjithash tė bazuar nė rėndėsinė ekonomike.

    Ky islamizim (“turqizim”) Shqipėrinė, qė mė parė ishte e krishterė – nė jug ortodokse dhe veri katolike - gjatė shekullit tė XVI dhe XVII, e bėn njė vend me mbizotėrim musliman. Vėrtet se ka zgjatur shumė, shumė gjatė derisa ky religjion i sunduesėve bėhet religjion popullor, nė tėrė territorin me popullatė shqiptare. Pastaj si religjion popullor pushtonte rajonet me radhė dhe kėshtu religjioni sundues u pėrhap nė trojet e popullit shqiptar.

    Njė vėshtėrsi tjetėr pėr Kishėn katolike tė Shqipėrisė ishte propaganda ortodokse. Padyshim se nė fillim sundimi turk edhe pėr ortodoksėt ishte njė sulm i rėndė, mirėpo pastaj zhvillohet njė situatė e durueshme. Ndryshe ishte te kisha katolike, e cila nė atė kohė nė Shqipėri dhe pėrgjatė gjithė bregdetit perėndimor ka qenė shumė mė shumė e shtrirė se sa qė ėshtė sot.108 Katolicizmi kishte njė ndihmesė nga Papa, Venediku e dikur mė vonė edhe nga Austria. Kėto fuqi katolike kanė qenė tė gjitha armiq tė vėrtetė tė perandorisė osmane. Sė kėndejmi katolicizmi nė tokat osmane merr njė pamje politike qė nė Konstantinopojė ishte, nėse jo ashtu si i rrezikshėm pėr shtet, tė paktėn ishte si i dyshimt. Ortodoksisė i shkon pėr dore tė zgjėrohet shumė. Qendėr e propagandės ortodoke ndėr shqiptarė nė Shqipėrinė veriore ishte Patrikana serbe e Pejės, nė Shqipėrinė e mesme dhe jugore Patrikana e Ohrit, nė thellėsi tė Shqipėrisė Jugore edhe Metropolitana e Janinės. Mirėpo se aty-kėtu ka pasur pėrpjekje pėr afrimit kishtar nga ana e Patrikanės autoqefale tė Ohrit. Kėto dėshtojnė prej mosbesimit nga tė dy palėt dhe mosveprimit tė klerit katolik dhe joformimit tė madh tė tij. Tė gjitha kėto plane dhe pėrpjekje pėr njė bashkim kishtar mbesin tė parealizuara, njėsoj edhe pėrpjekja pėr bashkimin e ortodoksėve Pashtroviqėve (Pastrovići), tė cilėt shtriheshin nė fqinjėsi me (An)Tivarin nė Dalmacinė Jugore venedikase.


    * Georg Stadtmüller (1909 - 1985) ėshtė njohės i mirė i historisė sė shqiptarėve. Ka shumė publikime mbi historinė e shqiptarėve, sidomos ėshtė i njohur libri i tij ”Forschung zur albanischen Frühgeschichte (Kėrkime pėr historinė e hershme shqiptare)”. Ai ishte edhe profesor nė Mynih (München) nė „Institut Geschichte Osteuropas und Südosteuropas an der Ludwig-Maximilians-Universität“. Ky punim ėshtė botuar nė: Jahrbücher für Geschichte Osteuropas, 1955, Bd. 3, fq. 404-429, München/Mynih me titull „Die Islamisierung bei den Albanern“. E falenderojmė Dr. Konrad Clewing pėr angazhimin e tij pėr tė drejtat e botimit tė kėtij pėrkthimi. Pėr gjuhėn shqipe tė drejtat e ēdo lloj botimi apo ribotimi janė tek Albert Ramaj, (shėnim i pėrkthyesit]).

  6. #66
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Po lexoja nje liuber ne lidhje me kete teme dhe ajo qe me beri pershtypje ishte nje argument e ruajtjes se indetitetit shqiptar me ane te fese islame.Autori i librit thoshte se muslimanet shqiptare qene te vetmin ne pergjithesi ato qe perdoren emrat shqiptar te prijesve te tyre Ilir.Psh sot emrat Teuta, Bardhyl, Genti i gjejme vetem tek muslimanet dhe pothuajse tek kristianet nuk gjenden keto emra .Pra Islami jo vetem i ruajti shqiptaret si komb por dhe u krijoi atyre nje ndjenje te forte patriotizmi.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  7. #67
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    48:26.
    Kur ata qė nuk besuan ndezėn nė zemrat e tyre euforinė, dhe atė kryelartėsi injorante (pagane), po All-llahu dhuroi qetėsimin e Vet dhe ndaj tė dėrguarit tė vet dhe ndaj besimtarėve dhe pėr ata zgjodhi besimin e drejtė (fjalinė: la ilahe il lell llah), pse ata ishin mė me meritė pėr tė dhe mė tė zotėt e saj, e All-llahu ėshtė i gjithdijshėm pėr ēdo send.


    Karakteristike e injorantiti eshte te shaje bertase(me shkronja) dhe te perdor euforine per te perhapur erresiren e tij mendore dhe shpirterore.Nuk e di se me cfare erresire ushqehen shpirtat e juaj.Po jam i sigurte se eshte lloji me i mire. "Sketerre".


    Islami i mborjti Shqiptaret nga asimilimi sllavo helen.Me thuaj ku jane sot camet e krishtere qe banon ne Trojet shqiptare te Camerise.A e ruajne ato sot gjuhen ametare.Ku jane sot vende si manastiri qe e kane humbur indetitetin e tyre.Islami i ndricoi Shqiptaret dhe e beri popullin me vital te ballkanit.Ne emrat e shqiptareve muslimane do te gjeshe emra si Ilir, Teuta, Bardhyll, Genti.Biles dhe Albos qe eshte kryetari i forumit ku i thane nje here Ilir Papa tha nuk e kam emrin Ilir e kam emrin Ilirjan.Pse sepse i nderrohet indetiteti i tij nese e therret Ilir.Shqiptaret Muslimane e kane ruajtur indetitetin e kesaj toke prej cdo pjelle barabare e dushaneve dhe odiseve.Pse djalosh i mbare Garda e Car Llazarit mblidhet ne kishen serbe per lufte kunder Kosoves.Pse perhere profterinjte kane punuar kundra popullit shqiptar.Ke lexuar ndodnjehere per hoxhallaret dhe per Intelektualet muslimane.Ismail Qemali, Sami Frasheri,Bajram Curri, Isa Boletini,Ibrahim Hafiz Dalliu, Hoxhe Tahsimi, etj etj. Nese ka nje popull vital qe meriton respekt dinjitet kunder te gjithe ketij shovinizmi greko-serb ato jane muslimanet shqiptare.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  8. #68
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Si hyne Osmanet ne Shqiperi.



    Ne librin e Aleksander Meksit "Arkitektura e xhamiave ne Shqiperi" fq 12 theksohet se Osmanet kane hyre ne trojet shqiptare rreth viti 1380 kur Dhespoti i Janines Thoma Preliubovici u kerkoi ndihme Turqve per tiu kundervene shqiptareve qe ishin ne lufte me te (1).Ardhja tjeter e turqve deshmohet te jete ajo e vitit 1382-1383 kur trupat turke nen komanden e Timur Tashit pas marrjes se Manastirit u futen ne zonen e Korces si dhe ne Shqiperine e Jugut kurse ne vitin 1382 arriten te shtinin ne dore Drinopojen(2).Me vone ne vitin 1385 nje ekspedite tjeter e ftuar nga Karl Topia po nen urdherat e Timur Tashit futet ne fushen e Savres(Lushnje) ku ndeshet me nje koalicion feudalesh shqiptare me ne krye Balshen e II i cili virtet ne beteje(3)





    Referenca



    1)Burime tregimtare bizantine per historine e Shqiperise shek X-XV Tirane 1975 pergatitur per botim nga K.Bozhori dhe F.Lico f 246 (Kronika e Janines)

    2)Per zonen e Korces: Lufta Shqiptaro Turke ne burimet Osman, pergatitur per botim nga S.Pulaha Tirane 1978 f 128 (Idris Bitlisi) Per dirnopojen "Burime tregimtare bizantine per historine e Shqiperise shek X-XV 247.

    3)Po aty
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga forum126 : 24-11-2007 mė 11:01

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Islami Nė Trojet Iliro-shqiptare Gjatė Shekujve
    Nga Arber gerguri nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •