Gjuhėsia e sotme ende nuk ka vėrtetuar sa gjuhė ka nė botė. Nė literaturėn linguistike qarkullojnė shifra tė ndryshme pėr numrin e gjuhėve, ato sillen prej 2000 deri 5000 gjuhė e dialekte.




Dr. Qemal MURATI



Gjuhė amtare apo atėrore?



Hulumtimet qė janė bėrė me folės tė gjuhėve tė ndryshme nga studiues tė gjuhės dėshmojnė qartė se nuk ka gjuhė amtare, por ka vetėm gjuhė tė parė, ngase pėrcaktori “amtare” mund tė jetė dhe “atėrore” pa prishur natyrisht asgjė nė kuptim.



Megjithatė, pėr ta shenjuar atė gjuhėn e parė, shumica e kulturave evropiane pėrdorin tė njėjtin formulim: mothertongue nė anglisht, lengua materna nė spanjollisht, idioma materno nė italisht, Mutter-sprache nė gjermanisht etj., me keqpėrdorimin e madh qė i bėhet gjuhės nė kuptimin e asaj qė gjuha nėnė identifikohet (pėrnjėsohet) me gjuhėn tė cilėn e trashėgon fėmija. Ajo ide e trashėgimisė, filiacionit, bėhet edhe mė e qartė nė rusisht: rodnoi jazik “gjuhė e lindjes”; kjo reflekton idenė e “lindjes” (rodit, roditi). Ka dhe njė varg metaforash, sidomos nė gjuhėt afrikane, me tė cilat ajo gjuha e parė pėrdėftohet si gjuhė e tėmblit, sisės, gjuhė tė cilėn njeriu e ka thithur. Nė disa gjuhė do tė shohim idenė qė kjo gjuhė e parė lidhet me tokėn. Shembull tė kėtillė kemi nė kinezisht, nė tė cilėn shprehja ben guo ju jen “gjuhė amtare”, fjalė pėr fjalė do tė thotė “gjuhė e tokės nė tė cilėn ka lindur njeriu”.



Disa tė dhėna pėr gjuhėt e botės



Gjuhėsia e sotme ende nuk ka vėrtetuar sa gjuhė ka nė botė. Nė literaturėn linguistike qarkullojnė shifra tė ndryshme pėr numrin e gjuhėve, ato sillen prej 2000 deri 5000 gjuhė e dialekte.



Gjuhėtari slloven Stane Juzhiniq supozon se duhet tė ketė diku rreth 3000-4000 gjuhė tė ndryshme. Reformatski nė mėnyrė tė caktuar thotė se nė botė ka mbi 2500 gjuhė, Bugarski thekson se ky numėr nuk ėshtė mė i vogėl se 3000 deri nė 4000, kurse Bruku shprehet se gjuhėtarėt kanė regjistruar rreth 5000 gjuhė. Pierre Alexandre (Langue et langage en Afrique noir, Paris, 1967) konstaton se vetėm nė Afrikė fliten 200 deri 1200 gjuhė.



Sipas V. Koduhovit, prej kėtij numri aq tė madh tė gjuhėve vetėm 300 sish kanė alfabet dhe pėrdoren si mjet i komunikimit masiv.



Gjuhėt mė tė pėrhapura, sipas Koduhovit, janė:



- kinezishtja (22.2%)



- anglishtja (9.4%)



- rusishtja (8.1%)



- spanjollishtja (5.8%)



- hindustanishtja - hindu dhe urdu (5.8%)



- japonishtja (3.2%)



- gjermanishtja (2.9%)



- arabishtja (2.9%).



Sa gjuhė fliten nė Evropė, nė Indi dhe nė Kinė?



Evropa me 60 gjuhė, qė i flasin 620 milionė njerėz, nė njė sipėrfaqe prej 10 milionė e 200 mijė km2, nuk mund tė krahasohet me Indinė, e cila nė njė sipėrfaqe prej 3 milionė e 300 mijė km2 dhe me njė popullsi prej 684 milionė, ka rreth 200 gjuhė, nga tė cilat afro 40 gjuhė i flasin vetėm disa qindra njerėz; apo me Kinėn, ku nė 9 milionė 3 736 km2 jetojnė rreth 1 miliardė njerėz, nga tė cilėt 726 milionė kanė gjuhė amtare kinezishten; pjesa tjetėr ndahet ndėrmjet 50 gjuhėve nacionale, prej tė cilave 4 gjuhė fliten nga 4 milionė veta.



Kėto dallime tė mėdha proporcionale bėhen edhe mė tė qarta kur pranojmė qė 78.8 pėr qind e evropianėve flasin njėrėn nga tetė gjuhėt e kontinentit me karakteristikėn e numrit tė mbi 30 milionė folėsve, e ato janė: rusishtja, gjermanishtja, anglishtja, frėngjishtja, italishtja, ukrainishtja, polonishtja, spanjollishtja.



(K. Azhezh, Le souffle de la langue, 1992).



Emra dysorė tė popujve dhe tė gjuhėve tė tyre



Shumė popuj dhe gjuhė tė tyre shpeshherė ndryshe e quajnė veten dhe ndryshe quhen nga tė tjerėt. Pėr kėtė do tė sjellin disa shembuj pėrkatės.



Baskėt, gjuha baskishte (nė gjuhėn e tyre quhen Euskaldunak, spanj. Vascos, fr. Basques), popullsia mė e vjetėr e Gadishullit Pirinej. Gjuha baske (euskara, eskuara) paraqet izolat, e cila nuk ka asnjė afri me grupet dhe familjet e sotme gjuhėsore. Ajo ėshtė gjuhė paraindoevropiane, qė ruan sistemin e numėrimit me njėzet-she, e cila herė-herė krahasohet me etruskishten, kaukazishten, me gjuhėt hamitosemite dhe me bashkėsi tė tjera gjuhėsore arkaike tė Evropės, Azisė dhe Afrikės.



Ėshtė me interes tė theksojmė se dielli, sipas besimit bask, ėshtė i gjinisė femėrore. Quhet “Zonja nėnė”, si dhe “Syri i Zotit”.



Tė shėnojmė kėtu se edhe nė shqipen Veriore Diellin e ndeshim tė pėrdoret nė emra vetjakė Diella, me femėrore tė lashtė.



Eskimėt, gjuha eskimishte (veten e quajnė Inuit= Njerėz, indisht esquimantjik = ai qė han mish tė papjekur, tė gjallė), bashkėsi etnike, qė banon nė viset e Arktikut, nė Grenlandė, Labrador, Viktori, Alaskė etj. Janė mbi 50 mijė njerėz, nė Alaskė jetojnė 25 mijė eskimezė, nė Kanada 20 mijė, nė Sibir 1000.



Megjithėse janė shumė tė shpėrndarė nė areale tė gjera gjeografike, gjuha eskimeze ėshtė e kuptueshme pėr tė gjithė eskimėt.



Grekėt, gjuha greqishte (veten e quajnė helenė, vendin Heladė). Emrin grek ua kanė dhėnė romakėt, prej emrit tė njė fisi qė ishte kolonizuar nė Italinė e Jugut.



Kinezėt, gjuha kinezishte (veten e quajnė Xhunkuo zhen ose Han zhen; popull aziatik, popullsi themelore e Kinės. Emri kinez ka ardhur pėrmes arabishtes dhe shqiptimi evropian, dhe lidhet me dinastinė Ēin. Kinezishtja pėrbėhet nga njė shumėsi dialektesh, tė clat janė aq tė largėta sa mund tė merren dhe si gjuhė mė vete, qė i bashkon nė tėrėsinė e tyre vetėm shkrimi hieroglif.



Koreanėt, gjuha koreanishte (veten e quajnė Ēoson-Saram), popull dhe gjuhė aziatike, me 50 milionė banorė.



Shqiptarėt, gjuha e tyre shqipe (tė huajtė i quajnė Albanenses, Albanese, Albanais, Arbanas - Albanac, Arvanit, Arnaut, Ēibanho - te romėt; emri i tyre i vjetėr ėshtė Ilirė, i mesjetės Arbėr - Arbėresh). Emri shqiptar ėshtė i ri, i shek. 17-18.



Simbolika e emrave dysorė tė toponimeve



Vendet shpesh i ndėrrojnė sunduesit. I ndėrrojnė dhe emrat. Emrat dysorė janė fenomen i pėrgjithshėm i gjeografisė sė njeriut - shprehet Klod Azhezh nė veprėn e tij Le souffle de la langue, 1992 (Shpirti i gjuhės).



Evropa, historia e gjatė e sė cilės ėshtė aq e ngarkuar me tronditje, na sjell mbase mė shumė shembuj pėr kėtė se Afrika ose Amerika.



Raguza veneciane mė parė ishte nėn sundimin e Bizantit, por nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore ajo u bė Dubrovniku kroat.



Fiuma, qyteti bregdetar venecian, prej vitit 1947 kalon nė pronėsi kroate dhe bėhet Rijeka, pa e ndėrruar as kuptimin (nė tė dy gjuhėt fjala do tė thotė “lumė”).



Bratisllava sllovake, e cila pėr shumė kohė qe hungareze me emrin Poszoni, ėshtė Presburg pėr gjermanofonėt.



Vjena, guri i ēmuar i Austrisė, quhet Beē nė magjarisht (hungarisht e serbisht), kurse Dunaj (“dunavska”) nė sllovenisht.



Transilvania, nė veriperėndim tė Rumanisė, ėshtė arketip i atyre vendeve tė Evropės qendrore, pėr tė cilėn me shekuj hahen shumė popuj, duke pretenduar tė drejtėn pėr pronėsi, dhe kanė krijuar prandaj shumė emra pėr tė; Ardeal te rumunėt, Erdel pėr hungarezėt, Zibenburgen te gjermanėt.



Memel, qytet nė Baltik, ndahet nga Gjermania nė vitin 1919 dhe pas zotėrimit lituanez merr emrin Klajped.



Turku, qytet finlandez, gjithashtu mban edhe emrin suedez Abo (K. Azhezh).



Kosova shqiptare, provincė e dikurshe dardane-ilire, njė kohė e pushtuar nga serbėt e Karpateve, vazhdoi tė quhet nga barbarėt Kosovė e Metohi, me pretekst pėr tė pretenduar edhe tokėn, gjoja me prona kishtare tė tyre.



Ballkani, nga fjala turke ballkan “malėsi”, gjatė pushtimit turk ka zėvendėsuar emrin e mėparshėm tė vargmaleve Stara Planina nė Bullgarinė veriore. Nė lasht ky varg malesh quhej Haemus, e mė pas Gadishulli ilirik.



Emrat dysorė ose tė pėrbėrė tregojnė edhe fatin e vendeve pėrmes onomastikės.