Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 71 prej 71
  1. #61
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anëtarësuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Nuk e kuptoj kete prirjen e shemtuar deri diku qe kemi ne shqiptaret: ne mburremi me bemat e te pareve tane, e atyre qe sa jane gjalle mezi i presim neper shtepite tona e pas vdekjes, pasi i ka nderuar nje bote e tere, atehere ne turremi per te perfituar nga respekti qe kjo bote ka per ta. Kujtoj rastin e Skenderbeut psh, qe e kemi krenari kombetare.Persa kohe ai luftoi kunder turqve shume pak nga te ashtuquajturit princa shqiptare i vajten ne ndihme,per te mos thene asnje. Mbare bota e quajti mbrojtes te krishterimit. Ne e kujtojme ende sot!!!
    Ja dhe Nene Tereza tani. Sinqerisht mua me vjen keq, me vjen shume keq per te . Te kerkosh te vish ketu, per te pare nje varr apo dhe per te gjetur ato lidhjet mistike qe cdo njeri i ka me atdheun e te pareve, kjo eshte gjeja me normale ne bote, pas jetes. Por, te te mohohet kjo e drejte kjo eshte jo te mohosh me pas ate kombesi por te mos e kthesh me kurre koken pas.
    Te kota dhe absurde ishin gjithe ato ceremoni koti qe u organizuan sa andej ketej, si kofini pas te vjelave. Ku e kishim kete dashuri me pare ne per Nenen e shenjte? Me kete nuk dua te them se jam kunder nje figure kaq madheshtore dhe te mire, por dua te them se me vjen turp nga vetja dhe te gjitheve ne duhet te na vije turp per ate qe nuk e beme per te. Pse jo, dhe nje falje publike nga ana e atyre qe nuk i mundesuan asaj ardhjen ne Shqiperi.
    Nuk di cte them, por duhet te heqim dore nga emotiviteti i tepert dhe te fillojme te permiresojme genet. Une e dua shume Shqiperine, me kuptoni, por do e doja ende me shume ne rast se gjithe ajo dashuri qe ne kemi per kete vend te shprehej ne nje menyre me njerezore.
    Tingujt e heshtjes së mendimeve te pathëna
    perplasen në detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmët keqaz mbulojnë
    U mpiksën tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  2. #62
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Pasuesja e Nene Terezes,moter Nirmala pritet nga Presidenti Moisiu.

    Sonte në darkë Presidenti Moisiu priti në një takim të ngrohtë e miqësor “Motrat e Bamirësisë”, Motër Nirmala, Eprore e Përgjithshme nga Kalkuta, e emëruar nga Nënë Tereza dhe shoqërueset e saj.
    Presidenti shprehu kënaqësinë që i takon në tokën e Nënë Terezës vazhdueset e veprës së saj fisnike. “Shqiptarja e madhe, e cila vetëm pak ditë më parë u Lumturua nga Papa Gjon Pali II në Vatikan është krenaria jonë kombëtare, tha Presidenti duke theksuar se brezi i ri në vendin tonë duhet të edukohet me ndjenjat e humanizmit dhe përkushtimit.
    Z.Moisiu theksoi se qeveria shqiptare ka krijuar një komision të veçantë për të nderuar Nënë Terezën. Ky vit është shpallur viti i Nënë Terezës, aktivitetet kushtuar asaj vazhdojnë dhe po punohet për shatoren e saj. “Urdhëri i Nënë Terezës” është një nga dekoratat më të rëndësishme të vlerësimit që bën Presidenti i Republikës. Presidenti Moisiu ftoi Motër Nirmala në konferencën Ndërkombëtare për Harmoninë Fetare që do të mbahet në Tiranë në muajin Nëntor të këtij viti.
    Nga ana e saj Eprore Gjenerale e Kalkutës, Nirmala u shpreh se ndjehet e lumtur që ndodhet në tokën e Nënë Terezës, simbolit të shqiptarëve dhe falenderoi Presidentin për pritjen që i rezervoi. Së bashku me Motër Nirmala ndodheshin dhe ndihmësja e saj Motër Liza, Motër Gertrud një nga motrat e para të Kongregacionit, Motër Nada Eprore rajonale, Motër Ançilla Ish Eprore rajonale, kosovare, si dhe Znj. Zhan Petri, [prodhuese e filmit mbi Nënë Terezën që u çfaq në Romë me rastin e Lumturimit të Saj

  3. #63
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Mosmarrëveshje ballkanike për Nënë Terezën!!

    Ndërsa të dielën bëhet lumturimi i Nënë Terezës së Kalkutës, nuk duket se po u vjen fundi debateve që shpërthyen në verë lidhur me atë se cili vend ballkanik mund ta quajë si të vetën fituesen e çmimit Nobel të Paqes.


    Papa filloi procesin më të shpejtë të shenjtërimit në historinë katolike
    Debatit shpërtheu pas një vendimi të autoriteteve të Maqedonisë për t'i dhuruar qytetit të Romës një statujë të Nënë Terezës e cila ka një mbishkrim që nënvizon lidhjet e saj me Maqedoninë.

    Kjo ka indinjuar shumë shqiptarë, të cilët besojnë se ky formulim është një mohim i rëndësisë së origjinës etnike të Nënë Terezës.

    Nga ana e tyre, maqedonasit janë të irrituar nga festimet e shumta brenda Shqipërisë për të shënuar lumturimin e saj, meqë Nënë Tereza nuk ka jetuar atje ndonjëherë.



    Duajeni njëri-tjetrin, ashtu si Jezui e do secilin.

    Nënë Tereza
    "Duajeni njëri-tjetrin, ashtu si Jezui e do secilin, dhe dashuria duhet vënë në veprim - punë për dashuri dhe punë për paqe," predikonte Nënë Tereza gjatë një vizite në Belfast dhjetë vjet më parë duke u përpjekur të pajtonte katolikët dhe protestantët e Irlandës së Veriut.

    "Vetëm nëse do të mund t'i bashkonim ato për të ndarë gëzimin e të jetuarit, atëhere do të vinte paqja."

    Ishte një mesazh që ajo e përsëriti kudo në botë - por që duket se ka rënë në veshë të shurdhët në rajonin ku ajo lindi.

    Atje, shumë maqedonas - që tradicionalisht janë të krishterë ortodoksë - dhe shqiptarët - që kanë kryesisht një prejardhje myslimane - e quajnë të tyren trashëgiminë e murgeshës katolike.

    Debat për origjinën

    Nënë Tereza u lind në një familje shqiptare me emrin Anjez Gonxhe Bojaxhiu në vitin 1910 në Shkup - tani kryeqyteti i Maqedonisë. Atëhere rajoni ishte pjesë e Perandorisë Otomane.



    Me gjak jam shqiptare, me shtetësi indiane dhe me zemër i përkas Jezu Krishtit.

    Nënë Tereza
    As Maqedonia as Shqipëria nuk ekzistonin si shtete të pavarur, dhe përkatësia shtetërore nuk ishte e qartë.

    Megjithatë nuk ka kundërshtime për identitetin e Nënë Terezës - të paktën deri kohët e fundit kur është sugjeruar se i ati i saj mund të ketë rrjedhur nga një familje mikste me origjinë të pjesshme vllahe.

    Nga ana e saj, Nënë Tereza e përshkruante veten si shqiptare nga Shkupi.

    Por ajo u largua nga qyteti i lindjes - që në atë kohë i përkiste një shtetit që më vonë u bë Jugosllavia - në moshën 18-vjeçare për të shkuar nëpërmjet Irlandës në Kalkuta ku ngriti urdhrin bamirës "Motrat e Mëshirës" për t'u kujdesur për të sëmurët.

    Si rrjedhim, ajo e ka vizituar si Maqeoninë ashtu edhe Shqipërinë, ku u vendos më vonë familja e saj, vetëm pak herë, dhe pas shumë vitesh larg mjedisit të fëmijërisë shqipja e saj nuk ishte e rrjedhshme.

    Ndalimi gjatë komunizmit


    Nënë Tereza nuk u lejua të vinte në Shqipëri deri pas vdekjes së Enver Hoxhës
    Gjatë periudhës së komunizmit Nënë Tereza u injorua si nga Maqedonia, atëhere brenda ish-Jugoslavisë, ashtu edhe nga Shqipëria, diktatori komunist i së cilës, Enver Hoxha, ngriti të vetë-quajturin shtet të parë ateist në botë ku u ndaluan fetë.

    Vetëm katër vjet pas vdekjes së Hoxhës, Nënë Tereza u lejua të shkonte në Shqipëri për të vizituar varrin e të ëmës së saj.

    Që nga rënia e komunizmit, ka pasur një konkurencë midis maqedonasve dhe shqiptarëve për ta pasur të vetën fituesen e Çmimit Nobel të Paqes.

    Maqedonasit theksojnë vendndodhjen gjeografike të origjinës së saj, ndërsa shqiptarët nënvizojnë origjinën e saj etnike.

    Rivaliteti i tyre - i nxitur nga krenaria kombëtare dhe dëshira për të përvetësuar rrezet e lavdisë së Nënë Terezës - është intensifikuar që nga koha kur u bë e qartë se Papa Gjon Pali II ishte i vendosur për të bërë shenjtërimin e saj.

    Lumturimi i saj ditën e dielë - vetëm gjashtë vjet pas vdekjes së Nënë Terezës - është tashmë procesi më i shpejtë në historinë e krishtërimit dhe mund të jetë çëshje e vetëm pak viteve deri sa ajo të bëhet shenjt.

    Kjo është e rëndësishme për shumë në rajon, dhe për këtë arsye ka përpjekje konfliktuale për të monopolizuar trashëgiminë e Nënë Terezës.

    Në këtë proces, praktikisht nuk po i kushtohet asnjë vëmendje aspekteve më të debatueshme të kësaj trashëgimie - përfshirë takimet e Nënë Terezës me disa udhëheqës totalitarë në të gjithë botën apo theksi i saj për t'u marrë më shumë me simptomat e sëmundjeve apo varfërisë, sesa me shkaqet e tyre më të thella.

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215
    Falemnderit, Djalë (serioz) për një tekst shumë objektiv dhe interesant. Ju keni prekur disa aspekte reale që vlejnë të merren parasysh.
    Dua të bëj një koment. Shqiptarët e Maqedonisë, si më duket, kanë arsye të pyesim: Pse aq shumë maqedonas janë të gatshëm të pranojnë si të tyre një grua katolike, me kombësi shqiptare, me prindër të ardhur si refugjatë nga Kosova? Kush thotë A duhet të vazhdojë me B: Logjika kërkon që të pranojnë si shtetas të mirë dhe të nderuar të Maqedonisë të gjithë shqiptarët
    (të cilët mund të vërtetojnë të dhënat e nevojshme, kuptohet) të ardhur nga Kosova dhe Shqipëria për të jetuar në Maqedoni?
    Kjo më duket një pyetje interesante. Por lufta në lidhje me origjinën e Nënës Tereze është e padenjë dhe qesharake, kjo përleshje tregon qartë se si nacionalizmi negativ mbetet i gjallë kudo në Ballkan.... dhe me pasoja negative për marrëdhëniet midis popujve.
    Ullmar Qvick

  5. #65
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Vecse ka mbetur qe serbet ta bejne te veten dhe si shkak mund te cekin qe ka lindur ne rrethin e Prizrenit("zemra e Serbise" dhe keshtjella eCar DushaniT).
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #66
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Riçareli: Një këngë për Nënë Terezën


    Soprano e njohur italiane Katia Ricareli, pas lumturimit të Nënë Terezës, vendos ti dedikoje asaj një këngë. Emocionet e para i ka përjetuar kur këndoi në funeralin e saj në duet me Masimo Ranieri, me titull "Sa e lehte ishte", të cilën nuk pati me mundesi ta këndojë. Projekti që do të vërë në kordat e sopranos këngën, kushtuar bamirëses së madhe, do të dalë së afërmi në tregun muzikor. "Dua të regjistroj një këngë, të cilën do t'ia dedikoj Nënë Terezës"-tha këngëtarja e madhe. Një javë pas ceremonisë së lumturimit, të krijueses së urdhrit "Misionaret e Bamiresise", sopranoja e njohur italiane Katia Ricareli shpreh dëshirën e saj, e cila e ka zanafillën vite më parë kur në duet me Masimo Ranierin këndoi në funeralin e Nënë Terezës, një këngë të shkruar nga Xhani Togni. "Është paksa e vështire të flasësh për një figurë të jashtëzakonshme si Nënë Tereza, nje grua, e cila në Indi i ka dhënë jetë një vepre që nuk njeh kufij, ia kushtoi ekzistencën e vet të dobtëve, të sëmurëve, jetimëve, lebrozëve, të varfërve dhe fëmijëve të braktisur, duke I shërbyer atyre deri në fund të jetës", pohoi sopranoja italiane.

    Keni patur mundesi ta takoni?

    "Fatkeqsisht jo. Por, jam e nderuar qe dhashe kontributin tim te vogel, duke pranuar te kendoj bashke me Masimo Ranieri, kengen e bukur te shkruar nga Xhani Togni. Nje kenge, te cilen nuk kam patur me mundesi ta kendoj. Po mendoj te incizoj nje kenge te re, e cila i dedikohet murgeshes se vogel te madhe shqiptare. Keto dite po shqyrtoj ate qe mund ti pershtatet me mire".

    Cfare ju ka mesuar Nene Tereza, fituese e Nobelit te paqes ne vitin 1979?

    "Dashuria e saj pa kufi per te tjeret, deshmia e saj e bamiresise kristiane per te braktisurit, forca e saj, thjeshtesia dhe humanizmi i saj i jashtezakonshem, kane qene shembuj per te gjithe. Mua personalisht me ka mesuar te jem e pergjegjshme ndaj te gjithe atyre qe vuajne dhe ti zgjasesh gjithnje doren atyre qe kane nevoje. Nene Tereza ishte nje deshmi, ndoshta e vetmja, pasi ishte teresisht pa interes; se sa e rendesishme eshte te jepesh e gjitha, ndoshta edhe me shume, per te ndihmuar ate qe vuan. Nje figure ekzemplare, e cila per perulesine e saj eshte krahasuar me San Franceskon".

    Papa, vetem pese vjet nga vdekja e saj ka shpejtuar procesin e lumturimit...

    "E vleresoj dhe admiroj Papa Gjon Palin e II-te, nje figure ekzemplare gjithnje e me afer njerezve dhe nje perhapes autentik i paqes. Di qe mes Papes dhe Nene Terezes ekzistonte nje miqesi e thelle dhe admirim reciprok. Jam shume e kenaqur qe e shkurtoi kohen e lumnimit. Uroj qe Nene Tereza te mos mbetet nje figure unike. Ne nje bote ku mbizoterojne ftohtesia dhe e mira individuale, do te doja qe vepra e bamiresise se murgeshes se vogel, te mos mbetej nje shembull i rralle".
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Nëna Tereze shqip dhe suedisht

    Kam një lajm të këndshëm: Libri i Rizah Sheqirit "Zemër krejt dashuri"/Ett hjärta fullt av kärlek ka dalë nga shtypi në një botim të përbashkët shqip dhe suedisht. Në 102 faqet e librit poezitë e Rizah Sheqirit jipen në të dy gjuhët paralelisht.
    Në kopërtinën e parë shihet brenda një zemre të kuqe fotografia e Nënës Tereze dhe mbrapa kësaj globi... dhe maja e zemrës gjindet pikërisht në vendlindjen e Nënës....

    Në kopertinën e prapmë shkruhet suedisht dhe shqip:
    "Këtë libër me respekt zemrës bujare - nënës së të gjithëve - nobelistes së parë shqiptare për mirësinë e vërtetë, për dashurinë e madhe, për dritë e jetë!..."

    Për autorin dhe për mua si përkthyes, botimi i këtij libri është një gëzim i madh. Shpresojmë se libri do të përhapet përmes librarive dhe bibliotekave kudo në Suedi. Sidomos me vlerë është libri për fëmijët shqiptar në Suedi .... ndoshta 10 000. Botimi në të dy gjuhët do të jetë me shumë vlerë për propagandimin e këtij libri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ullmar Qvick : 15-11-2003 më 09:28
    Ullmar Qvick

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    ja cka shkruajne maqedonet per N.Terezen

    http://www.realitymacedonia.org.mk/w...e.asp?nid=2806

    lexoni edhe ketu ju lutem: nen rubriken kisha maqedone gjeni kete titull:

    Macedonian
    Church

    http://www.macedonians.co.uk/index.html

    Mother Teresa , a citizen of Skopje

  9. #69
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Fakte të reja për Nënë Terezën nga vëllai i saj Lazri

    E di që ka qenë një temë e hapur për Nënë Terezën por nuk e gjeta dot që ta postoj edhe këtë shkrim aty por moderatorët do jenë të falenderuar poqese e bëjnë një gjë të tillë dhe poashtu sygjerimin që temën e Nënë Terezës ta dërgojnë tek forumi Elita Kombëtare. Fakte shumë interesante dhe shumë të vlefshme në lidhje me Gonxhe Bojaxhiun dhe familjen treguar edhe nga vet i vëllai Lazri.
    Mendoj se kjo letër duhet ta bëj Aurel Plasarin që ti kërkoj falje lexuesit shqiptar e veçmas familjes Bojaxhiu për atë çfarë ai ka shkruar para disa muajve si dhe herave tjera, të mos bjerë aq ulët nga ndjenja kombëtare dhe profesionalizmi për ç'gjë të gjithë ne kemi shumë respekt.


    Rëfimi i vëllait: Drama e fshehur e Nënë Terezës

    Mbi botimin e shkrimit bazuar në bisedën me vëllanë e Nënë Terezës më 1979

    Shekulli

    Para do kohe ndesha një shkrim të veçantë: për herë të parë Z. Lazër Bojaxhiu, vëllai i Nënë Terezës, rrëfente për familjen e vet. Bisedën e zhvilloi gazetari Gaetano Salimbeni në dhjetor 1979 dhe e botoi në revistën javore ‘Gente’ (Njerëz). Pra menjëherë mbas dhënies së çmimit Nobel Nënë Terezës. Megjithëse i shkruar sot e 14 vjet më parë shkrimi jep të dhëna me shumë inetres.
    Me përjashtim të ndonjë pasaktësie të vogël të gazetarit përsa i përket kornizës historike, shkrimi jep të dhëna të rëndësishme për jetën e familjes Bojaxhiu dhe për formimin shpirtëror të Nënë Terezës.
    Me interes të veçantë është dëshmia për herë të parë e disa të vërtetave të dhimbëshme.
    E para është ajo mbi shkatërrimin e mirëqenies të familjes së Nënë Terezës mbas helmimit të të atit, Nikoll Bojaxhiut, helmuar si thuhet në shkrim, për arësye politike.
    E dyta – murgeshës së përvuajtur, që pati ndihmuar sa e sa të varfër dhe iu pat gjendur mbi krye në çastin e fundit sa e sa të uriturve e të sëmurëve, Shqipëria i pat mohuar të drejtën njerëzore për t’i ndenjur mbi krye nënës së vet në çastet e fundit.
    Jo me më pak interes historik janë dëshmitë e përkatësisë katolike dhe bashkëjetesës së thjeshtësisë me gjendjen e mirë ekonomike të familjes. Nga rrëfimi kuptohet se familja Bojaxhiu është një nga të parat e Shkupit; kjo del edhe nga njoftimi për ndërtimin e Teatrit të parë të këtij qyteti nga Nikoll Bojaxhiu. Thjeshtësinë dhe themelin e fortë familjar e fetar e tregojnë harmonia në familje, kushtimi i kohës dhe ndihmat për të varfërit, thënia e përbashkët e ruzareve e respektimi i rregullave fetare.
    Nga rrëfimi i çasteve të jetës së përditëshme e sidomos të atyre më të vështira ngrihet lart figura e Nanë Drandes: shembulli i parë i Gonxhes së re në rrugën e përkushtimit ndaj më të varfërve të të varfërve.
    Shkrimi ka ditur të paraqesë mirë edhe aspekte të tjera të veprimtarisë së Nënë Terezës. Në pak fletë autori nxjerr në pah vrrullin e madh shpirtëror të Nënë Terezës, fuqinë e mirësisë dhe dashurisë të saj.


    Për herë të parë flet Lazër Bojaxhiu, vëllai i misionares të nderuar me çmimin Nobel për paqen

    NËNË TEREZA, IME MOTËR
    Lazër Bojaxhiu jeton prej tridhjet vitesh në Palermo: u largua nga Shqipëria në kohën e fashizmit, mbas pushtimit italian dhe ka qenë i dënuar me vdekje si ‘kriminel’ nga një gjykatë në Tiranë. – “Prej kohe e kam respektuar dëshirën për përmbajtje të Nënë Terezës” thotë, “por tani vendosa të flas: bota duhet të njohë mizorinë e regjimeve komuniste” – “Megjithë ndërhyrjet e politikanëve të gjithë kombësive pranë qeverisë shqiptare nëna jonë vdiq pa mundur ta përqafojmë edhe një herë as unë e as ime motër”. – “Nënë Tereza i ka falur, por është mirë që të gjithë ta njohin dramën tonë”.

    nga Gaetano Salimbeni, në bazë të bisedës me Z. Lazër Bojaxhiu në Palermo, dhjetor, 1979; botuar në GENTE (NJERËZ) – dhjetor 1979 (n. 52) dhe janar 1980 (n.1)
    Përktheu shqip dhe pajisi me shënime Pandeli Pasko Kuteli

    Ka një dramë të fshehtë në jetën e Nënë Terezës të Kalkutës, të cilën nuk e ka ditur asnjeri dhe mbi të cilën ajo nuk ka dashur të flasë kurrë. Nuk mundi të përqafojë edhe një herë nënën plakë në shtratin e vdekjes. Është një dramë që e ka jetuar në heshtje duke e ndarë vuajtjen me të vetmin njeri që i ka mbetur nga familja: me të vëllanë. Pikërisht i vëllai na e zbulon këtë.

    “E di se Nënë Terezës nuk do t’i pëlqejë t’i lexojë këto gjëra nëpër gazeta”, thotë Lazër Bojaxhiu. “Ajo ka qenë gjithnjë aq e përmbajtur e madje edhe është drojtur të flasë për familjen e vet. “E ç’janë ankthet tona të vogla përpara tragjedisë së miliona qenieve njerëzore të cilët vdesin çdo ditë për bukë?” më thosh gjithnjë. Për vite të tërë ia kam respektuar këtë dëshirë përmbajtje dhe ia kanë respektuar sidomos politikanët të cilëve Nënë Tereza u fliste për nënën e saj duke u kërkuar të bënin diçka. Dhe këta ishin Kenedë-t dhe De Golë-t. Asnjeri nuk ia doli dot. Ja, shkruaje këtë: motrës të vogël e të përulur e cila u pat ardhur në ndihmë miliona të braktisurve, ajo që u ka dhënë dashurisë dhe solidaritet njerëzor aq shumë njerëzve të dëshpëruar, u ndalua t’i qëndrojë mbi krye të shtratit të vdekjes nënës së vet. Dhe kjo grua e gjorë vdiq e dëshpëruar duke shtrënguar në kraharor një fotografi të vjetër të njomur me lotë. Shkruaje: kështu vdesin në një vend komunist, në Shqipëri”.
    Lazër Bojaxhiu, qytetar shqiptar, 71 vjeç jeton prej tridhjet vitesh në Palermo, ku është drejtor i degës siçiliane tënjë enti farmaceutik. Është refugjat politik. La Shqipërinë nën fashizëm mbas pushtimit italian dhe ishte oficer në ushtrinë italiane. Një gjykatë e Tiranës e ka dënuar me vdekje si ‘kriminel’; pra në se kthehet – e vrasin. Nëna e tij vdiq në Tiranë më 1974. Ishte 83 vjeç.

    E FSHEHTA E TMERRSHME
    “Dua së pari të sqaroj një pikë” thotë vëllai i Nënë Terezës. “Ne jemi shqiptarë, jo jugosllavë si shkruajnë nga pak gjithë gazetat e botës. Keqkuptimi ka ardhur nga që Shkupi, qyteti ku jemi lindur, më parë ishte shqiptar dhe pastaj i kaloi Jugosllavisë. Po ne të gjithë vazhdojmë të flasim shqip dhe motra ime (e cila di edhe anglisht dhe pak frëngjisht) letrat m’i shkruan shqip.”
    “Andrallat për familjen tonë”, kujton Zoti Lazër “filluan pikërisht nga kjo luftë mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë për zotërimin e Kosovës, krahinës ku ndodhet Shkupi dhe që nga sipërfaqja është më e madhe se gjithë Shqipëria e sotme. Babai ynë Nikoll Bojaxhiu, i cili ishte tregtar i kamur dhe kishte edhe një sipërmarrje ndërtimi (pat ndërtuar teatrin e parë në Shkup), ishte i angazhuar edhe politikisht: kuptohet, përpiqej për të drejtat e popullsisë së Kosovës, e cila ndjehej dhe dëshëronte të mbetej shqiptare. Është e qartë se kur erdhën jugosllavët iu desh të vuante gjithë llojet e shpagimit dhe hakmarrje. Vdiq i helmuar më 1919, gati 46 vjeç. Dhe është e qartë, edhe pse nuk thuhet në asnjë çertefikatë mjekësore, u helmua nga jugosllavët”.
    Më 1919, vitin e vdekjes së Nikoll Bojaxhiut, e ardhëshmja motër Tereza (emri i pagëzimit të së cilës është Gonxhe, përkthyer italisht Agnese – Anjeze) ishte 9 vjeç me që pat lindur më 27 gusht 1910;
    Lazri, vëllai ishte 11 vjeç dhe 13 vjeç motra e madhe Agata (vdekur më 1976, dy vjet mbas së ëmës, edhe ajo e vetme dhe e dëshpëruar). Është pikërisht kjo drama të cilën motër Tereza e jetoi në heshtje për shumë vite: vdekja e nënës dhe motrës.
    Lazër Bojaxhiu nuk do të dëshironte të shtonte gjë tjetër asaj që pat thënë: “E di se po hap një plagë ende të pambyllur në zemrën e Nënë Terezës dhe që do të mund të mbyllet me vështirësi, por është e nevojshme që njerëzit ta dinë si është vdekja në këtë vend. Në se vendosa ta zbuloj të fshehtën e tmerrshme (mund ta kisha bërë qysh në Oslo gjatë ceremonisë të dorëzimit të çmimit Nobel nënë Terezës), e bëj veç për këtë: dëshëroj që popujt e gjithë botës t’i hapin mirë sytë”.

    “TË KALLURA NË DHE TË GJALLA”
    Quhej Drande (emër lule – drandofile) nëna e Agatës, Lazrit e Gonxhe Bojaxhiut. “Ish një grua me karakter të jashtëzakonshëm”, kujton i biri. “Shkatrrimi ekonomik që pësuam mbas vdekjes së babait nuk e ligështoi. Nuk mundi të rifillojë veprimtarinë e dëmtuar, por filloi menjëherë një veprimtari tregtare me mjaft t’ardhura: atë të qilimave, qëndisjeve dhe prodhimeve të tjera të artizanatit vendas, që lulëzonte në gjithë vendin. Fundja, u bë nënë e babë bashkë. Dhe këtë punë vazhdoi ta bëjë për shumë vite, sa kohë që familjes iu desh puna e saj. Pastaj lufta (lufta e dytë botërore), shkatrrimi i dytë. Nga Shkupi nëna dhe motra që tashmë kishin mbetur vetëm, mbasi Goxhja ishte tashmë në Indi dhe unë në Itali, u shpërngulën në Tiranë. Dhe atje, me ardhjen në fuqi të komunistëve mbetën “të kallura në dhe të gjalla”. Kufijtë u mbyllën pa asnjë mundësi komunikimi me ne për të paktën dhjetë vjet. Pastaj, më në fund, një shenjë jete me një letër e cila më mbrriti në Itali, në Palermo. Iu përgjigja, ju dhashë lajme për mua e për Nënë Terezën. Ishte gjë e madhe që po mund të komunikonim. Ato na shkruan përsëri. Por egjimi komunist i Tiranës nuk toleron t’u shkruash më shumë se një letër në muaj të dashurve të tu që ndodhen jashtë shtetit dhe përveç kësaj, letrat si në dërgim ashtu edhe në mbrritje duhet të kalojnë nëpërmjet censurës së Shtetit”.
    Nënë Tereza (kështu e quan i vëllai apo thjesht “nëna”) i pati hedhur ndërkohë themelet e asaj që do të shndrrohej në “organizatën ndihmëtare më frytdhënëse në botë”. Vetëm me forcën e saj të madhe që ish forca e dashurisë. “Përballë kësaj motre të përulur me zemër aq të madhe”, pat thënë Indira Gandi, “të gjithë ndjehemi të vegjël e të turpëruar nga vetja jonë”. Tashmë Nënë Terezës i hapeshin gjithë dyert: Kenedi, De Goli, mbreti Gustav Adolf i Suedisë, ishin jo vetëm përkrahës të veprës, por edhe miq të saj. Dhe atyre Nënë Tereza mundi t’u drejtohet për t’u kërkuar t’i shkëpusë motrën dhe të ëmën nga një rregjim i pamëshirshëm, i cili ua bënte të dëshpëruar vetminë.
    “U takuam në Romë më 1960” kujton Lazër Bojaxhiu. “Nënë Tereza kthehej nga Shtetet e Bashkuara dhe unë që nuk e shihja prej kaq vitesh pata dëshirë të shkoj e ta përshëndosh në aeroport duke u përzier me turmën e vogël të motrave që po e prisnin. U përqafuam gjatë-gjatë, me dashuri, po askush nuk na njohu për vëlla e motër: ajo aq e vogël dhe e hajthme, unë të paktën dyfish i gjatë. Me mua ishin edhe ime shoqe dhe ime bijë që nuk e kishin takuar asnjëherë.
    “I thashë: “Nënë, duhet të bëjmë një gjë për këto gra të mjera që rrojnë aty në Shqipëri”. M’u përgjegj: “Ki besim, tani diç mund të bëj. Kam shumë miq në gjithë botën që mund të më ndihmojnë”.
    “Ndenjëm katër ditë në Romë” kujton përsëri i vëllai. “Unë në hotel, ajo në kolegjin e motrave. Rrinim bashkë disa orë në ditë, hanim drekë në hotel dhe një herë edhe në kolegjin ku qëndronte. Ajo kish shumë punë, takime në çfarëdo orë. Nuk arrita të kuptoj kurrë ku e kishte aq forcë një grua e vogël me pamje aq të brishtë. Ajo thosh gjithnjë: “E kam nga Zoti këtë forcë”. I ktheheshim bisedës për nënën. Shkruajtëm bashkë nga Roma. “Shiko se do t’ia dalim ta nxjerrim nga Shqipëria”, vazhdonte të më siguronte. Dhe unë mendoja si do t’u përgatisja një qoshe në shtëpinë time në Palermo, ku mund të vendoseshin e të jetonin më në fund të qeta. Në Palermo Nënë Tereza do të mund t’i takonte shumë lehtë.

    “GËNJESHTËR”
    “Kaluan vite, u takuam edhe herë të tjera, përsëritëm të njejtat biseda, ndërsa letrat që vinin nga Shqipëria kishin gjithnjë e më shumë ankth. “Dua t’u shoh përpara se të vdes: është e vetmja lutje që i bëj të madhit Zot”, shkruante nëna. “Në jetë”, më thoshte më pas Nënë Tereza në një nga takimet tona, “kam arritur gjithë ç’kam dashur vetëm me forcën e dashurisë; por ama ka pengesa të cilat mjerisht dashuria nuk arrin ende t’i kapërxejë”. E hidhte fjalën tek përpjekiet e bëra nga Kenedi, nga De Goli, nga mbreti Gustav Adolf i Suedisë, të cilat dolën të kota.
    “Di se në veçanti ministri i atëherëshëm i jashtëm francez Kuv dë Myrvil pat bërë hapa konkrete ndaj kolegut të vet të Tiranës: Shqipëria, asohere aleate e Kinës, synonte të hapej me drojtje ndaj Perëndimit dhe qeveria frënge dukej e prirur për të filluar dialogun. A nuk ishte pra rasti më i mirë për të zgjidhur çështjen e nënës dhe motrës të motër Terezës!
    “Por as kësaj here nuk u arrit ndonjë gjë. Ministri i jashtëm frëng pati këtë përgjigje nga kolegu i tij shqiptar: “Zonjat Drande dhe Agata Bojaxhiu nuk janë në gjendje fizike që lejon një udhëtim jashtë shtetit”1). Ishte gënjeshtër. Nëna dhe motra nuk ishin të sëmura, nuk kishin rënë në shtrat. E vetmja sëmundje e tyre ishte vetmia, dëshpërimi. Dhe vdiqën të dyja të dëshpëruara: nëna më 1974, motra Agata pas dy vitesh”.

    “TË DISH TË FALËSH”
    Kujtime të tmerrëshme, të cilat na u shfaqën në mënyrë dramatike edhe në mbrëmjen e ceremonisë për dorëzimin e Nobel-it në pallatin e madh të Stokholmit. “Isha gati duke i nxjerrë në shesh të gjitha me gazetarët”, thotë Lazër Bojaxhiu. “U bllokova nga buzëqeshja e Nënë Terezës. Ajo është gjithnjë e prirur ndaj faljes dhe i tashmë i ka falur”.
    Ju buzëqeshi të gjithëve motra e përulur, e cila as në ceremoninë zyrtare nuk hoqi dorë nga nga sari i saj i bardhë prej pambuku me anë ngjyrë qielli, kapur në supe me një kryq. I buzëqeshi mbretit të ri të Suedisë (nip i mikut të saj të madh Gustav Adolf), u buzëqeshi dinjitarëve të Oborrit, anëtarëve të Akademisë, duke i falenderuar për nderin e madh që i patën bërë. “E di mirë” e saktësoi “se ky nuk është çmim për mua, se gjithë këto miliona nuk di fare ç’t’i bëj, meqë gjithnjë kam jetuar në varfëri, po është për punën time, dhe për punën time këto miliona nuk mjaftojnë. Sidoqoftë unë do t’i shpenzoj shpejt, i kam bërë tashmë programet; e di se të tjera do të vijnë nga gjithë bota”.
    Nuk pranoi as drekën zyrtare. “Paratë që keni shpenzuar për darkë, në se doni, mund t’ua jepni fëmijëve të mij”. Ia dhanë. Dhe doli nga skena buzëqeshur, si pati hyrë. Vëllait (dhe mbesës që e shoqëronte) para se të ndahen i tha: “Dashuria, kujtoje, do të thotë edhe, dhe mbi të gjitha, të dish të falësh”.

    PJESA E DYTË
    KUR IME MOTËR ISH 18 VJEÇ
    “Në këtë moshë Gonxhja vendosi të bëhet murgeshë: u nis për Irlandë dhe mbas një viti ishte në Indi me emrin motër Tereza.” – “Shembulli i nënës sonë ishte pa tjetër vendimtar për thirrjen që ndjeu Gonxhja: që kur ishte vajzë ndihmonte të varfërit, iu shpinte përditë për të ngrënë”.

    “Nënë Tereza”, thotë i vëllai Lazër “i ka falur vrasësit e prindërve tanë, ndërsa unë nuk di në se do të mund t’i fal ndonjëherë. Ajo ka forcën e madhe të dashurisë që e mban, në saje të së cilës ka kapërxyer aq shumë çaste të vështira dhe fituar aq shumë beteja. “Të duash, kujtoje mirë o vëllai im” më thosh gjithnjë “ do të thotë edhe të dish të falësh”. Ma tha edhe mbrëmjen kur i dhanë Çmimin Nobel në Stokholm dhe unë pyes veten në se do të mund ta kem atë forcë. Do t’i kërkoj ndihmë asaj në se do që edhe unë t’i fal...”
    Për Nënë Terezën e Kalkutës janë shkruar shumë libra: për punën që bën sot e 40 vjet “në mes të më të varfërve të të varfërve të botës”; për shtëpitë që ka hapur, të cilat nga Italia u shtrinë në gjithë kontinentet, për fjalimet që mban, letrat, meditimet, mësimet. Por ne kemi ditur shumë pak për jetën e saj. “Nënë Terezës nuk i pëlqen të flasin për të” kanë thënë gjithnjë biografët. “M’u lut të mos bëj asgjë që do të përfundonte si biografi”, ka shkruar englezi Malkolm Magerixh (Malcolm Muggeridge) në parathënien e librit Një gjë të bukur për Zotin.
    ___________
    1) Pjestarë të shërbimit diplomatik amerikan, francez, suedez e sidomos shqiptar të asaj kohe mund të japin dëshmi historike për negociatat e rastit; pala shqiptare e shërbimit të jashtëm dhe e mbikqyrjes së brendëshme mund të japë të dhëna të drejtpërdrejta, p.sh. nga dhe si erdhi urdhëri për të lejuar letërkëmbimin, për ta ndërprerë e sidomos për të mos lejuar largimin e dy grave të gjora. (sh.p.)

    “JETA E KRISHTIT”
    Askush nuk ka cekur ndonjëherë “të vërtetat e tmerrshme” të cilat Nënë Tereza i ka ruajtur në zemrën e vet për kohë të gjatë, duke vuajtur në heshtje: vdekja tronditëse e babait, i helmuar nga jugosllavët dhe fundi i dëshpëruar i nënës të cilën rregjimi komunist shqiptar nuk e lejoi të përqafonte bijtë para vdekjes. Për këtë për herë të parë foli i vëllai për revistën tonë. Dhe tani për shumë biografë do të jetë mbase më e vështirë të kuptojnë ku e gjen forcën e vet kjo “motër e jashtëzakonshme e vogël e cila është zhytur aq shumë në tiparet e të përbashkëta të njerëzimit sa që është identifikuar me vuajtjen njerëzore”.
    “Sipas meje bota sot është e pështjelluar dhe vuan shumë”, ka thënë shumë herë Nënë Tereza duke iu folur misionareve të dashurisë, urdhër i krijuar prej saj më 1950 “sepse në vatrat e shtëpive dhe në jetën e familjes ka me të vërtet pak dashuri. Nuk kemi kohë për fëmijët, nuk kemi kohë për njëri tjetrin, nuk kemi kohë as t’i gëzohemi njëri tjetrit. Mendoj se në se do të mundnim veç t’i sillnim përsëri në jetën përditëshme atë jetë që bënin Krishti, Maria dhe Josifi në Nazaret, në se do t’i bënim shtëpitë të tona tjetër Nazaret, në botë do të mbretëronin dashuria dhe gëzimi...”.
    Nazareti i Nënë Terezës ish Shkupi, një qytezë e krahinës shqiptare të Kosovës, e cila i kaloi Jugosllavisë më 1909, pak para se ajo të vinte në jetë. Në familjen e saj kish dashuri dhe gëzim e jo varfëri Nazareti. Babai, Nikoll Bojaxhiu, ishte tregtar i kamur lënde ndërtimi; nëna, e cila quhej Drande (emër lule në Shqipëri), vinte edhe ajo nga një familje në gjendje të mirë: Agi (italisht Agata), e madhja; Lazër, i vetmi mashkull dhe Gonxhe (italisht Agnese), e ardhmja Nënë Terezë. Gonxhja lindi më 27 gusht 1910, vëllai më 1908, motra më 1906.

    TË SHTATË JETIMËT
    “Një familje jashtëzakonish e lumtur”, kujton Nënë Tereza. “Unë nuk mund ta harroj nënën time. Zakonisht ishte gjithnjë shumë e zënë me punë, tërë ditën. Po kur afrohej mbrëmja kish zakon të kryente me ngut punët për të qenë gati të presë tim atë. Atëhere nuk kuptonim dhe qeshnim e madje edhe bënim pak hoka. Sot nuk mund të mos sjell nëpërmend butësinë e dashurisë që ndjente për të ime ëmë: sido që të bëhej ajo ishte gjithnjë gati për ta pritur buzagas... Ishte një grua e dashuruar, shumë bujare, me parime të shëndosha katolike...”
    Shkupi atëhere ishte shumica musulman; kishte shumë ortodoksë: shumë të pakët katolikët. “Ne” tregon Lazër Bojaxhiu “ishim ndër të paktët katolikë të qytetit. Ishte një kishëz dy hapa nga shtëpia jonë: nëna na çonte në meshë që të tre, gati përditë në mëngjes në orën kur babai dilte për të shkuar në punë. Dhe në mbrëmje, sapo errej, mblidheshim të gjithë në sallonin e madh ku rrinim dhe thoshim ruzaret2) me të. Shpesh kish edhe të afërm që i prisnim në një shtëpi tjetër, ë cilën e ndante nga e jona një kopësht i madhme shumë lule dhe pemë. Edhe miqtë tanë, të përpiktë, vinin çdo mbrëmje për të thënë ruzaret me ne.
    “Dhe nëna, me gjithë punët e shtëpisë, gjente kohë edhe për të shkuar e vizituar të sëmurët në qytet, për t’u çuar veshje të varfërve. Shpesh shkonim edhe ne fëmijët. “Ju jeni me fat” na thosh gjithnjë nëna: “keni shtëpi të bukur, bukë e veshje, po nuk duhet të harroni se ka shumë njerëz që vuajnë për bukë dhe fëmijë që nuk kanë me se të vishen dhe kur sëmuren nuk kanë as barna për t’u mjekuar”.
    “Gonxhja”, vazhdon më tej tregimi i vëllait “nuk linte t’i ikte as edhe një nga këto vizita ditore. Ishte një grua e varfër e ve që rronte me shtatë bijtë e saj, gati të gjithë të vegjël, në një dhomë të errët e të ndyrë dhe ishte e sëmurë rëndë. Ne fëmijëve na ndahej zemra më dysh kur i shihnim të gjithë atje, grumbull mbi një shtrat të vetëm të madh, që ish një lloj shtroje mbulesash të lerosura e të ronitur. Veç një dhomë për tetë krijesa me një birucë për guzhinë dhe madje pa banjë, ndërsa ne kishim sejcili dhomëzën e vet të bukur, madje kishim edhe vaskë banje me ujë që vinte drejtpërdrejt nga rubineti (gjë e rallë atëhere për Shkupin). Gonxhja, kur dilte nga shkolla, shkonte gjithnjë tek këta fëmijë të varfër para se të vinte në shtëpi dhe kthehej mbasdite për të ngrënë zemër me ta: kuptohet se zemrën e çonte ajo. Kur më pas kjo e gjorë vdiq, më kujtohet se të shtatë fëmijët rronin në të vërtet në shtëpinë tonë”.

    “JETA IME E RE”
    Po edhe për Bojaxhijtë erdhën ditë të trishtme. Fërkimet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë mbas kalimit të krahinës së Kosovës në Jugosllavi nuk pushonin. “Im atë, i cili merrej edhe me politikë”, tregon vëllai i Nënë Terezës “i pat mbrojtur pa u tundur të drejtat e kësaj krahine shqiptare për të mbetur e bashkuar _____________
    Ruzaret – tek katolikët, thënia me zë apo me mend e disa lutjeve: tre grupe nga pesë ‘Të falem o Mri’ që thuhen dhjetë herë e që paraprihen sejcili grup nga një ‘Ati Ynë’, nga një ‘Lëvdue kjoft Ati’ dhe nga një prej ‘shenjave’. Numurimi i lutjeve bëhet me ‘ruzare’, shpesh të përgatitura nga petalet e trëndafilit.(sh.p.)
    me vendin amë, por më pas iu pat dashur të dorëzohet përballë trupave të Beogradit dhe shpagimeve e hakmarrjeve të padronëve të rinj. Sipërmarrja e tij falimentoi, familja jonë filloi të vuajë dhe më në fund jugosllavët e vranë duke e helmuar. Një mbrëmje babai u kthye në shtëpi dhe e kapën dhimbje therëse. E shtruan në spital, po nuk patën s’t’i bënin. Vdiq mbas pak orësh.” Ishte viti 1919. Nikoll Bojaxhiu ishte gati 46 vjeç. Të tre fëmijët ishin 13, 11 e 9 vjeç. Ishte nëna ajo që i shpëtoi nga varfëria duke filluar një tregti qilimash, qëndizmash dhe të prodhimeve të tjera të artizanatit të vendit.
    “Gjithë ne fëmijët” kujton Lazër Bojaxhiui, “jepnim një dorë, por pa lënë mbas mësimet. Shkonim mjaft mirë në shkollë. Të tre ndiqnim shkolla jo katolike, por Gonxhja kalonte një pjesë të madhe të kohës së lirë në famulli, të cilën e drejtonin jezuitët”.
    Si e kujton vëllai Gonxhen e këtyre viteve? “Kujtoj shumë mirë” thotë Zoti Bojaxhiu “për Gonxhen nëntë vjeç. Ishte bufe dhe e rrumbull, e shëndetëshme, e rregullt, e arësyeshme, madje tepër serioze për moshën e vet. Ishte e vetmja nga të tre që nuk merrte fshehtaz marmelatë. Po ndonjëherë, siç ish e mirë dhe bujare, më në fund më ndihmonte, sepse i vetëm nuk ia dilja dot të ngreja kapakun e enës së madhe të vendosur lart mbi një murin në dhomën e bukës. Unë isha grykës i madh marmelate dhe ëmbëlsirash. Shpesh ngrihesha edhe natën për të llupur ndonjë gjë dhe ajo m’i ndjente hapat në korridor e vinte e gjente në guzhinë apo në dhomën e bukës dhe më kujtonte se mbas mesnate nuk duhej as të pija dhe as të haja ndonjë gjë sepse të nesërmen në mëngjes duhet të kungoheshim. Asohere ishte i detyruar agjërimi i plotë, i cili u hoq
    veç para pak kohe. Unë, të them të drejtën nuk u kushtoja rëndësi këtyre rregullave, por ajo trishtohej. “Krishti”, më thoshte shpesh, “duhet pritur me nderim të madh dhe duhet të përgatitemi ta presim me dinjitet, edhe duke bërë sakrifica”. Unë bëja sikur e dëgjoja, po edhe natën e mëpasme shkoja përsëri në guzhinë. Por duhet ta them se nuk më tradhëtoi asnjëherë. Më donte me gjithë shpirt, edhe se disa herë i sillja telashe. Kujtoj se kur nëna na jepte urdhër ne fëmijëve të pastronim këpucët dhe unë nuk doja, vetë ajo pastronte edhe të miat”.
    Si i lindi thirrja për misionare? E kujton vetë Nënë Tereza në shkrimet e saja: “S’di të them në se në pjekjen e thirrjes sime ka pasur më shumë ndikim shembulli i nënës sime dhe dashuria e saj për të varfërit apo prania ime e parreshtur në famullinë e jezuitëve. Është e sigurt se mendimet e para më erdhën kur sapo pata mbushur dymbëdhjetë vjeç. Por ama nuk fola me njeri. Vazhdova të studioj dhe përfundova liceun. Dhe kur isha tetëmbëdhjetë vjeç ia thashë të gjitha nënës. “Në se ky është vullneti i Zotit’, më tha kjo grua shenjtore “unë nuk do të kundërshtoj”. Ishte një jezuit në Shkup që më foli për herë të parë për Kongregacionin irlandez të “Abacisë së Loretos” që e kish qendrën në Rathfarnham, pranë Dublinit. Pra u nisa për Irlandë. Ishte 28 nëntor 1928 dhe prej tri muajsh kisha mbushur tetëmbëdhjetë vjeç. Veç një vit më pas isha në Indi”.
    Rishtare në Darjeeling, pranë Kalkutës, Goxhe Bojaxhiu përmbush kushtet dhe dërgohet të japë mësim në “Shkollën e Mesme të Shën Marisë” të Kalkutës. Tashmë është motër Tereza. “Është jeta ime e re” i shkruan e lumtur nënës. “Kolegji ynë është i shkëlqyer, në mes të një kopështi shumë të madh, mes vllajash me lule, pemë e shatërvane me currila uji. Më pëlqen të jap mësim. Kam këtu përgjegjësinë e një shkolle të tërë dhe aq shumë vajza, të cilat më duan shumë. Më vjen keq se nuk jam me ju. Po edhe ti shumë e dashur nënë duhet të jesh e lumtur: Gonxhja jote e vogël është e lumtur”.
    Shumë shpejt do të heqë dorë nga ky oaz paqe. “Duke udhëtuar një ditë me tren dhe duke dalë pastaj në mbrëmje nëpër rrugët e Kalkutës”, do t’i shkruajë një ditë nënës “u kujtova se thirrja ime e vërtetë ishte t’u shërbej të varfërve. Një mbrëmje eca gjatë. Eca pa u ndalur fare derisa nuk mundja më. Atëhere kuptova më mirë se deri në çfarë shkalle raskapitje duhet të mbrrijnë ata që janë me të vërtetë të varfër, gjithnjë në kërkim të pak ushqimi, barnash, çdo gjëje... Kujtimi i qetësisë materiale që gëzoja në Kuvendin e motrave të Loretos m’u shfaq para sysh si tundim. U ndjeva e pafuqishme ndaj thirrjes së re. Krishti më donte atje. Dhe nuk pata mëdyshje ta ndjek vullnetin e tij”.
    Do të kalojnë shumë vite përpara se Nënë Tereza të mund t’i kushtohet krejtësisht e pavarur thirrjes së re dhe përfundimtare. Leja për të lënë Urdhërin e Motrave të Zonjës Tonë të Loretos i mbrriti nga Roma vetëm më 8 gusht 1948. Më 21 dhjetor të po këtij viti hapet shkolla e parë e saj në rrethinat e Kalkutës; mbas një viti Qendra e parë e grumbullimit të njerëzve që ndodheshin në prag vdekjes në një papafingo të dhuruar nga një zonjë europiane e cila jetonte atje; dhe më 7 tetor 1950 themelon Kongregacionin e ri të “Misionareve të Dashurisë”, i cili vetëm mbas 15 vjetësh, më 1965 do të ketë miratimin papnor.

    LETRAT E SAJ
    Po sidoqoftë, për të filluar punë Nënë Tereza nuk pret miratimin papnor. “E kam shtëpinë time të re” i shkruan nënës më 1950 “dhe është shtëpia e të varfërve: jo e të varfërve, por e atyre më të varfër ndër të varfërit; e atyre të cilëve njerëzit nuk duan t’u aviten nga frika e ngjitjes së sëmundjeve dhe erës së zhulit, nga që janëtë mbuluar me mikrobe dhe insekte; e atyre që nuk shkojnë të luten, mbasi nuk mund të dalin nga shtëpia të zhveshur; që nuk hanë, mbasi nuk kanë më forcë të hanë, që rrëzohen rrugëve, edhe pse e diinë se po vdesin, dhe përbri të cilëve të gjallët ecin pa ju kushtuar vëmendje: e atyre që nuk qajnë më, se nuk kanë më lotë”.
    Gëzimi kushtimit ndaj të tjerëve është titulli i një libri shkruar nga një spanjoll, ku janë përmbledhur fjalimet, meditimet, mësimet e kësaj motre të përulur dhe të vogël, e cila mahniti dhe mallëngjeu gjithë botën me përkushtimin e saj, me dashurinë e saj për të varfërit, me vrrull jetësor të jashtëzakonëshëm (“Ma ka falë Zoti forcën”, thotë), që fshihen pas pamjes jashtësore të një karakteri në dukje të brishtë e të pambrojtur. Por pjesë të meditimeve të saj i gjejmë edhe në letrat që Nënë Tereza u ka shkruar njerëzve të familjes.
    Ja disa nga më domethënëset: “Pa vuajtje puna jonë do të ishte një veprimtari shoqërore, një veprimtari shumë e mirë dhe e dobishme, po nuk do të ishte punë e Krishtit. Ne duhet të shelbojmë jo vetëm varfërinë materiale, po edhe mjerimin shpirtëror. Dhe duhet ta marrim parasysh sepse vetëm duke u bashkuar fort me të varfërit mund t’i shelbojmë, duke futur Zotin në jetën e tyre, duke i bartur e çuar ndaj Zotit...”.
    “Dashuria është arma jonë: dashuri për të gërbulurit, për pleqtë, për ata në prag të vdekjes, për të paralizuarit: për ata që nuk kanë asgjë dhe që nuk duhen nga asnjeri...”.
    “Krishti nuk do të na pyesë çfar kemi bërë, por me sa dashuri i kemi bërë veprimet tona...”.
    “Ka barna dhe mjekime për çfarëdolloj sëmundje. Por nuk ka duar të mira që t’u shërbejnë dhe zemra bujare që të dashurojnë dhe nuk besoj se do të mund të mjekohet ndonjëherë sëmundja e tmerrshme e të mos ndjerit të dashur nga dikush..”.
    “Sot më duket se të gjithë kemi rënë pre e një furie të tmerrëshme, stërmundohen për të arritur synime gjithnjë e më të larta dhe për të grumbulluar pasuri gjithnjë e më të mëdha dhe gjëra të tjera. Fëmijët kanë pak kohë t’u kushtojnë prindërve dhe prindërit kanë pak kohë t’i kushtojnë njeri tjetrit me pasojë që në familje zhduket gëzimi për të jetuar...”.
    “Në botë ka shumë urrejtje, shumë luftra. Nuk do t’ia dalim dot t’i mposhtim urrejtjen dhe luftrat me pushkë dhe as me bomba, dhe as me ndonjë tjetër armë që shkakton plagë: do t’ia dalim mb’anë vetëm me vepra dashurie, gëzimi, paqe vëllazërimi”.
    “Herët e para kur më jepnin çmime mbeta shumë e habitur. Nuk dija t’i pranoja apo jo. Por mbrrita në përfundim se duhet t’i pranoja çmimet në emër të më të varfërve të të varfërve si nderim ndaj të varfërve”.
    Në se do të duhet të meditosh gjatë mbi këto fraza të diktuara nga zemra e një motre të vogël e të përulur e cila pesëdhjet vjet më parë e la familjen e vet për të krijuar një tjetër edhe më të madhe, atë të miliona qenieve njerëzore të cilët bota nuk i pranon, të cilët rrëxohen përdhe, vdesin rrugëve dhe njerëzit që kalojnë as që ndalen për t’u hedhur sytë.



    Dëshmi e krezmimit të Nënë Terezës

    nga Pandeli Pasko Kuteli

    Në materialet e çështjes së lumnimit të Nënë Terezës pranë Kongregacionit për Çështjet e Shenjtërimit gjendet edhe një dëshmi e rëndësishme për jetën e Nënë Terezës në vitet e para të saj, kur ajo ishte thjesht Goxhe Bojaxhiu. Është dëshmia e krezmimit. Fotokopja e kësaj dëshmie u paraqit në Romë në javën e festimeve të lumnimit të Nënë Terezës në një ekspozitë fotografike në mjediset e famullisë të Shën Antonit. Me që nuk lejohej fotografimi, po paraqes përmbajtjen me fjalë dhe disa komente.

    Në krye të dokumentit shkruhet serbokroatisht “Çertefikatë Pagëzimi”, por më pas kuptohet se bëhet fjalë për krezmim, i cili është një sakrament të cilin katolikët e bëjnë mbas sakramenteve të pagëzimit dhe kungimit. Krezmimi ripohon (angl. confirmation) përkatësinë ndaj fesë së krishtere. Pra ky dokument vjen mbas atij të pagëzimit, i cili duhet të ketë qenë bërë zakonisht menjëherë mbas lindjes, pra qysh më 1910. Dokumenti në fjalë është lëshuar më 11 korrik 1928 dhe mban emrin e klerikut që e vërteton: B. Bukovic, i cili mendojmë se është i njejti p. Bukovic i përmendur si prift mbase slloven që shërbente në Shkup në këtë periudhë (D. Lush Gjergji, ‘Nëna jonë Terezë’, Zagreb, 1980). Nga sa ështëpasqyruar nëpër libra të ndryshëm mbi Nënë Terezën si dhe nga paraqitja dokumetare e fotografike e jetës të së Lumes në ekspozitën e famullisë të Shën Antonit në Romë, duket se ky është nga të paktat dokumenta të njohura. Kisha katolike e Shkupit “Zemra e Krishtit”, ku sipas autorëve të ndryshëm ka qenë pagëzuar Nënë Tereza, u shkatërrua nga tërmeti i 26 korrikut i vitit 1964, pa folur për bombardimet gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo kishë ishte relativisht e re, mbasi një kishë e vjetër katolike kishte mbetur nga ana tjetër e Vardarit, ndërsa shumë kisha të tjera katolike të zonës ishin shndruar prej kohe në kisha ortodokse e në xhami. Shkupit i pat mbetur vetëm qendra e ipeshkvisë katolike dhe një kuvend. Meqenëse Shkupi nga një qendër e katolike u pat shndruar në një zonë kufitare të katolikëve, kuptohet se edhe humbjet në dokumeta kanë qenë vërtet të mëdha e me pasoja të rënda sidomos për komunitetin shqiptar në përgjithësi dhe atë katolik në veçanti. Sa më sipër tregon edhe vështirësinë e kërkimeve në fushën dokumentare dhe ngre rëndësinë e një shqyrtimi të hollësishëm të dokumentit në fjalë.

    Në dokumentin e krezmimit thuhet:

    Sakrament sv. Potvrde je primila dne 26 novembra 1916 od nabiskupa Lazar Mieda u Skoplju.
    Pra shqip (jo në shqip):
    Sakramentin e krezmimit e mori nga arqipeshkvi Lazar Mjeda në Shkup.

    Dhe më tej:
    Kuma joj je bila Tada Simon Širokes.
    Dhe shqip:
    Kumbarë e saj ishte Tada e Simon Shirokës.

    Në fund shënohet se kjo është një dublikatë e origjinalit e cila do të jetë xjerrë nga rregjistri i famullisë.

    Komente

    Dokumenti është tepër i shkurtër për komente të gjata, por ne e lejohemi të shënojmë sa më poshtë.

    Data e lëshimit të dublikatës së dokumentit tregon se ai ishte i domosdoshëm për rrugën e jetës së ardhëshme që do ta shndrronte të renë Gonxhe Bojaxhiu në motër e më pas në Nënë Terezë të njohur nga gjithë bota. Pa u mbushur pesë muaj nga marrja e këtij vërtetimi, më 28 nëntor 1928 ajo do të nisej drejt Abacisë së Loretos në Irlandë. Edhe dokumenti në fjalë duket se është nxjerrë nga arkivat e misionareve.

    Dokumenti përforcon dëshminë e vëllait të Nënë Terezës, Lazar Bojaxhiu në shkrimin e Gaetano Salimbenit (Gente, n.52, 1979, n. 1, 1980) se Gonxhja e vogël shkonte në kishën katolike (pra shqiptare) përpara se t’i vdiste i ati, Nikoll Bojaxhiu më 1919 e madje kishte edhe kumbare katolike.

    Emri i kumbares Tada e Simon Shirokës flet për për lidhjet e familjes me pakicën katolike, pra shqiptare, në Shkup.

    Mbiemrat shkodranë të kumbares - Shiroka e të arqipeshkvit - Mjeda flasin për lidhjet e forta mes katolikëve të Shkupit dhe atyre të Shkodrës. Në librin e tij ‘Ipeshkvija Shkup-Prizren nëpër shekuj’ (‘Drita’, Zagreb, 1992, f. 203) Dr. Dom. Gaspër Gjini shkruan se: ‘Me arqipeshkvin Mjeda përfundon vargu i arqipeshkëve të Shkupit. Me Konkordatin midis Selisë së shenjtë dhe Mbretërisë së Serbisë, i cili u nënshkrua në Romë më 24 qershor të vitit 1914, dioqeza e Shkupit u desh të bëhet sufragane e arqipeshkvisë së Beogradit’. Pa fjalë se ky ndryshim administrativ ndikoi negativisht në mbijetesën e elementit katolik shqiptar në dioqezën e Shkupit dhe ashtu si vëren i njejti autor, pakësoi numurin e besimtarëve katolikë dhe të famullive katolike të sapokrijuara në këtë zonë në dhjetvjeçarët e fundit të sundimit turk.

    Thellimet e studimit të ipeshkvisë Shkup-Prizren dhe të marëdhënieve fetare, politike e shoqërore mes njerëzve në krahinat përreth të saj gjatë shekullit të XX janë me shumë interes, mbasi në këtë treva ndërthurej jeta e besimtarëve të dy feve, të tri etnive dhe të shumë më tepër nën-ndasive fetare. Ato do të ndihmojmë për të kuptuar më mirë mjedisin ku u rrit dhe ku u brumos Nënë Tereza me dashuri për njerëzit e çfarëdo feje. Atëhere edhe Çertefikata që po paraqesim dhe dokumenta të tjera do të mund të interpretohen në një dritë të re. Këto punime presin të kryhen nga studjues të rinj seriozë dhe të pandikuar nga ideologji partiake e fetare.



    06/01/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #70
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shumë përshëndetje dhe përgëzime Pandeli Pasko Kutelit për punën e tij në gjetjen e këtyre fakteve. Jeni duke shkuar hapave të babait tuaj (nëse jeni biri i Mitrushit), njërit nga njerëzve më të shquar që ka nxjerrë kombi jonë.
    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  11. #71
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    E Diele, 18 Janar 2004


    NJE BOTIM I RI PER LUMTURIMIN E NENE TEREZES

    Nga Fatmir Minguli

    Ditet e fundit te vitit qe sapo shkoi u botua ne Itali libri i autorit Gjon Gjomarkaj mbi lumturimin e Nene Terezes. Libri titullohet "Lumnimi i Nene Terezes. Kush ihte kjo grua". Eshte nje nga librat me te rinj te botuar rishtaz ne Itali per kete personalitet te botes humane.

    Botimi eshte realizuar nga shtepia botuese "ILA Palma Editore", Palermo. Permban 102 faqe dhe ilustrime te ndryshme. Eshte shkruar ne te dy gjuhet, shqip dhe italisht.

    Autori Gjon Gjomarkaj, gazetar i njohur ne Itali, pershkruan ngjarje dhe vecori nga jeta dhe vepra e Nene Terezes, duke dhene mjeshterisht lumturimin e shqiptares se madhe ne Rome. Gjon Gjomarkaj eshte aktiv ne shoqatat kulturore ne Itali, banon ne Palermo, dhe ka nje te kaluar si promotor i shquar ne levizjen antikomuniste te shqiptareve ne mergim. Qe nga viti 1980 ka qene drejtor i seksionit te gjuhes shqipe ne Radio-Vatikani.

    Shume faqe te librit te tij per Nene Terezen, autori i ka kushtuar takimeve personale te tij me humanisten e madhe si dhe me te vellane e saj, Llazer Bojaxhi, i cili per shume kohe ka jetuar ne Palermo. Me interes jane edhe njohjet, qe paraqiten ne liber, me niprit dhe mbesat e Nene Terezes, te cilet banojne gjithashtu ne Palermo.

    Rreth ketij libri jane shprehur mjaft gazeta me ze ne Itali si "La Republika" Palermo dhe "Bota Shqiptare" Rome.

    Shpresojme qe se shpejti ky liber simpatik te vije ne duart e lexuesit tone.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Nene Tereza: "Une jam nje pende ne doren e Zotit"
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-07-2006, 06:53
  4. Shkodër: Muslimanët kundërshtojnë bustin e Nënë Terezës
    Nga FЯODO në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 08:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •