Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Cfare mund te ndryshoje paketa e re fiskale

    Paketa fiskale, ja ndryshimet
    Grupi i punes per Paketen Fiskale ne Ministrine e Financave ka filluar shqyrtimin e kerkesave te ardhura nga shoqatat e biznesit dhe Ministria e Ekonomise, te cilat kryesisht kane te bejne me ndryshime ne tarifat doganore te propozuara nga shoqata biznesi, kompani te ndryshme apo ministri te linjes, bene te ditur dje burimet zyrtare ne Ministrine e Financave. Ne kuader te paketes se re fiskale 2004 jane marre ne shqyrtim ligjet per "procedurat tatimore" dhe "tatimi mbi te ardhurat personale". Po keshtu do te diskutohet edhe diferencimi i Tatimit mbi Vleren e Shtuar dhe nderhyrja e tatimeve ne llogartite bankare te klienteve dhe heqja e takses se rruges Durres-Kukes mbu importet. Keto propozime pasi jane diskutuar nga ekspertet e tatimeve me perfaqesuesit e biznesit po reflektohen edhe ne draft paketen fiskale qe po pergatit grupi nderministror i punes per kete qellim nen drejtimin e Ministrise se Financave. Po keshtu propozime per permiresime ne legjislacionin fiskal ka bere edhe vete administrata tatimore qe kane per qellim lehtesimin ne procedura dhe mireinterpretimin e tyre duke pasur parasysh te gjithe eksperiencen e hasur gjate vitit fiskal 2003.

  2. #2
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Ben mire qe e sjell kete artikull ketu po per fatin tone te keq eshte vetem propogande dhe po te njohesh sadopak terrenin shqiptar ve re pernjehere qe sistemi aktual eshte antibiznes, i korruptuar dhe qe as ka ndermend njeri ta ndryshoje pasi te gjithe hane ne kurriz te ketij sistemi.
    Pa hapur nje aktivitet akoma drejtoria e tatimeve te kerkon perveç gjithe taksave te tjera dhe parapagimin e tatimit mbi fitimin te cilin vete inspektoret e tatimeve me nje formule magjike dine te gjejne dhe shumen egzakte se sa para do te fitoje nje kompani gjate gjithe vitit!
    Keto para paguhen me detyrim pasi pa kete pagese nuk ka liçence dhe pa liçence ska aktivitet te ligjshem.
    Nqs pas 1 viti kompania falimenton, aksioneret e saj nuk kane asnje mundesi te rekuperojne qofte dhe 1 cantim nga parate e parapaguara si tatim mbi fitimin e parealizuar.
    Qe ketu fillon problemi i biznesit shqiptar dhe ky eshte problem principi ndersa puna e doganave kalon ne problem me teknik.
    Kur Kastriot Islami te dije se çfare persekutimi i behet biznesit te ndershem ne Shqiperi dhe çfare favoresh atyre qe skane asnje dokumentacion pune po qe japin rryshfete per inspektoret e tatimeve atehere dhe do ta quaja reforme fiskale.
    Just God Can Judge Me

  3. #3
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anëtarësuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    Do fuqizoje me shume ligjevenesit se bashku me bisneset e tyre.Keto nxjerrin ligje vetem ato qe u intereson,se per ekonomine shqiptare as qe e prishin terezine fare.Mjerre ne cfare perfaqsuesish kemi.Tek ne ka vetem fjale,fjale dhe vetem fjale.

Tema të Ngjashme

  1. Nisma e kryeministrit Berisha: Shqiperia, 1 €
    Nga DYDRINAS në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 170
    Postimi i Fundit: 31-01-2014, 18:08
  2. Aplikimi i amnistise fiskale ne Shqiperi
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 15-10-2011, 06:25
  3. Vazhdojnë punimet e rrugës Durrës-Morinë
    Nga Iceberg në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 18-09-2007, 08:47
  4. Berisha miraton diktaturën fiskale ndaj biznesit
    Nga no name në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-04-2007, 21:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •