Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 60
  1. #41
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Antarsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,559
    Faleminderit
    0
    5 falenderime n 5 postime
    MUROSJA NE THEMEL

    Kanga e Ures

    - Puna mar', mre ostallare!
    - Puna jone mos u pafte!
    Godit dit' e shemu nate!
    - Pa ndegjoni llafen e plakut:
    ju ta lidhni besa-bese,
    kush te vij' neser per dreke,
    ju ta shtini t'gjall ne dhete...
    - Ngreu ti, moj nusja e pare,
    t'u cosh buken ostallarve.
    - Nji pun' tjeter ti ma thuj,
    kete pune mos ma thuj.
    - Ngreu ti, moj nusja e dyte,
    t'u cosh buken ostallarve.
    - Un' s'un ve, se me qan' cuni.
    - Qaft' e plast' aj klysh majmuni!
    Ngreu ti, moj nusja e trete,
    t'ja cosh ti a t'ja coj vete?
    - Peqej, nan', peqej, po shkoj,
    se a' turp, namuz per ne,
    tri nuse ne deret-e,
    asnejana mos degjoje.
    <<Buken, qyqja, c'e ngarkova,
    udhen e mare se c'e mora,
    mun ke ura e shkarkova.>>
    - Puna mar', o ostallare!
    - Mbare pac ti, moj kunate?
    - C'ke, or im zot, qi po qane?
    - Me ka hum' myhyri i gishtit.
    - Ti myhyrin n'ven e ve,
    mjera un', se qesh e re!
    N'qaf' me pac, o burri im,
    qi me le djalin jetim!
    Jetim qesh' e jetim lashe!
    Oj medet e oj medet,
    o moj dhe, mos me tret!
    O i shkreti, o mur qagjir,
    oj medet, se po m'kullojn' gjite!
    O i shkreti, o themel muri,
    oj medet, se po m'qan cuni!
    Oj medet, oj medet,
    o moj dhe, mos me tret!
    Mezarxhi, ju qi do m'shtini,
    nji penxhere ke kryt ma lini,
    t'i ap sis' ati jetimi!

    Elbasan 1947
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e joss
    Antarsuar
    15-09-2005
    Postime
    312
    Faleminderit
    1
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Gjithashtu kjo le te behet mesim, per te tere ju, qe i mendoni punet te zgjidhura nje here e mire dhe shume te thjeshta per diskutim, duke mos lene vend per zgjerim, thellim, e persosje te metejshme ne ndihme te subjektit.

    Sa me shume germojme rreth dikaje me aq me shume surpriza ballafaqohemi.
    Ka kohe qe e kam vene re tek shkodranet nje ndikim te forte kulturor serbo-malazez ne mentalitetin e tyre. Me kete s'dua te them qe s'i dua ata.


    Nese kthehemi prapa ne kohe te shkuara, marredheniet midis shkodraneve dhe malazezve kane qene jo te mira, per vete qellimet e shjovinisteve malazeze. Ne 1913 malazezet kane ardhur deri ne rrethinat e Shkodres, por nuk kane mundur ta pushtojne sepse i gjithe populli eshte ngritur, ka luftuar dhe derdhur gjak per ato troje. Oso Kuka, Dasho Shkreli, Isuf Sokoli, kane qene trimat e shkodres qe rane deshmor qe Shkodra ti perkiste Shqiperise.

    Kultura e nje populli eshte nje nocion shume i gjere, qe kerkon shkencetare te asaj fushe qe te analizojne me fakte shkencore "ndikimet" qe ajo mund te kete ne kulturen e nje populli/kombi tjeter. Ne me mire po flasim per disa zakone te jetes se perditshme, sepse i kuptojme me mire dhe jane me te dukshme.

    Shqiptaret, malazezet dhe serbet jane tre kombe te ndryshme. Politika e viteve te fundit ka bere qe serbet e malazezet te njehsohen ne nje komb, por faktikisht keta te fundit po perpiqen qe te fitojne pavaresine nga Serbia.


    Shkodra pervec ketyre fqinjeve ka patur marredhenie tregetare dhe politike me perendimin, qe nga koha e Republikes se Venedikut, me mbreterite italiane, me austriaket, hungarezet, qe pasqyrohen edhe ne ditet e sotme, ne marredheniet tregetare, konsullore, politike etj.

    Konkretisht, kur Shkodra ishte kryeqender e qyteterimit modern, Beogradi nuk ekzistonte fare ne harte. Ne pjesen e Beogradit te vjeter, sot gjendet nje rruge e emertuar "Skadarlija" qe do te thote "Rruga e Shkodres" (njelloj si rruga e dibres, apo rruga e durresit), qe tregon se kryeqendra e sllaveve te jugut e ka admiruar kulturen e Shkodres, sa e ka perdorur per toponim emrin e saj. NE SHKODER NUK KA NDONJE TOPONIM QE TE JETE MARRE NGA KULTURA DHE HISTORIA SERBE.

    Kur Shkodra ishte qytet me nje urbanizim te mirefillte, kryeqendra e malazezve gjendej ne malet e zeza (kush ka fluturuar me aeroplan mbi Malin e Zi bindet per emrin e kesaj republike), ne Cetinje e Zete, dhe aktivitet ekonomik kishin gjuetine e derrave te eger! Kur mbreterit e Cetinjes shetisnin me kuaj, ne Shkoder kishte hyre avullorja. Malazezte ishin argatet e shkodraneve. Edhe sot e kesaj dite ne Shkoder, ekziston shprehja: "Punon si shkja" (shkjet jane malazezte).

    Keshtu pra vetem me keto dy fakte (kot fare) mund te tregoj se ne Shkoder nuk ka patur dhe nuk ka ndonje ndikim te kultures sllave ne jeten e perditshme.

    Mentaliteti i shkodraneve nuk ka asgje te perbashket me serbo-malazezet. Degjimi i kengeve apo i muzikes se nje populli nuk do te thote ndikim kulturor. Kjo ka qene e kushtezuar nga diktatura, sepse nuk kishte cfare te deggjoje ne radio, dhe kuptohet do te sinkronizoheshe ne valet e radiove sllave. Ne ditet e sotmwe ne Shkoder nuk degjon njeri kenge sllave, bile te degjoje kush duke vene apo kercyer kenge te tilla, te thone "katundar".

    Shkodra gjithnje ka qene e orientuar nga kultura perendimorre. Ne fillim te viteve 1900, ne shtepite e shkodraneve kane qene 25 pianoforte, qe malazezte nuk i kane ne te gjithe shtetin.
    Ndryshuar pr her t fundit nga joss : 22-02-2006 m 05:43

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e drenicakuqe
    Antarsuar
    27-01-2006
    Postime
    81
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Ne mbrojtje te tezes se prejardhjes ilire te legjendes:

    1 Te iliret ishte i perhapur flijimi i njerezve apo sakrifica njerezore.

    2 Kete legjende e kane sllavet e jugut por nuk e kane ruset dhe polaket qe jane sllave origjinale, sikur te kishte prejardhje sllave do te kendohej edhe te ruset kjo legjende.

    3 Sllavet e jugut kane marre edhe tjera legjenda nga ne edhe kenget kreshnike P.sh. boshnjaket kendojne per Gjergj Elez Aline, Mujin, Halilin, dhe te gjitha keto kenge kendohen vetem te sllavet e jugut veqnerisht aty ku qyteterimi ilir u ruajt pak me shume.

    4 Legjenda ben fjale per nje kohe shume te lashte, ndersa sllavet e jugut posaqerisht nuk kane ditur te ndertojne ura apo keshtjella shume shekuj pas ardhjes se tyre.

    5 Legjenda eshte e perhapur edhe ne Toskeri qe eshte shume larg nga trojet e sllaveve.
    Ndryshuar pr her t fundit nga drenicakuqe : 22-02-2006 m 07:53

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Antarsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    6 falenderime n 6 postime
    MISTERI I SAKRIFIKIMIT TE ROZAFES

    Stavri Trako

    Kush jemi?

    Kenga Rozafes sjell nje tragjedi nga historia pellazgo? ilire ne vitin 335 te shekullit te IV para eres se re, kohe kur ne nje nga ngrehinat me te lashta pellazgo ilire ne ate te Skutarit hyjnor, kryeqendres se e Ilirise, ka ndodhur nje flijim njerezor, sakrifica e Rozafes..
    Parahistoria e Skutarit na daton 13 shekuj para Krishtit Pas vdekjes se

    Ngadhnjysi i ri, Leka i Madh, me kete beteje, duke mundur pinjollet e Bardhylit, do te njihej edhe si zot i Ilirise . Por ne kete fitore Leka do te zbulonte misterin e lavdise se tij. Ai e shperfilli shkelqimin e triumfit te pare si mbret i ri Maqedonise dhe parapelqeu rikurorezimin e mbreterve te rinj te Ilirise, Glakut dhe Klitit, duke kerkuar prej tyre besen si aleate te Mbreterise Maqedonase. Rreptesia dhe vleresimi i kundershtareve te mundur do te perbente vecanesi taktike te Aleksandrit, qe do ta shnderronin ate ne hyjni jo vetem te sivellezerve te tij ilire, por dhe kudo ku shkeli kemba ne Egnatien e tij. Glauku do te qe nje nga flamurmbajtesit besnike deri ne vdekje te shpures prej 35000 burrash pelazge (Iliro?Trako?Maqedonas?Epirote) te atij bashkimi shpirteror qe u be baza e nuklit te fuqise se Aleksandrit, dhe te cilet ishin te gjithe baballare djemsh qe e shoqeruan Aleksandrin e Madh deri ne Sanskritine e larget.
    Pse i duhej Iliria dhe per me shume beselidhja pellazge Aleksandrit te Madh? Qe Ai qe u a kishte provuar shpatat dhe burrerine mbretit Bardhyl dhe djemve te tij; njihte paepshmerin, urrejtjen ndaj padrejtesise besnikerine, nderimin dhe bujarine e dajave te tij molloso?epirote; trimerine, disiplinen dhe artin luftarak te maqedonasve te tij; pamposhtshmerine dhe qendresen ne lufte te Dardaneve, Lynknesteve te stergjyshit Herkul, apo Trakasve zemedhenj. Ka te ngjare qe Leka i Madh te kete kuptuar dhe te jete keshilluar nga mesonjesit e tij qe te fitonte pa medyshje keto vlera te shpirtit burreror, si dhe nderimin, zemerbardhesine dhe vllamerine e sivellezerve te tij, si tipare keto te nje nukli hyjnor per te realizuar endrren Sanskrite qe kishte filluar te realizohej. Keto tipare spikatin edhe sot e kesaj dite te shqiptaret kudo qe jane. Qe i pari pellazgu hyjnor Homeri qe i gdhendi 32 shekuj me pare te kenga e 23 ?te e Ilades te pritja, nderimi, dhe perkujdesja qe Akil Pelidi tregoi ndaj Priamit kur ky shkon per te marre trupin e te birit, Hektor zemadhit. A nuk do te mjaftonte e tere kjo psikograme per te kuptuar se cili ishte shpirti qe i perjetesoi madheshtine e Aleksandrit te Madh.

    Keshtjella Akropol e Skutarit u be me 335 p K nje qytet shume i populluar me nje status te mirefillte qytetar dhe nje qender administrative, ushtarake dhe nje nyje rrugore e tregtare shume te rendesishme qe se ka humbur kurre me famen e saj per me shume se 2400 vjet. Po ne kete kohe rimori famen e te qenit nje qytet hyjnor, sepse ne themelet e saj mbajti flijimin e nje nuseje, e ama e nje djali trashegimtar.
    Riti i flijimit te vashave te virgjera nuk ka qene nje ndodhi e padegjuar edhe me pare tek te lashtet e Ballkanit. Por flijimi i nje gruaje lehone, qe kahmot e gjithe sot mencurisht eshte kuptuar si zana mbrojtese e jetes, ishte dicka e padegjuar, sa tragjike po aq dhe misterioze dhe nje kanun jo shum?_thjeshte per t’u kuptuar po qe se nuk do te murosej ne muret e keshtjelles. Cfare iu fsheh sakrifica e Rozafes kohrave? C’kerkojne te na kumtojne te lashtet me kete akt te mistershem?
    Hehoja e dhimbjes eshte frymemekese per kedo qe ndeshet ose sjell ndermend ngarjen. Nje dritherime gjurmelenese pushton shpirtin e gjithekujt qe e di apo njihet me nje ndodhi te tille. Nje gje eshte e pakundershtueshme: ngjarja e kesaj balade gjeneron energji te perjetshme jetesore dhe nuk cuditemi kur ajo moterzohet ne gjithe Ballkanin si deshmi besnikerie mbarepellazge dhe i kalon kufijte kohore 2400?vjecar per te ardhur tek ne me nje fuqi magjike qe na mrekullon me fuqine, besueshmerine dhe kumtin e saj hyjnor.
    Viti 335 p K qe pragfillimi i nje epoke te re qyteteruese, asaj qe nga te gjithe njihet si epoka aleksandrine. Te lashtet e mencur e percollen ate me nje ceremoni te perhynyjshme dhe nje ritual te denje vetem per nje vezullim hyjnor si ai i Aleksandrit te Madh. Ja vlen te besohet qe nuk eshte bere vetem blatimi i demit per
    Kuptohet ketu, qe te lashtet i kane kaluar kufijte e mitit, ata, per mendimin tone, tentojne te ligjerojne kanunin e konstitucionit shpirteror te kesaj beselidhejeje hyjnore ndaj Aleksandrit te Madh, por me nje kusht: qe te mos prekej nukli gjenetik dhe ardhmeria e kesaj race yjnore, si per nga prejadhja, ashtu dhe per nga misioni. Dhe ishte gjetur filli, cdokush nga 35000 te perzgjedhurit e kesaj legjende, duhej te linte me patjeter pas, djalin trageshigimtar dhe nusen ame regjente te ketij nukli hyjnor. Plotfuqishmeria e figures femerore qe e pa kushtezuar nga cdo ndodhi e mepastajme e luftes dhe i kanunonte asaj pergjegjesine e patjetersueshme si zana mbrojtese e jetes, sot e gjithediten ajo pranohet si kroi i nuklit riperserites se jetes .
    Ja vlen te respektohet lashtesia e ketij kanuni, qe nder familjet shqiptare respektohet si nje deshire per te patur nje trashigjimtar djale.
    Nga Skutari hyjnor i hapej udhe per se treti epokes euro?sanskrite, nje epoke qe do te zgjaste edhe ajo plot 10 shekuj (shek 4 pK deri ne shek. 6 pK ) kohe kur perfundon epoka Aleksandrine (ne art, letersi, arkitekture, kulture, etj). Kultura latine (eneida) dhe e tere kultura euro? indiane ne pergjithesi, folklorike apo e kultivuar, qene produkt i ketyre 10 shekujve. Te kesaj kohe datojne te jene krijuar edhe perlat e trashegimise populore shqiptare: eposi legjendar, baladat e ne vecanti balada e murimit te Rozofates.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #45
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    26-04-2006
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    397
    Faleminderit
    0
    2 falenderime n 2 postime
    Shume shpesh ne folklorin tone apo edhe ate boterore behen sakrific per te fituar dicka,kjo me heret ka qen mit,e tash dua te reagoj dicka ne lidhje me rozafen,kjo kala diku ne folklor njihet se eshte bere ne shkoder diku ne gjirokaster diku njihet jo si kull por si ure,e gjithe kjo eshte gje ndodh per te spjeguar ujin qe pikon neper keto vende dhe per kete gje eshte shenderruar ne mit,mitet njerezit i kan krijuar nga frika e madhe prej natyres

  6. #46
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    12-05-2006
    Postime
    78
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Per mendimin tim miti i murosjes se gjalle te nje nene o gruaje prej gjithe shqiptareve njihet si miti i Rozafes. Prej andej eshte huazuar dhe ne pjese te tjera te ballkanit. Per shembull e njejte histori tregohet per ure e Vashes ne Mat. Ndertuar afer burumit te lumit Mat per te lidhur Dibren dhe Tiranen neper Mat. Kjo rruge eshte shume e vjeter pasi eshte pjese e rruges midis Stefigradit Kalase se Gurit te Bardhe dhe Kalase se Kruse. Por po te shikosh modelin e ndertimit te ures eshte i nje kohe te vone. Eshte e kohes pas pushtimit turk. Pasi eshte nje ure me harkore ose me nje hark. pra eshte nje ure mesjetare e vone.

    Po keshtu do te thoja nqs do kishte studime te tilla do te verenim se ne vendet e huazuara ndertimet jane me te vona se ajo e kalase se Rozafes.

    Sa per moralin e legjendes une mendoj se morali eshte:

    Nqs do te duhet te ndertosh nje shoqeri shtet gje qe personifikon "kalane" duhen disa nga tiparet me kryesore dhe te shenjta te shqiptarit. Pa keto egzistenca jone nuk do te mundesohej.

    1) Sakrifica. Jepet me murosjen e nje njeriu me te afert. Te gruas dhe nenes se djalit dhe te pasardhesit tend.

    2) Gruaja. Gruaja do te personifikohet si themeli i shoqerise. Futja e nje nene lehone ne themel, qe eshte baza e cdo nertese, dhe menyra e murosjes gjysme brenda e gjysme jashte per vazhdimesine e jetes tregon dhe nje here rendesine e gruas ne shoqerine tone. Dihet qe Iliret jane ndoshta nder rracat me te vjetra qe kane vlersuar femren si te barabarte me burrat.

    3) Burrnia. Ketu jepet dhe tipari burreror i rraces tone, besa . Majtja e beses prej vellait te vogel ben te mundur dhe qendresen e kesaj shoqerie,kalaje.

    Pa njerin nga keto tipare, sakrifice, vazhdimesi dhe bese e burrni nuk do kete mbijetese per cdo shoqeri shqiptare apo kala te forte.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e paperino
    Antarsuar
    04-08-2006
    Postime
    40
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Une mendoj se legjenda e rozafes eshte e mrekullueshme.Ajo grua ka bere nje sakrifice te madhe.Sakrifikoi jeten e saj,u muros e gjalle ne mur,nuk pa djalin e saj te vogel teksa rritej.Mendoj se keto sakrifica duhen vlersuar.Ajo dha jeten e saj per hir te ndertimit te nje muri mbrojtes per qytetin e shkodres.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e paperino
    Antarsuar
    04-08-2006
    Postime
    40
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime

    Mendoni se Rozafa ke ekzistuar vertete?

    une mendoj se legjenda e rozafes eshte e vertete.ajo sakrifikoi jeten e saj dhe gjithcka kishte dhe ishte per ndertimin e kalase.kush jemi ne per ta perbuzur kete sakrifice?sepse duke mos besuar ne te eshte si te perbuzesh sakrificen e kesaj nene.te kesaj nene qe nuk pa te rritej te birin e saj.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Antarsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,233
    Faleminderit
    0
    18 falenderime n 18 postime
    Legjende e bukur dhe frymezuese, por pa asnji baze historike, te pakten jo per kalane e shkodres.

    besoj se ka qene nje balade e kopjuar dhe e pershtatur, shume qytete te vjeter a ura etj e kane nji variant te tille neper ballkan.

    Emni Rozafat i ka mbete kalase se qytetit, i sjellun prej ushtareve legjionare ilire qe sherbenin ne ushtrine romake.
    Keta ushtare ne kohen e krishterimit ishin dergue me sherbim ne Siri, rreth kohes se martirizimit te shen Sergjit dhe Shen Rozafit. Keto 2 shejtore kristiane u popullarizuan shume ndermjet ushtareve.

    Keshtu qe kur u kthyen ne vendlindje u ndertuan 2 kisha kushtuar atyne; shen Rozafi ne kala dhe Shen Sergji disa km ma tutje ne breg te lumit Buna (Sot njifet si fshati Shirgj).

    Po nganjihere parapelqejme legjendat se tingellojne ma bukur.

  10. #50
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Antarsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,800
    Faleminderit
    0
    10 falenderime n 10 postime
    Besoj se eshte ngjarje e vertet.. por cik e eksagjeruar.. mbase.. ngaqe ka ardhur goje me goje..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Antarsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    6 falenderime n 6 postime
    Citim Postuar m par nga Labeati
    Legjende e bukur dhe frymezuese, por pa asnji baze historike, te pakten jo per kalane e shkodres.

    besoj se ka qene nje balade e kopjuar dhe e pershtatur, shume qytete te vjeter a ura etj e kane nji variant te tille neper ballkan.
    Kjo eshte e vertet qe thote Labeati .

    Shume keshtjella e ura ne ballkan kan gati te njejten legjend me kalan e Rozafes .
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  12. #52
    At'qivia Maska e Flori
    Antarsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiran, Albania
    Mosha
    29
    Postime
    2,560
    Faleminderit
    0
    3 falenderime n 3 postime

    Rozafa - gruaja e murosur

    - ese -

    Rozafa sht zanafilla e nj qyteti t lasht e legjendar. Gjithka fillon me nj legjend, gjithka vazhdon si n legjend. Rozafa ishte aty, para se Krishti t lindte, ajo sht aty edhe sot.
    Pr ata q e njohin legjendn e Rozafs, e kan t qart se n muret e saj prehet nj trup i gjall nne. Gruaja 'Rozaf' lutet q t'ia ln njrin gji jasht, pr t ushqyer me qumsht djalin e saj t vogl. Me trupin e saj, Rozafa i dha jet nj fmije, me sinqeritetin dhe vet-flijimin e saj, ajo i dha jet nj qyteti. Mbi t u ngrit nj kala, tre vllezrit e legjends gjetn mirkuptim mbi murosjen e ksaj gruaje. Si gjithmon, dikush flijohet q dika m e madhe t jetoj. Dhe Shkodra jetoi n shekuj mbi flijimin legjendar.

    Vet historia njerzore, n turbulencn e saj nn-ndrgjegjsore, ka provuar paarsyen e vet paradoksale: Dika e shenjt jepet, dika e shenjt fitohet! Jeta sht e shenjt. Dhe brezat q vijn, gzojn mbi at q u shua. Rozafa, kjo grua naive, mund t kishte vdekur si t gjitha t tjerat - e harruar, por ajo vdiq, pa e ditur as vet, pr t jetuar si legjend. Ky paradoks i arsyes njerzore na on tek nj fillim: Plaku orakull, u tregon vllezrve se duhet t murosin njrn nga grat, q muri t qndroj. A mos ndoshta ky msim filozofik i orakullit, kjo simbolik unike e veprimit, don t thot, se kur ti humbet dika t shtrenjt, fillon dhe e vlerson at, q ti ndrton mbi kt humbje?... Dhe kjo ndodh krejt natyrshm n kohn e Rozafs, gruas q u muros pr t dhn jet. Ajo u muros se thoshte orakulli, u martirizua pr hir t zakonit, dhe kjo prbn forcn filozofike t vet legjends: flijimin si domosdoshmri t padiskutueshme.

    Por a jan t gatshm vall, t gjith njerzit t flijojn? Jo, por n t vrtet, po! Secili nga ne humbet dika, dikush m shum, dikush m pak, pa dshirn ton, pa vetdijen ton. Kjo ndodh po aq natyrshm, sa 'ndodhi me Rozafn. Por humbjet tona jan t vogla, individuale, ndrkoh q humbja e Rozafs u b pr hir t interesave global: ndrtimit t nj muri mbrojts pr qytetin e Shkodrs.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  13. #53
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    01-05-2008
    Postime
    1
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    The Legend of Rozafa Video
    http://uk.youtube.com/watch?v=QszEPKAX_YI

  14. #54
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    29-01-2009
    Postime
    19
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime

    Misteri i sakrifices se Rozafes

    MISTERI I SAKRIFICS S ROZAFS

    Knga Rozafs sjell nj tragjedi nga historia pellazgo- ilire n vitin 335 t shekullit t IV para ers se re ku n nj nga ngrehinat m te lashta pellazgo ilire n at t Skutarit hyjnor kryeqendrs s e Iliris ka ndodhur nje flijim njerzor, sakrifica e Rozafs..
    Parahistoria e Skutarit na daton 13 shekuj para krishtit . Hylli njihet si mbreti m i hershm q sundoi mbi familjet dhe fiset e shprndara pellazge ,t njohura si Mbretria e Iliris . Ai vdiq n vitin 1225 p.e.s.Zotrimet e tij shtriheshin prgjat bregut lindor t detit Adriatik ,n veri deri ne Gjirin e Triestes kurse ne jug deri n lumin Vjosa .Historiani Gibon shprehet se,m von ,Iliria prmblodhi t gjitha trevat n jug t Danubit,ndrmjet detit Adriatik dhe Detit t Zi (Kjo mbretri ,me nj shtrirje kaq t madhe ,prbhej nga nj numr fisesh t ndryshme si : taulantt ,n krahinn e Durrsit,liburnt ,prgjat bregdetit t Shkodrs .Ulqinit(Dulcigno) dhe Tivarit,dalmatt,m n veri ,duke prfshir edhe Triesten ,si dhe dardant ,prreth Kosoves . Thuhet q veneciant mund t ken patur origjin ilire ,ndonse zakonisht nuk renditeshin si t till.( Mommsen 2.94)
    ` Dhjet shekuj m pas mbret qe Bardhyli “ Ylli i bardh ‘’(449-335 p.e.s ) i cili e zgjeroi mbretrin Ilire duke futur n t edhe disa territore t Epirit dhe Maqedonis . Dihet se Bardhyli sundoi nga viti393 deri 335 p.e.s vit deri n moshn 90 vjear kur vritet mbi kal n fush betej ,ndrmjet liqenit t Presps dhe t Ohrit, nga gjenerali i Filipit t Maqedonise PARMENION.
    Pas vdekjes s Filipit t Maqedonis ,t bijt e Bardhylit Kliti dhe Glauku ,u prpoqn t’i rimerrnin prap teritorret ,por n betejn e zhvilluar ne 335 p.e.s n Pilur ,pran gryks s Devollit n veriperndim t Kors n ndeshjen e dyt ,Aleksandri i Ri (I Madh) i biri i Filipit ,i mundi .
    Ngadhnjyesi i ri,Leka i Madh, me kt betej duke mundur pinjollt e Bardhylit do te njihej edhe si zot i Iliris . Por n kt fitore Leka do t zbulonte misterin e lavdis se tij.Ai shprfilli shklqimin e triumfit t par si mbret i ri Maqedonis dhe paraplqeu rikurorzimin e mbretrve te rinj t Ilirise Glakut dhe Klitit duke krkuar prej tyre besn e aleatit t mbretris maqedonase.Rreptsia dhe vlersimi i kundrshtarve t mundur do t prbnte veansi taktike t Aleksandrit q do ta shndronin at n hyjni jo vetm t sivllezrve t tij ilir por dhe kudo ku shkeli kmba n Egnatn e tij. Glauku do t qe nj nga flamurmbajtsit besnik deri n vdekje t shpurs prej 35000 burrash pelazg(iliro,trako maqedonas ,epirjot) t atij bashkimi shpirtror q qe baz e nuklit t fuqis Aleksandrit, dhe q qen t gjith baballar djemsh q shoqruan Aleksandrin e Madh deri n Sanskritin e largt
    Pse i duhej Iliria dhe pr m shum beslidhja pellazge Aleksandrit t Madh?(Ka shum gjasa q kjo Beslidhje pellazge e 335 p.krishtit te jet lidhur n Ljesh(Lezha e sotme)qytet-port i ndertuar prej Aleksandrit(nj nga 19 t tilla t ndrtuara prej tij deri n Indin e largt) dhe per nder te tij u pagezua me emrin Ljesh.sht fakt q ne dialektin arberesh dhe am t shqipes Aleksandri thirrej Ljesh. Nuk sht rastesi ,pr mendimin tim ,qe edhe beslidhja Iliro-Epirjote me 1444 ,e njohur si Liga e Kapedaneve Shqiptar,pas afro 18 shekujsh ,te zgjidhte Lezhen si qytetin Tempull te Beses,per t pruruar Leken e Ri,Sknderbeun,si kryekomandant te Ligs s tyre.)
    Qe Ai,Leka i Madh, q u a kishte provuar shpatat dhe burrrin mbretit Bardhyl dhe djemve te tij ;njihte paepshmrin ,urrejtjen ndaj padrejtsis besnikerin ,nderimin dhe bujarin e dajave te tij molloso epirjot;trimrin ,disiplinn dhe artin luftarak te maqedonasve te tij; pamposhtmrin dhe qndresn n luft t Dardanve ,lynknestve t strgjyshit Herkul,apo trakasve zmdhenj . Ka t ngjar q Leka i Madh t ket kuptuar dhe t jet kshilluar nga mesonjsit e tij q t fitonte pa mdyshje kto vlera t shpirtit burrror si dhe nderimin ,zemrbardhesin dhe vllamrin e sivellezerve te tij, si tipare kto t nj nukli hyjnor pr t realizuar ndrrn Sanskrite q kishte filluar t realizohej. Spikatin edhe sot e kesaj dite te shqiptaret kudo ku jane kto tipare .Qe i pari pellazgu hyjnor Homeri q i gdhendi 32 shekuj m par te knga e 23 -t e Ilads te pritja ,nderimi ,dhe prkujdesja q Akil Pelidi tregoi ndaj Priamit kur ky shkon pr t marr trupin e Hektor zmadhit . A nuk do t mjaftonte e tr kjo psikogram pr t kuptuar cili qe shpirti q i prjetsoi madhshtin e Aleksandrit t Madh.
    Historikisht nga 335pk deri m 167 p k te gjith mbretrit ilir t Shkodrs q nga Glauku dhe Kliti e deri tek i t fundit Genti dhe Teuta qen aleatt pa tjetersueshem t Maqedonasve .
    Kshtjella Akropol e Skutarit m 335 p k u b nj qytet shum i populluar me nj status te mirfillt qytetar dhe nj qndr administrative , ushtarake dhe nj nyje rrugore e tregtare shum e rndsishme q se ka humbur kurr m famn e saj pr m shum se 2400 vjet. Po n kt koh rimori famn e t qnit nj qytet hyjnor se n themelet e saj mbajti flijimin e nj nuseje, ama e nj djali trashigimtar.
    Riti i flijimit t vashave t virgjera nuk ka qn nj ndodhi pa dgjuara edhe me par te t lashtt e ballkanit. Por flijimi in nj gruaje lehone ,q kamot e gjith sot mencurisht sht kuptuar si zana mbrojtese e jetes,ishte dika e pa dgjuar ,sa tragjike aq dhe misterioze dhe nj kanun jo shum i thjesht pr tu kuptuar. far ju fsheh sakrifica se Rozafs kohrave ?’krkojn t na kumtojn t lashtt me kt akt t mistershm ?
    Hehoja e dhimbjes sht frymmekse pr kdo q ndeshet ose sjell ndrmend ngarjen .Nje dritherim gjurmlnse pushton shpirtin e gjithkujt q e di opo njihet me ngjarjen .Nj gj sht e pa kundrshtueshme,ngjarja e ksaj balade gjeneron energji t prjetshme jetsore dhe nuk uditemi kur ajo motrzohet n gjith ballkanin dhe i kalon kufije kohor 2400 vjear dhe vjen tek ne me nje fuqi magjike dhe na mrekullon me fuqin ,besueshmrin dhe kumtin hyjnor t saj.
    Viti 335 p k qe pragfillimi i nj Epoke t re qytetrues asaj q nga t gjith njihet si epoka aleksandrine.T lashtt e menur e prcolln at me nj ceremoni t prhynyjshme dhe nj ritual t denj vetm pr nj vezullim hyjnor si ai i Aleksandrit t Madh . Ja vlen te besohet q nuk sht br vetm blatimi i demit pr perndin Diell dhe por u b edhe nj sakrific njerzore e Rozafats Hyjnore pr zanat fat- udhmbrojtse , q simbas besimit pellazg do t sillte mbarsi pr Egnatn ( Udhn te gatn ,t gjatn )Ende sot e hasim n artin gojor popullor por edhe besohet n vetvete nga mjaft krahina shqiptare se ort dhe zanat e malit jane shoqrueset e njeriut n rrugtime e gjata t jets , prandaj ndaj tyre t lashtt tan silleshin me respekt e u blatonin t paktn ver t mbl me kupa te florinjta npr altare ,pse jo edhe sot ndr sofra familjare q shtrohen para se dikusht te udhetoj ose t nis ngjarjet e jets s tij ,si dasma , te gjithe do t urojn pr mbarsi .
    Kuptohet ktu ,q te lashtt i kan kaluar kufijte e mitit, ata, pr mendimin ton , tentojn ligjrojn kanunin e konstitucionit shpirtror t ksaj beslidhejeje yjnore ndaj Aleksandrit te Madh por me nj kusht q t mos prekej nuklin gjenetik dhe ardhmerine e kesaj race yjnore, si per nga prejadhja ashtu dhe pr nga misioni.Dhe ishte gjetur filli ,do kush nga 35000 te przgjedhurit e ksaj legjende duhej t linte me patjetr pas , djalin tragshigimtar dhe nusen am regjente te ketij nukli hyjnor.Plotefuqishmeria e figurs femrore qe e pa kushtzuar nga do ndodhi e mpastajme e lufts dhe i kanunonte asaj prgjegjsin e patjetrsueshme si zana mbrojtse e jets, sot e gjithditen pranohet si kroi i nuklit riprsrits s jets .
    Ja vlen t respektohet lashtsia e ktij kanuni,q ndr familjet shqiptare respektohet si nj dshir pr t patur nj trashigjimtar djal.
    Nga Skutari hyjnor i hapej udhe pr s treti epoks euro- sanskrite nj epoke q do t zgjaste edhe ajo plot 10 shekuj (shek 4 pk deri shek 6 hera e re ) koh kur prfundon epoka Aleksandrine(n art,letersi ,arkitektur dhe kultur,etj ) .Kultura latine (eneida)dhe e tr kultura Europiane n prgjithsi ,folklorike apo e kultivuar, qen produkt i ktyre 10 shekujve . T ksaj kohe datojn te jen krijuar edhe perlat e trashigimise popullore shqiptare eposi legjendar dhe baladat e n veanti balada e murimit te Rozofats



    Stavri Trako
    Ndryshuar pr her t fundit nga Stavri Trako : 08-02-2009 m 12:42

  15. #55
    Bl3i Maska e Bl3ri
    Antarsuar
    06-01-2006
    Mosha
    30
    Postime
    1,277
    Faleminderit
    0
    6 falenderime n 6 postime

    Wink

    Citim Postuar m par nga huggos Lexo Postimin
    Eshte e vertete se e njejta legjende tregohet edhe ne Greqi per Uren e Artes (qyetet ne veri te greqise). Por me pak ndryshime...

    Gjendet ne forme poezie (por per shkak kohe s'kam mundesi ta perkthej. Nese dikush mundet,mund tjua dergoj).

    Ashtu si Legjenda e Rozafatit dhe e Kosoves, te treja jane bere rreth shekullit te dhjete pas krishtit. Koha e mesjetes per ballkanin tregon se atehere ishim me te bashkuar...

    Legjenda thote per nje ure, e cila ndertohej diten e prishej naten. Uren e ndertonte nje kryemjeshter me 45 mjeshtra dhe 60 punetore.


    45 mjeshtra dhe 60 punetore
    nje ure ndertonin..


    Nje dite nje zog vjen dhe ne vend te cicerimit, kendonte nje kenge njerezore duke thene, se flijim duhet bere per kete ure, jo nga jetime, as nga jabanxhi, por nga vete gruaja e kryemjeshtrit ne menyre qe ura te behej e qendrueshme.

    Kryemjeshtri dergon zogun ti thote gruas te vishet bukur e te vije sa me vone, por zogu shkon e i thote gruas te vishet bukur e te vije sa me shpejte.

    Kur gruaja shkon, pyet punetoret perse kryemjeshtri ishte aq i merzitur. Ata i thone se i ra unaza ne mes te ures (atje ku behet harku) dhe dikush duhej te zbriste ta merrte. Gruaja thote se do te zbriste ajo, dhe sapo vete poshte, punetoret filluan ndertimin mbi te. Kur e merr vesh c'po ndodhte, ajo jep nje mallkim, qe ura te dridhej dhe askush te mos kalonte me mbi te. Por zogu i kujton gruas se kishte nje vella te vogel, i cili mund te kalonte ndonje dite prej andej e te vritej. Keshtu gruaja e kthehu mallkimin ne bekim duke thene: le te mos shkaterrohet kjo urre kurre, dhe te kete qendrueshmeri per gjithe jeten..

    Ja vlen te permendim se legjenda tregon, se kjo grua ishte motra e vogel midis tre motrave qe kishin te njejtin fat. Motra e madhe u murros ne Eufrat, e dyta ne Danub dhe e treta ne Arte.

    Ndoshta edhe diku gjetke gjenden modele te ngjashme te kesaj legjende.. Ashtu sic bukur u tha prej jush, eshte menyra e sakrifices per dicka me te shtrenjte per gjithe te tjeret.

    Teme e bukur kjo, apo jo...
    ju pershendes,
    huggos
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  16. #56
    Bl3i Maska e Bl3ri
    Antarsuar
    06-01-2006
    Mosha
    30
    Postime
    1,277
    Faleminderit
    0
    6 falenderime n 6 postime
    te dua shumee
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  17. #57
    ILIR N GEN Maska e flory80
    Antarsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buz Vjoss Kaltroshe
    Postime
    1,531
    Faleminderit
    0
    6 falenderime n 6 postime
    Varjanti n Anglisht ktu n kt video, pr ata q mund tju hyj n pun...


    EH I ZIU NJERI, GLLTIT DIKU NJE LUG ORB T PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PR GJITH JETN!

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Antarsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,031
    Faleminderit
    30
    20 falenderime n 13 postime
    me kete GOJE-DHENE te Rozafatit jam rritur e me ka vene te mendoj e te ndihem keq per ato c'ka pershkruan, me qinra here......por duke u rritur kam menduar per te duke e perseritur me mendjen time, dhe si goje dhene qe eshte duke u thene nganje brez tek tjetri mendoj se asnjehere nuk i humbi vlerat e saj qe jane pothuaj te gjitha ne ato pak vargje qe pershkruajne nje moment jetesor, MOMENT QE NDOFTA ESHTE PERSERITUR E KA BERE CIKLIN E TIJ KUSHEDI SA HERE DHE BESOJ SE DHE AKTUALITETI I SOTEM KA NJE BINJAKEZIM ME KETE MOMENT......jane mesazhe qe injorojne vitet kalendarike dhe zhveshin lidhjet njerezore, qe flijimin e nxjerrin si domosdoshmeri ne vazhdim te jetes, se vellai i vogel gjithmone eshte ai qe jep fjalen dhe mban premtimin, ai qe flijon, ai qe duron.........A KA SOT NJE VELLA TE TILLE ..??????

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e xho1
    Antarsuar
    01-04-2008
    Vendndodhja
    ulqin
    Postime
    88
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Mbasi behet fjal per nje kohe shum te lasht pra 300vj. p.e.s ather ka mundesi ne te gjitha kalat dhe urat jan ber kto flijime>kurbane>sepse ka qen zakon ne ate koh,ashtu sic sot ne temelet e shtepis prejme dashin,dhe filani e ka pre hajt ta presim edhe ne,e kshtu me radh filani ka ble LCD TV hajt ta blem edhe na,kojshit shkun ne kollashin te shkojm edhe ne,isht e vertet kjo edhe une kam ndegjuar te njajten legjend edhe per Rozafen por edhe per Uren,por si ta vertetojme dikush thot Gji kaster,dikush Roza fat,kujt ti besom gjithkush gergon prej vejdit,pershendes te gjithve.

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Antarsuar
    19-02-2015
    Postime
    594
    Faleminderit
    31
    50 falenderime n 49 postime

    Pr: Legjenda e Rozafs


Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema t Ngjashme

  1. Krenar Zejno: Legjenda M, nje satire e dhimbshme
    Nga Varg n forumin Shkrimtar shqiptar
    Prgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 05:20
  2. Vangjel Koja, legjenda e Volejbollit Shqiptar..
    Nga Brari n forumin Elita kombtare
    Prgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 14:37
  3. Legjenda e Rozafs
    Nga paperino n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 14:16
  4. Legjenda dhe Historia e Durresit
    Nga ALBA n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-07-2005, 18:43
  5. Shakespeare - Legjenda e pavdekshme
    Nga EXODUS n forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Prgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 24-08-2004, 10:43

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •