Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 31

Tema: Ndre Mjeda

  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    354
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Ndre Mjeda

    E kandshme asht hana
    Kur del me zana
    E ne toke me drite perndahet
    Yjzit qe shndritin
    E qe shetitin
    Jane te bukur faret

    Kur del agimi,
    E rruzullimi
    Me nji drite kuqloshe mblohet
    E permbi kashta
    Shndrit pikalashta
    Zemra me mall gazmohet

    Po si ngjet qiellit
    Nuk i ngjet prillit
    As fllad' qe shetit lulet
    E me erna veshet
    Foshnjes qe i qeshet
    Nanes, kur mbi te perkulet

    **********************

    Nga "Andrra e jetes"

  2. #2
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    354
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Lokja

    U shty vjeshta e krizantemi
    Vetun vorreve lulzon
    Lande e pyje gjithe sa kemi
    Tue fry veri po i cungon

    Ndrron prej dimnit landa veshen
    E mban petk qe para pat
    E n'ate muzg nji vegim heshtje
    Lokes n'voter lehte iu qas

    Permbi plaken krahet uli
    Dhe n'gryke t'shuemen e shtrengoi
    E buze te shpulpueme ne balle ia nguli
    U ndal drita dhe ajo mbaroi...

  3. #3
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Mosha
    32
    Postime
    1,589
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Ndre Mjeda

    Vaji i bylbylit

    Po shkrin bora,
    dimni po shkon,
    bylbyl i vorfėn
    pse po gjimon?

    Poshoi murlani
    me duhi t’vet,
    bylbyl i vorfėn
    ēou, mos rri shkret.

    Gjith fushėt e malet
    blerimi i mbėloi,
    livadhi dhe pema
    gjithkah lulzoi.

    Ndėr pylla e orgaja,
    n’ma t’mirn vend,
    me rreze dielli
    po e gėzon gjithkėnd.

    E tui gjimue
    shkon rreth e rreth
    nji prrue qi veret
    rrjeth nėpėr gjeth.

    A’ ēilė kafazi.
    bylbyl flutro,
    nder pyje o agraja
    bylbyl, shpejto.

    Kėrkush ma hvin
    atje s'ta pret
    me zeher hajein
    kerkush s'ta qet

    Kafaz ke qiellin,
    epshin pengim,
    e gjith ku t'rreshket
    shkon fluturim.

    Nėpėr lamije
    ke me gjetė mel,
    pėr gjith prandverėn
    nj'ajo bukė t'del.

    E kur t'zite edi
    nder prroje pi,
    te nj'ato prroje
    qi ti vetė di.

    Tash pa frigė ēerdhen
    ban m'ndoj lis,
    nuk je si i nieri
    qi nuk ka fis.

    E kur t 'vin zhegu
    kur djelli shkon,
    ti ke me kėndu
    si ke zakon.

    Rreth e rreth gjindja
    me t'ndie rri,
    prej asi vendit
    dahet mezi.

    A'ēilė kafazi,
    bylbyl, fluturo,
    ndėr pyje e ograja,
    bylbyl, shpejto.

    Ndėr trandofile,
    ndėr zamakė nga,
    ku qeshet kopshti
    idhnim mos mba.

    Po shkrihet bora,
    dimni po shkon,
    bylbyl i vorfėn
    pse po gjimon?

  4. #4
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Mosha
    32
    Postime
    1,589
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ndre Mjeda
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Mosha
    32
    Postime
    1,589
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ndre Mjeda (1866-1937)

    Lindi nė Shkodėr mė 1866. Si i ri me intelekt tė zhvilluar, i talentuar dhe studioz, tėrhoqi vėmendjen e jezuitėve, tė cilėt menduan ta bėnin prift. Ai vazhdoi mė pas studimet fetare nė Spanjė, Itali e Poloni. Qė nė kohė e studimeve, Mjeda i ri shkroi vjershat e para. Poemthi "Vaji i bylbylit" u botua me 1881. Ndėrsa nė vitin 1937, Mjeda botoi poemthin "Liria". Ai shkruajti dhe poemthat me tingėllima "Lissus" dhe "Scodra", kjo e fundit e papėrfunduar.

    Mjeda e kaloi gati gjithė jetėn e tij si prift nė krahinat e Shkodrės, sidomos nė fshatin Kukėl, ku u vendos mė 1906-1907. Aty krijoi dhe poemėn "Andrra e jetės". Mjeda dallohet pėr lirizmin e tij, stilistikėn e vargut dhe forcėn pėrēuese tė mesazhit. Vdiq nė Shkodėr mė 1 gusht 1937.

    Poezia e Mjedės

    Poezia e Mjedės shėnoi kalimin nga letėrsia e Rilindjes romantike, me problematikė kryesisht atdhetare, te letėrsia e Pavarėsisė, ku mbizotėroi problematika shoqėrore dhe realizmi. Ndre Mjeda lindi mė 20 nėntor 1866 nė Shkodėr nė njė familje tė varfėr. I ati ishte njė barģ, i zbritur nga fshati. Ai vdiq herėt dhe e la Mjedėn tė vogėl. E ėma mbeti e vč, pėr tė mbajtur dy fėmijėt u detyrua tė lante rroba te familjet e pasura tė qytetit.
    Aftėsitė e rralla qė shquanin Mjedėn qė nė fėmijėri, tėrhoqėn vėmendjen e jezuitėve, tė cilėt jo rrallė zgjidhnin kuadro nga shtresat e varfra dhe i futnin nė seminare. Ata e futėn nė seminarin e tyre italian tė Shkodrės. Meqenėse edhe kėtu Mjeda i ri u shqua pėr zotėsi, e dėrguan tė ndiqte studimet e larta nė Spanjė, Poloni, Kroaci dhe Itali. Kėsaj rrethane poeti i detyron njohjen e gjuhėve tė ndryshme tė huaja dhe kulturėn e gjerė klasike, qė do t'i vlejė shumė gjatė veprimtarisė sė tij tė mėvonshme letrare. Nė formimin e personalitetit tė Mjedės ndikuan dy faktorė: nga njėra anė shkolla fetare, qė pėrcaktoi deri diku botėkuptimin e tij, nga ana tjetėr idealet kombėtare me tė cilat ra nė kontakt herėt e qė, si bir i popullit tė thjeshtė i ndiente thellė. Kėto ideale qenė pėr tė riun flaka qė e ushqeu talentin e tij poetik. Mė 1887 Mjeda 21 vjeēar botoi "Vaji i bylbylit", njė elegji qė ėshtė njėkohėsisht edhe njė kėngė shprese. Nė kėtė poemth rinor, plot fluturime romantike, jepet dhembja pėr fatin e kombit tė robėruar dhe optimizmi pėr tė ardhmen e tij. Ndėrkaq Mjeda e ndiente veten tė ndrydhur nga rregullat e shoqėrisė jezuite.
    Konflikti ndėrmjet tij dhe urdhėrit ku bėnte pjesė, arriti nė pikėn mė tė lartė, pas dy vjetėsh, kur poeti i ri, qė kishte mbaruar studimet dhe ishte dėrguar tė jepte mėsim nė njė shkollė tė lartė fetare nė Itali, detyrohet tė largohet. Duke e ndier veten tashmė mė tė lirė, ai iu kushtua me njė zjarr tė dyfishuar ēėshtjes kombėtare dhe zhvilloi njė veprimtari tė gjerė atdhetare e kulturore. Themeloi shoqėrinė kulturore "Agimi." Mori pjesė nė njė kongres gjuhėsor lidhur me ēėshtje tė shqipes nė Hamburg. Ai shkroi pėr mirditorėt njė memorandum, drejtuar pėrfaqėsuesėve tė fuqive tė mėdha nė Shkodėr, ku ankoheshin kundėr qeverisė osmane. Poeti ngriti zėrin me rastin e mbylljes sė shkollės sė mesme shqipe nė Korēė nėpėrmjet njė vjershe qė ėshtė njė kushtrim i hapur, etj. Kjo veprimtari nuk mund tė mos i binte nė sy qeverisė osmane, e cila mė 1902 e arrestoi poetin dhe gati sa nuk e internoi nė Anadoll (ky rast i dhimbshėm i jetės sė Mjedės gjeti pasqyrimin poetik nė poemthin "I tretuni").
    Edhe pas kėsaj, poeti nuk pushoi sė punuari pėr ēėshtjen shqiptare, qoftė nė fushėn letrare, qoftė nė fushėn gjuhėsore. Nė kėta vjet, nėn ndikimin e hovit tė madh tė lėvizjes atdhetare si edhe tė kontaktit tė pėrditshėm me jetėn e fshatarėve, lindėn krijimet e tij mė tė mira.
    Si shumė rilindės tė tjerė, Mjeda shpresonte se ēlirimi kombėtar do tė sillte pėrmirėsimin e gjendjes sė masave. Njė mendim i tillė pėrshkon poemėn e fuqishme "Liria" e shkruar nė vitet 1910-1911, pra nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė. Ngjarjet pas 1912-ės pėr Mjedėn qenė njė zhgėnjim i hidhur.
    Nė tė vėrtetė, qė kėtej e tutje, ai do t'i kushtohet kryesisht veprimtarisė gjuhėsore.
    Mė 1917, Mjeda mblodhi dhe botoi nė vėllimin "Juvenilja" krijimet poetike, tė shkruara gjatė Rilindjes qė pėr shumė shkaqe s'kishin mundur tė shihnin dritė mė parė. Ai hyri kėshtu nė letėrsinė tonė si poet i shquar. Nė vitet 1920-1924, Mjeda u zgjodh deputet i opozitės, i krahut demokratik. Pas ardhjes sė Zogut nė fuqi, Mjeda u largua nga jeta politike. Ai vazhdoi tė ishte famulltar i thjeshtė nė fshatin e vogėl Kukėl, gjersa nė vitet e fundit tė jetės sė tij kleri e mori si mėsues tė shqipes nė gjimnazin e vet tė Shkodrės. Mjeda iu vu atėherė me tėrė energjitė e veta edukimit tė rinisė me dashuri tė veēantė pėr gjuhėn dhe pėr kulturėn shqiptare. Pak muaj para vdekjes, (1 gusht 1937), botoi, si testament poetik tė rrallė pėr bukuri e forcė, poemthin "Liria".
    Mjeda shkroi shumė krijime poetike, shkrime pėr fėmijės si dhe proza me karakter didaktik fetar. Por ai mbetet kryesisht poet. Veprat e tij kryesore janė "Juvenilja", "Liria", "Lisus", "Scodra".
    Dy poemthat e para "Vaji i bylbylit" dhe "I tretuni" paraqesin interes jo vetėm si fillime tė krijimtarisė letrare tė Mjedės, por edhe pėr vlerėn atdhetare dhe artistike, si edhe pėr mundėsinė qė na japim tė ndjekim zhvillimin e personalitetit artistik tė poetit. "Vaji i bylbylit" ėshtė krejt lirik dhe shtjellohet nėpėrmjet njė simboli; bilbili i mbyllur nė kafaz ėshtė shqiptari nėn zgjedhėn osmane.
    Ndonėse vepra mbėshtillet me tisin e hollė tė melankonisė, i kuptueshėm pėr moshėn dhe pėr gjendjen shpirtėrore nė tė cilėn u shkrua, pėrfundimi i saj ėshtė thellėsisht optimist, pasqyron ligjin filozofik tė pėrparimit tė jetės, qė frymėzon edhe besimin nė tė ardhmen e Shqipėrisė.
    "I tretuni" dėshmon pėr njė pjekuri mė tė madhe ideoartistike. Melankonia e "Vajit tė bylbylit" kėtu ėshtė shndėrruar nė dhembje krenare, stoike, e cila shprehet mė sė miri nėpėrmjet paralelizmit me natyrėn nė shtrėngatė, qė e hap poemthin.
    Ndryshe nga poemthi i parė, ky ka njė subjekt tė dhėnė nė forma lirike; fatin e njė atdhetari shqiptar, tė internuar nga pushtuesit. Poeti do tė ketė menduar se ky mund tė kishte qenė edhe fati i tij. Nė kėngėn e parė qė pėrshkruan ndarjen e tė mėrguarit me qytetin e lindjes, Shkodrėn dhe me atdheun, duken qartė elementėt autobiografikė. Po Mjeda nuk mbeti nė shtjellimin e thjeshtė tė njė materiali jetėsor; ai diti ta pėrgjithėsojė e t'i japė vlerė aktuale. Heroi i poemthit ėshtė njė fshatar i varfėr. Dhe tek zgjedhja e njė protagonisti tė tillė, ndihet dashuria e Mjedės pėr masat fshatare, ndjenjė qė do ta shtyjė gjatė tėrė krijimtarisė sė vet t'i zgjedhė heronjtė nga rradhėt e fshatarėsisė. Te "I tretuni" ndeshen figurat dhe mjetet e njohura romantike tė pasqyrimit tė realitetit si: ngjyrat e forta nė pėrshkrimin e natyrės, stuhia nė pjesėn e parė, qė ka edhe njė kuptim simbolik, bregdeti i ashpėr shkėmbor, ku ka qėndruar heroi duke kujtuar atdheun, ndonjė simbol, si lejleku qė e lidh me vendlindjen. Kėtu gjenden edhe elementė tė riprodhimit besnik tė mjedisit, nėpėrmjet kujtimeve tė protagonistit dhe sidomos vizatimi i figurės sė nėnės. Lirizmi dhe epizmi shkrihen nė mėnyrė tė harmonishme. Variacioni nė vargje e strofa pasqyron botėn shpirtėrore tė trazuar tė protagonistit. Poemthi mbyllet me njė frymė tė lartė burrėrore dhe optimiste: heroi nuk pendohet pėr rrugėn e zgjedhur, po ėshtė krenar se vuan pėr hir tė atdheut. Nėpėrmjet figurės sė nėnės tek "I tretuni", qė del nė kėngėn e fundit, lartėsohet figura e nėnės shqiptare, e dhembshur dhe kreshnike, qė rrit bij trima dhe atdhetarė. Qė nė kėtė poemth tė hershėm, shohim atė qė do tė jetė njė meritė e rėndėsishme e veprės sė Mjedės: pasqyrimin e denjė tė figurės sė gruas shqiptare, veēanėrisht si nėnė. Ndėr lirikat e ndryshme tė pėrfshira ose jo nė veprėn "Juvenilja" ka njė varg vjershash me tė cilat poeti ndjek traditėn e Rilindjes ku himnizon bukuritė e atdheut ("Malli pėr atdhe", "Mikut tem Pal Moretti"), duke i kėnduar gjuhės si mjet zgjimi tė ndėrgjegjes kombėtare ("Gjuha shqipe"), ku i kushton njė vėmendje tė veēantė problemit themelor tė luftės pėr pavarėsi, qė ishte bashkimi i shqiptarėve ("Bashkonju", "Shqypes arbnore").
    Mjeda, gjithnjė nė vazhdėn e Rilindjes, ngre lart figurėn e heroit kombėtar, si simbol bashkimi dhe burim besimi nė fitore. ("Vorri i Skanderbeut", "Shqypes arbnore", "Bashkonju", "Pėr njė shkollė shqype mbyllun prej qeverisė otomane", "Mikut tem Pal Moretti", "Lisus", "Liria"), duke theksuar nė kėtė poemė tė fundit lidhjen e thellė tė Skėnderbeut me popullin, me masat fshatare.
    Nė vjershėn "Mikut tem Pal Moretti", Mjeda jep njė gjykim tė drejtė e tė mprehtė jo vetėm pėr rėndėsinė e Skėnderbeut, si shpėtimtar i qytetėrimit evropian, po edhe pėr politikėn dredharake tė fuqive tė mėdha tė Evropės sė kohės sė vet, qė, pėr interesat e tyre, mbanin nė kėmbė perandorinė e kalbur osmane. Qė nė kėtė vjershė romantike atdhetare vihen re nota shoqėrore. Motive shoqėrore janė vėnė nė bazė tė dy vjershave tė "Juvenilias": "I mbetuni" dhe "Shtegtari". Aty preken dy plagė tė dhimbshme tė Shqipėrisė sė kohės si: kurbeti dhe qėndrimi mospėrfillės i klasave tė pasura ndaj njerėzve tė thjeshtė tė popullit, bartės tė luftės pėr ēlirimin e vendit. Po trajtimi i kėtyre problemeve nga pozitat e romantizmit me gjurmė sentimentalizmi dhe fryma e humanizmit kristian qė i pėrshkon vjershat i ka zbehur deri diku dhe ka bėrė qė kėto vjersha tė mos kenė forcėn e vjershave realiste tė Ēajupit dhe tė Asdrenit, me tė njėjtėn tematikė.
    "Lisus" (botuar mė 1921) dhe "Scodra"(1940) janė vepra, ku thelbi romantik vishet me njė formė klasiciste. Kėta dy poemtha liriko-epike karakterizohen nga njė stil i kėrkuar dhe retorik. Poeti himnizon kėtu tė kaluarėn e lashtė tė popullit tonė (te "Lisus" pėrmes materialit historik, kurse te "Scodra" nėpėrmjet legjendės). Interes ka te "Lisus" paraqitja e figurės sė Skėnderbeut, qė poeti ka dashur ta bėjė sa mė njerėzore.
    Origjinaliteti dhe fuqia e vėrtetė e talentit tė Mjedės kanė gjetur shprehje nė krijimet ku ai arrin nė realizėm, si nė vjershėn "Mustafa Pasha nė Babunė", nė poemthin "Liria" dhe nė kryeveprėn e tij "Andrra e jetės".
    Tek e para, duke u nisur nga njė fakt historik, tradhtinė e Mustafa Pashė Bushatlliut, poeti e ka tipizuar me forcė, duke e pėrshkruar "mbi thasė tė florinjve, ndėr valle jevgash" figurėn e feudalit tė zvetėnuar, anadollak, parazit, qė ėshtė kurdoherė gati tė bėjė fli interesat e atdheut pėr tė vetat. Vjersha merr kėshtu njė kuptim tė gjerė pėrgjithėsues, duke tingėlluar si akuzė e fuqishme kundėr tė ashtuquajturve atdhetarė, pėrfaqėsues tė shtresave tė larta, qė pėrfitonin nga sakrificat e popullit. Figurės sė Mustafa Pashės poeti i kundėrvė masėn e fshatarėsisė sė ngritur nė kėmbė pėr mbrojtjen e atdheut, duke u bėrė zėdhėnės i urrejtjes sė saj kundėr feudalit tradhtar.
    "Liria", poemthi epiko-lirik, i ndėrtuar me tingėllima, me problematikė politiko-shoqėrore, ėshtė, ndofta, vepra e Mjedės qė ka ide mė tė fuqishme. Nė tė ndihet jehona e kryengritjeve tė malėsorėve tė Veriut mė 1911, qė tingėllon me forcė qė nė vargjet e para:
    "Lirim, lirim bėrtet gjithkah Malcia" dhe vjen duke u rritur nga njė tingėllimė nė tjetrėn. Poeti frymėzohet nga lufta pėr pavarėsi e amerikanėve kundėr kolonizatorėve anglezė, qė ishin edhe pronarė tokash, dhe ua tregon shqiptarėve si shembull. Nė mbylljen e poemės, ku paralajmėrohet shpėrthimi i kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare nėpėrmjet njė mjeti tė dashur pėr rilindasit, paraqitjes sė hijes sė Skėnderbeut, qė ngrihet nga varri. Poeti thekson se heroi kombėtar shkon "Ksollė pėr ksollė". Nė kėtė poemth ka vargje qė dėshmojnė pėr afrimin e Mjedės me idetė demokratike. Kėshtu, ai pohon se kryengritėsit mundėn "kėshtjellat atnore", gjejmė aluzione pėr shfrytėzimin e fshatarėsisė ("...s'ka me dalė ushtari me i grahė bulkut si kaut me sjeēe t'begut"). Kėto mund tė dėshmojnė se Mjeda e sheh lirinė tė fituar prej amerikanėve jo vetėm nė plan kombėtar, po edhe nė plan shoqėror dhe shpreson se populli shqiptar do tė shkundė shfrytėzimin e egėr bashkė me zgjedhėn feudale.
    Nė kėtė poemė shkrihen konēiziteti dhe forca shprehėse. Krahasimet dhe antitezat janė tronditėse ("lirinė e keni ju/ ne hekra kemi...", "Posi berra qė bleu mishtari vemi"). Romantizmi ia ka lėnė vendin njė realizmi ngjethės, njė pasqyrim plot dramatizėm tė gjendjes sė atdheut.
    Vargu ėshtė njėmbėdhjetėrrokėshi, i cili krijon atmosferėn e madhėrishme, pėrdorimi i bartjeve i jep dinamizėm stilit dhe shoqėron alternimin e ndjenjave dhe tė mendimeve. Lloji i zgjedhur i organizimit tė vargut nė tingėllima i disiplinon shpėrthimet lirike. Gjuha ėshtė e pasur, megjithatė veēoritė krahinore e vėshtirėsojnė leximin e lirshėm.

    -- pėrgatitur nga: Denis Zavalani

  6. #6
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Mosha
    32
    Postime
    1,589
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Liria

    - I -
    O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni:
    A shndrit rreze lirie n'ato maja;
    mbi bjesh' t'thepisuna e n'ograja,
    ku del gurra e gjėmon pėrmallshėm kroni?

    A keni ndie ndikund, kah fluturoni
    ndėr shkrepa, me ushtue kangėn e saj?
    A keni ndie nji kangė tė patravajė?*)
    O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni!

    "Lirim, lirim!" -- bėrtet gjithkah malsia.
    A ka lirim ky dhé qė na shkel kamba,
    a veē t'mjerin e mblon anemban' robnia?
    Flutro shqipe, flutro kah ēelet lama,
    sielliu maleve pėrreth qė ka Shqipnia,
    e vėshtroje ku i del lirimit ama.
    .................................

    - VI -
    Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria:
    Lodhun prej hekrash qė mizori e njiti,
    lodhun prej terri ku robnimi e qiti,
    shpreson me e zgjue fluturim mėnia.**)

    E kqyre: Ndėr male po pėrhapet shkėndija
    e lirimit t'Atdheut; fshehtas shėtiti
    kasoll' pėr kasoll' rreth buneve***) e soditi
    frymė tė re tue zbrazun pėr gjithkah, hija

    e Skanderbegut. Qė ndėr djepa rritin
    nanat e Hotit djelmėnin' ushtore
    e idhnim n'armikun nėpėr gji iu qitin.

    E nalt, ndėr maja, bukuri mbretnore.

    *) pa vuajtje, pa mjerim.
    **) urrejtja
    ***) banesave

    ....................

    Gjuha shqipe

    Pėrmbi za qė lshon bylbyli,
    gjuha shqipe m'shungullon;*)
    pėrmbi er' qė jep zymbyli,
    pa da zemren ma ngushllon.

    Ndėr komb' tjera, ndėr dhena tjera,
    ku e shkoj jetėn tash sa mot,
    veē pėr ty m'rreh zemra e mjera
    e prej mallit derdhi lot.

    Nji kto gjuhė qė jam tue ndie,
    jan' tė bukra me themel
    por prap' kjo, si diell pa hije,
    pėr mue t'tanave iu del.
    ................................

    Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
    me zbardh, Shqipe, zanin tand,
    e ku Drinit a burimi
    qė shpėrndahet kand e kand.

    Geg' e tosk', malsi, jallia**)
    jan' nji komb, m'u da, s'duron;
    fund e maj' nji a Shqipnia
    e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.

    Qoftė mallkue kush qet ngatrrime
    ndėr kto vllazėn shoq me shoq,
    kush e dan me flak' e shkrime
    ēka natyra vet' pėrpoq.***)

    Por me gjuhė kaq t'moēme e mjera
    si nj'bij' kjo qė pa prind mbet:
    pėr t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
    s't'kishte kush pėr motėr t'vet.

    E njat tok' qė je tue gzue,
    e ke zan' tash sa mij' vjet,
    shqiptaria, qė mbet mblue
    sot nėn dhe, edhe shqip flet.
    ................................

    *) mė ushton thellė, oshėtin
    **) fusharakėt
    ***) bashkoi

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Mosha
    50
    Postime
    29
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Per mua Ndre Mjeda mbetet nje nga poetet shqiptare qe i vlejne edhe kohes se sotme, eshte i pa vdekshem.

  8. #8
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,682
    Faleminderit
    52
    47 falenderime nė 36 postime
    I tretuni

    Nuk kalon nji natė e n'andėrr
    porsi zgjandėrr
    e shof nanėn kėtu pėrbri;
    me krye vjerrte, me lot pėr sy
    rri tue shfry
    njat idhnim qė don me e gri

    Ndejun m'duket prap te votra
    ku me motra
    n'dritė t'kandilit qepte e arnote
    por njat gaz ka qė i shndritte
    kur goditte
    petkat e djalit e shendote

    Kqyr njat vend ku n'mbramje rrishe
    kur nuk kishe
    fije idhnimi nėpėr ftyrė
    e ngurron, si t'kenke gurit
    e, pshtetė murit
    lot' i dalin rrkaje tuj kqyrė

    "T'kishe dekė ma mirė, o i mjerė -
    thotė sa herė, -
    Afėr nanės qe t'desh e t'ruejti;
    t'kishe mbyllė me duer te mia
    kėtu te shpia
    njata sy qe mordja shuejti

    Afėr vorrit tand nan-shkreta
    porsi bleta
    ishte sjellun tue gjimue
    e n'at bar qe kishte qitė
    pėr gjithė ditė
    ndonji lule kish kerkue..."

    ...E mandej, si del nji krue
    tue bumue
    rreth e rreth prej brijes s'malit
    rrkaj i ulen lot' per rrudha
    - Nuk asht udha
    nanė, m'u idhnue per t'zeza t'djalit

    Kur n'kėt shekull n'drit' e qite
    kur e rrite
    me njat mund qe nep hitia (kujdes i madh)
    "Nji nanė tjetėr, - thoshe, - ke,
    bir n'kėt dhe
    nana jote a shqiptaria

    Mend e zemėr pėr tė shkriji
    e pėrtriji
    nam e lavd kur t'i vijė dita"
    Mbas fjalėsh t'tua pėrherė shkova
    e t'ndigjova:
    shqiptarin' nuk e korrita

    1917


    Ne nje breg te eger pertej detit, pushtuesi turk ka internuar patriotin shqiptar, por prangat, largesia dhe vetmia nuk e shuajne dot mallin e "te tretunit" per Atdhe dhe familje.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,636
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Gjuha Shqype
    Kjo vjershe e Mjedes i kushtohet Gustav Meyer-it albanologut te shquar (1850-1900), autor i shume studimeve per gjuhen shqipe dhe me te cilin Mjeda mbante leterkembim. Vjersha u shkrua ne Krakov (Poloni) ne dhjetor 1892

    Permbi zą qi leshon bylbyli
    Gjuha shqype m' shungullon
    Permbi ere qi nep zymyli
    Pa da zemren m'a ngushllon

    Nder komb' tjere , nder dhena tjera
    Ku e shkoj jeten tesh sa mot
    Vec per ty m'rreh zčmra e mjera
    E prej mallit derdhi lot

    Njikto gjuhe qi jam tui ndie
    Jane te bukra me temel
    Por prep kejo , si diell pa hije
    per mue t'anave ju del

    Edhe zogu kerkon lisin
    Mbi shpi t'arte ku rri me mbret
    E shtegtari dishron fisin
    Permbi vend qi s'asht i vet

    O Shqypni e mjera Shqypni
    Plot me burra e trima plot
    Ti'j dit'ishe , por lumnija
    Qi ke pasun nuk ą sot

    Nen njat toke qi t'a shkel kamba
    Zan' e t'mocmeve veshtro
    Per bij t'tashem , porsi e ama
    E t'korritunve, gjimo!

    Nam e zą , qi kishe, t'treti
    E vec turpi e marrja t'mbeloj
    Per lumni vec kore t'mbeti
    Qysh se fara e mire mbaroj

    Por gazmo nder gjith kto t'vshtira
    Perse ende s'sharove kret
    Dicka t'mbet nder ato t'mira
    Mbas dymij e ma shume vjet

    T'ka mbet gjuha qi po ndihet
    N'fush' e n'mal qi ti zotnon
    Gjith 'ku hija e jote shtrihet
    Ku shqyptari ząn' e leshon

    Prei Tivarit e n'Preveze
    Nji ą gjuha e Kombi nji
    Ku leshon dielli njato rreze
    Qi vec tokae jote i di

    Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
    Me zbardhe, Shqype zanin tąand
    E ku i drinit ą bunimi
    Qi shperndahet kand e kand

    GEG E TOSKE,MALCI, JALLIA
    JAN NJI KOMB M'U DA S'DURON
    FUND E MAJE NJI ą SHQYPNIJA
    E NJI GJUHE T'GJITH N'A BASHKON.

    Kjoft mallkue kush qet ngatrime
    Nder kto vllazen shoq me shoq
    Kush e dan me flek' e shkrime
    Ca natyra vet perpoq

    Kur nji burre u cue n Austri
    E me sy gjithkund t'kerkoj
    Gustav Meyer-i asht emni i tij
    Emni i burrit qi t'madhnoj

    Porsi dielli tui flakue
    Shperndan terin qi na mbelon
    Njashtu Meyer-i tui kerkue
    Kah ke dal po ta difton
    ....................
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #10
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Mosha
    45
    Postime
    2,500
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    per mua poezia shqipe numeron vec dy poet, Nder Mjeden dhe Lasgushin.
    I treti eshte ne numrin shumes, po qe ende nuk ia dime emrin!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  11. #11
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,378
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Scodra

    Kushtrimi i Kodrit neper fushe e male: Leni ēė do punė e rrani me temelue gjytetin mbretnuer te Iliris. E me gjak te kulshedres vizati kufijt e Shkodres.

    Kumboi njitas nder malet ilirike
    E nder fushore t'b'gatuna n'grunaje,
    Zani i kasnec'e e j' brohori jetike,
    Qi jehona perdridhte maje n' maje.


    E thirrte Kodri: "O djelmeni kreshnike,
    Me dhen gur e permend, leni n'bungaje
    Spatat e ngulme, leni tok't fisnike,
    E leni berret qi kullosin n'zaje;

    E hiqni thekshem, kah i t'parve a shkambi,
    ku n'vetima perher' Frombja defrehej;
    Se nji t'rejes seli po i shtohet lami".

    E permbi suken mrekullore u njiti,
    E t' gjytetit mbretnuer rrethin, ku t'ngrehej,
    Me gjak t'kulshedres, tue vizat', shetiti.


    Te gjith Ilirt, Labeatt, Parthint, Autarjatt, iu veshen Shkodres me hiti, e gjimote dheu prej kangve te puntoris qi vėlote te suka si bleta nė zgjue, tuj ngrehe ledhat qi nji hyjni mizore rrzote naten.

    Prei krahinet ku i mujshem Labeati
    Banon me shqype, e ku, perte, e Parthinit,
    Kullot grigja e mrizon Autarijati,
    Berret e lame neper ujra t' Drinit:

    Porsi cuna t' nji shpis qe i fton i jati,
    Avulluesa sinjoreve t' Shkodrinit
    Ju veshen Ilirsit me hiti, ku fati
    I atmes ma t'lergum ja perkrahte fqinit.

    E kndoshin ēetat tui u zbrit, e ushtoshin
    Fush' e lugje t' gjelbrueme e shena e prroje,
    N'brohorije t'ushtris kur n'pun u lshoshin.

    E 'j popull i pa far' rreth suket v'lote,
    Porsi shemet e bletve neper zgjoje
    Tui ngreh shka naten hyj mizuer do t' rrxote.


    ----------------------------
    Labeatt - banoret e rretheve te Liqenit te Shkodres
    Parthint - popull kah Shqiprija e Mesme
    Autarjatt - popull kah gurrat e Drinit te Bardhe
    hiti - kujdes e shpejt
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  12. #12
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,030
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    nga Mjeda...

    molla t'kputuna nji deget
    dy qershija lidhun n'nji rrfane
    ku fillojne kufijte e Geget
    rrijne dy cika me nji nane...

    ps. brilante!!!
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,237
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Dimni

    Po vjen dimni me kose ne dore
    Gjeth e bar i ka kosite
    Qet balkoni pjalm me bore
    Plak shkreta tue merdhite
    I thote vedit me za pak
    Struku, struku i shkreti plak



    Neper fush e neper male
    fryn murlani me stuhi
    O murlan ti frymen ndale
    Ndal ti akull mos me ngrij
    Mos ma ngrini nji ket pike gjak
    Struku, struku i shkreti plak...

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,237
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Si fillim kerkoj falje per ndonje pasaktesi apo mungese gjuhesore sepse po e shkruaj ashtu sic e mbaj mend.
    --------------

    VELLAVRASI

    Neper terr qe leshonte nata
    ngarkue teshat kaliboē
    neper nji pyll ku s'ra kurr spata
    ndiqte udhen nji djaloē

    Landet e pyllit si nji ujk ju dukshin
    qe prej ujet ne mal luron
    cuba te rrebte qe ne prite u strukshin
    gjethet e lisave kujton

    Oh Shqypni gjimonte i mjeri
    pyjet mbushe me gjuetare plot
    kesolle e bardhe ku porsi mbreti
    shkon barija jete e mot

    O ju lugje te Prevezės
    per ju zemra po m'vajton
    te ju Hana me drite t'rrezes
    shtigjt udhtarit ja kallxon

    Shpi e bardhe ku n'drite dola
    afer detit te pa-pshtjellim
    fis i ambel ku s'parit fola
    ne krahet e nanes tue gjete pushim

    Njikshtu thote e me trimni
    u nis rruges udhtari prap
    fishklloj landa tue u pėrzi
    e prej friket ngau djali vrap

    Por m'nji cub mbas gardhit hasi
    "Ndalu"- i thote - "nuk ke kah mba"
    nji kubure n'brinj ja rrasi
    e pa fryme mbi toke e la

    ..... VIJON............

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,237
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ....... Vijon nga postimi i meparshem......


    "Oh nane shkreta" - i shuemi briti
    e permbys u leshu mb'nji curr
    "qe 3 vjet e shkreta m'priti
    e tashma nuk me shef ma kurr"

    "Por jot amė" - si per qesti, (qesėndi - shenimi im)
    i thot vrasesi idhnim plot
    "ti me difto ku rrin me shpi,
    fjala e jote nuk humb dot"

    Ne skaj te Shqypnise shkon vorfenisht jeten
    e pa djem e shkreta mbet
    dy ma te medhajt ne luftra mbeten
    e i treti qe ku po jet

    "Pat edhe nji" - fija e zanit
    ju drodh djalit e gjimoj
    u dridh vrasesi ai fare luanit
    menjiher pushken ne toke e leshoj

    "Pat edhe nji qe ajo e donte
    per mbi driten e syrit t'vet
    kurr nga prehri nuk e leshonte
    shoke nder cuba vojt e gjet

    "Vella" - i pergjegji zemerveshtiri,
    njiktu t'vrava e njiktu po vdes
    nuk kam sy me me pa ma nieri
    bashke me ty ketu po mbes

    "Jo! Por ti fill tek shpija,
    tek nane zeza fluturo
    pa asnji femij e mbyt vetmia
    e mbulon skami" - mos e lesho

    "E ēka ti them une nanes se ngrate
    ne qofte se me pvete per ty ndoj send"
    "Thueji se mora nji rruge te gjate...
    e bashke ne Qiell dikur xame vend!"


    FUND

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    11,921
    Faleminderit
    21
    145 falenderime nė 125 postime

    Njė poezi e panjohur pėr tragjedinė habsburgase (NDRE MJEDA)

    Botohet pėr herė tė parė nė shqip, me rastin e 68- vjetorit tė vdekjes, njė poezi e panjohur e Ndre Mjedės

    Njė poezi e panjohur pėr tragjedinė habsburgase


    Edion Petriti


    Sot mbushen 68 vjet nga vdekja e poetit tė madh Ndré Mjeda (1866 – 1937) dhe nė njė ditė si kjo ia vlen qė jo vetėm tė kujtosh artin e tij, por, mbi tė gjitha, tė nxjerrėsh nė dritė thesare ende tė pa zbuluara tė krijimtarisė sė tij. Nuk ėshtė aspak e ēuditshme qė edhe veprat e Mjedės, gjatė periudhės sė diktaturės, i janė nėnshtruar ēensurės. Kėtė fat tė mbrapshtė ka pasur edhe poezia “Meyerling”, e botuar pėr herė tė parė nė manualin Hoepli « Lingua Albanese (Dialetto Ghego) : Grammatica – Saggi di Letteratura, Fraseologia e Proverbi» Milano 1931. Pėr shkak tė fabulės, prej nga ishte frymėzuar poeti, kjo poezi, nuk u pėrmend asnjėherė gjatė viteve tė diktaturės dhe nuk u pėrfshi nė asnjė antologji letėrsie.
    Meyerling, njė kėshtjellė gjuetie afėr Badenit, dhe dymbėdhjetė milje afėr Vienės, ka qenė skena e njė prej ndodhive mė tronditėse tė dinastisė Habsburge. Kėtu arkiduka Rudolf, princi i kurorės dhe djali i vetėm i perandorit Franz Josef dhe i Elizabetės (tė famshmes Sissi) vdes nė rrethana tė mistershme nė 1889. Zėrat qė u pėrhapėn nė ato kohė thonė se vdiq nga apopleksia, ose u vetėvra, siē thotė edhč poeti . Dikush tjetėr e bėn viktimė tė njė rivali si pasojė e marrėdhėnjeve tė jashtėligjshme me baroneshėn Vecsera, e cila vdes edhč ajo pėrkrah tij. Arkiduka Rudolf kishte lindur mė 1858 dhe kish marrė pėr grua princeshėn Stephanie, tė bijėn e Leopoldit II, mbretit tė Belgjikės. Kjo ode historike na sjell ndėr mend traditėn e gjatė nė letėrsinė italiane dhe atė europiane. Mjafton tė pėrmendim kėtu odet e mrekullueshme tė Carduccit « Per la morte di Napoleone Eugenio » dhe « Miramar », tė cilat Mjeda i njihte mjaft mirė. Teknikisht e pėrkryer, ajo evokon me gjallėri dhe imagjinatė tė habitshme, kėtė ndodhi tragjike tė derės Habsburge, tė kėsaj dere qė la pas nė histori njė vazhdė tė gjatė zije dhe
    dhimbjesh, mes tė cilave vdekja e arkidukės Franz Ferdinand d’Estes, nipit tė Franz Josefit I nė Sarajevė, i cili u vra bashkė me tė shoqen mė 28 qershor 1914 nga dora e njė anarkisti serb, ngjarje qė shėrbeu si shkak pėr shpėrthimin e Luftės sė Parė Botėrore. Njė tjetėr fatkeqėsi ishte vrasja e Maksimilianit, Perandorit tė Meksikės, vėllai i Franz Josefit I dhe fundi i dhunshėm i Elizabetės, qė do tė vdesė mė 10 shtator 1898, e therur me limė nga njė farė Luigi Lucheni. Kjo poezi u botua pėr herė tė parė nga Fulvio Cordignano S.J., nė manualin Hoepli « Lingua Albanese (Dialetto Ghego) : Grammatica – Saggi di Letteratura, Fraseologia e Proverbi» Milano 1931. Pėr shkak tė frymės sė saj pro-austriake, e cila binte ndesh me ideologjinė politike tė regjimit komunist tė kohės,
    kjo poezi do bjerė nė harresė dhe nuk do futet nė pėrmbledhjet e shumta tė poezive sė Mjedės, as nė atė tė Mark Gurakuqit, i cili njihte mirė dhe citonte prej botimit tė Cordignanos, ose tė Rinush Idrizit. Kėtė fat patėn edhe disa krijime mė pak tė arrira tė
    tij si : “Bija e verbtė ē’prei t’lémi”, dhe “Kānga e Mahmud Pashės”, botuar (mes poezive tė tjera tė Mjedės nė Shahiri Elierz. Do bejta qi ka qķt N. M. i S.J.) si shtojcė e njė lķbėrze fetare nga Jak Junku nė Kulshedra e Shpirtit, zblue t’rijve prei P. J. Junkut t’Shoqnķs Jezu. Deri mė sot nuk kemi njė pėrmbledhje tė veprave tė tij nė prozė, studimet e tij pėr shkrimtarėt e vjetėr tė Veriut dhe pėrkthimet si “Jeta e shejtit sh’Njon Berchmans”, “T’pergiamit e Zojs Bekueme”, “Katekizmi i madh” nė tre vėllime, “Historija Shźjte”, etj. Sot, Ndré Mjeda ka pėrvjetorin, tė shpresojmė qė kjo ngjarje tė mos kalojė nė harresė.

    MEYERLING.

    E prį gjith shźnd e lule
    Ē ‘sė parit kjo jetė ty t ’ shndriti ;
    Nder drandofille t ’ priti
    E nder zymyla

    Plangu mbretnuer. Bylbyla
    T ’ kėndoshin rreth djepit arit ;
    Vajin e fėmijve sė parit
    S ’ e provove.

    Ti nji mbretnķ gazmove
    Me t ’ lémin tānd, o i njomi
    Pinjuell i Absburgut. Kombi
    I laracue*

    E zźmrat t ’ pįbashkue
    Nė nji gėzim per ty shperthyene ;
    Mbretin e rķ nė ty rrfyene
    E male e dédi.

    Ąnderr nuk ish : mbķ védi,
    Pezull prei qiellet, shifshe
    Kunorė qi zdrypte, e njifshe
    Oren e Austrisė

    Projtun prei sį mbshķn vise
    Vistulla e Adriatiku,
    E para sįj anmiku
    Unjshem heshtote ;

    E duert prei tejet ēote
    Nji popull i pį farė** ;
    E ty Evropa mbarė
    Hetote e pritte.

    Mbķ shkam*** mbretnuer t ’ soditte
    Ē atėhernaj e lumote
    Se ’j djal ’ i trashigote
    Urtķn e shkambin

    Prindi i moēnuem, qi t ’ mbramin
    Rrźm t ’ brźzit vet bujįr
    Mbret e gjytetės e ushtįr
    Me t ’ lānė gazmote.

    E prį ty zźmra t ’ gėzote
    Jeten sį herė fajtorit
    Me i pshtue, e lott te gjorit
    Prind o femī

    Perdllimshem me ja shī ;
    E shźndin qi u pertrīte
    Nder ta, ty vetė t ’ a ndīete
    Ora mbretnore.

    Sot me njatė dorė mizore,
    Gjaksi i vetvedit, fike
    Jeten, qi dor ’ anmike,
    O ēet ’ e trueme

    T ’ biemit t ’ kunorės s ’ shugrueme****,
    Prūjshem ndéroj e ruejti ;
    Sot pushka e jote t ’ shuejti,
    O i mjerė, gjallimin,

    E t ’ barazoj me t ’ īmin
    Fajtuer. Ti u farmakove
    Zźmer e jetė, e u shove
    Prindvet t ’ shkretnuem,

    Shka kishin nė botė t ’ dishruem,
    E ndijesķt qi jeta
    Suell n ’ ató zźmra, e t ’ shkreta
    I lae pergjithmonė…

    N ’ brigje t ’ Ēamrijes s ’ onė
    Ju bje barķve n ’ mriza
    Gjāmen qi bān Eliza*****
    Čra jugore.

    E permbķ rrasė mortore
    Qi fajin tand kį mbėlue,
    Nji plak rri tui vajtue
    Pį mźnd, pį gojė.

    Mā ti nderģm e drojė
    S pate per Bās t ’ natyrės ;
    Ti zānin e detyrės
    Nuk e ndigiove.

    Epshin per cak shźnjove,
    E dorė ndeshkuese s dreshte ;
    Gjygj ’ e gjygjtįr kujteshte******
    Andrra t ’ harrueme.

    Ti zān ’ e ligjės s ’ amshueme
    Qi priqet perendore
    Baras me kėsollė vorfnore
    Shklet e soditė,

    Shpinove tui shpotitė.
    Prandej jo nqiellshit ēue
    Fuqķ, o n ’ tokė vźndue,
    T ’ vrau dora e jote.


    * I laracue : lara-lara, shumėngjyrėsh, i pėrbėrė nga popuj dhe kombe tė ndryshme.
    ** I pį farė : i panumėrt.
    *** Shkam : shkėmb ; kėtu me kuptimin fron.
    **** Bandė konspiratorėsh.
    ***** Ēamėria, pėrballė Korfuzit. Nė kėtė ishull nėna e Rudolfit, Elizabeta kishte njė pallat, qė mė pas i kaloi perandorit tė Gjermanisė.
    ****** Kujtove, nė aorist, nga forma me kujtashė, qė gjendet akoma ndėr Dedajt e Barbullushit (Mjedja). 30 janar gjenden tė vdekur mė 1889. Kėshtjellės mbizotėron edhe sot teza e vetėvrasjes sė Elizabetės sė Bavarisė.





    01/08/2005
    KATEGORIA: Kulture.Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  17. #17
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Bukuri e virtyt
    Ndre Mjeda

    Porsa ditës i pat xanë filli,
    Drandofillja muer me cilë
    Gjetht e vet e andej prej qielli
    Pritte voesen per shtat t' vet.
    Kqyra n' nesret, gjetht kish' mshilë,
    Dikush ksajë shpejt tash i a shklet.

    Vrojta 'i halë, s' cillës i kercnohen
    Diell e borë e erë e shi:
    Rrajtë e saja vec forcohen
    E kahë qiella ajo lshon shtat;
    Qinda vjetsh kjo pau duhi,
    Por duhija c' i ban s' pat.

    E virtyti asht shemllesa
    Ajo halë qi s' lodhë stuhija;
    Drandofillja, qi e kohës kmesa
    Kputë, hijeshin na perfytron.
    - Kalojn ditt e bukurija!
    Vec virtyti m' tokë qindron. -
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 26-12-2005 mė 22:22

  18. #18
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Grueja shqyptare
    (Amë e bi)

    Ndre Mjeda

    Ka ra rrezja nder bajama!
    T' bin e vet kshtu e pvetë e ama:
    - C'ke, moj bi, qi kjan e fshan?
    Kjan e fshan, e vetllat vran? -

    - Kjava shum, mori lum nana,
    Tuj qindisë e m' ra gjylpana;
    M' ra gjylpana nen balkue,
    E jam ulë tash me e kerkue. -

    - Po cka kje qi lodt t' i xori?
    Ku kje dhima, a ku kje zori?
    A por, drue, mos m'je harlisë,
    Qysh se kjan - o tuj qindisë.
    Pasha nanen nuk mund t' bari,
    Qi të me ndezet bija zhari!
    Do t' a dije e zeza nanë,
    Pse ti vetllat shpesh m' i vranë;
    Pse c' kah mot, moj, buza s' t' qeshet
    E n' argtime zemra s' t' ndeshet. -

    - Nuk a' gja, moj nanë s' a' gja;
    Por po t' tham, se as kot s' jam vra:
    Dicka vlon n' ket cerdhe zanash;
    Vlon dashtni, si n'bija nanash!
    Nane, dashtnija m' ka molisë,
    Prandej kjaj - o tuj qindisë! -

    - T'u thafët goja, bi, c' po thue?
    A kaq shpejt ti m' je terbue?
    Po shikjo, moj bi kercuna,
    Se, po bana 'i herë e t' xuna,
    Bana e t' pava tuj m' dalë n' derë,
    Nuk m' ke pshtim, jo metsha e mjerë! -

    - Jam shqyptare e bi shqyptari,
    E ato fjalë, nanë, s' mund i bari:
    S' ke me m' pa, jo, tuj dalë n' derë,
    Si kujton, pse m' ke per nderë;
    As, moj nanë, nuk jam harlisë
    Vec pse kjaj - o tuj qindisë,
    E shka n' zemer m' ka pengue,
    Asht gja e dejë, o nanë, per mue. -

    Fillon nana tash me u vra:
    Dicka nakel së mjerës i asht ba;
    Don me cilë të ngriten gojë;
    Por dro e mjera mos t' gabojë:

    - Fol, moj bi, mos m' len nder grepa,
    Mos më mshef gja, moj, se do djepa
    I kam luejtë der tash e m' ke
    Dhelpen t' vjeter: Ty sot be
    T' paca lshue, tash me m' diftue,
    Se pse zemra peshë t'asht cue. -

    - Nanë, dashtnija m' ka molisë,
    Prandej kjaj - o tuj qindisë. -

    Bindej nana, gja s'kuptote,
    Por, te miren kah i a dote
    Muer me t' amel e i tha e mjera:

    - Mori bi, moj si prendvera,
    Pash njat diell e pash njat hanë,
    Pash njat Zot, qi kthiell e vranë,
    M' difto sot, c' sokol ke xanë? -

    - C' farë sokolit thue, moj nanë?
    T' thacë, moj, t' thacë se s' m' a ban ndera,
    S' m' a ban shpija, as s' m' a ban dera
    Me luejtë mendsh, moj nanë, mas kuej:
    S' i kam dhanë, jo, fjalë kurrkuej.
    E po t' tham: Se n' t' endun t' motit,
    Po t' tham, po, me besë të Zotit,
    Ty due fjalët me t' i ndigiue,
    As s' kam mend me t' u largue.
    Zemren dysh un s' mund e daj:
    M' len t' qindisi, m' len të kjaj! -

    U ngri nana, lodt i pshtuen;
    Para s' bis fort syt i u xuen.

    Kaluen dit e kaluen net,
    Vajza ma me gojë s' po flet:
    Me gojë s' flet edhe na a' smue,
    Rat e mjera a' tuj lingue:
    Lingon keq n' at shtroje deket
    E shpesh paket edhe meket.
    Ftyra e sajë porsi flok bore;
    Mndash, gjylpanë s' i hjekë prej dore;
    Por punon e tuj punue,
    Shef pelhuren se a' marue:
    I lshon syt mi te me mall
    Edhe e puthë e e ven në ball.

    Nana vajzen tuj dihatë
    Shpesh e ndien e: - Mori e ngratë,
    A njimend s'don me m' diftue,
    Se pse zemra peshë t' asht cue? -

    - Nanë, dashtnija m' ka molisë;
    Kjava mjaft-o tuj qindisë!
    Kjava mjaft... - Ma desht t'ligjrojë,
    Por i u kput ksajë fjala n' gojë.
    Si fjalë tjera nuk mund të xori,
    Mndash, gjylpanë prap n' dorë i mori;
    Por dy duerët, porsi florini,
    Mi pelhurë deka i a ngrini.

    - Kuku nana kjan me lot,
    Se c' me gjet mue t'meren sot!
    Se c' e gjet të zezen nanë
    Nen ket diell e nen ket hanë! -

    Merr pelhuren, qi pat enë
    Bija e sajë; kishte pasë kenë
    Kuq e zi e m' te qindisë
    Gjet dashtnin qi e kisht' molisë.
    N' krye t' flamurit kisht' punue,
    Per rreth shqypje, m' dorë prarue,
    Fjalët e hershme, fjalët e të Parve:
    Se Shqypnia asht e Shqyptarve;
    E nder skaje fjalët "liri".
    Merr nanë-shkreta e pshtiell at bi,
    Qi, pa njofët tjeter dashtni,
    Ishte shkri vec per Shqypni.

    Eni bija, zana malit,
    Ju qi kjani n' dekë t' njij djalit,
    E, permysë mi ket bujare,
    N' te nderoni bin shqyptare;
    E tuj puthë e mall e vajë
    Njat flamur, qi dora e sajë
    Diejti aq bukur me qindisë,
    Pse dashtnija e kisht' molisë;
    Lidhniu tok: Per herë dashtnija
    Per vend t' uej t' u jet stolija;

    Pe, po kje qi, si kjo bi,
    Rriten vashat në Shqypni,
    N' vend do të shkojë-o fjala e t' Parve,
    Se Shqypnia asht e Shqyptarve.
    Lidhniu tok, si bajshin motit
    Ato bijat e Kastriotit,
    E broh'ritni n' gzim e n' vajë:
    Rrnofte Shqypnija e flam'ri i sajë

  19. #19
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Shqypni e s’ ke!
    Shqyptari e Bylbyli
    Ndre Mjeda
    Baladë

    Se c’ do t’ ket mali, qi gjimon?
    C’ do t’ jet kjo valle, qi jehon?
    Rrethue me lule t’ blera,
    Me ‘i zemer si prendvera,
    Atdheut Shqyptari,
    Si i a la i Pari,
    I kndon sot valle:
    Shqypnin madhnon,
    Kah valle kndon.

    - Si t’ del, o i mjerë, ty kanga sot?
    A s’ban ma mire me derdhun lot?
    Shka t’ viejnë ty kangë e valle,
    Kur zija i mlon kto zalle? –
    Bylbyli pvetë.
    Shqyptari i shkretë,
    Permallshem ra
    N’ kujtim e kjau.

    Por s’i dha gjatë atij mjerim;
    - Shqyptar, tha, un jam, nuk njof ligshtim.
    Bylbyl, ti pse m’ trazove?
    Pse valet m’ i pengove?
    Ah! m’ len t’ dishmoj
    Se n’ vaj e n’ mjerim,
    Si n’ditë me gzim
    Shqyptar un jam. –

    Kndo pra, Shqyptar, si zemra t’ do,
    Vijo nder valle e mos pusho:
    Diftoj ti botës krenare,
    Se s’ ka me zemer shqyptare;
    Se ka Shqypni
    Se lir do t’ rrnojë,
    Se, pose Shqyptarësh,
    Kush s’do t’ a gzojë.
    Vetë Perendija
    Tha, se Shqypnija
    Asht per Shqyptarë:
    Shqyptari e gzoftë.

    - O plang, ku zanat bajn kuvend,
    Ku cerdhen Shqypnia e ngrehë njimend,
    O dheu i em e i t’ Parve,
    O nderë e gjith Shqyptarve;
    O nanë fatlume,
    Shqypni e gzueme,
    Falë t’ kjosha sot
    E per gjith mot! –

    Shka ka prap mali, qi gjimon?
    Po fusha e mali pse po ushton?
    E qiellve ndritë pasqyra;
    Kerthneset mare natyra,
    E ‘i za tu’ ushtue,
    Shkon tuj lajmue:
    Shqypni e s’ ke,
    S’ ke kund mi dhe!

  20. #20
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Fuqija e uratës
    Ndre Mjeda

    A s’shef sa thellimi
    Per rreth na kercnohet?
    Sa lodja dikohet
    Mi botë, qi ti shklet?

    N’ valë t’ mndershme t’ ktij shekull
    Perhidhet nier-shkreta,
    E idhtë i shkon jeta:
    Vec toka s’ pelset!

    Sa kobe e t’ papritne
    Mi te kan randue,
    E ‘i dorë, pa pushue,
    Nder t’ vshtira e pershkon.

    Heu! Peshen e mkatit
    Aj ndien e krahnori
    Dishmon, se mkatnori
    Mi tokë ka pse dron.

    Ke ra kurr nder faje?
    Co menden kah qilli
    Njandej kah vjen kshilli,
    E thirri Tenzot.

    E lypi Atij të Lumit,
    Me fe e me shpnesë,
    Me vaj e me dnesë
    Pendimin c’ me sot.

    A balcem urata
    Per zemer t’ pendueme;
    Pendimi e ban t’gzueme
    Pse mkatesh u shkep.

    Ma t’ kandshem asht t’ flaunt
    Qi, vetë Zemra e Zotit,
    Rreth gjireve t’motit,
    Fajtorit i nep.

    Prandej perherë lutu,
    Uratës mos i a daj:
    N’ per t’ lutna e me vaj
    Me t’ Naltin pajto.

    Pajto, sa a’ tuj t’pritun,
    Pajto, e ato faje
    Pendesa t’ i laje;
    N’ pajtim mos vano!

    Pajto? – Kam pajtue
    Pse vetë Perendija
    Shljeu fajet e mija
    E shpirtin m’ a gzoi.

    E shof; nderës i falem
    Ulë ballin per dhe,
    Me shpnesë e me fe,
    Pse m’ njalli edhe m’pshtoi.

    Per mue, dikur t’mjerin,
    N’ kto lugje morrizit
    Filluen dit Parrizit
    C’ se pagja po m’ kthen!

    Por n’ qiell pres plotsimin
    E ktyne lumnive,
    Atje, mas stuhive,
    A ‘i Zot, qi shpreblen.

    Ktij due me i sherbye,
    E i tij due me metë
    N’ tallaze t’ ksajë jetë,
    Nder kobe e n’ mjerim.

    O jetë, jetë e lume:
    Me dashtë gjithmonë Zotin,
    Tu’ e dashtë me e shkue motin
    Ktu n’ tokë e n’ amshim.

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •