Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Gjuha juaj, sa e mirė!

    Vijnė nga larg pėr tė na rrėmbyer gjuhėn. Rusė, italianė, polakė, gjermanė. Ēi shtyn studentėt e katedrave tė gjuhės shqipe nė universitetet mė nė zė tė Europės tė zgjedhin pikėrisht degėn e kėsaj gjuhe tė vėshtirė tė njė vendi tė vogėl? Njė marrdhėnie interesi dhe dashurie. Por qė nuk ēmohet sa duhet nga vetė ne. Shqiptarėt.
    Nga dera e klasės, jashtė, dėgjohet vetėm njė zė monoton qė flet ngadalė sikur tregon pėrralla fėmijėsh. Shkruani nė fletore fjalėt: shtrėngoj rripin. Kush nga ju mė thotė tani se ēfarė do tė thotė tė shtrėngosh rripin? E di njeri kuptimin tjetėr qė ka kjo shprehje tek ne?.....
    Nė heshtjen qė pason, enden capak pėshpėrima. Merret me mend qė nxėnėsit e dinė edhe kuptimin tjetėr, por askush nuk po merr guximin tė ngrihet nė mes tė klasės dhe tia plasė mėsuesit nė fytyrė: Po si jo o zoti mėsues. Si se dimė ne se ēdo tė thotė tė shtrėngosh rripin. Eshtė ajo qė kanė bėrė prindėrit tanė nė epokėn e tollonit. Ēna pandeh ti ne? Se mbajmė mend ne se si shqiptarėt shtrėngonin rripat nė vitet 70- 80- 90? Nė mos se mbajtshim mend, sna e kanė thėnė tė tjerėt? Si ta pret mendja ty, qė edhe krizėn financiare paspiramidale ta kemi harruar? Veē nė paēim qenė nė kozmos asokohe, se ska sesi tjetėr.
    Nė fakt, nxėnėsit nuk thonė asgjė nga kėto. Nė vend tė pėrgjigjes shpjeguese tė cilėn ēdo shqiptar do ta kishte nė majė tė gjuhės, dėgjohet vetėm njė zė i rezervuar me theks nordik qė reciton automatikisht: shtrengoj rrip behet per siguria kur ti ulesh makina, thotė zėri. Duke shtuar pas njė sekonde: Ose avioni. Kėtu gjithė situata qartėsohet papritur. Tė ulur nė formė gjysmėrrethore nė njė klasė tė pluhurosur, njė grusht tė huajsh shohin me naivitet nė dėrrasėn e zezė, ku Idriz Metani, njė profesor i zellshėm shqiptar, mundohet tu shpjegojė nė njė shqipe tė thjeshtė ose nė njė arsenal tė tėrė gjuhėsh tė huaja qė ata i kuptojnė mė mirė sesa shqipen, sesi duke shtrėnguar mė shumė se zakonisht rripin e pantallonave, stomaku i njė njeriu mund tė zvogėlojė masėn e kėsisoj sasia e ushqimit qė mjafton pėr ta mbushur bėhet mė e vogėl, duke i shtuar kėtij njeriu paratė por duke i shkurtuar jetėn.
    Ky nocion kaq popullor ndėr shqiptarėt e tė gjitha kohėrave, ngjan thuajse surreal pėr veshėt e njė dore tė huajsh tė pėrbėrė prej 26 rusėsh, gjermanėsh, polakėsh, italianėsh, grekėsh, hungarezėsh e madje edhe amerikanėsh e brazilianėsh tė cilėt prej njė muaji i kanė hyrė me themel zbėrthimit dhe asimilimit tė gjuhės shqipe kėtu, nė Shqipėri. Nė terren. Aty ku kjo gjuhė ditė pas dite flitet, mendohet, shkruhet, kėndohet, sulmohet, torturohet dhe mėkėmbet pėrsėri nga e para. Vijnė nga universitetet e fuqishme tė Moskės, Shėn Pjetėrburgut, Bonit, Palermos apo dhe nga shkolla tė tjera me traditė nė albanologji dhe kultivimin e shqipes. Ēfarė duhet pėr tė qenė njė prej tyre? Nga njė biletė avioni pėr nė Tiranė ose nė ndonjė aeroport tjetėr tė vendeve fqinjė, ca para pėr tė plotėsuar racionin e pamjaftueshėm tė mencės sė Qytetit Studenti dhe njė vullnet i hekurt pėr tė qėmtuar me durim format e gjuhės sė vėshtirė ballkanike. Do tė hynte njėkohėsisht nė punė edhe njė sasi e mirė bonsensi pėr tė mos vėnė re mangėsitė, si dhe dėshirė e mirė pėr tu shndėrruar nė njė si biēim ylli kinematografik pėr shkak tė interesimit tė mundshėm tė medias. Nė fakt, ndonėse tė pranishėm pėr shumė vite me radhė gjatė muajve tė verės nė sallat boshe tė Fakultetit tė Histori - Filologjisė nė Universitetin e Tiranės, tė huajt qė studiojnė shqipen, vetėm kėtė vit u trajtuan si njė lloj kurioziteti interesant mediatik. Gazetat, televizionet, radiot, u dyndėn papritur drejt tyre pėr ti vendosur nė fokus, pėr tu shpėrndarė emrat nė eter dhe sidomos pėr ti pyetur. Shumė pyetje, por mbi tė gjitha, njėra. Ajo kryesorja. E pamungueshme nė asnjė intervistė: Pse, pse, pse? Pse shqipen? Pse ata zgjodhėn tė studiojnė gjuhėn tonė nė njė kohė kur shumė prej nesh ēnuk bėjnė pėr ta kėmbyer atė me ndonjė gjuhė tjetėr? Ku qėndron sekreti? Sjell ndonjė pėrfitim e gjithė kjo? Ka ndonjė tė fshehtė qė ne se dimė?
    Claudia Capaci, nuk ėshtė edhe aq e huaj me gjuhėn shqipe. Nė Siēili ku ajo ka lindur, gjyshėrit e saj arbėreshė flisnin njė varietet arkaik tė gjuhės zyrtare shqipe, disa fjalė tė sė cilės mundi ti mėsojė gjatė fėmijėrisė edhe ajo vetė, ndonėse nė jetėn e vrullshme tė viteve 2000, e zhytur nėn peshėn e rėndė tė kulturės italiane, gjuha arbėreshe vėshtirė se do ti hynte nė punė pėr gjė.
    E megjithatė, italiania Capaci Claudia, e lindur nė Piana degli Albanesi pranė Palermos, kur erdhi puna pėr tė zgjedhur njė drejtim nė jetė - gjė qė do tė thotė njė degė nė Universitet - zgjodhi pikėrisht degėn e gjuhės shqipe pranė katedrės sė kėsaj gjuhe nė Universitetin e Palermos. Tė njėjtėn gjė bėnė njėkohėsisht me tė edhe 40 tė rinj tė tjerė. Patriotizėm? Nostalgji? Vanitet? Claudia thotė se sė fundmi edhe italianė joarbėreshė, po kėrkojnė tė studiojnė shqipen zyrtare atje nė zonat ku arbėreshėt po mundohen tė shpėtojnė nga agonia ēka mbetur nga gjuha e Skėnderbeut. Njė ligj i ri i shtetit italian i cili ka hyrė nė fuqi sė fundmi, sanksionon pėrdorimin e gjuhėve tė minoriteteve gjuhėsore nė administratėn e tė gjitha rajoneve italiane ku ekzistojnė kėto minoritete, thotė Claudia me njė shqipe tė rrjedhshme por me theks italian.
    Ajo shpjegon, se efektet e kėtij ligji do tė sjellin vende tė mira pune pėr shumė pėrkthyes nga shqipja nė italisht dhe anasjellas nė tė gjitha zyrat e administratės publike nė Siēili, Kalabri, Bazilikatė, Pulje, Marke, Molize e kudo ku ka katunde arbėreshe. Nė bashki, nė komunė, nė polici, nė zyrėn e taksave. Kudo do tė ketė ngaherė nevojė pėr njerėz tė diplomuar nė gjuhėn shqipe. Por nuk ėshtė vetėm kjo, thotė Claudia. Pakti i stabilitetit, korridori tetė, projektet e infrastrukturės dhe kompanitė italiane nė Shqipėri. Janė terma qė mund tė pėrkthehen nė shkėmbime tė vrullshme midis Shqipėrisė dhe Italisė. Nė shumė ndėrmarrje italiane nė Shqipėri tė cilat kanė nevojė gjithnjė e mė shumė pėr njerėz qė tė njohin gjuhėn shqipe.
    Dakord, shumė shqiptarė e flasin mirė italishten. Por nganjėherė ėshtė pasaporta ajo qė vlen mė shumė dhe njė pronar italian do tė preferonte ndoshta tė punėsonte njė italian qė flet shqip e jo njė shqiptar qė flet italisht, thotė ajo. Nga ana tjetėr, nėse pėr italianėt ose italo-shqiptarėt ky zell nė nxėnien e gjuhės sė mėmės sė mėmės gjen njė shpjegim kaq praktik, ēmund tė thuhej, fjala vjen, pėr rusėt?
    Rusėt pėrbėjnė ēuditėrisht edhe komunitetin mė tė madh tė tė huajve qė kanė zbarkuar sivjet nė tokėn e ish-aleatit tė kohės sė Bashkimit Sovjetik. Nėse katedra e gjuhės shqipe nė Palermon e mijėra arbėreshėve ka 40 studentė, ajo nė Shėn Pjetėrburgun tėrėsisht tė huaj ka rreth 15 tė tillė. Aleksandėr Aleksandroviē Novik, profesor i gjuhės shqipe nė kėtė katedėr, i cili ka ardhur sė bashku me njė grup studentėsh tė tij pėr tė praktikuar shqipen nė kursin e organizuar nga Universiteti i Tiranės, krenohet me nivelin e lartė qė paraqesin studentėt rusė. Kėtė e pranojnė edhe studentėt e kombėsive tė tjera. Arbėreshja Claudia Capaci komenton: Rusėt? Ata janė tė tmerrshėm. Pas shqiptarėve, me siguri janė ata ndėr njerėzit qė flasin mė mirė shqip.
    Me njė skrupolozitet heroik, studentėt rusė ndjekin leksionet apo pėrvetėsojnė forma tė gjuhės sė folur. Profesorėt shqiptarė, tė cilėve diplomatikisht nuk u leverdis tė lėvdojnė njė kombėsi studentėsh mbi tė tjerėt, gjithsesi nuk e fshehin dot simpatinė. Megjithatė, i gjithė ky zell, kėrkon pėr mendjet makiaveliste shqiptare ndonjė domethėnie tė ngatėrruar. Ēmund ti hyjė nė punė gjuha shqipe njė rusi qė jeton mijėra kilometra mė nė verilindje tė kontinentit, pėr tė mos thėnė nė njė kontinent tjetėr?
    Tė gjesh njė punė nuk ėshtė kurrė e sigurtė as kur zgjedh degė tė tjera mė masive. Por studentėt tanė zgjedhin me dėshirė ta studiojnė shqipen, e madje i nėnshtrohen edhe njė konkursi ku raporti fitues- humbės ėshtė pesė me njė. Po them pėr shembull se ku shkuan dy nga studentet qė u diplomuan njė vit mė parė pėr gjuhė shqipe nė Universitetin e Shėn Pjetėrburgut, thotė profesor Novik. Njėra prej tyre ėshtė tani nė ministrinė e jashtme nė Moskė, tjetra po bėhet gati tė vijė kėtu nė Tiranė nė ambasadėn ruse. Tė tjera kontigjente shqipnjohėsish shteti rus po pėrgatitet ti angazhojė nė lloj lloj seksionesh tė diplomacisė, propagandės, tregtisė apo shėrbimeve tė ndryshme. Disa tė tjerė do tė angazhohen si profesorė nė po tė njėjtat universitete e katedra gjuhe shqipe ku janė diplomuar ku ata do ti kushtohen punės shkencore nė lėmin e linguistikės dhe albanologjisė. Vllad Kurbatskij nga Moska, po ndjek nė Universitetin e atjeshėm degėn e diplomacisė dhe fati i tij ėshtė paracaktuar qė nė shkollė. Ai do tė jetė njė diplomat i ardhshėm i Kremlinit nė Tiranė ose nė Prishtinė dhe pėr kėtė arsye ka zgjedhur qė bashkė me dredhitė e politikės sė jashtme apo praktikat diplomatike, tė studiojė me rrėnjė edhe gjuhėn e vendit ku do tė shkojė pas pak kohe pėr tė bėrė karrierėn e jetės.
    Si ai, pak mė shumė e pak mė pak, tė gjithė studentėt e tjerė rusė ose tė kombėsive tė tjera, kanė edhe ata interesat e tyre. Studentja gjermane Stefanie Ullrich nga universiteti i Bonit, ėshtė njė fanse e shqipes dhe e gjuhėve tė Ballkanit nė pėrgjithėsi. Ajo po studion njėkohėsisht edhe rumanishten. Studentėt polakė do ti kushtohen albanologjisė. Dikush tjetėr e bėn pėr hobby. Unė pashė njė ėndėrr ku mu tha: Shko dhe mėso shqip. U binda dhe tani jam nėn dominimin e kėsaj gjuhe, thotė gjysmėseriozisht Aleksandra Nikolskaja nga Shėn Pjetėrburgu. Ajo sndan kurrė nga dora njė ēantė tė kuqe manifakture shqiptare me njė shqiponjė tė stilizuar sipas motiveve tė flamurit.
    Kėta studentė janė ndoshta vėrtetimi se gjuha shqipe ėshtė shumė mė e rėndėsishme nga sa pandehim ne shqiptarėt, thotė shefi i katedrės sė gjuhės shqipe nė UT profesor Gjovalin Shkurtaj. Ai rrėfen se praktika e ardhjes sė studentėve tė huaj pėr kurse verore nė Shqipėri, ka nisur qė nė vitet 70, pėr tu ndėrprerė pėrkohėsisht nė fillim tė viteve 90 por pėr tė rilindur fuqishėm tani sė fundi. Ka interes pėr shqipen dhe vende tė ndryshme, tė mėdha, me institucione tė rafinuara tė cilat kanė nevojė pėr ekspertė nė gjithēka, kanė nevojė edhe pėr njohės tė gjuhės sonė, thotė profesor Shkurtaj.
    Nė njė kohė kur shqipja ėshtė tashmė gjuhė zyrtare nė tri vende tė ndryshme; Shqipėri, Kosovė e Maqedoni dhe kur kjo hapėsirė shqiptare vazhdon tė jetė e pėrfshirė nga zhvillime ende energjike sociale, politike, ekonomike e demografike, receptorėt e shteteve qė na mbajnė nėn vėzhgim janė pikėrisht kėta studentė qė pėrgatiten tė diplomohen nė gjuhėn tonė. Sakrifikojnė? Me siguri shumė. Kohė mbi tė gjitha. Dhe lodhje. Eshtė njė gjuhė e vėshtirė, e cila vėshtirėsohet mė shumė nga fakti se ēdo shqiptar ka shqipen e tij personale, thotė profesor Novik. Megjithatė, ndonėse e mallkojnė ndoshta me vete kur kjo gjuhė rrebele u punon ndonjė rreng dhe me vėshtirėsi i nėnshtrohet rregullave qė ata ngulisin me sistem, pėrsėri ka njė fill romantik adhurimi qė pėrshkon nė mėnyrė tė pėrbashkėt kėta nxėnės tė vonė tė shqipes. Kalaja e saj e ashpėr, i josh me bukurinė e egėr. Italianėt e marrin atė me hare, gjermanėt me sulm, rusėt me kėmbėngulje, ndėrsa polakėt me qetėsi. Por nė fund, tė gjithė e duan.
    Po nga ana jonė? Nė auditorėt e Fakultetit Filologjik, studentėt e huaj ishin gjatė gjithė kohės tė pėrzier me punėtorėt dhe bojaxhinjtė qė kryenin punimet e fundit para fillimit tė vitit akademik. Nė konviktin e Qytetit Studenti, uji vinte me orar ndėrsa energjia elektrike shpesh ndėrpritej. Librat e studimit i blenė me paret e tyre. Nė mencė, menysė sė varfėr zyrtare, nuk i mungonte kurrė njė mace kurioze pėrbri pjatės. Ndėrsa sivjet pėr herė tė parė, studentėt e shqipes tė ardhur nga anė e anės pėr tė parė Shqipėrinė, nuk realizuan dot asnjė shėtitje nė qytete tė tjera veē Tiranės sė bashku si grup, hiq ato qė organizoi secili privatisht. Profesor Shkurtaj akuzon Ministrinė tonė tė Arsimit pėr burokracinė shembullore qė e karakterizoi me kėtė rast, ndėrsa rusi Novik shmanget nė mėnyrėn e vetme qė di; hedh sytė nga natyra dhe thotė me njė buzėqeshje neutrale: Gjuha shqipe ėshtė shumė e bukur.
    Sokol Shameti - Klan 07/10/2003

  2. #2
    Shėrbyesi i buzėqeshjes Maska e Lancelot
    Anėtarėsuar
    20-10-2003
    Vendndodhja
    pranė valėve tė detit
    Postime
    30
    "lum moj Shqypni" - thashe, shkronjet tuaja kur pash...
    ...buzėqesh se nuk do tė harroj...
    Lancelot

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •