Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 64
  1. #41
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    MUROSJA NE THEMEL

    Kanga e Ures

    - Puna mar', mre ostallare!
    - Puna jone mos u pafte!
    Godit dit' e shemu nate!
    - Pa ndegjoni llafen e plakut:
    ju ta lidhni besa-bese,
    kush te vij' neser per dreke,
    ju ta shtini t'gjall ne dhete...
    - Ngreu ti, moj nusja e pare,
    t'u cosh buken ostallarve.
    - Nji pun' tjeter ti ma thuj,
    kete pune mos ma thuj.
    - Ngreu ti, moj nusja e dyte,
    t'u cosh buken ostallarve.
    - Un' s'un ve, se me qan' cuni.
    - Qaft' e plast' aj klysh majmuni!
    Ngreu ti, moj nusja e trete,
    t'ja cosh ti a t'ja coj vete?
    - Peqej, nan', peqej, po shkoj,
    se a' turp, namuz per ne,
    tri nuse ne deret-e,
    asnejana mos degjoje.
    < udhen e mare se c'e mora,
    mun ke ura e shkarkova.>>
    - Puna mar', o ostallare!
    - Mbare pac ti, moj kunate?
    - C'ke, or im zot, qi po qane?
    - Me ka hum' myhyri i gishtit.
    - Ti myhyrin n'ven e ve,
    mjera un', se qesh e re!
    N'qaf' me pac, o burri im,
    qi me le djalin jetim!
    Jetim qesh' e jetim lashe!
    Oj medet e oj medet,
    o moj dhe, mos me tret!
    O i shkreti, o mur qagjir,
    oj medet, se po m'kullojn' gjite!
    O i shkreti, o themel muri,
    oj medet, se po m'qan cuni!
    Oj medet, oj medet,
    o moj dhe, mos me tret!
    Mezarxhi, ju qi do m'shtini,
    nji penxhere ke kryt ma lini,
    t'i ap sis' ati jetimi!

    Elbasan 1947
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anėtarėsuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Gjithashtu kjo le te behet mesim, per te tere ju, qe i mendoni punet te zgjidhura nje here e mire dhe shume te thjeshta per diskutim, duke mos lene vend per zgjerim, thellim, e persosje te metejshme ne ndihme te subjektit.

    Sa me shume germojme rreth diēkaje me aq me shume surpriza ballafaqohemi.
    Ka kohe qe e kam vene re tek shkodranet nje ndikim te forte kulturor serbo-malazez ne mentalitetin e tyre. Me kete s'dua te them qe s'i dua ata.


    Nese kthehemi prapa ne kohe te shkuara, marredheniet midis shkodraneve dhe malazezve kane qene jo te mira, per vete qellimet e shjovinisteve malazeze. Ne 1913 malazezet kane ardhur deri ne rrethinat e Shkodres, por nuk kane mundur ta pushtojne sepse i gjithe populli eshte ngritur, ka luftuar dhe derdhur gjak per ato troje. Oso Kuka, Dasho Shkreli, Isuf Sokoli, kane qene trimat e shkodres qe rane deshmor qe Shkodra ti perkiste Shqiperise.

    Kultura e nje populli eshte nje nocion shume i gjere, qe kerkon shkencetare te asaj fushe qe te analizojne me fakte shkencore "ndikimet" qe ajo mund te kete ne kulturen e nje populli/kombi tjeter. Ne me mire po flasim per disa zakone te jetes se perditshme, sepse i kuptojme me mire dhe jane me te dukshme.

    Shqiptaret, malazezet dhe serbet jane tre kombe te ndryshme. Politika e viteve te fundit ka bere qe serbet e malazezet te njehsohen ne nje komb, por faktikisht keta te fundit po perpiqen qe te fitojne pavaresine nga Serbia.


    Shkodra pervec ketyre fqinjeve ka patur marredhenie tregetare dhe politike me perendimin, qe nga koha e Republikes se Venedikut, me mbreterite italiane, me austriaket, hungarezet, qe pasqyrohen edhe ne ditet e sotme, ne marredheniet tregetare, konsullore, politike etj.

    Konkretisht, kur Shkodra ishte kryeqender e qyteterimit modern, Beogradi nuk ekzistonte fare ne harte. Ne pjesen e Beogradit te vjeter, sot gjendet nje rruge e emertuar "Skadarlija" qe do te thote "Rruga e Shkodres" (njelloj si rruga e dibres, apo rruga e durresit), qe tregon se kryeqendra e sllaveve te jugut e ka admiruar kulturen e Shkodres, sa e ka perdorur per toponim emrin e saj. NE SHKODER NUK KA NDONJE TOPONIM QE TE JETE MARRE NGA KULTURA DHE HISTORIA SERBE.

    Kur Shkodra ishte qytet me nje urbanizim te mirefillte, kryeqendra e malazezve gjendej ne malet e zeza (kush ka fluturuar me aeroplan mbi Malin e Zi bindet per emrin e kesaj republike), ne Cetinje e Zete, dhe aktivitet ekonomik kishin gjuetine e derrave te eger! Kur mbreterit e Cetinjes shetisnin me kuaj, ne Shkoder kishte hyre avullorja. Malazezte ishin argatet e shkodraneve. Edhe sot e kesaj dite ne Shkoder, ekziston shprehja: "Punon si shkja" (shkjet jane malazezte).

    Keshtu pra vetem me keto dy fakte (kot fare) mund te tregoj se ne Shkoder nuk ka patur dhe nuk ka ndonje ndikim te kultures sllave ne jeten e perditshme.

    Mentaliteti i shkodraneve nuk ka asgje te perbashket me serbo-malazezet. Degjimi i kengeve apo i muzikes se nje populli nuk do te thote ndikim kulturor. Kjo ka qene e kushtezuar nga diktatura, sepse nuk kishte cfare te deggjoje ne radio, dhe kuptohet do te sinkronizoheshe ne valet e radiove sllave. Ne ditet e sotmwe ne Shkoder nuk degjon njeri kenge sllave, bile te degjoje kush duke vene apo kercyer kenge te tilla, te thone "katundar".

    Shkodra gjithnje ka qene e orientuar nga kultura perendimorre. Ne fillim te viteve 1900, ne shtepite e shkodraneve kane qene 25 pianoforte, qe malazezte nuk i kane ne te gjithe shtetin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga joss : 22-02-2006 mė 06:43

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e drenicakuqe
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    81
    Ne mbrojtje te tezes se prejardhjes ilire te legjendes:

    1 Te iliret ishte i perhapur flijimi i njerezve apo sakrifica njerezore.

    2 Kete legjende e kane sllavet e jugut por nuk e kane ruset dhe polaket qe jane sllave origjinale, sikur te kishte prejardhje sllave do te kendohej edhe te ruset kjo legjende.

    3 Sllavet e jugut kane marre edhe tjera legjenda nga ne edhe kenget kreshnike P.sh. boshnjaket kendojne per Gjergj Elez Aline, Mujin, Halilin, dhe te gjitha keto kenge kendohen vetem te sllavet e jugut veqnerisht aty ku qyteterimi ilir u ruajt pak me shume.

    4 Legjenda ben fjale per nje kohe shume te lashte, ndersa sllavet e jugut posaqerisht nuk kane ditur te ndertojne ura apo keshtjella shume shekuj pas ardhjes se tyre.

    5 Legjenda eshte e perhapur edhe ne Toskeri qe eshte shume larg nga trojet e sllaveve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drenicakuqe : 22-02-2006 mė 08:53

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    MISTERI I SAKRIFIKIMIT TE ROZAFES

    Stavri Trako

    Kush jemi?

    Kenga Rozafes sjell nje tragjedi nga historia pellazgo? ilire ne vitin 335 te shekullit te IV para eres se re, kohe kur ne nje nga ngrehinat me te lashta pellazgo ilire ne ate te Skutarit hyjnor, kryeqendres se e Ilirise, ka ndodhur nje flijim njerezor, sakrifica e Rozafes..
    Parahistoria e Skutarit na daton 13 shekuj para Krishtit Pas vdekjes se

    Ngadhnjysi i ri, Leka i Madh, me kete beteje, duke mundur pinjollet e Bardhylit, do te njihej edhe si zot i Ilirise . Por ne kete fitore Leka do te zbulonte misterin e lavdise se tij. Ai e shperfilli shkelqimin e triumfit te pare si mbret i ri Maqedonise dhe parapelqeu rikurorezimin e mbreterve te rinj te Ilirise, Glakut dhe Klitit, duke kerkuar prej tyre besen si aleate te Mbreterise Maqedonase. Rreptesia dhe vleresimi i kundershtareve te mundur do te perbente vecanesi taktike te Aleksandrit, qe do ta shnderronin ate ne hyjni jo vetem te sivellezerve te tij ilire, por dhe kudo ku shkeli kemba ne Egnatien e tij. Glauku do te qe nje nga flamurmbajtesit besnike deri ne vdekje te shpures prej 35000 burrash pelazge (Iliro?Trako?Maqedonas?Epirote) te atij bashkimi shpirteror qe u be baza e nuklit te fuqise se Aleksandrit, dhe te cilet ishin te gjithe baballare djemsh qe e shoqeruan Aleksandrin e Madh deri ne Sanskritine e larget.
    Pse i duhej Iliria dhe per me shume beselidhja pellazge Aleksandrit te Madh? Qe Ai qe u a kishte provuar shpatat dhe burrerine mbretit Bardhyl dhe djemve te tij; njihte paepshmerin, urrejtjen ndaj padrejtesise besnikerine, nderimin dhe bujarine e dajave te tij molloso?epirote; trimerine, disiplinen dhe artin luftarak te maqedonasve te tij; pamposhtshmerine dhe qendresen ne lufte te Dardaneve, Lynknesteve te stergjyshit Herkul, apo Trakasve zemedhenj. Ka te ngjare qe Leka i Madh te kete kuptuar dhe te jete keshilluar nga mesonjesit e tij qe te fitonte pa medyshje keto vlera te shpirtit burreror, si dhe nderimin, zemerbardhesine dhe vllamerine e sivellezerve te tij, si tipare keto te nje nukli hyjnor per te realizuar endrren Sanskrite qe kishte filluar te realizohej. Keto tipare spikatin edhe sot e kesaj dite te shqiptaret kudo qe jane. Qe i pari pellazgu hyjnor Homeri qe i gdhendi 32 shekuj me pare te kenga e 23 ?te e Ilades te pritja, nderimi, dhe perkujdesja qe Akil Pelidi tregoi ndaj Priamit kur ky shkon per te marre trupin e te birit, Hektor zemadhit. A nuk do te mjaftonte e tere kjo psikograme per te kuptuar se cili ishte shpirti qe i perjetesoi madheshtine e Aleksandrit te Madh.

    Keshtjella Akropol e Skutarit u be me 335 p K nje qytet shume i populluar me nje status te mirefillte qytetar dhe nje qender administrative, ushtarake dhe nje nyje rrugore e tregtare shume te rendesishme qe se ka humbur kurre me famen e saj per me shume se 2400 vjet. Po ne kete kohe rimori famen e te qenit nje qytet hyjnor, sepse ne themelet e saj mbajti flijimin e nje nuseje, e ama e nje djali trashegimtar.
    Riti i flijimit te vashave te virgjera nuk ka qene nje ndodhi e padegjuar edhe me pare tek te lashtet e Ballkanit. Por flijimi i nje gruaje lehone, qe kahmot e gjithe sot mencurisht eshte kuptuar si zana mbrojtese e jetes, ishte dicka e padegjuar, sa tragjike po aq dhe misterioze dhe nje kanun jo shum?_thjeshte per t’u kuptuar po qe se nuk do te murosej ne muret e keshtjelles. Cfare iu fsheh sakrifica e Rozafes kohrave? C’kerkojne te na kumtojne te lashtet me kete akt te mistershem?
    Hehoja e dhimbjes eshte frymemekese per kedo qe ndeshet ose sjell ndermend ngarjen. Nje dritherime gjurmelenese pushton shpirtin e gjithekujt qe e di apo njihet me nje ndodhi te tille. Nje gje eshte e pakundershtueshme: ngjarja e kesaj balade gjeneron energji te perjetshme jetesore dhe nuk cuditemi kur ajo moterzohet ne gjithe Ballkanin si deshmi besnikerie mbarepellazge dhe i kalon kufijte kohore 2400?vjecar per te ardhur tek ne me nje fuqi magjike qe na mrekullon me fuqine, besueshmerine dhe kumtin e saj hyjnor.
    Viti 335 p K qe pragfillimi i nje epoke te re qyteteruese, asaj qe nga te gjithe njihet si epoka aleksandrine. Te lashtet e mencur e percollen ate me nje ceremoni te perhynyjshme dhe nje ritual te denje vetem per nje vezullim hyjnor si ai i Aleksandrit te Madh. Ja vlen te besohet qe nuk eshte bere vetem blatimi i demit per
    Kuptohet ketu, qe te lashtet i kane kaluar kufijte e mitit, ata, per mendimin tone, tentojne te ligjerojne kanunin e konstitucionit shpirteror te kesaj beselidhejeje hyjnore ndaj Aleksandrit te Madh, por me nje kusht: qe te mos prekej nukli gjenetik dhe ardhmeria e kesaj race yjnore, si per nga prejadhja, ashtu dhe per nga misioni. Dhe ishte gjetur filli, cdokush nga 35000 te perzgjedhurit e kesaj legjende, duhej te linte me patjeter pas, djalin trageshigimtar dhe nusen ame regjente te ketij nukli hyjnor. Plotfuqishmeria e figures femerore qe e pa kushtezuar nga cdo ndodhi e mepastajme e luftes dhe i kanunonte asaj pergjegjesine e patjetersueshme si zana mbrojtese e jetes, sot e gjithediten ajo pranohet si kroi i nuklit riperserites se jetes .
    Ja vlen te respektohet lashtesia e ketij kanuni, qe nder familjet shqiptare respektohet si nje deshire per te patur nje trashigjimtar djale.
    Nga Skutari hyjnor i hapej udhe per se treti epokes euro?sanskrite, nje epoke qe do te zgjaste edhe ajo plot 10 shekuj (shek 4 pK deri ne shek. 6 pK ) kohe kur perfundon epoka Aleksandrine (ne art, letersi, arkitekture, kulture, etj). Kultura latine (eneida) dhe e tere kultura euro? indiane ne pergjithesi, folklorike apo e kultivuar, qene produkt i ketyre 10 shekujve. Te kesaj kohe datojne te jene krijuar edhe perlat e trashegimise populore shqiptare: eposi legjendar, baladat e ne vecanti balada e murimit te Rozofates.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-04-2006
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    397
    Shume shpesh ne folklorin tone apo edhe ate boterore behen sakrific per te fituar dicka,kjo me heret ka qen mit,e tash dua te reagoj dicka ne lidhje me rozafen,kjo kala diku ne folklor njihet se eshte bere ne shkoder diku ne gjirokaster diku njihet jo si kull por si ure,e gjithe kjo eshte gje ndodh per te spjeguar ujin qe pikon neper keto vende dhe per kete gje eshte shenderruar ne mit,mitet njerezit i kan krijuar nga frika e madhe prej natyres

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-05-2006
    Postime
    78
    Per mendimin tim miti i murosjes se gjalle te nje nene o gruaje prej gjithe shqiptareve njihet si miti i Rozafes. Prej andej eshte huazuar dhe ne pjese te tjera te ballkanit. Per shembull e njejte histori tregohet per ure e Vashes ne Mat. Ndertuar afer burumit te lumit Mat per te lidhur Dibren dhe Tiranen neper Mat. Kjo rruge eshte shume e vjeter pasi eshte pjese e rruges midis Stefigradit Kalase se Gurit te Bardhe dhe Kalase se Kruse. Por po te shikosh modelin e ndertimit te ures eshte i nje kohe te vone. Eshte e kohes pas pushtimit turk. Pasi eshte nje ure me harkore ose me nje hark. pra eshte nje ure mesjetare e vone.

    Po keshtu do te thoja nqs do kishte studime te tilla do te verenim se ne vendet e huazuara ndertimet jane me te vona se ajo e kalase se Rozafes.

    Sa per moralin e legjendes une mendoj se morali eshte:

    Nqs do te duhet te ndertosh nje shoqeri shtet gje qe personifikon "kalane" duhen disa nga tiparet me kryesore dhe te shenjta te shqiptarit. Pa keto egzistenca jone nuk do te mundesohej.

    1) Sakrifica. Jepet me murosjen e nje njeriu me te afert. Te gruas dhe nenes se djalit dhe te pasardhesit tend.

    2) Gruaja. Gruaja do te personifikohet si themeli i shoqerise. Futja e nje nene lehone ne themel, qe eshte baza e cdo nertese, dhe menyra e murosjes gjysme brenda e gjysme jashte per vazhdimesine e jetes tregon dhe nje here rendesine e gruas ne shoqerine tone. Dihet qe Iliret jane ndoshta nder rracat me te vjetra qe kane vlersuar femren si te barabarte me burrat.

    3) Burrnia. Ketu jepet dhe tipari burreror i rraces tone, besa . Majtja e beses prej vellait te vogel ben te mundur dhe qendresen e kesaj shoqerie,kalaje.

    Pa njerin nga keto tipare, sakrifice, vazhdimesi dhe bese e burrni nuk do kete mbijetese per cdo shoqeri shqiptare apo kala te forte.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e paperino
    Anėtarėsuar
    04-08-2006
    Postime
    40
    Une mendoj se legjenda e rozafes eshte e mrekullueshme.Ajo grua ka bere nje sakrifice te madhe.Sakrifikoi jeten e saj,u muros e gjalle ne mur,nuk pa djalin e saj te vogel teksa rritej.Mendoj se keto sakrifica duhen vlersuar.Ajo dha jeten e saj per hir te ndertimit te nje muri mbrojtes per qytetin e shkodres.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e paperino
    Anėtarėsuar
    04-08-2006
    Postime
    40

    Mendoni se Rozafa ke ekzistuar vertete?

    une mendoj se legjenda e rozafes eshte e vertete.ajo sakrifikoi jeten e saj dhe gjithcka kishte dhe ishte per ndertimin e kalase.kush jemi ne per ta perbuzur kete sakrifice?sepse duke mos besuar ne te eshte si te perbuzesh sakrificen e kesaj nene.te kesaj nene qe nuk pa te rritej te birin e saj.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Legjende e bukur dhe frymezuese, por pa asnji baze historike, te pakten jo per kalane e shkodres.

    besoj se ka qene nje balade e kopjuar dhe e pershtatur, shume qytete te vjeter a ura etj e kane nji variant te tille neper ballkan.

    Emni Rozafat i ka mbete kalase se qytetit, i sjellun prej ushtareve legjionare ilire qe sherbenin ne ushtrine romake.
    Keta ushtare ne kohen e krishterimit ishin dergue me sherbim ne Siri, rreth kohes se martirizimit te shen Sergjit dhe Shen Rozafit. Keto 2 shejtore kristiane u popullarizuan shume ndermjet ushtareve.

    Keshtu qe kur u kthyen ne vendlindje u ndertuan 2 kisha kushtuar atyne; shen Rozafi ne kala dhe Shen Sergji disa km ma tutje ne breg te lumit Buna (Sot njifet si fshati Shirgj).

    Po nganjihere parapelqejme legjendat se tingellojne ma bukur.

  10. #50
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Besoj se eshte ngjarje e vertet.. por cik e eksagjeruar.. mbase.. ngaqe ka ardhur goje me goje..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    Legjende e bukur dhe frymezuese, por pa asnji baze historike, te pakten jo per kalane e shkodres.

    besoj se ka qene nje balade e kopjuar dhe e pershtatur, shume qytete te vjeter a ura etj e kane nji variant te tille neper ballkan.
    Kjo eshte e vertet qe thote Labeati .

    Shume keshtjella e ura ne ballkan kan gati te njejten legjend me kalan e Rozafes .
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  12. #52
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551

    Rozafa - gruaja e murosur

    - ese -

    Rozafa ėshtė zanafilla e njė qyteti tė lashtė e legjendar. Gjithēka fillon me njė legjendė, gjithēka vazhdon si nė legjendė. Rozafa ishte aty, para se Krishti tė lindte, ajo ėshtė aty edhe sot.
    Pėr ata qė e njohin legjendėn e Rozafės, e kanė tė qartė se nė muret e saj prehet njė trup i gjallė nėne. Gruaja 'Rozafė' lutet qė t'ia lėnė njėrin gji jashtė, pėr tė ushqyer me qumėsht djalin e saj tė vogėl. Me trupin e saj, Rozafa i dha jetė njė fėmije, me sinqeritetin dhe vetė-flijimin e saj, ajo i dha jetė njė qyteti. Mbi tė u ngrit njė kala, tre vėllezėrit e legjendės gjetėn mirėkuptim mbi murosjen e kėsaj gruaje. Si gjithmonė, dikush flijohet qė diēka mė e madhe tė jetojė. Dhe Shkodra jetoi nė shekuj mbi flijimin legjendar.

    Vetė historia njerėzore, nė turbulencėn e saj nėn-ndėrgjegjėsore, ka provuar paarsyen e vet paradoksale: Diēka e shenjtė jepet, diēka e shenjtė fitohet! Jeta ėshtė e shenjtė. Dhe brezat qė vijnė, gėzojnė mbi atė qė u shua. Rozafa, kjo grua naive, mund tė kishte vdekur si tė gjitha tė tjerat - e harruar, por ajo vdiq, pa e ditur as vetė, pėr tė jetuar si legjendė. Ky paradoks i arsyes njerėzore na ēon tek njė fillim: Plaku orakull, u tregon vėllezėrve se duhet tė murosin njėrėn nga gratė, qė muri tė qėndrojė. A mos ndoshta ky mėsim filozofik i orakullit, kjo simbolikė unike e veprimit, don tė thotė, se kur ti humbet diēka tė shtrenjtė, fillon dhe e vlerėson atė, qė ti ndėrton mbi kėtė humbje?... Dhe kjo ndodh krejt natyrshėm nė kohėn e Rozafės, gruas qė u muros pėr tė dhėnė jetė. Ajo u muros se thoshte orakulli, u martirizua pėr hir tė zakonit, dhe kjo pėrbėn forcėn filozofike tė vetė legjendės: flijimin si domosdoshmėri tė padiskutueshme.

    Por a janė tė gatshėm vallė, tė gjithė njerėzit tė flijojnė? Jo, por nė tė vėrtetė, po! Secili nga ne humbet diēka, dikush mė shumė, dikush mė pak, pa dėshirėn tonė, pa vetėdijen tonė. Kjo ndodh po aq natyrshėm, sa ē'ndodhi me Rozafėn. Por humbjet tona janė tė vogla, individuale, ndėrkohė qė humbja e Rozafės u bė pėr hir tė interesave globalė: ndėrtimit tė njė muri mbrojtės pėr qytetin e Shkodrės.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2008
    Postime
    1
    The Legend of Rozafa Video
    http://uk.youtube.com/watch?v=QszEPKAX_YI

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-01-2009
    Postime
    19

    Misteri i sakrifices se Rozafes

    MISTERI I SAKRIFICĖS SĖ ROZAFĖS

    Kėnga Rozafės sjell njė tragjedi nga historia pellazgo- ilire nė vitin 335 tė shekullit tė IV para erės se re ku nė njė nga ngrehinat mė te lashta pellazgo ilire nė atė tė Skutarit hyjnor kryeqendrės sė e Ilirisė ka ndodhur nje flijim njerėzor, sakrifica e Rozafės..
    Parahistoria e Skutarit na daton 13 shekuj para krishtit . Hylli njihet si mbreti mė i hershėm qė sundoi mbi familjet dhe fiset e shpėrndara pellazge ,tė njohura si Mbretėria e Ilirisė . Ai vdiq nė vitin 1225 p.e.s.Zotėrimet e tij shtriheshin pėrgjat bregut lindor tė detit Adriatik ,nė veri deri ne Gjirin e Triestes kurse ne jug deri nė lumin Vjosa .Historiani Gibon shprehet se,mė vonė ,Iliria pėrmblodhi tė gjitha trevat nė jug tė Danubit,ndėrmjet detit Adriatik dhe Detit tė Zi (Kjo mbretėri ,me njė shtrirje kaq tė madhe ,pėrbėhej nga njė numėr fisesh tė ndryshme si : taulantėt ,nė krahinėn e Durrėsit,liburnėt ,pėrgjat bregdetit tė Shkodrės .Ulqinit(Dulcigno) dhe Tivarit,dalmatėt,mė nė veri ,duke pėrfshirė edhe Triesten ,si dhe dardanėt ,pėrreth Kosoves . Thuhet qė venecianėt mund tė kenė patur origjinė ilire ,ndonėse zakonisht nuk renditeshin si tė tillė.( Mommsen 2.94)
    ` Dhjetė shekuj mė pas mbret qe Bardhyli “ Ylli i bardhė ‘’(449-335 p.e.s ) i cili e zgjeroi mbretėrinė Ilire duke futur nė tė edhe disa territore tė Epirit dhe Maqedonisė . Dihet se Bardhyli sundoi nga viti393 deri 335 p.e.s vit deri nė moshėn 90 vjeēar kur vritet mbi kalė nė fushė betejė ,ndėrmjet liqenit tė Prespės dhe tė Ohrit, nga gjenerali i Filipit tė Maqedonise PARMENION.
    Pas vdekjes sė Filipit tė Maqedonisė ,tė bijtė e Bardhylit Kliti dhe Glauku ,u pėrpoqėn t’i rimerrnin prapė teritorret ,por nė betejėn e zhvilluar ne 335 p.e.s nė Pilur ,pranė grykės sė Devollit nė veriperėndim tė Korēės nė ndeshjen e dytė ,Aleksandri i Ri (I Madh) i biri i Filipit ,i mundi .
    Ngadhnjyesi i ri,Leka i Madh, me kėtė betejė duke mundur pinjollėt e Bardhylit do te njihej edhe si zot i Ilirisė . Por nė kėtė fitore Leka do tė zbulonte misterin e lavdisė se tij.Ai shpėrfilli shkėlqimin e triumfit tė parė si mbret i ri Maqedonisė dhe parapėlqeu rikurorėzimin e mbretėrve te rinj tė Ilirise Glakut dhe Klitit duke kėrkuar prej tyre besėn e aleatit tė mbretėrisė maqedonase.Rreptėsia dhe vlerėsimi i kundėrshtarėve tė mundur do tė pėrbėnte veēanėsi taktike tė Aleksandrit qė do ta shėndronin atė nė hyjni jo vetėm tė sivėllezėrve tė tij ilir por dhe kudo ku shkeli kėmba nė Egnatėn e tij. Glauku do tė qe njė nga flamurmbajtėsit besnikė deri nė vdekje tė shpurės prej 35000 burrash pelazg(iliro,trako maqedonas ,epirjot) tė atij bashkimi shpirtėror qė qe bazė e nuklit tė fuqisė Aleksandrit, dhe qė qenė tė gjithė baballarė djemsh qė shoqėruan Aleksandrin e Madh deri nė Sanskritinė e largėt
    Pse i duhej Iliria dhe pėr mė shumė besėlidhja pellazge Aleksandrit tė Madh?(Ka shumė gjasa qė kjo Besėlidhje pellazge e 335 p.krishtit te jetė lidhur nė Ljesh(Lezha e sotme)qytet-port i ndertuar prej Aleksandrit(njė nga 19 tė tilla tė ndėrtuara prej tij deri nė Indinė e largėt) dhe per nder te tij u pagezua me emrin Ljesh.Ėshtė fakt qė ne dialektin arberesh dhe ēam tė shqipes Aleksandri thirrej Ljesh. Nuk ėshtė rastesi ,pėr mendimin tim ,qe edhe beslidhja Iliro-Epirjote me 1444 ,e njohur si Liga e Kapedaneve Shqipėtarė,pas afro 18 shekujsh ,te zgjidhte Lezhen si qytetin Tempull te Beses,per tė pėruruar Leken e Ri,Skėnderbeun,si kryekomandant te Ligės sė tyre.)
    Qe Ai,Leka i Madh, qė u a kishte provuar shpatat dhe burrėrinė mbretit Bardhyl dhe djemve te tij ;njihte paepshmėrin ,urrejtjen ndaj padrejtėsisė besnikerinė ,nderimin dhe bujarinė e dajave te tij molloso epirjot;trimėrinė ,disiplinėn dhe artin luftarak te maqedonasve te tij; pamposhtmėrinė dhe qėndresėn nė luftė tė Dardanėve ,lynknestėve tė stėrgjyshit Herkul,apo trakasve zėmėdhenj . Ka tė ngjarė qė Leka i Madh tė ketė kuptuar dhe tė jetė kėshilluar nga mesonjėsit e tij qė tė fitonte pa mėdyshje kėto vlera tė shpirtit burrėror si dhe nderimin ,zemėrbardhesinė dhe vllamėrinė e sivellezerve te tij, si tipare kėto tė njė nukli hyjnor pėr tė realizuar ėndrrėn Sanskrite qė kishte filluar tė realizohej. Spikatin edhe sot e kesaj dite te shqiptaret kudo ku jane kėto tipare .Qe i pari pellazgu hyjnor Homeri qė i gdhendi 32 shekuj mė parė te kėnga e 23 -tė e Iladės te pritja ,nderimi ,dhe pėrkujdesja qė Akil Pelidi tregoi ndaj Priamit kur ky shkon pėr tė marr trupin e Hektor zėmadhit . A nuk do tė mjaftonte e tėrė kjo psikogramė pėr tė kuptuar cili qe shpirti qė i pėrjetėsoi madhėshtinė e Aleksandrit tė Madh.
    Historikisht nga 335pk deri mė 167 p k te gjithė mbretėrit ilir tė Shkodrės qė nga Glauku dhe Kliti e deri tek i tė fundit Genti dhe Teuta qenė aleatėt pa tjetersueshem tė Maqedonasve .
    Kėshtjella Akropol e Skutarit mė 335 p k u bė njė qytet shumė i populluar me njė status te mirėfillt qytetar dhe njė qėndėr administrative , ushtarake dhe njė nyje rrugore e tregtare shumė e rėndėsishme qė se ka humbur kurrė mė famėn e saj pėr mė shumė se 2400 vjet. Po nė kėtė kohė rimori famėn e tė qėnit njė qytet hyjnor se nė themelet e saj mbajti flijimin e njė nuseje, ama e njė djali trashigimtar.
    Riti i flijimit tė vashave tė virgjera nuk ka qėnė njė ndodhi pa dėgjuara edhe me parė te tė lashtėt e ballkanit. Por flijimi in njė gruaje lehone ,qė kamot e gjithė sot mencurisht ėshtė kuptuar si zana mbrojtese e jetes,ishte diēka e pa dėgjuar ,sa tragjike aq dhe misterioze dhe njė kanun jo shumė i thjeshtė pėr tu kuptuar.Ē farė ju fsheh sakrifica se Rozafės kohrave ?Ē’kėrkojnė tė na kumtojnė tė lashtėt me kėtė akt tė mistershėm ?
    Hehoja e dhimbjes ėshtė frymėmekėse pėr kėdo qė ndeshet ose sjell ndėrmend ngarjen .Nje dritherim gjurmėlėnėse pushton shpirtin e gjithėkujt qė e di opo njihet me ngjarjen .Njė gjė ėshtė e pa kundėrshtueshme,ngjarja e kėsaj balade gjeneron energji tė pėrjetshme jetėsore dhe nuk ēuditemi kur ajo motėrzohet nė gjithė ballkanin dhe i kalon kufije kohor 2400 vjeēar dhe vjen tek ne me nje fuqi magjike dhe na mrekullon me fuqinė ,besueshmėrinė dhe kumtin hyjnor tė saj.
    Viti 335 p k qe pragfillimi i njė Epoke tė re qytetėrues asaj qė nga tė gjithė njihet si epoka aleksandrine.Tė lashtėt e menēur e pėrcollėn atė me njė ceremoni tė pėrhynyjshme dhe njė ritual tė denjė vetėm pėr njė vezullim hyjnor si ai i Aleksandrit tė Madh . Ja vlen te besohet qė nuk ėshtė bėrė vetėm blatimi i demit pėr perėndinė Diell dhe por u bė edhe njė sakrificė njerėzore e Rozafatės Hyjnore pėr zanat fat- udhėmbėrojtėse , qė simbas besimit pellazg do tė sillte mbarėsi pėr Egnatėn ( Udhėn te gatėn ,tė gjatėn )Ende sot e hasim nė artin gojor popullor por edhe besohet nė vetvete nga mjaftė krahina shqiptare se orėt dhe zanat e malit jane shoqėrueset e njeriut nė rrugėtime e gjata tė jetės , prandaj ndaj tyre tė lashtėt tanė silleshin me respekt e u blatonin tė paktėn verė tė ėmbėl me kupa te florinjta nėpėr altare ,pse jo edhe sot ndėr sofra familjare qė shtrohen para se dikusht te udhetoj ose tė nis ngjarjet e jetės sė tij ,si dasma , te gjithe do tė urojnė pėr mbarėsi .
    Kuptohet kėtu ,qė te lashtėt i kanė kaluar kufijte e mitit, ata, pėr mendimin tonė , tentojnė ligjėrojnė kanunin e konstitucionit shpirtėror tė kėsaj besėlidhejeje yjnore ndaj Aleksandrit te Madh por me njė kusht qė tė mos prekej nuklin gjenetik dhe ardhmerine e kesaj race yjnore, si per nga prejadhja ashtu dhe pėr nga misioni.Dhe ishte gjetur filli ,ēdo kush nga 35000 te pėrzgjedhurit e kėsaj legjende duhej tė linte me patjetėr pas , djalin tragėshigimtar dhe nusen amė regjente te ketij nukli hyjnor.Plotefuqishmeria e figurės femrore qe e pa kushtėzuar nga ēdo ndodhi e mėpastajme e luftės dhe i kanunonte asaj pėrgjegjėsinė e patjetėrsueshme si zana mbrojtėse e jetės, sot e gjithditen pranohet si kroi i nuklit ripėrsėritės sė jetės .
    Ja vlen tė respektohet lashtėsia e kėtij kanuni,qė ndėr familjet shqipėtare respektohet si njė dėshirė pėr tė patur njė trashigjimtar djalė.
    Nga Skutari hyjnor i hapej udhe pėr sė treti epokės euro- sanskrite njė epoke qė do tė zgjaste edhe ajo plotė 10 shekuj (shek 4 pk deri shek 6 hera e re ) kohė kur pėrfundon epoka Aleksandrine(nė art,letersi ,arkitekturė dhe kulturė,etj ) .Kultura latine (eneida)dhe e tėrė kultura Europiane nė pėrgjithėsi ,folklorike apo e kultivuar, qenė produkt i kėtyre 10 shekujve . Tė kėsaj kohe datojnė te jenė krijuar edhe perlat e trashigimise popullore shqiptare eposi legjendar dhe baladat e nė veēanti balada e murimit te Rozofatės



    Stavri Trako
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Stavri Trako : 08-02-2009 mė 13:42

  15. #55
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Wink

    Citim Postuar mė parė nga huggos Lexo Postimin
    Eshte e vertete se e njejta legjende tregohet edhe ne Greqi per Uren e Artes (qyetet ne veri te greqise). Por me pak ndryshime...

    Gjendet ne forme poezie (por per shkak kohe s'kam mundesi ta perkthej. Nese dikush mundet,mund tjua dergoj).

    Ashtu si Legjenda e Rozafatit dhe e Kosoves, te treja jane bere rreth shekullit te dhjete pas krishtit. Koha e mesjetes per ballkanin tregon se atehere ishim me te bashkuar...

    Legjenda thote per nje ure, e cila ndertohej diten e prishej naten. Uren e ndertonte nje kryemjeshter me 45 mjeshtra dhe 60 punetore.


    45 mjeshtra dhe 60 punetore
    nje ure ndertonin..


    Nje dite nje zog vjen dhe ne vend te cicerimit, kendonte nje kenge njerezore duke thene, se flijim duhet bere per kete ure, jo nga jetime, as nga jabanxhi, por nga vete gruaja e kryemjeshtrit ne menyre qe ura te behej e qendrueshme.

    Kryemjeshtri dergon zogun ti thote gruas te vishet bukur e te vije sa me vone, por zogu shkon e i thote gruas te vishet bukur e te vije sa me shpejte.

    Kur gruaja shkon, pyet punetoret perse kryemjeshtri ishte aq i merzitur. Ata i thone se i ra unaza ne mes te ures (atje ku behet harku) dhe dikush duhej te zbriste ta merrte. Gruaja thote se do te zbriste ajo, dhe sapo vete poshte, punetoret filluan ndertimin mbi te. Kur e merr vesh c'po ndodhte, ajo jep nje mallkim, qe ura te dridhej dhe askush te mos kalonte me mbi te. Por zogu i kujton gruas se kishte nje vella te vogel, i cili mund te kalonte ndonje dite prej andej e te vritej. Keshtu gruaja e kthehu mallkimin ne bekim duke thene: le te mos shkaterrohet kjo urre kurre, dhe te kete qendrueshmeri per gjithe jeten..

    Ja vlen te permendim se legjenda tregon, se kjo grua ishte motra e vogel midis tre motrave qe kishin te njejtin fat. Motra e madhe u murros ne Eufrat, e dyta ne Danub dhe e treta ne Arte.

    Ndoshta edhe diku gjetke gjenden modele te ngjashme te kesaj legjende.. Ashtu sic bukur u tha prej jush, eshte menyra e sakrifices per dicka me te shtrenjte per gjithe te tjeret.

    Teme e bukur kjo, apo jo...
    ju pershendes,
    huggos
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  16. #56
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    te dua shumee
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  17. #57
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Varjanti nė Anglisht kėtu nė kėtė video, pėr ata qė mund tju hyjė nė punė...


    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    me kete GOJE-DHENE te Rozafatit jam rritur e me ka vene te mendoj e te ndihem keq per ato c'ka pershkruan, me qinra here......por duke u rritur kam menduar per te duke e perseritur me mendjen time, dhe si goje dhene qe eshte duke u thene nganje brez tek tjetri mendoj se asnjehere nuk i humbi vlerat e saj qe jane pothuaj te gjitha ne ato pak vargje qe pershkruajne nje moment jetesor, MOMENT QE NDOFTA ESHTE PERSERITUR E KA BERE CIKLIN E TIJ KUSHEDI SA HERE DHE BESOJ SE DHE AKTUALITETI I SOTEM KA NJE BINJAKEZIM ME KETE MOMENT......jane mesazhe qe injorojne vitet kalendarike dhe zhveshin lidhjet njerezore, qe flijimin e nxjerrin si domosdoshmeri ne vazhdim te jetes, se vellai i vogel gjithmone eshte ai qe jep fjalen dhe mban premtimin, ai qe flijon, ai qe duron.........A KA SOT NJE VELLA TE TILLE ..??????

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e xho1
    Anėtarėsuar
    01-04-2008
    Vendndodhja
    ulqin
    Postime
    88
    Mbasi behet fjal per nje kohe shum te lasht pra 300vj. p.e.s ather ka mundesi ne te gjitha kalat dhe urat jan ber kto flijime>kurbane>sepse ka qen zakon ne ate koh,ashtu sic sot ne temelet e shtepis prejme dashin,dhe filani e ka pre hajt ta presim edhe ne,e kshtu me radh filani ka ble LCD TV hajt ta blem edhe na,kojshit shkun ne kollashin te shkojm edhe ne,isht e vertet kjo edhe une kam ndegjuar te njajten legjend edhe per Rozafen por edhe per Uren,por si ta vertetojme dikush thot Gji kaster,dikush Roza fat,kujt ti besom gjithkush gergon prej vejdit,pershendes te gjithve.

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Pėr: Legjenda e Rozafės


Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Legjenda dhe Historia e Durresit…
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-05-2018, 14:43
  2. Krenar Zejno: Legjenda M, nje satire e dhimbshme
    Nga Varg nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 05:20
  3. Vangjel Koja, legjenda e Volejbollit Shqiptar..
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 15:37
  4. Legjenda e Rozafės
    Nga paperino nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 14:16
  5. Shakespeare - Legjenda e pavdekshme
    Nga EXODUS nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 24-08-2004, 10:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •