Nga Prof. Bahri Beci, Paris

Shkolla shqitare ka tre dekada qe ka krijuar nje tradite te re bashkohore ne mesimin e gjuhes amtare ne ciklin e shkolles tetevjecare. Fillimisht (ne periudhen 1970- 1975) u hartuan programet dhe tekstet e reja te gjuhes shqipe per ciklin e ulet (II- IV), te cilat merrnin parasysh arritjet bashkohore ne kete fushe kerkimesh nga shkencat gjuhesore dhe psiko- pedagogjike shqiptare dhe te huaja. Ne vitin 1985, mbi bazen e pervojes se fituar dhe ne pajtim me kerkesat e kohes, puna e nisur u vijua dhe u cua me tutje edhe ne ciklin e larte te shkolles tetevjecare. U be nje pune kembengulese qe solli si rezultat hartimin e nje programit te ri per mbare shkollen tetevjecare dhe rihartimin e teksteve te ciklit te ulet, 3 tekste per nxenesit (klasat II- IV), dhe 3 tekste per mesuesit (klasat II- IV) dhe hartimin e teksteve te reja per ciklin e larte (4 tekste per klasat V- VIII), qe sollen transformimin e konceptimit te mesimit te gjuhes amtare ne shkolle. Per kete deshmon edhe fakti qe keto tekste jane perdorur dhe vazhdojne te perdoren edhe sot ne tere sistemin tone arsimor dhe ne Kosove. Eshte bere edhe nje konference e vecante kushtuar ketyre teksteve (nga universiteti i Shkodres, ne vitin 2000) dhe puna e kryer eshte vleresuar pozitivisht. Tamam ne kete moment, kur jane marre vleresimet e specialisteve dhe te opinionit te mesuesve qe punojne me keto programme dhe tekste, ngrihen probleme qe, te pakten, ashtu si paraqiten, nuk ndihmojne per sqarimin e zgjidhjen e tyre.

Problemi i pare

Ne gazeten «ZP» ne nje artikull kushtuar mesimit te shqipes ne rrethanat e sotme (Zeri i Popullit, date 24. 05. 2003; gjendet edhe ne faqet e internetit me adresat http://modersmal. skolverket.se/albanska ose http://www.translatorscafe.com), nder te tjera, shkruhet: &disa elemente ne tekstet qe perdoren sot per shkollen tetevjecare e kane ngarkuar shume lenden per nxenesit. Ata jane marre nga problematika, qe do te ishte e pershtatshme vetem per shkollen e mesme. Konkretisht, libri i gjuhes per klasen e peste ka permbajtjen e nje libri gjuhe per italishten ne shkollen e mesme italiane. Prandaj eshte shume i veshtire si per nxenesit, edhe per vete mesuesit qe punojne me te ne klase. Kjo gje duhet te ndryshoje.

Ka dy mundesi interpretimi te ketij pohimi. Interpretimi i pare eshte se libri i klases se peste ka permbajtjen e nje libri konkret te shkolles se mesme te italishtes, kurse interpretimi i dyte i mundshem eshte se permbajtja e librit te klases se peste mund te krahasohet me permbajtjen e nje libri te shkolles se mesme te huaj (ne rastin tone te nje shkolle te mesme te Italise).

Ne qofte se eshte i sakte, interpretimi i pare, atehere, si shpjegohet dhe pse ngrihet pikerisht ne kete moment, krejt papritmas, ne nje kohe qe nuk kemi as nje reagim negativ me shkrim nga ana e personelit pedagogjik qe e perdore ate tekst dhe te dhjete tekstet e tjera qe lidhen me te. Ku ka qene autori i ketij artikulli gjate ketyre dhjete viteve? E dyta, permbajtjen e cilit liber te shkolles se mesme te italishtes paska libri i klases se peste ? Perse nuk thuhet konkretisht. Pra, perdoret si argument per te hedhur poshte vite te tera pune dhe perkushtimi te nje grupi autoresh te devotshem nje «liber gjuhe per italishten ne shkollen e mesme (?!)» dhe nuk jepet adresa e plote e tij. Me kete rast dua ti them autorit te artikullit dhe opinionit publik se gjate hartimit te ketyre teksteve kemi pasur parasysh shume pervoja nderkombetare, ate franceze, gjermane, ruse, rumune etj., po jo ate italiane, per arsye se ne ate kohe nuk ka qene e mundur te sigurohej literatura e nevojshme nga te gjitha vendet, po edhe parapelqimet tona kane qene me shume per keto pervoja per arsye qe nuk eshte rasti ti trajtojme ketu.

Ne qofte se vlen interpretimi i dyte autori duhet te na thote se per cilen problematike e ka fjalen konkretisht. Pra, nuk thuhet shprehimisht se cila problematike eshte marre nga shkolla e mesme dhe si e tille eshte e papershtatshme e klasen e peste. Nga ato qe thuhen me poshte lihet te kuptohet ose mund te nxiret perfundimi se eshte fjala per: Shprehite komunikative... dhe shprehite informative qe sipas autorit perfshijne te mesuarit se si te hartojne nje recension, koment, referat, pershkrim, tregim, permbledhje, apo si te komunikojne ne treg, ne hotel, ne aeroport, si te flasin per nje film, te bejne debat, te flasin para kameres, te pergatisin llojet e ndryshme te letrave e te dokumenteve, te shkruajne fjalime, kumtesa, udhezues per perdorim pajisjesh, biografi, te mbajne shenime etj. dhe si te gjejne e te pervetesojne informacionet, madje edhe te punojne ne kompjuter, te perdorin e- mailin dhe internetin, te shfrytezojne fjaloret, enciklopedite, biblioteken.

Pra, nga sa lihet te kuptohet, per autorin e artikullit, keto probleme nuk duhej te ishin pjese perberese e problematikes se programeve dhe teksteve te shkolles tetevjecare dhe aq me pak te klases se peste, duke shtuar qe ato «e kane ngarkuar shume lenden» dhe se «Prandaj eshte shume i veshtire si per nxenesit, edhe per vete mesuesit qe punojne me te ne klase» dhe se «Kjo gje duhet te ndryshoje».

Pra, ne qofte se e kemi kuptuar drejt autorin, kerkohet praktikisht «te thjeshtesohen» tekstet e tetevjecares permes «shkarkimit» nga njohurite per gjuhen e folur dhe te shkruar si «problematike per shkollen e mesme», si «te veshtira» per mesuesit dhe per nxenesit. E verteta eshte se autori nuk ben asnje analize nuk jep asnje argument nuk ben konkretisht asnje ballafaqim me pervojat boterore. Duke u nisur nga ato qe u shkruan me siper lihet te kuptohet, se problemet qe lidhet me «shprehite komunikative jane prioritet dhe specifike e shkolles se mesme».

Kurse pervojat me te reja te kurrikulave per gjuhet amtare provojne ne menyre te padiskutueshme qe linjat ose kategorite kryesore per mesimin e gjuhes amtare ne tere ciklin shkollor, duke filluar qe nga klasa e pare, jane te degjuarit, te folurit, te lexuarit dhe te shkruarit.

Dhe programet dhe tekstet tona te shkolles fillore jane ndertuar mbi kete baze qe ne vitet 70, kurse ato te tetevjecares qe nga vitet 90.

Qe ne tekste mund te kete mbingarkesa kjo nuk perjashtohet, po problemi i vleresimit te mbingarkesave ose eventualisht te nenngarkesave te teksteve ne pergjithesi dhe te atyre te gjuhes amtare ne vecanti nuk eshte kaq i thjeshte dhe nuk mund te behet me nje te rene te lapsit dhe nga kushdo aq me shume kur dihet se nuk ka kritere objektive per kete. Gjithesesi, edhe ne, tani, pas kaq vite perdorimi te ketyre teksteve, sidomos per tekstin e klases se peste, shohim mundesi per disa thjeshtime, po ne jemi duke i pare tekstet ne teresi dhe mendojme se, pas dhjete vite zbatimi, ka mundesi te shkohet edhe me tutje duke i thjeshtesuar disa gjera, duke i riorganizuar disa te tjera, duke i pasuruar e perditesuar me zhvillimet me te reja ne fushat e kerkimeve per gjuhesine e zbatuar, gjuhesine e teksti, stilistiken, pragmatiken etj. si edhe te te shkencave psiko- pedagogjike, po jo duke i permbysur sic le te kuptohet autori.

Problemi i dyte. Ne po ate artikull vijohet: «Nje cerek shekulli me pare gjuha shqipe u hoq nga shkollat e mesme si lende me vete. Ka vijuar vetem ne shkollat pedagogjike, qe pergatisin mesues. Heqja e lendes u argumentua me forcimin e lendes se letersise shqipe, duke e quajtur se aty eshte shqipja e gjalle, e zbatuar konkretisht, dhe nuk ka nevoje per teori gramatikore. Mirepo praktika ka deshmuar se pergatitja gjuhesore e nxenesve qe perfundojne shkollat e mesme eshte mjaft e dobet dhe, si rrjedhim, ata qe perfundojne universitetet, paraqiten shume keq ne komunikimin publik dhe ne fushen e punes se tyre me shkrim e me goje. Pervoja e disa shteteve europiane eshte krejt e kundert. Madje edhe ne konkurset per pranime ne deget e shkencave natyrore e teknike u behet provim per gjuhen ametare.

Ngrihen nje sere ceshtjesh qe, ashtu sic paraqiten nga autori, me shume se per sqarimin kontribuajne per pshtjellimin e tyre.

Ceshtja e pare: «Heqja e lendes u argumentua me forcimin e lendes se letersise shqipe, duke e quajtur se aty eshte shqipja e gjalle, e zbatuar konkretisht, dhe nuk ka nevoje per teori gramatikore. Mirepo praktika ka deshmuar se pergatitja gjuhesore e nxenesve qe perfundojne shkollat e mesme eshte mjaft e dobet&»

Kjo do te thote qe per autorin e artikullit mesimi i gjuhes amtare dhe i letersise ne shkollen e mesme jane dy gjera krejt te ndryshme dhe se argumenti qe problemi te zgjidhej pemes «forcimit te lendes se letersise shqipe (kupto permes analizes se tekstit, gershetimit te teorise gramatikore me elemente te gjuhesise se zbatuar, stilistikes gjuhesore, etj.) eshte i gabuar.

Ceshtja e dyte: Thote se gjuha shqipe u hoq nga shkolla e mesme si lende me vete me argumentin se «nuk ka nevoje per teori gramatikore» dhe me kete kerkon te shpjegoje se perse «ata qe perfundojne universitetet, paraqiten shume keq ne komunikimin publik dhe ne fushen e punes se tyre me shkrim e me goje. Pra, sipas tij, dobesite jane ne komunikimin publik dhe ne fushen e punes se tyre me shkrim e me goje dhe shkaku per kete eshte mungesa e teorise gramatikore ne shkollen e mesme. E kunderta eshte e vertete, dobesite jane ne ne komunikimin publik dhe ne fushen e punes se tyre me shkrim e me goje dhe shkaku per kete eshte se, edhe kur eshte bere ose behet gjuhe shqipe ne shkolle te mesme, ajo ka qene teori gramatikore, kurse nxenesit e shkolles se mesme kane nevoje me shume per praktike gjuhesore me goje dhe me shkrim se se sa per teori gramatikore ne kuptimin e paster te fjales. Dhe kjo eshte e vertete. Pra, problemi qe del eshte se deri tani, ndryshe nga praktika e shkolles tetevjecare, shkolla e mesme e ka konceptuar mesimin e gjuhes amtare si mesim te teorise gramatikore (shihni per shembull programin aktual te gjuhes ne shkollat e Kosoves, ku gjuha shqipe vazhdon te jete si lende me vete) dhe jo si rritje e aftesive dhe shprehive te perdorimit me goje dhe me shkrim te gjuhes letrare shqipe. Pra, per mendimin tone dhe, duke u nisur edhe nga pervojat nderkombetare, nuk eshte themelore ne se mesimi i gjuhes amtare konceptohet si lende e vecante ose e gershetuar me letersine, themelore eshte qe njohurite dhe shprehite qe do te duhet te programohen te jene te tilla qe te ndihmojne drejtpersedrejti ne rritjen e aftesive komunikuese te brezit te ri dhe ketu pervojat tona jane minimale per shkollen e mesme, kurse pervojat boterore jane shume te hapura dhe mbeshteten ne studime komplekse te gjuhesise se zbatuar, stilistikes gjuhesore, analizes se tekstit etj. Ne keto rrethana merr perparesi programimi i njohurive dhe shprehive dhe kjo kerkon kopetence e pergjegjesi te vecante nga organet shteterore qe do te merren me zgjidhjen e ketij problemi.

Ceshtja e trete: Rruga e zgjidhjes. Per rruge e zgjidhje se problemit vijohet si me poshte: «Jane duke u bere disa eksperimente me tekstet per shkollat pedagogjike dhe per shkollat e mesme te gjuheve te huaja&Me pas u ngrit nje grup i gjere autoresh dhe u hartua programi i gjuhes shqipe per shkollat e mesme pedagogjike dhe te gjuheve te huaja, i mbeshtetur ne konceptime me te reja gjuhesore e te didaktikes per mesimin e gjuhes, ku perparesi merr aspekti komunikativ».

Te krijohet pershtypja se tani po fillojne ne Shqiperi «eksperimentet» per «konceptime te reja gjuhesore e didaktike per mesimin e gjuhes», ku «perparesi merr aspekti komunikativ». Mirepo, sic kemi shkruar me siper ka tridhjet vite, pra, qe ne vitin 1970 qe teorikisht e praktikisht permes artikujve te botuar ne shtypin pedagogjik dhe permes programit dhe teksteve te shkolles fillore (II- IV) te hartuara mbi bazen e pervojave me te mira kombetare e nderkombetare eshte vene ne rugen e zgjidhjes ky problem. Merrni tekstin e klases se dyte te botuar ne vitn 1970. Shikojeni dhe nuk do ta keni aspak te veshtire te kuptoni qe ka kater rubrika me titujt «Te flasim dhe te shkruajme, gramatike dhe drejtshkrim»; po keshtu edhe ne tekste e klasave III- IV. Kjo sa per historine e problemit. Ne programet dhe tekstet e reja te hartuara ne fillim te viteve 90, qe jane sot ne qarkullim ne Shqiperi e Kosove, perfshire edhe tekstin e perfolur te klases V, aspekti komunikativ ze rreth 40 perqind te programit dhe te teksteve. Kesaj problematike i jane kushtuar rubrikat «Te flasim dhe te shkruajme», ku behen objekt i gjuhes se folur e te shkruar mbi 130 tema. Pra, duke filluar qe nga klasa e dyte nxenesve u kerkohet te tregojne, te pershkruajne, te diskutojne, te shkruajne per probleme qe lidhen me jeten e tyre dhe shoqerine. Ne ciklin e larte kjo vijon e thellohet e behet me komplekse permes rubrikes «Te flasim dhe hartojme (kompozojme)», ku behen objekt i drejtperdrejte i gjuhes se folur dhe te shkruar rreth 50 tema (te njoftojme, te argumentojme, te ftojme, te urojme, te falnderojme, te mesojme te pershkruajme, te menjanojme konflikte, te hyjme ne shoqeri, te paraqesim ndjenjat tona, te lutem dhe te propozojme, te ofrojme e te kerkojme ndihme, te pyesim dhe te pergjigjemi, te ritregojme, te tregojme mbi bazen e figurave, te shkruajme letra, te bejme njoftime, reportazhe e intervista, te diskutojme per emisionet e radios dhe te televizionit, te hartojme nje autobiografi, nje raport, te shkruajme nje poezi, nje gazmore ose skec etj, te bejme nje reklame, te flasim per moden etj). Ketu nuk jane perfshire temat qe lidhen me formimin e shprehive informative, tema te tilla si: pedorimi i fjalorit (kl. V), te kerkojme fjale ne fjalore (kl. VI), fjaloret). Pra, tani problemi nuk shtrohet qe te bejme eksperimente, po qe ta njohim, ta persosim, ta zbatojme ne praktiken shkollore dhe ta shtrijme edhe ne nivelet e tjera te shkollimit, pra edhe ne shkollen e mesme.

Si e ka konceptua autori i artikullit zgjidhjen konkretisht te ketij problemi?

Fillimisht ka provuar te hartoje vete tekste te tilla «Njohuri nga teoria e letersise dhe stilistika gjuhesore» ose «Gjuha dhe jeta», po, me sa duket, eshte kuptuar se ato tekste nuk jane adekuat me shqetesimet e sotme, ku themelore jane jo njohurite, po shprehite e perdorimit e te gjuhes letrare me goje dhe me shkrim dhe kjo nuk eshte baraz «stilistike gjuhesore» as «teori letersie», perkundrazi shumeshume eshte baraz me gjuhesi e zbatuar, analize teksti, teori letersie, stilistike gjuhesore dhe praktike gjuhesore me goje dhe me shkrim te harmonizuara dhe ne funksion te rritjes se aftesive komunikuese te nxenesve. Po sesi duhet dhe mund te realizohet ne praktike kjo, ky eshte nje problem, sa i veshtire dhe kompleks, aq me shume kur bashke me kete problematike duhet zgjidhur edhe problemi i formimit letrar e kulturor i nxenesve te shkollave te mesme.

Shkruhet se «jane duke u bere disa eksperimente» po kesaj radhe duke «u mbeshtetur ne konceptime me te reja gjuhesore e te didaktikes per mesimin e gjuhes, ku perparesi merr aspekti komunikativ».

Une do te thoja se ne, tanime, kemi nje pervoje dhe rruga me e mire eshte ta cojme perpara, pra, ta bejme realitet, persosjen dhe vijimin e punes se kryer deri tani per rritjen e aftesive komunikative te brezit te ri nga shkolla tetevjecare ne shkollen e mesme duke marre parasysh se shkolla e mesme krijon hapesira te reja ne kete fushe per shkak te zhvillimit te mendimit abstrakt dhe aftesive pergjithesuesi te te rijve te kesaj moshe. Mendoj se tre boshtet e parashikuara i pergjigjen kerkesave te stadit te sotem per vazhdimin e punes qe behet ne tetevjecare per formimin gjuhesor tenxenesve te shkollave te mesme: 1. Shprehi komunikative, duke synuar te folurit, leximin dhe shkrimin... 2. Njohuri rreth gjuhes e dukurive te saj ....3. Shprehi informative...

Kjo perkon edhe me prirjet e sotme te programimit te njohurive per gjuhen amtare dhe po gjene zbatim edhe ne programet e reja per shkollat e mesme te Kosoves qe po hartohet ne kuadrin e refomes se re arsimore nga Ministria e Arsimit e Kosoves ne bashkepunim me UNICEF-in. Mendoj se eshte momenti qe problemet e mesimit te gjuhes amtare ne shkollen e mesme ti nenshtrohen nje gjykimi publik qe te mund te arrihet ne perfundime te argumentuara dhe te qendrueshme.