Dija e arkeologjisė, instikti im i kultivuar tashmė i kėrkimeve mė kanė lidhur me temat e zbulimit tė pėrmendoreve arkeologjike dhe tė shkrimeve tė lashta qė pėrbėjnė tempullin e misterit tė kulturės dhe tė qytetėrimit botėror.


Moikom ZEQO



Kanė mbetur enigmė sepse nuk janė deshifruar akoma shumė shkrime tė lashta, ende nuk dihet gjė se ē’pėrmbajtje kanė disa shkrime tė gjetura nė Ballkan, nė brigjet dalmatike dhe nė ishujt e Greqisė qė quhen konvencionalisht “shkrime pellazgjike”.



Gjithashtu nuk janė zbėrthyer mbishkrimet etruske qė pėrbėjnė njė koleksion tė madh, por as mbishkrimet mesape dhe tė japigėve qė janė me sa duket shkrimet e vetme tė gjuhės ilire tė dokumentuara deri mė sot. Po kėshtu dhe shkrimi linear “A” i Kretės ende nuk ėshtė deshifruar. Shtatė pllakat prej bronzi tė quajtura pllakat iguvine, zbuluar pranė qytetit Gubio tė Italisė, gjithashtu nuk janė kuptuar se ēfarė gjuhe i pėrkasin.



Por ka dhe disa mbishkrime tė tjera tė gdhendura nė pėrmendore guri qė paraqesin njė interes shumė tė madh filologjik dhe historik.



Sami Frashėri - figurė universale



Figura universale e Sami Frashėrit shtrihet dhe pėrfshin shumė disiplina tė dijes. Filologjia klasike dhe etnogjeneza e gjuhėve ka qenė njė pasion dhe dėshirė e pamposhtur e Sami Frashėrit.



Nė vitin 1850, vit qė ėshtė dhe lindja e vetė Sami Frashėrit (mė 3 qershor 151 vjet mė parė) u zbuluan disa pėrmendore me mbishkrime nė shtratin e sipėrm tė lumit Jenisej, nė jug tė Siberisė, tė shkruar me njė alfabet tė paparė dhe tė panjohur deri atėhere. Kėto pėrmendore tė shkruara kishin njė mjedis arkeologjik tė mirėfilltė. Pėrmendoret e shkruara tėrhoqėn vėmendjen e shkencėtarėve tė kohės.



Ēuditėrisht disa arkeologė qė nga Finlanda erdhėn nė lumin Jenisej dhe i kopjuan shkrimet e tyre nė vitin 1892, por qe e pamundur tė deshifroheshin. Pas disa kohėsh nė rrėnojat e qyteteve Karakurum dhe Karabalgasum nė Mongoli u zbuluan nga dijetarėt Hajkel dhe Rablov tė cilėt i botuan duke ngjallur kureshtje tek dijetarėt e tjerė. Arkeologėt flisnin pėr datimet, lashtėsinė dhe ekzotikėn e kėtyre pėrmendoreve. Por shkrimet kėrkonin fushėn speciale tė filologjisė. Do tė ishin gjuhėtarėt ata qė do tė thonin diēka mė tė saktė ose mė tė pranueshme. Kėshtu Vilhelm Tomsoni (1842-1927), linguist danez, profesor nė Universitetin e Kopenhagenit nė vitin 1896 arriti t’i lexojė kėto shkrime dhe i botoi nė njė libėr prej 224 faqesh. Menjėherė shkrimet u pėrkthyen edhe nė gjermanisht. Pati debate dhe mendime tė ndryshme pėr origjinėn dhe identitetin e tyre.



Ē’janė kėto pėrmendore guri?



Ato janė bėrė dhe ngulur nė shekullin VIII nė kohėn e Gylekinit dhe Bilgehanit, mbretėr turq tė asaj kohe. Nė kėtė lak kohor gjuha e kėtyre mbishkrimeve ishte mė e pastėr dhe e pandikuar nga fjalėt arabe dhe persiane, dukuri kjo zotėruese pas islamizmit tė turqve. Vilhelm Tomsoni mendon se kėto shkrime janė shumė tė rėndėsishme dhe tė vlefshme pėr filologjinė turke.



Sami Frashėri duke vlerėsuar lart rėndėsinė dhe lashtėsinė e kėtyre shkrimeve tė periudhės paraislamike i ka studiuar vetė ato. Ruhet edhe sot nė Arkivin e Bibliotekės Kombėtare nė Tiranė njė kopje e njė dorėshkrimi prej 104 faqesh, shkruar nga Sami Frashėri me titull “Pėrmendoret e Orhunit” Istambul, 1903.



Vepra e Samiut mbi pėrmendoret e Orhunit akoma dhe sot nuk ėshtė botuar. Nė parathėnien e kėtij dorėshkrimi Sami Frashėri shkruan: “Shkrimi qė pėrmbajnė kėto pėrmendore dhe shumė tė tjera qė gjenden nė Kinė dhe Siberi ėshtė huazuar nga shkrimi Pehlevi i gjuhės sė lashtė tė Iranit, por duke pėsuar ca ndryshime dhe duke iu bėrė ca shtesa ėshtė formuar njė shkrim mė vete. Ndėrsa ky shkrim ėshtė shumė mė i vjetėr dhe mė i pėrsosur. Eshtė pėr t’u ēuditur se, pse turqit e kanė lėnė atė dhe morėn shkrimin Uigur tė futur nga mestorianėt e Iranit”. Shkronjat e kėtyre pėrmendoreve janė tė ndara dhe tė shkruara nga e djathta nė tė majtė. Nė dorėshkrimin e Sami Frashėrit, shkrimet e pėrmendoreve tė Orhunit ai i ka kopjuar me ngjyrė tė kuqe, kurse disa shkrime tė tjera me shkronja arabe Samiu i ka kopjuar me ngjyrė tė zezė kurse pėrkthimin e tyre e ka bėrė me ngjyrė blu. Nė dorėshkrim Samiu ka lėnė shėnime sidomos nė pesė faqe tė veēanta ku ai pėrcakton ēelėsin e zbėrthimit tė mbishkrimeve. Samiu e ka pėrfunduar kėtė studim prej 104 faqesh mė 17 prill 1903.



Studiuesi turk Nexhip Hasimi duke e njohur dorėshkrimin e Samiut ka folur pėr veprėn “Pėrmendoret e Orhunit” nė vitin 1924. Mbishkrimet e kėtyre pėrmendoreve kanė alfabetin e njė gjuhe tė lashtė iranike por me shkronja siriane. Studiuesit e mėvonshėm kanė pasur mendimin se kėto pėrmendore nė shkrimet e tyre grafike kanė qenė nėn influencėn e kulturės sė vjetėr kineze dhe tė hiroglifeve kineze, por studimet pėrfundimtare kanė treguar se teza e Sami Frashėrit pėr kėto monumente ėshtė mė e vėrtetė se alfabetet grafike tė Orhunit nuk kanė fare ndikim nga kultura e lashtė kineze. Kohėt e fundit mė ra nė duar libri me mbishkrimet e plota tė Orhunit, botim i autorit W. Radlof, botuar nė turqisht dhe anglisht, nė vitin 1995 nė Ankara. Duke i parė me kuriozitet mbishkrimet lexova pėrmbajtjen e studimit. Pėr fat tė keq nuk pėrmendej vepra e Sami Frashėrit. Kjo vepėr akoma dhe sot nuk ėshtė botuar. Por zbėrthimi dhe teza e Sami Frashėrit janė tė sakta dhe i kanė rezistuar gjuhėsisė krahasimtare tė kohėrave moderne deri nė ditėt tona. Mė ėshtė dukur gjithmonė e ēuditshme se si Sami Frashėri qė nė 1903 i ka paraprirė rezultateve qė botohen nė vitin 1995. Eshtė e vėrtetė qė kėto mbishkrime hyjnė nė historinė e arkeologjisė dhe filologjisė klasike botėrore. Nuk mund tė mohohet se ato mbishkrime nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me gjuhė shqipe, por as gjermani Shliman nuk kishte asgjė tė pėrbashkėt me qytetin e Trojės apo me grekun Homer kur bėri zbulimet e tij.



Sami Frashėri me studimin e tij filologjik dha dėshminė e njė dijetari tė madh, njohės i shkėlqyer i filologjisė moderne tė krahasuar. Kėshtu ai ka pasuruar kulturėn botėrore dhe ne na vjen mirė qė njė pinjoll i racės shqiptare ta ketė dhėnė kėtė kontribut.