Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30

Tema: Isuf Luzaj

  1. #21
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Historiani dhe filozofi i famshėm shqiptar, Isuf Luzaj


    Kush eshte historiani dhe filozofi i famshem shqiptar ne Amerike qe ka shkruar mbi 100 vepra per ceshtjen kombetare, jeta ne mergim dhe eshtrat ne Vlore

    Isuf Luzaj shqiptari i madh qe i tha JO Enver Hoxhes: "Jam i sigurte, ju do ta fitoni kete lufte... Une nuk kam frike dhe as turp sic thua ti, shok i mire, por nuk bashkohem me ty. Une kam turp nga ndergjegjia ime qe nuk beson ne ideologjine Marksiste-Leniniste, si zhvillimi me i mire i jetes se popujve"


    Isufi deri ne grahmen e fundit te shpirtit te tij luftoi per origjinen Trako-Ilire e ne kerkim te tokes amtare deri te ai gure sinori ku belbezon gjuha e embel shqipe e zogjve te Fishtes

    Nga Agim BOCARI

    Mbas vdekjes se Skenderbeut, Shqiperia u be tymnaja osmane e cila sa vinte dhe shtohej, ne keto kushte pasardhesit e fundit te familjes princore te Arianitasve lundronin ne detin e hapur ne drejtim te Venedikut.

    Pikelimi i dallgeve conte freskine e detit ne murin e kalase se Kanines duke i ruajtur asaj freskine e shekujve. Shekujt kalonin, te rinjte qe vinin plandoseshin mbi to dhe vazhdonin te krijonin lirine. Oshetimat e krismave te shpalljes se Pavaresise me 1912, shkrijne ne gjirin e tyre, krismat e shtepise se Luzajve ne Kanine per pinjollin qe po vinte: Isuf Luzaj, me vone ky do te behej njesim me shekullin qe u be i tij brenda truallit ateror dhe i pa ndare sot, obelisk ne keto dite te reja.

    Isufi, ne faza vitesh duke i lene mbrapa ato ne vlerat e tyre arrin ne vitin 1933 e vazhdon studimet ne liceun "Louis Le Grand" dhe ne kronologji te tyre mbaron studimet e larta ne Universitetin e Sorbones, i lauruar me tituj shkencor doktor ne letersi, doktor ne filozofi. I plotesuar si intelektual i rangjeve te vecanta me jehonen e koherave ne histori qe nga lashtesia me Eskilin, Sofokliun, Plutarkun, Sokratin e me, deri te iluministet me mbidishepullin Volter, e me vone sot ne kohe te reja te Martin Heidegger e Sartre.
    Me kete pergatitje te larte, dyert e perendimit per te mbeteshin te hapura, ai i braktisi ato rezidenca dhe e ktheu zemren andej nga vinte zeri i lirise, ne Shqiperi. Me diplomen e dy doktoratave, zoterues i mese tete gjuheve te huaja qe nga latinishtja, greqishtja, persishtja, nis rrugen e nje pelegrini, ky polyglot i karakterit nacionalist kombetar i tejmbushur per te kerkuar lavdine e tij maratone qe nga auditoret a Argjentines, Amerike e cfare perfshijne meridianet e paralelet e ketij globi ne mbare boten perendimore. Nuk rreshtnin e mbusheshin keto auditore per te degjuar leksionet e mbi 120 veprave te tij ne mbrojtjen e te gjitha vlerave shoqerore e me ne gjeresi te ideve te tij per demokracine. Isufi per nga karakterii tij i larte, dhe si mendimtar hyn ne "Almanakun" Toltojan. Isufi me gjeografine e gjere te kultures se tij e ne luften e pa mbarim kunder mortajes komuniste, sa vinte e terhiqte vemendjen perendimore deri ne sferat me te larta te shteteve. Parlamenti i Argjentines i akordon medaljen e florinjte: "LUCHADOR POR LA PAZ" . Po aty, krijon institutin francez, "LA FRANCE A L'ETR ANGER" i cili pershendetet dhe vizitohet personalisht nga ish presidenti i Frances De Gaule. Ne vitin 1956 presidenti i Amerikes i dorezon medaljen "PAQE". Nuk rreshti lavdia e tij, kur arrin vete presidenti Regan t'i vendose ne qafen e tij te rrudhur me brazdat mishtore qe mbanin ne brendesine e tyre historine kombetare, pjese e se ciles, ai u be. Kjo ishte dekorata e larte dhe aq domethenese: "MESUES I AMERIKES".Ja kush eshte Dr.Pr. Isuf Luzaj. Cfare t'i numerosh me pare, lavdine apo vuajtjet e tij. Brenda lavdise vuatja eshte bashkeudhetare.

    Ky eshte sistemi i diktaturave qe perndoqi, perdhunoi dhe eliminoi ndjenjen kombetare e per fatin e keq vazhdon akoma …… perderisa historia nuk po shkon ne vend. Ata qe u sublimuan per t'i dhene drite ketij kombi, u gjykuan me plumb.

    Isufi deri ne grahmen e fundit te shpirtit te tij luftoi per origjinen Trako-Ilire e ne kerkim te tokes amtare deri te ai gure sinori ku belbezon gjuha e embel shqipe e zogjve te Fishtes. Duke mos u futur ne hollesira historike sepse keto jane probleme akademikesh ne histori, e cila duhet te jete ne drejtim te ruajtjes se vlerave e ne vertetesine e tyre.

    Historigrafise shqiptare i mbetet detyre immediate te nxjerre ne pah kete bilanc historik me vlera te medha kombetare e me ne gjeresi boterore. Ketu flitet per nje realitet historik te veprave te tij e dekadat qe vijne u hapin rrugen brezave, ta ndertojne ate per te qene te sigurte mbi themelin e saj. Kjo mbetet nje nga rrezet jeshile te kesaj vertetesie. Jeta e Isuf Luzajt per edukimin e brezit te ri, vazhdon me fillimin e punes si pedagog ne tregtaren e Vlores, ne Normalen e Elbasanit e me vone ne ate te shkolles qytetese te Korces. Me fillimin e shfaqjeve te tij ne shtyp dhe aktiviteti i tij per evoluim shoqeror dhe kunder rregjimit te fashizmit ne Shqiperi, nga viti 1937, deri ne vitin 1942, provoi kalvarin ne te gjitha ato lloje burgjesh qe nga Shqiperia deri ne Gaeta te Italise, e ne vazhdim ne ate te Miventotenit e me vone per rrezikshmeri te larte e cuan ne burgun, Cortona D'Arezzo. Mbas daljes nga burgu i fundit me 1942, agjentura fashiste, duke bere seleksionimin ne listat perkatese per elementin kundershtar te saj, arrin ne perfundimin se Dr.Pr. Isuf Luzaj duhej izoluar perfundimisht. Ne keto kushte per te fillon ajo jete e veshtire konspirative e ne vazhdim e realizimeve te ideve te tij, per te mbrojtur demokracine perkundrejt levizjes regresive komuniste. Qe nga viti 1939 deri ne vitin 1941 nuk rreshti aktiviteti i tij patriotik ne demostratat e deri ne formimin e pluralizmit ne Shqiperi me krijimin e Partise Social Demokrate si dhe ne qytetet Shkoder, Vlore, Tirane. Ne keto grupe militonin njerez me kualifikim te larte, bij te familjeve patriote qe e nisen jeten nga baza e lart brenda ndergjegjshmerise perkundrejt asaj gjendje egzistuese mjerane qe kalonte vendi. Ata me Dekalogun Programor i hartuar ky me pjesemarrjen e pandare te Isufit, ne themelimin e ketij programi mbetej zbulimi i vlerave dhe i talenteve te reja, duke i ndjekur ata ne jeten e tyre e per t'u krijuar kushtet maksimale per te vazhduar studimet ne vendet perendimore.

    Ndergjegjesimi mbare-shoqeror, nuk vjen nga partia e partite, duke i ngjitur kombit lloje cibanesh e kushedi nga ku, por vetem nga rruga e historise dhe ne verifikimin e saj.

    Aktiviteti i tij organizativ dhe luftarak gjate luftes mbare popullore kunder nazifashizmit, nga jugu ne veri nga lindja ne perendim e ne diagonalet e tyre, mbetet e shkruar aty ku jane etazheret. Isufi ishte kunder cfaredo spekullimi moral e politik. Sic po ndodh sot me kete korrupsion te pa mbarim, duke te grabitur pronen, shenjterine e jeteve, e duke sunduar mbi nje popull kaq te drobitur qe nuk i mungon zgjuarsia, por qe perjetesisht nuk iu nda dhe naiviteti. Largpamesia e Isufit mbetet profetike ne parashikimin e madh te tij per eren e demokracise. Ai e mbrojti kete pa asnje medyshje, ne Mukje e kudo e deri ne interesimin e madh te kundershtareve te kesaj linje, sic ishte komunizmi me perfaqesuesit e tij, qe nuk rreshten duke u ballafaquar me te per ta terhequr nga ana e tyre. Dr.Pr. Isuf Luzaj as dhe nje here nuk pranzi. Ne takimin e parafundit me Enver Hoxhen, Isufi si nje shqiptar i madh, ballas kuvendoi:

    "Jam i sigurte, ju do ta fitoni kete lufte... Une nuk kam frike dhe as turp sic thua ti, shok i mire, por nuk bashkohem me ty. Une kam turp nga ndergjegjia ime qe nuk beson ne ideologjine Marksiste-Leniniste, si zhvillimi me i mire i jetes se popujve. Besoj ne demokraci. Ne vatren e lindjes se marksizmit kurre nuk ka demokraci, por vecse krim, torture, pune te detyruar etj."

    Isufi mund te pranonte miqesine, por kurren e kurres kompromisin. Aq me teper kur ishte fjala per fatet e atdheut. Ketu mbetet deshperimi i madh i Isufit, ne kete ndarje nje here e pergjthmone e per me themeloren, per agonine qe po i trokiste Shqiperise ne dere. Per fatin e keq, ajo erdhi.

    Dr.Pr. Isuf Luzaj, i kalon kufinjte kontinentale, njerez te permasave te tilla jane produkt i vete natyres dhe ata si pjelle e saj, hyjne ne paralelizem me te dhe rikrijojne vlerat e origjines dhe keto realitete sot, duke krijuar ato produkte te vlefshme per te cilat ka aq nevoje shoqeria. Brezi i ri duhet te ngulmoje, te zbuloje e te vihet ne ndjekje te ketyre produkteve. Ne mergimin e larget, Dr. Pr. Isuf Luzaj, e mbylli jeten e tij i pangopur si asnjehere tjeter, per mallin e zhuritur per atdheun e mbare jeten. Ai nuk kerkoi shperblim nga atdheu, vecse pak vend, sa per t'u prehur nga gjithe ajo lodhje e gjate, e gjate. Ashtu u be.

    Duke mos u larguar nga Isufi, shkeputemi nga kjo pllake e ftohte, e leme ate ne shoqerine e natyres dhe te dheut te tij, bir i te cilit mbetet, e leme nen hijen e Dafines se Dantes e ne relievin ngjyre gri te erret te malit, i cili po pret ardhjen e nje agimi te ri.

    artikulli marre nga: http://www.albnet.gr/various/isufluzaj.htm

  2. #22
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Jetojmė tė pa qėnė, vdesim si ekzistenca
    Jemi projekt tė njė strukture tė panjohur,
    Me dėshira, me ankthe, me ethe, me shpresa…
    Fillojnė tė na njohin, kur fillojmė duke u ftohur

  3. #23
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nga libri Rindėrtimi i Fuqive Shpirtėrore – refleksione filozofike
    Shtepia botuese ombra GVG, 2005
    (Ne fillim te librit shkruhet: Ua dedikoj dėshmorėve dhe martirėve te kombit)

    Rinia ėshtė majaja qė ngre brumin, bėn bukėn dhe mbrun moralin e popujve. Ēdo brez, ēdo gjeneratė lajmėron njė agim tė ri, e tėrheq prej errėsirės, e ndez me frymen e tij tė zjarrtė e tė shqetėsuar. Po te vėrejė lart e larg ėshė fuqi krijonjėse. Edhe nė mos arriftė t’i korrė frutat e mbjella tė saj, ka njė shpėrblim tė sigurtė nė sanksionin e posteritetit. Flaka dritėzonjėse nuk duket aspak vetėm sa kėmben duar. Ēdo gjeneratė hap krahėt e saj atje ku i ka mbyllur brezi i shkuar, pėr tė fluturuar mė larg. Kur njė gjeneratė i mbyll krahėt nė tė tashmen, nuk ėshte rini, vuan nga pleqėria e parakohshme. Kur fluturon drejt sė shkuarės, ėshte duke agonizuar, mė keq akoma, ka lindur e vdekur.
    Njerėzit qė skanė pasur rini mendojnė nė te shkuarėn dhe jetojnė nė tė tashmen, duke kėrkuar shpėrthime tė shpejta imediate, qė janė ēmimi i domesticitetit krriz-pėrkulur. Tė dobet nga pėrtacia ose tė frikshėm nga injoranca, ata rriten me durim por pa gėzim – (ALLEGRIA). Tė trishtuar, tė dorėzuar, skeptikė e pranojne si njė fatalitet tė ligėn qė i pėrbluan pėr sė brendshmi. Nga njerėz pa ideale, populli nuk pret asnjė madheshtim.
    Rinia bashkon entuziamin me studim dhe energjinė me aksion qė shkrihen nė qejfin “pėr tė jetuar”. I riu qė mendon e punon ėshte optimist, ēelnikėzon zemrėn e tij ndėrsa lartėson kuptimin e tij. Nuk e njeh mėrine, as e torturon nakari (xhelozia, haseti). Korr lulet e kopshtit tė tij dhe admiron ato tė fqinjit.kėnaqėt kur kėnaqen tė tjerėt. Qesh, kėndon, luan, dashuron, duke ditur qė fati i ndihmon atij qė ka VETĖBESIM nė virtytet e tij gjeneratore (rikrijuese).
    Rinia ėshte prometeane, kur shoqėron mendėrinė me vullnet, diturinė e fuqinė, inspiracioni e Apollit dhe heroizmin e Herkulit. Njė krah vlen njėqind krahė, kur atė krah e lėvizi njė tru i shkėlqyer; nje tru vlen njėqind tru, kur e mbėshtet njė krah i vendosur dhe i fortė. Tė deshifrosh sekretet e natyrės nė gjėrat qė e konstituojnė atė, vlen njėsoj si tė shumezuarit pėr tė jetuar mes tyre, duke gėzuar bukuritė e tyre, duke kuptuar harmonitė e tyre, duke zotėruar fuqitė e tyre.
    ...
    Ėshte detyrė e rinisė t’i marrė qorrat pėrdore e ti drejtojė drejt avenirit. Ti shkundin, po nuk deshėn, t’i lėnė po rezistuan. Gjithēka ėshtė e mundur, por qė ti bindė: jo, kurrė. Nė njėfarė lartėsie ė jetės pėrtacia ėshtė njė sėmundje e pashėrueshme si qorrėzimi. Tė rinjtė humbasin kohėn e tyre, kur shpresojne shtytje prej pleqve. Ėshtė mėse e arsyeshme qė ata tė veprojnė siē e bėnė dikur disa tė tjerė, sesa tė mbeten robėr tė mėshirės sė tyre. Rinia e ka tė kurorėzuar ballin me drita yjėzimesh, prandaj sheh mirė, larg e me fuqi.
    …

    Megjithese si pasoje e viteve te shumta kaluar larg Shqiperise, disa fjale jane perdorur jo ashtu si jemi mesuar ti lexojme shpesh, ose ndonjehere te zevendesuara me fjale te huaja, eshte nje liber qe ia vlen te lexohet. Ne gjithe librin (deri atje ku e kam lexuar une ) vihet re shprit rinor i ndriēuar nga dija dhe eksperienca e Prof. Isuf Luzaj. Rinia tek e cila Luzaj ka shume shprese, mund te mos jete rinia Shqiptare ne gjendjen e sotme. Rinia per te cilen ben fjale Luzaj eshte nje Rini e edukuar, e shkolluar, me parime dhe me ideale. Le shpresojme qe rinia e se ardhmes jo shume te larget ti pergjigjet e kriterevete dhe thirjes se Prof. Isuf Luzaj.

  4. #24
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Une u befasova nga lista e gjate e CV-se se prof. Luzaj. Nuk kisha pare akoma nje CV te tille per nje shqiptar. Gjithe ato tituj, e gjithe ato poste te nderuara, kjo te imponon veēse respekt.

    Ne lidhje me librin e permendur nga SG, edhe mua me pelqeka toni rinor i profesorit. Dhe me duket se kemi aq shume nevoje per kete ton, dhe jo vetem kaq, por per ta perdorur ate ne fushat tona perkatese me sa me shume rezultat. Nuk them te brohorasim parulla per rimekembjen e vendit tone, por secili ama, individualisht, aty ku ai punon e jeton te beje diēka per ate ēka quhet ngritje e kombit te vet.

    Me pelqeu gjithashtu dhe shenimi i SG. Ju pergezoj.

  5. #25
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    oiseau en vol, libri eshte me te vertete i bukur, sidomos per rinine (shqiptare).


    Rindėrtimi i Fuqive Shpirtėrore – refleksione filozofike (ombra GVG, 2005)

    Magnetizmi shpirtėror

    Rinia mbaron, kur shuhet entuziami. Nuk ka privilegj mė tė madh, sesa fati me e ruajtė atė magnetizėm deri nė moshėn e burėrisė; ėshtė dhuratė e tė poshtėrve dhe ngjan njė mrekulli pėr kė e ruan thesar tė pacėnueshėm deri nė pleqėri, si Sokrati dreqin e tij inspirator. Nė kėtė tė vetmin SEKRET qėndron efikasiteti i shkrimtarėve besnikė doktrinės se tyre, qė dinė ta afirmojn, ta proklamojn me e pėrsėritė nė njėqind forma, si ato tė tufanit tė pasionuar. Janė udhėheqėsit e kohės sė tyre dhe gjejnė oshėtimė nė zemėr tė rinisė, gjithnjė e tėrheqshme pėrpara arsyetimit tė ftohtė, armike e sofistėve ēarqngrehės dhe e kapriēozėve kontemporanė. Korrin simpati vetėm ata qė mbjellin entuziazmin e tyre. Rinia skeptike ėshtė lule pa parfum. Prej tė rinjsh pa BESIM formohen kurtizanė-oborrtarė, qė lypin favore nėpėr antisalla e sallone pritjeje, formohen retorikė qė gllamarisin fjalė pa idera, abulikė qė e gjykojnė jetėn pa e jetuar, parazitė fatkeqė qė zbehen me rrėnjė sipėr dheut; vlera negative qė vėnė gurė nė tė gjitha rrugėt pėr ta ndaluar qė tė mos shkojnė tė tjerėt atje ku ata nuk mund tė shkojnė.
    Njeriu qė ėshtė kalbėzyer nė njė rini apatike arrin shpejt nė pleqėri pesimiste pėr tė mos pasė jetue me kohė. Bukurinė e tė jetuarit duhet me e zbulue shpejt ose, pėrndryshe, nuk zbulohet kurrė. Vetėm ai, qė e ka popullzuar me ideale rininė e tij, qė ka ditur t’i shėrbejė me besė entuziaste, mund tė shpreojė njė pleqėri serene e nėnqeshėse, tė mirė e mirėbėrėseme ata qė nuk munden, tolerante e falėse me ata qė nuk dinė.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #26
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Përtej fletëve të një libri

    7 tetor 2005
    Zimo Krutaj
    http://www.panorama.com.al/20040823/faqe9/2.htm

    Filozofët, armiqtë e natyrshëm të poetëve...”, kështu nis një ligjëratë e poetit italian Salvatore Kuazimodo për poezinë, shkruar në fillim të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Me këtë pohim në mendje, e nisa leximin e librit të Isuf Luzajt...

    ...Me këtë pohim në mendje, e nisa leximin e librit të Isuf Luzajt “Përtej së mirës e së ligës”, poezi, ese, mendime filozofike, botim i shtëpisë botuese “Ombra GVG”, (kolana “Visaret”). Ndoshta sepse autori, Isuf Luzaj, një personalitet shumëplanësh, përveçse poet, veprimtar e figurë e shquar kombëtare, ka një kontribut të rrallë e ende të panjohur e të pavlerësuar sa e si duhet në studimet historike dhe filozofike. Si do të mund të bashkëjetojë poeti dhe filozofi, zemra e zjarrtë dhe mendja e ftohtë në një trup e në një shpirt të vetëm? Kuazimodo, nobelisti italian, këmbëngul se poezia “bëhet”, “poeti e ndryshon botën me lirinë e vet dhe të vërtetën.” I vetëdijshëm për këtë kontradiktë, Isuf Luzaj, që e quan poezinë mëmën e arteve, thotë se ajo “jep kuptimin absolut të ndjenjës, të rrëqethjes së prekjes së lirisë qiellore.” Mbase këtu na vjen në ndihmë Kroçe, kur i cilëson poetët si “pak të prirur ndaj trajtesave filozofike e organike, por të prirur e të hollë për çështje të veçanta.” Kurrsesi, citimet e mësipërme nuk kanë për qëllim ta lodhin lexuesin, as të shpjegojnë raportet e ndërlikuara e kontradiktore, që vijojnë edhe sot e gjithë ditën, mbi artet, filozofinë, krijimin, si akt shpirtëror e njëherësh edhe intelektual apo racional. Ato diktohen, në radhë të parë, nga vetë përmbajtja e librit “Përtej së mirës e së ligës,” nga idetë, mesazhet filozofike e jetësore, nga struktura, gjuha dhe stili krejt i veçantë i autorit. Nga pikëpamja strukturore apo kompozicionale (krejt si një simfoni në tri koh&#235, libri Përtej së mirës e së ligës”, hapet me një parathënie të gjatë, rreth 50 faqe, vijon me poezitë që janë thelbi, amëza e ngjizur në vargje, dhe mbyllet me thënie të shkutra, ese apo mendime filozofike për kohën, hapësirën, artin, poezinë e, sidomos, Bukurinë.

    Nuk ka pikë dyshimi se të dyja pjesët në prozë (si term për marrëveshje fjale) janë në funksion, jo të shpjegimit, por të përcjelljes, të kuptimit, të përjetimit të poezive e të vargjeve që mundohen “të reflektojnë hijen e dhembjes së poetit”. Në pjesën e parë, siç thotë edhe vetë, autori synon të paraqesë një përmbledhje të shkurtër të historisë së mendimit filozofik, fetar, metafizik, perëndimor të koncepteve të së mirës dhe të së ligës, gjatë pesë shekujve të fundit. Me një jetë të stuhishme e të mundimshme, mërgimtar në pesë kontinente, i dëbuar e i mohuar prej vemdit të tij, erudit e profesor titullar në universitetet më prestigjioze të botës, Isuf Luzaj dëshmon një vullnet të pazakontë, një fuqi mendimi e një lartësi shpirtërore të rrallë për vdekatarët e zakonshëm, një njohje e zotërim të sistemeve filozofike metafizike, materialiste, teiste apo ateiste që i lejon të arrijë në përfundime të vetat, bindëse, të argumentuara e të shprehura me një gjuhë të qartë e të figurshme njëherësh. Historia e zhvillimit të qytetërimeve , shqyrtimet e trajtesat e shumta në drejtim të përkufizimit të koncepteve filozofike të së mirës dhe të së ligës, njohja e teorive dhe ligjeve të shkencave ekzakte, të psikologjisë, e sidomos të etikës e estetikës, që nga Aristoteli e deri te Sartri, konceptet e kolosëve të mendimit që nga Kartezi e Spinoza te Rusoi, Kanti, Haidegeri, apo Ainshtajni, si edhe veprat e bëmat e profetëve, shenjtorëve e martirëve të besimit, Konfucit, Budës, Krishtit, Muhametit etj., e çojnë Luzajn në përfundimin e përgjithësimit të funksioneve të diturisë në tri drejtime, përfaqësuar nga tri lloje njerëzish: filozofët që “me hipotezat e tyre krijuan revolucione në të gjitha dituritë e njerëzimit”, poetët, të cilët krijojnë “botë imagjinare dhe fisnikërojnë ndërgjegjen me ndjenja të reja bukurie, harmonie dhe vërtetësie...” dhe shpëtimtarët, (shenjtorët) që veprojnë “duke i bërë lëndë të gjalla jete mendimet e filozofit, të bashkuara me ndjenjat e poetit, për të krijuar një botë të re dashurie, harmonie, barazimi, vëllazërie, lirie...”

    Pas këtij përfundimi vargjet poetike të Isuf Luzajt mund të kuptohen e të shijohen nën shenjën dhe domethënien e tyre të vërtetë, zanafillore e të mbrame, në atë çka është edhe përtej fletëve të vetë librit, përtej së mirës e së ligës, nën dritën e butë e të paqtë, sipërnjerëzore të Nirvanës. Në atë sferë (vend, gjendje) të lartë shpirtërore e fizike njëherësh, ku, sipas filozofisë budiste, bashkohen në harmoni të plotë liria, lumturia, bukria dhe përsosmëria morale e shpirtërore. Autori nënvizon: “Vargu, o është poezi, o nuk është asgjë.” Me këtë kredo estetike, nën këtë verb poetik janë shkruar shumica e poezive të vëllimit në fjalë, të cilin ai e quan që në fillim “hija e dhembjes sime”, duke nënkuptuar, veç të tjerash, edhe pamundësinë e shprehjes me fjalë, të plotërisë, pastërtisë, e thellësisë së një ndjenje të vërtetë njerëzore. “Mundohem të jem shprehës i kohës sime, sepse fuqia për të qenë modern është për të qenë realist. Arti të jetosh në të ardhmen ose në të shkuarën është arti më i rrezikshëm, sepse nuk jep dot atë realitet që shohim ne sot. Këtë të vërtetë e kam ndjerë kur, duke shkruar Historinë e Përpjekjes Kombëtare, që ia porosis rinisë së shekullit të ardhshëm, kur të jenë fikur pasionet politike; nuk imagjinoj dot sa arsye do të më japin lexuesit e viteve 2010 e tutje...” Pra, shprehës i kohës së vet... Nuk është ndërmarrje e lehtë. Përkundrazi. Në poezinë e Luzajt ravgimet, vuajtjet, zhgënjimet, përjetimet, ndjenjat e thella e të holla të njeriut poet, ndërthuren me arsyen e ftohtë e përfundimet racionale të njeriut filozof, gjithnjë nën “hijen” e së bukurës, të së mirës, të dashurisë e fisnikërisë njerëzore të arritur jo pa mundim e dëshpërim. Këtë frymë, pavarësisht formave të ndryshme të vargut, metrit , ritmit apo rimës, e gjejmë në poezitë “Paditja e shekullit”, “Kërkimi”, Pikëpyetja trekëndëshe”, “Zhgënjimi”, (Po ç’m’u desh mua, pa pirë e pa u dehur, / Të përqafoja mirazhin dhe magjinë...”), “ Kanosje agonie”, “ Bujku i shkretisë”, “E vërteta”, “Autodafè” etj. Nga ana tjetër, është gati i kudogjendshëm, herë i drejtpërdrejt e herë i nënkuptuar, malli përvëlues për vendlindjen, për atdheun e munguar, ngjyrat dhe dritëzat e kujtimeve të ylberta të fëmijërisë që sëmbojnë e rrezëllijnë në poezitë më të bukura të librit. (“O natë! Rralloi pak çapat e tua! / Më lër ta mbaj rob çastin e vetëtimtë;...”.

    Përmasa filozofike e poezisë së Isuf Luzajt vjen më qartë e më pranë lexuesit bashkëkohor, pikërisht pse është e veshur me atë ndjenjë estetike të hollë, të denjë për mjeshtrat e fjalës shqipe të shkruar. Prandaj, në përfundim, nuk mund të mos jemi në një mendje me pohimin e poetit të njohur Xhevat Beqaraj, përgatitës e redaktor i librit “Përtej së mirës e së ligës”, që e përcakton Isuf Luzajn si “poet i ndjenjës dhe mendimit filozofik”. Po më përtej mendimeve e përcaktimeve tona, përmes e përtej vargjeve e fletëve të librit, qëndron fryma e poetit, që buron nga harmonia e Nirvanës...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Michigan2005 : 07-10-2005 mė 20:43

  7. #27
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Zhgënjimi

    Shekulli hajdut me urë në dorë
    I vuri zjarrin kryq e tërthor planetit.
    Dogji male e fusha, lumin dhe detin.
    Ia thau popullit zemrën me borë,
    Me mëri gjaksori, me dredhitë e Dreqit.
    .................................................. .........
    Po mua fakirin, ku erdh' e më gjati
    Me një kalidhe labi, buzë deti?

    Erdhën dhe shirat me ujë të tërbuar,
    E pinë popujt që ishin etuar.
    Sa më shumë gjerbën, aq më shumë u harbuan.
    Gjithsekush zgjodhi një udhë të tij
    Shtigjesh të ujqve, që e shpinin në ngjirë.
    Provoi i pafajshmi tragjikomedinë
    Përtej cdo të lige, përtej cdo të mire
    I cmendur endej nga e shpinte furia.

    Po c'm'u desh mua, pa pirë e pa u dehur
    Ta përqafoja mirazhin dhe magjinë,
    Të cmendesha fantazmash si dashnori i thekur.
    Pas fantazmës dhe unë duke thirrur e mbledhur
    Të thjeshtët pa mend, që u futën në cmendinë.
    U vërvita fakiri shkalluar nga dehja,
    Zjarr më zjarr, betejë më betejë.
    As shihja, as kuptoja ku më shpinte përpjekja,
    Me thonj e me dhëmbë duke shpuar tunele.

    Sa më i egër rreziku, më e këndshme ish dehja.
    Sa më e bukur dehja, aq më i ëmbël rreziku.
    Si vashëz e bukur, buzëqeshte përpjekja;
    Aq më tërheqëse theroria dhe vdekja
    Kur zu të përgjunjej, kolovitej armiku.
    Me hov nëpër zjarre: ëndrra fitimtare,
    Më shtynte më fort se tufani e stuhija,
    Ylyvere flamurësh, Epopesë kombëtare:
    Femra më e bukur më dukej liria.

    Kur mbaroi muzika, kur mbaroi kremtimi
    Lodhur, rraskapitur, u dorëzua armiku.
    Fitorja u bë korb, rrahu krahët dhe iku...
    Kur hapa grushtet - një tufë me miza.

    Kur hapa sytë e pashë që Ideali
    Paskej qenë ëndërr - mbasdite pranvere.
    U zgjova prej magjisë në majë të një mali
    E gjeta të ndarë zemrën nga balli;
    E gjeta të ndarë mendjen nga shpirti.
    Idhujt e djeshëm, më i vogli ish më i madhi;
    Idhuj prej kashte, mullarë prej bari.
    Mallkova mëmën që më lindi e më rriti...
    Nuk gjej dot më prehje dëshperimi.
    .................................................. ............
    Dhembja më e hidhur qenka zhgënjimi!

    Përtej së mirës dhe së ligës

  8. #28
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Haseti

    O shqiptar! Në do të dëgjosh,
    Në pac mend dhe uri të mësosh,
    Mos e urre kurrë armikun
    Se pa dashur ti bëhesh rob i tija,
    S'bie asgjë të vlefshme mërija
    As ta pakëson, as ta largon rrezikun.

    Të bren egër përbrenda gjarpër në mushkëri,
    Pa të lejuar paqe e qetësi,
    Aty i fillon njeriut poshtërsia
    Që e tërheq në baltë, e zhyt në llomi.

    Mendohu të jesh c'të lindi natyra
    Nga dje dhe sot, nesër më i mirë,
    Mos u verbo kurrë nga xhelozia.
    Mos u nxito, se do biesh i penguar,
    Brenda nesh është bishë-mynxyra,
    Zien në sera ndjenja dhe fytyra,
    Nuk vepron truri, vec nervat e tij,
    Tërbohet ndërgjegjja në një mijë mënyra...

    Urrejtja i burgos ndjenjat e lira,
    Dobësia pengimet i bën të vështira.
    Moskujdesja për të ligun e nxirë
    Eshtë hakmarrja më e bukur, më e mirë.

  9. #29
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Rindėrtimi i Fuqive Shpirtėrore – refleksione filozofike (ombra GVG, 2005)

    JANĖ BURRA vetėm ata qė e lėvrojnė vetė vijėn e ugarit tė tyre.
    Ēdo krijim ėshtė fryt I inisiativės sė lirė dhe arrin nė pėrfundim tė tij I pėrmbajtur prej ndjenjės dhe indipendencės.
    Kur tė kesh mėsuar tė dashurosh dhe e di atė qė do, mos u pėrmbaj nė tė kėrkuar jashtė teje mjetet pėr ta ekzekutuar. Asnjė shkallė, asnjė sekt, asnjė klikė nuk mund ta ndjejė sa ti dhe si ti intensivisht idealin e artit tė sėvėrtetės, tė drejtėsisė, qė ti vetė e ke konceptuar dhe qė vetėm ti mund ta realizosh. Poet ose filozof, apostull ose artist, ki besim nė veten tėnde dhe mos ndiq rrugė tė huaja, mos e var vullnetin tėnd prej vullnetesh tė tjera, mos e lidh e mos u ngatėrro me hije qė errėsojnė, as mos kėrko mbrojtje nga tė tjerėt, spese ajo mbrojtje tė pėrul. Nga ata qė dinė mė shumė, mėso pa i imituar, nga ata qė japin mė shumė, largohu, mos kėrko kurrė. Nė qofsh i aftė tė realizosh idealin tėnd, nuk tė nevojitet asnjė diēka potente; asgjė, askush nuk tė bėn tė zotin pėr ta realizuar ėndrrėn tėnde; duaj, duaj me kėmbėngulje, me tė gjithė mendjen tėnde e me tė gjithė zemrėn tėnde, duke vėnė nė tė dashuruarit atė qė pjesė shpirti qė ke mė tė mirė nė veten tėnde, BESĖN e fuqive tė tua shpirtėrore. Aveniri i popujve qėndron nė inisiativėn e lirė tė tė rinjve. Rinia matet me dėshirėn shqetėsuese tė tė RIPĖRTĖRITURIT, me dėshirėn e tė NDĖRMARRIT tė veprave tė denja, me LULĖZIMIN e gjithanshėm te ĖNDĖRRIMEVE tė afta pėr tė zbukuruar jetėn. Ėshte i ri ai qė ndien brenda vetes sė tij fuqinė e FATIT tė vet; ai qė di tė mendojė kundėr rezistencės se huaj, ai qė did he qė mund tė pėrmbajė veten kundėr interesave tė krijuara. Pa ideale nuk mund tė ketė inisiativė.
    Ai qė pėruket i dėshpėruar tė bredhė udhė e shtigje tė zakonshme, plaket para kohe dhe bėhet rob i zakonit. Ai qė nuk guxon tė lexojė njė libėr tė ri, tė marrė pėrsipėr njė ndėrmarrje tė re, ka dhėnė dorėheqje nga jeta. Ai ėshtė hije e mjerė e vullneteve tė huaja, fletė vjeshte qė e shkėputin tė gjitha erėrat, pjesė mekanike e nje ingranazhi, motorin e mekanizmin e tė cilit nuk e njeh.
    ……………………….……………………….……………………….

    I ri, djalosh, burrė qė mendon e punon, qė ėndėrron e dashuron, i ri qė do tė nderosh rininė tėnde, mos dėshiro kurrė atė qė vetėm mund ta arrish me favore tė tė tjerėve, tė tė huajve; deshiro me qėndrim gjtihēka qė mund tė realizojė energjia, vetėm energjia jote. Nė qoftė se do t’i futesh dhembėt e tu nė nje pemė tė shijshme, mos e kerko mos e lyp pemėn, por mbill njė pemė dhe prit se do tė vijė. Do ta kesh, ndonėse vonė, por do ta kesh me siguri dhe do tė jetė e tėra jotja e do tė rrjedhė mjaltė, kur ta shtrydhin buzėt e tua. Po ta kėrkosh, nuk ėshtė ė sigurtė se do ta arrish; shumė herė do tė tė duhet tė presėsh mė shumė kohė, sesa pot a kishe mbjellė pemėn. Edhe sikur ta arrish, si dhuratė nga tė tjerėt, qiellza jote do tė ndjejė hidhėrimin e robėrisė dhe tė zgjedhės sė cilės ia detyron.

    P.S V. wb
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #30
    E dua letėrsinė
    Anėtarėsuar
    14-03-2006
    Postime
    20

    Isuf Luza

    Te njohim personalitetet shqiptare ne diaspore


    Nė pikat kyēė tė historis populli ynė ka treguar gjithmonė menēuri dhe trimeri pėr tė mirėn e kombit tone si kombi mė i lashtė nė ballkan dhe nė Europe , si njė popull qė ka pasur tė kaluar tė ndritur trimerie dhe zgjuarsie. Ku zgjuarsia e tij ka habitur qarqet e ndryshmė nderkombėtarė. Nė kėtė aspekt kanė dalur nė dritė figura tė cilat kombi ynė ėshtė krenar sepse kanė mbajtur dhe ngritur lartė identitetin e tė qenit shqiptare. Figura si mbreti Gent, Teuata, Gjergj Kastrioti, Nėnė Tereza, duke ardhur tek figurat me tė reja nė histori tė cilet kanė treguar me punen dhe vetėmohimin e tyrė se populli shqiptare ka egzistuar ekziton dhe do tė egzitojė, trim, i urtė, i menēur dhe shumė largėpamės nė ēeshtjėn kombetarė. Ata kurrė nuk u gjunjezuar dhe as nuk u shitėn me asnjė llojė ēmimi. Po ti pėrmendim me emra janė aq shumė so do tė benim gabim duke harruar per tė shkruar ndonjė, por qellimi ynė sot mė kėtė kėrkese drejtuar ju tė nderuar zotėrinjė drejtues tė shtetit tone tė dashur shqiptar ėshtė tek njė figure pak a shumė e pa njohur pėr shumė pushtetar tė sotėm nė shqiperi dhe jam plotėsisht i bindur se ėshtė krejtėsisht i pa njohur pėr popullin shqiptarė. E kjo jo pėr fajin e tij por tė sistemit qė sundoj shqiperine dhe popullin shqiptarė aq eger dhe barbarisht, dhe nė periudha tė caktuara tė historisė mbuloj me pluhurin e tij sundues shumė e shumė figura tė cilat deri nė momentet e fundit tė frymėmarrjės punuan dhe flijuan jeten e tyrė, por ai sistem i kishtė kundėrshtar politik , sepse dontė tė sundontė pėr tė ruajtur fronin e tyrė agresiv. Midis shumė figurave tė cilat u bėnė tabelė qitje e sistemit tė eger 50 vjeēar komunist nė shqiperi ėshtė dhe i nderuari biri i Vlorės trimė, liridashese dhe demokratikė Prof.Dr. Isuf Luzaj, i cili ėshtė edhe pėrsonazhi pėr tė cilin ne sot po jo drejtohemi me kėtė kėrkesė tė domosdoshmė, pėr tė nderuar kėtė figurė qė bota demokratikė i ka dhėnė vend tė posaqem nė histori.
    Kush ėshtė personaliteti i diasporas shqiptarė nė botė Prof. Dr. Isuf Luzaj.


    Prof. Dr. Isuf Luzaj ka lindur nė Kaninė tė Vlorės mė 1913. Pasi mbaroi gjimnazin e shtetit nė Shkodėr, vazhdon studimet e larta nė universitetin e Sorbonės nė Paris . Mė 7 prill 1939, luftoi me armė nė dorė kundėr trupave fashiste qė zbarkuan nė Skelė tė Vlorės. Si delegat i Ballit Kombėtar nė konferencėn e Mukjes mė 1943, mbrojti tezėn nacionaliste pėr Kosovėn dhe Shqipėrinė Etnike.
    Jeta e Prof. Dr. Isuf Luzajt pėr edukimin e brezit tė ri, vazhdon me fillimin e punės si pedagog nė tregtaren e Vlorės, nė Normalen e Elbasanit e mė vonė nė atė tė shkollės qytetėse tė Korcės. Me fillimin e shfaqjeve te tij nė shtyp dhe aktiviteti i tij pėr evoluim shoqėror dhe kundėr rregjimit tė fashizmit nė Shqipėri, nga viti 1937, deri nė vitin 1942, provoi kalvarin nė tė gjitha ato lloje burgjesh qė nga Shqipėria deri nė Gaeta tė Italisė, e nė vazhdim nė atė tė Miventotenit e mė vonė pėr rrezikshmėri tė lartė e ēuan nė burgun, Cortona D'Arezzo. Mbas daljes nga burgu i fundit mė 1942, agjentura fashiste, duke bėrė seleksionimin nė listat pėrkatėse pėr elementin kundėrshtar tė saj, arrin nė pėrfundimin se Prof. Dr. Isuf Luzaj duhej izoluar pėrfundimisht. Nė kėto kushte pėr tė fillon ajo jetė e vėshtirė konspirative pėr tė vazhduar realizimin e ideve te tij, pėr tė mbrojtur atdheun nga pushtimi fashistė dhe mė vonė pėr tė mbrojtur dhe pėrhapur demokracinė pėrkundrejt lėvizjes regresive komuniste qė kishtė filluar tė leshontė rrenjėt kanceroze nė fillim nė shtresat e pazhilluara tė popullit shqiptare e mė vonė nė gjithė Shqiperine
    Qė nga viti 1939 deri nė vitin 1941 Prof. Dr. Isuf Luzaj nuk e rreshti aktiviteti i tij patriotik. Ai ishtė i kudo gjendur por gjithmonė nėn masa tė forta konspirativė. Ai gjendej nė demostratat si kundra ekupatorit edhe kunder sistemit komunistė bolshevik qė kishtė filluar laramanizimin e tij nė shumė qytete dhe zona tė Shqiperisė. Ai punoj me njė pėrkushtim tė jashtėzakonshėm pėr shkeputjėn e Shqiperinė nga thonjėt komunistė nė ēdo forme e rrethanė, duke pėrhapur idetė pėrparimtarė demokratikė perendimorė qė ishin vdekjeprurėse pėr sistemin qė po lėshontė rrenjė nė Shqiperi, dhe dukė bėrė tė mundur krijimin e Partisė Social Demokrate nė qytetet Shkodėr, Vlorė, Tiranė. Nė kėto grupe militonin njerėz me kualifikim tė lartė, bij tė familjeve patriote, brenda ndėrgjegjshmėrisė pėrkundrejt asaj gjendje egzistuese mjerane qė kalonte vendi. Mendja dhe zemra e Prof. Dr Luzajt qė nė atė kohė nuk mendontė pėr kėto tituj qė bota e qytetėruar e ka vlersuar dhe unė po i shkruj midis ketyrė rreshtave duke u pėrpjekur qė tė leshoj sadopak dritė mbi veprim e ketij vigani, mendimtari, dhe filozofi atdhetar.
    Aktiviteti i tij organizativ dhe luftarak gjatė luftės mbarė popullore kundėr nazifashizmit, nga jugu nė veri nga lindja nė perėndim mbetet e shkruar aty ku janė etazherėt e kėsaj luftė. Prof. Dr Isuf Luzaj ishte kundėr ēfarėdo spekullimi moral e politik. Ai e dontė shqiperinė pa ngjyren e kuqė. Ai e dontė Shqiperinė tė ishtė nė vendin qė i takontė nė sofren europinė dhe pa pushtues. Por asnjėherė ajo endėrr e tij nuk e be plotėsisht realitet as pas vitėve 90 kur ra perdja e kuqė me gjithė monstrat e saj, por jo e shkulur me gjithė rrenjė.
    Largpamėsia e Prof. Dr. Isuf Luzaj mbetet e paarritėshmė nė parashikimin e madh tė tij pėr erėn e demokracisė. Ai e mbrojti kėtė pa asnjė mėdyshje, nė Mukje e kudo e deri nė interesimin e madh tė kundėrshtarėve tė kėsaj linje, siē ishte komunizmi me pėrfaqėsuesit e tij, qė nuk rreshtėn duke u ballafaquar me tė pėr ta tėrhequr nga ana e tyre. Por Prof. Dr . Isuf Luzaj ngeli i pa levizur nė kauzėn e tij demokratikė.
    Prof. Dr. Isuf Luzaj as dhe njė herė nuk pushoj sė punuari qė ēeshtja jonė kombėtarė tė merrtė dritė nga perendimi por ishtė plotėsisht e pamundur sepse e kishtė pushtuar shqiperinė oktopodi i kuq, qė herė pas herė i bėntė thirrjė pėr tu ulur nė sofrėn e kuqė komunistė por ai nuk pranontė. Ai ka pasur shumė takimė mė Enver Hozhėn por nė takimin e fundit ai i ka thėnė: "Jam i sigurtė, ju do ta fitoni kėtė luftė... Unė nuk kam frikė dhe as turp siē thua ti, por nuk bashkohem me ju. Unė nuk kam turp nga ndėrgjegjia ime qė nuk beson nė ideologjinė marksiste-leniniste, si zhvillimi mė i mirė i jetės sė popujve. Besoj nė liri dhe demokraci tė vėrtetė. Nė vatrėn e lindjes sė marksizmit kurrė nuk ka demokraci, por veēse krim, torturė, punė tė detyruar, etj."
    Prof. Dr. Isuf Luzaj nuk mund tė pranonte kurrėn e kurrės kompromisin. Aq mė tepėr kur ishte fjala pėr fatet e atdheut.
    Prof. Dr. Isuf Luzaj, i kalon kufinjtė kontinentalė, njerėz tė pėrmasave tė tilla janė produkt i vetė natyrės dhe ata si pjellė e saj, hyjnė nė paralelizėm me tė dhe rikrijojnė vlerat e origjinės me kėto realitete, duke krijuar ato produkte tė vlefshme pėr tė cilat ka aq nevojė shoqėria. Brezi i ri duhet tė ngulmojė, tė zbulojė e te vihet nė ndjekje tė kėtyre produkteve. Nė mėrgimin e largėt, Prof. Dr. Isuf Luzaj, e mbylli jetėn e tij i pangopur si asnjėherė tjetėr, pėr mallin e zhuritur pėr atdheun. Ai nuk kėrkoi shpėrblim nga atdheu, veēse pak vend, sa pėr t'u prehur nga gjithė ajo lodhje e gjatė. Dhe ashtu u bė, pas vdekjes ai pushon i qetė nė fshatin e tij tė lindjės nė Kaninė!



    Biogarfia e Prof. Dr. Isuf Luzaj

    Ka lindur nė fshatin Kaninnė tė Vlorės me 21 shkurt 1913.
    Shkollėn fillore e ka kryer nė vendlindje ne vitin 1626
    Nė vitn 1933 ka kryer shkollėn Normalė nė Shkodėr me rezultatė tė shkėlqyera.
    Nė vitn 1633 largohėt ilegalisht nga Shqiperia dhe vendoset nė France . Ku dhe regjistrohėt nė Universitetin e Sorbonės nė Paris .
    Nė vitn 1935 pėr arėsye financiarė nderpret studimėt dhe kthehėt nė Shqiperi.
    Nė vitn 1936 emrohėt mesues i frangjishtės nė Normalėn e Elbasannit.
    Nė shtator 1936-1938 punon mėsues i frangjishtė nė liceun e Korēes
    Nė vitin 1938 jep mesim nė letėrsi nė institutin e Vlorės
    Me 7 prill 1939 lufton kundra zbarkimit tė Italise nė Shqiperi, fillimisht lufton me ēeten e Sevastarės qė komandohej nga Rrapo Ēelua.
    Nė vitin 1939-1940 organizon demostrata kundra Italise nė rrethet Vlore, Tiranė dhe Shkodėr, pėr kėtė arrestohėt nga agjentet e Italise dhe burgosėt nė burgun e Durrėsit.
    Nė vitin 1941 sė bashku me 12 studenta tė Institutit tregtar tė Vlores dergohėt nė burgjet e Italise nė ishullin e Ventotenės.
    Nė qershor tė vitit 1942 lirohėt dhe kthehet shumė i sėmur nė atdhe.
    Nė tetor tė vitit 1942 del I pari ilegal i Ballit Kombetar nė gjithė Shqiperinė.
    Nė vitin 1942-1943 organizon popullin e zonave nė luftė kundra ekupatorvet dukė luftuar nė zonat e Gjorm, Ruzhdie, Symis –Hekal, Ballsh, Kuēove, Qafe tė Plloqes, Dardhė, Tepelene,Sinanaj, Vasjar etj.
    Nė Selenice komandon luftėn prej 13 orėsh dukė dale fitimtarė ndaj pushtuesit.
    Nė vitin 1943 nė fshatin Vajzė futėt brenda njė autoblinde Italianė ku lufton me teper se njė orė.
    Nė vitn 1943 merr pjese nė mbledhjėn ė Mukjės, e cila u mbajt nga data 2-3 gushtė 1943, nė Mukjė afer Krujės.
    Merr pjese ne themelimin e Partisė Social Demokratė nė rrethet Shkoder , Tiranė dhe Vlorė
    Isuf Luxaj luftoj njėlloj si ekupatorin ashtu dhe regjimin komunist.
    Me 28 nėntor 1944 largohėt nga Shqiperia.

    Jeta e Prof. Dr. Isuf Luzaj nė mergim.

    Pasi u largua nga Shqiperia meqenese ishte kundershtar i flaket e rregjimit qė mori frenat e drejtimit nė Shqiperi, ai vendoset nė Breshja-Itali ku fillon punė si mėsues i Latinishtės nė njė siminar pranė kėtij qyteti.
    Nė vitin 1948 largohėt nga Italia pėr nė Argjentinė.
    Pasi vendosėt nė Argjentinė fillon punė nė Ministrinė e Arsimit si pėrkthyes i frangjishtės, Italishtė Latinishtė, nė gjuhėn e Spanishtės. Pėrveē kėsaj punė ai pregadistė edhe lajmėt pėr radion Europa e Lirė, dhe gazetėn “Laprensa”
    Nė vitin 1957 diplomohėt nė degėn ė filozofisė.
    Nė vitin 1957 diplomohet pėr letėrsi.
    Nė vitin 1957 fillon punė si profesor i letėrsise frengė nė Universitetin Buenos Airės tė Argjentinės.
    Nė vitin 1960 emrohėt drejtor i Institutit Frangjisht nė Argjentinė, institute ky qė subvencionohej nga shteti Francez.
    Nė vitin 1961-1962 emrohėt kėshilltare i Ministrit tė Arsimit nė Argjentinė, ai pregadistė programet akademikė pėr universitetet e Argjentinės.
    Nė vitin 1965 dekorohet me medalje ari nga Universitetin i Buenos Aires nė Argjentinė.
    Nė vitin 1965 largohėt nga Argjentina dhe emigron nė SHBA.
    Pasi stabilizohėt nė SHBA fiton konkursin nė frangjishtė dhe fillon punė si profesor i filozofise nė frangjishtė, nė Universitetin e New Hampshire .
    Nė vitin 1966 nė Ministrinė e Arsimit Uashington DC , bėn unifikimin e tre diplomave qė kishtė marre nė shtetin e Argjentinės.

    Nė vitin 1966-1968 emrohėt shef katedre nė universitetin e New Hampshire , pėr filozofinė e pėrgjithshmė.
    Nė vitin 1968-1969 punon profesor i letėrsise Spanjolle, Frenge, dhe drejtor i pėrgjithshem i departamentit tė gjuheve tė huaja nė Barat College-Lake Forest Illinois nė SHBA.
    Nė vitin 1969-1970 emrohėt profesor i letėrsise Frenge nė St. Joseph College Indiana SHBA.
    Nė vitet 1970-1980 punon Shef Katedre nė Universitetin e Indianos, aty programonte dhe drejtonte kurset e 59 profesorve tė filozofise.
    Ne vitin 1980 del nė pension por edhe ne pension ai pėrseri vazhdoj tė punoje duke dhene kontrubitin e tij maksimal kėshtu qė gjatė viteve 1980-1990 vazhdon punėn si shef i katedres filozofikė nė universitėtin e Illinois dukė programuar dhe drejtuar punėn e 87 profesorave tė filozofise.
    Prof. Dr. Isuf Luzaj megjithe ngarkesen e madhe qė kishtė nė pune mendja dhe zemra nuk i pushoj se punuari pėr ēeshtjen e kombit Shqiptar, ai kontibonte maksimalisht kundėr rregjimit qė kishtė pllakosur vendin tonė nėn thundren ė kuqe komunistė.
    Ai pėrfaqesontė me dinjitet dhe devotshme lėvizjėt e ndryshmė qė ndermerreshin nė diaspore kunder zgjedhės dhe sistėmit nė Shqiperi, si dhe pėrkrahtė luftėn mė tė gjitha menyrat e tij demokratikė nė arenė nderkombėtarė pėr ēeshtjėn e Kosoves dhe popullit kosovar.
    Kudo qė shkontė shpalostė filozofinė e tij pėrsonale dhe diplomatike me mallin pėr atdheun, me krenarinė e tė qenit shqiptar dhe profecinė e sė ardhmes tė kombit tonė.
    Motoja e tij ishtė: “Lirinė shqiptari e ka fituar dhe mbrojtur pėrherė me gjak”.
    Nė vitin 1955-1990 merr pjesė nė kongresėt boterorė tė filozofise, si nė Buenos Aires, Lima-Rio de Tangira, Paris, Bon, Londer, Rome, Madrit, Athinė, New York etj.

    Disa medalje dhe urdhera qė i janė dhenė gjatė punės se tij nė drejtime tė ndryshmė ku punoj dhe jetoj Prof. Dr. Isuf Luzaj.

    Dekoruar me medaljene Arte nga parlamenti i Argjentines. “Luchudor por la paz”
    Nė vitin 1956 nė Amerikė i dorezohet medalja e “Paqės”
    Presidenti i SHBA R. Regan i ka dorzuar dekoraten e lartė “Mesuesi i Amerikės”
    Nė vitin 1990 Universiteti i Illinois i dorzon medaljen “Pėr shėrbimė tė jashtėzakonshmė akademikė”Nė kėtė ceremoni mėrrtė pjese vetė presidenti i SHBA Xhorxh Bush (I vjeter), si dhe Governatori i shtetit tė Illinoisit, dhe Ministri i Arsimit.
    Prof. Dr Isuf Luzaj ka aq shumė medalje, tituj, dhe ēertefikata sa ėshtė e veshtirė ti rradhisim tė gjitha.

    Veprimtaria e Prof. Dr . Isuf Luzaj si shkimtarė.

    Prof. Dr. Isuf Luzaj ishtė zoterues i me shumė se tetė gjuheve te huaja qė nga latinishtja, greqishtja, persishtja, ky polyglot i karakterit nacionalist kombetar i tejmbushur pėr tė kėrkuar lavdine e tij maratone qė nga auditoret a Argjentines, Amerike e ēfarė pėrfshijne meridianet e paralelet e kėtij globi nė mbare botėn perendimore, ai ka mė shume se 120 veprave te tij ne mbrojtjen e tė gjitha vlerave shoqėrore e me nė gjeresi tė ideve tė tij pėr demokracine.
    Prof. Dr. Isuf Luzaj ishtė jo vetėm njė filozof dhe politikan i mirfilltė me nje curriculum tė madh por edhe njė poet i madh qė me penen e tij ka shkruar shumė e shumė vepra tė cilat janė botuar dhe lene nė doreshkrim,
    Kėshtu qė nė vitin 1938 ai botoi librim “Rrefimet”. Nė kėtė periudhe libri me vargjet lirikė konfiskohėt dhe ai denohėt me 94 ditė burgim
    Ka qene bashkėpuntor i revistes “Perpjekja”
    Nė vitin 1946 boton librin “Ideoligjia Falimentuese si interpretim materialist i histories” Botuar nga Universioteti Gregorian nė Romė.
    Ka qene bashkėpuntor i revistave “Mbrojtja Kombėtarė” dhe “Besa” revista tė cilat botoheshin nė Kosovė
    Nė vitin 1954 boton librin “Lumejt derdhen tė kuq” Editorial Ultraviar i Argjentinės, Spanjės , Peru , Kolumbi, Guatemal, Kili.
    Novele politike-shoqerorė filozofikė kundra komunizmit, njė kopjė e saj nė original gjendet edhe sot nė Ultranar tė Argjentinės.
    Nė vitin 1965 boton “Metedologjinė pėr studimet e filozofise” qė ėshtė pėrdorur pėr shkollat e mesmė.
    Nė vitin 1963-1990 boton artikuj pathuajse nė tė gjitha gazetat e Amerikės mbi filozofinė e Historise sė Markzizmit nė teori dhe praktikė.
    Nė dhjetor 1990 Shoqata e Gazetarve tė Amerikės i jep “Medalje nderi” pėr 94 artikuj tė botuar tek “Edistenologjia e Materializmit Historik”
    Ka lenė nė doreshkrim mbi 32 volume nė shqip, si
    -Historia e Shqiperise
    -Probleme filozofike Paleontologjike.
    -Lufta e Vlores 1920.
    -Ditar metofizik.
    -Poezi Lirikė.
    -Poemen Heroi-Komik.
    -Pėrpjekja Jonė.
    -Poezi tė Ndryshmė
    -Morali shkencor psikologjik i popullit shqiptarė.
    -Rilindja shqiptare nė shekullin 21.
    -Falimentimi i Marksizmit.
    -Semundjes e politikės nderkombėtarė 1900-1990.
    -Faji dhe Fajtor.
    -Tmerre dhe viktima.
    -Armiqt e Popullit, etj, etj.
    Ja kush ėshtė Prof. Dr. Isuf Luzaj. Ēfarė t'i numėrosh mė parė, lavdinė apo vuajtjet e tij.
    Brenda lavdisė se tij ėshtė vuetja qė nė moshėn e re tė cilėn nuk e kurseu pėr interesat e kombit, vuatja ishtė bashkėudhėtare me tė nė jetė. Se sistemet qė kaluan nuk kishtė atė qė dontė populli yne i dashur dhe i shumė vuajtur pėr liri dhe demokraci
    Ishtė ai sistem dhe ajo diktature qė pėrndoqi, pėrdhunoi dhe eliminoi ndjenjėn kombėtare e pėr fatin e keq vazhdon akoma ...pėrderisa historia nuk po shkon nė vend. Ata qė u sublimuan pėr t'i dhėnė dritė kėtij kombi, u gjykuan me plumb.
    Prof. Dr Isuf Luzaj deri nė momentet e fundit tė shpirtit tė tij luftoi pėr kombin nė kėrkim tė tokės amtare deri tek guri sinor ku belbėzon gjuha e ėmbėl shqipe e zogjve te tė madhit At Gjergj Fishta, dhe tė rilindasve tonė tė medhej.


    Ndue Hila.
    Shkrimtar,
    Antar i lidhjes Nderkombetare tė Poetve.
    Antar i Lidhjes Shkrimtare Shqiptaro-Amerikan.
    Kantidat i PEN Amerikan Center.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •