Akademia Amerikane e Pediatėrve
"Hutimi pėr orientimin seksual nuk ėshtė i pa zakontė gjatė adoleshencės. Kėshillimi mund tė jetė i ndihmės pėr tė rinjtė qė janė tė pasigurtė se si ta shprehin seksualitetin e tyre dhe si do tė mund tė pėrfitonin nga njė tentim i qartėsimit pėrmes njė kėshillimi ose nisme psikoterapeutike. Terapia e drejtuar nė mėnyrė specifike nė ndėrrimin e orientimit seksual ėshtė e papreferueshme meqė mund tė provokojė faj dhe shqetėsim duke pasur fare pak ose aspak potencial pėr arritjen e ndryshimeve nė orientim".
"Pediatrit duhet tė jenė tė vetėdijshėm qė disa tė rinjė qė janė nėn kujdesin e tyre mund tė jenė homoseksualė ose tė kenė brenga rreth orientimit seksual. Ofruesit e kujdesit duhet tė sigurojnė informata faktike, aktuale, jo gjykuese nė mėnyrė tė besueshme".
"Problemet psikosociale tė gejėve dhe tė lezbikeve tė moshės adoleshente janė nė rend tė parė rezultat i stigmės (turpit) shoqėrore, armiqėsisė, urrejtjes dhe izolimit. Serioziteti i kėtyre fakteve vėrtetohet nga tė dhėnat aktuale qė dokumentojnė se rinia homoseksuale pėrbėn deri nė 30% nga tė gjitha vetėvrasjet e adoleshentėve nė pėrgjithėsi. Rreth 30% e njė grupi tė anketuar tė gejėve dhe biseksualėve janė pėrpjekur tė bėjnė vetėvrasje sė paku njė herė. Adoleshentėt qė ballafaqohen me ēėshtjet e preferimit seksual duhet tė sigurohen se ata gradualisht do ta formojnė identitetin e tyre personal dhe qė nuk ka nevojė pėr pėrcaktim tė parakohshėm tė identitetit seksual tė ndokujt".
Krijoni Kontakt