Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 31 prej 31

Tema: Ndre Mjeda

  1. #21
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Djali pa nanë
    si nata pa hanë

    N. Mjeda

    Pra 'i djalë i vorfen kuej nuk i dhimet,
    Kur, si mue t'shkretin, t'a mlojn mjerimet?
    Teper shpejt bora, tuj ra n' vorfunim,
    Njatë qi per mue ish' diell n' agim.

    Emnin e kandshem m'i a ndie kot prita
    Njasajë qi n' kobe do t' m' ishte drita:
    Kuej nuk i dhimem, askush s' m' kujton,
    Sado qi zemra vec gjak m' pikon.

    Kur, un i mjeri, rrijshe tu shpija,
    Me nanë, me moter, ah! sa dashtnija
    Vlote n' ket zemer, qi sot s'ka gzim,
    Vetem pse nana m' la n' ket vorfnim.

    C' at ditë qi e bora, mue s' m' knaqë natyra,
    Nder gzime t' shekllit nuk m' qeshet ftyra;
    Kurr s' m' hiqet mendjet kur nana m' tha:
    T' laca me Zotin! - e diq e m' la.

    Ah! se fort m' dote, se fort m' pat gzue,
    Sa gjallë, e mjera, rrite me mue!
    Por qe, se une nanen sot ma s' e kam;
    Un nafakpremi, c' se i vorfen jam!

    Kur, n' agim t' ditve, m'ra me shtegtue,
    Si dola shpijet, tuj u largue,
    E kqyra s'mramit e aq m' permalloi,
    Sa dysh mue zemren, dysh m'a coptoi.

    E kush kalote at ditë bri meje,
    At ditë qi dhima m' kish xjerrë mendt kreje,
    Thote perajshem: Paska metë shkret!
    Zot, njitja doren, majen ti ngiet!

    C' at ditë, si zogu, larg fluturova,
    E n' dhe t' panjoftun treta, u largova;
    S' desht kush me m'kqyrun, s' diejta kue' i flas,
    Nji dorë ndimtare c' at herë s' m' u qas.

    E kur vetmija mue m' lodhte naten,
    Un n' gjuj u ulshem, thojshem uraten;
    Kujtojshem nanen para Tenzot,
    E syt m' u mushshin gjithherë me lot.

    Ah! po, kujtimet e asajë dite
    Uratë e kandshme ti m' i persrite:
    O nanë e dashtun, a thue t' thrras kot,
    C' se fusha e mali me za t' em lot?

    Ah! po, se dhima zemret nuk m' shkepet,
    C' se gjithkund nanen me e lypun m' nepet;
    Do t' m' mysë mjerimi, s'kam si gjallnoj,
    Pse deka e nanës zemren m' a imtoj.

    Por, ndale vajin, jeto pa droje,
    Mendo se drita prap do t' agoje,
    Kur nder Qiell t' epra Zoti tash t' thrret:
    Rrethue me lule, nana aty t' pret.

  2. #22
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Lulja e bardhe
    N. Mjeda

    Prite pa nane nji vajze e shkrete
    E shkoi motin idhte, n'ankim;
    Idhte, n'ankim e shkoi ket jete,
    Kah s'i pau kund vedit pshtim.

    Fati i zi kah muer me e ndjeke,
    Kjau sa kjau, mandej pushoi:
    Mylli syt e, porsa deke,
    Dhe i mjeruem trupin i a mloi.

    Nji shtegtar andej tuj ardhe
    Mas do ditsh, te aj vorr u ndal;
    Tu aj vorr ndale, nji lule t' bardhe
    Pau tuj cile: Vorrit i u fal.

    Ndoshta zemra e vajzes s' mjere
    U ba lule ku pushon,
    M' nji qi shpirti, lil me ere,
    Hyll i ndritshem n' qiell vizlon.



    Kujdesi Hyjnuer
    N. Mjeda

    Ti, qi toket s' din me i punue,
    S' korre as qet kurr faren n' dhe,
    M' difto, zog, si t' del me rrnue,
    Qi i a thue kanges aq me hare?
    Ty, zog mali, aq t' lum kush t' bani,
    Qi n' ankim kurr s' t' ndiehet zani?
    Jam i lum n' sa stine ka moti,
    Pse per mue ka kujdes Zoti.

    Po ty, lule, si e harrueme,
    Qi kurr s' ende e na rrin veshe,
    N' ato fushat e blerueme,
    Si ma e bukura mretneshe,
    Kush t' a dha gjith at stoli?
    Kush t' a fali at bukur?
    M' shofin t' lume stina e moti,
    Pse per mue kujdeset Zoti.

    Vetem un, i ligshte kah feja,
    Guxoj vedin t' a thrras t' shkrete:
    Po kto t' mira, qi ban dheja,
    Kush m' i dha? kush s' m' la me mete?
    Buke t' perditshme kush m' nep mue?
    Kush me petk desht me m' kujtue?
    Mos t' ankojm, pse sa t' jet moti,
    Per gjithkend do t' mendoje Zoti.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    369
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    PRENDVERA


    Jeni lodhe,dallendysha t`shkreta,
    Je molis`i ziu bylbyl;
    Ah!pushoni n`streh` ku u gjeta,
    Pusho n`kopshte te njaj zymyl.


    Mbi krahe t`uej prej dhenash tjera
    Ju prendveren na pruet ketej;
    Shlodhn`ju pra, dallendysha t`mjera,
    Rri ,bylbyl, n`lulzim qi kthej.


    Se qe`j prrue prei malit ulet
    E t`tane fushes ushqim i nep;
    E nen bore po shperthejn`lulet
    Porsi femie qi zblohen n`djep.


    Fllad i let me vape dashtnijet
    Puthi pemen gemb per gemb;
    U zgjue pema, e qe prej shijet
    Buloj mbare neper kopsht t`em.


    Ndej`brie votres nieri myket:
    Vrapo, bulk, ku puna t`thrret;
    Tui vrue fushen kau berlyket,
    Lyp`m`u vue per lavre t`vet.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    369
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ANDERR


    Pezull prei qiellit fluturote e shkreta
    E si dielli n`mjesdite rreze shperndake;
    Engjell nder cucat o nji cike giake
    Qi vec qielli numron nder valle t`veta.


    Arit i kishte floket, e kish si zgjeta
    Driten e syve e mollzat rrumbullake,
    E buzet e vocrra me te ngjyeme gjake,
    Qe kur i pash krejt i mahnitun mbeta.


    Mandej si njeri, qe prej gjumit ngrihet,
    Mora zemer e e pveta me trimni :
    „Engjell a vajze je ti, o bukurija?“

    Qeshi goca nji here, si vashe qe pihet,
    Uli kryetin teposhte e me dashtni
    „Moter e nane,tha, m`ke- jam Shqyptarija
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kandili 1 : 18-12-2007 mė 17:09

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    369
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    I MBETUNI

    Edhe shtaza po gazmohet,
    Edhe bari mungullon;
    N`shend natyra gjith po cohet,
    Vec ti, i mjeri,po gjimon.


    Kang`e valle tui bashkue
    Shend prej gojet gjithkush qet;
    Vec i vorfni tui dertue
    Porsi i huej a n`gjinie t`vet.


    Tui ankue per t`zeza t`veta
    Per gjith dere tui lype kerset;
    Per`te t`dhimtun kerkund s gjeta:
    Porsi i huej a n`katund t`vet.


    Lodh` e unshem,kur vjen nata,
    N`prehen t`nanes me shkue kujton;
    Edhe nana i diq e ngrata,
    E kush t`vorfnin s`e ngushllon.


    Bab`, oh!babe!sa here ndo`j trimit
    Do me i thane tui derdhun lot;
    Por per`tene a fjale trishtimit,
    A nji fjale qe permend kot.


    Per dhe t`vet dale n`ushtrie
    Rrebte qendroi i jati e diq;
    Sot i vorfni askund nji shpie,
    Nji cope buk s e gjen nder miq.


    Ah!ti njome, o njome e mjera,
    Dit` e nate qe po vajton:
    Kund nder miq nuk t`cilet dera,
    Kerkush vajin s t`a pajton.


    Dit`e nate pa buk e shpie
    Shkote i vorfni andej e kendej,
    E prej t`pasunish zotnie
    Nje fjale t`mire kerkush s ja kthej.



    Ku ke baben me t`ndimue?
    Ku ke nanen me derdhe lot?
    Ty gjith robi t`ka harrue,
    Kerkush s`do me t`dalun zot.


    Tui rae bor, tui frye murrlani,
    Mjet dy vorreve si`j lis,
    Afer gropes qe vet`e bani,
    Djali i vorfen u molis.


    Afer nanes u shtrue me fjetun,
    Afer babes kerkoi pushim;
    Kurgja t`ngritin s ka me e gjetun,
    T`xet e t`ftofte skan me pas ndrrim.


    Me njata qe vec e doshin
    Trupi i t`vocerrit pushoj;
    E n`lumnie qe ata po gzoshin
    Shpirti i njomes fluturoj.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    369
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ZOGA


    Neper ograje po kendojne bylbylat
    Si tu`u pralle me shoqi shojne;
    Drandofilleve zymylat
    T`kandshmen ere dhuntie ju cojne.


    E nalt n`qiell ma e bukur hana
    Rreze t`paqta shkon tui shkri
    Maje bjeshkeve fillon Zana
    N`valle shoqeve m`u prie.


    Lodhe prej vegesh,prej rranjesh shpijet,
    Si u ba nate,ndej Zoga n`voter;
    Ndej m`u xe me dru dullijet
    Qe kish ba neper mal,pa moter!


    E kuvendte me nane locen,
    Si pergjumshem,ndonji fjale,
    Deri sa brie votres gocen
    E muer gjumi dal ka dale.


    Fjet bri votres: e kur shkendija
    Shendritte at fetyr`te pa travaje,
    Engjell prei qiellit ule te shpija
    Dukej faret fetyra e saje.


    Here n`at gjume tui qeshun dukej,
    Si m`u fale here doren cote;
    Here permallshem n`vedi strukej
    E n`fetyre gjaku t`tane i velote.


    (Ngrimun n`ar, mbi`j pullalie
    Nen balkue nji beg kish dale;
    Holl`e i gjate porsi silvie
    Ne rruge nen gardh ish duke nje djale.)


    E nan-bardha tui shikjue
    „Flej me engjuj,thote, o bie,
    Pusho shtatin me i ndimue
    Lokes s`ate neper shpie”.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    369
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    TRINA

    I.

    Molla t`kputuna nji deget,
    Dy qershija lidhe n`nji rrfane,
    Ku fillojne kufijt e Geget,
    Rrijne dy cika me nji nane.


    Krekce e bre perzie me lisa
    Rriten rrotull me qetine,
    Plepa t`but` e qeparisa
    Mbelojne e veshin at ledine.


    S`ushton mali prej baktijet,
    S fryn murrlani me duhie;
    Paq i kthellte prej Perendijet,
    Paq prej njerit e qetie.


    Gurra e lugut vec ushtote
    Si lahute me kange kreshnike;
    E nder peme bylbyli kendote
    Valle darsmet e fisnike.


    Ngreh, bylbyl, n`at hije valle,
    Ushto, gurre trimneshe n`shkambije;
    Bulk i nates, kungalle , qe talle
    Neper gemba e per lamije,


    Kendoni,kendoni vec prej stanit,
    T`ardhmen Trina mbramje n`shpie,
    Tui blegrue nji kij mbas zanit
    T`deles nane keni me ndie.


    Vec prej plehit gjel kokoti,
    Me njat za qe s`ndrron kurr-here,
    Ka m`u gjegje se a tui nderrue moti,
    Se a tui cue nji tjeter ere.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-01-2008
    Postime
    19
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    T: Ndre Mjedja dhe Zhanri mikst i tij

    Nė veprėn Juvenilia kemi tė strukturuara disa Poemtha dhe sonete dhe shumė vjersha tė tjera lirike.
    Poemthi Vaji I Bylbylit, ndahet nė katėr pjesė dhe qysh nė pjesėn e parė ne kuptojmė se kemi tė bėjmė me njė tekst alegorik,ku pėrmes bylbylit na jep fatin e popullit tė robėruar nga pushtuesi.Kafazi I bylbylit nė kėtė rast me robėrinė e popullit nga pushtuesi .Mirėpo megjithatė optimizmi ėshtė I pranishėm nė poemth ndoshta ishte koha e njė Vrulli tė ngjarjeve historike. Kemi tė pėrdorur figurėn e simbolit qė me anė tė bylbyli tani ne kuptojmė popullin dhe gjendjen e tij.Vaji zė njė ndėr motivet kryesore nė poemė atė nuk mund ta zbusė as ndėrrimi I stinėve( nė tė cilėn pjesė na paraqiten pjesė idilike)
    Nė pjesėn e tretė vaji shkon edhe mė tej tash nuk qanė vetėm bylbyli (populli) por edhe vetė vihet nė in medias res (nė qendėr tė vėmendjes) duke kjajtė pėr atdhe qė na del si njė lloj proteste shpirtėrore,ėshtė emocionale mėnyra kur ai nuk ka se ku tė ngushllohet dhe thotė se po ta dėgjonin vajin tėnd do tė qanin bashkė me ty edhe hėna e dielli. Nė pjesėn e fundit kemi njė optimizėm tė thellė pėr gjendjen e cila nuk do tė zgjasė.
    Pėr nga struktura metrike tė themi se kemi tė pėrdorur 8 dhe 11 rrokėshin ndėrsa nė pjesėn e fundit kemi tė pėrdorura vargjet e thyera ku ēdo herė nė fund tė strofės kemi tė shqiptuar vargun Fillo me gėzue.
    Nė pjesėn e parė tė kėsaj poeme kemi tė pėrdorura katrena me skemė tė rimimi ABCB

    I TRETUNI- Edhe kėsaj si zhanėr mund t`I themi poemth,e cila trajton njė temė sciale, ėshtė e ndarė poashtu nė pjesė(5) . Na jepet kėtu gjendja e rėndė shpirtėrore, vuajtja e njeriut I cili ėshtė I detyruar tė largohet nga vendlindja,hasim vėshtirėsin e tij pėr t`u larguar nga shtėpia nga aratė e ē`ėshtė mė e rėnda nga nėna nė kohėn kur ai I duhej mė sė tepėrmi sepse siē thuhet nė vargje ajo ishte e shtyrė nė moshė.
    Kemi mė pas pjesė deskriptive tė vendit ku kishte mėrguar qė pėr tė ėshė trishtim qė asgjė nuk I dukej e bukur madje as dielli pėr tė nuk nxente njėsoj.
    Kemi tė pėrdorur figuren e personifikimi qė lejlekut I jep tipare tė njeriut ishte po ai lejleku qė e kishte pasur nė shtėpi dhe atė e identifikon pėrmes njė shenje. Aty hasim njė varg pyetjesh mallėngjimi , por pasi qė ishte e pamundur tė merrej pėrgjigje atėherė ai shpėrthen dhe bėnė rrėfim tė njėpasnjėshėm.( E pranishme kėtu pyetja retorike)
    Nė pjesėn e pestė dhe tė fundit na jepet njė ėndėrr qė I shfaqet tė tretunit nėna duke vuajtur nga dhimbjet pėr djalė , madje ajo ma e lumtur do tė ishte sikur ai tė ishte I vdekur dhe tė paktėn t`ia dinte varrin .Kėtu nėpėrmjet figures sė nėnes lartėsohet figura e gruas shqiptare veēanėrisht si nėnė.


    ANDRRA E JETĖS
    Ėshė kjo njė poemė e Ndre Mjedjes e ndarė nė tri pjesė Trina, Zoga dhe Lokja , mund tė themi se ėshė fragmentare,mirėpo jo me digresione sepse qė tė tria pjesėt nė fakt kanė njė subjekt tė trajtimit, kemi tė bėjmė me njė poemth social ,i cili fillon nė njė familje tė varfėr tre antarėshe, Lokja me dy tė bijat Trina dhe Zoga.tė tria pjesėt flasin pėr fatin e sė cilės nė veēanti. Sė pari kemi Trinėn njė vajzė e rritur me aq mund nga nėna, e cila nuk arrinė ta shpėrblejė tė ėmen , ajo njė ditė sėmuret dhe vdesė.
    Pjesa e dytė ka tė bėjė me Zogėn , e cila vazhdonė jetėn, ruan bagėtitė, mirėpo njė ditė pėr fatin e keq tė sė ėmes ajo dashurohet nė njė djalė e cila mė pas martohet duke e lėnė nėnen tė vetmuar .Asaj mė pas i lind njė djalė pėr ta kurorėzuar lumturinė e saj.
    Ndėrsa nė anėn tjetėr kemi nėnen qė ballafaqohej me vėshtirėsitė e jetės , madje ajo mallkon vetėn se pėrse asaj nuk i lindi njė djalė qė sot nė atė gjendje do t`ia lehtėsonte dhimbjet.Ajo nuk mundi t`i rezisoj dimrit dhe vdiē.
    Skema e rimimit te Mjedja ėshtė e ndryshme mirėpo nė kėtė pjesė kemi ABBC,ai pėrdorė 8 dhe 11 rrokėshin.
    Ndre Mjedja pėr nga forma ka krijuar edhe Sonetin tė tilla janė Lirija , Lisus , Scodra etj.
    Lirija ėshtė e pėrbėrė nga gjashtė sonetė secili ėshtė i njė rėndėsie tė veēant ,kėtu kemi tė bėjmė me njė paralelizėm historik tė temave ,kemi tė pėrfshirė kohen kur Amerika u bė e pavarur nga kolonialistet anglezė, madje nė tė pėrmende edhe emri i hartuesit tė kushtetutės Xhefersoni, dhe nė anėn tjetėr pėrmendet gjendja e mjeruar e shqiptarėve qė mbretėronte nė kohėn e tij( tė poetit)
    Pjesa e parė ka tė bėjė me njė lloj thirrje pėr liri , pastaj na paraqitet njėlloj lakmie ndaj tė arriturave amerikane brenda njė kohe tė shkurtėr,madje lakmia e tij shprehet nė kėtė mėnyrė “Lirine e keni ju , ne hekra kemi” qė na e bėnė tė njohur gjendjen qė po mbretėronte. Dhe fare nė fund na jepen disa shenja optimise tė poetit qė shprehet me fjalėt se po rriten Skėnderbetė e rinjė.


    = LISUS=
    Thelbi romantikė i kėtij soneti pėrkatėsisht kėtyre soneteve, duke pėrfshirė kėtu edhe ato tek pėrmbledhja Scodra janė tė veshur me njė formė klasiciste.Tek e para( Lisus) kemi karakeristikė kryesore himnizimin, himnizon tė kaluarėne lashtė, pėrbėhet nga gjithsejt dymbėdhjetė sonete , nė nėntė tė parat ėshtė pėrfshirė jeta ilire, ku kemi tė pėrmendur emrat mė ė shquar tė asaj periudhe.ndėrsa nė tre tė fundi flitet pėr Skėnderbenė dhe respektimi i gradave mė tė larta qė na jep njė lloj kulture tė asaj kohe. Dhe fare nė fund na jepet njėlloj kėnaqėsie e qytėtarėve tė Lezhės pėr faktin qė ajo po mbante eshtrat e Skėndebeut.



    SCODRA



    Kjo ka gjithėsejt 11 tingėllima, ajo nis nga njė kohė shumė e lashė nga paganizmi dhe duke ardhur deri te miti i Rozafės.Edhe kėtu kemi himnizimin mirėpo kėsaj radhe nėpėrmjet legjendės.
    Nė poemė bėjnė pjesė hyjnitė Ilire dhe ato Greke, kemi ndeshjen e tyre pėrktėsisht tė Kuqedrės greke dhe Polifemit ilir , ku ajo e para ėshė shkatėrrues e ēdo gjėje qė gjenė para ndėrsa ai fundit pra Polifemi na paraqitet si mbrojtės i gjėrave pėr tė mos i shkatėrruar Kuqedra.Mė nė fund Polifemi mbyė kuqedrėn dhe me gjakun e saj pėrcakton kufijt e Shkodrės.


    Tek Mjedja kemi tė pėrdorur 8 dhe 11 rrokėshin ndėrsa skema e rimimit nuk ėshtė ēdo herė e njėjtė, kemi tė pėrdorura rima nga mė tė ndryshmet shem. Tek vaji i bylbyli kemi rimėn ABCB.







    Identifikimiavdim Klinaku , Vushtrri-Kosovė-Shqipėri

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,637
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 4 postime
    Promovohet filmi dokumentar kushtuar Ndre Mjedės

    Banorė tė shumtė tė bashkisė sė Vaut tė Dejės, kanė qėnė pjesėmarrės tė njė aktiviteti promovues tė filmit dokumentar kushtuar Dom Ndre Mjedės, i cili ėshtė realizuar nga grupi realizues, producent Dom Nikė Ukgjini, me skenar tė studiuesit tė afėrt nė vite tė Mjedės, Mentor Quku, regjisorit Gjovalin Gjoni, si dhe tė aktorit kryesor qė luan Mjedėn, fotografit veteran shkodran Tonin Gega, i cili ka njė ngjashmėri tė theksuar me Mjedėn. Tė pranishėm nė kėtė aktivitet tė organizuar nė sallėn e kulturės sė Vaut tė Dejės kanė qėnė edhe drejtuesit e bashkisė sė kėtij qyteti, intelektualė si dhe autoritete tė tjera tė kulturės dhe artit tė ardhur nga Shkodra dhe mė gjėrė. Nė fjalėn e tij tė hapjes, producenti i kėtij dokumentari, Dom Nik Ukgjini, i cili pėrpos filmit dokumetar tė Ndre Mjedės ėshtė i njohur edhe pėr autorėsinė edhe tė pesė filmave tė tjerė dokumentarė tha se," ndjente kėnaqėsi qė ai me grupin realizues arritėn tė pėrfundojnė me sukses kėtė dokumentar duke i dhėnė mundėsi popullit shqiptar dhe mė gjėrė tė kuptojnė mė mirė se, kush ishte poeti dhe kleriku Ndre Mjeda, tė cilin e pėrjetėsuan nė njė film dokumentar kushtuar jetės dhe vepres sė tij”. Ekipi realizues i kėtij dokumentari zgjodhi Vaun e Dejės pėr tė bėrė promovimin e tij, edhe pėr faktin se poeti i njohur, krahas Shkodrės ku ai ka lindur dhe ėshtė rritur, njė pjesė tė mirė tė jetės sė tij e ka kaluar edhe nė territorin e bashkisė sė Vaut tė Dejės, si nė Mjedė dhe shumė fshatra pėr rreth tij, por edhe nė famullinė e Kuklit, ku ai ka shėrbyer pėr disa vite. Sipas tij, filmimet pėr realizimin e dokumentarit janė realizuar pikėrisht nė kėto zona, por njėkohėsisht, njė pjesė e tyre janė bėrė tė mundura tė realizohen edhe jashtė vendit, si nė Chatenau des Alleux, pranė Lavalit nė Francė, nė Kraljevicė tė Dalmacisė ku ka pėrfunduar studimet filozofike, nė Krakova tė Polonisė, ku pėrfundoi studimet teologjike etj. Pėr 42 minuta qė pėrmbante edhe minutazhi i kėtij dukumentari, tė pranishmit e shumtė e kanė ndjekur atė me shumė interes, ndėrkohė qė organizatorėt theksuan se ky film dokumetar, shėrben mė sė miri pėr transmetimin e ideve dhe vlerave kulturore atdhetare dhe arsimore, tek brezat e rinj.

    55

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,476
    Faleminderit
    26
    313 falenderime nė 238 postime
    Rizbulohet Ndre Mjeda

    Klajd Kapinova

    Libri i parė i kėtij seriali “Mjeda 1 - Rinia (1866-1888) i kushtohet rinisė sė Ndre Mjedės dhe aktivitetit tė hershėm letrar e gjuhėsor tė tij”. Libri ka gjithsej 640 faqe tė numėruara, me 2728 futnota, me 138 fotografi, spote, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, harta e ilustrime. Nė tre kapitujt e parė, tė kėtij libri, autori skrupuloz, Dr.Mentor Quku, me njė pėrkujdesje profesionisti, i jep rėndėsi tė dorės sė parė gjenezės dhe botės sė brendshme tė Ndre Mjedės, fėmijėrisė, familjes, mjedisit dhe shkollės. Pėr mė tepėr, studiuesi dr. Quku, pėrkundet nga ideja se historia e Ndre Mjedės ėshtė pėrsėritje e pėrshpejtuar e historisė sė fisit tė tij. Katėr kapitujt e tjerė; “Aventura franceze”, “Tre vjet nėn diellin spanjoll”, “Tre vjet tė tjera nė Kroaci” dhe “ Nė Itali”, sqarojnė bėmat e poetit tonė gjatė karuzelit tė tij tė madh, qė u detyrua tė bėnte rreth e qark Evropės. Njė kapitull qendror ėshtė ai i shtati, qė biografi origjinal i mjedeologjisė ia kushton poezisė “Vaji i bylbylit”, si dhe problemeve shumė tė diskutueshme: frymėzimit e mėnyrės sė tė shprehurit poetik tė Mjedės. Vėllimi tėrheqės mbyllet me kapitullin e nėntė “Viti i mbarė 1888”, vit kur Mjeda boton tre libra dhe ka nė dorėshkrim shumė vepra tė tjera. Ishte vetėm 22 vjeē, kur i pajisur me njė inteligjencė tė jashtėzakonshme, me njė kujtesė fenomenale e njė talent tė rrallė, kishte arritur tė bėhej njė nga artistėt dhe poliglotėt mė tė shquar tė kohės. Brenda njė kohe relativisht tė shkurtė, Mjeda ishte bėrė, nė saj tė talentit tė tij tė jashtėzakonshėm, njė ndėr shqiptarėt mė tė njohur.


    “Mjeda-2 Albanologu” (1888-1899)

    Vėllimi ndahet nė nėntė pjesė. Libri ka gjithsej 642 faqe tė numėruara, me 1048 futnota, me 203 fotografi, spote, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, harta e ilustrime. Pjesa e dytė dhe e tretė i kushtohet poezive tė Cremonės, qė u hartuan nga Mjeda gjatė katėr viteve shkollore nė Kolegjin De Vida, ku ai ishte profesor muzike dhe bibliotekar: Malli pėr atdhe, Shtegtari, Uzdaja pa dobi, Meyerling, si dhe dy poezitė kushtuar mikut Pal Moretit. Pastaj vijnė tre pjesė qė i kushtohen periudhave kur Mjeda jetoi, studioi dhe krijoi nė Krakov, Gorizie dhe Kraljevica. Njė vend tė veēantė zėnė letėrkėmbimi Mjeda-Meyer, i cili na jep informacione tė shumta dhe interesante lidhur me kontributet e Mjedės nė fushat e studimeve albanologjike. Gjithashtu jepen vlerėsime shkencore lidhur me poezitė relike tė Mjedės: Gjuha shqipe, Iliri dhe Epiri, Nji shoqit t’em qi kthete nė Shqipni, i tretuni. Kapitujt shtatė dhe tetė i kushtohen angazhimit tė Mjedės me studime tė karakterit albanologjik, si dhe lidhjeve tė tij me rrethet shkencore tė kohės, sidomos me albanologun mė tė madh tė shekullit XIX, Gustav Meyer. Mjeda, ka mbledhur dhe ka pėrgatitur pėr botim proverba, shprehje proverbiale shqipe, kėngė lirike, humoristike, historike, si dhe legjenda gege. Tė gjithė kėto u botuan me emrin e Meyerit nė Studime shqiptare VI, Viene, 1897, pėr shkaqe oportuniteti tė rrethanave tė kohės. Me interes janė kėrkimet qė bėn Quku pėr tė gjetur Fjalorin Etimologjik tė gjuhės shqipe. Vėllimi voluminoz mbyllet me pjesėn e nėntė, qė hedh dritė lidhur me problemin e largimit tė Mjedės nga jezuitėt dhe pėr etapėn e kthimit tė Mjedės nė atdhe nė atdhe, nė pranverėn e vitit 1899.


    “Mjeda-3 libri i parė

    Alfabeti” (1899-1912)
    Ky vėllim ka si objekt periudhėn e kthimit tė Mjedės nė atdhe deri nė Shpalljen e Pavarėsisė dhe i kushtohet ndihmesės sė Mjedės pėr alfabetin e gjuhės shqipe. Hulumtuesi pasionant Dr. Mentor Quku, gjatė gjithė shtrirjes sė veprės nė fjalė i provon me dokumente dhe silogjizma bindėse punėn kėmbėngulėse njėzetvjeēare tė Mjedės pėr njė alfabet shkencor dhe praktik pėr tė gjithė shqiptarėt dhe nė mėnyrė tė veēantė rolin e tij tė shquar nė punimet e Kongresit tė Manastirit. Libri ka gjithsej 680 faqe tė numėruara, me 970 futnota, me 160 fotografi, spote, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, harta e ilustrime. Pėr njė shekull kjo ngjarje madhore kombėtare, u manipulua pėr shkaqe jashtėshkencore. Kongresin e Manastirit autori e quan prelud i Shpalljes sė Pavarėsisė, kuvendin mė tė rėndėsishėm tė kohėve moderne, ku u realizua ėndrra e shumė brezave tė shqiptarėve, pajtimi dhe bashkimi politik i tyre. Autori Dr. Quku, pėrmes njė metodike thellėsisht shkencore, ka dhėnė njė version tė ri mbi punimet e Kongresit tė Manastirit. Ai ka provuar se secili nga delegatėt shkoi nė Kongres si dalėzotės i njė alfabeti tė caktuar dhe se tė gjitha rrugėt pėr kompromis, qė u provuan ditėt e para tė punimeve dėshtuan. Ky vėllim provon punėn e madhe qė bėri Mjeda ynė, pėr alfabetin e njėsuar tė gjuhės shqipe, se ai ka qenė i aftė tė falė punėn e tij shumėvjeēare si dhe tė ndryshojė qėndrimin e tij, sa herė qė kėtė gjė ia kanė kėrkuar interesat madhore tė kombit. Kėshtu ndodhi nė ditėn e 20 nėntorit 1908, kur Mjeda bėri kthesėn e madhe nė momentin e fundit, kur po shihej qartė dėshtimi i Kongresit tė Manastirit. Mjeda, tėrhoqi alfabetin e tij me shenja diakritike, pėr afirmimin e tė cilit kishte punuar intensivisht pėr njėzet vjet me radhė dhe punoi pėr njė alfabet tjetėr, alfabetin qė kemi sot. Hulumtuesi shkencor Dr. Quku, pėrmes gjuhės sė fakteve historike, ka provuar rolin vendimtar prej negociatori tė talentuar tė Ndre Mjedės nė kėtė moment kthese. Studiuesi Mentor Quku ka provuar se alfabeti i Kongresit tė Manastirit ėshtė alfabet kompromisi, njė akt pajtimi pėr gjithė shqiptarėt, ėshtė njė zgjidhje politike. Paraqet interes gjithashtu kapitulli i fundit i librit me titull: “Pas Manastiri”, i cili tregon se si, nė prag tė Pavarėsisė, Ndre Mjeda u martirizua nga xhonturqit pėr shkak tė pjesėmarrjes dhe rolit shumė aktiv tė tij nė Kongresin XII Ndėrkombėtar tė Orientalistėve nė Hamburg, nė Kongresin e Manastirit 1908, si dhe pėr transkriptimin e teksteve shkollore shqipe nė alfabetin e ri unik pėr tė gjithė shqiptarėt, alfabetin e Manastirit.


    “Mjeda-3 libri i dytė Liria (1899-1912)”

    Nė kėtė vėllim autori ndriēon jetėn dhe veprėn shumėpėrmasore tė Ndre Mjedės, (pėrjashto ndihmesėn pėr alfabetin e gjuhės shqipe). Libri ka gjithsej 766 faqe tė numėruara, me 1087 futnota, me 136 fotografi, spote, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, harta e ilustrime. Nė kėtė vėllim, Dr. Mentor Quku hedh dritė mbi veprėn e poetit gjatė jetės sė tij nė vende tė ndryshme, ku e solli puna tė shėrbente si famullitar, administrator, sekretar, mėsues. Nė krye tė kėtij libri, autori sqaron me dokumente e analiza periudhėn katėrvjeēare tė Vigut tė Mirditės ku shėrbeu si famullitar (1899-1902). Mė tej ai e ndjek fatin e Mjedės nė Rubig, Nėnshat, Kodhel, Dajē tė Zadrimės, Grash, pėr tė pėrfunduar nė Kukel.

    “Mjeda-4 Identitet”

    Libri hedh dritė mbi etapėn e katėrt biografike tė poetit (1912-1925), qė pėrshin shėrbimet e tij si famullitar, si mėsues, si deputet, si asamblist, si koordinator. Libri ėshtė i pajisur me njė aparat shkencor tė dendur, me skica, harta, tabela, grafikė, spote, fotografi, fotokopje, frontespice, ēka flet pėr metodėn shkencore tė autorit, i cili bėn krahasime, ēel debate, tė ngre teza e hipoteza, bėn analiza e provokime shkencore. Libri ka gjithsej 634 faqe tė numėruara, me 923 futnota, me 96 fotografi, 5 spote, 66 fotokopje dokumentesh, 6 grafika e pasqyra, 4 harta e ilustrime. Vepra e re ndriēon me dokumente e analiza tė hollėsishme jetėn e Dom Ndre Mjedės, nė mes tė Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shtetit shqiptar (28 nėntor 1912) dhe Shpalljes sė Republikės sė Parė shqiptare (2 mars 1925). Libri tenton tė theksojė pėrpjekjet e shqiptarėve pėr tė formatuar identitetin kombėtar dhe tė personazhit kryesor tė librit, Dom Ndre Mjedės, pėr tė ruajtur identitetin personal.

    “Mjeda-5 Gjuhėtari”

    Nė periudhėn e fundit jetėsore, (1925-1937), Mjeda pati njė pėrkushtim tė veēantė ndaj veprimtarisė shkencore, letrare, gjuhėsore, asketike e pedagogjike. Libri ka gjithsej 733 faqe tė numėruara, me 801 futnota, me mbi 200 fotografi, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, harta e ilustrime. Nė vitet 1925-1929, Mjeda jetoi i mbėrthyer nė famullinė e tij nė Kukel, realisht i dėnuar qė tė mos lėvizte jashtė famullisė.
    Nė vitet 1930-1937, Mjeda punoi si profesor i gjuhės shqipe nė Shkodėr, duke mbajtur njėkohėsisht edhe postin zyrtar si famullitar i Kuklit. Ai gėzoi pėrkrahjen dhe nxitjen e njė reformatori tė madh, siē ishte Gjenerali i Pėrgjithshėm i Jezuitėve, Wladimir Ledohowsky. Mjeda do tė merret kryesisht me studime gjuhėsore, si edhe me botime tė kėsaj natyre, me vėllime tė veēanta ose me artikuj problemorė e kritikė. Pėr kėtė edhe do tė rigjallėrojė letėrkėmbimin me shumė albanologė tė huaj, miq e dashamirė, nxėnės dhe dishepuj tė tij tė shumtė. Kjo fazė do tė karakterizohet nga njė intensitet i lartė i angazhimeve tė tij tė shumta. Megjithėse thuajse i vetmuar dhe i zhgėnjyer nė planin kombėtar e atė social, ai do tė punojė fort deri nė fund tė jetės. Njė ndėr projektet e tij tė vjetra ishte ngritja e njė akademie letrare shqiptare. Mbas pėrfundimit tė ciklit tė akademive tė kohėve tė kaluara qė ai krijoi ose punoi, (Shoqėria Agimi, KLSH) ai i rizgjoi planet e tij, duke themeluar nė Shkodėr shoqėrinė letrare Shėn Jeronimi. Nė kuadrin e kėsaj shoqėrie letrare, Mjeda do tė botojė disa vepra kryesisht tė autorėve tė vjetėr shqiptarė.


    “Mjeda-7 Bashkėkohėsit”

    Libri ka gjithsej 494 faqe tė numėruara, me mbi 290 fotografi, spote, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, skica, harta e ilustrime. Tek ky vėllim, autori pėrmes gojės sė bashkėkohėsve tė Mjedės, hyn thellė nė zemrėn e ngjarjeve dhe tė jetės sė poetit, pėr tė ia paraqitur publikut lexues nė mėnyrė qė gjithēka tė shfaqej nė vėrtetėsinė, e me dritė-hijet e veta.
    Libri na ka paraqitur njė Dom Ndre tė dalė prej pėrshtypjeve e mendimeve tė njė morie njerėzish, tė cilėt kanė pasur rastin ta njihnin nė jetė. Ky ka qenė nji shestim krejt i posaēėm i autorit. Pjesėn mė tė madhe tė tekstit, tė pėrfaqėsuar prej intervistave, e plotėson mė nė fund riprodhimi i disa shkrimeve kushtuar Dom Ndreut nė trajtėn e portreteve, kujtimeve e tė njoftimeve tė nxjerruna prej autorėsh e veprash tė ndryshme tė tė gjitha kohėve. Autori premton qė brenda vitit tė na japė vėllimin Mjeda-6, Bibliografia, do na ofrojė aparatin ku ėshtė mbėshtetur monografia. Me pėrjashtim tė vėllimit ‘Mjeda-1’ qė ka si redaktor Selami Tabakun dhe korrektor letrar Paulin Perjen, tė gjithė vėllimet e tjera tė serisė kanė redaktor studiuesin e onomastikės. Dr.Jusuf Shpuza dhe korrektor letrar, Palokė Rrotanin. Libri ėshtė pėrpunuar nė studio grafike “Vizion”, me udhėheqės Meritan Spahia.

  11. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,476
    Faleminderit
    26
    313 falenderime nė 238 postime
    Begzad Baliu

    BIBLIOGRAFIA E MJEDĖS SI KĖRKIM DHE SINTEZĖ


    Mentor Quku, MJEDA, 6/1 (Bibliografia), Tiranė, 2012

    Po e filloj kėtė tekst hyrės pėr vėllimin e studiuesit Mentor Quku, Mjeda, 6/1 (Bibliografia), jo vetėm me ndjenjėn se po e shkruaj Parathėnien e fundit tė kolanės historiko-kronologjike dhe tematike, tė projektuar rreth njė dekadė mė parė, po edhe me ndjenjėn se po e shkruaj Parathėnien e njė vepre qė nė tė vėrtetė hap dyert e njė serie tė dytė tė kolanės pėr Mjedėn sintetik, pėr Mjedėn tjetėr tė njė brezi mjedologėsh, tė cilėt pėr tė do tė shkruajnė duke e parė atė pėrmes teorish, shkollash, konceptesh, metodash e analizash filologjike, tekstologjike, poetike e estetike. Nė tė vėrtetė kjo ndjenjė, nuk vjen prej kontestit tė punės sė studiuesit Mentor Qukut pėr jetėn dhe veprėn e Ndre Mjedės, po prej prirjeve paradigmatike qė krijohen pėr shkrimtarėt dhe subjektet e tilla, vepra e tė cilėve, nė ēfarėdo mėnyre (si dorėshkrim, studim apo korpus) sillet dhe botohet e plotė dhe me tė nė njėfarė mėnyre mbyllet cikli i paraqitjes sė tyre krijuese.

    Ndryshe ndėrkaq shfaqet Mjeda i rilindur i mjeshtrit tonė. Bibliografia Mjeda, nė kolanėn e Mentor Qukut paraqitet nė disa dimensione: Mjeda i njė serie tė projektuar dekada me radhė dhe Mjeda i njė korpusi qė nė tė vėrtetė nuk po arrin tė mbyllet dhe pėr kėtė ėshtė i vetėdijshėm jo vetėm autori, por edhe lexuesi i saj, duke pasur parasysh faktin se vepra e tij vazhdon tė zbulohet nė formate dhe dimensione tė ndryshme, nga versionet dhe dorėshkrimet nė origjinal, deri te dorėshkrimet apo botimet krejt tė panjohura tė tij; Mjeda i njė serie qė do tė vazhdojė tė botohet edhe pėr aq kohė sa do tė ketė shėndet tė punojė mjeshtri i saj, studiuesi Mentor Quku; Mjeda i njė kolane tė re dokumentesh tė zbuluara nė vitet e fundit; Mjeda i njė kolane tė re veprash tė plota letrare a shkencore, pra Mjeda i ridimensionuar historikisht nga brenda; dhe vetėm nė fund, Mjeda sintetik, qė nė tė vėrtetė nuk pritet tė jetė kolanė e Mentor Qukut, po e shkollės sė studimeve mjedologjike tė brezit tė ri, tė cilėn po e krijon ai nė pėrmasat e njė bardi.

    Pėrmasa e ridimensionimit tė jetės dhe veprės sė Mjedės, brenda njė bibliografie, nga mė shterueset deri mė tash, e bėn tė veēantė edhe kėtė vėllim. Sė pari, pėr shkak se pėr bibliografinė e Mjedės interesimi nuk ka munguar qė nė gjallje tė tij, ndėrsa menjėherė pas vdekjes bibliografėt e tij, pėrkatėsisht kėrkuesit e veprės sė tij, kanė sjellė dorėshkrime dhe dokumente tė reja me interes pėr historinė e letėrsisė, historinė e kulturės dhe historinė e albanologjisė pėrgjithėsisht; sė dyti, pėr shkak se, bibliografi pa dyshim mė i plotė deri mė tash dhe mė serioz i veprės sė tij, Profesor Jup Kastrati, bashkė me bibliografinė e plotė pati pėrgatitur edhe veprėn mė tė pėrmbledhur letrare dhe gjuhėsore tė tij, duke pėrfshirė kėtu edhe disa nga letrat e tij me interes pėr studimet kulturore dhe albanologjike tė kohės; sė treti, bibliografia mė e plotė dhe mė sintetike qė po i jepet lexuesit me kėtė vepėr, sjell edhe zbulime krejt tė reja tė veprės letrare, kulturore e shkencore tė Ndre Mjedės; sė katėrti, edhe lexuesi, pra jo vetėm autori i saj, ėshtė i vetėdijshėm se nė kėtė vėllim pėr disa aspekte, kryesisht letrare, janė sjellė tė dhėna tė plota tė veprės sė Mjedės, pėr disa anė tė veprės sė tij, kryesisht gjuhėsore janė sjellė vetėm indicie veprash, tė cilat pritet tė zbulohen e komentohen nė njė ribotim tjetėr; sė pesti, pėr ribotimin, kryesisht fragmentar tė krijimtarisė letrare tė tij, janė dhėnė vetėm shembuj simbolikė tė saj (njė nxitje kėrkimesh pėr brezin e ri tė mjedologėve), ndėrsa pėr tekstet me karakter kulturor, politik e interdisiplinar, tė cilat gjenden vetėm si dokumente nė institucionet shtetėrore, kulturore, arsimore e fetare, nuk ėshtė punuar as nė nivel tė kategorizimit, sigurisht pėr shkak se autori kėto tekste i sheh si dokumente dhe jo botime tė veēanta.

    Vėllimit Bibliografia e Mjedės i prin njė Parathėnie shkoqitėse e autorit pėr karakterin nxitės e hulumtues tė krijimtarisė sė Mjedės, metodat e pėrdorura nė vlerėsimin dhe komentimin e veprave tė tij, pėr orientimet tipologjike tė bibliografisė sė teksteve tė Mjedės, pėr njohjet e gjertanishme dhe pritjet e kėrkimeve tė reja, pėr problemet e dala deri me tash nė identifikimin e disa dorėshkrimeve autografi tė Mjedės dhe moshės sė krijimit e botimit tė veprės sė tij, pėr ēėshtjet e unifikimit tė pseudonimeve dhe madje teksteve pa asnjė shenjė identifikuese etj. Pra, shqetėsimet, shpjegimet dhe diskutimet nė kėtė hyrje dalin tė karakterit historik, teorik dhe pragmatik, prandaj janė me interes sa pėr studiuesin e pėrmasave akademike po aq edhe pėr lexuesin e interesimeve pėrgjithėsuese.

    Nė tėrėsinė e saj vepra Bibliografia e Mjedės ėshtė ndarė nė dy pjesė: 1. Veprat e Mjedės botuar deri nė vitin 1937 dhe II. Vepra e Mjedės nga vitit 1937 deri mė 2010.

    Pjesa e parė e veprės ėshtė njė pėrpjekje titanike e autorit pėr tė hulumtuar dorėshkrimet dhe botimet e Mjedės, veprat e panjohura tė tij dhe komentet e zgjeruara tė fatit tė tyre nga dorėshkrimi autograf deri te botimi e ribotimi i tyre ndėr vite. Fjala ėshtė veē tjerash pėr veprat “Ēerdhja e zogjvet”, “Shahiri Elierz”, do bejta qi kaa qit N.M. i S.J., “Miku Bestar”, Haannamia per senne 1889, “Jeta e Sceitit Sc’Gnon Berchmans”, “Vorri i Skanderbegut”, “Vaji i bylbylit”, “T’perghjamit e εojs Bēkume”, “Albanisesche Studien” (“Studime shqiptare”), VI, “Fjalori etimologjik”. Krakov, 1891-1896, “Gramatikė e krahasuar e gjuhės shqipe”, vepėr hipotetike e Mjedės, “Fjalor botanik”, dorėshkrim autograf i Mjedės, vepėr e papėrfunduar, “Promemorja e 22 shtatorit 1902”, “Epistolar” etj.

    Pjesa e dytė e vėllimit pėrfshinė njė regjistėr tė plotė dhe shumė tė pasur tė botimit tė veprave (poezi, studime dhe pėrmbledhje veprash) tė zgjedhura apo mė tė plota nė gjuhėn shqipe apo edhe tė pėrkthyera nė gjuhė tė huaja. Fjala ėshtė pėr botimin e tingėllimave tė tij Lisus, Scodra, poemthit shumė tė popullarizuar Vaji i bilbilit si dhe pėrmbledhjeve me poezi pėr tė vegjėl, pėr tė rritur apo edhe pėrmbledhjes me studime tė karakterit gjuhėsor, historik dhe letrar, nga viti 1938 deri nė ditėt tona.

    Prej pjesės sė parė dhe tė dytė tė kėtij vėllimi, nuk ėshtė vėshtirė tė sillen disa pėrfundime tė pėrgjithėsuara me interes jo vetėm pėr jetėn dhe sidomos veprėn e Ndre Mjedės po edhe pėr studimet historiko-letrare dhe gjuhėsore e kulturore tė shekullit XX.

    E para, Ndre Mjeda, i takon brezit tė dytė tė romantikėve shqiptarė, qė kanė shkruar nė fund tė shekullit XIX dhe nė gjysmėn e parė tė shekullit XX, por qė me veprėn e tij e mbizotėron edhe letėrsinė e krijuar atė kohė me elemente realiste, neoklasiciste apo edhe tė strukturės letrare parnasiste-simboliste.

    E dyta, Ndre Mjeda, ndryshe nga brezi i tij i krijuesve tė mėdhenj (Gjergj Fishta, Ernest Koliqi etj.), qė pėrjetojnė kulmin e popullarizimit gjatė gjysmės sė parė tė shekullit XX, por njėkohėsisht edhe ndalimin e veprės sė tyre gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XX, ai nė njė mėnyrė apo njė tjetėr ėshtė disident i tė dy periudhave, por jo edhe i ndaluar rreptėsisht.

    E treta, vepra e tij, pavarėsisht popullaritetit tė herėpashershėm tė autorit, e mbizotėron vlerėsimin estetik mė parė se sa kultin e autorit, ndėrsa bibliografia e pasur arsimore dhe intelektuale e tij e mbizotėron patosin biografik tė portretit prej bardi shpirtėror tė kohės. Biografia e tij letrare e popullarizuar pėr tė gjallė nė Shqipėri dhe kryesisht nė Itali, pas vdekjes sė tij harta e botimeve zgjerohet edhe nė Kosovė, nė Maqedoni dhe nė disa shtete tė Lindjes. Kėshtu, shkrimtari i identifikuar kryesisht me Shkodrėn dhe gjuhėn italiane pėr tė gjallė tė tij, tani, pas vdekjes, bėhet shkrimtar i botės shqiptare dhe poet pėrfaqėsues i saj nė antologjinė e letėrsisė shqipe.

    Prej bibliografisė sė plotė tė tij tė botuar nė kėtė vėllim nuk ėshtė vėshtirė tė shihet se krijimtaria e tij letrare, si pak vepra letrare tė brezit tė tij, ėshtė botuar nė tri dimensione: si vepėr e veēantė, si letėrsi e pėrzgjedhur e teksteve shkollore dhe si poezi e pėrzgjedhur gjerėsisht edhe nė botimet antologjike, madje edhe nė ato antologji ku ka dominuar krijimtaria letrare e pėrshkuar nga realizimi dhe disa pėrbėrės ideologjikė tė tij.

    Prej botimeve tė gjertanishme tė shkrimtarėve tė dy shekujve tė fundit, nuk ėshtė vėshtirė tė shihet se shkrimtarėt e kėtyre dy periudhave nuk e kanė shkruar vetėm poezinė, po edhe tekstet me karakter arsimor, shkencor, estetik dhe kulturor, mirėpo prej bibliografisė sė Ndre Mjedės, nuk ėshtė vėshtirė tė shihet se ai ėshtė nga pak ata autorė qė nė kohėn e tij dhe nė kohėn tonė, ėshtė pėrfaqėsuar pothuajse nė mėnyrė paralele si poet (nė botimet antologjike tė lirikės) dhe kritik letrar (nė antologjinė e mendimit estetik), njė model ky tipik i shkrimtarėve tė mėdhenj europianė.

    Prej botimeve tė poezisė sė tij nė tekstet shkollore dhe shkencore, nuk ėshtė vėshtirė tė shihet se krijimtaria e tij letrare nuk ėshtė vetėm pėrzgjedhje e autorėve tė historisė sė letėrsisė, por edhe e studiuesve tė gjuhės e tė letėrsisė shqipe. Prej shembujve tė marrė nga kritikėt letrarė, historianėt e letėrsisė dhe gjuhėtarėt nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohen jo vetėm vlerat historiko-letrare (struktura metrike) e krijimtarisė sė tij, por edhe vlerat gjuhėsore (struktura leksikore dhe semantike) e poezisė sė tij. Sigurisht kjo e bėn poezinė e tij tė pranishme jo vetėm nė pėrmbledhjet antologjike dhe arsimore po edhe nė botimet e gramatikave standarde tė kohės sė tij dhe atyre tė kohės sonė.

    I nxitur nga kėto vlera, mjeshtri ynė ėshtė kujdesur qė botimet e veprave tė tij letrare, gjuhėsore dhe atyre tė pėrkthyera, t’i shikojė me syrin e filologut klasik dhe tekstologut tė pėrkushtuar. Prej komenteve tė tij pranė tė gjithė zėrave tė kėsaj bibliografie, kuptojmė se ai ka pėrmirėsuar jo vetėm gabimet e bibliografėve tė gjertanishėm tė Mjedės, gabimet e moshės sė teksteve nė dorėshkrim apo tė botuara e ribotuara kohė pas kohe, por edhe gabimet e shumta nė tekstet e ruajtura origjinale, drejtshkrimore, materiale e kuptimore. Shqetėsimi rritet nė kėtė rrjedhė edhe pėr faktin se mjeshtri ynė ka konstatuar jo njėherė se vepra e Mjedės nuk ėshtė vetėm pre e censurave tė qėllimshme po edhe e botuesve, redaktorėve e pėrzgjedhėsve tė pakujdesshėm. Dhe pėr mė tej, ka konstatuar mjedologu ynė, vepra e tij mė parė se pėr tė gjallė ėshtė botuar me gabime tė pafalshme pas vdekjes sė tij, ndėrsa vazhdon tė botohet me gabime tė palejueshme materiale e kuptimore edhe nė kohėn tonė.

    Duke pėrfunduar kėtė fjalė hyrėse pėr vėllimin qė po e pėrmbyll kolonėn e studiuesit tė shquar Mentor Qyku, Mjeda, mund tė konstatojmė se Bibliografia Mjeda, nuk ėshtė vetėm njė bibliografi e zakonshme e bėrė deri mė tash pėr Ndre Mjedėn apo edhe pėr personalitete tė kėtij formati nė letrat shqipe. Ajo ėshtė mė shumė se bibliografi saktėsimesh dhe komentimesh, tė cilat kemi pasur rastin t’i konsultojmė edhe nė botimet e kėsaj natyre nė historinė e letėrsisė shqipe. Ajo, nė tė vėrtetė ėshtė bibliografi referimesh, pėrplotėsimesh, vlerėsimesh e rishikimesh pėrmasash tė thella filologjike, tekstologjike e shkencore, qė brezit tė ri tė mjedologėve do t’iu shėrbejė si njė vademekum i pėrditshėm.

    Prishtinė, mė 15 qershor 2012 Begzad Baliu

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •