Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 71
  1. #41
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Çuna, iu falemnderit shumë për të gjitha informacionet që keni sjellur. Është me të vertetë për t'iu falemnderuar për gjithçka dhe çdo mund që na keni sjellur dhe ofruar këtu rreth shënjtores Tereza.

    Veç dy fjalë për të falemnderuar nga ana ime, dhe një tjetër kërkesë: "Zot, i bekoftë gjithë njërzit që bëjnë mirësí dhe që kanë zemërmadhësí me njerëzit e tjerë."

    Sinqerisht,
    Drini.

  2. #42
    raku
    i/e ftuar
    ja dhe festa qe ju be dje ne sheshin me emrin e saj ne tirane....
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #43
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Si bashkekombas i Nenes Tereze e ndjej veten krenar.
    Jo qe jam fetar, se nuk jam por kam respekt te madh per nje grue te vogel qe vjen nga ni popull i vogel dhe behet aq e madhe.
    Me shume kam respekt per Gonxhen se sa per vet Papen.
    Nje njeri qe me vepra e jo me fjale ben shume , ju ndihmon te tjereve e sidomos atyre me te "harruarve", fukarenjeve dhe te semureve pa marr parasysh rracen apo fene. Ajo eshte e mrrekullueshme.
    Kjo ja ngriti zerin SHQIPTARIT, Shqiperise , Kosoves.
    Me prinderit nga Kosova , te dalur ne Shqiperi, e pastaj ne Shkup(koincidence?) ne gjithe trevat shqiptare.
    Njerzit si Ajo nuk vdesin.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899

    KUSH HELMOI BABAIN E NENE TEREZES ????

    Perveç krenarise qe ka pasur te drejte cdo shqiptar te ndejeje ka pasur edhe irritime.

    Kisha katolike shqiptare eshte dashur te kete me shume ndikim ne sqarim dhe ceremoni. U FOL EDHE MAQEDONISHT, pra ne ate gjuhe me te cilen deri dje u bombarduan shtepite e shqiptareve dhe u sakatuan femijet tane. Pershtypje perfundimtare nga fotografite televizive eshte sikur ajo te kishte qene indiane. NUK parakalonin shqiptaret, por me shume indianet e Kalkutes. Mungote gishti i kishes katolike shqiptare!!!!

    Nuk eshte kjo arsyeja pse po shkruaj i irrituar:

    RAI , gazetari i saj tha se nga Papa sllav, po shenjterohet nje sllave nga Maqedonia. SIKUR nuk i mjafoti kjo, shtoi se emri GONXHE ne maqedonisht dmth. TUFE LULESH.

    I shqetesuar i nisa nje Email rait dhe kalova te kanali gjerman ZDF ( kanal shteteror ). ATY GAZETARI tha se Nene Tereza eshte me origjine nga India dhe mori mendime nga bashkeatdhetaret e saj indian.
    RAI dhe ZDF dy kanale shteterore dergojne gazetar te raportojne per nje personalitet te shekullit, pa pasur informata per te!!! Ndoshta e kane bere qellimisht, ndoshta nga injoranca, sidoqofte miliona njerez jane informuar gabimisht. Gazetari gjerman raporton me shume per sport, ai italian nuk e di, nuk dukej, degjohej vetem zeri. Ne faqet e RAI-t shkruan se Nenen Tereza eshte lindur ne Shkup, Shqiperi!!!

    Ne skenat televizive flamujt deshmonin shqiptaresine e saj, por kisha katolike shqiptare per fat te keq nuk verehej! Tragjike!

    Edhe kjo qe thash me lart nuk eshte arsyeja pse shkrova pas disa muajve arratie.
    ASKUND NUK PERMENDET SE BABAIN E NENE TEREZES E KANE HELMUAR SERBET.

    Une kam ne dore librin , biografi e autorizuar me kete titull:- Mutter Teresa, nga Kathryn Spink, botues Gustav Lübbe Verlag....gjermanisht. ISBN3-7857-0707-x

    Titulli i origjinalit eshte ky :

    Mother Teresa. A Biografphy
    London 1997 by Kathryn Spink.
    Published by Arrangement with the Autor.


    ....dhe ne kete liber ne faqen 23 thuhet se babai i saj , Nikolle Bojaxhiu ishte nje patriot shqiptar se po festonte 28 nentorin dhe se ishte pjesetar i nje delagacioni shqiptar i cili do te bisedonte me Beogradin. Ne vitin 1919 ai kishte shkuar ne Beograd dhe prej atje ishte kthyere i helmuar. Shendeti i tij kishte qene i shkelqyeshem para se te shkoje atje, por mjeku dhe familja kishin thene se ai ishte helmuar ne Beograd dhe keshtu ai vdes ne moshen 45 vjecare. Se babain ia kaner helmuar serbet, e ka thene Nene Tereza, sepse kjo biografi eshte e autorizuar!!!!
    Ne Beograd e kishte shoqeruar konsuli italian, kishte qene tregetar i pasur dhe pas nje operacioni qe nuk ndryshon gje, pasurin ia rremben partneri i tij italian.

    Babai i saj kishte furnizuar me medikamente spitalet ne Shkup, pastaj i ishte bashkangjitur nje italian qe tregetonte me vaj, sheqer, shtof dhe lekure....

    NIKOLLA kishte udhetuar per Beograd si pjesetar i nje delagacioni patriotesh te cilet do te flisnin me Beogradin per bashkangjitjen e Kosoves Shqiperise se Madhe, dhe se ai nuk kishte fshehur kurrre se luftonte per Shqiperine...keshtu shkruan ne kete liber, dhe kur te kem kohe, do ta perkthej se paku fjali pe fjali kete pjese ku ndricohet nje pjese e jetes se saj dhe prindit te saj.

    Ata qe sjellin dyshime tendencioze duhet pyetur se pse Nena e saj e ka varrin ne Shqiperi e babai ne Maqedoni ? KJO deshmon persekutimet e shqiptareve dhe flet per golgoten tone, tani jo me anonim, por me nje njeri te shenjte! Zoti e bekofte ate dhe popullin tone, i cili per cdo njeri te madh, jo se duhet ta rrise me mundime, por edhe duhet te luftoje per ta mbajtur se sa here te ngriten, te tjeret perpiqen ta vjedhin ... nga racizmi, mosdurimi apo perversione tjera shqetesojne ndjenjat shqiptare!

