Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 71
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Gazeta Shekulli

    ------------------------------

    Njoha familjen e Nënë Terezës


    Klotilda Harka

    TIRANE.- Marie Kraja këngëtarja e cilësuar si një ambasadore e muzikës shqiptare, pak ditë pas vdekjes së Nënë Terezës në Kalkuta të Indisë në 5 Shtator të vitit 1997, rrëfeu kujtimet e saj me familjen e bamirëses së madhe, në një intervistë dhënë për ATSH-në.
    E lindur në Zarë të Dalmacisë nga një familje arbëreshe (pas mërgimit të familjes së saj që në vitet e vona të 1800-it), ajo ishte ndër të paktat personalitete që kishte patur rastin të kishte miqësi me familjen e Nënë Terezës, e cila gjatë regjimit komunist ishte parë si një figurë e largët dhe e paprekshme nga shqiptarët.
    Në intervistën e saj dhënë ATSH-së më 9 Shtator të vitit 1997, Marie Kraja, rrëfen se njohja e saj me Agen, motrën e Nënë Terezës, kishte qënë vazhdimësi e një njohjeje dhjetëra vjeçare të familjeve të tyre. Maria u njoh me Agen, motrën e Terezës kur gjyshërit e tyre, i prezantuan në qytetin e Shkodrës.
    Këngëtarja Kraja atëherë sapo ishte kthyer në Shkodër pas studimeve në Vjenë dhe punonte si mësuese në shkollën "Donika Kastrioti", ndërkohë që më vonë punoi në Institutin e femrave në Tiranë si dhe dha një sërë koncertesh në muzikë klasike dhe popullore.
    Në intervistën që Artisja e Popullit Kraja dha në moshën 86 vjeçare për të vetmen agjenci shtypi (ATSH), pohoi të kishte qëndruar për shumë kohë pranë familjes së Nënë Terezës, që ajo nuk e pa gjatë 50 vjetëve, e mohuar nga sistemi komunist në Shqipëri.
    "Nga familja e Nënë Terezës kam njohur nënën dhe motrën e saj dhe nëpërmjet tyre njoha dhe shenjtoren e madhe", citohet të jetë shprehur Marie Kraja vetëm pak ditë pasi Nënë Tereza mbylli sytë në Kalkuta (Indi).
    Ajo tregon më tej se familja Paluca (gjyshi nga e ëma e Krajës) ka pasur lidhje miqësore me familjen e Nënë Terezës që jetonte në Shkup, lidhje që trashëgoheshin prej dhjetëra vitesh.
    Më pas familja e Nënë Terezës u transferua në Tiranë, pasi i ati i Terezës vdiq i helmuar gjatë një udhëtimi për në Beograd, ku shkoi për të hapur një shkollë shqipe.
    "Kur erdhën nga Shkupi, Age (e motra e Nënë Terezës) punoi si redaktore në Radio Tirana, dhe si spikere po aty, por më pas u hoq nga puna, dhe për të jetuar, u detyrua të bënte punën e rrobaqepëses", kishte rrëfyer atëhere artistja e madhe.
    "Më kujtohet letra e parë që i dërgoi Nënë Tereza së ëmës si dhe një fotografi të vogël, e veshur me petkun e bardhë në mes të indianeve: Ç'është kjo, tha e ëma që s'po e njihte të bijën".
    Mbështetur në kujtimet e Maries, Nënë Tereza e ka quajtur ditën më të bukur të jetës së Saj, ditën kur për herë të parë, pas 50 vjetësh vizitoi Shqipërinë në vitin 1989.
    Prejardhja e saj shqiptare e bëri një të dërguar të
    natyrshme dhe të kujdeshme të Papës gjatë viteve të pas shembjes së komunizmit dhe ajo bëri me të vërtetë një punë të lavdërueshme për vizitën historike të Papës në Shqipëri më 1993, ku ai u shoqërua në vizitën e tij nga Nënë Tereza.
    "Falenderoj Zotin që i ka dhuruar botës Nënë Terezën", tha atëherë Papa Gjon Pali në Shkodër.
    Kraja, e njohur në interpretimin e operave të famshme
    shqiptare dhe botërore, ka përmendur gjatë kësaj interviste dhe takimet e drejtpërdrejta me Nënë Terezën.
    "Takimi i parë me Nënë Terezën, ishte tepër prekës, shkuam direkt e ne varrezat ku preheshin ato që e vuajtën madhështinë e saj, nëna dhe motra", tregonte ajo.
    "Po gëzohem që i nderoni të vdekurit, paska varreza shumë të bukura" citohet t'i ketë thënë vetë Nënë Tereza, këngëtares së madhe.
    "Komshijtë, që vonë e kishin mësuar emrin e saj, çuditeshin kur shihnin gruan e vogël e me famën e madhe, që shkelte në rrugicën e tyre, me këmbët e zbathura në sandalet me një gisht, si të Krishtit", citohet të jetë shprehur Marija. Më tej ajo vazhdonte se "Asaj (Nënë Terezës) në fakt nuk i bëri përshtyje shtëpia ime "birucë", por fakti se, pse jeton këtu një artiste kaq e madhe.
    "Zoti ju paska ndihmuar thoshte shpesh Nënë Tereza",
    citohet të jetë shprehur artistja.
    Duke kujtuar një takim të dytë me Nënë Terezës në një nga spitalet e Tiranës ku ajo ishte shtruar në vitin 1991, Marija kujtonte se "erdhi e më vizitoi, kishte sy engjëllor, dhe më shumë se asnjeherë e ndjeva forcën e tyre në ato çaste".
    "Kur vdiq nuk qava, vetëm u luta, O Nënë Tereza, Ti, që
    shkove në Qiell na e jep bekimin këtu". Me këto fjalë përfundon kujtimet e saj Marie Kraja, e cila ndërroi jetë në Tiranë vetëm dy vjet pas Nënë Terezës, në 24 Nëntor të vitit 1999.


    Klotilda Harka




    nga shekulli

    ...........................

    Ne nje shtepi biruce banonte Maria Kraja, artistja e madhe shqiptare ne Tiranen e Partise Punes.
    E hoqen nga puna (pra e lane pa buke) motren e Ganxhe Bojaxhiut regjimi i Partise se Punes.
    E Pali me Lenken kishin vila ne Tirane e Vlore.
    E Blendi Gonxhe me dy muaj pune ne Bashki te Edi Rames beri grataciel personale.

    Cfare atdheu eshte Shqiperia..

  2. #22
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Shkrime interesante te gjitha na bete te njihemi me afer me personalitetin e madh,por kaq te thjeshte ,modest,kaq njerezor me te paharrueshmen NENEN e gjithe njerezimit TEREZEN.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #23
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kujt t'ia japim Nënë Terezën


    Pëllumb Xhufi

    Nuk e prisnim që ky prag-lumnimi i shqiptares së madhe, Nënë Terezës, të shoqërohej me kaq shumë polemika. Dakord, një pjesë e tyre frymëzohet nga parimi dekartian i të parit të çdo gjëje me dyshim, apo thjesht nga prirja snobe për të qenë “kundër rrymës”. Në këtë hulli qëndrojnë autorë si Christofer Hitchens, i cili pretendon të ketë zbuluar një tjetër Nënë Terezë. Sipas tij, pas natyrës së përshpirtshme dhe të heshtur të kësaj gruaje thatime, fshihej një karakter i ashpër, deri mizor. Por përpos këtyre, ka patur kohët e fundit edhe përpjekje të karakterit “gjenetist”, kryesisht nga politikanë e akademikë nga Maqedonia, të cilët kanë dashur ta paraqesin Nënë Terezën me origjinë maqedone, ose së paku vllahe! Ani, përvetësimi i historisë dhe i personazheve të saj është një specialitet i elitave në Maqedoninë e sotme. Problemi është se këtij kori shqiptaro-skeptik (nuk guxoj ta quaj antishqiptar) i është bashkuar edhe studiuesi ynë, Dr. Aurel Plasari. Në një artikull të botuar në numrin e kaluar të gazetës “Bota Shqiptare” dhe njëkohësisht në të përditshmen shqiptare “Shekulli”, Plasari rreket të zbulojë gjenezën e familjes Bojaxhi, së cilës i përkiste Nëna Tereza, alias Gonxhe Bojaxhiu. Përsiatje akrobatike e çojnë autorin në një përfundim si gjithnjë origjinal e sensacional: Bojaxhinjtë e Shkupit janë pjesë e diasporës së Bojaxhinjve të Voskopojës. Dhe meqënëse këta na qenkëshin vllehë (shkencërisht arumunë, sipas Plasarit aromanë!), vllahe na rezultoka të jetë edhe Nëna Terezë! Kështu: thjesht, bukur e lirë, me një artikull gazete dhe me dy-tre citate cirilike “akademikësh” sllavo-maqedonë e vllaho-maqedonë, Plasari i zgjidhjeve të lehta ia kalon Nënë Terezën panteonit …vllah.
    Dikur, në të largtin vit 1911, Fan Noli ynë i madh “u ndesh” me një gazetar arumun nga Meçova, i cili besonte se nga majat e Pindit mund të shihte e të gjykonte gjithë universin. Noli e stigmatizonte atë si një eksplorator “që nuk arrinte të shihte as përtej perimetrit të krrabës së tij prej vllahu”. Druhem se autori Plasari, pasi “zbuloi” Vijën e Teodosit, të zbuluar në fakt që para 100 vjetësh nga vërtet i madhi Kostantin Jireçek, ka zbuluar një vokacion vllah, që siç po duket e shtyn ta shohë edhe ai botën nga një optikë vllahocentrike. Jo më kot, në një shkrim tjetër, pjesë e “Aromaniadës” së tij, ai rreket të provojë se arumunët (vllehët), për nga konstitucioni i tyre shpirtëror, për nga mënyra e jetesës (popull nomad, pa kufij e pa atdhe të caktuar) janë bartësit ex ovo të vlerave të lirisë e të lëvizjes së lirë, janë pra mishërimi i qytetarit par excellence të Evropës moderne. A thua se vërtet Evropa e sotme mbështetet në kulturën apolite të popujve shtegtarë, siç kanë qenë dikur arumunët apo edhe ciganët (të më falet asociacioni, që me siguri do të lëndojë sqimën e z.Plasari). Por, përtej polemikave, duhet thënë se të gjithë popujt, në një fazë të zhvillimit të tyre, kanë qenë nomadë. Dhe në këtë kontekst, vllehët, si çdo popull tjetër, u bënë faktor historie e kulture nga momenti kur u ngulën në një territor të caktuar, duke u integruar në një mjedis gjeografik, politik e human të dhënë. Këtu fillon historia “evropiane” e arumunëve (vllehëve). Pjesa tjetër është folklor.


    Shqiptarët, vllehët dhe...”shqiptarovllehët”
    E pra, shkenca thotë se shqiptarët e vllehët kanë një afinitet, që gjendet vetëm mes popujve që kanë bashkëjetuar gjatë me njëri-tjetrin (simbiozë). Grupe të popullsisë vllahe dëshmohen në Shqipërinë proprie dicta që kur ata u shfaqën për herë të parë në historinë e shkruar (Kekaumenos, shek.X). Ishte aq e madhe afërsia mes këtyre dy grupeve etnike të Ballkanit, saqë personazhe të historisë së Epirit apo të Thesalisë në shekujt XIV-XVI, cilësohen nga kronikat e kohës me etnonimin hibrid “shqiptarovllah”. Kuptohet, që në shekujt XVIII-XIX, grupet me origjinë vllahe të ngulitura në qytetet e Voskopojës, Beratit, Korçës, Kavajës, Durrësit e Tiranës ishin identifikuar tërësisht e fuqimisht me mjedisin shqiptar dhe me historinë e tij. Asnjë prej etapave gjurmëlënëse në formimin, emancipimin dhe kompaktësimin e kombit shqiptar, nuk mund të kuptohet e plotë pa kontributin e vllehëve të Shqipërisë. Kjo vlen për Rilindjen, për shkollën e arsimin shqip, për krijimin e Kishës Autoqefale, për Luftën Nacional-Çlirimtare, për krijimin e ekonomisë kombëtare, për qëndresën kundër diktaturës dhe për vendosjen e demokracisë. Në këto beteja, vllehët e Shqipërisë realizuan veten e tyre si pjesë e kombit shqiptar dhe si pjesë e historisë dhe e kulturës evropiane. Grupet e tjera vllahe, që deri në vitet ’60-’70 të shek.XX vazhdonim t’i shihnim të lëviznin bashkë me tufat e tyre maleve të Zagorisë (në verë) apo fushave të Delvinës (në dimër), nuk ofrojnë ndonjë imazh “evropian” të lirisë apo të lëvizjes së lirë, por një pamje folkloriko-bukolike të kohëve të shkuara. Më duket se kësaj pjese të realitetit i referohet z. Plasari kur kërkon të ngrejë mitin e tij vllah si princip (fillesë) kulturor i Evropës moderne, d.m.th. i një Evrope kozmopolito-apolite, pa kufij e pa shtete. E tepërt të saktësojmë se një imazh i tillë i Evropës nuk ka të bëjë aspak me realitetin e Evropës së bashkuar, që është një tërësi vlerash të përcaktuara (valeurs établies), të krijuara nga shoqëri të plazmuara në shekuj jete të shteteve-kombe.


    Dhe tani, Nënë Tereza
    Por le t’i kthehemi përpjekjes më të re të Plasarit për ta përfshirë edhe Nënë Terezën në “Aromaniadën” e tij dhe të ortakëve të tij të radhës, akademikëve të llojit Dimçev-Trençev, që deri tani kanë “shkencëruar” për të treguar se Aleksandri i Maqedonisë ishte sllavo-maqedon dhe se Maqedonia “e vërtetë” shtrihet nga Deti i Zi, në Detin Adriatik e deri poshtë në Detin Egje. E kupton edhe Plasari, besoj, se fakti që në Voskopojën e shek.XVIII , e cila gjithsesi nuk ishte një qytet “etnikisht korrekt” (apo: sipas Plasarit vllah), por një mjedis ku shqiptarë e arumunë jetonin bashkë, kishte një familje me emrin Bojaxhiu, nuk do të thotë se ata qenë vllehë, dhe as se ata qenë paraardhës të Bojaxhinjve të Prizren-Shkupit. Në universin osman emra të ngjashëm profesionesh (Teneqexhi, Tavanxhi, Hallvaxhi, Samarxhi etj.), i gjeje sa në Shqipëri, aq edhe në Greqi, Serbi, Kroaci, Bullgari apo Rumani. Në pesë shekuj sundimi e uniformimi osman, në këto treva u krijua një njësim emrash, aq sa mbiemëroheshin “Haxhi” jo vetëm besimtarët muslimanë që bënin “haxhillëk” në Mekën e shenjtë të muslimanëve, por u mbiemëruan “Haxhi” (e jo “pelegrin”) edhe besimtarët e krishterë që bënin “haxhillëk” (përkatësisht “pelegrinazh”) në qytetin e shenjtë të të krishterëve, në Jeruzalem. Problemi është shumë i thjeshtë: Haxhinjtë e Shqipërisë (dhe s’janë pak) janë shqiptarë, ashtu siç janë rumunë Haxhinjtë e Rumanisë e janë grekë Haxhinjtë e Greqisë (që edhe këta nuk janë pak). Po të ndiqnim fillin e gjykimit që përdor Plasari, do të duhej t’i besonim edhe ndonjë “eksploratori” shqiptar, që është i bindur se Bushët e Amerikës janë pasardhës të Bushëve të Rroskovecit! Dhe unë e di mirë se sa shumë do të na e zëmëronte një “familjarizim” i tillë transatlantik zotin Plasari, që i ka vënë vetes detyrë t’i thyejë hundët nostalgjikëve shqiptaromëdhenj! Detyrë që e bën me vigjilencë e zell të madh. Aferim!
    Por le t’i kthehemi arsyetimit të Plasarit lidhur me Nënë Terezën. Pasi i ka bërë gjithë Bojaxhinjtë e Ballkanit pinjollë të Bojaxhinjve vllahë(!), Plasari e transformon arbitrarisht Kolën, babën e Gonxhe Bojaxhiut, në një “aktivist” të komunitetit vllah të Shkupit! Pikërisht atë, që ka qenë një nga promotorët e lëvizjes patriotike shqiptare dhe kultivues i shkollës e i arsimit shqip mes shqiptarëve të Shkupit. Dhe që mu për këtë arsye u eliminua nga pushteti sllav, në 1920. Mbesa e vetme e Nënë Terezës, Agi, që jeton në Palermo, tregon se në familjen e saj ruajnë korrespondencën e Nënë Terezës me të vëllain Lazrin. Letrat, pra, janë në gjuhën shqipe, në atë gjuhë që Kola i kishte mësuar fshehurazi fëmijëvë të vet në vitet e rënda kur Shkupi u gjend brenda kufijve të Jugosllavisë së Karagjeorgjeviçëve.


    Katoliko-shqiptarët e Shkupit
    Deri në atë kohë, Shkupi kishte patur një komunitet të lulëzuar e të madh katolik shqiptar, që ishte gjithashtu tepër i hershëm. Duke filluar nga shek. XIII, kur serbët e Stefan Nemanjës zbritën në këto anë, fillon lufta për mbijetesë e kësaj bashkësie. Nemanjiçët serbë e ngritën në politikë zyrtare konvertimin me dhunë të katolikëve shqiptarë të Malit të Zi, Kosovës e Maqedonisë. E dëshmojnë këtë dokumentet e shumta të Vatikanit të këtyre shekujve. Akoma më mirë e dëshmon këtë përmbledhja e ligjeve të Stefan Dushanit, e hartuar pikërisht në Shkupin e pushtuar prej tij në vitin 1349. Në 10 kapitujt më mizorë të tij, “Kodi i Stefan Dushanit” ligjëron pikërisht shfarosjen e katolikëve shqiptarë që nuk pranonin të konvertoheshin në besimin ortodoks. Me rënien e Perandorisë serbe, edhe Perandoria Osmane e vazhdoi politikën e goditjes së elementit katolik në territoret e saj, në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë e Maqedoni. Pas kryengritjeve të fuqishme çlirimtare të shqiptarëve në kapërcyellin e shek. XVI-XVII, Porta e Lartë i konsideroi më shumë se kurrë katolikët shqiptarë si “kollonën e pestë” të Evropës së krishterë në hemisferin osman. Pikërisht atëherë ajo i la dorë të lirë Patrikanës së Stambollit të kryente një aksion të paparë të kthimit të dhunshëm të katolikëve shqiptarë në “dele” të Patrikanës Ortodokse. Historiani i njohur Milan Shuflaj e ka ilustruar më së miri këtë proces asimilimi fetar (që përfundoi në asimilim etnik) të shqiptarëve katolikë të trevave periferike, me shëmbullin e fisit shqiptar të Kuçëve, në Mal të Zi. Në shek.XVI dokumentet i konsiderojnë prerazi Kuçët si popullsi shqiptare të besimit katolik. Në shek. XVII Kuçët vazhdojnë të quhen shqiptarë, por tashmë gjysma e tyre ishte kthyer në “skizmatike”, dmth. ortodoksë. Sot ky fis e ka përfunduar rrugën e asimilimit të tij, teksa është sllavizuar plotësisht. Persekutimi fetar antikatolik në trevat periferike shqiptare të Malit të Zi, Kosovës e Maqedonisë në atë kohë përkthehej në një persekutim etnik të sllavëve në dëm të shqiptarëve: Siç na kumton Pjetër Bogdani që në 1555, sllavët e dinin shumë mirë se në ato vise të ishe fetarisht katolik do të thoshte të ishe etnikisht shqiptar. Thjesht një tautologji. Jo më kot, thotë Bogdani, sllavët e Malit të Zi, Kosovës e të Maqedonisë e quanin fenë katolike “arbanaska vjera”(fe e shqiptarëve). E në këtë mënyrë, nën represionin dhe persekutimin e krajlëve serbë e sulltanëve turq, nën persekutimin e Patrikanës greko-ortodokse të Stambollit dhe asaj serbe të Pejës, bashkësia katolike shqiptare e Shkupit, njëlloj si ajo e Prizrenit, Pejës, Budvës etj. u tkurr, deri sa në fillimet e shek. XX përfaqësohej vetëm nga disa qindra vetë. Por le të mos ta rëndojmë leximin e këtij shkrimi me histori të vjetra. Për cilindo që dëshëron të dijë se si janë bjerrur e shuar (dhe jo shtuar, siç pretendon Plasari) bashkësitë shqiptare në Maqedoni, i kujtojmë faktet e një viti më parë, kur sllavo-maqedonë të ekzaltuar organizuan në Manastir djegien e shtëpive dhe të dyqaneve të shqiptarëve, ngjarje që mjaft vëzhgues të huaj e quajtën një shëmbylltyrë të “Kristalnacht-it” hitlerian të vitit 1938. Kështu u zhduk brenda një nate gjurma e fundit shqiptare në qytetin e Manastirit, qytet ku vetëm një shekull më parë shqiptarët numëroheshin me dhjetëra mijëra.
    E pra, në një kontekst të tillë raportesh ndëretnike e ndërfetare, Kolë Bojaxhiu, babai i Nënë Terezës, mund të konsiderohet epigoni i fundit i komunitetit shqiptaro-katolik të Shkupit. Me vrasjen (helmimin) e tij nga sllavët, familja u transferua në Tiranë. Në vitin 1963 një tërmet i fortë rrafshoi edhe kishën katolike të qytetit, duke zhdukur edhe gjurmën e fundit të katolicizmit shqiptar në Shkup.
    Në përfundim të këtij shkrimi, më vjen mirë të përcjell kujtimet e Kardinal Pio Laghit, njeriut që më shumë se kushdo e ka njohur dhe i ka ndenjur pranë Nënë Terezës. Mes shumë episodeve të tjera, ky tregon se si pas kthimit të lirisë fetare në Shqipëri, në një ditë maji të vitit 1991, Nënë Tereza vizitoi sanktuarin e Zonjës së Këshillit të Mirë në Genazzano, afër Romës. Në këtë kishë të shenjtë për shqiptarët, ruhet ende ikona e Shën Mërisë, që dikur zbukuronte altarin e katedrales së Shën Stefanit në Shkodër dhe që pas pushtimit turk të qytetit, më 1478, të ikurit shqiptarë e sollën me vete në tokën italiane. E pra, tregon Pio Laghi, pasi përfundoi lutjen para ikonës së Madonës, Nënë Tereza iu drejtua asaj me një zë të rëndë, që kardinalit i tingëlloi si një urdhër: “And noë, come back to Albania” (Dhe tani, kthehu prapë në Shqipëri)! Fjalë, që Nënë Tereza ia drejtonte sa Madonës së emigrantëve, aq edhe vetes së saj.
    Dhe pikërisht kësaj Zonje po kërkojmë t’i japim një atdhe të ri?




    14/10/2003
    KATEGORIA: Kulturë

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Vatikani përgatitet për ditën e madhe të Lumturimit të Nënës Tereze

    13 tetor 2003 / TN
    Shkruan: Engjëll KOLIQI (Romë)

    Siç kanë njoftuar burimet e Selisë së Shenjtë, në Vatikan, përgatitjet për ceremoninë e Lumturimit të Nënës Tereze, më 19 tetor 2003, në Sheshin e Shën Pjetrit, po zhvillohen me një dinamizëm shumë të përshpejtuar, të imponuar nga rrethanat tashmë të njohura, që po krijohen nga interesimi i jashtëzakonshëm dhe i paparë deri më tash, në organizimin e ceremonive të tilla.

    Të gjithë analistët paralajmërojnë thyerjen e rekordit të pjesëmarrësve në ceremoninë e Lumturimit të Nënës Tereze, që i kishte tejkaluar të gjitha parashikimet, me rastin e shenjtërimit të Padre Pio-s, në vitin e kaluar. Prefektura e Vatikanit, në pallatin papëror, në bashkëpunim me forcat e rendit, po përgatiten maksimalisht, për të përballuar me sukses të plotë edhe rekordin e ri.

    Interesimi është i jashtëzakonshëm, sepse më 19 tetor 2003, në altarin qendror, në Sheshin e Shën Pjetrit – Ati i Shenjt shpall të lumtur një grua që ishte e vogël me trup, por më e madhja e shekullit XX, me veprat e Saj në mbarë botën, sepse Papa e shpall të lumtur atë që mbarë bota e thirri Nënë, sepse ajo – pra, nëna e të varfërve, e të sëmurve, e të lënëve, e të dëbuarve – nëna e nevojtarëve – veproi pa dallim, në të gjitha kontinentet e botës, duke i ndihmuar njerëzit nevojtarë të të gjitha racave, pa shikuar as prejardhjen e tyre gfjeografike apo fetare. Po kush është kjo nënë e botës?! Është bija shqiptare – Gonxhe Bojaxhiu – e bija e Babës Kolë (prizrenas) dhe e Nënës Drane (gjakovare), e lindur në Shkup, më 26 gusht 1910.

    Organizatorët parashohin, që të dielën e 19 tetorit 2003, shtegtarët që do të vijnë nga të gjitha kontinentet, përveç Sheshit të Shën Pjetrit, ta vërshojnë dhe ta stërmbushin edhe udhën e gjërë (më shumë se një boulevard) – Via della Conciliazione, deri te Radio Vatikani e deri te porta e Kështjellës së Shën Engjëllit, ku mund të jenë qindëramijëra pjesëmarrës.

    Presidenca e Këshillit të Ministrave të Italisë, me një dekret të nënshkruar nga kryeministri Silvio Belusconi, Lumturimin e Nënës Tereze e kla shpallur një nga ngjarjet më të mëdha dhe të rëndësishme të vitit 2003. Pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e lumturimit e kanë konfermuar: Presidenti i Republikës – Carlo Azeglio Ciampi, me bashkëshorten Franca, ish presidenti i Italisë – Oscar Luigi Scalfaro, kryeministri Silvio Berlusconi, kryetari i Dhomës së Deputetëve në Parlamentin e Italisë – Pier Ferdinando Casini, ish kryeministri e senator i përjetshëm – Giulio Andreotti, si dhe shumë të tjerë, që nga ora në orë po shtohen.
    Do të jenë të pranishëm edhe: Presidenti i Shqipërisë – Alfred Moisiu, Presidenti i Kosovës – Ibrahim Rugova, bashkë me kryeministrin Bajram Rexhepi dhe me kryetarin e Kuvendit – Nexhat Daci, Mbretëresha e Belgjikës – Fabiola, Mbretëresha e Spanjës – Sofia, si dhe shumë personalitete të tjera të botës, nga institucionet ndërkombëtare e shtetërore, politike, ekonomike, si dhe të kulturës dhe të organizatave joqeveritare – humanitare (mbi njëqind presidentë shtetesh e kryeministra).
    Për shkak të veprimtarive të dendura, kryetari i Komisionit të Europës – Romano Prodi, ende nuk e ka konfermuar pjesëmarrjen, edhepse ka kërkuar t’i ruhet një vend para altarit, në Sheshin e Shën Pjetrit. Mbarë trupi diplomatik i akredituar pranë Selisë së Shenjtë, kanë konfermuar pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e Lumturimit të Nënës Tereze.

    Pjesëmarrja e misionareve dhe misionarëve të Dashurisë, do të jetë rreth 10% - 450 veta. Të tjerët – mbi 4000 sish, në mbarë botën, ceremoninë do ta përcjellin përmes televizionit, sepse nuk duan të largohen nga të sëmurit, nga të varfërit, nga nevojtarët. Sipas shembullit të Nënës Tereze (themeluese e Rregullit Misionaret e Dashurisë), pjesëmarrësit e këtij Rregulli edhe këtë shtegtim do ta kalojnë jashtë lokaleve luksoze dhe do të vendosen nën tenda, në lokalitetin e Romës – Casilino.

    Mbi 3000 të varfër – shtegtarë nga të gjitha kontinentet, në ceremoninë e Lumturimit të Nënës Tereze, mnë 19 tetor, do të ulen në radhët e para – përkrah shefave të shteteve, mbretërve, ambasadorëve dhe personaliteteve të tjera botërore. Për ta do të organizohet dreka solemne, në sallën Pali VI, ku zakonisht Ati i Shenjt i mban udiencat e përgjithshme katekistike të të mërkurave, me besimtarë. Kjo do të realizohet me protokollin e ceremonisë, duke i thyer kështu të gjitha traditat dhe rregullat rigjide cerimoniale, me kërkesën këmbëngulëse të Misionareve të Dashurisë.

    Bashkë me Atin e Shenjt – Gjon Pali i Dytë, në ceremoninë qendrore – pra, në Meshën Solemne të Lumturimit të Nënës Tereze, më 19 tetor, në Sheshin e Shën Pjetrit do të bashkëcelebrojnë rreth 150 kardinaj (nga 164, sa janë gjithsej) dhe qindëra ipeshkëvinj e priftërinj, nga të gjitha kontinentet.
    Papa ka paralajmëruar se një nga dhuratat më të çmueshme, që do të marrë me rastin e 25-Vjetorit të papatit të Tij, do t’ua dhurojë Misionareve të Dashurisë, me rastin e Lumturimit të themelueses së këtij Rregulli – Nënës Tereze. Duke folur për organizimin e kësaj cerimonie, që e ka quajtur ngjarje të madhe botërore – Eminenza e Tij, Kardinal Pio Laghi, ka thënë se padronë të kësaj cerimonie nuk do të jenë vetëm personalitetet dhe autoritetet shtetërore e kishtare, por më shumë role e kompetenca do të kenë të varfërit, duke dashur kështu të ndiqet shembulli i Shenjtëreshës së Dashurisë – Nënës Tereze. Fëmijë dhe të rinj, që Misionaret e Dashurisë i kanë marrë nga rruga dhe i kanë shpëtuar e integruar në jetën normale dhe në civilizimin bashkëkohës, gjatë ceremonisë së Lumturimit të Nënës universale do të vallëzojnë para altarit qendror e para Atit të Shenjt, mu si padronë të kremtes së madhe botërore.

    Organizatorët thonë se në radhët e para i kanë siguruar vendet edhe për njerëzit e Tokës së Nënës Tereze – pra, për shqiptarët, që do të jenë: rreth 1000 nga Shqipëria, afër 300 nga Kosova, një numër i konsiderueshëm nga Maqedonia dhe disa mijëra nga diaspora.

    Një vulë shumë të rëndësishme, ceremonisë së Lumturimit të Bijës Shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Tereze, i jep edhe pjesëmarrja e një delegacioni të madh ndërfetar, ku do të përfshihen përfaqësues të besimeve të ndryshme, nga shumë vende të botës, në shenjë nderimi dhe dashurie ndaj Nënës së Botës mbarë, që jetoi e veproi për të gjithë nevojtarët, pa shikuar origjinën e tyre gjeografike, racore, as fetare.
    Për të përfunduar gjithçka mirë e si i ka hije një ngjarjeje të madhe botërore, Qeveria e Italisë, në bashkëpunim me Mbrojtjen Civile, me Vullnetariatin dhe me Këshillin Organizativ të ceremonisë së Lumturimit të Nënës Tereze, pranë Selisë së Shenjtë, kanë ndërmarrur masat e nevojshme, më sa vijon: do të mobilizohen mbi 1000 pjesëtarë të forcate të rendit – nga radhët e policisë, të karabinierëve dhe të atyre të “Gurardia di Finanza”, si dhe mbi njëmijë të tjerë, si personel ndihmës të forcate të rendit – nga radhët e Mbrojtjes Civilie, të vullnetariatit dhe të Misionarëve të Dashurisë.
    Në qytetin e Romës do të vendosen pesë qendra informacioni të sofistikuara, të udhëhequra nga Misionaret e Dashurisë. Do të jetë në disponim një lokal i përshtatshëm operativ për Mbrojtjen Civile, një qendër speciale për udhëheqjen e multiforcave të sigurisë, një shërbim special për kontrollimin me helivideo, nga lartë, një qendër tendopoli për nevoja emergjente, dy punkte informacioni në hapsirën e ceremonisë, pesë punkte mjekësore, tre spitale në gjendje gatishmërie dhe 700 banjo kimike. Komandanti i karabinierëve të repartit territorial të Romës – koloneli Salvatore Luongo, ka thënë se askush nuk mund të hyjë në hapsirat e ceremonisë i pakontrolluar nga metal-detektorët, si dhe ka paralajmëruar përcjelljen e çdo lëvizjeje, edhe nga ajri, përmes helivideove.

    Nga zyrat e Këshillit Organizativ njoftohet se deri më tash janë shpërndarë mbi 150 mijë bileta për hyrje në ceremoninë e Lumturimit të Nënës Tereze dhe se numri i atyre që po i marrin biletat, po ndryshon nga ora në orë. Mbas italianëve, numri më i madh i shtegtarëve që kanë marrë biletat për pjesëmarrjen në ceremoninë qendrore, të 19 tetorit, është grupi i shtegtarëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që veç ka kaluar mbi 10 mijë.

    Me një interes dhe respekt të posaçëm, në Selinë e Shenjtë, do të priten shtegtarët shqiptarë – thonë organizatorët – sepse ata vijnë nga Toka e Nënës Tereze, pra janë motrat e vëllezërit e Saj. Disa nga dhuratat, në hapjen e eukaristisë, gjatë Meshës Solemne, Ati i Shenjt do t’i pranojë nga duart e shqiptarëve, sipas të gjitha gjasave – anëtarë të Shoqatës “Nëna Tereze” nga Lecco e Lombardisë, prej nga do të shkojnë në Romë disa qindëra shtegtarë. Mirëpo këtë imazh e ka “prishur” pakca një funksionar i Kuesturës së Romës, i cili – anonim – i ka deklaruar javores “Panorama” se një kontroll i posaçëm do të jetë në grupin e shtegtarëve shqiptarë, ku ekziston dyshimi se mund të infiltrohen shumë klandestinë, që do të mundohen të shpërndahen e të mbesin në Itali.
    Edhe për faktin se funksionari i policisë këtë deklaratë e ka bërë i fshehur në anonimitet, doemos të vjen dyshimi se ai mund të jetë një nga fundërrinat comuniste, apo fasciste të legës së Bossi-t, që gjithçka të keqe shohin mbi emigrantët e sidomos mbi shqiptarët.

    Në Sheshin e Shën Pjetrit dhe në Udhën e gjerë të Pajtimit (Via della Conciliazione) do të vendosen tetë maksiekranë, në mënyrë që të gjithë pjesëmarrësit të mund ta shohin mirë ceremoninë e Lumturimit, në altarin qendror, si dhe do të mundësohet përkpthimi simultan në gjashtë gjuhë, njëra prej të cilave është gjuha shqipe.

    Me këtë rast do të organizohen edhe shumë veprimtari të tjera shpirtërore e kulturore, më sa vijon: shtegtimi në Loreto, meqë Nëna Tereze, së pari ishte murgeshë e Rregullit të Loretos, “Velja Misionare” të shtunën, në vigjilie të ceremonisë së Lumturimit, me pjesëmarrjen e mbi 7000 besimtarëve shtegtarë, konferenca tematike, me informazione mbi jetën dhe veprën e madhe të Nënës Tereze dhe të Misionareve të Dashurisë, në afër 150 vende, anembanë botës, koncerte e recitale në Sheshin e Shën Pjetrit dhe në sheshe të tjera të Romës.
    Shtegtarët shqiptarë, sipas të gjitha gjasave, përveç në Sheshin e Shën Pjetrit, do të gumëzhijnë me të madhe edhe në Sheshin Shqipëria (Piazza Albania), para përmendores madhështore të Heroit tonë kombëtar – Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Organizatorët kanë partalajmëruar edhe një takim të Atit të Shenjt – Gjon Pali i Dytë, me shtegtarët shqiptarë.

    Më 20-22 tetor, në Bazilikën e Shën Gjonit në Laterano (në qendër të Romës), do të ekspozohen reliktet e Nënës Tereze: të gjakut dhe të flokëve (ballukeve), si dhe të librave, shkrimeve e të veshjeve të Saj, me temën “Jeta, shpirti dhe mesazhi i Nënës Tereze”.

    Organizatorët në Selinë e Shenjtë premtojnë mbarësi dhe sukses të plotë, në çdo hap dhe pikë të ceremonisë së Lumturimit, me mrekullinë e Shenjtëreshës së Dashurisë. Për informacione më të hollësishme dhe më të detajizuara, të interesuarit mund të kyqen edhe në dritaren e internetit: www.motherteresacause.info, ku do të njihen me të gjitha mrekullitë e thjeshtësisë.


    Romë, 12 tetor 2003
    IHS

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    200 mije pelegrine per Nene Terezen

    Ceremonia e lumnimit te Nene Terezes do te mbledhe ne sheshin San Pietro ne Vatikan, me shume 200 mije vete. Momentalisht jane terheqeur rreth 175 mije bileta. Italianet perbejne 80% te pelegrineve. Gjiathshtu pritet qe ne ceremoni te marrin pjese dhe delagacione zyrtare nga India, Shqiperia dhe Italia. Dreka per 2 mije te varfer dhe masat e rrepta te sigurise

    Rreth 170 mije njerez kane terhequr biletat, nderkohe qe ne ceremonine e lumnimit te Nene Terezes, te dielen ne 19 tetor ne sheshin San Pietro priten me shume se 200 mije njerez. Sipas komitetit organizativ rezulton se 80% e pelegrineve jane italiane dhe gati 20% te huaj, qe vijne nga Europa, USA dhe disa mijra nga India. Gjithashtu pritet te vijne dhe delagacione zyrtare nga India, Shqiperia dhe Italia. Sektori i pare, ai qe ndodhet dhe me afer sheshit San Pietro, do te rezervohet per dy mije te varfer, te shoqeruar nga qindra murgesha e vullnetare ( kjo si permbushje e deshires se Misionareve). Moter Nirmala, aktualisht Nena e madhe e Misionareve te Bamiresise, do te drekoje me "clochards", menjehere pas ceremonise ne sallen Paolo VI, ne Vatikan. Prej dy muajsh me dhjetra vullnetare po punojne per stampimin e te shenjteve dhe ne pregatitjen e shenjes se lutjes se Nene Terezes, qe shoqeron pjesen me te madhe te biletave. Nderkohe eshte hapur nje ekspozite fotografie dhe sot do te debutoje per here te pare ne teater nje mjuzikol per bamiresen. Te dielen, pas drekes se ofruar per 2 mije te varferit, ne sallen Nervi te Vatikanit do te projektohet filmi-dokumentar "Trashegimia", i prodhuar nga dy murgesha motra, Ian dhe Ann Petrie, me filmime te papara origjinale te Nene Terezes. Biletat mund te prenotohen me nje e-mail ne adresen "tickets motherteresa film.com". Misionaret e Bamiresise, Urdhri i krijuar nga Nene Tereza, arrijne numrin 4.514, nga 89 kombesi te ndryshme. Ato jane te pranishme ne 132 vende te botes me 710 shtepi mikpritjeje, prej te cilave 228 ne Indi. Atyre iu shtohen dhe 369 vellezerit aktive, me 68 shtepi ne 19 vende, si dhe 26 prifterinj Misionare. Mes vullnetareve qe do te sherbejne ne dreken, e cila do te mbahet per 2 mije te varferit, do te jene te pranishem dhe disa ambasadore te Fao. Nderkohe perfaqesueset e para te Urdherit te Bamiresise, e themeluar nga Nene Tereza e Kalkutes, kane mberritur dje ne Rome per te marre pjese te dielen ne shenjterimin e fetares se lindur ne nje familje shqiptare te Shkupit, mesohet nga nje burim aeroportual. Shenjterimi i Nene Terezes, e cila ka vdekur ne vitin 1997, do te jete ne te njejten kohe nje test i ri i rendesishem per shendetin ne renie te Papes, 83 vjec, i cili vuan nga semundja e Parkinsonit, per shkak te kohes qe do te zgjase ceremonia, rreth tri ore. Italia ka mobilizuar mjete te rendesishme per te siguruar suksesin e ketij manifestimi, ne imazhin e kanonizimit ne vitin 2002 te Padre Pio, nje shenjt italian, objekt hyjnizimi popullor, dhe i priftit spanjoll Josemaria Escriva de Balaguer, themelues i institucionit te fuqishem katolik "Opus Dei". Keshtu, me se 1 000 anetare te forcave te rendit dhe 1 000 vullnetare do te sigurojne zhvillimin e ceremonise qe do te mund te ndiqet nga tete ekrane gjigande dhe ne gjashte gjuhe paralele (perfshi gjuhen shqipe) fale perkthimeve simultane te radios.Tre spitale u vune ne gjendje gadishmerie si edhe pese pika per asistence mjekesore do te vendosen ne vend.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Nje lutje "hindu" per Nenen

    Rajan Kumar Gupta eshte nje besimtar hindu qe i lutet Shives cdo dite, me nje shenje te kuqe ne balle qe simbolizon devocionin e tij. Por shitesi i cigareve i'a drejton lutjet e tij edhe Nene Terezes, murgesha me e famshme katolike ne bote, e cila pret te lumnohet-shkalla e fundit para shenjterimit, e cila do te behet te dielen ne 19 tetor. "Nuk ka te beje fare me faktin qe ajo ishte kristiane dhe une hindu", ka shpjeguar, duke shtuar se nuk do te kete asnje problem, ti drejtoje lutjet e tij, kur ajo te behet e shenjte. "E respektoj per punen qe ka bere mes te varferve dhe per faktin qe nuk ka bere asnjehere diferenca me askend". Pesedhjete vjet pasi krijoi urdhrin e Misionareve dhe gjashte vjet nga vdekja e saj, trashegimia e Nene Terezes vazhdon te zbuse diferencat religjoze ne nje komb, ku mbizoteron feja hindu, ku tensionet shpesh perfundojne me perplasje te pergjakshme E njohur dhe si "E Shenjta e te varferve", lumnimi i saj i kerkuar nga Papa Xhovani Paolo II eshte burim nderi per shumje njerez ne Kalkute dhe ne Bengala. "Ka bere per vete zemrat tona, duke i dhuruar dashuri te gjithe atyre qe kishin nevoje, ndersa ne ne Kalkute kemi bere pak per te. Kur e therrasin nena, ne Kalkute duan te thone pikerisht kete", ka thene Mani Sankar Mukherji, nje shkrimtar i fese hindu. "Ne Kalkute ishte shpallur e shenjte, kur ishte ende ne jete, por shenjterimi i saj nga ana e Vatikanit eshte pritur me shume ngrohtesi".
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #27
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Leterkembim Nene Tereza- Ramiz Alia
    Ne Arkivin Qendror te Shtetit ruhet leterkembimi midis Nene Terezes dhe ish-presidentit Ramiz Alia. Ku shenjtorja shqiptare, qe para rrezimit te komunizmit, gjate vizites se pare ne dheun ame, e ka shprehur vete shume qarte prejardhjen e saj. Plot 14 vjet para se te nise diskutimi i sotem per atdheun e saj

    Nga Klotilda Harka

    TIRANE - Ne Arkivin Qendror te Shtetit ne Tirane, ruhet nje leterkembim midis Nene Terezes dhe ish-presidentit te Republikes ne ate kohe, Ramiz Alia. Menjehere pas vizites se saj te pare ne Shqiperi (1989) Nene Tereza, i drejton nje leter ish-kreut te shtetit, ku i shpreh kenaqesine qe me ne fund, Zoti i dha mundesine per te takuar popullin e saj.

    Me poshte citojme nje fragment hyres nga letra qe Nene Tereza i drejtoi kryetarit te shtetit Ramiz Alia ne mbarim te vizites se saj ne Shqiperi, me 16 gusht 1989. Subjektet e plota te ketij leterkembimi, ruhen ne Arkivat e Shtetit, ndersa berja publike e tyre, lejohet me ligj vetem 25 vjet pas vitit kur jane shkruar.

    "Dear Mr. President of our dear Country Albania, After many years of prayers and desire to visit my oen country after visiting so many through out the Eorld, at last the good God gave this beautiful gift to come and to see my people. My oen family lived here for many years and they also died here, so I eas able to visit their graves. I hope together ee eill do something beautiful for God and for our people.

    God bless You,

    M. Teresa, me"

    Ne nje perkthim te perpikte shqip te ketij fragmenti eshte kjo permbajtje:

    "I dashur zoti President i vendit tim te dashur Shqiperi, Pas shume vjet lutjesh dhe deshire per te vizituar vendin tim; pasi kisha vizituar aq shume vende te ndryshme jashte neper bote, i lumi Zot me dha dhuraten e bukur: te vij e te shoh popullin tim. Njerezit e familjes sime kane jetuar ketu per shume vite dhe ketu vdiqen dhe une pata mundesi te vizitoj varret e tyre. Une shpresoj se, se bashku mund te bejme dicka te bukur per Zotin dhe per popullin tone".

    Zoti ju bekofte,

    Nene Tereza, une vete"

    Ne kete leter, Nene Tereza pa asnje ekuivok e percakton Shqiperine si "vendi im (i saj)", popullin shqiptar si "populli im (i saj)", kurse per vendet e tjera te vizituara prej saj gjate nje gjysme shekulli mungese ne Shqiperi perdoret shprehja "out the World" (jashte neper bote).

    Ne 2 shtator te po atij viti (1989), Ramiz Alia i drejtoi Nene Terezes ne pergjigje te pohimeve te saj nje leter ku thuhet shprehimisht:

    "E respektuara Nene Tereze, Ju faleminderit per letren qe me derguat me rastin e mbarimit te vizites suaj ne Shqiperi. Ne jemi te gezuar qe ditet e qendrimit ne Atdheun tone te perbashket, edhe pse ishin te pakta, u karakterizuan nga ndjenjat e dashurise vellazerore shqiptare, nga rigjetja e lidhjeve te vjetra miqesore e familjare, nga rilindja e kujtimeve dhe emocioneve qe vijne nga ajo toke ku kane jetuar e ku pushojne te paret e eterit tane. Njerezit tane njohen bashkatdhetaren e tyre fisnike, qe u ka dhene besen te varferve, te semureve dhe fatkeqeve".

    Ky leterkembim vijon dhe permbyllet ne vitin 1993, me nje leter qe Nene Tereza i dergoi ish- kryetarit te shtetit, atehere ne kushtet e arrestit, pas rrezimit te regjimit komunist.

    Me sa duket, Nene Tereza nuk kishte ndonje paqartesi ne lidhje me raportet me Shqiperine dhe popullin e saj. Ajo e kishte zgjidhur problemin e raporteve te saj shpirterore dhe reale me Shqiperine, shume vite para se te fillonte diskutimi per atdheun e saj.

    ATSH




    --------------------------------------------------------------------------------
    15/10/2003

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Jemi krenare dhe te lumtur per nene TEREZEN.
    Duhet ta kemi simbolin e shpirtit njerezor,dashurise,mirekuptimit,.. e per te gjitha cilesite qe i ka misheruar personaliteti i saj.
    Le te jete shembull per te gjithe shqiptaret.

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Shqipëri - Kalkutë, folku i popujve për lumnimin e Nënë Terezës

    Në vigjilje të lumturimit të Nënë Terezës, në datën 18, në sheshin me emrin e saj, organizohet një koncert i madh me muzikë folklorike. Vijnë grupe folklorike nga të katër anët e Shqipërisë, por edhe nga Ballkani, Italia, madje dhe nga Kalkuta

    Alma Mile

    Ashtu si dikur malësorët, edhe ata, me thirrjen kreshnike “majë krahi”, do të thërrasin në “logun e burrave” gjithë të ftuarit. Mbrëmjen e 18 tetorit, tre rapsodë të vendosur mbi tarracat e Akademisë së Arteve, Rektoratit të Universitetit dhe Korpusit Qëndror, nën ritmin e lodrave dhe me thirrjen “Hej more heeeejjj…”, do të çelin koncertin e madh festiv për nder të Nënë Terezës. Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike dhe Shoqatës Mbarëkombëtare Folklorike, në vigjiljen e lumturimit të Nënë Terezës, do të organizohet një koncert, tërësisht ndryshe, nga ata të zhvilluarit deri më sot, për nder të kësaj figure. “Shenjtorja jonë” është koncerti i cili do të fillojë në orën 18.00 dhe mendohet të mbledhë në Sheshin “Nënë Tereza” një publik mjaft të gjerë. Nuk do të ketë orkestra filarmonike, nuk do të luhen pjesë klasike nga Moxart, Bethoven, apo Bah, por tabani folklorik i popujve të Ballkanit, Italisë, Indisë, vijnë në skenën gjigante që do të ngrihet në sheshin me emrin e shenjtores. Sipas drejtorit artistik të këtij aktiviteti, Ermir Dizdari, ka pasur debat mbi mënyrën e konceptimit të këtij koncerti. U hodhën shumë ide, u lakuan artistë dhe kompozitorë të mëdhenj, por më në fund u gjet një emërues i përbashkët. “Vendosëm që ky koncert të kishte në thelb traditën më të mirë të popujve, muzikën, vallet, kostumet tradicionale, pasi kjo do të jetë më pranë natyrës së Nënë Terezës, e cila ishte përkrahësja e njerëzve të thjeshtë, të sëmurëve, të varfërve”- thotë Dizdari, duke shtuar se qëllimi i këtij koncerti është të tregojë dashurinë mes njerëzve dhe veçanërisht mes popujve të ndryshëm. Këtë e dëshmon dhe kombësia e artistëve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet të madh. Në një skenë të përmasave gjigante (20 x 16x 2,8 metra), do të ngjiten flamuj, kostume popullore, këngë dhe valle nga vende të ndryshme të botës. Krahas grupeve folklorike shqiptare nga i gjithë vendi, të pranishëm në këtë koncert do të jenë edhe përfaqësues të këngëve dhe valleve pranë Universitetit të Prishtinës, Ansambli i Ulqinit, grupe folkorike të Arbëreshëve të Italisë, si dhe artistë nga Tetova. Pavarësisht gjendjes së nderë politike, do të mblidhen në Tiranë, përfaqësues nga i gjithë Ballkani. Një ditë para koncertit, do të mbërrijë nga Beogradi një trupë profesioniste, nga Shkupi Ansambli Shtetëror “Tanjec” dhe po kështu nga Podgorica. Të tjerë të ftuar do të jenë nga Italia, Rumania dhe Greqia, ndërkohë që në Sheshin “Nënë Tereza”, do të jenë të ftuar edhe artistë nga Kalkuta e Indisë, vendi ku ajo kishte qendrën e misionit të saj. Madje në shenjë solidariteti, mirënjohjeje e respekti të thellë ndaj gruas së shenjtë kanë pranuar të vijnë pa asnjë lloj shpërblimi.
    Pas thirrjes së rapsodëve, skenën do ta pushtojnë valltarët shqiptarë të cilët do t’i dhurojnë publikut vallen e njohur të shqiponjave. Që të gjitha trevat shqiptare të jenë të pranishme në skenë, në program janë përcaktuar elementët më tipikë të zonave të ndryshme, si polifonia, e cila do të interpretohet nga grupi “Bilbilat e Vlorës, vallja korçare, rapsodia veriore, etj. Krahas Ermir Dizdarit, në rolin e drejtorit artistik, ndër organizatorët e kësaj mbrëmjeje renditen emrat e Milto Kutalit, i cili do të jetë regjisori i aktivitetit, koreografi Arjan Sukniqi dhe skenografi Ilir Martini. Në funksion të këtij aktiviteti është ngritur dhe një grup konsulentësh, në të cilin bëjnë pjesë Afërdita Onuzi, Ramazan Bogdani, Agron Xhagolli, etj. Prezantuese e koncertit do të jetë Sonila Meçe, e përshtatur tani më së miri në komunikimin me publikun e gjerë. Një tjetër element special, sipas Dizdarit, përbën veshja e saj, stiluar e qepur posaçërisht për këtë rast. Fustani do të jetë me elementë të veshjes së Nënë Terezës, i bardhë me vijat karakteristike blu. Këta elementë do të jenë të pranishëm edhe në skenografi. I gjithë Korpusi Qëndror i Universitetit, si dhe podiumi do të jenë të qarkuar me “fjongo” me ngjyrat e bardha dhe blu. Në qendër të skenës do të vendoset një portret i madh i Nënë Terezës, me përmasat 15 x 13 metra, i cili do të vihet më tepër në dukje prej një ndriçimi spektakolar. Sipas organizatorëve të kësaj feste të madhe, mendohet që aktiviteti të zgjasë rreth 3 orë dhe çdo grup artistik do të shpalosë elementët më të zgjedhur të traditës folklorike kombëtare.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Nene Tereza, nje film eveniment

    E shenjte qe ne jete, per besimtaret e shperndare ne te gjithe boten; 19 tetori do te shenoje dhe lumnimin e saj nga Papa. Ndersa imazhi i saj do te fiksohet edhe ne ekranin e madh te kinemase. Sot ne premiere boterore do te shfaqet filmi "Nene Tereza", nje bashkeprodhim italo-franko-anglez. "Nese te gjithe do te provonim te ishim si Nene Tereza, bota do te ishte me e mire", shpjegonte ne sheshin e xhirimit roman, Olivia Hussey, aktorja e cila prej vitesh enderronte te interpretonte te shenjten e vogel te Kalkutes dhe beri gjithcka ishte e mundur per ti ngjare me menyrat e saj edhe ne shpirt. E ndihmuar nga besimi dhe nga seanca te tera trukimi. "Ky rol ishte endrra ime ne sirtar: eshte nje nder i madh per mua. E dija qe prej 20 vjetesh qe do ta benin te shenjte. Me ka bere gjithnje pershtypje dashuria e saj absolute per njerezit: nje grua fjalepake, por qe mundohej shume per te tjeret. Te gjithe e duam Zotin, por ajo e vuri ne veprim dashurine e saj, i dha dinjitet te braktisurve. Fete e shumta indiane e konsiderojne nje force universale. Dashuria qe percillet ne film, vjen nga ajo dhe do te ndihet", rrefen Hussey. Filmi eshte xhiruar ne anglisht mes Kalkutes, Kolombo (Sri Lanka) dhe Rome me aktore me gjashte kombesi, 8 mije figurante, dhjetra elefante dhe 200 automjete epoke. Skenari pershkon, me disa perpunime fantazioze, etapat thelbesore te jetes se Nene Terezes: nga femijeria ne Shkup, ne Shqiperine e viteve '20, tek thirrja, zgjedhja per t'iu dedikuar te varferve, nga peripecite per ngritjen e kongregacionit te Misionareve te Bamiresise, tek kriza shpirterore, nga Nobeli, tek puna e jashtezakonshme qe ka bere me motrat e saj, deri ne ditet e fundit te jetes.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  11. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Muzete e Vatikanit, bamiresi per Nene Terezen

    Muzete e Vatikanit do te hapen posacerisht te Shtunen pasdite deri ne oren 20:00 GMT dhe te ardhurat e arketuara do te shkojne per veprat e Nene Terezes se Kalkutes, mesohet sot prane drejtorise se muzeve. Cmimi i hyrjes do te ulet, nga 10 euro qe ishte cmimi normal ne 7 euro per person. Drejtoria beri te ditur se do te jepte te ardhura prej rreth 100 000 eurosh per veprat e Nene Terezes. Muzete moren kete vendim per te festuar 25-vjetorin e pontifikimit te Gjon Palit II, me 16 tetor, dhe shenjterimit te besimtares me origjine shqiptare, me 19 tetor. Kjo do t'i jape mundesine shume besimtareve te pranishem ne Rome per keto festime te zbulojne thesaret e Vatikanit, pikerisht kishen Sistina dhe afresket e Mikelanxhelos. Eshte e rralle qe muzete e Vatikanit te jene te hapur ne mbremje. Hyrja do te lejohet deri ne oren 18:00 GMT, kur te kete rene nata, gje qe do t'i jape mundesine vizituesve te admirojne koshptet e ndricuara me pishtare.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  12. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Shkodra nderime per Nene Terezen

    Me rastin e 19 tetorit, dites se shenjterimit te Nene Terezes, Universiteti "Luigj Gurakuqi" i Shkodres organizoi dje ne mbremje nje veprimtari per kete figure madhore te kombit shqiptar. Rektori i ketij universiteti, Mahir Hoti, e cilesoi diten e shenjterimit te Nene Terezes si nje feste per mbare boten. "Eshte nje moment krejt i vecante qe shqiptaret te ndihen krenare per nje shqiptare ne gjak, ne rrenje", tha Hoti. Sigurisht, vijoi ai, ne nuk kemi arsye te krijojme mite se Nene Tereza ishte nje shpirt, nje gjak, nje besim, qe i ka sherbyer gjithe botes pa dallim. Lumnimi i saj le te jete nje mesazh per popullin shqiptar, te vonuar, por me shprese dhe per kete duhet te punojme te gjithe. Prof.As. Romeo Gurakuqi ne referatin me teme "Mbi figuren madhore te Nene Terezes", nder te tjera u shpreh se, "Nene Tereza u be nje shprese e re per nje botekuptim te ri, ajo me miresine dhe dashurine e saj e perfshiu tere boten. Shembulli i saj eshte tregues se miresia dhe dashuria jane me te forta se cdo dallim, ideologji, race apo fe".
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Pjesmarrja nga Kosova në Lumnimin e Nënës Tereze

    Mbi dyqind personalitete nga Kosova marrin pjesë në Lumnimin e Nënës Tereze në Romë
    Zëri

    16 Tetor 2003

    Mbi dyqind personalitete nga Kosova, mbi njëmijë nga Shqipëria dhe qindra të tjerë nga Maqedonia, viset tjera shqiptare dhe diaspora pritet të marrin pjesë në ceremoninë e Lumnimit të nobelistes shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu - Nëna Tereze, të dielen në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Meshën solemne të Lumnimit të Nënës Tereze, do ta udhëheq Ati i Shenjtë-Papa Gjon Pali i II.

    Sipas informatave nga Roma, organizatorët parashohin që të dielen në Romë të mblidhen qindra-mijëra pjesëmarrës nga të gjitha kontinentet, derisa bëhet e ditur se radhët e para, ata i kanë rezervuar për bashkëkombasit e Nënës Tereze, për shqiptarët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, dhe Diaspora. Pritet të jenë aty edhe presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova bashkë me kryeministrin Bajram Rexhepi dhe me kryetarin e Kuvendit Nexhat Daci, Mbretëresha e Belgjikës, Fabiola, Mbretëresha e Spanjës,Sofia, mbi njëqind presidentë dhe kryeministra shtetesh si dhe shumë personalitete të tjera të botës, nga institucionet ndërkombëtare e shtetërore, politike, ekonomike, si dhe të kulturës si dhe të organizatave joqeveritare humanitare.

    “Ceremonia kryesore do të mbahet të dielën në orën 20:00 nën drejtimin e Atit të Shenjtë Papa Gjon Palit II,ndërsa mbi 210 personalitete nga Kosova janë ftuar të marrin pjesë në këtë ngjarje të shënuar” tha dje për “Zëri”, Dr. Dom Lush Gjergji, udhëheqes i SHBH “Nëna Tereze” në Kosovë dhe njëri nga biografët më të mëdhenj të Nënës Tereze.

    Ai ka bërë të ditur se nga Kosova për të marrë pjesë në ceremoninë e Lumnimit të Nënës Tereze janë ftuar nga dhjetë personalitete nga presidenca, po aq nga kryeministria e parlamenti sikur edhe dhjetëra figura tjera nga jeta politike, publike, shkencore, fetare e kulturore e Kosovës. Gjithashtu,tha Dom Lush Gjergji, në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe qindra personalitete të njohura nga rajoni dhe nga mbarë bota.

    Ai tha se gjatë pesë ditëve sa do të zgjasin ditët e Lumnimit të Nënës Tereze, pjesëmarrësit nga Kosova dhe nga vendet e tjera do të kenë vizita të ndryshme nëpër bazilikat e mëdha në Romë si dhe në tempujt e tjerë fetarë.
    Deri dje pjesëmarrjen në Lumnimin e Nënës Tereze e kanë konfirmuar shumica e të ftuarve nga institucioneve të Kosovës dhe përfaqësues të partive politike në vend.

    Nga Roma ndërkaq bëhet e ditur se të dielën me 19 tetor 2003, në altarin qendror, në Sheshin e Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali i II do ta shpallë të shenjtë gruan më të madhe të shekullit XX, Nënën Tereze për veprat e saj të mëdha në mbarë botën, në ndihmë të varfërve, të sëmurëve, të braktisurve dhe nevojtarëve të tjerë, të cilët i ndihmoi pa dallim race, feje apo rajoni në të gjitha kontinentet e botës.
    Gjithashtu nga Roma bëhet e ditur se Presidenca e Këshillit të Ministrave të Italisë, me një dekret të nënshkruar nga kryeministri Silvio Berluskoni, Lumnimin e Nënës Tereze e ka shpallur një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme të vitit 2003. Pjesëmarrja e tyre në ceremoninë e Lumnimit e kanë konfirmuar presidenti i Republikës, Karlo Azeglio Çampi me bashkëshortën Franca, ish –presidenti i Italisë, Oskar Luigji Skalfaro, kryeministri Silvio Berluskoni, kryetari i Dhomës së Deputetëve në parlamentin e Italisë Pier Ferdinando Kasini, ish-kryeministri dhe senatori i përjetshëm, Gjulio Andreoti si dhe shumë të tjerë.

    Ndërsa krahas Atit të Shenjtë, Papa Gjon Pali i II, në ceremoninë qendrore, në meshën solemne të Lumnimit të Nënës Tereze, me 19 Tetor, në Sheshin e Shën Pjetrit do të bashkëcelebrojnë rreth 150 kardinalë nga 165 sa janë gjithsej dhe qindra ipeshkvinjë e priftërinjë nga të gjitha kontinetet.

    Qeveria e Italisë, në bashkëpunim me Mbrojtjen Civile, me Vullnetariatin dhe me Këshillin Organizativ të ceremonisë së Lumnimit të Nënës Terze, pranë Selisë së Shenjtë, kanë mobilizuar mbi 1.000 pjesëtarë të forcave të rendit, nga radhët e policisë, të karabinierëve dhe atyre të “Guardia di Finanza”, si dhe personel ndihmës të forcave të rendit nga radhet e Mbrojtjes Civile, të Vulllnetariatit dhe të Misionarëve të Dashurisë, në mënyrë që çdo gjë të rrjedhë si duhet, ndërkohë që analistët kanë paralajmëruar se numri i pjesëmarrësve në ceremoninë e Lumnimit të Nënës Tereze do t’i tejkaloj të gjitha rekordet e pjesëmarrësve në Lumturimet e mëhershme.

    Në përiudhën e 17-22 tetorit janë paraparë edhe shumë veprimtari të tjera shpirtërore e kulturore, siç janë shtegtimi nëpër bazilikat si në Shën Loreto, konferenca tematike lidhur me jetën dhe veprën e madhe të Nënës Tereze dhe të Misionareve të Dashurisë, koncerte e e recitale në Sheshin e Shën Pjetrit dhe në sheshe të tjera të Romës, vizita në sheshin Shqipëria (piazza Albania) para përmendores së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, një takim i Atit të Shenjtë Papa Gon Pali II me shtegtaret shqiptarë, sikur edhe vizitat prej 20-22 tetorit në bazilikën e Shën Gjonit në Laterano (në qender të Romës) ku do të ekspozohen reliktet e Nënës Tereze: të gjakut dhe të flokëve, si dhe të librave, shkrimeve e të veshjeve të saj, me temën “jeta, shpirti dhe mesazhi i Nënës Tereze”.

    Gonxhe Bojaxhiu-Nëna Tereze, ishte bija e babës Kolë (prizrenas) dhe e nënës Drane (gjakovare), e lindur në Shkup më 26 gusht 1910. Ajo është nderuar me çmimin Nobel për Paqe, në Oslo më 1979. Nëna Tereze ka vdekur më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkutë të Indisë.
    Ullmar Qvick

  14. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    KUMTI I NËNË TEREZËS: "NGA GJAKU DHE ORIGJINA JAM SHQIPTARE"

    Kur mori çmimin NOBEL, Nënë Tereza deklaroi se: " Nga gjaku dhe origjina, jam shqiptare". Ky është argumenti absolutisht i pakontestueshëm, që ua mbyll gojën të gjithë horrave, të shiturve dhe delirantëve të madhështisë të marrëzisë së rreme.

    1.

    Duke përjetuar vargjet lapidare të poetit të kombit Naim Frashëri: " Ti Shqipëri më jep nder/ Më jep emrin shqipëtar" do të thosha se figura e NËNË TEREZËS me inkandeshencë potente percjell kumtin e krenarisë për çdo shqiptar, kur thotë se " Nga gjaku dhe origjina jam shqiptare "

    Çdo shqiptar dhe shqiptare, kur nga goja e saj, dëgjon këtë postulatë, e ndjejnë veten krenarë që janë nipër e stërnipër, mbesa e stërmbesa të Nënë Terezës, kësaj shqiptareje të Madhe, me fame botrore.

    2.

    Shpallja e Nënë Terezes SHENJTORE nga Vatikani, do ta supërdimensionojë figurën e saj si simbol i humanizmit, dashurisë, ngritjes shpirtërore dhe sakrificës : gjithçka në shërbim të njeriut, gjithçka për njeriun, gjithçka për të varfërit, të sëmurët, për t'u dhënë forcë, besim dhe guxim për të jetuar dhe për ta mundur të keqen.

    Ky do të ishte edhe një mesazh i madh universal që i drejtohet së pari shqiptarit dhe gjithë botës e qytëtërimit, që gjithçka të orientohet kah humanizmi, mirëkuptimi, harmonia, për një jetë më të mirë, për një shoqëri më të virtytshme, më të qytetëruar.

    3.

    Shqiptar ! Merr pak lavdi nga lavdia e saj, pak virtyte nga virtytet e saj, pak mirësi nga mirësitë e saj, pak humanizëm për të mjerët dhe të varfërit nga humanizmi i saj, pak sakrifica nga sakrificat e saj, pak guxim nga guximi i saj që, të bëhesh më i mirë, më njerëzor, më i qytetëruar, më i virtytshëm, duke u orientuar kah njerëzorja, dashuria dhe guximi për të triumfuar mbi të keqen.

    4.

    Zoti, nga gjiri i popullit shqiptar, përcaktoi këtë bijë të tij, të gjitet lart në qiejt e shënjtërisë universale, si simbol i pastërtisë, përkushtimit total dhe dashurisw ndaj njerëzimit, modeli më i përsosur human.

    Nga një popull i vogël doli një shenjëtore e madhe e tërë planetit.

    Dhe ne krenohemi që jemi shqiptar!

    5.

    Po, ka ca horra, të shitur e delirantë të madhështisë së marrëzisë së rreme, që prej disa vjetësh, të frymëzuar nga djalli, kanë lënë udhën e Zotit dhe, pështyjnë mbi figurat e ndritura të kombit shqiptar që nga Skëndërbeu e Isamil Qeali e gjer te Nënë Tereza.

    Këta bastardë të kombit shqiptar, në një marrëvshje të heshtur e djallëzore, kanë krijuar një rrymë antikombëtare në " emër të kombëtarizimit ", duke pështyrë, hedhur baltë e blozë, ndaj figurave të ndritura historike të lavdisë e krenarisë kombëtare duke pështyrë e hedhur pilula të helmatisura ndaj figurave historike që janë krenaria e kombit tonë ndër shekuj.

    * * *

    Përpjekjet mjerane të tyre për të çmitizuar lavdinë dhe krenarinë kombëtare, i radhit ata në një front me akademikët sllavo‑maqedonas, vllaho‑maqedonas, me shovinistë antishqiptarë primitivë që u ka mbetur sahati në fillimet e shekullit që lamë pas. Por megjithëse pështyma, bloza dhe balta që ata hedhin bie mbi kokat e tyre e, lavdia e figurave të kombit nuk pëson asgjë, përsëri përbuzja dhe neveria e të gjithë shqiptarëve do të ishte shpërblimi që ata meritojnë dhe, duhet t'u jepet.

    6.

    Shqiptar ! Kudo ku të shkosh në botë, ec me kokën lart, si nip e stërnip, si mbesë e stërmbesë e Nënë Terezës dhe bota e qytetëruar do të të ndjejë dhe do të të nderojë.

    Po kur të thuash se je nip e stërnip, mbesë e stërmbesë e Nënë Terezës, duhet më parë të rrëfehesh përpara vetes dhe përpara Zotit e, të bësh pastrimin: djallin që ke brenda ta nxjerrësh dhe, jo t'i japësh udhët e arratisjes, por ta mbysësh në puset më të thella, në ujrat e Ferrit.

    Ka shumë djaj brenda vetes shqitari i lig...

    Është një kategori horrash e horrucësh, aventurierësh e maskarenjësh, simbol të amoralitetit, që kanë futur djallin brenda dhe kanë nxjerrë virtytet jasht vetes, në ankand...

    Këta monstra, orvaten t'i ngrenë lavdi vetëvetes pa merita, duke përdhosur lavdinë e të lavdishëmve, të atyre që kanë hyrë në panteonin e krenarisë kombëtare.

    7.

    Do të mjaftonte qoftë edhe vetëm episodi që rrëfen kardinali Pio Laghi, njeriu që më shumë se kushdo, sipasPëllumb Xhufit, e ka njohur dhe i ka ndenjur pranë Nënë Terezës, i cili thotë se : në një ditë maji të vitit 1991, Nënë Tereza vizitoi sanktuarin e Zonjës së Këshillit të Mirë në Genazzano, afër Romës. Në këtë kishë të shenjtë për shqiptarët, ruhet ende akoma ikona e Shën Mërisë, që dikur zbukuronte altarin e katedrales së Shën Stefanit në Shodër dhe që pas pushtimit turk, më 1478, të ikurit shqiptarë e sollën me vete në tokën italiane. Pio Laghi, sipas Xhufit, duke vazhduar rrëfimin thoë se Nënë Tereza pasi përfundon lutjet para ikonës së Madonës, iu drejtua asaj me një zë të rëndë, që kardinalit i ishte dukur si një urdhër: " And noë come back to Albania" ( Dhe tani kthehu prapë në Shqipëri ).

    Nuk thotë as ktheu në Maqedoni, as në Rumani, as ne Sërbi apo gjetkë, por në Shqipëri bijë e së cilës ajo është.

    Çdogjë tjetër jasht kësaj kuptimësie është gënjeshtër, mashtrim, e pavërtetë.

    8.

    Shqiptarë! Dita e bekuar po afron: shenjtërimi i Nënë Terzës, shqiptares së Madhe.

    Le të buçasë zëri ynë kudo në glob: Jemi krenarë që jemi shqiptarë, që jemi bashkëkombas me Nënë Terezën me gjak të kulluar ariani, e cila është edhe nëna e të gjithë njerëzimit, SHENJËTORJA e tërë PLANETIT.

    Dita e kremtimit të shenjtërimit le të jetë kryefestë e kryefestave, si dita më e ndritur, ku krenaria kombëtare NËNË TEREZA, ngjitet në panteonin e lavdisë.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215
    Libri i Rizah Sheqirit "Zemër krejt dashuri", libër për fëmijë i kushtuar Nënës Tereze, ndoshta do të ribotohet tani në një version të ri dy-gjuhësor pas përkthimit suedisht (përkthyes: Ullmar Qvick). Poezia e parë e këtij libri jipet këtu:


    ZEMËR KREJT DASHURI

    NËNA TEREZE

    Mbi të gjitha
    Është një mbretëri
    Banon në zemër
    Thjesht i thonë: Dashuri.

    Njeriu s'mund t'jetë njeri
    E as të bëjë emër
    Po s'pati për të gjithë
    Dashuri në zemër.

    Është një zemër nëne
    Krejt me dashuri
    Aty ka vend për të gjithë
    - për secilin fëmijë.

    Për ne s'ka më gëzim e krenari
    Se kur për nënën tonë zemërdashuri
    Të gjithë njerëzit e botës thonë:
    TEREZA ËSHTË EDHE NËNA JONË!…

    ***
    KËTO VARGJE NGA ZEMRA
    TË ÇILTËRA PLOT NGROHTËSI
    THJESHT E BUKUR LINDËN PËR TY
    TEREZE - NËNË - DASHURI …

    (1990)
    Ullmar Qvick

  16. #36

    LUTJE PËR NDALJEN E ARMËVE

    O Zot,
    Ti e di se armët i kam gërdi.
    Unë s'mendoj të bëhem gjë tjetër,
    por arma e jote,
    që t'i sjell botës paqë,
    Zot i dashur, ku ka paqë,
    armët s'kanë vend as kuptim.
    Ku zotëron paqja,
    njerëzit mund ta duan njëri - tjetrin,
    siç Ti na do ne.
    Na jep paqë, o Zot,
    që armët të mos kenë vend dhe kuptim
    në botën tonë të bukur.
    Amen.
    Gonxhe Bojaxhiu - Nëna Tereze
    /Sipas "Bota sot" f. 18, më 18 tetor 2003./


    LUTJE PËR KOMBET E BASHKUARA

    O Zot,
    Bëj që gjitha kombet të preken prej zemrës sate,
    Që të punojnë për bashkim dhe dashuri,
    E që bashkimi dhe dashuria
    Të jenë mjete të përhapjes së paqës në botën tonë.
    Jepju të gjithë udhëheqësve zemër të pastër,
    Zemra përplot dashuri për njëri - tjetrin.
    Bëj ta pranojnë dashurinë,
    Që me punën e vet
    T'orvaten për njëmendësimin e paqës.
    Amen.
    Gonxhe Bojaxhiu - Nëna Tereze
    /Po aty./
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

  17. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Një memorial kushtuar shenjtores vendoset në Muzeun Kombëtar

    Muntaz Dhrami, një Nënë Terezë optimiste

    Tiranë

    Një memorial në formën e një kape-leje, kushtuar Nënë Terezës, u përurua paraditen e djeshme në hollin e Muzeut Historik Kombëtar, në kuadër të 19 Tetorit, ditës së Lumturimit nga Papa Gjon Pali i II-të në Selinë e Shenjtë të Vatikanit.

    Memoriali ka në qendër një relief të Nënë Terezës në bronx, vepër e skulptorit të popullit Mumtaz Dhrami. Dy ikona në ar, një ikonë paraqet figurën e Nënë Terezës si misionare humaniste dhe tjetra Gonxhe Bojaxhiun në moshën 16-vjeçare veshur me kostumin kombëtar shqiptar të Prizrenit, të realizuara nga artisti i ri, Ermal Vrioni. Pranë saj është vendosur një afresk i shekullit XIII-të i Gjon Pagzorit, marrë nga rrënojat e Kishës së Vaut të Dejës (shkatërruar në vitin 1967 nga regjimi komunist); një këmbanë kishe e shekullit XV-të. Në një kënd të veçantë janë vendosur disa relike origjinale të prekura nga duart e Nënë Terezës, tetë fragmente poetike të bamirëses, që në mënyrë lakonike pasqyrojnë shpirtin e saj si dhe pesë pllaka ku ishin gdhendur me gërma metalike të praruara në ar thënie të Nënë Terezës. Skulptori i reliefit të Nënë Terezës, Muntaz Dhrami e cilëson figurën e saj si “shumë komplese”. Ai shprehet se në këtë memorial Nënë Tereza nuk është një nënë e trishtuar, në figurën e saj ka më shumë meditim, dhimbje, optimizëm. Atje pasqyrohet begatia e shpirtit të saj dhe humanizmi që ajo përcolli për mbarë njerëzit, duke na thënë që ta duam më shumë Shqipërinë dhe njerëzit”. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Moikom Zeqo u shpreh se “ky memorial do të jetë i përjetshëm dhe është simbol i figurës emblematike të Nënë Terezës”. Shiritin e përurimit të memorialit kushtuar bamirëses së madhe Nënë Tereza e preu kryeministri Fatos Nano, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Xhoana Nano, intelektualë dhe personalitete të njohura të kulturës.


    Botohet për herë të parë në Shqipëri
    Një libër me mendimet e Nënë Terezës


    Për herë të parë në Shqipëri është botuar nëj libër me mendimet e Nënë Terezes në dy gjuhë, shqip dhe italisht. Libri titullohet “Me shumë dashuri, mendime të Nënë Terezes” (“Con tanto amore, pensieri di Madre Tereza”) dhe është konceptuar si një doracak që përmbledh thënie të formuluara nga Nënë Tereza në auditorë të ndryshëm, gjatë intervistave apo bisedave të saj për problemet më ekzistenciale të shoqërisë së sotme njerëzore.Botuar nga shtëpia botuese “Toena”, në këtë libër , mendimet e nënë Terezës që ngërthejnë problemet më të ndërlikuara sociale, ideologjike e filozofike, si jeta e vdekja, dashuria e varfëria, paqja e violenca, gëzimi dhe falja e etj., janë shprehur me një thjeshtësi të jashtëzakonshme, karakteristikë kjo e gjenialitetit të Nënë Terezes. Me këtë thjeshtësi janë sjellë në shqip thëniet e Nënë Terezes nga Laureta Çobani, që nuk është një përkthyese profesioniste, por një studente e letersisë në Universitetin e Firences, adhuruese e shqiptares së madhe. Libri ka 198 faqe dhe kushton 800 lekë (6 Euro).
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  18. #38
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Madre Teresa di Calcutta (1910-1997)



    "Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit". Nënë Terezës, me shtat imcak, por me besim shkëmbor, të patundur, iu besua misioni të kumtonte dashurinë e etur të Jezusit për njerëzimin, veçanërisht për më të varfërit ndër të varfër. "Hyji vijon ta dojë botën dhe na dërgon ty e mua për t'u shprehur të varfërve dashurinë dhe mëshirën e Tij". Në shpirtin e saj, përplot me dritën e Krishtit e me dashuri të zjarrtë për Të, kishte një dëshirë të vetme : "Të shuante etjen e dashurisë së Tij për shpirtrat njerëzore".

    Kjo lajmëtare e ndritur e dashurisë së Zotit, lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, qytet i vendosur në udhëkryq të historisë së Ballkanit. Më e vogla e pesë fëmijëve të Nikollë dhe Drane Bojaxhiut, u pagëzua me emrin Gonxhe Anjeze, mori Kungimin e parë në moshën pesë vjeç e gjysëm e u krezmua në nëntor të vitit 1916. Që ditën e Kungimit të parë, ndjeu në zemër një dashuri të thellë për shpirtrat njerëzore. Me vdekjen e papritur të babait, në sa Anjezja nuk i kishte mbushur endè 8 vjetët, për familjen filluan vështirësitë ekonomike. Dranja, grua burrneshë, i rriti fëmijët plot dashuri, duke ndikuar shumë në karakterin dhe rrugën e jetës që do të zgjidhte e bija. Më pas formimi fetar i Gonxhes u thellua në famullinë Zemrës së Krishtit, nën drejtimin e jezuitëve, në sa merrte pjesë gjallërisht ndër të gjitha veprimtaritë.

    Në moshën 18 vjeçare, e shtyrë nga dëshira për t'u bërë misionare, në shtator të vitit 1928, Gonxhja i tha lamtumirë shtëpisë atërore, për të hyrë në Institutin e së Lumes Zojë, që njihej ndryshe me emrin "Motrat e Loretos", në Irlandë. Atje mori emrin motër Mari Tereza, për nder të Shën Terezës së Krishtit Fëmijë. Në dhjetor u nis për në Indi. Në Kalkutë arriti më 6 Janar të vitit 1929. Pasi bëri kushtet e përkohshme, në maj të vitit 1931, Motër Tereza u dërgua në bashkësinë e Loretos, në Entali, ku dha mësim në shkollën St.Mary për vajza. Më 24 maj të 1937-ës, motër Tereza paraqiti kushtet e përjetshme duke u bërë, siç tha ajo vetë: "Vashë e Jezusit" për "amshim". Që nga ajo ditë e tutje u quajt Nënë Tereza. Vazhdoi të jepte mësim në St. Mary dhe më 1944 u emërua drejtoreshë e shkollës. Grua që ia kishte kushtuar jetën lutjes, që i donte fort motrat dhe nxënëset e saj, Nënë Tereza jetoi e lumtur në Loreto për njëzet vjet me radhë. E njohur për zemërgjerësi, bujari, guxim, aftësi të posaçme në kryerjen e punëve më të rënda dhe për talent të natyrshëm organizativ, ajo e jetoi përkushtimin e saj ndaj Jezusit, ndërmjet motrave, me besnikëri dhe gëzim.

    Më 10 dhjetor të 1946-ës, gjatë udhëtimit me tren nga Kalkuta në Darjeeling, për ushtrimet shpirtërore vjetore, Nënë Tereza ndjeu "frymëzimin" e ri, "thirrjen brenda thirrjes". Atë ditë, si e qysh ajo nuk e tregoi kurrë, etja e Krishtit për dashuri e për shpirtra njerëzore e pushtoi zemrën e saj dhe dëshira e flaktë për ta shuar etjen e Zotit u bë qëllimi kryesor i jetës. Në javët dhe muajt e mëpasëm, ajo nisi të dëgjonte një zë që i fliste shpirtit të saj e të shihte vegime. Krishti i zbulonte kështu dëshirën e zemrës së Tij ndaj "njerëzve, që duke u flijuar për dashurinë", "do të rrezatonin dashurinë e tij ndër shpirtra". "Eja, të jesh drita ime"- iu lut - "nuk mund të shkoj vetëm". E i tregoi sa vuante duke parë mospërfilljen ndaj të varfërve, sa i dhimbte, kur mendonte se ata nuk e njihnin e sa dashuri të zjarrtë kishte për ta. Jezusi i kërkoi Nënë Terezës të themelonte një bashkësi rregulltare, Misionaret e Bamirësisë, që do t'i kushtoheshin shërbimit ndaj më të varfërve ndërmjet të varfërve. Kaluan rreth dy vjet arsyetimesh e verifikimesh, para se Nënë Tereza të merrte lejen për fillimin e misionit të saj të ri. Më 17 gusht të 1948-ës, veshi për herë të parë sarin e bardhë me anët blu dhe la pas shpine kangjellat e kuvendit të Loretos, të cilin e donte aq shumë, për të hyrë në botën e të varfërve.

    Pas një kursi të shkurtër pranë Motrave Mjeke Misionare në Patna, Nënë Tereza u kthye rishtas në Kalkutë ku gjeti një strehë të përkohshme pranë Motrave të Vogla të të Varfërve. Më 21 dhjetor shkeli për herë të parë në lagjet e të varfërve: vizitoi familje, u lau plagët disa fëmijëve, u kujdesua për një plak që dergjej në rrugë të madhe dhe për një grua që po vdiste nga uria e nga tuberkulozi. E niste ditën me Jezusin në Eukaristi; pastaj, me rruzaren në duar, dilte për t'i gjetur dhe për t'u shërbyer atyre që janë: "të braktisur, të padashur, të papërkujdesur". Disa muaj më vonë, me të u bashkuan, njëra pas tjetrës, disa nga ish-nxënëset e saj.

    Më 7 tetor të vitit 1950, Kryedioqeza e Kalkutës njihte zyrtarisht Kongregatën e re të Misionareve të Bamirësisë. Në muajt e parë të vitit 1960, Nënë Tereza filloi t'i dërgonte motrat e saj në të katër anët e Indisë. E Drejta Papnore, lëshuar Kongregatës nga Papa Pali VI në shkurt të 1965-ës, i dha zemër të hapte një shtëpi misionare në Venezuelë. Menjëherë pas saj u themeluan shtëpi të tjera në Romë e në Tanzani dhe, pak më vonë, në të gjitha kontinentet. Duke filluar nga viti 1980, deri më 1990, Nënë Tereza hapi shtëpi misioni pothuajse në të gjitha vendet komuniste, duke përfshirë ish-Bashkimin Sovjetik, Shqipërinë dhe Kubën.

    Për t'iu përgjigjur sa më mirë si nevojave fizike, ashtu dhe atyre shpirtërore të të varfërve, Nënë Tereza më 1963 themeloi Vëllezërit Misionarë të Bamirësisë; më 1976, degën kundruese të motrave; më 1979, Vëllezërit kundrues dhe më 1984, Etërit Misionarë të Bamirësisë. Gjithsesi frymëzimi i saj nuk u kufizua vetëm në njerëzit e thirrur për jetë rregulltare. Organizoi Bashkëpunëtorët e Nënë Terezës dhe Bashkëpunëtorët e Sëmurë dhe të Munduar, njerëz të feve e të kombësive të ndryshme, me të cilët u bë një në lutje, thjeshtësi, flijim dhe në apostullimin e saj që shprehej me vepra të përvuajtura bamirësie. Kjo frymë e shtyu të themelonte më pas Misionarët Shekullarë të Bamirësisë. Duke iu përgjigjur kërkesës së shumë meshtarëve, më 1991 Nënë Tereza themeloi edhe Lëvizjen e Korpit të Krishtit për Meshtarë, si "rrugë e vogël që i çon në shenjtërim" ata, të cilët ishin një mendje me karizmën dhe me shpirtin e saj.

    Gjatë këtyre viteve, në sa misioni i saj përhapej me të shpejtë, bota filloi t'ia ngulte sytë Nënë Terezës dhe veprës që ajo kishte nisur. Meritoi shumë çmime për veprën e saj, duke filluar nga Çmimi indian Padmashri, në vitin 1962, për të vijuar me Çmimin e rëndësishëm Nobel për Paqen, më 1979, ndërsa mjetet e komunikimit filluan t'i ndiqnin veprimtaritë e saj me interes gjithnjë e më të madh. Si çmimet, ashtu edhe gjithçka që e vinte në qëndër të vëmendjes, i pranoi "për lavdinë e Zotit e në emër të të varfërve".

    Gjithë jeta dhe vepra e Nënë Terezës është dëshmi e gëzimit që buron nga dashuria, e madhështisë dhe e dinjitetit të çdo njeriu, e vlerës së gjërave të vogla të bëra me besnikëri e me dashuri, e sidomos, e vlerës së pakrahasueshme të miqësisë me Zotin. Por duhet theksuar edhe një virtyt tjetër heroik i kësaj gruaje të madhe, i cili u bë i njohur vetëm pas vdekjes së saj. E fshehur nga sytë e të gjithëve, e fshehur deri nga ata që i qëndruan më pranë, jeta e saj e brendshme u vu në provë: pati përshtypjen e dhimbshme e të vazhdueshme se ishte ndarë nga Zoti, madje se ai e kishte braktisur, ndërsa në shpirt i rritej gjithnjë e më tepër dëshira për ta pasur pranë. Atë që po provonte e quajti "errësirë". "Nata e dhimbshme" e shpirtit të saj, e cila nisi në kohën kur sapo kishte filluar apostullimin mes të varfërve e që vijoi gjatë gjithë jetës, e çoi Nënë Terezën në një bashkim edhe më të thellë me Zotin. Përmes errësirës, mori pjesë mistikisht në etjen e Krishtit, në dëshirën e tij të dhimbshme e të zjarrtë për dashuri, duke u njësuar me mjerimin e të varfërve.

    Gjatë viteve të fundit të jetës, pa marrë parasysh problemet e shumta e serioze shëndetësore, Nënë Tereza vijoi t'i printe Kongregatës së saj dhe t'u përgjigjej nevojave të të varfërve e të Kishës. Në vitin 1997 Nënë Tereza kishte 4000 motra, të pranishme në 610 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës. Në mars të vitit 1997 bekoi Eproren e re të Përgjithshme, të sapo zgjedhur, të Misionareve të Bamirësisë e bëri edhe një udhëtim jashtë shteti. Si pati takuar Papën Gjon Pali II për të mbramen herë, u rikthye në Kalkutë ku kaloi javët e fundit të jetës duke pritur vizitorë e duke u dhënë këshilla simotrave. Më 5 shtator 1997 jeta tokësore e Nënë Terezës arriti cakun e fundit. Qeveria indiane e nderoi me funeralin e Shtetit, në përfundim të të cilit trupi i saj u varros në Shtëpinë-Nënë të Misionareve të Bamirësisë. Shumë shpejt varri i saj u bë cak shtegtimi e lutjeje për njerëz të besojmave të ndryshme, për të varfër e për të pasur, pa kurrfarë dallimi. Nënë Tereza na lë testamentin e fesë së patundur, të shpresës së pamposhtur e të bamirësisë së jashtzakonshme. Duke iu përgjigjur thirrjes së Jezusit "Eja, të jesh drita ime!", u bë Misionare e bamirësisë, "Nënë e të varfërve", simbol i mëshirës për mbarë botën e dëshmitare e gjallë e dashurisë së etshme të Zotit.

    Më pak se dy vjet pas vdekjes, për shkak të përhapjes së famës së shenjtërisë dhe hireve të nxjerra me ndërmjetësinë e saj, Papa Gjon Pali II lejoi të hapej çështja e kanonizimit. Më 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësinë e saj.



    Omelia di Giovanni Paolo II

    Kjo nga Vatikani

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  19. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Moshatarja e Nënë Terezës tregon

    Kushërira e Nënë Terezës konfirmon origjinën shqiptare të saj

    Nazim Rashidi
    Korrespondenti i BBC-së në Shkup


    Një e afërt dhe moshatare e Anjeza Gonxhe Bojaxhiut, apo Nënë Terezës, hedh poshtë të gjitha dyshimet për origjinë e shqiptare të saj.

    Katerina Marku nga Shkupi, 90 vjeç, ka lidhje gjaku dhe është rritur bashkë me Nënë Terezën në vitet e para të jetës së murgeshës me origjinë shqiptare.

    Zonja Marku apo Teta Pina, siç i thonë miqtë dhe të afërmit, është një nga pjesëmarrësit në ceremoninë e lumturimit të Nënë Terezës në Romë e ftuar drejtpëdrejt nga Motra Nirmala, e cila zëvendësoi Nënë Terezën në urdhrin bamirës "Motrat e Mëshirës" në Kalkuta të Indisë.

    "Thirrjen e kam direkt prej Nirmalës, zëvendësja e Nënës Terezë. Do të më japin një murgeshë me vete të më bëjë shoqëri," thotë ajo.

    "Jam shumë nervoze!" thotë ajo për vizitën në Romë.

    Mosha e rinisë

    Drania, e njohur e Nënë Terezës

    Teta Pina flet për BBC në shqip lidhur me vitet kur ajo dhe Gonxheja ishin shoqe të të afërta.

    "Jemi shoqëruar më tepër në kishë, në obor të kishës kishim shoqërinë për këngë, shoqërinë dramatike," tregon ajo.

    "Për ditë jemi parë. Edhe unë edhe motra ime e kishim shoqe."

    "Gjyshi im dhe gjyshja e saj nga nënë, motër e vëlla," thotë ajo.

    Teta Pina thotë se Gonxhe Bojaxhiu gjithmonë ka qënë humane, bashkë më nënën e saj kanë ndihmuar vazhdimisht të varfërit, pa dallim nga feja ose përkatësia e tyre etnike.

    Ajo thotë se Gonxheja gjithmonë ka lexuar dhe i është përkushtuar fesë.

    "Në familjen e saj nuk ka pasur priftërinj, dhe ka përbërë habi fakti që ajo kishte vendosur të bëhej murgeshë," thotë ajo.

    "Megjithatë familja e saj e kishte përkrahur në vendimin e saj."

    Largimi

    Ja si e kujton Teta Pina ditën kur Nënë Tereza u largua nga Shkupi:

    "Gati krejt Shkupi u çua në këmbë, edhe janë çuditur që po shkon dhe po lë shtëpinë e vetë e po shkon për murgeshë," tregon ajo.

    Nënë Tereza ka vazhduar komunikimin me Teta Pinën, ata kanë pasur letër këmbim, por gjithashtu Nënë Tereza e ka vizituar atë edhe në shtëpinë e saj.

    "Kemi shkruar letra. Dy ditë para se të vdesë na erdhi një kartolinë prej saj. Në këtë shtëpi ka qënë tre herë," thotë ajo.

    Në Shtëpinë e Teta Pinës ishte edhe Drania, një katolike tjetër shqiptare, e cila gjithashtu ka pasur lidhje me nënë Terezën.

    "Nëna Terezë më ka pagëzuar, më ka vënë emrin Drane, si nëna e saj Drane," tregon ajo.

    Origjina shqiptare

    Të njohura të Nënë Terezës

    Si Teta Pina ashtu edhe Drania pohojnë plotësisht origjinën shqiptare të të dy prindërve të saj duke hedhur poshtë sekullimet se i ati mund të ketë prejardhje vllahe.

    "Jo nuk është e vërtetë. Mua motra më ka treguar - ajo tashmë ka vdekur - se babain e kanë pasur shqiptar, ata kanë folur shqip në shtëpi," thotë Drania.

    Teta Pina thotë se asnjë më parë nuk ka përmendur Gonxhe Bojaxhiun pa u bërë e njohur.

    "Jo, përpara asnjë nuk e ka ditur, e kanë ditur komshijtë dhe të afrëmit. Vonë u bë e njohur ku u tha se do të bëhet shenjtëreshë".

    Ajo thotë se mesazhi i saj është që të gjithë shqiptarët të jenë të bashkuar pa dallim nga përkatësia fetare, sepse Nënë Tereza vazhdimisht është lutur për të mirën e të gjithëve, në të gjithë botën.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  20. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Ne faqen e Vatikanit, nje faqe e vecante i eshte perkushtuar Shenjtores Shqiptare, aty do te gjeni edhe nje material ne shqip mbi jeten e saj. Mund ta vizitoni me poshte:

    http://www.vatican.va/news_services/...teresa_it.html
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Nene Tereza: "Une jam nje pende ne doren e Zotit"
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-07-2006, 06:53
  4. Shkodër: Muslimanët kundërshtojnë bustin e Nënë Terezës
    Nga FЯODO në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 08:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •