Cdo i krishtere ka nje thirrje dhe sherbese ne kishen e Krishtit, te cilen Jezusi ja ka dhene per te sherbyer ne kishen e Perendise. Askush nuk duhet ta shohe veten e tij ne kishe , si nje PJESE jofunksionale dhe josherbestare. Apsotulli Pal, per te na dhene nje pamje sa me te qarte dhe per te na treguar me konkretisht se si funksionon kisha e Perendise, mer si shembull analog TRUPIN e njeriut ( shiko 1Korinth:12.) A na tregon se, cdo PJESE ne trupin e njeriut ka nje funksion dhe kontribut te caktuar. Keto PJESE nepermjet veprimit dhe kontributit te tyre funksional , bejne te mundur qe TRUPI i njeriut te kete nje shendet te plote dhe nje ecuri normale. Pikerisht lidhur me kete krahasim , Pali na tregon se ne te njeten menyre funksionon dhe Kisha e Perendise , e cila eshte TRUPI i Krishtit. Ashtu si PJESET trupore nepermjet kontributit dhe funksionit qe ato kane dhe japin ne trupin e njeriut, po keshtu edhe ne Kishen e Perendise cdo PJESE e TRUPIT te Krishtit nepermjet kontributit te vet, sherben ne ndertimin dhe mbarvajtjen e kishes, ku cdo i krishtere eshte nje PJESE funksionale ne TRUPIN e Krishtit 1Korinth:12.27.
Apostulli Pal na tregon se, midis cdo PJESE ka nje lidhje persosmerie ( Kol:3:14), ku te themelosur ne dashurine e Krishtit dhe te udhehequr nga Fryma e Shenjte , cdo i krishtere kryen sherbesen e tij nepermejt Harizmes ( dhuntise se Frymes) dhe fuqise se Frymes se Shenjte, dhe kjo e gjitha per mbarvajtjen dhe ndertimin e krishes.
Ka plot te krishtere te cilet edhe pse vijne ne kishe , ende nuk njohin dhe nuk dine funksionin dhe kontributin e tyre ne kishen e Perendise. Eshte e rrezikshme per ata te krishtere, te cilet kane nje kohe te gjate nder kisha dhe ende nuk jane maturuar dhe themelosur ne besim. Anetar te kishes se Krishtit nuk te ben vetem frekuentimi i regullt i cdo te djele , nuk te ben kryerja e nje sere regullash tradicionale apo hedhja e nje shume lekesh ne arken e kishes. Anetar i kishes eshte vetem ai i cili eshte PJESE funksionale dhe kontribuese ne TRUPIN e Krishtit, eshte vetem ai i cili eshte bere nje me Krishtin ne vdekje dhe ringjallje me te, eshte vetem ai i cili ka VESHUR Krishtin duke qene ne nje karakter dhe vullnet me te. Vetem keshtu ky i krishtere eshte plotesisht ne gjendje qe te njohe funksionin dhe poziten qe ai ze ne kishen e Perendise, ai eshte plotesisht ne gjendje qe te jape kontributin e tij simbas funksionit ne te cilin Zoti e ka vendosur.
Shepsheher nder kisha shfaqen probleme te shumta te cilat ne disa raste jane teper te mprehta, dhe si rjedhim vijne ndarjet , zenkat dhe merite. Por si duhet te qendroje nje i krishtere ne keto raste? Pikerisht nese doni te shihni maturine tuaj si besimtare te krishtere, shikoni se sa te pergjegjshem jeni ju ne lidhje me keto fenomene qe ndodhin ne kishe. Shpeshhere ndodh qe ne kishe ndjejme se nuk ka ngrohtesi , si dhe nuk ka prej besimtareve veprim konkret te dashurise se Perendise, bile, arrihet edhe deri atje sa te shohim forma te diktatit dhe prepotences prej drejtuesve te ndryshem. Por si duhet te veproje nje i krishtere kur para tij shfaqen te tilla probleme? Nga e mer ai te drejten per te vepruar? Me ka rene rasti qe te ndodhem shume here perballe situatash dhe problesh te tilla , dhe kam pare se disa te krishtere nuk veprojne me pergjegjesi dhe maturim te besimit . Ata perpiqen te anashkolojne problemin dhe te mbyllin nje sy ,duke menduar se: kjo gje nuk ka te beje direkt me personin tim. Gjeja e pare ku i krishteri arrin te kuptoje se ka filluar te maturohet ne besim, eshte momenti kur ai fillon te ndjeje pergjegjesi ne kishen e Perendise. Pra ai nuk eshte me nje femije ne Krishtin Jezus, por ka filluar rritjen e tij drejt pjekurise ne Krisht. Apsotulli Pal thote se, kur isha femije mendoja dhe veproja si femije , por kur u rrita i hodha tej gjerat feminore. Nese ju shihni nje problem ne kishe, i cili bije ndesh me fjalen e Perendise, dhe ne te njejten kohe heshtni, kjo tregon para se gjithash se ju ende nuk kini pergjegjesi ne kishen e Krishtit. Shikoni trupin e njeriut se si organet dhe pjeset trupore i sherbejne njeretjetres. Zemra nuk mund te jete e papergjegjeshme dhe te thote: " mjaft punova dua te shlodhem pak. Po keshtu edhe stomaku apo organet e tjera nuk mund te mendojen ne te njeten menyre. Me kete dua te them se, cdo i krishtere ka nje pergjejgesi ne kishen e Krishtit, ai duhet te ngrere zerin e tij sa here qe sheh se ne kishe shkelet ungjilli dhe dashuria e Perendise, pavaresisht se kush eshte i qe e ben kete shkelje. Le te marim nje shembull konkret ne letren drejtuar Gallatasve.
Vazhdon.
deshmuesi.
Krijoni Kontakt