    Ata qe kuptojne italishten sot ne orent 20.45 RAIUNO nis pjesa e pare e filmit mbi Nene Terezen. Filmi ka dy vazhdime.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shën Albani : 19-10-2003 më 10:10

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    "Hyu vijon ta dojë botën dhe na dërgon ty e mua për t'u shprehur të varfërve dashurinë dhe mëshirën e Tij". Në shpirtin e saj, përplot me dritën e Krishtit e me dashuri të zjarrtë për Të, kishte një dëshirë të vetme : "Të shuante etjen e dashurisë së Tij për shpirtrat njerëzore".

    Sot, mbarë bota ndjek ceremoninë e lumnimit të Nënës Terezë, shenjtores shqiptare

    Nënë Tereza, rruga drejt Hyjnisë

    Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit"

    800 mijë vetë në sheshin San Pietro në Romë

    Vatikani po përfundon përgatitjet për Lumturimin nga Papa Gjon Pali II të Nënë Terezës, një ceremoni që pritet të jetë e jashtëzakonshme për nga pjesëmarrja. Grupe besimtarësh vazhdojnë të mbërrijnë dhe punëtorët e Vatikanit po përfundojnë rregullimin e ambienteve përreth sheshit të Shën Pjetrit për këtë ngjarje, që është pika kulminante e festimeve të 25-vjetorit të pontifikatit të Gjon Palit II. Ceremonia mund të thyejë gjithashtu rekordin e personave pjesëmarrës në Lumturim, me pelegrinët që priten ta çojnë në mbi 800 000 shifrën e pjesëmarësve, sipas prefectures së policisë së kryeqytetit italian dhe organizatorëve. Ajo pritet të kalojë numrin e pelegrinëve që morën pjesë në Lumturimin në 2002 të Padre Pios, një shenjt italian që ka qenë objekt i një veneracioni të madh popullor dhe të priftit spanjoll, Josemaria Escriva de Balagues, themelues i institucionit të fuqishëm katolik Opus Dei, me dy ngjarjet që mblodhën secila 250 000 -300 000 njerëz. Lumturimi i murgeshës me origjinë shqiptare, fituese e Çmitit Nobel për Paqen në vitin 1979 duket të jetë një proces që ka njohur shumë rekorde deri tani. Procesi i Lumturimit ishte veçanërisht i shpejtë: ai filloi në vitin 1999, vetëm dy vjet pas vdekjes në vitin 1997 të Nënë Terezës, në saj të një vendimi të papës që i mundësoi të shkurtonte afatin e zakonshëm prej pesë vjetësh, duke përfunduar brenda katër vjetësh. Dhjetra mijëra besimtarë do të ndjekin ceremoninë nga larg në saj të gjashtë ekraneve gjigandë të vendosur pranë Vatikanit, ndërsa miliona spektatorë nga 48 vende në mbarë botën, do të shikojnë Lumturimin e transmetuar nga 77 kanale televizive. Ceremonia e Lumturimit, ku do të marrin pjesë personalitete nga e gjithë bota, do të fillojë në orën 08:00 dhe do të zgjasë rreth tre orë. Rreth 80% e pelegrinëve janë italianë, ata të huaj vijnë nga Europa, SHBA e disa mijëra nga India. Priten delegacione zyrtare nga India dhe Shqipëria, vendlindja e Nënë Terezës. Janë të shumtë politikanët dhe autoritetet e institucioneve italiane, mes të cilëve kryebashkiaku i Romës, Walter Veltroni. Mësohet se sektori i parë, ai më i afërt me altarin e sheshit San Pietro, do të jetë i rezervuar për misionarët vullnetarë dhe 2 mijë të varfër, kryesisht romanë, shoqëruar nga qindra murgesha. Motër Nirmala, aktualisht në krye të Misionareve të bamirësisë, do të drekojë me "clochards" menjëherë pas ceremonisë në sallën Paolo VI, në Vatikan.

    Njerëz nga e gjithë bota në "Maratonën e Popujve" në Tiranë

    Lumturimi i Nënë Terezës mblodhi dje në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë mbi 200 artistë nga vendi dhe bota, si dhe qindra qytetarëve. Grupe popullore nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Italia, Greqia dhe Serbia organizuan një koncert me këtë rast. I ftuari special i këtij koncerti ishte një grup muzikor nga India. Koncerti "Shenjtorja jonë". Sot, në ditën e lumturimit e Nënë Terezës do të organizohet aktiviteti "Maratona e popujve". I konceptuar si një manifestim vrapimi masiv, në këtë maratonë do të marrin pjesë më shumë se 200 maratonistë nga disa shtete në garën 21 km e 700 metra, 500 të rinj për garën 7 km dhe 1500 fëmijë në një garë të shkurtër simbolike.

    Të premten është përuruar në Tiranë memoriali kushtuar Nënë Terezës, i cili është vendosur në hollin e Muzeut Historik Kombëtar, ka në qendër një një relief të Nënë Terezës në bronx, dy ikona në ar, një ikonë që paraqet figurën e Nënë Terezës si misionare humaniste dhe tjetra Gonxhe Bojaxhiun në moshën 16-vjeçare veshur me kostumin kombëtar shqiptar të Prizrenit.

    Gjithashtu të premten në mbrëmje në sheshin e Katedrales së Shën Palit u mbajt një mbrëmje gala, ku merrinin pjesë emra të njohur të muzikes së lehtë dhe klasike shqiptare.



    Zemër e madhe sa pesë kontinente

    Nga zanafilla në veprat e fundit të bamirësisë: një jetë duke ndjekur të varfrit e botës

    1910

    Më 26 gusht Anjeza Gonxha Bojaxhiu, Nëna e ardhshme Terezë, lind nga një familje shqiptare në Shkup, Maqedoni. I ati, Nikolla, i diplomuar në farmaci, vdes kur ajo ishte 7 vjeç. Rritet me të vëllanë dhe motrën e të ëmën Drane.1928. Në moshën 18 vjeç kërkon të pranohet nga murgeshat e Loretos, që punonin në Bengala, rajon verilindor i Indisë në afërsi të Kalkutës.

    1929

    Nis përtërimi në Darjeeling, nënë këmbët e Himalajas.

    1931

    Në fund të përtërimit, më 24 maj, merr vlerësimin maksimal. Pastaj dërgohet në Entally, lagje e Kalkutës, për të dhënë mësim. Ndërron emrin civil Anjezë në atë fetar Terezë, emri i karmelitanes së Lisieux-it që Papa e ka shpallur të shenjtë vetëm 4 vjet më parë.

    1943

    Gjatë luftës së Dytë Botërore, në Bengali bie zija e bukës. Nënë Tereza i kërkon kreut të kongregacionit dhe arqipeshkvit të Kalkutës, monsignor Perrier, të lërë manastirin e t'u përkushtohet të varfërve. Merr një refuzim të prerë. Por Perrier, pak kohë më pas, mendohet dhe pyet Papën.

    1948

    Më 18 gusht mbërrin në Romë përgjigjja e Papa Pio XII. Ai është dakord: Nënë Tereza mund të braktisë manastirin e Entally për të jetuar me të varfërit. Peshkopi i komunikon direktivën e parë: "Ajo është në provë për një vit". Nëse nuk ndjen të vazhdojë mund të kthehet në manastir. Nënë Tereza lë rrobën e zezë e murgeshave të Loretos për të veshur sarin e bardhë, si gratë e varfra të Indisë.

    1949

    Më 19 mars vjen Subashini Das, vajza e parë e vendosur të ndjekë Nënë Terezën. Në 1997, vit i vdekjes së saj, u bënë rreth 4 mijë, aktive në 123 vende.

    1953

    Mijëra njerëz, çdo vit, vdesin nërpër rrugët e Kaluktës. Nënë tereza inaguron Nirmal Hriday, "Vendin e zemrave të pastra". Pas 20 viteve të para të aktivitetit, bilanci: 27 mijë të sëmurët e mikëpritur, 14 mijë të cilëve të shëruar e të risjellë në jetë.

    1958

    Një ëndërr bëhet realitet: nënë Tereza arrin të transferojë lebrozët jashtë qytetit në një vend të gjelbër, me ndërtesa të ndërtuara për ta dhe familjarët. Vendi quhet Titagarh, Qyteti i paqes. Sot këtu janë 600 familje lebrozësh.

    1965

    Më 1 shkurt Nënë terezës i vjen një dekret i firmosur nga Papa: Paolo VI i jep aprovimin e vet Misionereve të Bamirësisë (duke u bërë drejtuesi i tyre kryesor në vend të arqipeshkvit të Kalkutës). Motrat hapin misionin e tyre të parë jashtë vendit, në Cocorote, në Venezuelë.

    1968

    Me kërkesë direkte të Paolo VI murgeshat e Nënë Terezës hapin një qendër të tyre në Romë.

    1973

    Qendrat shtohen në të gjithë botën. Janë 600, të përhapura në 5 kontinente.

    1975

    Në numrin e fundit të dhjetorit të së përjavshmes amerikane "Time" i kushtohet kopertina nëën Terezës. Titulli: "Shenjtorët e gjallë". Po këtë vit flitet për herë të parë për të në OKB.

    1979

    Merr çmimin Nobel për paqe. Në Oslo i kërkon të ftuarëve të heqin dorë nga banketi që duhet të mbyllë festën "sepse nuk mund të hajë drekë gëzueshëm ndërsa të varfrit vdesin urie". I plotësohet dëshira.

    1985

    Më 26 tetor OKB realizon një dokumentar për nder të saj.

    1986

    Papa Wojtyla fluturon në Indi. Më 3 shkurt hyn në Nirmal Hriday të Kaluktës duke i dhënë dorën Nënë Terezës. Në orën e drekës vesh një grembiul e bashkë me të i jep për të ngrënë të sëmurëve.

    1989

    Atak zemre. Nënë tereza qëndron për më shumë se dy muaj në spital.

    1997

    Në mars Papa pranon dorëheqjen e saj për arsye shëndetësore. Misionaret zgjedhin një motër tjetër në krye, motrën Nimala. Më 5 shtator, në 21.30, vdes në Shtëpi nëna e Kalkutës. Qeveria indiane organizon për të një ceremoni mortore shtetërore.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #46
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Thumbs up LAJMERIM!

    Sot ne qytetein Växjö te Sudise ne diten e lumturimit te Nene Terezes u shperblye antari i FORUMIT SHQIPTAR Ullmar Qvick nga shoqata Nene Tereza per veprimtarine tij e sidomos per angazhimin e tij per paqe ne Kosove.
    Te jemi krenar qe kemi kesi antaresh ne forum.

    Urimet e mia Mr Qvick!
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 19-10-2003 më 15:17
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #47
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Botuar: E diel, 19 tetor 2003 - 08:49 CET
    Papa lumturon Nënë Terezën

    Në ditën e katërt të festimeve të 25-vjetorit të tij në krye të Papatit, Gjon Pali i Dytë lumturon përmes një ceremonie në Vatikan, Nënë Terezën e Kalkutës.



    Miliona romano-katolikë në të gjithë botën kanë pritur këtë eveniment, ndërsa qindra mijra pelegrinë mbushënr Sheshin Shën Pjetri për të qënë të pranishëm.

    Në Kalkutë mbështetësit e të gjitha besimeve mbajtën shërbesa për të nderuar murgeshën, e cila kaloi më shumë 60 vjet të jetës së saj duke ndihmuar të varfërit.

    Motrat e urdhërit të saj iu bashkuan qindra mijra pelegrinëve të pranishëm në sheshin Shën Pjetri të Romës.

    Lumturimi është faza e fundit formale para se një person të shpallet shenjt.

    Papa e admironte Nënë Terezën dhe i shpejtoi procedurat për shenjtërimin e saj.

    Në krye të 440 murgeshave nga urdhri i Nëënë Terezës, me qendër në Kalkutë, është Motër Nirmala Joshi, e cila zëvendësoi Nënë Terezën, e cila vdiq në vitin 1997.

    Diana Kola e BBC-së që është në Romë për ceremoni, tha se kishte parë grupe të tëra shqiptarësh, që dalloheshin nga stemat që kanë në gjoks me fotografinë e Nënë Terezës dhe flamurin shqiptar.

    Disa të tjerë mbanin në qafë një shall të bardhe me bordure blu, me stampën e fotografisë së Nënë Terezës.

    Në ceremoninë në sheshin Shën Pjetër kanë njoftuar pesëmarrjen delegacione nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

    Nënë Tereza lindi në vitin 1910 në Shkup nga prindër shqiptarë.

    Nënë Tereza fitoi në 1979 çmimin Nobel për Paqen, për shërbimin e saj ndaj të sëmurëve dhe të pafuqishmëve. Ajo vdiq në moshën 87 vjeçare.

    Misioni i saj bamirës nisi në 1950. Atëherë urdhëri kishte vetëm 12 murgesha.

    Tani urdhëri ka 4 500 murgesha në 133 vende, të cilat drejtojnë shkolla, shtëpi për të varfërit dhe ata që janë duke vdekur.

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-08-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    29
    Sot u zhvillua ceremonia e lumturimit te Nene Terezes ne sheshin Shen Pjeter te Romes, ku mernin pjese nga Shqiperia edhe Presidenti Alfred Mojsiu, ish Presidenti Rrexhep mejdani e te tjere. Midis turrmes dalloheshin qarte edhe disa flamure shqiptare. Dy persona (burre e grua) te veshur me kostume kombetare shqiptare kaluian ne shenje nderimi perpara papes Gjon Pali i Dyte. Duke e pare kete ceremoni ne RTSH, ishte shume prekese per ne shqiptaret.

  9. #49
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Vatikan, 19 tetor - Në ceremoninë e lumturimit të Nënës Tereze, në Sheshin e Katedrales "Shën Pjetri" në Vatikan, mori pjesë edhe një delegacion nga Kosova, i kryesuar nga Presidenti Ibrahim Rugova, ku ishin edhe ministra, deputetë e punëtorë të kulturës. Poashtu në këtë ceremoni mori pjesë edhe një delegacion nga Shqipëria, i drejtuar nga Presidenti Alfred Moisiu, dhe një delegacion qeveritar nga Maqedonia.
    Presidenti Rugova dhe Presidenti Moisiu gjendeshin në radhën e parë të mysafirëve të lartë nga mbarë bota që kishin ardhur për të marrë pjesë në ceremoninë e lumturimit të Nënës Tereze.
    Në ceremoni morën pjesë edhe titullarë të Kishës Katolike Shqiptare dhe shumë qytetarë Shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Shtete e Bashkuara të Amerikës e nga diaspora.


    Një pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit në Romë, me një flamur të madh shqiptarë të shtruar në tokë, për të treguar rrënjët se shëntores më të re të botës: Shën Teresa.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #50
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Lumnohet Nënë Tereza
    19 tetor 2003, 19:45 UTC


    Papa Gjon Pali i Dytë lumnoi të dielën Nënë Terezën në Sheshin Shën Pjetër të Romës, në praninë e rreth 300 mijë pelegrinëve, mes së cilëve rreth 40 mijë shqiptarë nga e gjithë bota.
    Në një ceremoni që zgjati tri orë e gjysmë, Papa Gjon Pali i Dytë e shpalli Nënë Terezën të lumnuar, hapi i fundit para shenjtërimit në Kishën Katolike. Ati i Shenjtë e quajti Nënë Terezën “një shërbëtore të të varfërve, të Kishës dhe gjithë Botës”.

    Lumnimi i Nënë Terezës ishte një moment emocional për mijëra njerëzit e pranishëm. Një seksion gjatë meshës ishte rezervuar për të varfërit dhe të pastrehët.

    Papa tha se tek Nënë Tereza, njerëzimi sheh nevojën për t’u shërbyer veçanërisht më të varfërve dhe të harruarve. Ai shtoi se i ishte personalisht mirënjohës asaj gruaje të guximshme, për të cilën ai gjithmonë kishte menduar se e kishte mbështetje.

    “Ajo ishte ikona e Samaritanes së mirë. Ajo shkoi gjithandje që t’i shërbente Krishtit për më të varfërit e të varfërve. As konkfliktet dhe luftrat nuk e ndalën dot atë”, tha Ati i Shenjtë.

    Zakonisht, procesi për lumnimin e një personi zgjat dhjetra vjet ose edhe shekuj pas vdekjes së kandidatit. Por Papa Gjon Pali i Dytë, për të cilin thuhet se është admirues i madh i Nënë Terezës, vendosi ta shkurtojë këtë proces, pas vdekjes së saj në vitin 1997.

    Lumnimi i Nënë Teresës u prit me entuziazëm nga gjithë shqiptarët.

    Pasdite qindra shqiptarë u mblodhën në Bazilikën Shën Maria Intranspantino në Romë për të nderuar heroinën e tyre. Mes të pranishmëve ishin presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ish-presidentët Sali Berisha dhe Rexhep Meidani dhe udhëheqës të tjerë fetar.

    Ndërkohë Shkodra është zbukuruar me portretet e Nënë Terezës, ndërsa në katedralen e madhe katolike të qytetit u mbajt një meshë e shenjtë në nderim të Nenë Terezës.

    Ndihmësarqipeshkvi i Shkodrës Monsignor Zef Simoni, tha se lumnimi i Nënë Teresës është një ndër ngjarjet më të mëdha për të gjithë kombin shqiptar dhe një shenjë ripërtërirje kombëtare.

    Festimet me rastin e lumnimit të Nënë Terezës u mbajtën të dielën edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë, përfshirë kryeqytetin Tiranë.

    Edhe në Kosovë, ceremonia e lumnimit të Nënë Terezës u ndoq me interesim të madh. Gjatë ditës, në kishat katolike të Kosovës u mbajtën mesha, ndërkaq që u zhvilluan edhe veprimtari të tjera kulturore në nderim të Nënë Terezës. Shumë rrugë, sheshe e institucione në Kosovë mbajnë emrin e saj.//kk//


    40 mijë shqiptar pjesëmarrës, ju lumtë gjithë atyre që kanë marrë pjesë në shenjtërimin e shqiptares sonë së shenjtë Gonxhe Bojaxhiut "Nënë Tereza".
    Poashtu ai libri i biografisë së saj tani do të bëhet edhe më i lexueshëm, gjë që edhe përshpejton bashkimin e Kosovës me Shqipërinë kur dihet (sikur e ka thënë edhe vet Nënë Tereza) se babai i saj dëshmori i kombit Nikolla ka vdekur nga serbët vetëm pse ka dashur bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  11. #51
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Urime edhe zotit Qvick dhe përgëzime Shoqatës Nënë Terezë së Suedisë për shpërblimin e intelektualëve si zoti Qvick kontribues në çështje të ndryshme kombëtare dhe mik i përhershëm i Shqiptarëve.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  12. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Një delegacion shqiptar i kryesuar nga presidenti merr pjesë në ceremoninë e lumturimit të Nënë Terezës

    Moisiu: Nënë Tereza, shqiptarja që i përket gjithë botës

    Eva Kushova

    TIRANË – Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, në krye të delegacionit shqiptar mori pjesë në ceremoninë organizuar nga Vatikani me rastin e lumturimit të Nënë Terezës, humanistes së madhe shqiptare. Në përbërje të delegacionit shqiptar ishin nënkryetarja e Kuvendit Popullor, Jozefina Topalli; kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha; ish-presidenti Rexhep Meidani; ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Arta Dade; ministri i Shtetit pranë Kryeministrit, Blendi Klosi; deputetët Nikollë Lesi dhe Preç Zogaj. Një numër i madh shqiptarësh nga Italia, diaspora shqiptare në Europë dhe SHBA morën pjesë në këtë ngjarje me rëndësi të veçantë historike për mbarë kombin shqiptar. Kosova përfaqësohej me presidentin Ibrahim Rugova. Sipas protokollit, ishte i pari presidenti Moisiu, i shoqëruar nga vajza Mirela, që u përshëndet me kreun e Selisë së Shenjtë dhe i dhuroi atij një bust të Nënë Terezës punuar në argjend. Në vijim të programit delegacioni shqiptar vizitoi Kishën Santa Maria dhe ndoqi një koncert simfonik të orkestrës kombëtare “Nënë Tereza”. Para fillimit të koncertit presidenti Moisiu mbajti fjalën e rastit kushtuar lumturimit të Nënë Terezës. Duke e cilësuar një moment kulmor e ngjarje historike për shqiptarët lumturimin e Nënë Terezës, presidenti tha se 19 Tetori është shpallur festë kombëtare dhe theksoi: “Kjo është një ngjarje e madhe për shqiptarët e Shqipërinë, për Kishën Katolike, Selinë e Shenjtë dhe për të gjithë humanistët dhe besimtarët në botë.” Pasi vlerësoi veprimtarinë dhe punën e jashtëzakonshme të Nënë Terezës si simbol i humanizmit, i besimit dhe i virtytit, presidenti theksoi: “Nënë Tereza është shqiptarja që i përket të gjithë botës, por edhe përçuesja më e mirë e ndjenjave të fisnikërisë, humanizmit dhe e vlerave të popullit tonë të lashtë”.


    Kujtimi

    Qilimi ku është lutur Nënë Tereza ndodhet në Tiranë
    Qilimi ku është lutur Nënë Tereza deri në çastet e fundit të jetës së saj, ndodhet në Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Qilimi me motive popullore shqiptare është sjellë në Shqipëri nga monsinjor Rrok Mirdita, arqipeshkv i Durrësit, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë në shtator të vitit 1997, kur ai u kthye nga Kalkuta (Indi) pas ceremonisë funerale të Nënë Terezës. Don Mariani, një prift pranë Katedrales së Shën Palit në Tiranë i tha ATSH-së se "gjatë regjimit komunist, Shqipërinë, nuk mund ta vizitonte asnjeri që i shërbente fesë e ndaluar me ligj nga regjimi komunist". Ndaj edhe në vitin 1972, kur Nënë Terezës i vdiq e ëma në moshën 83-vjeçare, ajo nuk u lejua të vinte në Tiranë. Në gusht të vitit 1989, Nënë Tereza erdhi në Shqipëri me protokoll qeveritar si e ftuara e Nexhmije Hoxhës, bashkëshortes së udhëheqësit komunist Hoxha. Vizita e saj si shtetase shqiptare zgjati vetëm pak ditë, ndërsa kur u largua mori me vete si kujtim nga Shqipëria një qilim, të cilin e vendosi në dhomën e saj të lutjes në Kalkutë. Mbi këtë qilim me motive shqiptare ajo është përkulur edhe në ditët e fundit të jetës. Pas ceremonisë funerale në nder të Nënë Terezës (në Kalkutë), monsinjor Rrok Mirdita e ka marrë këtë qilim, mbi të cilin Nënë Tereza është lutur për tetë vjet, deri më 5 shtator 1997, kur ajo u nda nga jeta. Sipas Dom Marianit, qilimi ruhet në një sallë të Katedrales së Shën Palit bashkë me një portret të Nënë Terezës, ku ajo paraqitet si misionare e bamirësisë. Pranë këtij portreti ndodhet portreti i Papës dhe i monsinjor Rrok Mirditës, si dhe një kryq në të cilin është gdhendur trupi i Jezu Krishtit.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    8
    Jam shume i emocionuar keto dite.Falenderoj te gjithe anetaret e forumit qe me dhane disa njohuri mbi jeten dhe vepren e shqiptares se vogel ne trup por te madhe ne shpirt nene

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    8
    Te me falni nuk e kisha mbaruar akoma mendimin tim dhe per kete arsye po e vazhdoj ketu:
    Jam pra shume i emocionuar dhe njekohesisht provoj nje ndjenje te forte atdhetarie.Une te them te drejten nuk dinja shume gjera per jeten dhe vepren e nene Terezes,dhe keshtu nuk mund te ofroj ndonje gje lidhur me kete teme.Por ajo qe dua te them dhe qe me beri pershtypje eshte fakti qe mediat

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    8
    per nje difekt teknik nuk e mbarova akoma mendimin.Te me falni
    Ajo qe me beri pershtypje pra eshte fakti qe mediat greke e kaluan shume perciptazi kete ngjarje te madhe ne rang boteror.
    Do te deshiroja qe kjo ngjarje te prekej me shume nga ato.
    Nderkohe qe ndiqja me vemendje televizionin italian RAI3 i cili i kushtoi nje emision te vecante nene Terezes si dhe aktiviteteve sportive te organizuara ne Tirane me rastin e lumturimit te Saje.
    Ajo qe me kenaqi shume ishte dhe casti kur komentatori i RAI3-shit permendi faktin qe Shqiperia ka nxjerre shume njerez te talentuar (e kishte fjalen per atletiken)duke permendur ketu edhe faktin qe shume atlete shqiptare ndeshen sot ne bote me ngjyrat e Greqise.Dhe bene-tha- qe Greqia te nrihet ne nje nivel te larte boterore ne kete fushe.Permendi gjithashtu edhe inxhinieret e talentuar qe punojne sot jo vetem ne Itali por ne te gjithe boten.Por vecanerisht-tha-talentet e shumte jane ne fushen e muzikes duke permendur qe nje numur i madh violinistesh te talentuar shqiptare marin pjese ne orkestrat e medhaja Italiane.
    Keto ishin mendimet e mia.Falenderoj te gjithe anetaret e forumit
    Ju uroj te gjitheve te gjitha te mirat.
    Uroj ne vecanti Z.Ullmar Qvick per shperblimin nga shoqata NENE TEREZA Jam vertete i lumtur qe ne mesin tone ndodhet nje anetare i tlle i nderuar.
    Pershendetje

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e SKAY-WOCKER
    Anëtarësuar
    02-06-2003
    Vendndodhja
    Tirana
    Postime
    2

    emadhje nene tereze



    ESHTE E JONA NENE TEREZA

    KUSHE THOTE TE KUNDERTEN E GJENE BELAJA
    SA[N]TOS

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Dy manifestime në Suedi për Nënën Tereze

    Mbrëmje kulturore kushtuar Nënë terezës
    e hënë, 2003-10-20

    Për nder të shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut - Nënë Terezës, mbrëmë në ambientet e Shoqatës së Gruas "Kosovarja", në Malmö, Rrethi i Shoqatave Shqiptare të Regjionin e Skones, organizoi një mbrëmje kulturore. Për jetën, veprimtarinë dhe humanizmin e Nënës Tereze, me këtë rast folën Ragip Recica, kryetar i Rrethit, Shaban Murati, ambasador i Republikës së Shqipërisë për Skandinavi dhe Hajrije Bilalli, veprimtare e Shoqatës "Kosovarja". Avni Peci e Fatos Reshitaj deklamuan vargje nga soneta poetike "Nëna Tereze e Shqipërisë" të autorit Kadri Mani, kurse kompozitori Ahmet Bella interpetoi një arie të cilën e kishte komponuar enkas për Nënë Terezen.

    ---------------------------------------------------------------------------------
    Po kështu edhe në Suedi u bë një aktivitet në prag të lumturimit të Nënës Terezë.

    Në të vërtetë, shoqata që mban emrin e saj në Växjö kishte ftuar suedezë të shumtë nga gjithë Suedia të cilët me vite të tëra ishin angazhuar në ndihmë të shqiptarve.

    Tubimin në Växjö e shpalli të hapur Islam Islami, kryetar i shoqatës Nëna Terezë, pastaj Safete Beqiri foli për jetën dhe veprën e nënës Terezë. Teuta Aliu,15 vjeçe luajti në piano pjesë klasike nga Mocarti dhe Betoveni. Pastaj të pranishmit i përshëndeti ambasadori i Shqipërisë në Stokholm, Shaban Murati dhe pas tij nënkryetari i shoqatës Harald Niklasson foli për veprimtarinë e shoqatës nga themelimi deri sot dhe për disa plane të punës në vazhdim.

    Ndërkohë grupi i vallterve "Drenusha" nga Värnamo kënaqi pjesëmarrsit me disa valle shqiptare, kurse Dervish Kuqi këndoi një këngë të Dervish Shaqës.

    Programi vazhdoi ndërkohë me ndarjen e shpërblimeve për personat më aktiv . Kësaj radhe me shpërblime u nderuan Islam Islami, Harald Niklasson, Lars Leijonborg, Örjan Sturesjö, Anders Vestman, Stig Elmblad dhe Ullmar Qvick. Kurse programi u mbyll me një program simpatik nga kori i burrave të Växjös.

    Në pamundësi që të merr pjesë në takimin e të shtunës në Växjö, lideri i liberalve Lars Leijonborg nëpërmjet një letre përshëndetëse theksonte ndër të tjera: Europa në të kaluarën nuk arriti ta ndalojë gjakderdhjen në trojet e Nënë terezës. Prandaj ajo sot mban përgjegjësi për të ardhmen e tyre.

    Çmimet u ndanë për merita të jashtëzakonshme personale në shërbim të humanizmit, paqes e zhvillimit në Ballkan.

    (Lajmërime nga Ditari i Radio Suedisë)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ullmar Qvick : 20-10-2003 më 16:58
    Ullmar Qvick

  18. #58
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    NENE TEREZA dhe SHQIPERIA: nje paradoks?

    Nga Bashkim Shehu

    Kam shtetesi britanike, atdheu im eshte Shqiperia, shpirterisht i perkas njerezimit. Keto jane, pak a shume, fjalet me te cilat Nene Tereza ka percaktuar nje here identitetin e saj. Per shumekend ne bote, komponenti i dyte i ketij identiteti tingellon me siguri i cuditshem, aq me teper duke u ngaterruar me faktin qe Shkupi eshte qyteti i saj i lindjes dhe Kalkuta qyteti i jetes. Mirepo edhe me e cuditshme tingellon kjo lidhje me Shqiperine po te veshtrohet nga nje kend tjeter, nga ai sesi Shqiperia e ka veshtruar Nene Terezen.

    Aty nga fundi i viteve '50, ajo i lutet qeverise komuniste shqiptare qe e ema dhe e motra, te dyja asokohe me banim ne Tirane, te lejoheshin te shkonin jashte vendit per t'u kuruar. Pergjigja ishte negative. Kerkesa perseritet vite me vone, dhe serishmi e njejta pergjigje e prere. Vete Nene Tereza per here te pare eshte lejuar te shkoje ne Shqiperi me 1989, kur e ema dhe e motra kishin vdekur dhe ajo s'i kishte pare dot, ndersa sistemi ende s'kishte ndryshuar. Nene Tereza takoi te vene e diktatorit Enver Hoxha dhe kerkoi te liroheshin prifterinjte katolike qe mbaheshin burgjeve te diktarures. Kjo kerkese u plotesua. Nje vit e ca me pas, ne momentet e ndryshimit, Nene Tereza vjen prape ne Shqiperi. Me kete vizite lidhet porosia e saj aq e rendesishme per shoqerine shqiptare te mbarsur me konflikte te nje lufte te ftohte civile: "Do ta doni me shume Shqiperine po te doni me shume njeri-tjetrin".

    Keto jane disa nga momentet e spikatura te marredhenieve te Nene Terezes me ate qe ajo e konsideronte atdheun e saj. Pjesa tjeter i perket mitit, dhe fillon bashke me ndryshimet politike, qe sollen, mes te tjerash, lirine e ndergjegjes dhe te besimit ne ish-vendin e vetem zyrtarisht ateist, ku, deri me 1990, cdo shprehje ndjenjash fetare penalizohej. Tashetutje, Nene Tereza shnderrohet ne simbol kombetar. Pikerisht vendi qe nuk ia kishte njohur identitetin, e kerkon tani identitetin e vet kolektiv te ky person. Aeroporti nderkombetar i Tiranes, pika e pare e rendesishme e kontaktit te te huajve me Shqiperine, quhet "Nene Tereza". Sheshi me i rendesishem i Tiranes pervec atij qe mban emrin e heroit kombetar, Skenderbeut, quhet "Nene Tereza", etj., etj.

    Simbol i panatyrshem per Shqiperine, mund te thuhet, ose paradoksal. E kjo ne tre aspekte. Se pari, i panatyrshem ose paradoskal po te kemi parasysh diktaturen me egersine e saj te skajshme dhe me ateizmin si fe shteterore, por ndoshta mu per kete shume shqiptare ndjejne sot nevojen per nje figure si Nene Tereza. Se dyti, i panatyrshem ose paradoskal po te kemi parasysh mitologjine mbizoteruese ne te cilen kombi ka njohur veten qysh ne zanafille, mitologji luftrash e qendrese te paepur ndaj armiqve te stermedhenj e te perbindshem. Ose, po t'u referohemi fjaleve te nje studjuesi gjerman te kultures shqiptare, simbolet kombetare te Shqiperise nuk mund te perfytyrohen pervecse ne trajten e burrave me mustaqe te medha e me vetulla te trasha. Sidoqofte, eshte pak a shume si te thuash se nuk mund te perfytyrohen simbolet kombetare te Gjermanise pervecse ne trajten e burrave me nje njolle mustaqesh nen hunde dhe qe ulerijne perpara turmave. Se treti, paradoksal dhe krejt i panatyrshem ky simbol i shqiptareve per aq sa u sherben disave si motiv i nje vetekenaqesie kolektive partikulariste, dhe ca me keq po te shfrytezohej kjo per marketing politik te nje shteti. Porse eshte krejt i natyrshem per aq sa shqiptaret priren te gjejne te figura e Nene Terezes vlera te nje humanizmi universal per te cilin cdo shoqeri ka aq shume nevoje.

    Bashkim Shehu

    * Botuar ne "La Vanguardia"
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  19. #59
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Hajdin Sejdia, njeriu që për shumicën e shqiptarëve kujtohet me shije të hidhur të përafërt me atë që të krijon një mashtues i cili është tallur me mjerimin e të tjerëve, pas shumë vitesh mungesë, është rishfaqur. Këtë radhë është parë në sheshin "Shën Pjetër" të Vatikanit një hap pas Presidentit Alfred Moisiu, atij kosovar Ibrahim Rrugova e të tjera personaliteteve të kombit shqiptar duke patur statusin e një prej sponsorve të koncertit për nder të Nënë Terezës. Më tej u mësua se personazhi i përfolur Hajdin Sejdia kishte paguar edhe një avion çarter për udhëtimin në Itali të delegacionit shqiptar të kryesuar nga Presidenti Alfred Moisiu. Pra me një pamje krejt tjetër, është i njëjti personazh i bërë leckë nga mediat shqiptare duke filluar që nga viti 1993, i quajtur herë mashtrues, herë huamarrës i përbindshëm i tipit "piramidë" si dhe njeriu që gërmoi gropën e famshme prapa pallatit të Kulturës në qendër të Tiranës që ende quhet "gropa e Hajdin Sejdisë". Ishte një shfaqje krejt e kundërt me atë të opinionit të krijuar e ardhur pas një heshtjeje të gjatë të thyer vetëm në vitin 1996, kur u amplifikua lajmi se ai shleu të gjitha borxhet që u kishte individëve në Shqipëri. Gjithsesi të nxjerësh një përfundim se kush është në të vërtetë Hajdin Sejdia në bazë të pak të dhënave, është një ndërmarrje e vështirë. Më i mirë do të ishte gjykimi pas fjalëve të dala nga goja e tij një ditë pas Lumturimit të Nënë Terezës.

    Zoti Hajdin, mësuam se ju financuat koncertin për Nënë Terezën në Vatikan. Ç'ju shtyu, përse e morët këtë hap?
    Është e vërtetë. Nënë Tereza është ëngjëlli dhe idhulli im personal, por ajo është edhe figura më e ndritur e gjithë kombit shqiptar. Kam kontribuar disa herë radhazi për Nënë Terezën, por asnjëherë për të përfituar. Figura e saj nuk është për përdorim privat. Pastaj Nënë Tereza është jona dhe para të tjerëve për të tilla sponsorizime na takon të kontribuojmë ne shqiptarëve. Kështu që unë e kam për nder që sponsorizova për koncertin dhe për ardhjen e personaliteteve të kombit shqiptar në Vatikan. Mund t'ju them se me shumë kënaqësi kohët e fundit kam sponsorizuar edhe përkthimin e botimin në anglisht të poezive të Nënë Terezës të përmbledhura në librin "Mësomë të dua", 1000 kopje të të cilit janë shpërndarë falas në Vatikan. Janë bindje të miat, pasi unë jam një mik i vjetër i Nënë Terezës…

    Pra ju e keni takuar atë?
    Po, e kam takuar disa herë. Për herë të parë e kam takuar në vitin 1982 në Nju Jork. Kishte gjithmonë atë pamjen e njeriut të mendueshëm të cilit i rri mendja te të varfërit. Kam patur rastin të flas gjatë disa herë me të. Kujtonte shumë hollësira nga fëmijëria e saj dhe krenohej që ishte shqiptare.

    Ku jeton Hajdin Sejdia tani?
    Në Prishtinë. Aty banoj së bashku me gruan dhe dy fëmijët e mi.

    Mund të na thoni se cilat janë bizneset tuaja?
    Kam biznese në inxhinieri, sipërmarrje ndërtimesh etj.

    Dimë që ju ende keni disa prona tuajat në Shqipëri. Për shembull një sipërfaqe toke në qendër të Tiranës, pas pallatit të Kulturës. Shprehemi saktë?
    Po toka është imja, nëse ende është. Pasi të miat kanë qenë edhe banka Italo-Shqiptare, një sipërfaqe e madhe toke te "Ujët e Ftohtë" në Vlorë, një vilë në Fier etj.

    Keni plane të riktheheni në Shqipëri për tu marrë me investime?
    Mendoj se po. Do të vijë koha që Shqipëria të stabilizohet…

    Pse tani nuk është e stabilizuar?
    Po, ka bërë hapa të rëndësishme. Dikur unë erdha në Shqipëri me shumë projekte për të cilat shpenzova rreth 30 milionë dollarë… Por atëherë më kanë goditur padrejtësisht… Shteti shqiptar më imponoi largim…

    Keni një mesazh tuajin për popullin shqiptar?
    Dëshiroj që një ditë të mbretërojë paqja dhe bashkimi mes kombit shqiptar.


    Biznesmeni Hajdin Sejdia dhe aventura e tij shqiptare

    I shfaqur menjëherë pas viteve 1990, Hajdin Sejdia u konsiderua si biznesmeni i parë shqiptar me projekte të mëdha. Një ndër projektet e tij ishte edhe ndërtimi i një hoteli gjigand në qendër të Tiranës, pas pallatit të Kulturës. Sipas të dhënave të Gazetës Sejdia u morr edhe me këmbim valutor, ndërsa ndërmarrjet e tij u themeluan me kapital të përbashkët me persona që futeshin me përqindje si aksionerë. Por në vitin 1993, në kulmin e ekspansionit të tij në Shqipëri, Hajdin Sejdia u dërgua me pranga në Rinas dhe u përcoll për në Zvicër. Shkak për këtë veprim ishte bërë një ftesë për gjyq në Zvicër ku Sejdia thuhet se ishte akuzuar për evazion fiskal. Persona që pretendojnë se kanë kuptuar këtë veprim të strukturave të caktuara të shtetit shqiptar thonë se goditja ndaj Sejdisë ishte politike. Thuhet gjithshtu se shumë persona kanë përfituar nga pronat e Sejdisë në Shqipëri pas largimit të tij. Në vitin 1996 një avokat që kontaktoi me Sejdinë në Zvicër mundësoi kthimin në Shqipëri të të gjitha shumave që u kishte marrë biznesmënëve shqiptarë në kuadër të themelimit të shoqërive aksionere.


    Aventura e delegacionit shqiptar në Lumturimin e Nënë Terezës

    Nëse të gjitha mediat botërore vlerësuan dje pozitivisht veshjen kuq e zi të sheshin "Shën Pjetrit" gjatë lumturimit të Nënë Terezës, delegacionit të lartë shtetëror që ndodhej dy ditë më parë në Vatikan nuk i kanë munguar aspak incidentet dhe të papriturat. Presidenti Moisiu, numri dy i Kuvendit Jozefina Topalli, kreu i opozitës Berisha, ministrat Arta Dade e Blendi Klosi apo dhe ish-presidenti Meidani e bashkëshortja e tij, kanë udhëtuar në drejtim të shtëpisë së Papës në një udhëtim të sponsorizuar nga Hajdin Sejdia. Por sapo kanë shkelur në Vatikan, kanë nisur edhe problemet e para për ta. Delegacioni shqiptar fillimisht nuk është lejuar të futet në sheshin ku do të zhvillohej koncerti për nder të Lumturimit të Nënë Terezës, pasi emrat e tyre nuk ishin regjistruar në listën e zyrtarëve. Ndërkohë që pjesëtarët e tjerë të delegacionit, kanë zënë vendet e tyre, ka qenë presidenti Alfred Moisiu ai që është vonuar rreth 19 minuta, duke u bërë shkak edhe për shtyrjen e orës së hapjes të koncertit. Zyrtarisht, vonesa e Moisiut u justifikua me nevojën e ndërrimit të xhaketës, të njollosur gjatë ngrënies së drekës. Por aventura nuk përfundon këtu. Me një pamje jo të qetë Moisiu nuk ka arritur të përfundojë as fjalimin e tij, madje ka kërkuar që edhe koncerti në sheshin "San Pjetër", përpara Katedrales "Santa Maria", të mbyllej më shpejt. Një tjetër skenë e papëlqyeshme dhe që u vu re nga të pranishmit në këtë koncert, ka qenë edhe shmangia e dhënies së duarve midis dy presidentëve shqiptarë, Moisiut dhe Rugovës. I njëjri ritual indifference ka vazhduar edhe mes Moisiut dhe ish-presidentit Berisha. Madje, ata as nuk janë përshëndetur në distancë me njëri-tjetrin. Pasi kanë lënë sheshin "San Pjetër", delegacioni zyrtar shqiptar me në krye Moisiun i është drejtuar menjëherë aeroportit për t'u kthyer në Tiranë. Por edhe këtu nuk munguan surprizat e pakëndshme të delegacionit shqiptar. Sërish një moskordinim i mirë i punëve ka bërë që zyrtarët e lartë shqiptarë të kthehen me një avion ushtarak, i cili kishte vetëm gjashtë vende për t'u ulur, dhe që ato ishin zënë nga personat më të rëndësishëm. Pjesa tjetër e delegacionit, përfshi këtu edhe gazetarët dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit, janë detyruar që të qëndrojnë në këmbë. Sikur të mos mjaftonte kjo, të privuarit për t'u ulur kanë duruar edhe zhurmën marrarmendëse të motorëve të avionit, pasi mungonin edhe kufjet për të eleminuar zhurmën. I ndjekur nga të papriturat, delegacioni shqiptar është kthyer në atdhe, duke marrë me vete një eksperiencë aspak të këndshme dhe ndoshta të paprecedent më parë.

  20. #60
    Vëllezër e motra!
    Kur të kujtoni Nënë Terezen, kujtohuni se jeni pjestarë të kombit më të vjetër në Evropë, dhe bënju të tjerëve atë që dëshironi me ua bërë ju të tjerët! Nëse një mirësi ua bëni të tjerëve, më shumë keni me ia bërë vetes. Edhe në marrëdhënie me njerëzit, edhe në marrëdhënie dashurie gjithmonë lënia vetes fajin! Jepni më shumë se merrni, dhe ajo që keni dhënë e dhuruar gjithmonë ka me qenë me ju!
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Nene Tereza: "Une jam nje pende ne doren e Zotit"
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-07-2006, 06:53
  4. Shkodër: Muslimanët kundërshtojnë bustin e Nënë Terezës
    Nga FЯODO në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 08:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •